Olsi Bylyku ka zgjedhur një mënyrë shumë të ndjerë për të uruar ditëlindjen e partneres së tij, Denades. Aktori dhe moderatori i njohur ka publikuar një foto ku shihet duke shkëmbyer një puthje me të dashurën, ndërsa bashkangjitur ka ndarë edhe një dedikim prekës.
Në mesazhin e tij, Olsi shpreh mirënjohjen për mbështetjen dhe përkushtimin që ajo ka treguar në çdo hap të marrëdhënies së tyre. Ai rrëfen sesi ajo ka qenë aty pa kushte, pa kërkuar shpjegime, thjesht duke dashur dhe qëndruar pranë tij.
“Te dashurosh është bukur, por të dashurosh dhe të riskosh është lavdi”, shkruan ai, duke e falënderuar që e ka mësuar çfarë është dashuria e vërtetë.
“Gëzuar ditëlindjen Amla. Të dua!”, përmbyll Olsi dedikimin e tij.
Tag: dedikimin
-

Olsi Bylyku prek ndjekësit me dedikimin për partneren: Të dashurosh dhe të riskosh është lavdi
-

“Ndoshta ke harruar kush është babai yt” – Fero prek me dedikimin për vajzën
Reperi i njohur shqiptar, Fero, ka prekur ndjekësit me një mesazh emocional drejtuar vajzës së tij, Ninës, të cilën thotë se nuk e ka parë prej gati një viti.
Në një postim në InstaStory, ai shkruan:
“Gati një vit pa të parë. Ndoshta ke harruar se kush është babai yt, ose ndoshta po të mungoj. Mendoj shumë për ty, na kanë bërë padrejtësi.”#shtetikorruptuar
Kjo s’është hera e parë që Fero ngre akuza për padrejtësi në çështjen e kujdestarisë, duke aluduar se ish-bashkëshortja e tij, modelja Arbenita Ismajli, ka shkelur marrëveshjen për takimet me të bijën.
