Tag: declan

  • “Galaktiku” i radhës do të vijë nga Anglia, Real Madrid përgatit 150 milionë euro për transferimin historik

    “Galaktiku” i radhës do të vijë nga Anglia, Real Madrid përgatit 150 milionë euro për transferimin historik

    2 Dhjetor 2025

    20:32

    Telesport

    Tashmë nuk është më sekret që verën e ardhshme, Real Madrid do të bëjë një përforcim “big” në mesfushë. Deri më tani janë përmendur shumë emra të njohur si Vitinha, Enzo Fernandez apo Alexis Mac Allister.
    Pavarësisht peshës dhe nivelit të jashtëzakonshëm të emrave të përmendur më sipër, Real Madrid po kërkon një tjetër profil mesfushori, i cili të jetë i aftë të mbajë “çelësat” e mesfushës dhe emri i përzgjedhur nga madrilenët është pikërishr Declan Rice.
    Anglezi po shkëlqen tek Arsenal, ku padyshim është një lojtar “kyç” për “Topçinjtë” dhe është e vështirë që ata të heqin dorë prej tij. Megjithatë, një klub si Real Madrid ka treguar që gjithmonë e arrin atë që do në merkato. Sipas medieve spanjolle, Real Madrid po përgatit një ofertë historike për klubin, plot 150 milionë euro për të bindur Arsenalin për të lënë të lirë Declan Rice.

  • “Odegaard nuk është zgjidhja”, legjenda e Arsenal-it: Ja çfarë duhet të bëjë Arteta për të fituar titullin

    “Odegaard nuk është zgjidhja”, legjenda e Arsenal-it: Ja çfarë duhet të bëjë Arteta për të fituar titullin

    Legjenda e Arsenal-it, Tony Adams, ka ndezur një debat të madh për lidershipin në Emirates, duke këmbëngulur se Mikel Arteta duhet t’ia heqë shiritin e kapitenit Martin Odegaard nëse klubi do të fitojë Premier League.
    Ish-kapiteni i Topçinjve, i cili ngriti fitoi katër kampionate gjatë karrierës së tij të lavdishme, beson se shiriti i kapitenit duhet t’i jepet Declan Rice, një lojtar që ai e sheh si mishërim të një kampioni.
    Arsenali është afruar shumë pranë titullit në sezonet e fundit, duke përfunduar dy herë në vendin e dytë pas Manchester City dhe sezonin e kaluar duke u mposhtur nga Liverpool.
    Pavarësisht shkëlqimit teknik të Odegaard që kur u emërua kapiten në vitin 2022 pas largimeve të Alexandre Lacazette dhe Pierre-Emerick Aubameyang, Adams argumenton se ai nuk ka udhëhequr ekipin drejt suksesit.
    Duke folur me autoritetin e dikujt që ka udhëhequr skuadra drejt titullit, Adams i kërkoi Arteta-s të merrte atë që e quajti “një vendim vërtet të rëndësishëm” këtë vit.
    “Ai ka një vendim shumë të rëndësishëm për të marrë këtë vit dhe për mua nuk e ka bërë ende,” tha Adams. “Vendimi është që Declan Rice të jetë kapiten. Mendoj se Declan është lloji i kapitenit që dua dhe kjo mund ta lirojë Odegaardin për të luajtur me pak më shumë liri.
    “Herë pas here si trajner, duhet të zgjedhësh dikë që të pasqyron ty, që pasqyron klubin e futbollit që mendon se mund të të çojë në nivelin tjetër”.
    Adams madje sugjeroi se Rice mund të pasqyrojë idealet e Artetas – dhe ndoshta t’i tejkalojë ato.
    “Mendoj se ai është më i mirë se Arteta”, tha ai. “Për të fituar kampionate, duhet të jesh një Jurgen Klopp, duhet të jesh një Sir Alex Ferguson. Duhet të udhëheqësh me shembull, duhet të jesh fitues, duhet të vazhdosh punën tënde. Dhe kjo reflektohet te kapiteni yt.
    “Dhe unë e shoh Declan Rice si kapiten, por po i them Arteta-s: ‘Hajde, bëj punën tënde. Është koha jote të jesh një trajner fitues dhe një trajner fantastik, sepse nuk do ta fitosh kampionatin me Odegaard si kapiten’”.
    Rice u transferua nga West Ham për 105 milionë £ dhe është një nga më të mirët në rolin e tij. Adams beson se kombinimi i tij i qëndrueshmërisë, lidershipit dhe vendosmërisë mund të jetë faktori vendimtar për t’i dhuruar Arsenal-it titullin.
    “Ke dikë në ekip që do të luajë çdo ndeshje gjatë gjithë sezonit, kjo do t’i inkurajojë njerëzit të vijnë dhe të hedhin themelet e një ekipi fitues”, vazhdoi ai. “Declan Rice mund ta bëjë këtë, Odegaard jo. Hajde Arteta, bëje kapiten”.

  • Mjafton “perla” e Declan Rice, Arsenal fiton ndaj Newcastle dhe siguron vendin e dytë (video)

    Mjafton “perla” e Declan Rice, Arsenal fiton ndaj Newcastle dhe siguron vendin e dytë (video)

    18 Maj 2025

    19:27

    Telesport

    Arsenal ka fituar 1-0 ndaj Neëcastle në “Emirates, në javën e parafundit në Premier League. Pjesa e parë e takimit u mbyll në barazim pa gola, ndërsa rezultati do të zhbllokohej në minutën e 55-të, ku Declan Rice shënoi një gol fantastic në kufijtë e zonës së rreptësisë. SHIKOGOLIN
    Shifrat nuk ndryshuan deri në fund. Arsenal fiton 1-0 dhe siguron vendin e dytë, me 71 pikë, 5 pikë më shumë se vendi i tretë që mbahet pikërisht nga Newcastle.
    Kur mbetet edhe një javë nga fundi i këtij sezoni në Premier League, janë 5 ekipe në garë për 3 bileta që të dërgojnë në Champions për sezonin e ardhshëm. Pjesa tjetër është e zgjidhur, Liverpool është shpallur zyrtarisht kampion javë më parë, po ashtu janë zyrtarizuar edhe 3 ekipet që zbresin në Championship, pra në javën e fundit mbetet për t’u përcaktuar ekipet që do të shkojnë në Kupat e Europës.

  • Declan Rice: Ne kemi një qëllim në Champions League, duam të triumfojmë në Europë

    18 Prill 2025

    9:24

    Telesport

    Mesfushori i Arsenal, Declan Rice, ishte një nga protagonistët e kualifikimit të “topçinjve” në gjysmëfinalet e Champions League. Skuadra angleze eliminoi real Madrid, duke i fituar të dyja ndeshjet çerekfinale.
    Me kampionatin thuajse të vendosur, pasi Liverpool është shkëputur shumë, skuadra e Arsenal beson se mund të triumfojë në Champions. “Ky është një rezultat historik për ne. Ne kemi një qëllim në këtë kompeticion: duam të fitojmë”, tha Rice.
    “Kishim aq shumë kurajë dhe vetëbesim kur shkuam në Madrid sa që kishim mjaftueshëm besim për të fituar ndeshjen. Ne e kishim në mendje dhe e bëmë në jetën reale. Çfarë nate që ishte ajo për klubin“, u shpreh Declan Rice.
    “Ne kemi bërë jashtëzakonisht mirë në këtë kompeticion. Ne besojmë plotësisht në të dhe kemi besim të plotë te trajneri. Gjysmëfinalja me PSG është një moment kyç për ne dhe ne duam ta shijojmë atë”, u shpreh anglezi.

  • Arsenali “spektakël” ndaj Realit! Rice shënon sërish nga goditja e dënimit, Merino “vulos” fitoren

    Arsenali “spektakël” ndaj Realit! Rice shënon sërish nga goditja e dënimit, Merino “vulos” fitoren

    8 Prill 2025

    22:34

    Telesport

    Sonte qenka mbrëmja e Declan Rice. Mesfushori anglez me siguri do ta mbajë mend gjatë këtë ndeshje, ku ka shënuar deri tani dy gola ndaj Real Madridit.
    Rezultati i supersfidës në “Emirates” do të zhbllokohej në minutën e 57-të, mesfushori anglez, Declan Rice, shënoi një supergol nga goditja e dënimit në minutën, ekzekutim perfekt i tij. SHIKOGOLI1
    Në minutën e 69-të do të përsëritej sërish skena. Declan Rice do të ekzekutonte një tjetër goditje dënimi perfekte dhe topi përfundon për herë të dytë në rrjetën e Courtois. SHIKOGOLIN2
    Në minutën e 75-të, ishte Mikel Merino që shënoi golin e tretë për Arsenalin, duke vulosur kështu një fitore të jashtëzakonshme që do të mbahet mend gjatë. SHIKOGOLIN

  • Natë magjike në “Emirates”! Arsenali shkatërron Realin, Declan Rice i jashtëzakonshëm me dy supergolat e tij (video)

    Natë magjike në “Emirates”! Arsenali shkatërron Realin, Declan Rice i jashtëzakonshëm me dy supergolat e tij (video)

    Sonte u zhvilluan neshjet e para të sfidave çerekfinale në Champions League. Në “Emirates”, Arsenali priti kampionin në fuqi të Europës, Real Madridin. Të dyja ekipet vinin me mungesa të shumta në këtë takim, por në sfida si kjo nuk ka nevojë për motivim, kushdo që luan, është i detyruar të japë më të mirën në fushë.
    Në minutën e 13-të ndodhi një episod i diskutueshëm, pas një topi të Martinelli-t në zonë, Declan Rice gjuan dhe topi i goditur prej tij prek dorën e Asencio-s. SHIKORASTIN
    Vendasit pretendojnë për penallti. Arbitri Irfan Peljto, pasi merr konfirmimin e VAR vazhdon lojën dhe thotë se nuk ka asnjë gjë të parregullt në këtë rast. Në minutën e 30-të, Kylian Mbappe pati një shans të artë për të kaluar në avantazh, por portieri i “Topçinjve”, Raya, u tregua i vëmendshëm. Pjesa e parë u mbyll 0-0. Në pjesën e dytë do të vinte “shpërthimi” i Arsenalit.
    Rezultati do të zhbllokohej në minutën e 57-të, mesfushori anglez, Declan Rice, shënoi një supergol nga goditja e dënimit, ekzekutim perfekt i tij. SHIKOGOLI1
    Në minutën e 69-të do të përsëritej sërish skena. Declan Rice do të ekzekutonte një tjetër goditje dënimi perfekte dhe topi përfundon për herë të dytë në rrjetën e Courtois. SHIKOGOLIN2
    Në minutën e 75-të, ishte Mikel Merino që shënoi golin e tretë për Arsenalin, duke vulosur kështu një fitore të jashtëzakonshme që do të mbahet mend gjatë. Spanjolli do të shënonte me një goditje shumë të bukur pas asistit të Myles Lewis-Skelly. Rezultati përfundimtar, Arsenal 3-0 Real Madrid. SHIKOGOLIN3

  • Goooooooooool! Declan Rice shënon kundër Realit, vjen goli i parë në “Emirates” (video)

    Goooooooooool! Declan Rice shënon kundër Realit, vjen goli i parë në “Emirates” (video)

    8 Prill 2025

    22:21

    Telesport

    Më në fund është zhbllokuar rezultati në supersfidën mes Arsenalit dhe Real Madridit, e cila po luhet në “Emirates”. Mesfushori anglez, Declan Rice, shënoi një supergol nga goditja e dënimit në minutën e 57-të, ekzekutim perfekt i tij. SHIKOGOLIN
    Në minutën e 13-të ndodhi një episod i diskutueshëm, pas një topi të Martinelli-t në zonë, Declan Rice gjuan dhe topi i goditur prej tij prek dorën e Asencio-s.
    Vendasit pretendojnë për penallti. Arbitri Irfan Peljto, pasi merr konfirmimin e VAR vazhdon lojën dhe thotë se nuk ka asnjë gjë të parregullt në këtë rast. Në minutën e 30-të, Kylian Mbappe pati një shans të artë për të kaluar në avantazh, por portieri i “Topçinjve”, Raya, u tregua i vëmendshëm. Pjesa e parë u mbyll 0-0.