Tag: debutimi

  • Debutimi me humbje në pankinë, tekniku i Flamurtarit: Mora sinjale pozitive

    Debutimi me humbje në pankinë, tekniku i Flamurtarit: Mora sinjale pozitive

    Trajneri i Flamurtarit, Francesco Moreiro dha mendimin e tij pas humbjes 1-0 ndaj Partizanit, në ndeshjen debutuese në pankinë. “Çunat treguan dëshirë të madhe, sipas meje bëmë një pjesë të parë të mirë. Nuk ia dolëm të bënim tonën këtë ndeshje. E dija që kishte punë për të bërë. Vetëm puna, përkushtimi mund të na […]

  • Rikthehet Kategoria Superiore! Çfarë surprizash sjell debutimi i sezonit 2025/26?

    Rikthehet Kategoria Superiore! Çfarë surprizash sjell debutimi i sezonit 2025/26?

    Pritjes i erdhi fundi. Kategoria Superiore kthehet në fushë për sezonin 2025/2026 që nis këtë mbrëmje nga “Loro Boriçi” me ndeshjen Vllaznia-Egnatia në orën 20:00.
    Në fakt, kjo sfidë është një “déjà vu” e finales së edicionit të kaluar. Atëherë ishte skuadra nga Rrogozhina që triumfoi për të mbrojtur titullin kampion, por që nga ajo ditë shumë gjëra kanë ndryshuar.
    Për këtë arsye, ndeshja që do të hapë kampionatin elitar të futbollit në vend do të tregojë shumë edhe për garën e gjatë për trofeun e Superiores.
    Pa u goditur ende topi i parë, favoritët duket se do të jenë sërish ata të sezonit të shkuar, përveç Egnatias dhe Vllaznisë, në vijën e parë qëndrojnë edhe Partizani me Dinamo City.
    Të katërta këto skuadra vijnë në sezonin e ri pas aventurave krejt të ndryshme në Kupat e Europës.
    Pas Partizanit, me radhë u eliminuan Vllaznia dhe Egnatia, ndërsa dinamovitët duhet të luajnë edhe sfidën e kthimit në play off e Conference League.
    Për këtë arsye, debutimi i të besuarve të Ilir Dajës në kampionatin e ri me ndeshjen në transfertën e Teutës është shtyrë për në fillim të muajit të ardhshëm.
    Krejt I ndryshëm diskutimi për Partizanin, që pas zhgënjimit në Europë dhe ndryshimeve që pasuan atë në pankinë dhe skuadër kërkon të tregojë menjëherë forcën me sfidën e së dielës kundër debutuesve të Vorës.
    Prapa katër favoritëve duken skuadrat e tjera, përfshirë edhe Tiranën. Bardheblutë kanë shumë të panjohura, pas revolucionit të radhës në merkato, ku është ndërruar thuajse e gjithë skuadra e vjetshme.
    Por përveç titullit kampion, ashtu si në sezonin e shkuar një garë e fortë pritet të jetë edhe ajo për mbijetesën.

  • Debutimi i Diaz me Bayern-in, Kimmich: “Ja çfarë e bën të veçantë”

    Debutimi i Diaz me Bayern-in, Kimmich: “Ja çfarë e bën të veçantë”

    3 Gusht 2025

    14:49

    Telesport

    Vera e Bayern Munich vazhdoi me një fitore, duke mposhtur Lyon 2-1 në një ndeshje miqësore ditën e djeshme.
    Ishte një sfidë e rëndësishme për bavarezët, pasi shënoi debutimin e blerjes së madhe në merkato, Luis Diaz (i blerë për 75 milionë euro nga Liverpool).
    Mesfushori Joshua Kimmich foli për kanalet zyrtare të klubit në lidhje me ndeshjen kundër Lyon dhe kolumbianit:
    “Sidomos në pjesën e dytë, patëm një ose dy raste të mira. Mund të kishim shënuar një ose dy gola të tjerë.
    “Mund të vihej re se nuk po fillonim nga e para, por që tashmë kishim një ritëm të caktuar.
    “Luis Diaz është një lojtar që e do futbollin dhe gjithmonë ka një buzëqeshje në fytyrë”.

  • Lautaro dhe Barella njëzëri: Debutimi në Botërorin e Klubeve do të jetë emocionues dhe i bukur

    Lautaro dhe Barella njëzëri: Debutimi në Botërorin e Klubeve do të jetë emocionues dhe i bukur

    Interi i ri i Cristian Chivu do të bëjë debutimin e tij në natën mes të martës, 17, dhe të mërkurës, 18 qershor, kundër Monterrey. Debutimi në Kupën e Botës për Klube do të zhvillohet në Los Anxhelos, shumë pranë Meksikës dhe, në fakt, zikaltrit do të luajnë si në fushë kundërshtare, me shumë tifozë meksikanë të pritur në Kaliforni. Ndër protagonistët që duan të bëjnë mirë pas një fund sezoni të hidhur janë Lautaro Martinez dhe Nicolò Barella, dy nga shtyllat e Interit të Inzaghit, që do të jenë protagonistë të mëdhenj edhe me Cristian Chivu.
    I intervistuar nga ESPN, drejtpërdrejt nga Los Anxhelos, Lautaro Martinez tha se është fokusuar tashmë te sfida që do të hapë aventurën e zikaltërve në Botërorin për Klube: “Do të jetë një ndeshje e bukur, në një ambient të zjarrtë. Do të luajmë në një stadium të rëndësishëm dhe shumë të madh, Meksika është shumë afër vendit ku do të luajmë. Do të jetë bukur, sa më shumë njerëz të ketë, aq më e vështirë dhe motivuese bëhet sfida. Shpresojmë të japim më të mirën tonë”.
    Në të njëjtën linjë me kapitenin është edhe Nicolò Barella: “Kur mësuam për shortin, në dhomën e zhveshjes folëm për këtë sfidë. Kam kontaktuar disa miq argjentinas që janë më të mësuar të luajnë në një klimë kaq të nxehtë. Na përcollën ndjesitë që mund të kemi. Do ta shijojmë në maksimum, do të jetë emocionuese dhe e bukur. Nuk do të ketë rëndësi kush ka më shumë ose më pak tifozë, në fund do të vlejë vetëm kush do të ketë më shumë dëshirë për të fituar”.

  • 12.9 milionë ndjekës në pak orë, debutimi i parë i Papa Leo XIV në Instagram thyen rekordin

    12.9 milionë ndjekës në pak orë, debutimi i parë i Papa Leo XIV në Instagram thyen rekordin

    “Paqja qoftë me të gjithë ju!” – me këtë përshëndetje të thjeshtë, por plot domethënie, Papa Leo XIV bëri debutimin e tij në platformën sociale Instagram, duke shënuar një tjetër moment historik në rrugëtimin dixhital të Selisë së Shenjtë.

    Brenda pak orësh nga publikimi i postimit të tij të parë, Papa i ri arriti të tejkalojë 12.9 milionë ndjekës, duke e bërë atë një nga liderët fetarë më të ndjekur në rrjetet sociale në kohë rekord.
    Ky hap i rëndësishëm vjen si një vazhdim i përpjekjeve të Vatikanit për të qenë i pranishëm në jetën e përditshme të besimtarëve, në një epokë kur komunikimi dhe ndikimi ndodhin gjithnjë e më shumë përmes ekraneve. Hyrja e Papa Leo XIV në Instagram ndjek gjurmët e Papa Benediktit XVI, i cili në vitin 2012 hapi profilin e parë papnor në Twitter – një akt që në atë kohë u konsiderua guximtar dhe novator.

    Pasardhësi i tij, Papa Françesku, jo vetëm që vazhdoi këtë traditë, por e thelloi ndjeshëm lidhjen me publikun përmes mënyrave më pak tradicionale: selfie me të rinjtë, telefonata direkte me besimtarët, por edhe kritika të hapura ndaj përdorimit të tepërt të teknologjisë, veçanërisht të telefonave inteligjentë. Ai vazhdimisht ka theksuar rëndësinë e dëgjimit dhe kontaktit njerëzor, një mesazh që përsëriti edhe pak kohë para largimit të tij nga pontifikati: “Të mësosh të dëgjosh ndihmon paqen.”
    Aktualisht, profili @Pontifex, që administrohet nga Vatikani dhe përfshin postime në disa gjuhë, ka arritur në 52 milionë ndjekës, duke u bërë një nga zërat më me ndikim globalisht në rrjetet sociale. Me ardhjen e Papa Leo XIV, pritet që kjo prani të forcohet edhe më tej, duke sjellë një Kishë më të lidhur, më të pranishme dhe më të hapur ndaj brezave të rinj, por gjithmonë e kujdesshme në përçimin e mesazhit të saj shpirtëror dhe etikës së dialogut.
    Ky zhvillim përforcon vizionin e një papati modern, që e kupton fuqinë e komunikimit digjital jo si një rrezik, por si një mundësi për të mbjellë shpresë, dialog dhe paqe në një botë gjithnjë e më të ndarë dhe të mbingarkuar nga informacionet. Debutimi në Instagram është më shumë se një postim – është një sinjal se Kisha dëshiron të dëgjojë, të flasë dhe të jetë aty ku është njerëzimi: edhe në hapësirat virtuale.
    Për besimtarët dhe ndjekësit në mbarë botën, mbetet për t’u parë se cilat do të jenë mesazhet e ardhshme të Papës së ri dhe si do të shfrytëzohet kjo platformë për të ndërtuar ura dhe për të përçuar frymën e dashurisë, mëshirës dhe bashkëjetesës.

    Top Channel