Tag: debutim

  • E mundi në debutim me Laçin, Moriero e bën sërish sot me Flamurtarin

    E mundi në debutim me Laçin, Moriero e bën sërish sot me Flamurtarin

    Më në fund Flamurtari arrin te fitojë një ndeshje në Abissnet Superiore për sezonin 2025/26.Sikunder në debutim më Laçin tetorin e kaluar (3-1) Moriero fiton ndaj vonjateve me shifrat 1-0

    Herlad Marku permes nje penalltie ne te 76′ i jep tri pike kuqezinjëve…

    Vazhdo leximin

  • Gati për debutim ndaj Liverpool? Trajneri i Burnley ndan mendjen për Brojën

    Gati për debutim ndaj Liverpool? Trajneri i Burnley ndan mendjen për Brojën

    Sot mund të jetë momenti i shumëpritur për Armando Brojën. Sulmuesi kuqezi mund të debutojë në radhët e Burnley, në ndeshjen shtëpiake ndaj Liverpool, takim ky i programuar të luhet në orën 15.00.
    Broja është në pankinë në këtë sfidë, duke u grumbulluar kështu për herë të parë me skuadrën e re. Kujtojmë që ai kaloi te kye kip në verë, nga Chelsea.

     
    © BalkanWeb

  • Italia me “5 yje”, Gattuso shkëlqen në debutim: Është vetëm hapi i parë

    Italia me “5 yje”, Gattuso shkëlqen në debutim: Është vetëm hapi i parë

    Një Itali me “5 yje”, një debutim perfekt për Gattuso-n në stolin e përfaqësueses “azzurre”. Ndaj Estonisë, Rino e nisi me skemën 4-4-2, me dyshen Retegui-Kean në sulm. Pas një pjesë të parë, me shumë raste për shënim, më në fund ishte Kean që zhbllokoi rezultatin në minutën e 58-të.
    Gattuso hodhi në fushë edhe Raspadorin, me sulmuesin e Atletico Madrid që u kthye menjëherë në protagonist ku në minutën e 69-të dhuroi një assist për Reteguin, me këtë të fundit që me një goditje të saktë dërgoi topin në rrjetë. Dy minuta më pas, Raspadori mori një top të bukur në qendër dhe me kokë trefishoi shifrat.

    Të shtyrë dhe nga tifozët, Italia nuk e uli ritmin për asnjë moment, me Reteguin që në minutën e 89-të me një goditje me kokë realizoi golin e dytë personal dhe të katërtin për “azzurrët”. Në shtesë kishte kohë edhe për një tjetër gol, këtë herë ishte Bastoni që sërish brenda në zonë me kokë kompletoi “matinën” e golave.
    Kjo ishte fitorja e dytë për Italinë në Grupin I, 6 pikë dhe vendi i tretë. Genaro Gattuso, trajneri i Italisë, shijon në maksimum këtë fitore në debutim, por nuk dëshiron të ndalet këtu, ky ishte thjesht hapi i parë:
    “Më duhet të falënderoj djemtë për paraqitjen e bërë. Në pjesën e parë na mungoi vetëm goli, mendoj se kemi bërë një punë të mirë. E para iku, tani duhet të mendojmë për ndeshjen e radhës që është e vështirë. Ne kemi një objektiv, të rikthejmë popullin tonë të jetë i lumtur, shpresoj t’ia arrijmë”, u shpreh Gattuso. Suksesi i Gattuso-s në debutim “pushtoi” faqet e para të mediave italiane:

    “Trajneri i ri nis fort, shkatërron Estonë”, shkruan La Gazzetta dello Sport në faqen e parë. “Goleadë. Manita e Gattusos, të hënën Izraeli”, ishte kryesor i Corriere dello Sport.
    ()

  • Debutim ëndrrash në Bundesligë për sulmuesin shqiptar! Gol, asist dhe shpallja Lojtari i Ndeshjes

    Debutim ëndrrash në Bundesligë për sulmuesin shqiptar! Gol, asist dhe shpallja Lojtari i Ndeshjes

    Fisnik Asllani ka luajtur sot ndeshjen e tij të parë në Bundesligë. Një debutim ëndrrash për sulmuesin shqiptar, i cili me kontributin e tij i dha Hofenhajmit tre pikët e para. Hofenhajmi ka mposhtur në transfertë Bajer Leverkusenin me shifrat 1-2. Ekipi i drejtuar nga Erik Ten Hagu kaloi i pari në epërsi falë golit të Kuinsasë në minutën e 6 të takimit.
    Por për t’u kundërpërgjigjur mendoi pikërisht Asllani. Lojtari i Kosovës tundi rrjetën në minutën e 25, ndërsa në të 52-tën dha asistin për golin e fitores, të realizuar nga Lemperleja. Në fund shpallja si Lojtari i Ndeshjes ishte edhe kurorëzimi i paraqitjes fantastike në përballjen e parë në Bundesligë./Sport Ekspres/

  • Allegri, i mahnitur nga Jashari për debutim: “Mënyra sesi ia doli…”

    Allegri, i mahnitur nga Jashari për debutim: “Mënyra sesi ia doli…”

    10 Gusht 2025

    10:05

    Telesport

    Massimiliano Allegri dje u impresionua nga dy afrimet e merkatos së verës, Luka Modric dhe Ardon Jasharin.
    Milani luajti me Leeds United në një miqësore që përfundoi 1-1. Në këtv takim debutoi shqiptari Jashari, i transferuar te Milani nga Club Brugge.
    Mesfushori shqiptar formoi treshen e mesfushës me Yunus Musah dhe 17-vjeçarin Emanuele Sala.
    “Jashari më mahniti me mënyrën si ia doli, edhe pse nuk kishte punuar shumë me topin dhe pothuajse gjithmonë stërvitej vetëm”, tha Allegri. “Sigurisht, ka ende vend për përmirësim”.

  • Real e nis me ‘blof’, Inzagi fantastik në debutim me Al Hilal

    Dy debutuesit e merkatos së verës Trent Aleksandër Arnold dhe Ajzen nuk u shfaqen në pritshëmri te Reali. Inzagi kap rezultatin e parë të madh me Al Hilal.

    Debutim pa shumë shkëlqim i Real Madrid në FIFA Kpa e Botës për Klube. Në duelin e vlefshëm për Grupin H, Los Blancos me trajnerin Çabi Alonso me ndeshjen e parë në krye të skuadrës, nuk arritën të thyenin Al Hilal të Arabisë Saudite duke u ndalur te shifrat 1-1.

    Në këtë ndeshje të luajtur në Majemi të parët kaluan përpara madrilenët me Gonzalo Garsia në të 34′. Mirpo arabët me të cilët debutoi trajneri Simone Inzagi arritën të barazonin me penalltinë e shënuar në të 41′ nga Ruben Neves.

    Temperaturat e larta (mesditë amerikane) nuk i lanë skuadrat të jepnin maksimunin por dhe atëherë kur jepet mundësia nuk shfrytëzohet. Në minutën e 90′ Reali fitoi një penallti të cilën Valverde e humbi përballë portierit Bono i cili e priti mjeshtërisht.

  • PSG fundos Atletiko Madrid me ‘poker’

    Debutim fantastik për Paris Saint-Germain në Kupën e Botës FIFA për Klube. Ekipi i Luis Enrikes, ardhur nga triumfi i tyre i fundit në Ligën e Kampionëve, e nisi aventurën e re ndërkombëtare me këmbën e djathtë. Ata mposhtën 4-0 Atletiko Madrid në sfidën e parë të Grupit B.

    Fabian Ruiz shënoi golin e epërsisë në minutën e 19′, duke konfirmuar formën e mirë të tij por dhe të PSG-së. Dyfishon në të 45+1′ lojtari ndeshjes Vitinja për 2-0 në një pjesë loje.

    Ndërkaq në pjesën e dytë sfida e luajtur në Kaliforni pa t’i anullohej një gol Atletikos (shënuar nga Alvarez) ndërsa më pas sërish kampionët e Europës shtuan shifrat në 3-0 me anë të Majulu (87′). Kur dukej se takimi u mbyll, një penallti e fituar me VAR dhe e ekzekutuar nga koreanojugori Li Kang në të 90+7′ vulosi reazultatin në 4-0./Sportiim.al/

    Vazhdo leximin