Tag: dëbuar

  • Shtetasit e Shqipërisë në vendin e dytë: kush dëbohet më së shumti nga Zvicra?

    Shtetasit e Shqipërisë në vendin e dytë: kush dëbohet më së shumti nga Zvicra?

    Zvicra ka publikuar për herë të dytë statistikat zyrtare mbi numrin e të huajve që kanë shkelur ligjin dhe janë dëbuar nga vendi. Sipas Sekretariatit Shtetëror për Migracionin (SEM), gjatë vitit 2024 janë urdhëruar 2446 dëbime nga Zvicra.

    Deri në mesin e vitit 2025, 69 për qind e tyre e kanë lëshuar Zvicrën, dhe autoritetet presin që kjo përqindje të rritet.

    Gjatë vitit 2023 ishin regjistruar 2250 urdhra dëbimi, prej të cilëve rreth 73 për qind ishin larguar deri në mesin e vitit 2024, njofton gazeta zvicerane “Blick”.

    Statistika e re tregon edhe origjinën e personave të dëbuar. Shqipëria renditet e dyta në listë, me 11,5 për qind të të gjitha dëbimeve të ekzekutueshme, menjëherë pas Algjerisë (14 për qind). Pas Shqipërisë renditen Rumania (9,6 për qind), Franca (6,4 për qind) dhe Maroku (5,8 për qind). Shumica e të dëburave janë të moshës 25-34 vjeç, ndërsa vetëm 7 për qind e të dëbuarve janë gra.

    SEM ka publikuar gjithashtu të dhëna mbi ndalimet e hyrjes në Zvicër. Në vitin 2024 janë vendosur 10’146 ndalime hyrjeje, kryesisht ndaj burrave (83 për qind). Kombësitë më të prekura janë Algjeria (837 raste), Siria (786), Maroku (708), Turqia (700) dhe Afganistani (554).

  • Misteri mbi ministrin e Jashtëm rus/ A e ka dëbuar Putini aleatin e tij më të ngushtë nga Kremlini?

    Misteri mbi ministrin e Jashtëm rus/ A e ka dëbuar Putini aleatin e tij më të ngushtë nga Kremlini?

    A e ka dëbuar Putini aleatin e tij më të ngushtë nga Kremlini? Kjo është tema më e nxehtë politike në Rusi, por edhe në vendet perëndimore.

    Spekulimet mbi një ndryshim prapa skenave në Kremlin u ndezën javën e kaluar pasi Sergei Lavrov, ministri i jashtëm i Rusisë, ishte i vetmi anëtar i përhershëm i këshillit të sigurisë që mungonte në seancën e së martës së kaluar.
    Duke shtuar misterin, Lavrov u la gjithashtu jashtë delegacionit të Rusisë në samitin e ardhshëm të G20 në Afrikën e Jugut, me një zyrtar më të ulët të emëruar në vend të tij.
    Analisti ushtarak, Profesor Michael Clarke, thotë se zhdukja e Lavrovit nga ngjarjet ‘live’ të Kremlinit “nuk do të thotë se ai është i izoluar diku”, vetëm se ai është “larg syve të njerëzve”.
    Ai e krahason situatën me Valery Gerasimov, ish-shefin e shtabit të ushtrisë ruse, i cili u fajësua për inkursionin e Ukrainës në Kursk në vitin 2024 dhe më pas u shkarkua.
    “Kremlini përdor shumë klipe të vjetra për të pretenduar se njerëzit janë përreth kur ata nuk janë – Gerasimov nuk është parë në një paraqitje të verifikuar drejtpërdrejt që nga prilli, dhe Lavrov nuk është parë në një paraqitje të verifikuar drejtpërdrejt për disa javë tani.

    Top Channel

  • Talebanët regjistrojnë 1,800 afganë të dëbuar për punë në Katar, mes paralajmërimeve nga OKB-ja për rrezik persekutimi

    Talebanët regjistrojnë 1,800 afganë të dëbuar për punë në Katar, mes paralajmërimeve nga OKB-ja për rrezik persekutimi

    Talebanët kanë regjistruar të mërkurën 1,800 afganë të papunë, të dëbuar nga Irani dhe Pakistani, për mundësi punësimi në Katar, në kuadër të një marrëveshjeje pune me vendin e Gjirit. Sipas Ministrisë së Punës, regjistrimi njëditor u zhvillua në Kabul, Kandahar, Herat dhe Nangarhar, duke synuar të lehtësojë papunësinë në vend.

    Autoritetet talebane thonë se po zhvillojnë bisedime edhe me Arabinë Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe, Omanin, Turqinë dhe Rusinë për dërgimin e punëtorëve afganë. Muajin e kaluar, 3,100 persona u regjistruan për punë në Katar, kryesisht në industrinë ushqimore dhe të mikpritjes.

    Megjithatë, grupet e të drejtave të njeriut dhe OKB-ja kanë paralajmëruar se shumë të kthyer rrezikojnë persekutim për shkak të gjinisë, profesionit apo lidhjeve me ish-administratën e mbështetur nga Perëndimi. Një raport i OKB-së muajin e kaluar dokumentoi raste torturash, arrestimesh arbitrare dhe kërcënimesh ndaj të kthyerve nga Irani dhe Pakistani.

    Agjencia e OKB-së për refugjatët ka theksuar se deportimet e detyruara mund të shkelin parimin ndërkombëtar të mos-kthimit, duke paralajmëruar se riatdhesimet masive mund të destabilizojnë më tej Afganistanin.

  • I dëbuar dy herë nga Anglia/ I riu shqiptar publikon video rrugëve të Londrës me “Mercedezin” 80 mijë paund

    I dëbuar dy herë nga Anglia/ I riu shqiptar publikon video rrugëve të Londrës me “Mercedezin” 80 mijë paund

    Një shqiptar, i dënuar më parë për vjedhje dhe i dëbuar dy herë nga Mbretëria e Bashkuar, ka sfiduar sërish autoritetet britanike, duke publikuar video në rrjete sociale, ku shfaqet duke drejtuar një Benz Mercedes luksoz me targa të personalizuara në rrugët e Londrës.
    28-vjeçari Dorian Puka filmoi veten duke treguar targën e re ‘DO24 AMG’, që pasqyronte emrin e tij dhe markën luksoze të Mercedesit 80 mijë paund. Më pas postoi një video në TikTok, duke ngarë automjetin luksoz nëpër rrugët e Londrës, shkruan Telegraph.
    I riu shqiptar ka ngjallur polemika për faktin se autoritetet nuk mund ta deportojnë sepse ka kërkuar azil. Ai nuk mund të largohet derisa çështja e tij të shqyrtohet plotësisht, një proces që mund të zgjasë muaj ose vite, duke pasur parasysh numrin e madh të apelimeve në gjykatën e imigracionit.
    Shqiptari fillimisht ra në burg për 9 muaj në vitin 2016, dhe më pas u deportua vitin pasardhës, kur tentoi që të vidhte me forcë një pronë, por u pikas nga pronari përmes kamerës teksa ndodhej me pushime. Ai arriti që të hynte sërish në tokën angleze, ku kreu sërish një sërë vjedhjesh në Londër.
    Ngjarja ka shkaktuar reagime politike. Deputeti Chris Philp, e quajti një “turp kombëtar” faktin që një kriminel i dëbuar mund të kthehet dhe të sfidojë hapur ligjin, ndërsa kritikoi qeverinë për mungesë kontrolli mbi sistemin e imigracionit.
    “Ky bandit shqiptar është burgosur, është deportuar, është rikthyer fshehurazi dhe tani po tallet me autoritetet në internet duke e valëvitur kërkesën e tij për azil si një kartë VIP. E megjithatë, disi, nuk është deportuar”, tha ai.
    Ministria e Brendshme deklaroi se nuk mund të deportojë individë derisa të përfundojnë proceset ligjore të kërkesës për azil, por theksoi se janë duke forcuar masat për largimin e personave pa të drejtë qëndrimi në vend.

  • Beogradi pretendon se Kosova ka dëbuar një polic serb

    Beogradi pretendon se Kosova ka dëbuar një polic serb

    Foto ilustruese

    PRISHTINË- Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë pretendoi se autoritetet e Kosovës e kanë dëbuar edhe një tjetër pjesëtar të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë, i cili jetonte në Kosovë, përkatësisht në Shtërpcë – komunë me shumicë serbe në jug të Ibrit. Sipas njoftimit të kësaj zyreje, ky pjesëtar i MPB-së serbe po kthehej në Kosovë nga Maqedonia e Veriut, kur u ndalua në pikën kufitare në Han të Elezit, u dëbua gjatë natës nga Kosova dhe aktualisht ndodhet në Serbi.
    “Po vazhdon politika e ndjekjes së policëve serbë nga territori i Kosovës, të cilëve në këtë mënyrë po u shkelen të drejtat themelore të njeriut, të garantuara nga shumë konventa ndërkombëtare, ndërkohë që nuk kanë asnjë mbrojtje nga misionet ndërkombëtare, të cilat do të duhej t’u garantonin respektimin e të drejtave serbëve në Kosovë,”- thuhet në njoftim.
    Polici i dëbuar, sipas Zyrës për Kosovën në Qeverinë serbe, punonte në Drejtorinë Rajonale të Policisë në Banjën e Nishit, aty ku ndodhet edhe Drejtoria Rajonale e Policisë së Prishtinës, e cila është zhvendosur nga Kosova nga ana e Serbisë. Sipas të dhënave të Zyrës për Kosovën, ky është polici i njëmbëdhjetë serb që është dëbuar nga Kosova. Megjithatë, autoritetet kosovare nuk kanë bërë të ditur se sa pjesëtarë të MPB-së serbe janë dëbuar deri më tani. Policia e Kosovës është deklaruar vetëm për rastin e parë më 15 qershor, kur është konfirmuar se një polici serb i ishte hequr shtetësia e Kosovës, me arsyetimin se kishte rrezikuar sigurinë kombëtare. Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, kishte njoftuar më herët se vendimin për heqjen e shtetësisë e kishte marrë në bazë të Ligjit për shtetësinë, akteve nënligjore dhe rekomandimeve të institucioneve përkatëse.
    Sipas Ligjit për shtetësinë e Kosovës, një person humb shtetësinë nëse merret me aktivitete që cenojnë sigurinë kombëtare të Kosovës, si dhe nëse qëllimshëm i bashkohet një organizate e cila ka për qëllim rrënimin ose dëmtimin e rendit kushtetues të Kosovës. Sipas po të njëjtit ligj, një person mund të humbë shtetësinë nëse është anëtar i shërbimit të inteligjencës ose i forcave policore të një shteti tjetër, pa pëlqimin e organeve vendore ose nëse një gjë e tillë nuk i është lejuar me marrëveshje ndërkombëtare.
    Nga Bashkimi Evropian kanë thënë për Radion Evropa e Lirë se masat si heqja e shtetësisë apo dëbimi, në rastin e pjesëtarëve të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë që jetojnë në Kosovë, do të duhej të ishin masat e fundit dhe të ndërmerren vetëm pas një procesi ligjor.
    Një zëdhënës i BE-së i ka thënë më herët REL-it se masat për heqje të shtetësisë apo dëbimit duhet të jenë në përputhje me Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut, në veçanti me kërkesën që është në nenin 8, i cili kërkon një vlerësim individual të bazuar në dëshmi, i cili balancon sigurinë kombëtare me jetën private dhe familjare të personit.
    “I kemi kërkuar autoriteteve të Kosovës të sigurojnë një proces të drejtë, të respektojnë standardet e të drejtave themelore dhe të garantojnë mjete juridike për personat e prekur,”- deklaroi zëdhënësi i BE-së.
    Edhe nga Ambasada e Gjermanisë në Kosovë kanë deklaruar më herët për Radion Evropa e Lirë se vendimet e ndjeshme, siç janë heqja e shtetësisë dhe dëbimi, duhet të merren në përputhje me të gjitha dispozitat ligjore, përfshirë Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut. Nga kjo ambasadë kanë thënë se personave të prekur duhet t’u sigurohet qasje e plotë në këshillim juridik dhe mundësi për ankimim ligjor.
    Më 7 qershor në Serbi është arrestuar ish-pjesëtari i Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës, Arbnor Spahiu, i cili akuzohet për “vrasje të rëndë në Banjskë” në shtator të vitit 2023, kur një grup i armatosur serbësh sulmoi Policinë e Kosovës dhe vrau një rreshter. Gjatë shkëmbimit të zjarrit u vranë tre sulmues serbë.
    Avokati i Spahiut, Arianit Koci, i ka thënë Radios Evropa e Lirë se klienti i tij po akuzohet për vrasjen e tre sulmuesve serbë në Banjskë. Autoritetet kosovare e kanë njoftuar komunitetin ndërkombëtar për këtë rast dhe kanë kërkuar që Spahiu të lirohet urgjentisht./REL

  • Beogradi pretendon se Kosova ka dëbuar edhe një polic serb

    Beogradi pretendon se Kosova ka dëbuar edhe një polic serb

    Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë pretendoi se autoritetet e Kosovës e kanë dëbuar edhe një tjetër pjesëtar të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë, i cili jetonte në Kosovë, përkatësisht në Shtërpcë – komunë me shumicë serbe në jug të Ibrit.

    Sipas njoftimit të kësaj zyreje, ky pjesëtar i MPB-së serbe po kthehej në Kosovë nga Maqedonia e Veriut, kur u ndalua në pikën kufitare në Han të Elezit, u dëbua gjatë natës nga Kosova dhe aktualisht ndodhet në Serbi.
    “Po vazhdon politika e ndjekjes së policëve serbë nga territori i Kosovës, të cilëve në këtë mënyrë po u shkelen të drejtat themelore të njeriut, të garantuara nga shumë konventa ndërkombëtare, ndërkohë që nuk kanë asnjë mbrojtje nga misionet ndërkombëtare, të cilat do të duhej t’u garantonin respektimin e të drejtave serbëve në Kosovë”, thuhet në njoftim.

    Polici i dëbuar, sipas Zyrës për Kosovën në Qeverinë serbe, punonte në Drejtorinë Rajonale të Policisë në Banjën e Nishit, aty ku ndodhet edhe Drejtoria Rajonale e Policisë së Prishtinës, e cila është zhvendosur nga Kosova nga ana e Serbisë.
    Sipas të dhënave të Zyrës për Kosovën, ky është polici i njëmbëdhjetë serb që është dëbuar nga Kosova. Megjithatë, autoritetet kosovare nuk kanë bërë të ditur se sa pjesëtarë të MPB-së serbe janë dëbuar deri më tani. Policia e Kosovës është deklaruar vetëm për rastin e parë më 15 qershor, kur është konfirmuar se një polici serb i ishte hequr shtetësia e Kosovës, me arsyetimin se kishte rrezikuar sigurinë kombëtare.
    Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, kishte njoftuar më herët se vendimin për heqjen e shtetësisë e kishte marrë në bazë të Ligjit për shtetësinë, akteve nënligjore dhe rekomandimeve të institucioneve përkatëse.
    Sipas Ligjit për shtetësinë e Kosovës, një person humb shtetësinë nëse merret me aktivitete që cenojnë sigurinë kombëtare të Kosovës, si dhe nëse qëllimshëm i bashkohet një organizate e cila ka për qëllim rrënimin ose dëmtimin e rendit kushtetues të Kosovës.
    Sipas po të njëjtit ligj, një person mund të humbë shtetësinë nëse është anëtar i shërbimit të inteligjencës ose i forcave policore të një shteti tjetër, pa pëlqimin e organeve vendore ose nëse një gjë e tillë nuk i është lejuar me marrëveshje ndërkombëtare.
    Nga Bashkimi Evropian kanë thënë për Radion Evropa e Lirë se masat si heqja e shtetësisë apo dëbimi, në rastin e pjesëtarëve të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë që jetojnë në Kosovë, do të duhej të ishin masat e fundit dhe të ndërmerren vetëm pas një procesi ligjor.
    Një zëdhënës i BE-së i ka thënë më herët REL-it se masat për heqje të shtetësisë apo dëbimit duhet të jenë në përputhje me Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut, në veçanti me kërkesën që është në nenin 8, i cili kërkon një vlerësim individual të bazuar në dëshmi, i cili balancon sigurinë kombëtare me jetën private dhe familjare të personit.
    “I kemi kërkuar autoriteteve të Kosovës të sigurojnë një proces të drejtë, të respektojnë standardet e të drejtave themelore dhe të garantojnë mjete juridike për personat e prekur”, deklaroi zëdhënësi i BE-së.
    Edhe nga Ambasada e Gjermanisë në Kosovë kanë deklaruar më herët për Radion Evropa e Lirë se vendimet e ndjeshme, siç janë heqja e shtetësisë dhe dëbimi, duhet të merren në përputhje me të gjitha dispozitat ligjore, përfshirë Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut.
    Nga kjo ambasadë kanë thënë se personave të prekur duhet t’u sigurohet qasje e plotë në këshillim juridik dhe mundësi për ankimim ligjor.
    Më 7 qershor në Serbi është arrestuar ish-pjesëtari i Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës, Arbnor Spahiu, i cili akuzohet për “vrasje të rëndë në Banjskë” në shtator të vitit 2023, kur një grup i armatosur serbësh sulmoi Policinë e Kosovës dhe vrau një rreshter. Gjatë shkëmbimit të zjarrit u vranë tre sulmues serbë.
    Avokati i Spahiut, Arianit Koci, i ka thënë Radios Evropa e Lirë se klienti i tij po akuzohet për vrasjen e tre sulmuesve serbë në Banjskë.
    Autoritetet kosovare e kanë njoftuar komunitetin ndërkombëtar për këtë rast dhe kanë kërkuar që Spahiu të lirohet urgjentisht./REL

  • Kosova pranoi të strehojë emigrantët e dëbuar nga Amerika, Ambasada e SHBA: Vendi i parë në Evropë që e bëri këtë

    Kosova pranoi të strehojë emigrantët e dëbuar nga Amerika, Ambasada e SHBA: Vendi i parë në Evropë që e bëri këtë

    Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Prishtinë ka shprehur mirënjohje publike ndaj Kosovës për bashkëpunimin në çështjet e migracionit. Në një deklaratë të publikuar nga Ambasada, u theksua se Kosova është vendi i parë në Evropë që ka pranuar të strehojë shtetas të vendeve të treta që janë larguar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
    “Faleminderit partnerit tonë Kosovë,” thuhet në deklaratën e bërë nga Anu Prattipati, e ngarkuara me punë në Ambasadën e SHBA-së në Kosovë.
    Më tej në reagim theksohet se sigurimi i kufirit amerikan është një prioritet kyç i Administratës Trump. Prattipati shton se e vlerëson shumë bashkëpunimin e qeverisë dhe popullit të Kosovës. Ky veprim është konsideruar nga SHBA si një dëshmi e fortë e partneritetit me Kosovën në fushat e sigurisë dhe menaxhimit të emigracionit.

    Kosova ka bashkëpunuar me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, lidhur me pranimin dhe zhvendosjen e përkohshme të shtetasve të dëbuar. Kryeministri Albin Kurti tha se qeveria ka vendosur që brenda një periudhe njëvjeçare, Kosova të pranojë dhe strehojë deri në 50 individë të përzgjedhur nga një listë e propozuar nga SHBA-të. Kurti shtoi se qëllimi i këtij angazhimi është lehtësimi i kthimit të sigurt të këtyre personave në vendet e tyre të prejardhjes.

  • Trump thirrje Ballkanit: Pranoni emigrantët e dëbuar nga Amerika

    Trump thirrje Ballkanit: Pranoni emigrantët e dëbuar nga Amerika

    Bota E Enjte, 5 Qershor 2025 14:53
    Administrata e Presidentit amerikan, Donald Trump po i bën presion Serbisë dhe vendeve të tjera të Ballkanit, që të pranojnë emigrantët e dëbuar nga Shtete e Bashkuara të Amerikës. Nuk dihet ende nëse i ka bërë kërkesë edhe Shqipërisë.
    Duke cituar ”Bloomberg News”, kërkesat ndaj vendeve të rajonit janë pjesë e një strategjie më të gjerë të SHBA-së për të gjetur qeveri të huaja, të gatshme për të pranuar emigrantët e dëbuar

    Gjithçka mbetet pjesë e burimeve konfidenciale, nga ana e Reutes, pasi Shtëpia e Bardhë, Departamenti amerikan i Shtetit dhe Ministria e Jashtme e Serbisë nuk u janë përgjigjur ende kërkesave të saj për koment.
    Gjykata Supreme e SHBA lejoi administratën e Trump të revokojë statusin e përkohshëm ligjor të qindra mijëra emigrantëve venezuelas, kubanë, haitianë dhe nikaraguanë që jetojnë në Shtetet e Bashkuara, duke forcuar përpjekjen e presidentit republikan për të përshpejtuar dëbimet.
    ”Bloomberg News” raporton se administrata Trump ka kërkuar destinacione të mundshme për emigrantët që mund të deportohen si rezultat i vendimit.

  • Bloomberg: Trump u kërkon vendeve të Ballkanit të pranojnë emigrantët e dëbuar nga SHBA

    Bloomberg: Trump u kërkon vendeve të Ballkanit të pranojnë emigrantët e dëbuar nga SHBA

    Administrata e Presidentit Donald Trump po i bën presion Serbisë dhe vendeve të tjera të Ballkanit, që të pranojnë emigrantët e dëbuar nga Shtete e Bashkuara të Amerikës. Nuk dihet ende nëse i ka bërë kërkesë edhe Shqipërisë.
    Sipas asaj që raporton Reuters, duke cituar “Bloomberg News”, kërkesat ndaj vendeve të rajonit janë pjesë e një strategjie më të gjerë të SHBA-së për të gjetur qeveri të huaja, të gatshme për të pranuar emigrantët e dëbuar
    Megjithatë gjithçka mbetet pjesë e burimeve konfidenciale, nga ana e Reutes, pasi Shtëpia e Bardhë, Departamenti amerikan i Shtetit dhe Ministria e Jashtme e Serbisë nuk u janë përgjigjur ende kërkesave të saj për koment.
    Kujtojmë se muajin e kaluar , Gjykata Supreme e SHBA-së lejoi administratën e Trump të revokojë statusin e përkohshëm ligjor të qindra mijëra emigrantëve venezuelas, kubanë, haitianë dhe nikaraguanë që jetojnë në Shtetet e Bashkuara, duke forcuar përpjekjen e presidentit republikan për të përshpejtuar dëbimet.
    Me tej “Bloomberg News” raporton se administrata Trump ka kërkuar destinacione të mundshme për emigrantët që mund të deportohen si rezultat i vendimit.

  • Bloomberg: Trump u ka kërkuar shteteve të Ballkanit t’i pranojnë migrantët e dëbuar

    Bloomberg: Trump u ka kërkuar shteteve të Ballkanit t’i pranojnë migrantët e dëbuar

    Administrata e presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, po ushtron trysni ndaj Serbisë dhe vendeve të tjera të Ballkanit që t’i pranojnë migrantët e dëbuar nga Shtetet e Bashkuara, shkruan agjencia e lajmeve Reuters, duke cituar mediumin Bloomberg News.

    Radio Evropa e Lirë pyeti Qeverinë e Kosovës nëse administrata amerikane i ka dërguar edhe asaj një kërkesë të tillë, dhe është në pritje të përgjigjes.
    Po ashtu, REL-i u është drejtuar edhe autoriteteve në Serbi. Kërkesat ndaj vendeve të rajonit janë pjesë e një strategjie më të gjerë të SHBA-së për të gjetur qeveri të huaja, të gatshme për të pranuar migrantët e dëbuar, raporton Bloomberg, duke cituar burime që kanë dijeni për këtë çështje.
    Reuters shkruan se nuk ka mundur të verifikojë në mënyrë të pavarur raportin. Agjencia shkruan se Shtëpia e Bardhë, Departamenti amerikan i Shtetit dhe Ministria e Jashtme e Serbisë nuk u janë përgjigjur ende kërkesave të saj për koment.
    Muajin e kaluar, Gjykata Supreme e SHBA-së i lejoi administratës Trump të tërheqë statusin e përkohshëm ligjor për qindra mijëra migrantë nga Venezuela, Kuba, Haiti dhe Nikaragua, që jetojnë në SHBA, duke forcuar kështu përpjekjet e presidentit republikan për shtimin e dëbimeve.
    Sipas Bloomberg-ut, administrata Trump po kërkon destinacione të mundshme për migrantët që mund të dëbohen si rezultat i këtij vendimi./REL

    Top Channel