Tag: dëborës

  • Moti i keq/ Probleme me qarkullimin në juglindje, disa zona në ‘ter’

    Moti i keq/ Probleme me qarkullimin në juglindje, disa zona në ‘ter’

    Reshjet e dëborës kanë përfshirë të gjithë juglindjen e vendit, madje në zonat malore trashësia ka shkuar nga 5-10 cm.

    Mjetet borëpastruese janë në terren për të mbajtura të hapura të gjitha akset nacionale përfshi ato Qafë Thanë – Kapshticë, Zemblak – Gorice si dhe rrugët nacionale të fshatrave turistike të Dardhës e Voskopojës.
    Me probleme paraqiten akset rrugore të fshatrave të zonave malore kryesisht në fshatrat e njësive administrative Lekas, Vithkuq në Bashkinë e Korçës, fshatrat e Devollit të Sipërm, Dardhas, Trebinjë, Velcan e Proptisht në Bashkinë e Pogradecit si dhe fshatrat e njësisë administrative Çlirim të bashkisë Kolonjë.
    Burime zyrtare bëjnë me dije se për shkak të reshjeve të dëborës, shoqëruar me erë të fortë, ka probleme për sa i përket furnizimit me energji elektrike.

  • Dëbora deri në 10 cm në juglindje, probleme në qarkullim dhe në furnizimin me energji elektrike

    Dëbora deri në 10 cm në juglindje, probleme në qarkullim dhe në furnizimin me energji elektrike

    Reshjet e dëborës kanë përfshirë të gjithë juglindjen e vendit, madje në zonat malore trashësia ka shkuar nga 5-10 cm.

    Mjetet borëpastruese janë në terren për të mbajtura të hapura të gjitha akset nacionale përfshi ato Qafë Thanë – Kapshticë, Zemblak – Gorice si dhe rrugët nacionale të fshatrave turistike të Dardhës e Voskopojës.

    Me probleme paraqiten akset rrugore të fshatrave të zonave malore kryesisht në fshatrat e njësive administrative Lekas, Vithkuq në Bashkinë e Korçës, fshatrat e Devollit të Sipërm, Dardhas, Trebinjë, Velcan e Proptisht në Bashkinë e Pogradecit si dhe fshatrat e njësisë administrative Çlirim të bashkisë Kolonjë.

    Burime zyrtare bëjnë me dije se për shkak të reshjeve të dëborës, shoqëruar me erë të fortë, ka probleme për sa i përket furnizimit me energji elektrike.

  • Moti i keq, dëbora krijon probleme në disa akse kryesore / Ja situata

    Moti i keq, dëbora krijon probleme në disa akse kryesore / Ja situata

    Reshjet e dëborës kanë sjellë probleme me qarkullimin në disa akse rrugore kryesore në vend. Sipas Mbrojtjes Civile, në aksin Bogë-Theth, kalimi mund të bëhet vetëm nga mjetet e kalueshmërisë së lartë të pajisura me zinxhirë. Edhe Tamarë-Vermosh kërkon përdorimin e gomave dimërore dhe zinxhirëve. Në aksin Elbasan-Qafë Thane dhe Zgosht-Ura Cerenecit, reshjet e dëborës janë të pranishme dhe po punohet për pastrimin e akseve.
    Akset rrugore
    Në “Rrugën e Kombit” si pasojë e reshjeve të dendura të dëborës gjatë ditës së sotme, po punohet me 27 borëpastruese dhe hedhëse kripe njëkohësisht, ku 8 borëpastruese po punojnë në pjesën e aksit që shtrihet në territorin e Qarkut Lezhë, ( bashkia Mirditë), kurse pjesa tjetër e mjeteve, 19 mjete, po punojnë në pjesën e këtij aksi në territorin e Qarkut Kukës. Aksi është i kalueshëm.
    Ne aksin rrugor nacional Elbasan-Qafë Thane, në Qafë Thanë ka prezencë të reshjeve të dëborës dhe ne terren janë mjetet e firmës kontraktuese qe po bëjnë pastrimin e aksit nga dëbora. Prezence dëbore rreth 10 cm kemi edhe ne aksin rrugor nacional Zgosht-Ura Cerenecit. Edhe aty po punohet me mjet borëpastrues për mbajtjen hapur te qarkullimit te mjeteve.
    Në Qarkun e Korçës kanë filluar reshjet e dëborës në të gjithë territorin në lartesitë mbi 700 m.Subjektet kontraktore janë në gatishmëri duke mundësuar mirëmbajtjen dimërore të akseve turistike kryesore dhe dytësore në bashki. Nuk paraqiten problematika në këtë Qark.
    Territori I Qarkut Dibër në lartësinë mbi 500 metra mbi nivelin e detit është përfshirë nga reshje dëbore të cilat variojnë nga 3-15 cm dhe vazhdojnë të jenë të pranishme me intensitet mesatar.Situata në infrastrukturën rrugore si nacionale apo rurale vazhdon të jetë e aksesueshme në të gjithë territorin. Nga subjektet kontraktore po punohet me mjete e lëshim kripe në segmente që shfaqen problematika.
    I gjithë territori i Qarkut Kukës është përfshirë nga reshje shiu e borë, ku dhe në këto momente vazhdojnë të jenë të pranishme. Të gjitha akset rrugore nacionale janë të qarkullueshme normalisht. Nga subjektet kontraktore vazhdon puna për pastrimin nga bora dhe kriposjen e atyre segmenteve ku ka qenë e nevojshme me qëllim mbajtjen funksionale të tyre.
    Ne Qarkun Shkodër, të gjitha akset rrugore nacionale janë të kalueshme. Në aksin rrugor Bogë-Theth kalimi bëhet vetëm nga mjetet e kalueshmërisë së lartë dhe të pajisura me zinxhirë. Aktualisht në këtë aks po punon një mjet borëpastruese e cila e ka të pamundur mbulimin e gjithë segmentit. Aksi rrugor Tamarë – Vermosh është i kalueshëm por rekomandohet përdorimi i gomave dimërore dhe zinxhirëve.
    Lumenjtë dhe rezervuarët
    Nga raportimet e strukturave të sistemit të mbrojtjes civile në nivel vendor, të gjithë lumenjtë dhe rezervuarët janë brenda kuotave të tyre normale dhe nuk paraqesin asnjë rrezik.
    Parashikimi i motit për nesër
    Reshjet: Sot priten reshje mesatare në qarkun Dibër, ndërsa në qarqet e tjerë priten reshje të dobëta deri lokalisht mesatare shoqëruar me shtrëngata. Në zonat malore në Veri, Verilindje, Lindje dhe Juglindje të vendit, në lartësitë mbi 500 m nga niveli i detit reshjet do të jenë në formë dëbore.Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
    në bregdet: ​​ 5 / 12 °Cnë vendet e ulëta:​ 2/ 13 °Cnë vendet malore:​ -4 / 4 °C
    Era: pritet të fryjë e lehtë deri mesatare.

  • Pogradeci zbardhet nga reshjet e dëborës, nuk raportohen probleme në qarkullimin rrugor

    Pogradeci zbardhet nga reshjet e dëborës, nuk raportohen probleme në qarkullimin rrugor

    Qyteti i Pogradecit është mbuluar nga reshjet e dëborës me intesitet deri në mesatar kanë nisur rreth orës 18:00.

    Aktualisht, nuk janë raportuar problematika në qarkullimin e automjeteve ndërkohë mjetet borëpastruese ndodhen në terren për çdo situatë të krijuar nga moti për pastrim dhe kriposje.

    Përsa i përket zonave të tjera të qarkut janë regjistruar më së shumti rreshje shiu ndërsa në zonat malore rreshje shiu/dëbore.

    Nuk dihet ende nëse kjo kthesë e papritur e motit do të ketë ndikim negativ në bujqësi.

  • Reshjet e dëborës zbresin deri në 600 metra mbi nivelin e detit në Dibër, probleme në rrugën e Arbrit

    Reshjet e dëborës zbresin deri në 600 metra mbi nivelin e detit në Dibër, probleme në rrugën e Arbrit

    Reshjet e dëborës në qarkun Dibër kanë zbritur deri në 600 metra mbi nivelin e detit, ku kanë nisur të shfaqen edhe problematika.

    Aksi rrugor në të cilin kërkohet që drejtuesit e mjeteve të tregojnë kujdes është ai i rrugës së Arbrit.

    Më problematike situata paraqitet në Bulqizë dhe Maqellarë ku ka prani të dëborës në asfalt.

    Në orët e pasdites intensiteti i reshjeve është shtuar. Autoritetet apelojnë drejtuesit e mjeteve që të reduktojnë shpejtësinë e lëvizjes për të shmangur aksidentet e mundshme.

    Situata mund të përkeqësohet gjatë orëve të mbrëmjes ku temperaturat do të zbresin disa gradë nën zero.

  • Rikthehen reshjet e dëborës në Shkodër, Kukës dhe Dibër

    Rikthehen reshjet e dëborës në Shkodër, Kukës dhe Dibër

    Policia e Shtetit iu ka bërë thirrje drejtuesve të mjeteve që të tregojnë kujdes dhe të përdorin goma dimërore e zinxhirë për shkak të reshjeve të dëborës që kanë përfshirë Dibrën, Kukësin dhe Shkodrën. Policia apelon gjithashtu që të shmangen lëvizjet e panevojshme në zonat me vështirësi qarkullimi.
    “Drejtuesit e automjeteve këshillohen të ulin shpejtësinë dhe të ruajnë distancën e sigurisë me mjetet e tjera. Është e rëndësishme të respektohet sinjalistika rrugore, të ndiqen udhëzimet e shërbimeve të Policisë Rrugore‍‍ dhe të shmangen lëvizjet e panevojshme në zonat me vështirësi qarkullimi, kryesisht në zonat malore. Në rast të udhëtimeve në zonat e prekura nga reshjet e dëborës, automjetet duhet të jenë të pajisura me goma dimërore dhe zinxhirë.”, njofton policia.
    Sipas policisë, borëpastrueset dhe fadromat vijojnë intensivisht punën për pastrimin e borës dhe hedhjen e kripës. Në rast nevojë, mund të kontaktoni policinë. “Në rast nevoje, telefononi në numrin pa pagesë 112 dhe shërbimet e Policisë do t’ju vijnë menjëherë në ndihmë”, thuhet në njoftimin e policisë.

  • Rënia e temperaturave rikthen reshjet e dëborës në zonat malore të Qarkut Shkodër

    Rënia e temperaturave rikthen reshjet e dëborës në zonat malore të Qarkut Shkodër

    Reshje të dendura dëbore kanë përfshirë akset Boge – Theth, Tamare – Vermosh dhe Bashkinë e Pukës, duke vështirësuar lëvizjen në këto zona.

    Borëpastrueset janë në terren për të pastruar rrugët dhe siguruar kalueshmërinë, ndërsa autoritetet bëjnë thirrje për kujdes të shtuar nga drejtuesit e mjeteve dhe përdorimin e gomave dimërore.

    Ndërkohë, një turiste çeke ka humbur kontaktin nga Valbona dhe është gjetur me ndihmën e banorëve të Thethit.

  • Reshjet e dëborës zbardhin sërish Kukësin

    Reshjet e dëborës zbardhin sërish Kukësin

    Kukësi përfshihet nga moti i keq me era, reshje shiu e bore si dhe ulje temperaturash.Në lartësitë 600 metër mbi nivelin e detit reshjet e shiut i kanë lënë vendin borës. Deri më tani zonat si Arrën, Shishtavec, Kalisë, Gryk Çajë, Zapot, Topojan, Kishaj, Cahan, Valbonë, Dragobi nuk paraqesin probleme në lëvizje pavarësisht se bora ka arritur deri në 5 cm, raporton korrespondenti i Top Channel Bekim Lekica.
    Drejtuesit e mjeteve të përdoruesve të rrugëve nacionale duhet të bëjnë kujdes veçanërisht në segmentet Kam-Qaf Luzhë, Ura e Topojanit-Shishtavec, Kolosjan-Bushtricë-Kala e Dodës apo Kalimash-Qaf Shllak-Qaf Mali, këto segmente kanë prezencë të akullit e borës, si dhe ka prezencë të rënies së gurëve nga moti i keq.