Tag: dëborës

  • Moti i keq në Bulqizë, trashësia e dëborës arrin në 10 cm

    Moti i keq në Bulqizë, trashësia e dëborës arrin në 10 cm

    Reshjet e shiut të gjatë natës së kaluar si dhe gjatë ditës së sotme janë shoqëruar me temperatura të ulëta dhe reshje dëborë në zonat malore, kryesisht në fshatrat e thella të njësisë aministrative Martanesh dhe Zerqan ku trashësia e dëborës ka arritur deri 10 centimetra.

    Reshe dëbore ka pasur edhe në  zonat minerale në Thekën të Martaneshit të njësisë Martanesh si dhe në zonën e Tërnovës të njësisë Zërqan ku punojnë minatorët.
    Ndërkohë policia lokale e Bulqizës bën thirrje drejtuesve të automjeteve të cilët transportojnë minatorët të përdorin zinxhirë në rrugët ku ka dëborë.

    Top Channel

  • Australia përfshihet nga reshjet e dëborës, moti i keq shkakton bllokim të automjeteve dhe ndërprerje të energjisë elektrike

    Australia përfshihet nga reshjet e dëborës, moti i keq shkakton bllokim të automjeteve dhe ndërprerje të energjisë elektrike

    Disa qytete në Australinë lindore janë mbuluar nga reshjet më të dendura të dëborës në dekada, ndërsa moti ekstrem goditi kontinentin gjatë fundjavës.

    Moti i keq shkaktoi përmbytje, automjete të bllokuara dhe ndërprerje të energjisë elektrike në mijëra shtëpi, thanë autoritetet.

    Rare heavy snowfall event today in Armidale, New South Wales, Australia, after several years.
    A powerful winter storm has swept across northern NSW, delivering heavy snow, rain, black ice, and strong winds.
    Snowfalls of up to 50 cm have been reported around Armidale and Guyra. pic.twitter.com/5G0t24xUvf
    — RenderNature (@RenderNature) August 2, 2025

    Moti pritet të përmirësohet sot, me parashikuesit që parashikojnë deri në 50 cm dëborë në disa zona dhe më shumë se 10 cm shi të priten në zona të tjera, tha Agjencia e Menaxhimit të Emergjencave të Uellsit të Ri Jugor.

    It’s snowing in parts of Queensland and NSW today ❄️🦘 pic.twitter.com/C9qYn5AfsI
    — Kiwi 🕊 (@PureBloodKiwi) August 2, 2025

    Zonat në pjesët veriperëndimore të shtetit të Anglisë së Re regjistruan reshjet më të dendura të borës në 20 vitet e fundit, raportoi kanali televiziv shtetëror ABC, ndërsa Queensland përjetoi reshjet e para të borës në një dekadë, sipas gazetës Sydney Morning Herald.

    Rare snow in Australia….
    “I’ve never seen anything like this before in my entire life!pic.twitter.com/DeXIbQ7YC3
    — Volcaholic 🌋 (@volcaholic1) August 2, 2025

    Top Channel

  • VIDEO/ Rikthehet dimri në Maj! Veriu vishet nga petku i dëborës

    VIDEO/ Rikthehet dimri në Maj! Veriu vishet nga petku i dëborës

    Dëborë

    TIRANË- Jemi në muajin maj, por Veriu i Shqipërisë është veshur nga petku i bardhë i dëborës. Mëngjesin e sotëm, temperaturat kanë pësuar një ulje të konsiderueshme, duke bërë që njerëzit të nxjerrin sërish xhupat.

    Dëbora ka zbardhur Qafën e Thorës në Theth si dhe fshatrat Lëpushë dhe Vermosh, në njësinë administrative të Kelmendit, Malësi e Madhe.
    Në qytetet kryesore kanë mbizotëruar edhe reshjet e shiut.

  • Dëbora në veri të vendit, problematikat kryesore në rrugët dytësore

    Dëbora në veri të vendit, problematikat kryesore në rrugët dytësore

    Situata e motit në vend është përmirësuar, por ende ka problematika në disa akse rurale të vendit. Në disa segmente të rrugës së Iballës, situata paraqitet e rënduar për shkak të sasive të mëdha të dëborës në rrugë.

    Në bashkinë Shkodër, rruga Bogë-Theth është e hapur. Në bashkinë Fushë Arrëz, reshjet e dëborës kanë pushuar dhe trashësia e saj i kalon 30 cm. Rrugët nacionale janë të hapura dhe qarkullimi kryhet për automjete të pajisura me zinxhirë. Në rrugët rurale po punohet për pastrimin dhe kthimin e tyre në normalitet.

    Në Qarkun e Korçës, gjatë natës ka pasur reshje dëbore me intensitet mesatar në të gjithë territorin, të shoqëruara dhe me erë. Trashësia e dëborës varion nga 10 deri në 25 cm në zonat malore. Nisur nga situata e krijuar, subjektet kontraktore kanë qenë në gatishmëri duke kriposur dhe mirëmbajtur akset kryesore nacionale e turistike, ndërsa vazhdon puna për hapjen e rrugëve dytësore, lidhëse dhe të shesheve në qendrat e qyteteve.

    Pa energji elektrike janë ende 12 fshatrat e Njësisë Administrative Proptisht, të cilët marrin energji elektrike nga Agjencia Elektrike Përrenjas. Në bashkinë Mirditë, në fshatin Nënshejt është ndërhyrë për pastrimin e rrugës, pasi ka qenë e bllokuar nga trashësia e dëborës deri në 20 cm dhe krijimi i grumbujve që vështirësonin kalimin e mjeteve. Në bashkinë Kurbin, energjia elektrike është rikthyer rreth orës 20:00 të mbrëmjes së djeshme. Në Lezhë, grupet e punës së OSHEE kanë riparuar defektet duke furnizuar të gjithë abonentët. Akset rrugore janë të gjitha të kalueshme.

  • Dimri nuk po ikën/ Mbi 30 cm borë në zonat e Shkodrës, ja si paraqitet situata në rrethe

    Dimri nuk po ikën/ Mbi 30 cm borë në zonat e Shkodrës, ja si paraqitet situata në rrethe

    Situata e Motit dhe Qarkullimit në Qarkun Shkodër – Raporte të Përditësuara. Komisariati i Policisë Pukë: Situata paraqitet e rënduar në disa segmente të rrugës së Iballës për shkak të sasive të mëdha të dëborës.
    Bashkia Shkodër: Aktualisht, rruga Bogë – Theth është e hapur, por kërkohet kujdes në lëvizje dhe përdorim i gomave dimërore.
    Bashkia Malësi e Madhe: Nuk raportohet për probleme në qarkullim.
    Bashkia Vau Dejes: Situata është e qetë dhe nuk ka probleme.
    Bashkia Fushë-Arrëz: Reshjet e dëborës kanë pushuar dhe trashësia e dëborës ka arritur mbi 30 cm. Rrugët janë të hapura për automjete me zinxhirë, ndërsa punimet për pastrimin e rrugëve rurale vazhdojnë.
    Bashkia Pukë: Trashësia e dëborës arrin rreth 5 cm, dhe rrugët janë të hapura.

  • Dimri ‘trokiti’ sërish/ Mbi 30 cm borë në zonat e Shkodrës, ja si paraqitet situata në rrethe

    Dimri ‘trokiti’ sërish/ Mbi 30 cm borë në zonat e Shkodrës, ja si paraqitet situata në rrethe

    Situata e Motit dhe Qarkullimit në Qarkun Shkodër – Raporte të Përditësuara. Komisariati i Policisë Pukë: Situata paraqitet e rënduar në disa segmente të rrugës së Iballës për shkak të sasive të mëdha të dëborës.
    Bashkia Shkodër: Aktualisht, rruga Bogë – Theth është e hapur, por kërkohet kujdes në lëvizje dhe përdorim i gomave dimërore.
    Bashkia Malësi e Madhe: Nuk raportohet për probleme në qarkullim.
    Bashkia Vau Dejes: Situata është e qetë dhe nuk ka probleme.
    Bashkia Fushë-Arrëz: Reshjet e dëborës kanë pushuar dhe trashësia e dëborës ka arritur mbi 30 cm. Rrugët janë të hapura për automjete me zinxhirë, ndërsa punimet për pastrimin e rrugëve rurale vazhdojnë.
    Bashkia Pukë: Trashësia e dëborës arrin rreth 5 cm, dhe rrugët janë të hapura.

  • Dimri nuk e ka në plan të largohet! Dëbora mbulon qytetet e vendit, temperaturat shkojnë në minus! Si paraqitet situata

    Dimri nuk e ka në plan të largohet! Dëbora mbulon qytetet e vendit, temperaturat shkojnë në minus! Si paraqitet situata

    Kukësi zgjohet i ngrirë nga temperaturat e ulta.

    Pas dëborës, sot temperaturat në mëngjes në Kukës kanë zbritur në minus 4 gradë celsius, pa shkaktuar probleme në qarkullimin e mjeteve, raporton korrespondenti i Top Channel Bekim Lekica.
    Reshjet e borës në lartësi mbi 600 metër kanë shkuar deri në 20 cm. Luhatja e temperaturave shoqëruar me dëborë e ngrica mendohet të ketë shkaktuar mjaft probleme në frutikultur.
    Në këtë periudhë shumica e drurëve frutorë janë në periudhën e lulëzimit apo edhe të mbylljes se këtij cikli, sipas specialistëve, këto ngrica kanë shkatërruar frutat e lidhura, veçanërisht të kumbullës, qershisë, dardhës, kajsisë, pjeshkës etj, duke sjellë dëme të mëdha tek fermerët.
    Korçë:
    Në Qarkun e Korçës, gjatë ditës së djeshme dhe natës ka pasur reshje dëbore me intensitet deri mesatar në të gjithë territorin të shoqëruar dhe me erë, trashësia e dëborës varion 10 deri 25 cm në zonat malore.
    Nisur nga situata e krijuar, subjektet kontraktore kanë qenë në gatishmëri duke kriposur dhe mirëmbajtur akset kryesore nacionale e turistike, për rrjedhojë është mundësuar qarkullimi normal dhe pa probleme në këto akse.
    Nga bashkitë vazhdon puna për hapjen e rrugëve dytësore e lidhëse dhe të shesheve në qendrat e qyteteve, nga ana e tyre nuk raportohen problematika.
    Si rezultat e erës ka ndërprerje të përkohshme të energjisë elektrike në Njësinë Administrative Udënisht e Buçimas, Bashkia Pogradec, fshati Orman-Çiflig, Njësia Admin. Bulgarec dhe fshati Dardhë në njësinë administrative Mollaj, si dhe në fshatrat Dolenac, Mjaltas, Besmirë të njësisë administrative Gorë, Bashkia Maliq. Pa energji elektrike janë edhe 12 fshatrat e njësisë administrative Proptisht të cilët marrin energji elektrike nga Përrenjas.
    Grupet e punës janë në terren për riparimin defekteve.
    Institucioni i Prefektit dhe strukturat e EC janë duke e monitoruar situatën.
    Shkodër:
    Situata në territorin e qarkut të Shkodrës është si më poshtë:
    Nga Komisariati i Policisë Pukë, në disa segmente të rrugës së Iballës, situata paraqitet e rënduar për shkak të sasive të mëdha të dëborës në rrugë.
    Nga Bashkia Shkodër, nuk raportohen probleme momentalisht. Aktualisht, rruga Bogë – Theth është e hapur.
    Nga Bashkia Malësi e Madhe, nuk raportohen probleme të EC.
    Nga Bashkia Vau i Dejës, nuk raportohen probleme të EC.
    Nga Bashkia Fushë Arrëz, në territorin e bashkisë reshjet e dëborës kanë pushuar dhe trashësia e saj kalon 30 cm.
    Rrugët nacionale janë të hapura dhe qarkullimi kryhet për automjete të pajisura me zinxhirë.
    Në rrugët rurale po punohet për pastrimin dhe kthimin e tyre në normalitet.
    Nga Bashkia Pukë, nuk raportohen probleme të EC. Trashësia e dëborës në këtë bashki arrin rreth 5 cm, momentalisht rrugët janë të hapura.
    Në këtë version, kam bërë disa korrigjime të vogla për përputhshmërinë me rregullat e drejtshkrimit dhe stilit të duhur.
    Dibër:
    Reshjet e dëborës, ngrica në rrugë!
    Reshjet e dëborës të cilat nisën pasditen e djeshme, sot kanë lënë vendin ngricave dhe temperaturave të ulëta në rrugë, si dhe mund të sjellin dëme në frutikulturë dhe në bujqësi. Aktualisht, në disa segmente ka ngrica në rrugët nacionale, si dhe ato rurale.
    Sa i përket akseve të rrugëve nacionale, Bulqizë-Peshkopi, Bulqizë-Tiranë janë të gjitha të kalueshme. Probleme ka patur në rrugët që lidhin Lagjen e Re me atë Vjetër, si dhe rrugët brenda qytetit të Bulqizës për shkak të ngricave.
    Për shkak të reshjeve gjatë natës, në aksin rrugor Klos-Tiranë, drejtuesi i një mjeti ka dalë nga rruga dhe për pasojë janë plagosur drejtuesi i mjetit, si dhe tre pasagjerët që udhëtonin në atë makinë, të cilët ndodhen në spitalin e traumës në Tiranë.
    Sa i përket rrethinës së Matit, situata është normalizuar dhe nuk raportohet për dëmtime në frutikulturë dhe bujqësi.
    Në këtë version, kam korrigjuar gabimet drejtshkrimore dhe kam bërë disa përmirësime në lidhjen e frazave për të bërë tekstin më të qartë dhe më të lexueshëm.

    Top Channel

  • Reshje dëbore në pranverë, probleme me qarkullimin e mjeteve në Rrugën e Arbrit

    Reshje dëbore në pranverë, probleme me qarkullimin e mjeteve në Rrugën e Arbrit

    Qarku i Kukësit është përfshirë diten e djeshme nga reshjet e shiut në zonat e ulëta, ndërsa në zonat malore janë rikthyer reshjet e dëborës. Ndërkohë, reshje bore ka edhe në qarkun Dibër, ku drejtuesve të mjeteve në Rrugën e Arbërit u kërkohet që të tregojnë kujdes. Gjithashtu, dëbora ka mbuluar edhe Pogradecin.
    Sipas raportimeve nga strukturat e sistemit të Mbrojtjes Civile në Qendrën Kombëtare Operacionale të Emergjencave Civile, situata deri në këto momente paraqitet si më poshtë. Në “Rrugën e Kombit” si pasojë e reshjeve të dendura të dëborës gjatë ditës së sotme, po punohet me 27 borëpastruese dhe hedhëse kripe njëkohësisht, ku 8 borëpastruese po punojnë në pjesën e aksit që shtrihet në territorin e Qarkut Lezhë, ( bashkia Mirditë), kurse pjesa tjetër e mjeteve, 19 mjete, po punojnë në pjesën e këtij aksi në territorin e Qarkut Kukës. Aksi është i kalueshëm.
    Ne aksin rrugor nacional Elbasan-Qafë Thane, në Qafë Thanë ka prezencë të reshjeve të dëborës dhe ne terren janë mjetet e firmës kontraktuese qe po bëjnë pastrimin e aksit nga dëbora. Prezence dëbore rreth 10 cm kemi edhe ne aksin rrugor nacional Zgosht-Ura Cerenecit. Edhe aty po punohet me mjet borëpastrues për mbajtjen hapur te qarkullimit te mjeteve. Në Qarkun e Korçës kanë filluar reshjet e dëborës në të gjithë territorin në lartesitë mbi 700 m. Subjektet kontraktore janë në gatishmëri duke mundësuar mirëmbajtjen dimërore të akseve turistike kryesore dhe dytësore në bashki. Nuk paraqiten problematika në këtë Qark.
    Territori I Qarkut Dibër në lartësinë mbi 500 metra mbi nivelin e detit është përfshirë nga reshje dëbore të cilat variojnë nga 3-15 cm dhe vazhdojnë të jenë të pranishme me intensitet mesatar. Situata në infrastrukturën rrugore si nacionale apo rurale vazhdon të jetë e aksesueshme në të gjithë territorin. Nga subjektet kontraktore po punohet me mjete e lëshim kripe në segmente që shfaqen problematika. I gjithë territori i Qarkut Kukës është përfshirë nga reshje shiu e borë, ku dhe në këto momente vazhdojnë të jenë të pranishme. Të gjitha akset rrugore nacionale janë të qarkullueshme normalisht. Nga subjektet kontraktore vazhdon puna për pastrimin nga bora dhe kriposjen e atyre segmenteve ku ka qenë e nevojshme me qëllim mbajtjen funksionale të tyre.
    Ne Qarkun Shkodër, të gjitha akset rrugore nacionale janë të kalueshme. Në aksin rrugor Bogë-Theth kalimi bëhet vetëm nga mjetet e kalueshmërisë së lartë dhe të pajisura me zinxhirë. Aktualisht në këtë aks po punon një mjet borëpastruese e cila e ka të pamundur mbulimin e gjithë segmentit. Aksi rrugor Tamarë – Vermosh është i kalueshëm por rekomandohet përdorimi i gomave dimërore dhe zinxhirëve. Nga raportimet e strukturave të sistemit të mbrojtjes civile në nivel vendor, të gjithë lumenjtë dhe rezervuarët janë brenda kuotave të tyre normale dhe nuk paraqesin asnjë rrezik.

  • Dëbora mbulon juglindjen e Shqipërisë

    Dëbora mbulon juglindjen e Shqipërisë

    Reshjet e dëborës kanë përfshirë të gjithë juglindjen e vendit madje në zonat malore trashësia ka shkuar nga 5-10 cm
    Mjetet borëpastruese janë në terren për të mbajtura të hapura të gjitha akset nacionale përfshi ato Qafë Thanë – Kapshticë, Zemblak – Gorice si dhe rrugët nacionale të fshatrave turistike të Dardhes e Voskopojës
    Me probleme paraqiten akset rrugore të fshatrave të zonave malore kryesisht në fshatrat e njësive administrative Lekas, Vithkuq në Bashkinë e Korçës, fshatrat e Devollit të Sipërm, Dardhas, Trebinjë, Velcan e Proptisht në Bashkinë e Pogradecit si dhe fshatrat e njësisë administrative Çlirim të bashkisë Kolonjë
    Burime bëjnë me dije se për shkak të reshjeve të dëborës shoqëruar me erë të fortë ka probleme përsa i përket furnizimit me energji elektrike.

  • Reshjet e dëborës mbulojnë Korçën, si paraqitet situata në akset kryesore rrugore

    Reshjet e dëborës mbulojnë Korçën, si paraqitet situata në akset kryesore rrugore

    Reshjet e dëborës kanë pushtuar tërë qarkun Korçë. Aktualisht kalimi është i lirshëm dhe lëvizja e mjeteve kryhet rregullisht në të gjitha akset e juglindjes dhe akset Korçë-Pogradec, Pogradec-Qafë Thanë.

    Në këto akse po punojnë 6 borëpastruese, ndërsa në segmente të ndryshme ka edhe patrulla të policisë. Edhe aksi rrugor Qafë Thanë-Dogana në pjesën shqiptare është i pastruar dhe kriposur dhe kalohet pa problematika.
    Në Qafë-Pllocë aktualisht kalimi kryhet pa probleme me mjete me goma dimërore. Ndërsa problematika të lehta janë regjistruar për mjetet të cilat kanë qarkulluar me goma verore, por aktualisht nuk raportohet asnjë incident.
    Sipas informacioneve, për momentin raportohet që furnizimi me energji elektrike është normal. Ndërsa aktualisht temperatura tregon -1 gradë Celsius.

    Top Channel