Tag: dëborës

  • Pas reshjeve të shiut nis dëbora e parë në Theth dhe Razmë, qarkullimi vijon normalisht

    Pas reshjeve të shiut nis dëbora e parë në Theth dhe Razmë, qarkullimi vijon normalisht

    Reshjet e shiut i lënë vendin reshjeve të dëborës në zonat malore në qarkun e Shkodrës .

    Në rrugën qafë Thore- Theth kanë nisur reshjet e dëborës me intensitet mesatar ndërsa këshillohet kujdes të shtuar për drejtuesit e automjeteve. Edhe në pikën turistike të Razmës kanë nisur reshjet e dëborës ndonëse me intensitet të ulët.Deri më tani nuk raportohet për problematika në qarkullimin e automjeteve.

    Top Channel

  • Polonia e përgatitur për rrezikun e dëborës së madhe dhe ortekëve

    Polonia e përgatitur për rrezikun e dëborës së madhe dhe ortekëve

    Reshjet e dendura të dëborës, breshëri dhe temperaturat negative ndikojnë në Poloninë jugore dhe lindore. Në disa zona priten deri në 20 cm dëborë, me rrezik orteku të nivelit 2 në malet Tatra.

    Vala e parë e motit dimëror në Poloni ka mbërritur në jug dhe lindje, me paralajmërime për reshje të dendura bore për Podkarpackie, Małopolskie dhe Lublin.

    Meteorologët presin temperatura negative, breshër dhe reshje të vazhdueshme bore gjatë fundjavës. Në kodrat malore, temperaturat mund të bien në -7°C, ndërsa pjesë të Małopolska dhe Podkarpacie mund të shohin deri në 20 cm borë. Në malet Tatra, ekipet e shpëtimit raportojnë rrezik orteku të nivelit 2 dhe shtigje të mbuluara nga borë e freskët dhe e shkrifët deri në 50 cm. Ata u bëjnë thirrje turistëve të shmangin ecjet malore.

    Instituti i Meteorologjisë dhe Menaxhimit të Ujërave thotë se kushtet rrjedhin nga një përzierje e presionit të lartë mbi Evropën dhe presionit të ulët mbi Detet Baltik dhe Ligurian.

  • Disa persona mbetën të bllokuar në Bjeshkës e Javorrit/ Trashësia e dëborës deri në 1 metër, hapet rruga nga punonjësit e Bashkisë Tropojë

    Disa persona mbetën të bllokuar në Bjeshkës e Javorrit/ Trashësia e dëborës deri në 1 metër, hapet rruga nga punonjësit e Bashkisë Tropojë

    Tashmë është hapur rruga drejt Bjeshkës së Javorrit, pasi u raportua për një situatë të rënduar nga reshjet e dëborës.

    Bashkia Tropojë njofton se ekipi i shpëtimit ka vijuar punën në trashësi dëbore deri në 1 metër dhe më pas u bë e mundur hapja e rrugës drejt Bjeshkës së Javorrit.
    Personat e bllokuar arritën të kthehen në banesat e tyre shëndoshë e mirë dhe pa asnjë problem shëndetësor.
    Të angazhuar në terren:
    Punonjës të emergjencave civile: 1
    Punonjës të Drejtorise Sherbimeve :10
    Mjet me zinxhire nga Bashkia :2
    Fadrome nga Bashkia 1

    Top Channel

  • Nën petkun e bardhë të dëborës, pamjet magjepsëse nga Alpet shqiptare

    Nën petkun e bardhë të dëborës, pamjet magjepsëse nga Alpet shqiptare

    Alpet shqiptare me bukuritë e tyre natyrore tërheqin gjithnjë edhe më shumë vëmendjen e turistëve vendas dhe të huaj, të cilët shijojnë momentet e qetësisë, ujin dhe ajrin e pastër që i karakterizon ato në çdo stinë të vitit. Kryeministri Edi Rama publikoi sot pamje mahnitëse nga Alpet shqiptare të mbuluara nga manteli i bardhë i dëborës që ka rënë gjatë dy ditëve të fundit.
    “Mirëmëngjes dhe nga madhështia e Alpeve Shqiptare, të mbuluara nga manteli i bardhë i dëborës, sjellë përmes “Wanderlust in Albania 2”, realizuar nga Bleron Caka, një nga fituesit e Konkursit Ndërkombëtar të Foto & Video Reels, ju uroj një fundjavë të mbarë”, shkroi Rama.
    Të përfaqësuara nga një reliev malor me kontraste të shumta, të përshkuara nga lugina lumenjsh me ujëra të kristalta, gryka dhe qafa malesh që të intrigojnë të vazhdosh më tej për të eksploruara natyrën, me një bimësi të pasur, Alpet shqiptare përfaqësojnë një perlë me vlera unikale për Shqipërinë dhe jo vetëm.
    Monumentet e shumta natyrore si kanioni i Shoshaj, i Valbonës, i Cemit, shpella e Dragobisë, e majës së Arapit, shpella e Rrathëve, shpella e Akullit, shpella e Haxhisë, shpella e Njerzëve të Lagur, burimi i Shoshaj, Valbonës, Okolit, Shtrazës, Kirit, Koprishtit, Vuklit etj ujëvara e Thethit, Grunasit, etj si dhe biomunumentet e shumta si ahishta e Gurra e Hasan Gashit, rrobulli në liqenin Ponarëve, bredhishta e Rragamit, pisha Flamur e qafës së Pejës, Habitati i Salamandrës, rrapi i Toplanës janë një tregues shumë domethënës për pasuritë e mëdha natyrore të kësaj zone në funksion të turizmit.

  • Mbetën të bllokuar në Bjeshkën e Javorrit si pasojë e dëborës, shërbimet e arrijnë të gjejnë personat që kërkuan ndihmë

    Mbetën të bllokuar në Bjeshkën e Javorrit si pasojë e dëborës, shërbimet e arrijnë të gjejnë personat që kërkuan ndihmë

    Persona të bllokuar nga reshjet e dëborës në zonën e Bjeshkës së Javorrit, Njësia Administrative Fierze, ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore dhe janë të pajisur me ushqime dhe dru për zjarr.

    Banorët kanë bërë të ditur se do të qëndrojnë sonte në stan, ndërsa forcat e bashkisë kanë bërë rrugën në këmbë deri në zonën ku ishin ata, kjo për shkak se mjeti nuk ka arritur të kalojë si pasojë e trashësisë së borës.
    “Rreth orës 13:05, shërbimet e Komisariatit të Policisë Tropojë kanë marrë njoftim se disa persona janë izoluar në një stan në Bjeshkën e Javorrit, për shkak të bllokimit të rrugës nga reshjet e dendura të dëborës.
    Menjëherë pas marrjes së njoftimit, punonjësit e Policisë Tropojë së bashku me Emergjencat Civile të Bashkisë Tropojë janë nisur drejt vendit të ngjarjes.
    Për shkak të kushteve të vështira atmosferike dhe trashësisë së dëborës, që arrinte deri në 70 cm, nuk ka qenë e mundur arritja me automjet në vendin ku ndodheshin personat e bllokuar.
    Pas disa orësh ecje në këmbë, shërbimet e bashkisë janë takuar me shtetasin A. S., familjar i personave të bllokuar. Pas komunikimit me personat e bllokuar, u konstatua se ata ndodheshin në gjendje të mirë shëndetësore dhe nuk kishin nevojë urgjente për ushqim apo përkujdesje tjetër, pasi do të qëndronin në stan.
    U vendos që shërbimet e Policisë dhe të Bashkisë do të nisen drejt Bjeshkës mëngjesin e datës 04.10.2025, në përputhje me dakordësimin e bërë me familjarët e personave të bllokuar”, thuhet në njoftim.

    Top Channel

  • Reshjet e dëborës shkaktojnë “rekord” aksidentesh në Kosovë brenda 24 orëve

    Reshjet e dëborës shkaktojnë “rekord” aksidentesh në Kosovë brenda 24 orëve

    Kosova E Premte, 3 Tetor 2025 11:54
    Në 24 orët e fundit, Kosova është përballur me një valë të reshjeve të dëborës dhe mot të keq, që ka sjellë një numër rekord aksidentesh në rrugë. Sipas të dhënave zyrtare, janë regjistruar gjithsej 91 aksidente, ku 58 prej tyre kanë pasur dëme materiale, ndërsa 33 kanë përfshirë persona të lënduar, duke theksuar rrezikshmërinë e trafikut në kushtet aktuale atmosferike.
    Policia e Kosovës njofton se aksidentet nuk janë kufizuar vetëm në zonat me borë të trashë, apo në periudhat e motit më të keq, por janë shfaqur në mënyrë të shpërndarë në të gjithë territorin, duke vënë në dukje nevojën për kujdes të shtuar nga drejtuesit e mjeteve gjatë këtyre ditëve.

    Gjatë kësaj periudhe intensive trafiku, Policia ka marrë masa të ashpra duke shqiptuar 1312 gjoba për kundërvajtësit e rregullave të trafikut, një veprim që synon përmirësimin e sigurisë rrugore dhe parandalimin e aksidenteve të tjera.

    Kjo situatë përbën një paralajmërim serioz për qytetarët që të jenë të kujdesshëm në drejtimin e automjeteve, duke respektuar rregullat dhe duke përshtatur shpejtësinë e lëvizjes me kushtet atmosferike, në mënyrë që të shmangen pasoja më të rënda në trafikun rrugor.

  • Dimri vjen para Vjeshtës! Dëbora ‘hap sezonin’, zbardh verilindjen e vendit, ulen temperaturat

    Dimri vjen para Vjeshtës! Dëbora ‘hap sezonin’, zbardh verilindjen e vendit, ulen temperaturat

    Foto ilustruese

    TIRANË- Moti ka bërë një kthesë të fortë që prej ditës së djeshme, ku reshjet e dëborës dhe temperaturat e ulëta kanë përfshirë pjesën më të madhe të vendit. Reshjet e borës kanë mbuluar tashmë disa zona malore të qarqeve Kukës, Dibër, Tropojë dhe Pukë.
    Gjatë natës dëbora ka zbritur deri në 700 m mbi nivelin e detit deri në afërsi të qytetit të Peshkopisë dhe Bulqizës. Trashësia në zonat e larta si Lura, Selishta, Kalaja e Dodës arrin mbi 20 cm, ndërkohë temperaturat kanë zbritur në 1°C në qytet, ndërsa në Lurë -5°C. 
    Reshjet e dëborës me intensitet në zonën e Steblevës së Librazhdit kanë vijuar gjatë gjithë natës, ku  trashësia e dëborës ka kaluar 10 cm, ndërsa temperaturat janë regjistruar deri në -2°C. Aksi nacional Librazhd–Peshkopi është i kalueshëm vetëm me zinxhirë dhe goma dimërore për shkak të pranisë së ngricave.
    Sa i përket qarkut të Tropojës, moti paraqitet i vranët, me reshje shiu me intensitet të ulët dhe dëborë në zonat mbi 700 metra mbi nivelin e detit. Temperaturat janë ulur deri në 3°C. 
    Situata në Qarkun Kukës paraqitet më e qëndrueshme. Moti me vrenjtësira, reshje shiu me intensitet të ulët deri në mesatar dhe erëra, ka shkaktuar rënie inertesh dhe gurësh në disa segmente rrugësh si rezultat i reshjeve. 
    Sipas parashikimeve meteorologjike, reshjet e dëborës pritet të jenë të përkohshme, por temperaturat do të mbeten të ulëta gjatë gjithë fundjavës, duke sinjalizuar një hyrje të hershme të motit të ftohtë në vend./ZËRI

  • (VIDEO) Moti bën kthesë të fortë, ulen temperaturat/ Malësia e Krujës zbardhet nga dëbora

    (VIDEO) Moti bën kthesë të fortë, ulen temperaturat/ Malësia e Krujës zbardhet nga dëbora

    Moti ka bërë një kthesë të fortë që prej ditës së djeshme. Ditët me diell ia kanë lënë vendin reshjeve të shiut e dëborës dhe temperaturave të ulëta. 

    Ashtu si në disa zona malore në veri të vendit edhe Malësia e Krujës është zgjuar sot nga petku i bardhë. 

    Reshjet e dëborës të rëna gjatë natës në lartësitë 1000 m mbi nivelin e detit ka bërë që trashësia e saj në disa fshatra si Shkreta, Bruz Mali apo Qafshtama të shkojë në disa centimetra. 

    Aktualisht nuk raportohet për bllokime të qarkullimit, megjithatë drejtuesit e automjeteve këshillohen të tregojnë kujdes për shkak të lagështisë dhe prezencës së dëborës. 

  • Pamje mbresëlënëse/ Ulen temperaturat, Malësia e Krujës “zgjohet” me dëborë

    Pamje mbresëlënëse/ Ulen temperaturat, Malësia e Krujës “zgjohet” me dëborë

    Malësia e Krujës është “zgjuar” e mbuluar nga petku i bardhë e dëborës.
    Reshjet e dëborës të rëna gjatë natës në lartësitë e mëdha ka bërë qe niveli i dëborës në disa fshatra si Shkreta, Bruz Mali, Qafshtama etj të shkojë në disa centimetra.
    Deri në këto momente nuk raportohet për bllokime të rrugëve apo problematika të tjera, por temperaturat kanë rënë ndjeshëm duke bërë që brenda 24 orëve qytetarët nga bluzat me mëngë të shkurtra t’i kthehen xhupave.