Si pasojë e motit të keq me reshje dëbore në Dibër, Kukës dhe Shkodër, Policia e Shtetit apelon për kujdes të shtuar për drejtuesit e automjeteve dhe motomjeteve.Drejtuesit e automjeteve këshillohen të ulin shpejtësinë dhe të ruajnë distancën e sigurisë me mjetet e tjera. Është e rëndësishme të respektohet sinjalistika rrugore, të ndiqen udhëzimet e shërbimeve të Policisë Rrugore dhe të shmangen lëvizjet e panevojshme në zonat me vështirësi qarkullimi, kryesisht në zonat malore.
Në rast të udhëtimeve në zonat e prekura nga reshjet e dëborës, automjetet duhet të jenë të pajisura me goma dimërore dhe zinxhirë.Borëpastrueset dhe fadromat vijojnë intensivisht punën për pastrimin e borës dhe hedhjen e kripës. Në rast nevoje, telefononi në numrin pa pagesë 112 dhe shërbimet e Policisë do t’ju vijnë menjëherë në ndihmë .
Tag: dëborë
-

Reshje dëbore në veri të vendit, Policia e Shtetit thirrje drejtuesve të mjeteve: Ulni shpejtësinë, mbani distancën
-

Dëborë në pranverë në Kukës, akulli ‘pushton’ rrugët
Kukës
KUKËS- Edhe pse jemi në pranverë, Veriu i vendit duket se nuk ia ka dhënë ende lamtumirën dimrit. Në Kukës, është raportuar për reshjet dendura dëbore, shi dhe mot me erë të fortë. Kjo gjë ka sjellë problematika në qarkullimin e automjeteve.
Në zonat si Arrën, Shishtavec, Kalisë, Gryk Çajë, Zapot, Topojan, Kishaj, Cahan, Valbonë, Dragobi bora ka arritur deri në 5 cm.
Segmentet ku duhet bërë kujdes është në Kam-Qaf Luzhë, Ura e Topojanit-Shishtavec, Kolosjan-Bushtricë-Kala e Dodës apo Kalimash-Qaf Shllak-Qaf Mali, pasi ka prezencë akulli. -

Reshje dëborë në Kukës, akset nacionale të gjitha të kalueshme
Qarku i Kukësit është përfshirë nga reshje shiu në zonat e ulëta dhe dëborë në zonat malore. Reshje bore po raportohen në segmentin Fushë-Dugagjin – Tuneli i Kalimashit, ku lëvizja e mjeteve është normale, ndërsa mjetet borëpastruese janë në terren për monitorimin e rrugëve.
Në segmentin tjetër, Fushë-Dugagjin – Morinë, ka reshje shiu dhe rekomandohet kujdes për drejtuesit e mjeteve për shkak të lagështisë në rrugë. Të gjitha akset rrugore nacionale janë të qarkullueshme, por janë nën trysninë e rënies së gurëve dhe inerteve, për të cilat po punohet për pastrimin.
Nga bashkitë Kukës, Tropojë dhe Has nuk ka raportime për problematika emergjente, ndërsa i gjithë qarku është furnizuar me energji elektrike, përveç disa fshatrave në Bashkinë Kukës.