Tag: dëborë

  • Moti i keq në Bulqizë, trashësia e dëborës arrin në 10 cm

    Moti i keq në Bulqizë, trashësia e dëborës arrin në 10 cm

    Reshjet e shiut të gjatë natës së kaluar si dhe gjatë ditës së sotme janë shoqëruar me temperatura të ulëta dhe reshje dëborë në zonat malore, kryesisht në fshatrat e thella të njësisë aministrative Martanesh dhe Zerqan ku trashësia e dëborës ka arritur deri 10 centimetra.

    Reshe dëbore ka pasur edhe në  zonat minerale në Thekën të Martaneshit të njësisë Martanesh si dhe në zonën e Tërnovës të njësisë Zërqan ku punojnë minatorët.
    Ndërkohë policia lokale e Bulqizës bën thirrje drejtuesve të automjeteve të cilët transportojnë minatorët të përdorin zinxhirë në rrugët ku ka dëborë.

    Top Channel

  • Mos harroni çadrat! Reshje shiu dhe dëbore, ja sa do të jenë temperaturat maksimale e minimale

    Mos harroni çadrat! Reshje shiu dhe dëbore, ja sa do të jenë temperaturat maksimale e minimale

    Ditën e enjte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme.
    Moti parashikohet i vranët dhe me reshje të herëpashershme shiu me intensitet të ulët dhe mesatar në të gjithë territorin, gjatë gjithë ditës. Në veri-verilindje në lartësinë mbi 1000metër, dhe juglindje mbi 1100-1300metër parashikohen reshje dëbore me intensitet të ulët deri mesatar.
    Era do të fryjë me drejtim verilindje-veri me shpejtësi mesatare 10m/s, ndërsa në bregdet dhe lugina do të arrijë shpejtësi 12-23m/s.

  • Shi dhe vranësira gjatë ditës, parashikohen reshje dëbore në veri- dhe juglindje

    Shi dhe vranësira gjatë ditës, parashikohen reshje dëbore në veri- dhe juglindje

    Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme.

    Moti parashikohet i vranët dhe me reshje të herëpashershme shiu me intensitet të ulët dhe mesatar në të gjithë territorin, gjatë gjithë ditës. Në veri–verilindje, në lartësinë mbi 1.000 metra, dhe juglindje, mbi 1.100–1.300 metra, parashikohen reshje dëbore me intensitet të ulët deri mesatar.

    Era do të fryjë me drejtim verilindje–veri me shpejtësi mesatare 10 m/s, ndërsa në bregdet dhe lugina do të arrijë shpejtësinë 12–23 m/s.

    Valëzimi i detit do të jetë i forcës 4–6 ballë.

  • Paralajmërimi i meteorologut grek: Reshje shiu e dëbore në Shqipëri nga 2 tetori

    Paralajmërimi i meteorologut grek: Reshje shiu e dëbore në Shqipëri nga 2 tetori

    Meteorologu grek dhe eurodeputeti i Pasok-ut, Sakis Arnaoutoglou, paralajmëron një valë të re moti të keq në Shqipëri në ditët e para të tetorit, me rënie të ndjeshme temperaturash, reshje intensive shiu dhe dëborë.
    Sipas tij, e enjtja, 2 tetor, do të sjellë reshje shumë të forta shiu në veriun e vendit (Shkodër, Kukës, Peshkopi) dhe dëborë mbi 900–1000 metra.
    Në zonat qendrore (Dibër, Burrel, Elbasan) dhe malet Korab e Shebenik, reshjet do të jenë po ashtu intensive, ndërsa në juglindje (Gramsh, Korçë, malet Moravë dhe Gramoz) parashikohen reshje shiu dhe dëborë mbi 1200 metra.
    Në jug (Gjirokastër, Tepelenë, Përmet) do të ketë kryesisht reshje shiu, me mundësi bore mbi 1200–1300 metra. Bregdeti perëndimor (Tirana, Durrës, Vlorë) do të ketë reshje të pakta ose mungesë të tyre.
    Moti i keq pritet të shkaktojë probleme në disa akse malore, ku do të jenë të nevojshme zinxhirët, ndërsa erërat në bregdet do të arrijnë shpejtësi 60–80 km/h.

  • “Temperatura deri në 0 gradë në veri, reshje dëbore”. Ja si pritet të nisë muaji tetor

    “Temperatura deri në 0 gradë në veri, reshje dëbore”. Ja si pritet të nisë muaji tetor

    Muaji tetor do të hyjë me mot tipik vjeshte, me reshje të shumta dhe rënie të ndjeshme temperaturash. Meteorologia e A2 CNN, Tanja Porja, tha në emisionin Dita Jonë se në veri pritet që temperaturat të zbresin deri në 0 gradë, ndërsa do të ketë reshje dëbore në zonat malore.

    Sipas saj, e enjtja dhe e premtja do të jenë ditë me reshje shiu dhe dëbore, ndërsa e shtuna do të sjellë një përmirësim të përkohshëm të motit. Të dielën dhe të hënën reshjet do të rikthehen sërish.

    “Gjatë tetorit nuk do të kemi çdo ditë reshje, por pritet të jenë të konsiderueshme dhe të shpërndara në disa ditë të muajit”, theksoi Porja.

    Tetori, sipas parashikimit, pritet të jetë më i lagësht dhe me temperatura më të ulëta se ditët e fundit të shtatorit.

  • “Temperatura deri në 0 gradë në veri”, meteorologia: Tetori nis me reshje shiu dhe dëbore

    “Temperatura deri në 0 gradë në veri”, meteorologia: Tetori nis me reshje shiu dhe dëbore

    Kronikë E Martë, 30 Shtator 2025 09:17
    Muaji tetor do të hyjë me mot tipik vjeshte, me reshje të shumta dhe rënie të ndjeshme temperaturash. Meteorologia Tanja Porja tha në emisionin “Dita Jonë” se në veri pritet që temperaturat të zbresin deri në 0 gradë, ndërsa do të ketë reshje dëbore në zonat malore.
    Sipas saj, e enjtja dhe e premtja do të jenë ditë me reshje shiu dhe dëbore, ndërsa e shtuna do të sjellë një përmirësim të përkohshëm të motit. Të dielën dhe të hënën reshjet do të rikthehen sërish.

    “Gjatë tetorit nuk do të kemi çdo ditë reshje, por pritet të jenë të konsiderueshme dhe të shpërndara në disa ditë të muajit”, theksoi Porja.

    Tetori, sipas parashikimit, pritet të jetë më i lagësht dhe me temperatura më të ulëta se ditët e fundit të shtatorit.

  • Teodor Keko: Unë ‘Ai’, Ti ‘Ajo’

    Teodor Keko: Unë ‘Ai’, Ti ‘Ajo’

    Ja, ra mbrëmja. Ti s’je më.Ku ke shkuar? Unë s’e di.Ne u prishëm për hiçgjë,edhe gjatë do mbajmë mëri.

    Do harrohen telefonat,nëpër pellgje sytë do na thahen.Si prelud do bjerë nga qielli,një dëborë… kristal i bardhë.

    Dhe kështu, gjersa një ditë,të na thotë jeta ne: Harro!Do të mbesim anonimë,do të jemi ne përemra,Unë “Ai” dhe ti “Ajo”.

    Mbi ne ra ndarja si një dëborë,mbuloi gjithçka: puthjet dhe fjalët.Dhe vitet shkuan dalngadalë,ujrat u ndotët, lumejtë u thanë.

    Por, qaramanë, jo, s’do të bëhemi,se na u thye ëndrra ty dhe mua.Ndonjë ditë nëpër botë,sytë tanë kur të takohen,s’do të ketë urrejtje brenda.

    ObserverKult

    Lexo edhe:

    SHKRIM PREKËS I BABAIT TË AKTORIT TË NDJERË: BARRË E MADHE ËSHTË KJO… PO NE DO TË QËNDROJMË…

  • Jusuf Hajalollu: Sikur të isha dëborë në ato male

    Jusuf Hajalollu: Sikur të isha dëborë në ato male

    Sikur të isha dëborë në ato male, sikur të ishanjë erë rebele, sikur të ishaa do më kërkoje, të më gjeje mua?edhe nëse varr pa emër do kishaSikur të isha zjarr i ndezur, sikur të ishatë qaja çuditshëm, sikur të qajambase do të mbështeteje tek unë, tek unëedhe nëse mur burgu do isha?

    Sikur të kisha shpejtuar drejt ferrit,i shkatërruar, i mjerë sikur të ishaa do më donit përsëri?edhe nëse tym i zi  do isha?

    Sikur të isha gjak në këtë plagë, sikur të ishatë isha (gjak) i derdhur, tretur sikur të ishanë këtë botë vend nuk kam, nuk kamsikur gjithçka të ishte gënjeshtër, sikur të ishte

    *Interpreton në këngë, solisti i famshëm Ahmet Kaya dhe shumë të tjerë.Përktheu dhe përshtati: Perparim Blakaj

    ObserverKult

  • E pazakontë! Dëborë në mes të verës në Australi, moti i keq shkakton bllokim të automjeteve dhe ndërprerje të energjisë elektrike

    E pazakontë! Dëborë në mes të verës në Australi, moti i keq shkakton bllokim të automjeteve dhe ndërprerje të energjisë elektrike

    Disa qytete në Australinë lindore janë mbuluar nga reshjet më të dendura të dëborës në dekada, ndërsa moti ekstrem goditi kontinentin gjatë fundjavës.

    Moti i keq shkaktoi përmbytje, automjete të bllokuara dhe ndërprerje të energjisë elektrike në mijëra shtëpi, thanë autoritetet.

    Rare heavy snowfall event today in Armidale, New South Wales, Australia, after several years.
    A powerful winter storm has swept across northern NSW, delivering heavy snow, rain, black ice, and strong winds.
    Snowfalls of up to 50 cm have been reported around Armidale and Guyra. pic.twitter.com/5G0t24xUvf
    — RenderNature (@RenderNature) August 2, 2025

    Moti pritet të përmirësohet sot, me parashikuesit që parashikojnë deri në 50 cm dëborë në disa zona dhe më shumë se 10 cm shi të priten në zona të tjera, tha Agjencia e Menaxhimit të Emergjencave të Uellsit të Ri Jugor.

    It’s snowing in parts of Queensland and NSW today ❄️🦘 pic.twitter.com/C9qYn5AfsI
    — Kiwi 🕊 (@PureBloodKiwi) August 2, 2025

    Zonat në pjesët veriperëndimore të shtetit të Anglisë së Re regjistruan reshjet më të dendura të borës në 20 vitet e fundit, raportoi kanali televiziv shtetëror ABC, ndërsa Queensland përjetoi reshjet e para të borës në një dekadë, sipas gazetës Sydney Morning Herald.

    Rare snow in Australia….
    “I’ve never seen anything like this before in my entire life!pic.twitter.com/DeXIbQ7YC3
    — Volcaholic 🌋 (@volcaholic1) August 2, 2025

    Top Channel

  • Dëborë në korrik dhe zjarre në bregdet: Turqia përjeton ekstremet e motit

    Dëborë në korrik dhe zjarre në bregdet: Turqia përjeton ekstremet e motit

    Reshje të dendura dëbore godasin verilindjen e vendit për herë të parë pas dekadash, ndërsa 1.600 kilometra më tej, në bregdetin perëndimor, flakët vazhdojnë të kërcënojnë zonat turistike.
    Një kontrast i fortë klimatik ka përfshirë sot Turqinë, ku reshje të dendura dëbore kanë mbuluar rajonet malore të verilindjes, ndërsa në anën tjetër të vendit, në perëndim, vijojnë zjarret e fuqishme që kanë përfshirë zonat bregdetare dhe turistike.

    Sipas mediave turke, reshjet e dëborës, një dukuri jashtëzakonisht e rrallë për muajin korrik, janë regjistruar në provincat e Rizes, Trabzonit, Bajburtit dhe Erzurumit – pjesë e Anadollisë Lindore. Temperaturat kanë rënë ndjeshëm në zonat malore, duke e kthyer shiun në dëborë në një shtrirje prej mbi 100 kilometrash.
    “Jam 65 vjeç dhe kam kaluar gjithë jetën në Rize. Është hera e parë që shoh dëborë në korrik,” ka deklaruar Gjenxha Karafazlioglu për agjencinë franceze të lajmeve AFP. “Ka rënë dëborë për afro pesë orë. Disa të moshuar përmendin raste të ngjashme rreth 30–40 vite më parë, por kjo situatë është e paprecedentë.”
    Pamjet e transmetuara nga agjencia turke DHA tregojnë një shtëpi tradicionale prej guri në Rize të mbuluar me më shumë se 10 centimetra dëborë.
    Ndërkohë, në skajin tjetër të vendit, në bregdetin perëndimor, zjarrfikësit po përballen me vatra të fuqishme zjarri që kanë përfshirë rajonin e Izmirit dhe zonat përreth. Flakët janë nxitur nga temperaturat e larta, thatësira e zgjatur dhe erërat që arrijnë deri në 85 kilometra në orë.
    Autoritetet paralajmërojnë për përkeqësim të situatës gjatë fundjavës, me temperatura që pritet të arrijnë deri në 40°C në brigjet perëndimore dhe në juglindje të vendit. Edhe në kryeqytetin Ankara, parashikimet tregojnë temperatura mbi 36°C në ditët në vijim.
    Kjo situatë ekstreme ka shtuar shqetësimet mbi ndikimin e ndryshimeve klimatike në rajon, ndërsa autoritetet janë vënë në alarm për të përballuar pasojat që vijnë nga ky mot i paqëndrueshëm dhe i paprecedentë për mesverën.