Tag: dëborë

  • Skënder Rusi: Dëbora blu

    Skënder Rusi: Dëbora blu

    Skënder Rusi

    Poezi nga Skënder Rusi

    Kërkoj të futem brenda syve të tu,Dhe kjo me asnjë kusht, natyrisht,Përjashta po bie dëborë blu,Nuk është dëborë po shpirt!Trokas në portën që atje më shpie,Tek sytë e tu të mëdhenj,Bie dëborë blu, vazhdon e bie,Është shpirti im që dhemb!Brenda syve të tu edhe unëKërkoj pa asnjë kusht që të hyj,Por ah, ky qiell rëndoka shumë,Më lodhën yjet që me dorë i shtyj!Kërkoj të hyj brenda syve të tu,Paçka se e kam të vështirëTë të them, të dua,Ti edhe qerpikët i ke hedhur në luftë,I mbyll ata që mos më shohësh mua!

    *Titulli i origjinalit: “Dëbora blu”

    ObserverKult

    Lexo edhe:

    SKËNDER RUSI: TI MË KE DASHUR PAKËZ

    Ti më ke dashur pakëz dje,Por shumë do më duash nesër!Jam rruga nën hapat që ti hedhDhe poshtë saj ka rrugë tjetër!

    Për ty unë mund ta ndërroj dhe qiellin,Vetëtimë bëhem që përzë retë!Po kur e shoh që nuk më binden,Nuk bëj atë që bëjnë rrufetë…

    Poezinë e plotë e gjeni KËTU

    Lexo edhe:

    SKËNDER RUSI: DUHET TË DUHEMI MË SHUMË…

    Do ta kërkojmë edhe këtë moshë,Ajo tani ka ikur,S’ka për t’u kthyer më andej nga erdhi,Ne jemi dy mbrëmje, dritat na janë fikur,Dhe nuk mund ta njohim njëri-tjetrin!

    Është një habi e madhe kjo që ndodh me ne,Sikur të jemi 100 vjeçarë e ndoshta më shumë,Nuk mund të gjesh dot në tërë këtë planetDashuri siç bën ti edhe unë…

    Tekstin e plotë e gjeni KËTU

  • “Një qendër e fuqishme ciklonare do të sjellë…”/ Zbuloni ‘surprizat’ e motit për ditën nesërme

    “Një qendër e fuqishme ciklonare do të sjellë…”/ Zbuloni ‘surprizat’ e motit për ditën nesërme

    Një qendër e fuqishme ciklonare në Lindje të Europës, do të sjellë reshje dëbore në Europën Lindore dhe në Alpe. Europa Juglindore pritet me reshje intensive shiu e dëbore, më problematike paraqitet situata përgjatë brigjeve të Egjeut dhe Detit të Zi.
    Ndërkohë, gadishulli Iberik, ishujt Britanikë dhe gadishulli Skandinav do të mbeten nën ndikimin e masave ajrore të qëndrueshme.
    Sipas MeteoAlb, orët e paradites do të dominohen nga reshje shiu, më të dukshme në Veri-Perëndim dhe pjesërisht në Qendër të vendit, ndërsa zonat malore paraqiten me reshje dëbore.
    Në orët e vona parashikohet ulje e intensitetit të reshjeve. Temperaturat luhaten nga 5°C deri në 19°C. Era do të fryjë mesatare, deri në 40 km/h nga Verilindja, duke krijuar dallgëzim mbi 3 ballë.
    Rajoni i Ballkanit dhe gadishulli Apenin do të mbeten nën ndikimin e reshjeve të shiut e dëborës dhe herë pas here stuhive të erës.
    Ndërkohë, Europa Lindore do të përjetojë stuhi të fuqishme dëbore, ndërsa Europa Qendrore dhe gadishulli Iberik mbeten me mot të kthjellët dhe vranësira kalimtare.
    Sipas MeteoAlb, masat ajrore të ftohta do të sjellin rrebeshe shiu përgjatë Ultësirës Perëndimore dhe reshje dëbore, më të dendura në zonat verilindore. Mbrëmja sjell një dobësim gradual të reshjeve. Temperaturat luhaten nga 2°C në 16°C. Era do të fry deri në 55 km/h nga Verilindja, duke gjeneruar dallgëzim deri në 4 ballë.

  • Kishin hyrë ilegalisht në Shqipëri dhe më pas ishin bllokuar në dëborë/ Policia akomodon 3 emigrantët nga Sudani

    Kishin hyrë ilegalisht në Shqipëri dhe më pas ishin bllokuar në dëborë/ Policia akomodon 3 emigrantët nga Sudani

    emigrantët nga Sudani

    KORÇË- Tre emigrantë nga Sudani, të cilët kishin hyrë ilegalisht në territorin shqiptar, janë shoqëruar nga Policia Kufitare në segmentin rrugor Korçë-Dardhë dhe janë vendosur në Qendrën e Përkohshme të Pritjes në pikën kufitare të Kapështicë.
    Ky reagim ka ardhur pasi “Euronews Albania” bëri publike lajmi se ata kishin qëndruar mbrëmë gjithë natën jashtë në dëborë dhe se gjendja e tyre shëndetësore ishte e rënduar. Emigrantët kishin hyrë nga kufiri tokësor me Greqinë, për të kaluar më tej drejt vendeve të Bashkimit Evropian. Ata i janë nënshtruar kontrolleve mjekësore, ku janë trajtuar me ilaçe dhe veshmbathjet e nevojshme. Aktualisht tre emigrantët janë në gjendje shëndetësore të mirë dhe pritet të dërgohen drejt Tiranës, në një qendër sociale./ZËRI

  • Moti i keq në Krujë, dëborë në malësi e shi në ultësirë

    Moti i keq në Krujë, dëborë në malësi e shi në ultësirë

    Ulja e temperaturave gjatë natës ka sjellë reshjet e para të dëborës në malësinë e Krujës. Fshatrat si Shkreta dhe Qafështama janë zgjuar të mbuluara nga një shtresë bore që arrin deri në 10 cm.
    Si pasojë e motit të keq, disa zona kanë mbetur pa energji elektrike. Megjithatë, nuk raportohen problematika me qarkullimin e mjeteve, pasi akset rrugore mbeten të kalueshme dhe pa bllokime.
    Ndërkohë, në ultësirën e Krujës reshjet e shiut vazhdojnë, por pa shkaktuar vështirësi. Kanalet kulluese kanë prezencë uji dhe lumi Ishëm ka pësuar një fryrje, por situata mbetet nën kontroll dhe brenda normave të lejuara.

  • Rikthehet stuhia, fundjava vjen me dëborë! Ja qarqet më problematike

    Rikthehet stuhia, fundjava vjen me dëborë! Ja qarqet më problematike

    Orët e vona të mbrëmjes do të rikthejnë sërish reshje intensive në disa qarqe të vendit pas përmbytjeve në dy ditët e fundit nga moti i keq.
    Sipas Institutit të Gjeoshkencave, situata mbetet alarmante në Vjosë për shkak se reshjet do të vijojnë përgjatë gjithë ditës së premte.
    Sipas parashikimeve, në fundjavë ulen temperaturat duke sjellë reshje bore në veri.
    “Do të jenë qarqet e Vlorës dhe Gjirokastrës, ku pritet të kemi reshje intensive dhe lokalisht shkojnë deri në shumë intensive, ndërsa në qarqet Shkodër, Korçë dhe Berat priten që reshjet të jenë mesatare dhe lokalisht intensive. Në pjesën tjetër të qarqeve presim që reshjet të jenë mesatare. Në të gjitha qarqet do të jenë të shoqëruara me stuhira. Në fundjavë pritet dëborë”, është shprehur Anira Gjoni, specialiste e IGJEO.

  • Një derbi në të bardhë, rrezik reshjesh dëbore gjatë Inter-Milan. Herën e fundit ndodhi më 2013

    Një derbi në të bardhë, rrezik reshjesh dëbore gjatë Inter-Milan. Herën e fundit ndodhi më 2013

    19 Nëntor 2025

    9:44

    Alfred Lleshi

    Inter–Milan i datës 23 nëntor, ora 20:45, mund të luhet nën reshje dëbore. Sipas parashikimeve të motit për fundjavën, të dielën, pas orës 19:00 në Milano priten flokët e parë të dëborës, pas rënies së fortë të temperaturave që tashmë ndihen në qytet dhe në provincë.

    Kjo situatë rikthen kujtimet e derbit të 24 shkurtit 2013, kur dëbora ra me bollëk gjatë javës dhe në mëngjesin e ndeshjes, por u ndal disa orë para fillimit të saj. Ajo sfidë përfundoi 1-1, me golat e Stephan El Shaarawy për Milanin dhe Ezequiel Schelotto për Interin.
    Edhe pse në fushë pritet një ndeshje shumë e zjarrtë, në shkallë atmosfera mund të jetë më “e ftohtë” për shkak të kushteve të motit.

  • Moti i keq/ Reshje intensive, shtrëngata e dëborë, punonjës të Ministrisë së Mbrojtjes dalin në terren

    Moti i keq/ Reshje intensive, shtrëngata e dëborë, punonjës të Ministrisë së Mbrojtjes dalin në terren

    foto e shperndare nga ministri Vengu

    TIRANË- Sot priten që pjesa më e madhe e vendit të përfshihet nga moti i keq. Vendi do të përfshihet nga reshje të dendura shiu, të cilat mund të shtojnë rrezikun për përmbytje, por reshje me intensitet të lartë deri dhe në formën e shtrëngatave priten në qendër e jug dhe dëborë në zona të thella malore.
    Ministria e Mbrojtjes ka paralajmëruar qytetarët në disa zona të vendit, se si pasojë e motit të keq, mund të rrezikohen përmbytje në disa zona. Ndwrkohw gjatw natws, punonjës të Ministrisë së Mbrojtjes kanë dalë në terren. Ministri Pirro Vengu ka shpërndarë pamjet e punonjësve të Ministrisë së Mbrojtjes, të cilët janë gati të përballojnë kushtet e këqija të motit, duke iu ardhur në ndihmë qytetarëve.
    “Gjithmonë gati. Foto e orëve të vona me personelin e stacionuar në Regjimentin e Kembësorisë së Veriut”, shkruan ministri.

    Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile është e angazhuar në monitorimin, koordinimin e masave parandaluese dhe reagimin në kohë në rast të përshkallëzimit të situatës./ZËRI

  • Kur kampioni vendoset nën dëborë

    Kur kampioni vendoset nën dëborë

    Ekipi i Atletico Ottawa u bë kampioni i ri kanadez i futbollit pasi mposhti FC Cavalry në finale.
    Klubi, i cili u formua në vitin 2020 si një “degë” e gjigantëve spanjollë Atletico Madrid, fitoi titullin e parë të kampionatit kanadez pasi festoi 2:1 në finale kundër ekipit nga Alberta.
    Megjithatë, vetë suksesi i Ottawa-s nuk do të flitet aq shumë sa për
    Ndeshja u luajt në kushte jashtëzakonisht të pafavorshme atmosferike. Një shtresë e trashë dëbore mbuloi fushën dhe tribunat, por pavarësisht njoftimeve për një shtyrje të mundshme të ndeshjes, ajo u luajt dhe lojtarët me të vërtetë luftuan për të ofruar lojë në fushën e mbuluar me dëborë. Ndeshja u ndërpre disa herë në mënyrë që punëtorët të mund të pastronin fushën, ose të paktën vijat në fushë.
    Kjo çoi në disa situata komike, siç ishte ajo në minutën e 16-të kur portieri i ekipit vendas Nathan Ingham mori një lopatë në duar dhe filloi ta pastronte vetë borën në fushë.

    NATHAN INGHAM IS SHOVELLING! ❄️
    🔴 Watch the #CanPL final LIVE on OneSoccer, TSN & FuboTV pic.twitter.com/AfS6WIaIcD
    — OneSoccer (@onesoccer) November 9, 2025

    Sa i përket vetë ndeshjes, ishin mysafirët ata që morën epërsinë me një gol të Fraser Aird nga pika e bardhë në minutën e 33-të.
    Pastaj erdhi një moment për të cilin do të flitet gjatë, dhe ai ishte goli i barazimit i shënuar nga David Rodriguez. Në minutën e 40-të, futbollisti meksikano-amerikan shfrytëzoi një top të hedhur në zonën e penalltisë dhe e dërgoi topin në rrjetën e Cavalry-t me një goditje gërshërë prej dhjetë metrash.

    GOAL 🦖
    DAVID RODRIGUEZ ARE YOU KIDDING ME!!!!!!
    BICYCLE KICK GOAL IN THE 2025 CANADIAN PREMIER LEAGUE FINAL TO LEVEL THINGS UP FOR @atletiOttawa 🤯🤯🤯
    🔴 Watch the #CanPL final LIVE on OneSoccer, TSN & FuboTV pic.twitter.com/4RhNsBI4zH
    — Canadian Premier League (@CPLsoccer) November 9, 2025

    Pas një barazimi 1-1 në pjesën e rregullt të ndeshjes, filloi koha shtesë dhe ishte Rodriguez ai që kompletoi një natë të mrekullueshme me dëborë, për të dhe ekipin e tij, në Ottawa, kur shënoi në minutën e 107-të për ta bërë rezultatin 2-1, që do të rezultonte të ishte goli që mjaftoi për fitoren dhe titullin e parë kampion.

  • Nga shiu në dëborë/ Temperaturat zbresin në -2 gradë Celsius, probleme me energjinë elektrike në disa fshatra

    Nga shiu në dëborë/ Temperaturat zbresin në -2 gradë Celsius, probleme me energjinë elektrike në disa fshatra

    Pas reshjeve të shiut vendin ja kanë lënë reshjeve të dëborës në lartësinë T00 metra mbi nivelin e detit, reshje të cilët janë shoqëruar me temperatura të ulëta deri në minus 2 gradë Celsius.

    Aktualisht reshje dëbore deri më 5 centimetra ka në fshatrat e thella të njësisë Administrative Zerqan, Ostren si dhe në Martanësh, të Bashkisë Bulqizë por pa probleme në qarkullim. Reshje dëbore ka edhe në zonat e minierave të Zonës D, Martanësh dhe Tërnonë.
    Ndërkohë policia bën thirrje drejtueseve të mjeteve që transportojnë minatorët të kenë kujdes në lëvizje pasi për shkak edhe të terrenit të vështirë. Aktualisht sa i përket energjisë elektrike probleme ka në fshatrat e thella të njësisë Ostren për shkak të dëborës dhe mgricave, ndërkohë po punohet për riparime linjave.
    Reshje dëbore ka edhe në Dibër e Mati në lartësinë 1000 metra mbi nivelin e detit.

    Top Channel

  • Dibra dhe Bulqiza ‘paralizohen’ nga dëbora, këshillohet përdorimi i zinxhirëve për automjetet

    Dibra dhe Bulqiza ‘paralizohen’ nga dëbora, këshillohet përdorimi i zinxhirëve për automjetet

    Dëbora në Bulqizë dhe dibër

    DIBËR- Reshjet e shiut që prej natës së shkuar kanë vijuar pa ndërprerje në të gjithë territorin e Qarkut Dibër, ndërsa janë shoqëruar me ulje temperaturash dhe reshje dëborë në zonat malore. Në lartësitë mbi 1200 metra ka pasur reshje bore, ndërsa në disa zona trashësia ka kaluar mbi 20 centimetra.
    Reshjet e dëborës kanë prekur fshatrat e disa njësive administrative. Në Lurë bora ka mbuluar të gjitha fshatrat, ndërsa reshje janë shënuar edhe në disa fshatra të Selishtës dhe të Kalasë së Dodës. Fermerët dhe blegtorët ndodhen në situaqtë të vështirë, pasi detyrohen t’i mbajnë bagëtitë në stane për shkak të temperaturave të ulëta. Ndërkohë, për zonat e banuara nuk raportohet për probleme me infrastrukturën apo furnizimin me energji elektrike.

    Moti me shi dhe dëborë ka përfshirë edhe Bulqizën, ku janë regjistruar temperatura të ulëta tipike dimërore. Reshje dëbore ka pasur kryesisht në fshatrat e thella të njësisë aministrative Martanesh dhe Zerqan ku trashësia e dëborës ka arritur deri 10 centimetra. Gjithashtu edhe në zonat minerale në Thekën të Martaneshit të njësisë Martanesh si dhe në zonën e Tërnovës të njësisë Zërqan ku punojnë minatorët.
    Policia lokale e Bulqizës bën thirrje drejtuesve të automjeteve të cilët transportojnë minatorët të përdorin zinxhirë në rrugët ku ka dëborë./ZËRI