Tag: dëbimeve

  • Zvicra nxjerr statistikat, shqiptarët të dytët për numrin e dëbimeve, na e kalojnë vetëm algjerianët

    Zvicra nxjerr statistikat, shqiptarët të dytët për numrin e dëbimeve, na e kalojnë vetëm algjerianët

    debimet nga zvicra

    ZVICËR- Zvicra ka publikuar për herë të dytë statistikat zyrtare mbi numrin e të huajve që kanë shkelur ligjin dhe janë dëbuar nga vendi. Sipas Sekretariatit Shtetëror për Migracionin (SEM), gjatë vitit 2024 janë urdhëruar 2446 dëbime nga Zvicra.
    Deri në mesin e vitit 2025, 69 për qind e tyre e kanë lëshuar Zvicrën, dhe autoritetet presin që kjo përqindje të rritet.
    Gjatë vitit 2023 ishin regjistruar 2250 urdhra dëbimi, prej të cilëve rreth 73 për qind ishin larguar deri në mesin e vitit 2024, njofton gazeta zvicerane “Blick”.
    Statistika e re tregon edhe origjinën e personave të dëbuar. Shqipëria renditet e dyta në listë, me 11,5 për qind të të gjitha dëbimeve të ekzekutueshme, menjëherë pas Algjerisë (14 për qind). Pas Shqipërisë renditen Rumania (9,6 për qind), Franca (6,4 për qind) dhe Maroku (5,8 për qind). Shumica e të dëburave janë të moshës 25-34 vjeç, ndërsa vetëm 7 për qind e të dëbuarve janë gra.
    SEM ka publikuar gjithashtu të dhëna mbi ndalimet e hyrjes në Zvicër. Në vitin 2024 janë vendosur 10’146 ndalime hyrjeje, kryesisht ndaj burrave (83 për qind). Kombësitë më të prekura janë Algjeria (837 raste), Siria (786), Maroku (708), Turqia (700) dhe Afganistani (554). 

  • Gjermania rrit ndjeshëm numrin e dëbimeve të emigrantëve, ja shtetet ku janë deportuar shumica e tyre

    Gjermania rrit ndjeshëm numrin e dëbimeve të emigrantëve, ja shtetet ku janë deportuar shumica e tyre

    Azilkërkuesit e refuzuar duhet të kthehen më shpejt. KështU ka kërkuar koalicioni i CDU/CSU dhe Socialdemokratëve (SPD). Shifrat e këtij viti tregojnë se janë dëbuar më shumë njerëz nga Gjermania.

    Gjermania ka rritur ndjeshëm këtë vit numrin e dëbimeve të refugjatëve pa leje qëndrimi. Nga janari deri në shtator, u deportuan 17.651 persona. Në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar ky numër ishte 14.706, një rritje prej rreth një të pestës. Shifrat vijnë si përgjigje e qeverisë federale ndaj një pyetjeje nga Partia e Majtë në Bundestag, siç raportohet nga “Neue Osnabrücker Zeitung”, dhe agjencia e lajmeve dpa.

    Kritika nga Partia e Majtë

    Shumica e personave janë dëbuar në Turqi (1.614) dhe Gjeorgji (1.379). Pothuajse një në pesë të deportuar (3.095) ka qenë fëmijë ose adoleshent. Ekspertja e brendshme e Partisë së Majtë, Clara Bünger i kritikoi ashpër dëbimet. “Kur bëhet fjalë për rritjen e numrit të dëbimeve, autoritetet zor se kanë ndonjë tabu,” i tha ajo gazetës gjermane. “Dëbimet masive në një vend si Turqia, e cila shtyp të majtët, kurdët dhe anëtarët e opozitës? Me sa duket ky nuk është problem në kushtet aktuale politike në Gjermani.”

    Dëbime së shpejti deportimet edhe në Afganistan?

    Qeveria gjermane planifikon të dëbojë së shpejti kriminelët afganë në atdhe. Sipas Ministrit Federal të Brendshëm Alexander Dobrindt, negociatat midis Gjermanisë dhe talebanëve islamistë në lidhje me dëbimet në Afganistan janë drejt përfundimit. Bisedimet drejt marrëveshjes janë shumë të avancuara, theksoi Dobrindt.

    Po trajtohen mundësitë për riatdhesime jo vetëm me fluturime me porosi, por edhe me fluturime të planifikuara. Kontaktet me talebanët janë të diskutueshme, pasi qeveria gjermane zyrtarisht nuk mban marrëdhënie diplomatike me islamistët, të cilët janë rikthyer në pushtet në Afganistan që nga gushti i vitit 2021. Talibanët janë të izoluar ndërkombëtarisht për shkak të shkeljes së të drejtave të njeriut, veçanërisht të drejtave të grave./DW