Tag: debatin

  • Portugalia fitoi thellë dhe rindezi debatin. Shënoi 9 gola për herë të dytë, pa… Ronaldon në fushë

    Portugalia fitoi thellë dhe rindezi debatin. Shënoi 9 gola për herë të dytë, pa… Ronaldon në fushë

    23 Nëntor 2025

    9:13

    Alfred Lleshi

    Portugalia e Roberto Martínez siguroi kualifikimin për Botërorin 2026 me 9-1 spektakolar ndaj Armenisë. Një goleadë e arritur pa CR7, i pezulluar për goditjen ndaj Daran O’Shea. Në vendin luzitan kjo ka ringjallur debatin mbi “varësinë” nga Ronaldo. Trajneri Roberto Martínez u përgjigj: “Kur shënon, pyetja është ‘çfarë do bëjmë kur të mos jetë?’. Kur nuk luan dhe fitojmë, pyesin: Kush ka nevojë për Ronaldon?”
    Fakti interesant? Portugalia ka shënuar dy herë në histori plot 9 gola…, të dyja herët pa golashënuesin më të mirë të kombëtareve (143 gola në 226 ndeshje). Herën e parë, më 2023 kundër Luksemburgut (9-0), CR7 mungoi po ashtu.
    Megjithatë, statistikat e tij mbeten të forta: sipas “WhoScored”, deri në ndeshjen përmbyllëse të këtyre kualifikueseve, Ronaldo kishte kontribuar në 45% të golave të Portugalisë, në këto eliminatore (5 nga 11). Nën trajnerin Martínez, Cristiano ka 25 gola në 30 ndeshje (mesatare 0.83), më e lartë se me trajnerët e mëparshëm. Me Ronaldon, debatet nuk mbarojnë kurrë.

  • (VIDEO) Berisha flet në sallë/ Dumani dhe Çela në seancën plenare, dëgjojnë debatin nga llozhat e Kuvendit

    (VIDEO) Berisha flet në sallë/ Dumani dhe Çela në seancën plenare, dëgjojnë debatin nga llozhat e Kuvendit

    Teksa pritet që të raportojë sot në Kuvend, kreu i SPAK, Altin Dumani ndodhet në sallë, ndërsa ndjek me vëmendje debatin parlamentar.
    Po ashtu në sallë, siç shihet nga pamjet ndodhet dhe kreu i Prokurorisë së Përgjithshme Olsjan Çela, ndërsa në sfond dëgjohet Berisha teksa flet në foltore.
    Këta dy zyrtarë do të raportojnë sot në Kuvend, ndërsa deputetët kanë depozituar disa pyetje.

  • SYRI TV/ PS refuzon kërkesën për debat për programin, Bardhi: Duket qartë kush nuk e do debatin

    SYRI TV/ PS refuzon kërkesën për debat për programin, Bardhi: Duket qartë kush nuk e do debatin

    Mazhoranca rrëzoi kërkesën e Partisë Demokratike për një mocion debati lidhur me programin e qeverisë. Në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve, PS refuzoi edhe miratimin e një rezolute për të dënuar gjenocidin serb në Kosovë. Opozita e cilësoi këtë si një përpjekje të kryeministrit Edi Rama për të shuar zërin e Kuvendit dhe për ta kthyer Shqipërinë në një republikë kryeministrore.

    Mazhoranca bllokoi sërish debatin për programin e qeverisë, duke rrëzuar kërkesën e Partisë Demokratike për një mocion debati lidhur me shtyllat e qeverisjes së Edi Ramës dhe për procesin e integrimit, si një nga prioritetet e shpallura të qeverisë. Megjithëse kanë bërë propagandë me integrimin, socialistët shtynë sërish debatin parlamentar, duke mos u dakordësuar për një datë për mocionin e debatit, të kërkuar nga demokratët.

    Justifikimi i mazhorancës, i artikuluar nga kreu i grupit socialist, Taulant Balla, ishte se kërkesa nuk është e formuluar mirë. Ndërsa përfaqësuesit e opozitës, Gazment Bardhi dhe Tedi Blushi, e cilësuan këtë refuzim si tregues të mungesës së bilancit dhe programit të qeverisë.

    Në Konferencën e Kryetarëve pati debate edhe për Kosovën. Ndërsa Partia Demokratike kërkoi zhvillimin e një debati për gjenocidin serb në Kosovë dhe finalizimin me një rezolutë të miratuar në Kuvend, mazhoranca sërish refuzoi të miratonte një rezolutë për të dënuar gjenocidin serb në Kosovë.

    Ashtu siç i janë shmangur debatit parlamentar, socialistët iu shmangën edhe çështjes së Veliajt. Kreu i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla, refuzoi t’i kthejë përgjigje pyetjeve të Syri Televizion, lidhur me ankimimin që ish-kryetari i Bashkisë së Tiranës i bëri në Gjykatën Kushtetuese vendimit për shkarkimin e tij.

  • “I dhanë ilaç gjumi dhe ishte i lodhur”, djali i Biden zbulon arsyen e performancës së dobët të babait në debatin me Donald Trump

    “I dhanë ilaç gjumi dhe ishte i lodhur”, djali i Biden zbulon arsyen e performancës së dobët të babait në debatin me Donald Trump

    Djali i ish-presidentit amerikan Joe Biden, Hunter Biden, ka folur në lidhje me debatin e dështuar të Biden me presidentin amerikan Donald Trump të mbajtur para zgjedhjeve presidenciale

    Në një intervistë të dhënë për Andrew Callaghan, Reuters raporton se Hunter ka deklaruar që performanca e dobët e Joe Biden përballë Donald Trump, që çoi më pas në tërheqjen e tij nga gara, erdhi si shkak i përdorimit të ilaçit për gjumë Ambien dhe lodhjes së madhe nga udhëtimet ndërkombëtare.

    “Nuk kam asnjë dyshim për atë që ndodhi në debat. Ai udhëtoi rreth botës, mund të kishte fluturuar tre herë përreth globit. Është 81 vjeç. Ishte i lodhur për vdekje,” ka thënë Hunter, duke shtuar se “i dhanë Ambien që të mund të flinte. Pastaj doli në skenë dhe dukej si një dre i kapur në dritat e makinës”.

    Ambien është një medikament që përdoret për trajtimin afatshkurtër të problemeve me gjumin. Ndërsa, deri më tani zyra e Joe Biden nuk ka dhënë asnjë koment për deklaratat e të birit.

     

     

    Bëhet e ditur se ish-presidenti Biden, ishte përgatitur për ditë me radhë në Camp David përballë debatit me Donald Trump, por më parë kishte realizuar dy udhëtime në Evropë dhe ishte ndalur në Bregun Perëndimor të SHBA-së për një mbledhje fondesh.

    E kujtojmë që performanca e tij në debatin e 27 qershorit 2024, ku shpesh e kishte të vështirë të përfundonte mendimet, shkaktoi një valë reagimesh negative dhe presion të madh për t’u tërhequr nga gara. E më pas, më pak se një muaj pas debatit, Biden shpalli tërheqjen nga kandidatura për zgjedhjet presidenciale të 2024-s.

    Pas vendimit të tij, ish-zëvendëspresidentja Kamala Harris mori kandidaturën demokrate, por më vonë humbi përballë Donald Trump në zgjedhjet e nëntorit.

    Në intervistën e së hënës, Hunter Biden ka shprehur gjithashtu zemërimin e tij ndaj strategëve, ligjvënësve dhe zërave të Partisë Demokrate që, sipas tij, braktisën kandidaturën e të atit pas debatit.

  • I bëri thirrje për debat publik/ Ja si i përgjigjet kryeministri thirrjes së Berishës

    I bëri thirrje për debat publik/ Ja si i përgjigjet kryeministri thirrjes së Berishës

    Kreu i qeverisë Edi Rama ka refuzuar debatin publik me Sali Berishën, i cili pak ditë më parë e ftoi në një përballje LIVE përpara zgjedhjeve të 11 Majit. I pyetur nga një qytetar, Rama e injoroi opozitën.
    “Me cilën opozitë do të bëj unë, unë debatin publik kam vite që e bëj përditë në sy të të gjithëve. Për cilën opozitën e keni fjalën? Nuk e kuptoj këtë” tha ai.

  • “Kam qenë kundër për kanabisin”, Pandeli Majko zbulon debatin me Ramën në PS

    “Kam qenë kundër për kanabisin”, Pandeli Majko zbulon debatin me Ramën në PS

    Në studion e “Debatit” nga Alba Alishani në A2 CNN, Pandeli Majko është përballur me pyetje që evidentonin mungesën e debatit dhe zërave kundër liderit në Partinë Socialiste.
    Ish-kryeministri u përgjigj duke thënë se gazetarët dhe analistët kërkojnë debate dhe përplasje si ato që çuan në ndarjen e Ilir Metës dhe grupit të tij nga PS në vitin 2005, por që sipas Majkos për të tilla situata kanë reflektuar pasi pësuan humbje në dy palë zgjedhje.
    “Sa më shumë kalojnë vitet e një drejtuesit në një post drejtues, aq më tepër ka një konformizëm. Ju mendoni që aty nuk bëhet asnjë lloj debati. S’është e vërtetë. Aty bëhet debat. Në kushtet ku jemi në pushtet ju doni që të bëhet debat si ai që keni parë në atë KPD e famshme. Ju mendoni se unë e kam ndonjë mburrje të madhe atë debatin që është bërë në KPD. Ne farën e atij debati e korrëm në 2005, humbëm zgjedhjet. Në atë moment njerëzit humbën besimin se ne ishim njerëz serioz në mënyrën e trajtimit të brendshëm të fateve të tyre”, tha Majko në “Debat” nga Alba Alishani në A2 CNN.
    Në vijim Majko zbuloi se një nga temat për të cilat është debatuar në PS ka qenë projektligji për legalizimin e kanabisit mjekësor, të cilin ai personalisht ka refuzuar ta votojë në Kuvend.
    “Ka pas votim, ka pas ndarje, siç ka pas bashkim. Mendoni ju se me Ed Ramën nuk ka pasur debate. Ka ndodhur në Kongres mo, jemi larguar gjysma e delegatëve nga salla. A së fundmi. A me një fjalë ne duhet të ndihemi fajtor pse nuk hyjmë në sherr. Aaaa debat?! Rama bën debat si rregull dhe me veshjet e tij. Problemi është se ju nuk shikoni debat në publik. A t’jua them një gjë, ne kemi pasur një debat shumë të vjetër me Ramën, për punën e kanabisit për shembull, për projektligjin që kaloi tani për kanabisin legal. Unë kam qenë kundër, kam abstenuar në Parlament. Aktualisht ne po japim licenca për mbjelljen e kanabisit. Nëse mbillet kanabis 200 m larg parcelës ku është dhënë licenca, arrestohet edhe kryeplaku, edhe kryefamiljari edhe komshiu rrezik që s’ka kallëzuar. Ne o do ta bëjmë mbjelljen e kanabisit në Shqipëri një kundërvajtje penale të palicencuar. Ose ne nuk mund të kemi këtë situatë të dyfishtë ku japim licencat e kanabisit mjekësor, ku Kodi ynë Penal fut në burg edhe kryeplaku, nëse gjenden dy rrënjë të mbjella. Unë po ju them një shembull debati. Si e doni debatin ju, të nxjerrim shpatat ne aty në mes?”, zbuloi Majko në “Debat”.