Tag: debat

  • PS refuzon sërish PD, kërkohej debat për minimumin jetik, Bardhi: Asgjësim i parlamentarizmit

    PS refuzon sërish PD, kërkohej debat për minimumin jetik, Bardhi: Asgjësim i parlamentarizmit

    Në konferencën e kryetarëve opozita mori një tjetër JO në kërkesën  “Për zhvillimin e mocionit me debat mbi mungesën e caktimit të minimumit jetik”.

    “Maxhoranca në kuvend, vijon me projektin për asgjësimin e parlamentarizmit dhe çdo mekanizmi kontrolli që parashikon rregullorja e Kuvendit. Ka ardhur në kuvend për shqyrtim projekt buxheti 2026 dhe para tre ditësh edhe paketa fiskale apo ligjet financiare që shoqërojnë. Qartësisht në këtë projekt buxhet cenohen të drejtat kushtetuese të qytetarëve për caktimin me ligj të minimunit jetik”, tha Gazment Bardhi, kryetari i grupit parlamentar të PD.
    Kryetari Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla të tilla kërkesa i quannjë situatë atipike në historinë 35-vjeçare të Kuvendit, ku vetëm në 3 muajt e parë të këtij kuvendi tha ai,   kanë  ardhur një numër kërkesash mocionesh me debate 2 herë më e madhe krahasuar me 4 vite të shkuara.
    “Kur vjen dhe kërkon “dua një mocion me debat për minimumin jetik”, ndërkohë që je duke diskutuar buxhetin, ndërkohë që e di fare mirë që ky është buxheti më i madh në histori. Jam dakord, jemi dakord për çdo lloj instrumenti apo mocioni me debat. Dhe në 2 ditët e dhëna për diskutim për buxhetin të jetë pjesë e debatit edhe kjo çështje. Nuk kemi të bëjmë me një kërkesë që bëhet me qëllimin e mirë të mbajtjes së debatit. Nuk janë kërkesa që duan t’i shqyrtojnë në Kuvend, as seancë, të tilla kërkesa janë rendi i ditës i foltores që do vendoset në bulevard”, tha Taulant Balla, kryetar i grupit parlamentar të PS.
     

    Top Channel

  • Debat te ‘Çështjet e Brendshme’/ Noka e ofendon, Çuçi kërkon përjashtimin e tij me 10 ditë: Do marrim masa

    Debat te ‘Çështjet e Brendshme’/ Noka e ofendon, Çuçi kërkon përjashtimin e tij me 10 ditë: Do marrim masa

    Debat në Komisionin për Çështjet e Brendshme dhe të Mbrojtjes, ku është i pranishëm kryepolici Ilir Proda për projektbuxhetin e vitit 2026.
    Kryetari i Komisionit, Bledi Çuçi ndërpreu mbledhjen pas debateve me deputetin demokrat Flamur Noka, i cili për disa minuta foli pa mikrofon dhe e ofendoi.
    Çuçi kërkoi përjashtimin e Nokës me 10 ditë për fyerje të kryetarit të komisionit dhe më pas mbyll mbledhjen.
    “Kërkoj përjashtimin me 10 ditë, për ndryshe do të merren masa.”, tha ai.

  • ‘Berisha të shkojë në SPAK’, Balla: Mocioni i PD, rendi i ditës së foltores në bulevard

    ‘Berisha të shkojë në SPAK’, Balla: Mocioni i PD, rendi i ditës së foltores në bulevard

    Kryetari i grupit të PS, Taulant Balla thotë se ish kryeministri Sali Berisha, duhet të shkojë në SPAK për 21 janarin.
    Gjatë një deklarate për mediat, Balla u shpreh se deputetët e PD sjellin kërkesa sa herë ka mbledhje të Konferencës së Kryetarëve.
    “Sot na u kërkua mocion me debat për buxhetin e shtetit. Historia e parlamentit, Kuvendi përfshihet në diskutimin e buxhetit dhe pakestës fiskale. Kur thua do mocion me debat për minimumin jetik, kur po diskutohet për buxhetin, kur është buxheti më i madh në histori, 1.8 miliardë euro, qeveria i ka çuar për politika të natyrës sociale. Ky është buxheti që ka parashikuar rritjen më të madhe të pensioneve në 35 vite, që ka parashikuar rritjen e pagave. Vjen dhe thua, dua edhe një debat tjetër për buxhetin, është e njëjta çështje. Jemi dakord për çdo mocion me debat, të jetë edhe kjo çështje. Të mërkurën të bëhet edhe ky diskutim. I gjithë ky evazion kërkesash, vjen me një qëllim, themi që bëjmë një kërkesë, të bëjmë disa kërkesa. Sa u ulën në Konferencën e Kryetarëve, erdhi një kërkesë tjetër. Këto janë rendi i foltores që do bëhet në bulevard. Ne, kohë për të humbur me ta nuk kemi. Shqiptarët e dinë që nga 1998, kur Kuvendi i hiqte imunitetin Sali Berishës, janë thirrur protesta. Kur i hiqej viza amerikane, PD digjte mandatet. Në 2023, prapë protesta. Edhe sot, kur zotëria thirret si person që ka dijeni, këta dashnorët e drejtësisë së re, këta ta tundin kërkesën në sy.”, theksoi ai.

  • “Kërkesa pa fund nga opozita”, Balla: Protestojnë sa herë që kanë hesape me drejtësinë

    “Kërkesa pa fund nga opozita”, Balla: Protestojnë sa herë që kanë hesape me drejtësinë

    Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, foli për mediat sot më 17 nëntor, pas Konferencës së Kryetarëve, duke vënë në dukje, ritmin e lartë të kërkesave të opozitës për mocione me debat.
    “Nga grupet parlamentare të opozitës ka ardhur një numër kërkesash për mocione me debat më shumë se në katër vitet e fundit. Sot na u kërkua mocion me debat për buxhetin e shtetit”.
    Ai theksoi se ky buxhet është historik për vendin.“Kërkohet mocion me debat, ndërkohë që ky është buxheti më i madh në histori, që ka brenda vetes 1.8 miliard euro për politika të natyrës sociale. Ky është buxheti që parashikon rritje pagash dhe pensionesh më të madhen ndonjëherë, si dhe rritje të rimbursimeve të ilaçeve”.
    Balla gjithashtu u shpreh se kërkesat janë rend dite për PD-në dhe jo për parlamentin. “Kërkesat janë rend dite i Foltores dhe jo i parlamentit. Ne rend dite në parlament këto kërkesa nuk i bëjmë”.
    Ai kujtoi gjithashtu protestat e mëparshme të Partisë Demokratike. “Më 1998, kur Kuvendi i hiqte imunitetin Berishës, janë thirrur protesta. Kur Berishës i hiqej viza amerikane, PD bëri protesta. Kur drejtësia shqiptare sot e thërret si person që ka dijeni dhe kur zihet ngushtë, Berisha proteston”.
    Debati për buxhetin u miratua me konsensus.

  • Konferenca e Kryetarëve/ Bardhi: Opozita nuk mund të jetë fasadë. Tabaku: S’mund t’i shmangeni dështimit duke mos lejuar debatin

    Konferenca e Kryetarëve/ Bardhi: Opozita nuk mund të jetë fasadë. Tabaku: S’mund t’i shmangeni dështimit duke mos lejuar debatin

    Konferenca e Kryetarëve është shoqëruar me debat nga deputetët e demokratë.

    Kreu i grupit parlamentar, Gazment Bardhi u shpreh se opozita nuk mund të jetë fasadë, ndërsa bëri thirrje se duhen marrë masa për të respektuar të drejtat e opozitës
    Ndërsa deputetja Jorida Tabaku tha se parlamenti nuk mund t’i shmanget dështimit duke mos lejuar debat.
    Pjesë nga debatet:
    Bardhi: Nuk ndodh në asnjë vend demokratik që axhendën e Kuvendit ta caktojë 100% qeveria. Në axhendë ka vetëm nisma të qeverisë dhe asnjë nismë deputetësh. U tha këtu që kanë ardhur më shumë kërkesa për debat sesa në 4 vite bashkë. Pse, kush ju pyet ju? Ju e përcaktoni këtë.
    Na u tha këtu se po jepen 1.8 miliardë euro në muaj. I bie 36 mijë lekë të vjetra për familje në nevojë. Po jeton dot Taulanti me 36 mijë lekë në muaj? Jo, nuk jeton. Na u tha se “buxheti më i madh”, por ky është buxhet për vjedhje, nuk shkon te qytetarët. Opozita nuk mund të jetë fasadë këtu. Po kërkoni opozitë fasadë. Dhe kjo, Kryetar, është çështje e jotja. Duhet të merrni masa për të respektuar të drejtat e opozitës, ndryshe opozita nuk ka çfarë të bëjë këtu. Ne nuk jemi fasadë.
    Tabaku: Parlamenti, jo vetëm që nuk e përfshin minimumin jetik si një masë shumë të rëndësishme në mbështetje të qytetarëve, por as debat nuk lejon. Ky Parlament duhet t’i diskutojë këto çështje. Nuk mund t’i shmangeni dështimit duke mos lejuar debatin. Minimumi jetik është çështje thelbësore. Parlamenti duhet t’i diskutojë këto çështje, përndryshe do duhet të mbyllet fare.

    Top Channel

  • Zbardhen diskutimet në Konferencën e Kryetarëve, PD: Duam debat për minimumin jetik

    Zbardhen diskutimet në Konferencën e Kryetarëve, PD: Duam debat për minimumin jetik

    Partia Demokratike ka kërkuar në mbledhjen e së hënës në Konferencën e Kryetarëve zhvillimin e një debati në Parlament për përcaktimin e minimumit jetik.
    Kreu i grupit të PD, Gazment Bardhi e cilësoi të paprecedent për një vend demokratik që axhendën e Kuvendit ta caktojë 100% qeveria.
    “Nuk ndodh në asnjë vend demokratik që axhendën e Kuvendit ta caktojë 100% qeveria. Në axhendë ka vetëm nisma të qeverisë dhe asnjë nismë deputetësh. U tha këtu që kanë ardhur më shumë kërkesa për debat sesa në 4 vite bashkë. Pse, kush ju pyet ju? Ju e përcaktoni këtë.
    Na u tha këtu se po jepen 1.8 miliardë euro në muaj. I bie 36 mijë lekë të vjetra për familje në nevojë. Po jeton dot Taulanti me 36 mijë lekë në muaj? Jo, nuk jeton. Na u tha se “buxheti më i madh”, por ky është buxhet për vjedhje, nuk shkon te qytetarët”, tha Bardhi.
    Deputetja Jorida Tabaku u shpreh se minimumi jetik është një masë shumë e rëndësishme në mbështetje të qytetarëve të cilën Parlamenti duhet ta diskutojë.
    “Parlamenti, jo vetëm që nuk e përfshin minimumin jetik si një masë shumë të rëndësishme në mbështetje të qytetarëve, por as debat nuk lejon. Ky Parlament duhet t’i diskutojë këto çështje. Nuk mund t’i shmangeni dështimit duke mos lejuar debatin. Minimumi jetik është çështje thelbësore. Parlamenti duhet t’i diskutojë këto çështje, përndryshe do duhet të mbyllet fare”, tha Tabaku.

  • Debati për mozaikun në Tiranë, studiuesi Auron Tare: Nuk është provokim për ligjin e miratuar në Kuvend, por…

    Debati për mozaikun në Tiranë, studiuesi Auron Tare: Nuk është provokim për ligjin e miratuar në Kuvend, por…

    Një debat është ‘ndezur’ në rrjet lidhur me ndryshimin e një portreti në mozaikun e vendosur në Muzeun Historik Kombëtar në Tiranë.
    Studiuesi Auron Tare, thotë se gjetja artistike e fortografes Kombo ka gjeneruar një debat interesant, dhe se nuk është provokim lidhur me ligjin për barazinë gjinore.
    Mesazhi i rëndësishëm për luftën kundër kancerit të gjirit është i vlefshëm thotë studiuesi, megjithatë, përdorimi i një imazhi të identifikueshëm kulturor apo historik për ta përcjellë këtë mesazh mund të mos jetë qasja e duhur.
    “Dielli i Ditës Tjetër” midis debatit kulturor dhe ndjeshmërisë publike”
    Për aq sa vlen mendimi im modest për këtë çështje, do të thoja se, para së gjithash, gjetja artistike e fotografes Kambo ka arritur të gjenerojë debat mjaft interesant. Kjo, në vetvete, është e rëndësishme për një komunitet që ka ndjeshmëri ndaj kulturës dhe trashëgimisë kulturore. Personalisht, nuk mendoj se imazhi i Mozaikut ka lidhje, apo ka dashur të krijojë ndonjë “provokim” të qëllimshëm në lidhje me ligjin e debatueshëm që kaloi së fundmi në parlament. Megjithatë, fakti që ka pasur një debat të zjarrtë mbi këtë mundësi në rrjetet sociale tregon se ideja artistike e ka arritur qëllimin: ka nxitur reflektim dhe diskutim publik.
    Por këtu dua të shtjelloj pak më tej idenë time. Në çdo shoqëri ekzistojnë simbole, figura dhe vlera që respektohen, mbrohen dhe identifikohen si përfaqësuese të kulturës dhe historisë së saj. Këto simbole krijojnë një ndjeshmëri të veçantë kolektive, dhe për këtë arsye përdorimi i tyre kërkon përgjegjësi.
    Mesazhi i rëndësishëm për luftën kundër kancerit të gjirit është i vlefshëm; megjithatë, përdorimi i një imazhi të identifikueshëm kulturor apo historik për ta përcjellë këtë mesazh mund të mos jetë qasja e duhur. Kjo është arsyeja pse kemi institucione kulturore që duhet të krijojnë një balancë ndërsjellë mes lirisë artistike dhe interesit të përgjithshëm të shoqërisë.
    Fakti që një pjesë e publikut e ka perceptuar këtë instalacion si provokim tregon pikërisht nivelin e lartë të ndjeshmërisë ndaj simbolikës kulturore të përdorur.
    Nga ana artistike, imazhi i vendosur mbi “Nënën Shqipëri”, ku paraqitet një grua që i ka mbijetuar sëmundjes dhe buzëqesh jetës, është padyshim interesant dhe i fuqishëm. Por lind një pyetje legjitime: nëse një artiste tjetër, po aq e talentuar, do të dëshironte të tërhiqte vëmendjen për shembull tek burrat që vuajnë nga kanceri i prostatës, dhe për këtë zgjidhte të përdorte figurën e Skënderbeut mbi kalë, çfarë do të thoshte Ministria jonë e Kulturës që ka mbështetur dhe financuar kete Projekt?”-shkruan Auron Tare.

  • Spekulanti Ben Blushi, si po përdor kartën e myslimanëve për të shitur librin e vet

    Spekulanti Ben Blushi, si po përdor kartën e myslimanëve për të shitur librin e vet

    Ben Blushi është rikthyer sërish në qendër të debatit publik me librin e tij të ri “Jam Mysliman”. Autori që prej vitesh përdor provokimin si mjet publiciteti, ka zgjedhur të prekë këtë herë temën më të ndjeshme të shoqërisë shqiptare, fenë për të rikthyer emrin e vet në qendër të vëmendjes. Pas publikimit të librit, rrjetet sociale janë mbushur me reagime të forta, nga përgëzime e kureshtje, deri te kritika dhe mallkime. Por Blushi vetë e ushqen këtë valë reagimesh, duke publikuar me kujdes çdo mesazh që ndez më shumë diskutim. Qëllimi është i qartë.
    Sa më shumë polemikë, aq më shumë shitje. Për të, feja nuk është reflektim shpirtëror, por një temë që prodhon debat, vëmendje dhe përfitim tregtar. Në këtë logjikë, Blushi ka zgjedhur të bëjë publik një mesazh ku një person e fton në debat për Islamin, me kushte të pazakonta që përfshijnë edhe mësimin përmendësh të 33 ajeteve të Kuranit.  “Kam marrë një ftesë të çuditshme për debat. Nga mijëra mesazhe, urime, ledhatime, dëshpërime dhe mallkime që kam marrë në Facebook për romanin Jam Mysliman më i çuditshmi dhe më i paprituri ishte njëri që më ftonte në një debat publik për Kuranin dhe Islamin duke vendosur 10 kushte. 9 kushte edhe mund ti përmbush por njëri ishte pak i vështirë dhe më ka vënë në mendime. Ky person që nuk e njoh por duket shumë kompetent dhe i vendosur më kërkon të mësoj përmendesh 33 ajete të Kuranit. Ndryshe ai nuk del në debat me mua. Unë nuk e di a e kam këtë aftësi. A jam unë kaq i aftë? Nuk jam i bindur.
    Edhe në shkollë nuk mësoja dot asgjë përmendesh dhe nuk di të recitoj. Për më tepër e di që do humb. Megjithatë më poshtë po postoj kërkesat e tij për debat publik. Ndoshta ai mi lehtëson pak kushtet”, shkruan Blushi duke postuar dhe ftesën, ku Dario Haruni i shkruan: “Ben Blushi të ftoj në debat publik. Kushtet që kam janë:
    1. Të qëndrojmë brenda temës specifike të debatit pa kaluar në degëzime të papërshtatshme.
    2. Të përdorim argumente të mbështetura me referenca.
    3. Të moderohet nga një palë e tretë e drejtë dhe asnjëanëse, që të sigurohet për barazi në kohën e marrë për përgjigjet.
    4. Të zhvillohet pasi unë të kem lexuar librin tënd, të cilin nuk dua ta blej, por e dua dhuratë nga ti, kurse ti të kesh lexuar të paktën 33 ajete/vargje rresht nga Kurani, me përkthim dhe interpretim akademik (sugjerime: The Study Qur’an nga Seyyed Hossein Nasr që është përkthim + përpilim komentimesh klasike të shkollave të ndryshme islame, ose Kurani i Oksfordit nga M.A.S. Abdal Haleem, i cili është vetëm përkthim). Këto t’i dërgoj në pdf nqs nuk i ke.
    5. Salla të ketë mjaftueshëm përfaqësues nga të gjitha kategoritë; idealisht 25% jobesimtarë (ateistë, agnostikë, apateistë), 25% monoteistë afetarë (ata që besojnë vetëm Një Zot por nuk praktikojnë asnjë fe), 25% muslimanë (sunitë, shiitë, reformistë) dhe 25% të krishterë (katolikë, ortodoksë, ungjillorë).
    6. Pjesëmarrja me biletë me çmim modest. Nevojtarët, pensionistët, personat me aftësi të kufizuara – falas.
    7. Verdikti i fitores së debatit të arrihet përmes votimit nga salla.
    8. Hiq shpenzimet organizative, nëse mbeten para nga biletat, të dhurohen për bamirësi në një institucion të besueshëm (ndoshta shkollë, kopsht, qendër kursesh etj).
    9. Të mos lejohen fyerjet dhe shpërthimet emocionale nga debatuesit apo nga pjesëmarrësit.
    10. Të këndohet himni kombëtar para se të nisë debati. Temën mund ta diskutojmë, por ja disa që më vijnë në mendje: a) Kurani si model udhërrëfyes i Drejtësisë Shoqërore vs. [Alternativa jote mbi Drejtësinë Shoqërore] b) Religjioni: i nevojshëm apo i panevojshëm për reformimin social-kulturor të Shqipërisë. c) Islami: i përputhshëm apo i papërputhshëm me Vlerat Europiane”, thuhet në reagim.

  • “Protesta e parë kombëtare do të mbahet…”/ Berisha fton qytetarët për mbrojtjen e votës së lirë

    “Protesta e parë kombëtare do të mbahet…”/ Berisha fton qytetarët për mbrojtjen e votës së lirë

    Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka paralajmëruar sot organizimin e një proteste kombëtare së shpejti, duke theksuar se kjo nuk do të ketë natyrën e një bojkoti të parlamentit, por do të shoqërohet me një strategji të dyfishtë: betejë brenda sallave të Kuvendit dhe mobilizim qytetar jashtë tij.
    Në një deklaratë nga selia blu ai e përshkroi rrjedhën politike që sipas tij ka çuar në këtë vendim si rezultat të “votës së dhunuar” dhe “zgjedhjeve të vjedhura”.
    Berisha akuzoi jithashtu qeverinë për përdorim të kapaciteteve shtetërore dhe mediatike për të ndikuar rezultatin e zgjedhjeve.
    Sali Berisha: Kjo nuk do të thotë bojkot i parlamentit, jo.Por kjo do të thotë se opozita do zhvillojë betejë edhe brenda parlamentit.Ajo ka të gjithë potencialin, të gjithë trashëgiminë dhe kësaj dhune të pandërprerë, kësaj mbyllje goje të opozitës në parlament, ajo do i përgjigjet me mjete adekuate, si në komisione, ashtu edhe në sallën e parlamentit.Së pari.Së dyti, kjo është opozita e votës së dhunuar.Kjo është mazhoranca e zgjedhjeve të vjedhura.Protestat kombëtare janë tejet të vonuara dhe së shpejti do komunikojnë para jush protestën e parë kombëtare dhe pastaj në vazhdim, ku ftojmë të gjithë ata qytetarë që janë të gatshëm të luftojnë për votën e lirë kundër një regjimi që e ka konfiskuar atë, e ka vjedhur atë.Kundër një regjimi që ka përdorur të gjithë potencialin ekzekutiv, shtetëror, financiar, logjistik, mediatik për të blerë, për të influencuar, për të ndikuar dhe për t’u marrë votën shqiptarëve.Përpjekja jonë për të transformuar parlamentin në një tribunë të fjalës së qytetarëve dhe interesave të tyre, has në absurditetin, në banditizmin e paprecedent parlamentar në historinë e vendit.Qeveria u miratua pa debat.Programi i saj pa debat.Buxheti dje pa debat.Të gjitha pa debat.Atëherë ne do hapim platformën parlamentaro-qytetare para ndërtesës së Këshillit të Ministrave si hap i parë.Por ne ndaj këtij regjimi jemi të vendosur të qëndrojmë me të gjithë potencialin dhe forcën tonë.Ne nuk nënshtrohemi.

  • Rrëzohet kërkesa për mocion me debat për Spitalin Onkologjik, 26 vota pro dhe 54 kundër

    Rrëzohet kërkesa për mocion me debat për Spitalin Onkologjik, 26 vota pro dhe 54 kundër

    U rrëzua kërkesa e opozitës për mocion me debat në Kuvend për gjendjen në Spitalin e Onkologjikut në Tiranës.

    Kërkesa e deputetëve të PD, mori 26 pro dhe 54 kundër.
    Deputeti i PD-së, Bardh Spahia tha se në Kuvend duhet të flitet për gjendjen e rëndë, dhe problemet me të cilat përballen pacientët me sëmundje tumorale.

    Top Channel