Tag: debat

  • Mocion me debat për 11 Majin, Hoxha: PD thotë se u vodhën për të mos pranuar se nuk janë alternativë qeverisëse

    Mocion me debat për 11 Majin, Hoxha: PD thotë se u vodhën për të mos pranuar se nuk janë alternativë qeverisëse

    Në Kuvend po mbahet mocioni për debat i kërkuar nga PD për zgjedhjet parlamentare të 11 majit, rezultatin e të cilave selia blu e quan të manipuluar dhe të vjedhur.
    Deputeti socialist Ervin Hoxha tha se PD i mëshon pretendimit se zgjedhjet u vodhën për të mos pranuar se në sytë e votuesit shqiptar nuk është ende të një alternativë qeverisëse për vendin.
    “Nuk u trajtua askush si votues militant, po si qytetar i lirë i këtij vendi. Ndërsa opozita që nga dita e parë që u njoh merezultatin, vijon të përsërisë të njëjta kauza, pa sjellë asnjë provë, fakte e argumenta. Është më e lehtë të thuash se zgjedhjet ishin të vjedhura se sa të thuash që qytetarët nuk të votuan për mungesë alternative. Përgjigjet kanë nisur t’i marrin përmes grupimeve të brendshme, në këtë dimër të ftohtë. Të nderuar kolegë të mos bëni më propagandë me raportin e OSBE-ODIHR. Le ta përdorim si udhërrëfyes së përbashkët në nivelin teknik. Të ulemi në tryezë t’i referohemi sistemin që ka nevojë. ODIHR nuk ka deklaruar askund që zgjedhjet nuk kanë qenë të lira, nuk ka deligjitimuar kurrë rezultatin e këtyre zgjedhjeve”,- tha Ervin Hoxha.

  • Berisha debat me Buzhalën: Fuqia e drogës në Shqipëri është e jashtëzakonshme

    Berisha debat me Buzhalën: Fuqia e drogës në Shqipëri është e jashtëzakonshme

    Gazetari Berat Buzhala, në një debat me Sali Berishën  tha se ky i fundit me sa duket nuk i frymëzon dot më njerëzit, përderisa nuk organizon dot protesta të mëdha, si fjala vjen në Bullgari apo Serbi.
    Berat Buzhala: Sot në Bullgari është protestë e madhe kundër korrupsionit? A mendoni se nuk po frymëzon më?
    Sali Berisha: Nuk mund të krahasohet kurrë një diktaturë autoritare që shyp pluralizmin me një vend të lirë që respekton atë. Bullgaria është një vend që në një vit mund të ketë bërë 3 palë zgjedhje. Janë ndërruar qeveritë. Shqipëria është një vend që arreston  liderët e 3 partive kryesore të opozitës, osei ndjek penalisht.
    Nuk them se ata kanë imunitet por kur e bën në vit elektoral e bën vetëm për të marrë mandatin. Shqipëria është vend që bën gjahun çdo opozitari që identifikon se po bën një veprim kundër saj. Shqipëria është vend që ka drejtësi politike. Arrestohen liderët e opozitës si persona nën hetim pa i thirrur kurrë për ti pyetur.
    Këtu njerëzit nuk janë të lirë. Përballen me pasoja. Këtu është një parti shtet, që dyqanin ta mbyll, ta falimenton. Këtu është represion, regjim represiv. Bullgaria është vend i lirë, Rumania është vend i lirë.
    Berat Buzhala: Serbia?
    Sali Berisha: Serbia është më e lirë se Shqipëria. Fuqia e drogës në Shqipëri është e jashtëzakonshme.

  • Dervishi flet për skandalin e përgjuesve të paligjshëm që iu kapën italianëve

    Dervishi flet për skandalin e përgjuesve të paligjshëm që iu kapën italianëve

    Fundjavën e kaluar policia portuale e Durrësit ndaloi tre shtetas italianë që do të iknin me target, sepse kishin hyrë një ditë më parë në Shqipëri dhe kishin me vete një pajisje përgjuese. Por ata u lanë të lirë për të ikur, edhe pse nuk kishin autorizim për përdorimin e pajisjes. Gazetari Ferdinand Dervishi, në emisionin “Të Paekspozuarit”, tha se ajo ishte një pajisje përgjuese, e cila ishte futur në vend dhe është bërë debat i madh mes autoriteteve shqiptare dhe atyre italiane dhe më pas fituan këta të fundit.
    “Janë njerëz që kanë ardhur nga Italia, që punojnë për llogari të strukturave të ligjshme të shtetit italian, strukturave të policisë, antimafias, kanë ardhur, por nuk e dimë saktësisht kohën. Klodi thotë për dymbëdhjetë orë, nuk e dimë saktësisht kohën se çfarë. Unë di që ngjarja ka ndodhur disa ditë më parë jo dy ditë më parë, tre apo katër ditë më parë. Është mbajtur goxha sekret dhe ka një terr informativ.

    Nuk është e pakët që të vijë një pajisje e tillë të instalohet në Shqipëri. Ajo pajisje, kur i afrohet një antene, e duplikon atë, shtiret sikur është antena telefonike, ta zëmë që është në Dajt, dhe ajo shtiret si e tillë, duke kapur sipas atyre një numër që mund të kenë ata të një celulari apo diçka e tillë, ose pa pa numër fare, kap një një trafik të caktuar dhe identifikon një trafik të caktuar telefonatash.

    Mund të jetë përdorur për dy orë për një takim si ai i Arubës, mund të jetë përdorur për krimin e organizuar, mund të jetë përdorur për politikën, mund të jetë përdorur për shumë gjëra. Ka shumë pikëpyetje. Klodi tha dymbëdhjetë orë, por mund të ketë qënë dhe dy ditë, dhe një javë, dhe një muaj këtu. Nuk është çudi kjo pajisje. Kur pyetëm inteligjencën artificiale, se këto pajisje e mbajnë informacionin apo informacionin e transmetojnë na dha përgjigje se informacioni ikën, transmetohet. Pra, ata s’kishin nevojë për ta mbajtur pajisjen se nuk ka asnjë rëndësi për italianët.

    Me sa di unë, është bërë dhe një debat shumë i madh për t’i ndaluar këta, ose jo. Një debat që është futur në linja politike dhe diplomatike, shumë fort dhe përfundimisht kanë triumfuar italianët që i kanë lejuar. Pra, është një përgjim”,-tha Dervishi.

  • Dridhet armiku/ Strazimiri: PD e ka liderin e saj, në PS Rama është një “kufomë” pa debat…

    Dridhet armiku/ Strazimiri: PD e ka liderin e saj, në PS Rama është një “kufomë” pa debat…

    Gent Strazimiri deklaroi se takimet e Ervin Salianjit me demokratët janë “personale dhe private” dhe shtoi se janë të shëndetshme për partinë dhe vendin.“Çdo takim, qoftë edhe me demokratët që nuk janë të organizuar në një strukturë, është takim personal dhe privat. Secili prej nesh zhvillojmë takime të tilla, përditë ose përjavë. Por, kurrë këto takime nuk kanë ngjallur interesin e mediave dhe kjo është interesante. Strukturat e PD-së po vibrojnë, nga baza deri në qendër, ashtu siç duhet të vibrojë një parti që ka demokraci brenda”, tha Strazimiri.“Sigurisht, ka edhe fenomene të tilla, ne po përjetojmë sigurisht një virulencë liderësh, kemi një superprodhim liderësh që mendojnë se i zgjidhin situatat, por unë prapë mendoj që edhe kjo është e shëndetshme, nuk është për t’u parë si një dramë. Qoftë edhe për agjendë private, sepse kështu është politika në fund të fundit. Është e shëndetshme për PD dhe për vendin, sepse nga ana tjetër ke një kufomë që nuk ka debat dhe qeveris vendin. Është vetëm njëshi që flet, me pamje prej laci keqtrajton kryebashkiakë dhe nuk ngre njeri krye. Fakti që në PD ka vibrim është lajm i mirë për vendin dhe PD-në”, shtoi Strazimiri.

  • “Të dalim në sheshin e Devollit dhe…”, Nallbati “sfidon” nga Foltorja, Peleshi: Qëroje fjalorin dhe respekto kolegët

    “Të dalim në sheshin e Devollit dhe…”, Nallbati “sfidon” nga Foltorja, Peleshi: Qëroje fjalorin dhe respekto kolegët

    bledjon nallbati-niko peleshi

    TIRANË- Tensionet, debatet dhe përplasjet kanë shoqëruar seancën e sotme plenare. Një tjetër situatë ku u ngritën tonet ishte ajo mes demokratit Bledjon Nallbati dhe kreyparlamentarit Niko Peleshi. Deputeti Nallbati kërkoi debat me Peleshin lidhur me situatën në Devoll, që sipas tij është lënë në harresë nga qeveria. Nga foltorja e Kuvendit, Nallbati ‘e ftoi’ Peleshin për debat në qendër të Bilishtit, mes qytetarëe. 
    “Nëse pretendon se është e kundërta, të kam bërë një ftesë gjatë fushatës që unë, ti, ky tjetri këtu sipër, ai guaku i bashkisë, të ulemi në sheshin e qytetit të bëjmë një debat. Nuk patët guxim. Ju ftoj prapë, ulemi në qendër të qytetit të Bilishtit, ftoj të gjithë qytetarët e Devollit dhe e bëjmë aty debatin. Shohim nëse qëndrojnë ato që thoni ju apo ato që them unë”, tha Nallbati.
    Nga ana tjetër, Peleshi kërkoi respekt nga demokrati, për mënyrën se si i drejtohet kolegëve pavarësisht mendimeve të kundërta. 
    “Duhet të qërosh fjalorin dhe duhet t’i drejtohesh kolegëve me respekt, pavarësisht mendimeve të kundërta. Nëse një koleg ose qytetarët nuk shoqërohen me ty në një shesh të qytetit ose fshatit, mos e shih problemin te ata, por shihu në pasqyrë dhe shihe problemin te vetja”, u shpreh Peleshi.
    Nallbati ka reaguar ashpër nga foltorja e Kuvendit ndaj deklaratave të deputetit socialist, Genti Lakollari. Ky i fundit ishte shprehur se në Devoll ka zhvillim ekonomik dhe investim në bujqësi, ndërsa Nallbati e ka përgënjeshtruar, pasi sipas tij Devolli ka mungesë të theksuar investimesh./ZËRI

  • Veliaj del nga burgu, Balluku  kthehet në detyrë, Rama: Mos më shqetësoni kur jam duke vjedhur

    Veliaj del nga burgu, Balluku kthehet në detyrë, Rama: Mos më shqetësoni kur jam duke vjedhur

    Andi Bushati deklaroi se çështja e pezullimit të ministrave nuk duhet parë si një konflikt juridik apo institucional, por si një problem moralo-politik që lidhet drejtpërdrejt me integritetin e qeverisjes. Ai argumentoi se një ministër i akuzuar për korrupsion duhet të largohet menjëherë nga detyra dhe se, sipas tij, kryeministri po shmang thelbin e problemit duke e zhvendosur diskursin drejt teknikaliteteve ligjore. Bushati kritikoi gjithashtu qëndrimet publike të kryeministrit lidhur me rastet e zyrtarëve nën hetim, duke i interpretuar si përpjekje për të mbrojtur interesat e pushtetit dhe për të minimizuar përgjegjësinë politike.
    Andi Bushati: Ai është njeriu që e ka në dorë çelësin për t’u zgjidhur shqetësimet. Në, në ç’mënyrë? Se, dhe këtu bie dakord me Lencin, sepse debati po na imponohet si një debat juridik, ndërkohë që është një debat moralo-politik. Një ministër që akuzohet për hajdut duhet të iki dhe këtu s’ka më as konflikt kompetencash, as çështje imuniteti, asnjë gjë. Pra, është guri i parë që s’do Rama ta lëvizi, që një njeri që dyshohet, është kapur me fakte dhe dyshohet se ka vjedhur, ka zhdukur 50 milionë euro, duhet të iki. Ose duhet ta heqësh dhe këtu s’kemi më debat juridik. Ngaqë do duhet zhytur, heshtur, mbyllur ky debat moralo-etik, neve zihemi nëpër studio për debatin juridik, për kushtetueshmërinë e të tjera. E dyta, çfarë më bëri përshtypje duke dëgjuar Ramën. Çfarë thotë Rama? Rama thotë, dëgjo thotë, s’ndodh në asnjë vend të ë Evropës, të botës po të doni ju, që gjykatësit dhe prokurorët t’i rrëmbejnë qeverisë një ministër duke hyrë në kompetencat e një pushteti tjetër. Po t’i shtojmë kësaj të parës, që këtu pezullimi duket si, duket si ndonjë sakrilegj i madh që ju bë Ballukut. Edhe fjalët që thotë, në fakt ato i thotë pa zemër, por që gjithsesi i ka shqiptuar po ai, për Veliajn. Ah, s’merret thotë një kryetar në detyrë pa qenë i dënuar me vendim të formës së prerë. Pra, Veliaj që s’ka imunitet, nuk merret dhe çojeni në zyrë i thotë Rama. Ballukun mos ma hiqni nga zyra dhe këtu ka shumë teori që thonë që ore po e kërcënon Balluku, jo Rama s’do ta lëshojë Ballukun se janë bashkëpunëtorë. Mua më duket më e thellë. Rama thjesht thotë, Veliaj në zyrë të kthehet. Balluku mos pezullohet dhe të vazhdojë të punojë. Shkurt, deviza është, ore na lini të vjedhim. Pra, këtu nuk është çështje Balluku. Këtu është, mos më shqetësoni kur jam duke vjedhur. Ke parasysh kur je duke bërë ndonjë punë edhe dikush të bërtet ose të grricet te veshi? Hiqmu qafe se jam duke punuar.

  • Ikja e gjermanit të fundit? Paskal Milo: Debati për 28 e 29 nëntorin, pa vlerë historike

    Ikja e gjermanit të fundit? Paskal Milo: Debati për 28 e 29 nëntorin, pa vlerë historike

    Edhe në këtë 81-vjetor, të majtët e të djathtët mbeten të përçarë nëse Shqipëria u çlirua më 28 apo 29 nëntor. Për historianin Paskal Milo, debatet e përvitshme për datën e çlirimit janë të pavlera dhe të pambështetura shkencërisht. Në një prononcim për “Report TV”, ai thekson se polemika të tilla janë të kota dhe nuk i shërbejnë as historisë, as opinionit publik.
    “Kam mbi 30 vite jetë aktive politike e shkencore. Ky debat nuk ka asnjë vlerë. Është për të qarë e për të qeshur që diskutojmë prej tri dekadash se kur iku gjermani i fundit nga Shqipëria. Kjo nuk përcaktoi fatin e vendit. Ajo që ka rëndësi është lufta antifashiste dhe qëndrimi i shumicës së shqiptarëve në anën e duhur të historisë.”, thotë Milo.
    Milo thekson se në tekstet shkencore nuk do t’i jepet aspak rëndësi kësaj çështjeje, pasi ajo nuk ka peshë historiografike.
    “Shkenca nuk mund të merret me detaje të tilla për të kaluar kohën. Nuk do të harxhohet as letër e as bojë për këtë debat. Detyra jonë është të shkruajmë një histori që t’i qëndrojë kohës, jo debateve të ditës.”, thotë ai.
    Sipas historianit, ajo që ka rëndësi është vetë lufta dhe rezistenca antifashiste e shumicës së shqiptarëve dhe duhet të krenohemi se Shqipëria në këtë betejë të madhe të përbotshme u ndodh në anën e duhur të historisë. Çdo debat tjetër, thekson Milo, është kalimtar e pa vlerë.
     

  • Debat i fortë në BBVK/ Klodi shpërthen ndaj Labit pas komenteve për orientimin seksual

    Debat i fortë në BBVK/ Klodi shpërthen ndaj Labit pas komenteve për orientimin seksual

    Një situatë tensionuese u krijua mbrëmë në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova, pasi një koment i Labit ndezi një debat të nxehtë me Klodin, duke e kthyer orientimin seksual në temë diskutimi mes banorëve.
    Gjithçka nisi kur Labi ngriti në mënyrë të nënkuptuar dilema për orientimin seksual të Klodit. Ky moment u prit me reagim të menjëhershëm dhe të ashpër nga ana e Klodit, i cili e cilësoi këtë qasje si të papranueshme dhe të pavend.
    “Çështjen me sulmu shkurtë m’duket jashtë,” tha ai i revoltuar në fillim, duke lënë të kuptohet se kjo temë, sipas tij, po përdorej në mënyrë strategjike brenda lojës.
    Ai shtoi se komentet e bëra në publik janë të një natyre që vetëm njerëzit jashtë shtëpisë mund t’i gjykojnë:
    “Sa i përket mua, ky mund të bëj aludime sa të dojë. Publiku jashtë e di. Banorët këtu brenda kurrgjë hala nuk dinë.”
    Më tej, Klodi ishte i qartë se nuk e shqetëson fakti që njerëzit diskutojnë orientimin e tij, por mënyra se si tema u përdor nga Labi gjatë debatit:
    “Nuk është që m’intereson, thjesht më bezdis fakti që ti hyn dhe e përdor orientimin seksual si argument në debat.”
    Ngjarja shkaktoi një valë reagimesh në rrjet, ku shumë ndjekës e cilësuan komentimin e Labit si provokim të panevojshëm, ndërsa të tjerë panë në reagimin e Klodit një moment të rëndësishëm të shprehjes së kufijve personalë brenda shtëpisë më të famshme në Kosovë.