Tag: david

  • David Beckham bën sot 50 vjeç, Victoria Beckham emocionon me urimin

    David Beckham bën sot 50 vjeç, Victoria Beckham emocionon me urimin

    Victoria Beckham ka emocionuar ndjekësit e saj me një dedikim të ndjerë për bashkëshortin David, me rastin e 50-vjetorit të tij. Ish-anëtarja e grupit Spice Girls dhe stilistja e njohur shpërndau në Instagram një video përmbledhëse me momente nga jeta e Davidit, ku shfaqen si çaste familjare, ashtu edhe ato romantike mes çiftit.
    “Kur shoh këtë video, mendoj: ‘Wow… sa me fat jam!’ Je gjithçka që kam ëndërruar dhe më shumë. Gëzuar ditëlindjen e 50-të! Të dua pafund, ashtu si dhe familjen tonë të bukur. Ti më plotëson,” ka shkruar Victoria në përshkrimin e videos.

    Në montazhin e ndarë me ndjekësit, David shfaqet në momente të ndryshme – pa bluzë, duke ushtruar, dhe madje veshur si personazh nga “The Incredibles”, duke treguar muskujt e tij të njohur. Një moment tjetër humoristik shfaq çiftin duke rrëshqitur me shpejtësi në një tobogan, ndërsa Victoria thërret “Ndal!”.
    Përmbledhja përfshin edhe momente ikonike nga jeta e tyre – nga fotosesionet e Davidit deri tek çaste intime me katër fëmijët e tyre: Brooklyn, Romeo, Cruz dhe Harper. Në një video, ata shihen duke vallëzuar së bashku me këngën e tyre të preferuar “Islands In The Stream”, një kujtim i veçantë që u përfshi edhe në dokumentarin e suksesshëm “BECKHAM” në Netflix.
    /vizionplus.tv

  • FOTO/ David Dreshaj po sjell një bashkëpunim për merak me Dj.PM & Dj.Dagz

    FOTO/ David Dreshaj po sjell një bashkëpunim për merak me Dj.PM & Dj.Dagz

    Showbiz E Martë, 29 Prill 2025 15:08
    Një treshe për merak janë bashkuar së bashku për të sjellë një super këngë siç e njohim të gjithë “Ky marak”. E kemi fjalën për këngëtarin David Dreshaj dhe dy DJ e njohur shqiptar siç janë Dj. PM dhe Dj. Dagz ku do të publikohet me video me 30 prill dhe do ta mund ta dëgjoni kudo nëpër çdo platformë.
    Producenti dhe arranzhmani dhe beat është bërë nga Engli Versal ( YoooEngli), melodia nga J. Gashi, Engli Versal dhe David Dreshaj, mix master nga po i njëjti nga Engli Versal. Videoklipi është punuar mga Mars Studio ( Endrit Rrahimi) dhe xhirimet me dronë nga Armend Hajrullahu, për stilin e veshjes nga Nada Javanovic dhe vetë Davidi.

    Në klip do të ketë edhe një super koreografi me balerina profesioniste nga koreografia e Slobodan Vukcevic dhe Marija Brajkovic dhe vetë David Dreshaj. Duke pasur parasysh projektet të Davidit që u kthyet në hite edhe ku projekt që po vjen janë duke e pritur për tē qenë një hit veror.

  • David Luiz nuk njihet më: në një video ai shpjegon se çfarë po ndodh me flokët e tij (VIDEO)

    David Luiz nuk njihet më: në një video ai shpjegon se çfarë po ndodh me flokët e tij (VIDEO)

    David Luiz është 38 vjeç (ka mbushur vetëm disa ditë më parë), ka një karrierë të gjatë dhe plot trofe pas tij, dhe deri pak ditë më parë kishte edhe flokë të gjatë e të trashë, aq karakteristik sa i dhanë atij (së bashku me Cucurella) disa meme që nxirrnin në pah ngjashmërinë e tij me personazhin e Simpsons ‘Sideshow Bob’.
    E gjithë kjo duhet lënë në të kaluarën, duke qenë se mbrojtësi brazilian është bërë viral në orët e fundit për një foto që e tregon atë totalisht si nje te panjohur gjatë një ndeshjeje, me kaçurrelat pothuajse të zhdukura dhe një copëz të dukshme në kokë. Ish-lojtari i Benfica-s, Chelsea-t, PSG-së dhe Arsenal-it, i cili u kthye në Brazil në vitin 2021 për të luajtur për Flamengon dhe tani për Fortaleza, më pas shpjegoi në një video se çfarë po ndodh me flokët e tij, prandaj vendosi t’i presë ato pas dekadash, duke ndryshuar tërësisht pamjen e tij.

    Remember David Luiz’s hair? This is it now 😭 pic.twitter.com/aNXAAcTq1x
    — Ginga Bonito 🇧🇷 (@GingaBonitoHub) April 20, 2025

    Kur David Luiz luajti në Angli, shumë nga fansat e tij mbanin paruke në tribuna për humor. Ato kohë nuk do të kthehen më, pasi ish-fituesi i Champions League dhe Europa League me Chelsean, si dhe Libertadores me Flamengon, zbuluan se ai ka “shumë vite” duke luftuar me tullacëllikun. Futbollisti brazilian ka postuar një video me berberin e tij të besuar për të shpjeguar se si po e përballon problemin: “Me kalimin e viteve më kanë rënë pak flokët, kam shumë vite që trajtoj kete semundje”.
    “Dikur kam qenë adhurues i modelit me kaçurrela”, ka shpjeguar Luiz në video, ku shfaqet me një kapele. “Tashmë me kalimin e viteve e kam shumë më të vështirë t’i lë flokët ashtu siç doja, plot kaçurrela, në atë kaçurrela që më pëlqente. Për mua ishte më e lehtë t’i stiloja flokët ashtu.”

    DE CABELO NOVO!💇🏻‍♂️Se liga no novo visual do David Luiz! 😱 O zagueiro do Fortaleza abandonou o cabelão e contou a relação do seu cabelo com a sua autoestima!
    📹: Instagram/juarezleiteoficial pic.twitter.com/tXiWbYG8pI
    — TNT Sports BR (@TNTSportsBR) April 23, 2025

    Pasi kontrata e tij me Flamengon skadoi dhjetorin e kaluar, David Luiz nënshkroi si agjent i lirë me Fortaleza në fillim të këtij viti, duke u lidhur me klubin Ceará deri më 31 dhjetor 2026, me një opsion për t’u zgjatur edhe për një sezon tjetër. Mbrojtësi ka startuar të pesë ndeshjet e ligës të luajtura deri më tani në këtë sezon të Brasileirão nga Fortaleza, e cila është e 14-ta në renditje me pesë pikë.

  • Ndryshimi i David Luiz, mbrojtësi i surprizon të gjithë me pamjen e re

    Ndryshimi i David Luiz, mbrojtësi i surprizon të gjithë me pamjen e re

    Prej katër vitesh, mbrojtësi i njohur, David Luiz është larguar nga Evropa dhe luan në vendlindje, me brazilianët e Fortaleza.37-vjeçari ka luajtur me klube me emër si Chelsea, Arsenal dhe PSG-ja, ndërsa së fundmi ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve.
    Nuk ka bërë ndonjë gol spektakolar apo ndërhyrje vendimtare, siç jemi mësuar ta shohim shpesh, por këtë herë vëmendjen e ka marrë pamja e tij.Luiz u shfaq totalisht ndryshe në ndeshjen ndaj Palmeiras, me kaçurrelat shumë të përfolur që tashmë thuajse janë zhdukur. Pamja e re e mbrojtësit u bë menjëherë virale në rrjetet sociale.
     

    david luiz se entregou de vez para calvice pic.twitter.com/wzWudsAwbH
    — out of context brasileirão (@oocbrsao) April 20, 2025

  • Victoria Beckham feston ditëlindjen dhe David vërtetoi sërish se janë çifti ideal, me urimin e tij

    Victoria Beckham feston ditëlindjen dhe David vërtetoi sërish se janë çifti ideal, me urimin e tij

    Victoria Beckham mbushi 51 vjeç dhe David Beckham, i cili ka qenë në krah të saj për më shumë se njëzet vjet, ka uruar publikisht gruan e tij.
    Ish-futbollisti ka ndarë një sërë fotosh të tyre së bashku, si dhe disa foto të Victoria Beckham nga fëmijëria e saj, teksa shprehu dashurinë për të.
    “Gëzuar ditëlindjen për gruan, mamin dhe shoqen më të mirë që dikush mund të dëshirojë.” Kalofsh një ditë të përsosur, sepse e meriton dhe ne të duam shumë”, ka shkruar David Beckham në mbishkrimin e postimit të tij.

  • Opera “Rozafa” në sallën e Universitetit të Arteve, një premierë botërore e kompozitorit David Tukiçi

    Opera “Rozafa” në sallën e Universitetit të Arteve, një premierë botërore e kompozitorit David Tukiçi

    “Rozafa” opera legjendë me tre akte dhe gjashtë tablo premierë botërore në skenë. Vepra e kompozitorit David Tukiçi (Mjeshtër i Madh), me libret të shkrimtarit dhe dramaturgut të shquar Fadil Kraja (Mjeshtër i Madh) u shfaq në sallën e Universitetit të Arteve. Muzika u luajt nga Orkestra e Harqeve e RTSH drejtuar nga dirigjenti Olsi Qinami. E ndarë në tre akte dhe gjashtë tablo, kjo vepër solli në skenë një kast të njohur artistësh. Në njoftimin e Orkestrës thuhet se artistët interpretuan me mjeshtëri legjendën e njohur shqiptare të sakrificës sublime. “Rolin e Rozafës, nusja e vëllait më të vogël, Ujkanit, shkëlqeu soprano Ardita Meni. Tenori i jashtëzakonshëm Josif Gjipali portretizoi me ndjeshmëri dhe perfeksion karakterin e Ujkanit, vëllait të tretë, duke sjellë në jetë dramën e tij të brendshme. Në rolin e Ajkunës, nënës së tre vëllezërve që ndërtojnë kalanë soprano e mirënjohur Marjana Leka emocionoi publikun me zërin dhe interpretimin e saj.
    Baritoni brilant Armando Likaj u ngjit në skenë si  plaku i urtë, figura mistike dhe profetike e operës, duke dhënë një interpretim mbresëlënës me autoritetin dhe thellësinë e zërit të tij. Bledar Domi si Beci, vëllai i dytë dhe bashkëshorti i Xhixhës, solli një portretizim të ndjeshëm të një burri të ndarë mes detyrës dhe dashurisë. Në krah të tij, Greta Zani, si Xhixha, portretizoi dhimbjen e një gruaje që përballet me fatin e pashmangshëm”, thuhet për shfaqjen operistike. Jurgest Tomori, si vëllai i madh Sokoli, dhe Suada Gjergji, si e shoqja e tij Tana, sollën një tjetër dimension të dramës familjare, duke interpretuar me thellësi marrëdhënien mes sakrificës dhe detyrimit. Një moment veçanërisht prekës ishte zëri i Rozafa Etemit. Formacioni i harqeve i Orkestrës Simfonike RTSH solli në jetë fuqinë dhe ndjeshmërinë e partiturës së David Tukiçit nën dirigjimin e Olsi Qinamit.
    Një kontribut të rëndësishëm i dha kori i studentëve të Universitetit të Arteve, nën drejtimin e mjeshtrit të korit Bujar Alliu. Koncermaester Ardita Bufaj harmonizoi me profesionalizëm lidhjen midis solistëve dhe orkestrës. Bebeka Alla portretizoi personazhet me mjeshtrinë e saj të grimit dhe parukeve. Skenografia dhe regjia e veprës David Tukiçi. Kjo vepër u shfaq mbrëmjen e datës 4 prill.
     

  • David Alaba, mbrëmja “horror” në “Bernabeu”: dy autogola dhe vendosje skandaloze te goli i 3-4 (VIDEO)

    David Alaba, mbrëmja “horror” në “Bernabeu”: dy autogola dhe vendosje skandaloze te goli i 3-4 (VIDEO)

    1 Prill 2025

    23:44

    Telesport

    Ka qenë një mbrëmje horror ajo e sotmja për David Alaba te Real Madrid. Qendërmbrojtësi, i hedhur në fushë përkrah Raul Asencio, ka qenë një zhgënjim total duke marrë pjesë në 3 nga 4 golat e miqve pasi përveç dy devijimeve të tij me topin në portën e Lunin, ka ulur gjithashtu kokën te krosimi i ardhur në kohën shtesë kur Lunin nuk e priti dhe Oyarzabal shënoi me kokë lehtësisht.
    GOLI I 1-2 I SOCIEDAD (VIDEO)
    GOLI I 1-3 I SOCIEDAD (VIDEO)
    GOLI I 3-4 I SOCIEDAD (VIDEO)

  • Ylli i Lille do largohet si lojtar i lirë, por klubi i ri duhet të paguajë 34 milionë euro për kanadezin

    Ylli i Lille do largohet si lojtar i lirë, por klubi i ri duhet të paguajë 34 milionë euro për kanadezin

    1 Prill 2025

    17:57

    Telesport

    Jonathan David do të largohet në fund të këtij sezoni nga Lille si lojtar i lirë. Për kanadezin interesohen disa ekipe, por sipas Sky Sport CH më afër tij janë Juventus, Barcelona dhe Inter.
    Edhe pse do të largohet si lojtar i lirë, klubi i ri që do të nënshkruajë me sulmuesin kanadez duhet të mendohet mirë. Sipas raportimit në fjalë, David ka disa kushte financiare për ekipin e tij të ri.
    Së pari kërkon një pagë 9 milionë euro në vit, së dyti një bonus nënshkrimi prej 15 milionë eurosh dhe së treti një komision prej 10 milionë eurosh për agjentin e tij. Pra, edhe pse do largohet falas nga Lille, ekipi i ri duhet të paguajë 34 milionë euro për të nënshkruar me David.
    Vetë lojtari e ka bërë publike dëshirën e madhe për të luajtur me fanellën e Barcelonës, por kjo nuk do të thotë që nuk e merr parasysh interesin e klubeve të tjera.