Tag: david

  • “Sir” David Beckham, ish-futbollisti i njohur anglez merr titullin më të lartë në Britani nga Mbreti Charles

    “Sir” David Beckham, ish-futbollisti i njohur anglez merr titullin më të lartë në Britani nga Mbreti Charles

    David Beckham, një nga ikonat më të mëdha të futbollit anglez dhe ish-kapiten i Kombëtares së Anglisë, është nderuar zyrtarisht me titullin kalorës nga Mbreti Charles, si pjesë e listës së Nderimeve për Ditëlindjen e Mbretit.

    Në moshën 50-vjeçare, Beckham mori titullin prestigjioz “Sir”, në vlerësim të kontributit të tij të jashtëzakonshëm në sport dhe bamirësi.
    Ky nderim vjen më shumë se dy dekada pas karrierës së tij madhështore që përfshiu klube si Manchester United, Real Madrid dhe LA Galaxy, si dhe viteve në krye të përfaqësueses angleze.
    “Ka qenë privilegji më i madh i karrierës sime të luaj dhe të jem kapiten i vendit tim – ishte një ëndërr fëmijërie që u bë realitet,” tha Beckham në reagimin e tij pas marrjes së titullit. “Jashtë fushës, kam pasur fatin të përfaqësoj Britaninë nëpër botë dhe të punoj me organizata të jashtëzakonshme që ndihmojnë komunitetet në nevojë dhe frymëzojnë brezat e rinj.”
    Beckham është kujtuar nga tifozët jo vetëm për stilin dhe karrierën ndërkombëtare, por edhe për momentet ikonike si ai më 6 tetor 2001, kur shënoi një gol vendimtar nga goditja e dënimit ndaj Greqisë, duke kualifikuar Anglinë për Kupën e Botës 2002. Komentatori britanik në atë ndeshje lëshoi fjalët që u bënë legjendare: “Jepini këtij njeriu një titull kalorësie!”. Sot, ajo thirrje është bërë realitet.
    Beckham bashkohet kështu me një grup të ngushtë sportistësh të mëdhenj britanikë që janë nderuar me titullin “Sir”, duke e forcuar më tej trashëgiminë e tij si një figurë frymëzuese në fushë dhe jashtë saj.

    Top Channel

  • Ish-shefi i CIA, David Petraeus: Ky është shteti i radhës që do të sulmojë Putini

    Ish-shefi i CIA, David Petraeus: Ky është shteti i radhës që do të sulmojë Putini

    Bota E Premte, 30 Maj 2025 12:10
    Ish-shefi i CIA-s dhe gjenerali amerikan me përvojë ushtarake, David Petraeus, paralajmëroi se presidenti rus Vladimir Putin mund të ndërmarrë një sulm ndaj një shteti të NATO-s nëse arrin sukses ushtarak në Ukrainë.
    Ai tha se Lituania është më e rrezikuara, duke shtuar se Moska mund të ndërmarrë një provokim ndaj saj për të testuar vendosmërinë e Perëndimit ose si hap drejt një ofensive më të gjerë.

    Duke folur në institutin “Policy Exchange” në Londër, Petraeus kritikoi reagimet e ngadalta të Perëndimit ndaj nevojave të Ukrainës. Ai tha se vonesat në dërgimin e tankeve Abrams, avionëve F-16 dhe armatimeve të tjera i kanë kushtuar shumë Ukrainës në fushën e betejës.
    “Ne duhet të kishim vepruar më herët dhe më fuqishëm për të ndryshuar dinamikën në fushëbetejë dhe për t’i treguar Moskës se kostoja e agresionit është e papranueshme”, deklaroi Petraeus.
    Ai kritikoi si ish-presidentin Joe Biden për hezitimet në armatosjen e Ukrainës, ashtu edhe presidentin Donald Trump për qëndrimin e butë ndaj Putinit. Petraeus tha gjithashtu se Britania duhet të tërhiqet nga marrëveshjet ndërkombëtare që ndalojnë përdorimin e municioneve thërrmuese, pasi sipas tij, ato mund të shërbejnë si një mjet i fuqishëm parandalues.
    Petraeus theksoi se qëllimi i Rusisë është rrëzimi i presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky dhe vendosja e një qeverie kukull. “Nëse kjo ndodh, Lituania është objektivi i radhës”, paralajmëroi ai.

  • FOTO/ “Pa te pa”, krejt pritja te dueti që po vjen nga Ermal Fejzullahu dhe David Dreshaj

    FOTO/ “Pa te pa”, krejt pritja te dueti që po vjen nga Ermal Fejzullahu dhe David Dreshaj

    Showbiz E Mërkurë, 28 Maj 2025 18:32
    Nêse mendoni se hitet në duete kanë ardhur tashmë e keni gabim, pasi një super bashkëpunim pritet të dalë nga “furra ” e që do ta djegê krejt verën. Fjala është për këngëtarët Ermal Fejzullahu dhe David Dreshaj, të cilët kanë bashkuar forcat dhe shumë shpejt sjellin një super këngë që do të quhet “Pa të pa “.
    Madje edhe klip të tillë me pamje xhiruar në vendet më të bukura e piktoreske në Mal të Zi nuk keni parë ende. Cricket Music është producenti dhe arranzhmani i këngês, me melodi nga Alien, Cricket beati nga po Cricket, teksti nga Alien dhe Cricket, muzika nga vetë treshja Ermali, Davidi dhe Chricket, Mix Master nga Lorenc Aliaj (Avaxus) dhe vetë Cricket.

    Videoklipi xhiruar mjaft bukur nga Mars Studio (Endrit Rrahimi ) ku ne ju sjellim disa foto nga sheshxhirimi. Kënga dhe klipi do të jetë e publikuar në të gjitha platformat ndërsa vetë producent enzekutiv është David Dreshaj dhe menagjmenti i tij. Bëhuni gati që ta shijoni hitin e verës që po vjen mga dushja që din të sjellë vetëm hite Ermal Fejzullahu dhe David Dreshaj.

  • FOTO/ “Pa te pa”, krejt pritja te dueti që po vjen nga Erma Fejzullahui dhe David Dreshaj

    FOTO/ “Pa te pa”, krejt pritja te dueti që po vjen nga Erma Fejzullahui dhe David Dreshaj

    Showbiz E Mërkurë, 28 Maj 2025 18:32
    Nêse mendoni se hitet në duete kanë ardhur tashmë e keni gabim, pasi një super bashkëpunim pritet të dalë nga “furra ” e që do ta djegê krejt verën. Fjala është për këngëtarët Ermal Fejzullahu dhe David Dreshaj, të cilët kanë bashkuar forcat dhe shumë shpejt sjellin një super këngë që do të quhet “Pa të pa “.
    Madje edhe klip të tillë me pamje xhiruar në vendet më të bukura e piktoreske në Mal të Zi nuk keni parë ende. Cricket Music është producenti dhe arranzhmani i këngês, me melodi nga Alien, Cricket beati nga po Cricket, teksti nga Alien dhe Cricket, muzika nga vetë treshja Ermali, Davidi dhe Chricket, Mix Master nga Lorenc Aliaj ( Avaxus) dhe vetë Cricket.

    Videoklipi xhiruar mjaft bukur nga Mars Studio (Endrit Rrahimi ) ku ne ju sjellim disa foto nga sheshxhirimi. Kënga dhe klipi do të jetë e publikuar në të gjitha platformat ndërsa vetë producent enzekutiv është David Dreshaj dhe menagjmenti i tij. Bëhuni gati që ta shijoni hitin e verës që po vjen mga dushja që din të sjellë vetëm hite Ermal Fejzullahu dhe David Dreshaj.

  • Djali i Victoria dhe David Beckham mbështet bashkëshorten e tij mes tensioneve familjare: Gjithmonë të zgjedh ty

    Djali i Victoria dhe David Beckham mbështet bashkëshorten e tij mes tensioneve familjare: Gjithmonë të zgjedh ty

    Brooklyn Beckham tha se gjithmonë do të mbrojë gruan e tij, Nicole Peltz, mes aludimeve për “tension” midis tij dhe prindërve të tij, David dhe Victoria Beckham.
    Ai postoi të shtunën në Instagram një video ku shfaqej duke shëtitur me motor me modelen.
    “Gjithçka e imja x Do të të dua përgjithmonë x Gjithmonë të zgjedh ty x je personi më i mrekullueshëm që njoh xx unë dhe ti përgjithmonë ,” shkroi ai në mbishkrimin e videos.

    Thashethemet për grindjen e Brooklyn me Victoria dhe David u përhapën pasi ai nuk mori pjesë në festën e 50-vjetorit të David më 3 maj.

    Një burim i tha Us Weekly se çifti ndjehej “i tradhtuar” nga djali i tyre i madh dhe bashkëshortja e tij dhe se nuk kishin “thirrur, shkruar apo kontaktuar drejtpërdrejt me Brooklyn që nga festa e ditëlindjes.”
    Burimi shtoi se ekziston “një tension shumë i thellë, i rrënjosur në kontroll dhe plane të ndryshme për të ardhmen e Brooklyn.”
    Megjithatë, thuhet se Nicole dhe Brooklyn janë më të lumtur se kurrë pavarësisht grindjeve familjare.
    “Nicole dhe Brooklyn janë jashtëzakonisht të lumtur së bashku, të përkushtuar për të ndërtuar një martesë bazuar në dashuri të pakushtëzuar, kujdes, mbështetje dhe familje,” tha një burim për median.
    “Duket se ky ekspozim ndaj një marrëdhënie të shëndetshme e ka bërë Brooklyn të vërë në dyshim familjen dhe edukimin e tij.”
    Gjithashtu, burimet thanë për Page Six se Brooklyn nuk i ka telefonuar prindërit gjatë vizitës së tij për punë në Londër fundjavën e kaluar dhe as nuk ka vizituar vëllezërit dhe motrën e tij: Romeo, 22, Cruz, 20, dhe Harper, 13.
    Nicole përforcoi thashethemet e grindjes kur nuk përmendi Victoria në një dedikim për Ditën e Nënës më herët këtë muaj.

  • Dhuratë për titullin kampion, ja super transferimi i parë që Napoli po përgatit për sezonin e ri

    Dhuratë për titullin kampion, ja super transferimi i parë që Napoli po përgatit për sezonin e ri

    26 Maj 2025

    18:34

    Telesport

    Napoli është pozicionuar fort në garën për të siguruar shërbimet e Jonathan David, sulmuesit kanadez i cili ka përfunduar kontratën e tij me Lille pas një periudhe shumë të mirë në Ligue 1.
    Napoli, i sapo shpallur kampion në Serie A, e konsideron afrimin e një sulmuesi të afirmuar si përparësi kryesore, dhe emri i Jonathan David është i pari në listën e tyre të gjatë për merkaton e verës.
    Përveç projektit sportiv, Napoli i ofron 25-vjeçarit mundësinë për të garuar në garat evropiane dhe një mjedis ideal konkurrues për t’u rritur akoma edhe më shumë si lojtar.
    Drejtuesit e kampionit të Italisë janë të bindur se David do të përshtatej në mënyrë të përkryer me sistemin e tyre sulmues, duke ofruar mundësi si pikë qendrore dhe si sulmues i dytë. Negociatat po përparojnë dhe gjithçka sugjeron se kanadezi do të jetë përforcimi i parë i bujshëm që Napoli po përgatit për sezonin e ri.

  • Kushton zero euro, Jonathan David merr telefonatat e para nga… Serie A

    Kushton zero euro, Jonathan David merr telefonatat e para nga… Serie A

    18 Maj 2025

    13:26

    Telesport

    Jonathan David, sulmues i cili numëron 106 gola me Lille, do të largohet me parametra zero nga skuadra franceze.
    Pas këtij lajmi, ka plot klube që kanë shfaqur interes për të. Ai vlen praktikisht zero euro. Fat i madh në merkato.
    Sipas gazetarit Gianluca Di Marzio, Juventusi ka nisur një kontakt paraprak me agjentët e kanadezit.
    25-vjeçari pëlqen Barcelonën, por për të kanë interes edhe disa klube angleze. E kërkon edhe Bayern.

  • Shihet i menduar në stol! David Moyes nuk po e preferon më shqiptarin, tjetër ndeshje me 0 minuta për Armando Brojën 

    Shihet i menduar në stol! David Moyes nuk po e preferon më shqiptarin, tjetër ndeshje me 0 minuta për Armando Brojën 

    Duhet ta mbyll njëherë e mirë me huazimet, Armando Broja po vazhdon të njëjtat probleme si në rastin e dëmtimit. Sulmuesi shqiptar nisi dy ndeshje rresht si titullar nën drejtimin e David Moyes dhe më pas ka bërë dy ndeshje të tjera rresht në stol, me zero minuta aktivizimi. 
    Sot Evertoni arriti të fitonte në shifrat 1-3 ndaj Fulham, teksa Armando Broja nuk është hedhur në asnjë minutë në fushën e blertë. Sulmuesi shqiptar është parë i menduar dhe i mërzitur në stol, aspak në humor të mirë, por duhet të kuptojë se ka ardhur koha për të shkuar në një ekip që do të ketë përfundimisht kartonin e tij dhe të qëndrojë larg huazimeve. Në ditët e fundit qarkulloi lajmi se Everton do ta rikthejë te Chelsea dhe nuk do të blejë kartonin e tij, kështu që Moyes nuk e ka më në interes aktivizimin e shqiptarit. /Sport Ekspres/ 

  • Mbi 2.5 milion shikime në 7 ditë, David Dreshaj bën sukses me ”Ky Marak” bashkë me dy Dj-të e njohur

    Mbi 2.5 milion shikime në 7 ditë, David Dreshaj bën sukses me ”Ky Marak” bashkë me dy Dj-të e njohur

    Showbiz E Mërkurë, 7 Maj 2025 16:03
    Kënga më e re ardhur nga artisti David Dreshaj në bashkëpunim me dy Dj e njohur nga Kosova, DJ Pm dhe DJ Dagz po klikohet dhe po pëlqehet mjaft. Kënga “Ky merak’ që tashmë është kthyer në një hit duke u trasmetuar jo vetëm në mediat shqiptare, por edhe ato në ballkan sidomos në Mal të Zi aty lu dhe jeton artisti shqiptar.
    Jo vetëm pë pak orë kapi milionëshin në shikime, projekti e sidomos klipi po komentohet me të madhe edhe nga të huajt. Jo vetëm ka nisur të kërcehet e të bëhet virale kudo kënga po komentohet edhe për videon dhe pamjet që janë ndërlidhur mjaft interesante.

    Ky projekt po tregon dhe njëherë se Davidi po shkëlqen dhe gjithmonë po din se me kë të bashkëpunonë e çfarë të sjellë për publikun shqiptar dhe ballkanas. Nëse klipin dhe këngën e re nuk e keni parë ende ne ju ftojmë që ta dëgjoni në linkun më poshtë. Ndërsa “Ky merak” është kthyer në një hit meraku i fansave është pritja për këngën e radhës, a do të jetë në bashkëpunim, apo vetëm?

  • David Beckham mbush 50 vjeç, gjysmë shekulli i një ikone të futbollit dhe “glamour”-it

    David Beckham mbush 50 vjeç, gjysmë shekulli i një ikone të futbollit dhe “glamour”-it

    David Beckham mbush sot 50 vjeç. Një gjysmë shekulli jetë për një njeri që ka qenë shumë më tepër sesa futbollist i jashtëzakonshëm. Ka qenë një ikonë globale, përzierje e rrallë mes talentit në fushë, elegancës jashtë saj dhe popullaritetit që ka tejkaluar kufijtë e sportit.

    Nëse dikush mund të përfaqësojë epokën e “futbollit glamour”, ai është Beckham. Me pamje gjithmonë të kuruar deri në detaj, qasje metroseksuale, i martuar me Victoria Adams, ish-anëtare e “Spice Girls”, i pranishëm në eventet më prestigjioze, ai arriti të ndërtonte një imazh unik, pa e kompromentuar profesionalizmin në fushën e blertë.

    Megjithatë, Beckham nuk ishte vetëm imazh. Në fushë, ishte mjeshtër i krosimeve dhe goditjeve të dënimit, një nga më të mirët e brezit të tij. Me Manchester United fitoi gjithçka në epokën e artë të Fergusonit, më pas spikati edhe te Real Madridi “galacticos” krahas emrave si Zidane, Figo dhe Ronaldo.

    Karriera e tij përfshiu gjithashtu PSG-në, Milanin dhe eksperiencën në MLS me LA Galaxy, përpara se të themelonte Inter Miami, një projekt ambicioz që sot përfshin edhe Leo Messin dhe do të marrë pjesë në Botërorin e Klubeve.

    Nga Manchesteri në Madrid, nga Parisi në Milano e deri në Los Angeles dhe Miami, Beckham ka jetuar si në filma. Dhe kudo që ka shkuar, ka lënë gjurmë. Jashtë fushës është përshkruar si një baba shembullor, ndonëse jeta e tij në qendër të vëmendjes ka sjellë edhe ndonjë skandal.

    Në fund të fundit, anglezi mbetet një figurë që ka fituar simpatinë e shumë njerëzve jo vetëm për talentin e tij, por për mënyrën e të qenit. Sot, teksa mbush 50 vjeç, nuk ka vend për zili, por vetëm admirimin e një karriere brilante. Gëzuar ditëlindjen, David Beckham, legjendë brenda dhe jashtë fushës së blertë!