Tag: david

  • Jonathan David te Juventusi, super komisioni me pak “skonto” dhe refuzimi i ekipit saudit

    Jonathan David te Juventusi, super komisioni me pak “skonto” dhe refuzimi i ekipit saudit

    Jonathan David po përgatitet të bëhet lojtar i ri i Juventusit sa më shpejt të jetë e mundur. Është ende çështje pritjeje për disa ditë nga tifozët bardhezi, pastaj sulmuesi i kombëtares kanadeze do t’i bashkohet Zonjës së Vjetër. Sipas asaj që ka mësuar TMW, vizitat mjekësore të Davidit me Juventusin janë planifikuar për të premten, të cilat do të zhvillohen si zakonisht në J Medical.
    Siç eshte thene, në orët e fundit u ratifikua marrëveshja totale për pagën, bonusin e nënshkrimit dhe komisionet për transferimin e Davidit te Juventusi. Për këtë pikë të fundit, me një shifër më të ulët se 15 milionë eurot që qarkulluan fillimisht. Klubi bardhezi e siguroi lojtarin duke mposhtur konkurrencën e Al-Qadisiyya, një kompani saudite e cila kishte ofruar me shume rroge.
    Jonathan David është zyrtarisht një agjent i lirë që nga dje, 1 korrik, kur skadoi kontrata e tij me Lille. Kanadezi u tha lamtumirë Lilles në profilet e tij në rrjetet sociale:
    “Kalova pesë sezone madhështore këtu. Nuk ishte gjithmonë e lehtë, por shpresoj se ju kam bërë të lumtur me golat e mi, titullin e kampionatit francez dhe Superkupën. I falënderoj të gjithë, shokët e ekipit, trajnerët, stafin teknik, mjekët dhe këdo që takova këtu. I falënderoj tifozët që më mbështetën edhe në momente të vështira. Ju jeni në zemrën time.”

  • Juve ikën me kokën lart, Tudor mund të ngushëllohet me…David (VIDEO)

    Juve ikën me kokën lart, Tudor mund të ngushëllohet me…David (VIDEO)

    Juve lufton fort, por në fund, diferencën ndaj Real Madrid e bëri një gol i Gonzalo Garcia-s, me ekipin e Alonso-s që “fluturon” në fazën çerekfinale pas suksesit 1-0 përballë “Zonjës së Vjetër”. Më në fund rikthehet edhe Mbappe, por “bomberi” francez dukshëm nuk ishte në formën e tij më të mirë. Me Juven të fundit, tani e gjithë Serie A shkon me pushime.
    Shansin e parë në këtë super sfidë e kishte Kolo Muani, por “gjelin” i “Zonjës” gaboi përballë Courtois, ku parabola e tij përfundoi pak mbi traversë. Pas këtij episodi, Reali mori kontrollin e lojës, me spanjollët që provuan me dy tentativa radhazi, por portieri Di Gregorio ishte një mbrëmje fantastike, duke mbajtur Juven në lojë me pritjet e tij.

    Me fillimin e pjesës së dytë, në minutën e 53-të, Di Gregorio ishte i pafuqishëm për të ndalur goditjen perfekte të Gonzalo Garcia-s, me sulmuesin spanjoll që me kokë brenda në zonë tundi rrjetën. Reali kishte kontrollin total të ndeshjes, por tentativat e tyre nga distanca gjetën një “mur” të ngritur nga Di Gregorio, me këtë të fundit që ndali çdo goditje, por kaq nuk mjaftoi pasi faza ofensive e “Zonjës së Vjetër” nuk ishte e kolauduar si duhet, prodhuan pak për të merituar diçka më shumë nga ky takim, vetëm 2 gjuajtje në kuadrat. Real Madrid kalon në fazën çerekfinale, aty ku do të përballet me B.Dortmund.
    Në Itali, mediat nuk e bëjnë dramë këtë eliminim, fundja Juve del nga Botërori i Klubeve me kokën lart. Tani Tudor mund t’i gëzohet faktin që në Torino do të zbarkojë David.
    ()

  • Juventusi kryen goditjen e parë në merkato, bardhezinjtë transferojnë yllin kanadez

    Juventusi kryen goditjen e parë në merkato, bardhezinjtë transferojnë yllin kanadez

    Jonathan David do të jetë goditja më e re e merkatos së Juventusit!

    Sipas burimeve të sigurta, klubi italian ka arritur një marrëveshje verbale të plotë me sulmuesin kanadez për transferimin e tij gjatë kësaj vere.
    Palët kanë rënë dakord për të gjitha detajet e kontratës, ndërsa David pritet të udhëtojë së shpejti drejt Torinos për të kryer vizitat mjekësore, përpara finalizimit zyrtar të marrëveshjes.
    Lëvizja do të konkretizohet pas kontrollit përfundimtar të dokumenteve dhe nënshkrimit të kontratës, që pritet të ndodhë në ditët në vijim.
    Sulmuesi 24-vjeçar ka qenë një nga emrat më të kërkuar në merkato pas paraqitjeve mbresëlënëse me Lille në Ligue 1, dhe tashmë është gati për një hap të madh në karrierën e tij nën fanellën bardhezi të Zonjës së Vjetër.

  • Juventusi siguron bomberin kanadez për sulmin, tani e ka radhën… Osimhen

    Juventusi siguron bomberin kanadez për sulmin, tani e ka radhën… Osimhen

    Juventusi mbylli aventurën në Botërorin për Klube pas humbjes 1-0 ndaj Real Madridit, por gjen ngushëllim te lëvizja e parë e rëndësishme e merkatos verore; afrimi i shumëkërkuar për sulmin, Jonathan David.
    Gjatë natës, drejtuesit bardhezinj arritën marrëveshjen me sulmuesin kanadez, të lindur në vitin 2000, i cili është i lirë pasi përfundoi aventurën me Lille (16 gola në 32 ndeshje në Ligue 1 dhe 9 gola në 14 ndeshje në Champions League, gjatë sezonit të fundit).
    Për ta mbyllur gjithçka mbeten vetëm disa detaje të fundit për t’u përcaktuar. Futbollisti, i cili ndodhet me pushime pas eliminimit të kombëtares së tij nga “Gold Cup”, është gati të udhëtojë drejt Italisë për kontrollet mjekësore dhe firmosur kontratën me Juventusin. Për David është parashikuar një kontratë disa vjeçare, me 6 milionë euro neto në sezon, plus 2 milionë bonuse.
    Juventusi, që prej kohësh ndiqte David, vendosi të veprojë me vendosmëri duke përshpejtuar bisedimet me agjentët e lojtarit në ditët e fundit dhe e mbylli marrëveshjen, pavarësisht nga e ardhmja e Dusan Vlahovic.
    Për të, ish-sulmuesi bardhezi, David Trezeguet u shpreh: “Është një djalë që në Francë ka regjistruar shifra interesante. Jonathan është i ri, i shpejtë dhe me cilësi. Një profil i fortë, që shënon me vazhdimësi”.
    Mbërritja e David në skuadrën e Tudor nuk përjashton gjithsesi një tjetër përforcim të madh; Victor Osimhen. Sulmuesi nigerian është rikthyer te Napoli pas huazimit te Galatasaray dhe mbetet një objektiv i gjallë për Juventusin.
    Ndërkohë, Al Hilal është gati të paguajë 75 milionë eurot e klauzolës së tij të largimit, si dhe i ka ofruar një pagë të frikshme prej 40 milionë eurosh neto në sezon. Sulmuesi në fjalë, megjithatë duket i vendosur të qëndrojë në Europë.

  • Vlahovic drejt largimit, Juventus e zëvendëson serbin me sulmuesin e njohur

    Vlahovic drejt largimit, Juventus e zëvendëson serbin me sulmuesin e njohur

    29 Qershor 2025

    20:24

    Telesport

    “Tuttosport” raporton se Juventus është shumë pranë transferimit të sulmuesit kanadez Jonathan David, si lojtar i lirë. Klubi bardhezi thuhet se ka arritur një marrëveshje në parim me lojtarin në lidhje me pagën e tij: 6 milionë euro neto për sezon plus 2 milionë euro bonuse. Megjithatë, detaje të rëndësishme si bonusi i nënshkrimit dhe tarifat e agjentit mbeten ende për t’u zgjidhur.
    Ardhja e sulmuesit kanadez hap rrugën për largimin e Dusan Valhovic. Sulmuesi serb duket gjithnjë e më larg “Zonjës së Vjetër” dhe me ardhjen e Jonathan David, ai nuk pranon të jetë sulmues rezervë, pasi plani i klubit bardhezi është të krijojë një dyshe sulmuese Kolo Muani-Jonathan David.
    Sipas informacionit të publikuar nga Tuttosport, një takim i drejtpërdrejtë pritet në orët në vijim midis drejtuesve të Juventusit dhe vetë lojtarit, i cili aktualisht është me ekipin kombëtar kanadez në Minesota, ku po luan në Gold Cup. Juventusi, nga ana tjetër, është në Florida për t’u përgatitur për ndeshjen e radhëskundër Real Madridit në Kupën e Botës për Klube, gjë që ka lehtësuar rastësinë gjeografike për të ecur përpara me operacionin për nënshkrimin me Jonathan David.

  • Dëmtimi i 22 viteve më parë, operohet David Beckham

    Dëmtimi i 22 viteve më parë, operohet David Beckham

    Pak ditë para sfidës që do të përballë Inter Miamin e tij me PSG-në, David Beckham i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale. 50-vjeçari, zbulon “The Sun”, ka vendosur të operohet për një frakturë në kyçin e dorës, që daton 22 vite më parë, të pësuar gjatë një ndeshjeje miqësore mes Anglisë dhe Afrikës së Jugut.
    Operacioni u bë i domosdoshëm për shkak të dhimbjeve të forta të ndjera së fundmi, pasi një vidë e vendosur atëherë si përforcim ishte zhvendosur dhe ngulur tashmë në parakrah.
    Ndërhyrja kirurgjikale ka përfunduar me sukses. Fotografinë e Beckhamit në një shtrat spitali me dorën e fashuar e ka realizuar bashkëshortja e tij, Victoria, e cila e ka postuar gjithçka në rrjetet sociale.
    Krahas fotos, edhe një mesazh i ndjerë: “Shërohu shpejt, babi!” Më pas edhe një foto tjetër, ku shfaqet një varëse me të njëjtin mesazh.

  • Juventus-David, marrëveshja thuajse e kryer. Mungon vetëm “OK” për komisionin e transferimit

    Juventus-David, marrëveshja thuajse e kryer. Mungon vetëm “OK” për komisionin e transferimit

    Jonathan David ka dhënë “po”-në e tij për Juventusin. Sulmuesi kanadez, pasi ka ndihmuar kombëtaren të arrijë çerekfinalet e “Gold Cup”, ka rënë dakord për një pagë prej 7 milionë euro neto në sezon, plus bonuse. David, që ka tunduar edhe Barcelonën, Real Madridin, Arsenalin dhe Manchester United, është kthyer te klubi që e kërkoi i pari: Juve.
    Bardhezinjtë, pasi analizuan pista të tjera si Retegui e Gyökeres, e kanë “detektuar” si zgjidhjen më të mirë për raportin cilësi-çmim: 25 gola sezonin e fundit, 109 që nga viti 2020. Për ta mbyllur marrëveshjen mungon vetëm akordi për komisionin e agjentëve, që kërkojnë 12 milionë euro, plus një bonus firme rreth 10 milionë.
    Në total, për sezonin e parë, operacioni pritet të kushtojë rreth 35 milionë euro, ndërsa paga 5-vjeçare do të arrijë në 85 milionë euro. Për Juventusin, ky investim duket më i leverdishëm sesa rinovimi i Vlahovic, që do të kushtonte rreth 115 milionë.
    Klubi është i vendosur ta finalizojë sa më shpejt marrëveshjen, ndërsa David dëshiron të përqendrohet te “Gold Cup”, ku nesër do të përballet me Guatemalën dhe më pas, ndoshta, me SHBA ose Kostarikën. Në distancë fizike dhe gjeografike 2.000 km, David dhe Juve nuk janë ndjerë kurrë më parë kaq afër… “martesës” 5-vjeçare.

  • David Beckham në spital, Victoria ndan një mesazh të ndjerë

    David Beckham në spital, Victoria ndan një mesazh të ndjerë

    David Beckham, 50 vjeç, është fotografuar i shtrirë në një shtrat spitali, duke u rikuperuar pas një dëmtimi ende të paqartë. Në imazhin e publikuar nga bashkëshortja e tij Victoria Beckham, ai shfaqet me një buzëqeshje në fytyrë, ndërsa krahu i djathtë i është imobilizuar me një fashë blu.
    Postimi është shoqëruar me mesazhin e shkurtër dhe të ndjerë të Victorias: “Shërohu shpejt!” – duke treguar kujdesin dhe përkushtimin familjar.
    Një tjetër foto tregon këmbën e Beckham që del lehtë nga poshtë çarçafit, ndërsa në krahun e tij vihet re një byzylyk me mbishkrimin “Shërohu shpejt”, i zbukuruar me zemra.

    Edhe pse nuk janë dhënë detaje mbi natyrën e dëmtimit, dyshohet se mund të bëhet fjalë për një frakturë në krah. Megjithatë, Beckham duket në gjendje të mirë shpirtërore, duke reflektuar qetësi dhe humor të mirë në fotot e publikuara.

  • Juventusi nuk ka shans për Gyokeres, gjen sulmues “falas” në Ligue 1

    Juventusi nuk ka shans për Gyokeres, gjen sulmues “falas” në Ligue 1

    19 Qershor 2025

    16:47

    Telesport

    Jonathan David është një nga sulmuesit më të kërkuar në Europë. Kjo, jo vetëm për cilësitë e tij sportive, por sidomos sepse kontrata e tij me Lille ka përfunduar dhe praktikisht transferohet si lojtar i lirë ku të dëshirojë.
    Juventusi është klubi që po tenton më shumë të sigurojë këtë afrim fantastik, por edhe PSG po e konsideron si një nga alternativat e sulmit.
    “Zonja e vjetër” ka kuptuar se David është varianti më i sigurt në merkato, sepse sulmuesi që torinezët duan, Viktor Gyokeres, ka shprehur preferencë për një kalim te Arsenali.

  • Beckham, çfarë do të thotë titulli “Sir David”. Bashkë me të ‘shenjtërohet’ edhe Victoria, ja privilegjet

    Beckham, çfarë do të thotë titulli “Sir David”. Bashkë me të ‘shenjtërohet’ edhe Victoria, ja privilegjet

    David Beckham ka arritur një tjetër moment të rëndësishëm në jetën e tij. Ish-futbollisti i njohur anglez është emëruar “Kalorës i Perandorisë Britanike” nga Mbreti Charles III, një nderim që e bën zyrtarisht “Sir David Beckham”. Ky titull, i rezervuar për figura me ndikim të madh në shoqërinë britanike, është vlerësim për karrierën e tij sportive dhe angazhimin në shumë kauza bamirësie.
    Emërimi u shpall në listën e dekoratave për ditëlindjen e monarkut, një traditë që nderon figura me ndikim në fusha të ndryshme. Beckham, i cili tashmë kishte marrë “Urdhrin e Perandorisë Britanike” (OBE) nga Mbretëresha Elizabeth II në vitin 2003, ngjitet në një rang më të lartë brenda sistemit të nderimeve britanike.
    Për vite me radhë, emri i David Beckham ka qenë në listën e kandidatëve potencialë për kalorësinë. Ndikimi i tij në futboll, influenca në modë dhe biznes, si dhe angazhimi në fushën e bamirësisë, e kanë bërë atë një nga figurat më ikonike të Mbretërisë së Bashkuar. Megjithatë, emërimi i tij ishte shtyrë për arsye të ndryshme.
    Hera e parë kur emri i tij u mor seriozisht në konsideratë për këtë nderim ishte në vitin 2011, kur luajti një rol kyç në kandidaturën e Londrës për të pritur Lojërat Olimpike të vitit 2012. Angazhimi dhe përpjekjet e tij ishin vendimtare që kryeqyteti britanik të bëhej mikpritës i ngjarjes më të madhe sportive në botë.
    Gjithsesi, një çështje e lidhur me shmangien e taksave në botën e sportit e dëmtoi imazhin e tij atë vit dhe i kushtoi mundësinë për t’u bërë kalorës në atë rast. Pavarësisht gjithçkaje, Beckham ka ruajtur një marrëdhënie të ngushtë me familjen mbretërore, lidhje që u forcua më tej pas ngjitjes në fron të Mbretit Charles III.

    Ai është parë disa herë pranë monarkut, duke marrë pjesë në aktivitete zyrtare dhe nisma bamirësie. Në vitin 2024, Beckham u emërua ambasador i “King’s Foundation”, një organizatë e themeluar nga vetë sovrani, e përkushtuar ndaj edukimit dhe qëndrueshmërisë.
    Së fundi Beckham ka shoqëruar Charles dhe Camilla në prestigjiozin “Chelsea Flower Show”, ngjarje e organizuar nga “Royal Horticultural Society” në Londër. Prania e ish-futbollistit në këto evente e forcon më tej imazhin e tij si një figurë me ndikim brenda rrethit mbretëror dhe dëshmon angazhimin në iniciativa me impakt social dhe mjedisor.
    Kalorësia është një nga nderimet më prestigjioze në Mbretërinë e Bashkuar, e akorduar për ata që kanë dhënë kontribute të rëndësishme për vendin. Ky nderim ka rrënjë në Mesjetë dhe është zhvilluar deri në një simbol të ekselencës dhe shërbimit publik. Nga sot, ai do të njihet si “Sir David Beckham”, ndërsa gruaja e tij si “Lady Victoria Beckham”, duke forcuar edhe më shumë ndikimin e çiftit në shoqërinë britanike.
    Pas marrjes së lajmit, pronari i Inter Miami shprehu emocion dhe mirënjohje. “Asnjëherë nuk e kisha imagjinuar ta merrja një nderim të tillë, – deklaroi ish-futbollisti, i rritur në një familje modeste në ‘East London’. – Të luaja për vendin tim dhe të isha kapiten i tij ka qenë privilegji më i madh i karrierës dhe, në thelb, një ëndërr fëmijërie që u bë realitet”.
    Beckham theksoi gjithashtu angazhimin e tij të thellë për kauza bamirësie dhe dëshirën për të vazhduar të përfaqësojë Mbretërinë e Bashkuar në mbarë botën: “Jashtë fushës, kam pasur fatin të bashkëpunoj me organizata të jashtëzakonshme, që mbështesin komunitetet në nevojë dhe frymëzojnë gjeneratën e ardhshme”.
    Në vitin 2025, Beckham mbushi 50 vjeç dhe e konsideroi këtë titull si një moment vërtet të veçantë në jetën e tij: “Jam jashtëzakonisht me fat që bëj punën që bëj dhe jam thellësisht mirënjohës që puna ime është njohur. Kjo më mbush me krenari. Është një nderim që më bën jashtë mase krenar, një moment shumë emocionues për ta ndarë me familjen time”.

    Urimet për emërimin e tij si kalorës erdhën menjëherë. Disa prej tyre u ndanë në rrjetet sociale, përfshirë ato të Manchester United dhe kombëtares angleze. Victoria Beckham publikoi një mesazh romantik për bashkëshortin e saj David, pas nderimit.
    Këngëtarja, që është me ish-futbollistin prej gati 30 vitesh dhe me të ka 4 fëmijë, e shoqëroi mesazhin në rrjetet sociale me një foto romantike, ku ajo e përqafon, ndërsa ai buzëqesh i lumtur pranë gruas së jetës së tij: “Ke qenë gjithmonë kalorësi im në armaturë të ndritshme, por tani është zyrtare. Sir David Beckham! Çfarë nderi, nuk mund të isha më krenare për ty.
    Përkushtimi yt ndaj gjërave që kanë më shumë rëndësi, vendit tënd, punës tënde, pasionit tënd dhe mbi të gjitha, familjes tënde, nuk ka munguar kurrë. Mënyra si ke prekur kaq shumë jetë gjatë viteve me mirësinë dhe përulësinë tënde flet shumë për burrin që je dhe vazhdon të na frymëzosh çdo ditë. Por mbi të gjitha, jam kaq, kaq krenare që mund të të quaj timin. Të dua jashtë mase!”
    Ky titull prestigjioz sjell me vete disa privilegje VIP të rezervuara vetëm për ata që marrin kalorësinë. Eksperti mbretëror Richard Fitzwilliams ka shpjeguar: “Kapela e Kalorësve Beqarë ndodhet në Katedralen e Shën Palit dhe ai ka të drejtë të kërkojë përdorimin e saj për dasma, pagëzime dhe shërbime përkujtimore. Si kalorës, ai gjithashtu ka të drejtën të kërkojë një stemë familjare, ndoshta do të ketë edhe topa të artë”.
    Titulli i kalorësit nënkupton gjithashtu më shumë respekt dhe besueshmëri, gjë që mund t’i hapë atij dyer dhe mundësi të reja. Megjithatë, duhet theksuar: titulli nuk është i trashëgueshëm, kështu që fëmijët e tij Brooklyn, Romeo, Cruz dhe Harper nuk do të përfitojnë ndonjë titull apo status të trashëguar.