Tag: david

  • A mund të luajnë David dhe Vlahovic bashkë? Trajneri i Juventusit jep përgjigjen befasuese

    A mund të luajnë David dhe Vlahovic bashkë? Trajneri i Juventusit jep përgjigjen befasuese

    Igor Tudor prezantoi ndeshjen Genoa-Juventus, e vlefshme për javën e dytë të Serie A, që do të luhet nesër prej orës 18:30. Ja konferenca për shtyp e trajnerit bardhezi.
    Çfarë Juve pret të shohësj nesër?Ishte një javë e bukur. Skuadra është stërvitur mirë, me shumë energji. Nesër duhet të bëjmë një ndeshje të madhe kundër një kundërshtari që nuk të fal asgjë dhe është shumë i organizuar. Duhet të bëjmë mirë për të marrë pikët.
    Një koment për Champions League?Shorti mund të shkonte më keq, ose më mirë. Janë të gjitha ndeshje të vështira, por është bukur sepse për lojtarët, kur dëgjojnë himnin e Champions, gjithçka sikur ndryshon.
    Kush mund të luajë në vend të Cambiaso?Nuk e them kurrë kush do të luajë. Të gjithë mund të luajnë.
    Çfarë sigurie dha fitorja kundër Parmës?Ndiej emocione të bukura, sepse skuadra ishte e përqendruar. Parma ishte e rrezikshme sidomos në goditjet e dënimit. Ne u përgatitëm dy muaj për ndeshjen e parë dhe Parma ishte shumë e organizuar. Ishte një ndeshje pozitive.
    A pret ende diçka nga merkatoja?E kam thënë vetëm një herë që mungonin tri afrime, në mars. Kam folur për merkaton dhe s’ka ndryshuar asgjë. Ishte një merkato e komplikuar, Comolli po përpiqet të bëjë më të mirën. Jam i kënaqur me skuadrën, i shoh djemtë mirë dhe të motivuar. Vazhdimësia është një vlerë e shtuar. Kemi rikthimin e Bremer, tani po kthehet edhe Cabal. Pastaj të shohim në këto dy ditë që kanë mbetur.
    A po i ndihmon Bremer edhe shokët e repartit?Ata japin maksimumin, pavarësisht nga Bremer. Ai po e tregon vlerën e tij dhe do të rritet akoma. Tani është në një pikë të mirë.
    A je i kënaqur me Nico Gonzalez?Është një lojtar që më pëlqen, në fakt gjithmonë më ka pëlqyer. Nuk ka pasur kurrë refuzim nga ana ime. Është titullar i kombëtares argjentinase. Vendosa ta provoj në krah, por pati disa problematika. Mund të luajë si në krah, ashtu edhe në sulm. Ka karakteristika të ndryshme, jam i lumtur që e kam në skuadër.
    Kush mund të luajë si mbrojtës i majtë krahas Kelly?Mund të ndryshojmë modul. Në të majtë mund të luajnë Gatti dhe Cabal.
    Po Koopmeiners?Koopmeiners është titullar dhe do të jetë titullar. Kam folur shumë dhe nuk ka nevojë të shtojmë gjë tjetër. Ai është në rrugën e duhur.
    A është skuadra gati për ngarkesën e madhe të ndeshjeve?Do ta shohim. Mendoj se po, sepse kanë luajtur në Champions edhe sezonin e kaluar.
    A mund të luajnë David dhe Vlahovic bashkë?Po, mund të luajnë në skemën 3-5-2.
    David, a mund ta bëjë trekuartistin?Vështirë të luajë pas sulmuesve.
    Çfarë mund të japë Kalulu në mesfushë?Lëvizjet e tij ishin perfekte. Dha soliditet mbrojtës ndaj Valerit, që ishte një nga armët e pakta sulmuese të Parmës. Është gjithmonë i përqendruar dhe në formë të mirë fizike. Ndonjëherë nënvlerësohen disa gjëra.

  • Debutoi me gol në Serie A me fanellën e Juventusit, sulmuesi: Shpresoja për një fillim si ky

    Debutoi me gol në Serie A me fanellën e Juventusit, sulmuesi: Shpresoja për një fillim si ky

    26 Gusht 2025

    12:17

    Telesport

    Juventus fitoi 2-0 ndaj Parma në javën e parë në kampionat dhe një nga protagonistët e suksesit bardhezi ishte sulmuesi Jonathan David. I ardhur këtë verë, lojtari shënoi golin e parë për Juventus, në ndeshjen e tij të parë në Serie A.
    “Gjëja më e rëndësishme janë tre pikët, por jam shumë i lumtur që shënova golin tim të parë. Tifozët këtu po shtyjnë shumë dhe shpresoja për një fillim si ky me këtë fanellë“, ishin fjalët e Jonathan David pasi shënoi në debutimin e tij në Serie A për Juve.
    “Qëllimi është të ndihmoj ekipin, të përpiqem të bëj më të mirën time, të ndihmoj si në mbrojtje ashtu edhe në sulm dhe të përpiqem të bëj më të mirën time. Uroj që të vazhdojmë në këtë rrugë e fitojmë sa më shumë“, tha David në një deklaratë.

  • Vuelta e Spanjës 2025/ David Gaudu kampioni i madh i etapës së tretë…

    Vuelta e Spanjës 2025/ David Gaudu kampioni i madh i etapës së tretë…

    Francezi David Gaudu (FDJ) shtang në finale të etapës së sotme të “La Vuelta” favoritin e madh Pedersen por dhe Vingegaard dhe Ciccone. Etapë dhe fanellë? Jo, Jonas Vingegard qëndron përpara tij falë renditjes specifike.

    David Gaudu rizbulon formën e tij perandorake në Ceres dhe pikturon një fitore të mrekullueshme, të dytën e tij për vitin 2025 në etapën e fundit ‘italiane’. Francezi, duke ardhur pas një viti vërtet sfidues, arrin një sukses të jashtëzakonshëm në fshatin piemontez, duke mposhtur Mads Pedersen (super favoritin e ditës së bashku me Philipsen, i cili u rrëzua 8 km para fundit), Jonas Vingegaard dhe Giulio Ciccone.

    E gjitha filloi në kthesën e fundit, ku çiklisti me një lëvizje frenimi perfekte përpara Jonas, e kurorëzuar nga një kalim i fundit mbi Mads pret i pari finishin. Është perla e tretë e karrierës së Gaudus në Vuelta de Spanja, dhe ai pothuajse arriti një goditje të dyfishtë me fanellën e kuqe. Ëndrra e tij, megjithatë, u sfumua pas renditjes: 1-3-49 për francezin kundrejt 1-3-41 për danezin me fanellën e Visma.

    Etapa e parë fituar e Vuelta de Spanga nga Philipsen, e djeshmja nga Vingegaard ndërsa sot francezi Gaudu. Nesër etapa e 4 ‘La Vuelta’ me intirerarin Susa- Voiron (Francë) 206.7 km. Starti 11:43 minuta. /Sportiim.al/

    Vazhdo leximin

  • Yildiz: Fitore e madhe. David është shumë i fortë, do të na ndihmojë jashtëzakonisht

    Yildiz: Fitore e madhe. David është shumë i fortë, do të na ndihmojë jashtëzakonisht

    25 Gusht 2025

    8:12

    Alfred Lleshi

    Protagonisti i madh i fitores së Juventusit ndaj Parmës në javën e parë të kampionatit ishte Yildiz, i shpallur në fund si “MVP” i ndeshjes, autor i dy asistimeve për David dhe Vlahovic.
    “Luajtëm një ndeshje të madhe, shpresojmë të vazhdojmë kështu, – tha ai për DAZN. – David? E kisha parë që te Lille, do të na ndihmojë shumë, është shumë i fortë. Titulli? Jemi ende në fillim të sezonit, duhet të mendojmë ndeshje pas ndeshjeje”.

  • Videoja e pengut të Hamasit shfaqet në Times Square, i vëllai flet para OKB

    Videoja e pengut të Hamasit shfaqet në Times Square, i vëllai flet para OKB

    Në Times Square, është publikuar videoja shokuese e pengut izralit, Evyatar David që po mbahet nga Hamasi. Në zyrat e Kombeve të Bashkuara, vëllai i tij i ka dërguar mesazh Këshillit të Sigurisë: “Veproni  tani para se të jetë tepër vonë. Shpëtojeni, kthejeni në shtëpi.”
    Në New York ishte dita e David, një fytyrë tragjike mes pengjeve që Hamasi mban prej thuaje dy vitesh.  Imazhet u shfaqën në një nga ekranet gjigante të Times Suqare, në një nga zonat me më shumë turistë.  Fushata u sponsorizua nga Ministria e Jashtme izraelite dhe Konsullata e Përgjithshme në New York që donin të tregonin Evyatar në robëri.
    Në njërën anë të ekranit shkruhej: “I injoruar nga media që është shumë e zënë për të ripërsëritur propagandën e Hamasit.” Një kilometër e gjysmë më tutje dhe disa orë më vonë, në një videotelefonatë me Këshillin e Sigurisë të OKB, Ilay David bëri  thirrje për lirimin e të vëllait, Evyatar dhe të pengjeve “të gjallë e të vdekur” që mbahen nga Hamsi.
    20 besohen të jenë të gjallë, 30 janë të vdekur. Ilay u paraqiti anëtarëve të Këshillit foto të të vëllait,  përfshirë disa fragmente nga videoja.
    “Ai është njeriu më i mirë që kam parë. Më ndihmoi të isha një bir më i mirë. Ai luan në kitarë që kur ka qenë dhjetë vjeç, shkonte në festivalet e muzikës për të festuar për jetën, të kërcente dhe shijonte muzikën që adhuron.”
    Pasi i shfaqi dorën “mishtore” të një terroristi të Hamasit duke filmuar Evyatar, Ilay tha se të gjithë pengjet po vdesin urie për shkak të “një fushate propagande të sëmurë.” Ai tha se ata kanë humbur gjysmën e peshës. “Vëllai im peshon rreth 40 kilogramë.”
    “Kërkoj lirimin e menjëhersshëm të pengjeve, të vdekur dhe të gjallë.  Ju nuk duhet vetëm ta kërkoni, por të aplikoni çdo presion. Kërkoj një thirrje që ndihma humanitare të shkojë te pengjet. Heshtja juaj është fytyra bashkëpunëtore e kësaj mizorie. Nuk kemi kohë”, tha ai para Këshillit.
    Mesazhi u dërgua pas orës 10 të mbrëmjes në Izrael. Ministri i Jashtëm Gideon Sa’ar ishte në dhomën e Këhillit të Sigurisë sëKombeve të Bashkuara, pak metra larg homologut palestinez, Riyad Mansour.
    Vetëm pak më parë, Sa’ar e kishte quajtur Hamasin “nazist dhe satanist” duke akuzuar vendet që njoftuan njohjen e shtetit të Palestinës për sabotim të marrëveshjes së pengjeve.
    Jashtë Këshillit, mbi 100 njerëz ishin mbledhur për të kërkuar lirimin e pengjeve. Ata tundnin flamurin izraelit dhe mbanin pankarta me fytyrat e të burgosurve të Hamasit, përfshirë Evyatar David.

  • Horror me videon e Hamasit/ Pengu hap varrin e tij në një tunel: Po vdes, nuk kam ngrënë prej ditësh!

    Horror me videon e Hamasit/ Pengu hap varrin e tij në një tunel: Po vdes, nuk kam ngrënë prej ditësh!

    Eviatar David

    PALESTINË- Në një video e publikuar nga Hamasi tregon pengun izraelit Eviatar David, 24 vjeç, duke hapur vetë varrin e tij brenda një tuneli në Gaza.
    “Nuk kam ngrënë prej ditësh”, thotë ai, duke treguar një kanaçe me ushqim që duhet ta hajë për dy ditë. Videoja, e cila zgjati gati pesë minuta dhe u publikua me pëlqimin e familjes së tij dhe ka shkaktuar zemërim global. Familja e Davidit i përshkroi imazhet si “të tmerrshme”.
    VIDEOJA E PENGUT:

    “Jemi të detyruar të shohim djalin dhe vëllain tonë të dashur, Eviathar David, të vdesë nga uria. Ai është një skelet i gjallë, i varrosur i gjallë,”- tha familja në një deklaratë.
    Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu e dënoi aktin duke e cilësuar si abuzim cinik, degradues dhe të qëllimshëm të pengjeve. Vëllai i Eviatarit, Eli, i bëri thirrje Donald Trump të ndërmarrë veprime: Heshtja është bashkëfajësi. Ai është në prag të vdekjes. Bëni diçka tani.
    Videoja e Davidit ishte e dyta këtë javë, pas asaj të pengut tjetër Rom Braslavsky, duke konfirmuar dëshpërimin e të mbijetuarve dhe tmerrin që ndodh brenda tuneleve të Gazës.
    Kush është Eviatar David?

    Eviatar David para dhe pas

    Davidi, 24 vjeç, është mbajtur rob që kur u rrëmbye nga Hamasi në një festival muzikor në Izraelin jugor më 7 tetor 2023. Gjatë sulmit të tij ndaj Izraelit gati dy vjet më parë, Hamasi mori 251 pengje. Davidi është një nga 49 pengjet që Izraeli thotë se ende mbahen në Gaza.27 pengje besohet të jenë të vdekur.
    Pas publikimit të pamjeve, Franca dhe Gjermania kanë nisur një sulm ndaj Hamasit. Emmanuel Macron denoncoi “mizorinë e turpshme” në X.
    “Një mizori e turpshme, një çnjerëzimi i pakufizuar: kjo është ajo që mishëron Hamasi. Imazhet e padurueshme që tregojnë pengjet izraelite të mbajtura në Gaza janë një kujtesë e tmerrshme e kësaj,”- shkruan presidenti francez. Nga ana e saj, Berlini i bën thirrje Izraelit “të vazhdojë të dërgojë ndihmë humanitare” në Gaza dhe të mos i përgjigjet cinizmit të Hamasit, pavarësisht publikimit të videove tronditëse të pengjeve izraelite.
    Në një intervistë me gazetën Bild, kancelari gjerman Friedrich Merz tha se ishte i tronditur nga tre videot që tregonin pengje izraelite, njëri prej të cilëve ka edhe shtetësi gjermane.
    Të premten, ushtria gjermane filloi të hidhte nga ajri ndihmë humanitare në enklavën palestineze, rreth 14 ton ushqime dhe furnizime mjekësore. Në të njëjtën kohë, Parisi po vazhdon operacionet e saj për të hedhur nga ajri ndihmën humanitare. Një total prej 40 ton mallrash pritet të hidhen nga ajri nga Franca në enklavën palestineze, e cila kërcënohet nga uria./ZËRI

  • Kurti takon David Baker: Synojmë thellimin e bashkëpunimit në mbrojtje

    Kurti takon David Baker: Synojmë thellimin e bashkëpunimit në mbrojtje

    Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.

  • Vjosa Osmani pret David A. Baker: SHBA, partner jetik për anëtarësimin në NATO

    Vjosa Osmani pret David A. Baker: SHBA, partner jetik për anëtarësimin në NATO

    Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.

  • Zyrtari i lartë i Mbrojtjes së SHBA-së David Baker vizitë në Kosovë/ Pritet takimi me Presidenten Osmani, axhenda…

    Zyrtari i lartë i Mbrojtjes së SHBA-së David Baker vizitë në Kosovë/ Pritet takimi me Presidenten Osmani, axhenda…

    Sipas njoftimit të lëshuar për media, takimi do të zhvillohet nga ora 15:00 në Kabinetin e Presidencës.
    Presidentja Vjosa Osmani sot do të pres në takim Zëvendësndihmës Sekretarin e Mbrojtjes të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, David A. Baker.
    Baker arriti të premten në Kosovë, dhe u prit nga e ngarkuara me punë e misionit diplomatik të Amerikës në Kosovë Anu Prattipati.
    Gjatë vizitës së tij, Baker do të takohet edhe me ministrin e Mbrojtjes në detyrë, Ejup Maqedoncin. Sipas njoftimit të Presidencës mediat mund të marrin pamje në fillim të takimit.

  • “Te Vlahovic ndikojnë kostot. David? Fanella e Juventusit ndryshon nga të gjitha”

    “Te Vlahovic ndikojnë kostot. David? Fanella e Juventusit ndryshon nga të gjitha”

    Luigi Di Biagio, aktualisht trajner i kombëtares U-23 të Arabisë Saudite, ishte i ftuar në studiot e “Sky Sport”. Ndër temat e diskutuara ishte edhe kalimi i mundshëm i Dusan Vlahovic te Milani: “Për atë që është krijuar ndër vite, mendoj se është më mirë që ai të mos qëndrojë te Juve.
    Personalisht e shoh si një lojtar të jashtëzakonshëm, me potencial ndoshta ende të paplotësuar. Pritej më shumë prej tij, ndaj mendoj se në fund do të largohet nga Juventusi. Kushdo që e merr, do të bëjë një goditje të madhe. Paga e serbit është e lartë, por ai është një djalë i lindur në vitin 2000 dhe mund të shpërthejë përfundimisht”.
    Në Firence dukej një lojtar i jashtëzakonshëm…Në bazë të gjithçkaje qëndron ajo për të cilën është paguar dhe paga e tij. Vlerësimi i një lojtari varet nga këto gjëra. Në Firence theksohen gjërat pozitive, por fanella e Juventusit peshon shumë.
    Me Motta nuk funksionoi…Unë mendoj se një trajner duhet të vihet në shërbim të lojtarëve, të shfrytëzojë karakteristikat e tyre. Thiago Motta kërkonte një lloj pune, që mendonte se Vlahovic mund ta bënte, por pati vështirësi. Megjithatë, kthehemi tek ajo që thashë: nëse nuk paguhet 10 milionë, por 2 milionë euro në vit, vlerësimet për të nga tifozët do të ishin krejt të tjera.
    Çfarë mendimi ke për Jonathan David?Është ndryshe. Edhe ai është një lojtar që sulmon hapësirat dhe ka bërë rrugën e tij. Sidoqoftë, kur vjen te Juve, gjithçka ndryshon.