Tag: david

  • Netflix zbardh rrëfimin e plotë të Victoria Beckham, premierë më 9 tetor

    Netflix zbardh rrëfimin e plotë të Victoria Beckham, premierë më 9 tetor

    Pas një viti pritjeje, Netflix ka zbuluar se dokumentari i shumëpërfolur rreth jetës dhe karrierës së Victoria Beckham do të publikohet më 9 tetor. Projekti vjen afër dy vjet pas suksesit të dokumentarit për David Beckham në 2023, dhe pritet të jetë po aq i jashtëzakonshëm.
    Victoria Beckham tregoi për revistën 72 Magazine dhe për Bloomberg se ishte pikërisht David ai që e inkurajoi të pranonte këtë përvojë. Ajo u shpreh se nuk ishte e sigurt fillimisht nëse publiku donte ta shihte jetën e saj të përditshme, rolin e saj si themeluese dhe drejtoreshë kreative e dy brendeve, por tani ndihet sa për të treguar çdo pjesë të historisë, përfshirë sfidat e të kaluarës.
    Dokumentari premton të heqë dorë nga idealizimet; Beckham paralajmëroi se do të ketë edhe momente emocionale, lot dhe reflektime të sinqerta. “Katër vitet me Spice Girls më definuan si artiste, por sollën edhe paragjykime. Kam punuar pothuajse 20 vjet në modë, dhe tani ndihem e gatshme të flas hapur për gjithçka,” tha ajo.
    Filmimi përfshin edhe momente familjare, Victoria ka konfirmuar se ka pjesë pamjesh me Davidin dhe fëmijët, edhe pse mund të mos përfshihen të gjitha në versionin përfundimtar. David shprehu mbështetjen në Instagram, duke thënë: “Jam krenar për ty” ndërkohë që mezi pret ta shohë.
    Dokumentari pritet të zbërthejë udhëtimin e Victorias nga ikona e popit drejt emrit të fuqishëm të modës, duke ofruar një pamje të plotë, njerëzore dhe të pakompromentuar të asaj që qëndron pas imazhit dhe markës Beckham.

  • Foto/ Rita Ora provokon me poza si Virgjëresha Mari

    Foto/ Rita Ora provokon me poza si Virgjëresha Mari

    Rita Ora ka tërhequr vëmendjen me një set fotografik të realizuar në Los Angeles, ku u shfaq në poza kontroverse, duke u paraqitur si Virgjëresha Mari. Këngëtarja 34-vjeçare u shfaq e veshur me një fustan të bardhë engjëllor dhe një pelerinë që i mbulonte kokën. Në duar mbante rruaza të bardha dhe pozoi në disa forma simbolike, mes tyre edhe me duart e bashkuara sikur ishte në lutje.

    Fotosesioni, i cili rikrijoi një skenë të krishterë, u realizua nga fotografi i famshëm David LaChapelle, i njohur për bashkëpunimet me yje si Britney Spears, David Bowie, Michael Jackson dhe Tupac.
    Por ndërsa fotot bënë bujë në media, në jetën private Rita Ora po përballet me kritika të ashpra nga fqinjët e saj në Primrose Hill, ku zotëron një rezidencë prej 7.5 milionë funtesh. Planet e saj për të ndërtuar një palestër në kopshtin e shtëpisë, duke hequr elementë arkitektonikë 150-vjeçarë, kanë shkaktuar pakënaqësi të madhe.
    Banorët e zonës e kanë cilësuar projektin si një shëmtim vizual dhe e kanë akuzuar këngëtaren për hipokrizi, duke argumentuar se ndërhyrja kërcënon një habitat natyror të ndjeshëm.
    Kjo nuk është hera e parë që Rita përplaset me fqinjët e saj – më herët, këngëtarja e “Hot Right Now” është akuzuar për festa dhe zhurma të shumta edhe në dy rezidenca të tjera në Londër.

  • David: Me Interin kisha kontakte, por jo të thelluara. Tani jam i lumtur te… Juventusi

    David: Me Interin kisha kontakte, por jo të thelluara. Tani jam i lumtur te… Juventusi

    10 Shtator 2025

    9:03

    Alfred Lleshi

    Sulmuesi i Juventusit, Jonathan David, në një intervistë për “Gazzetta dello Sport”, foli për derbin e Italisë ndaj Interit dhe të kaluarën, kur emri i tij ishte lidhur me zikaltërit: “Sa afër isha me Interin? Jo aq shumë. Zikaltrit kanë pasur disa kontakte me agjentin tim, por jo të thelluara. Jam shumë i lumtur te Juventusi”.
    David komentoi edhe mundësinë për të luajtur si duet me Vlahovic: “Po, është e mundur, por këtë e vendos trajneri. Unë jam gati për çdo zgjidhje, me Dusan motivojmë njëri-tjetrin, sepse duam më të mirën për skuadrën”.
    Lidhur me Edon Zhegrovën, ish-shok skuadre te Lille, kanadezi tha: “Është një lojtar i jashtëzakonshëm, me të majtë fantastike dhe driblim trullosës. Do të na ndihmojë shumë. Jam i sigurt se do të asistojë mua dhe shokët e tjerë për të shënuar”.

  • Sërish probleme në familjen Beckham, mungesë e rëndësishme në një festë ditëlindje

    Sërish probleme në familjen Beckham, mungesë e rëndësishme në një festë ditëlindje

    Romeo Beckham festoi me 1 shtator ditëlindjen e tij. Gjithsesi, vetëm disa ditë më pas, familja Beckham nuk u mjaftua me aq, pasi u organizua një festë private familjare në një restorant luksoz në Londër.
    Në restorantin modern japonez Aki në Marylebone ishin prezent David, Victoria, Cruz dhe Harper, ndërsa vihej re mungesa e dikujt.

    Brooklyn Beckham mungoi në këtë rast, duke treguar se mbetet i distancuar nga prindërit dhe vëllezërit e tij. Madje, ai nuk dërgoi qoftë një mesazh vëllait të tij, Romeos.
    Emri i Brooklyn nuk u përfshi në postimet për Romeon nga David dhe Victoria, pasi çifti zakonisht i paraqet të gjithë fëmijët e tyre në mesazhet e ditëlindjes.
    Në fakt, sipas asaj që shkruajnë mediat, përplasjet në këtë familje e kanë zanafillën prej vitesh,

  • Keir Starmer emëron David Lammy-n zëvendëskryeministër, pas dorëheqjes së Angela Rayner

    Keir Starmer emëron David Lammy-n zëvendëskryeministër, pas dorëheqjes së Angela Rayner

    Angela Rayner ka dhënë dorëheqjen nga posti i zëvendëskryeministres dhe sekretares për çështjet e Strehimit, pasi nuk ka paguar mjaftueshëm taksa për apartamentin e saj prej 800,000 paundësh në Hove, raporton BBC. 
    Ajo gjithashtu ka dhënë dorëheqjen si zëvendëskryetare e Partisë Laburiste.
    Largimi i saj vjen pasi këshilltari i etikës i kryeministrit, Sir Laurie Magnus, tha se Rayner kishte “vepruar me integritet”, por arriti në përfundimin se ajo kishte shkelur kodin ministror.

    Ai tha se ajo kërkoi këshilla ligjore kur bleu pronën, por nuk kërkoi këshilla të mëtejshme nga ekspertët për taksat, siç u rekomandua.
    Rayner pranoi se “nuk i kishte përmbushur standardet” kur bleu pronën e saj.
    “Më vjen shumë keq për vendimin tim për të mos kërkuar këshilla shtesë nga specialistët për taksat, duke pasur parasysh pozicionin tim.”
    Rayner tha se mori “përgjegjësinë e plotë për këtë gabim”, duke shtuar: “Nuk ka qenë kurrë qëllimi im të bëja diçka tjetër përveçse të paguaja shumën e duhur”.
    Pas dorëheqjes së saj, David Lamy, i cili mbante postin e sekretarit të Jashtëm, u emërua nga kryeministri Strarmer si zëvendëskryeministër, duke zëvendësuar kështu Rayner.
    Yvette Cooper është emëruar sekretare e Jashtme. Steve Reed është emëruar sekretari i ri për çështjet e Strehimit.
    Angela Rayner është ministrja e pestë që largohet nga qeveria e Keir Starmer./vizionplus.tv

  • Keir Starmer emëron David Lamy-n zëvendëskryeministër, pas dorëheqjes së Angela Rayner

    Keir Starmer emëron David Lamy-n zëvendëskryeministër, pas dorëheqjes së Angela Rayner

    Angela Rayner ka dhënë dorëheqjen nga posti i zëvendëskryeministres dhe sekretares për çështjet e Strehimit, pasi nuk ka paguar mjaftueshëm taksa për apartamentin e saj prej 800,000 paundësh në Hove, raporton BBC. 
    Ajo gjithashtu ka dhënë dorëheqjen si zëvendëskryetare e Partisë Laburiste.
    Largimi i saj vjen pasi këshilltari i etikës i kryeministrit, Sir Laurie Magnus, tha se Rayner kishte “vepruar me integritet”, por arriti në përfundimin se ajo kishte shkelur kodin ministror.

    Ai tha se ajo kërkoi këshilla ligjore kur bleu pronën, por nuk kërkoi këshilla të mëtejshme nga ekspertët për taksat, siç u rekomandua.
    Rayner pranoi se “nuk i kishte përmbushur standardet” kur bleu pronën e saj.
    “Më vjen shumë keq për vendimin tim për të mos kërkuar këshilla shtesë nga specialistët për taksat, duke pasur parasysh pozicionin tim.”
    Rayner tha se mori “përgjegjësinë e plotë për këtë gabim”, duke shtuar: “Nuk ka qenë kurrë qëllimi im të bëja diçka tjetër përveçse të paguaja shumën e duhur”.
    Pas dorëheqjes së saj, David Lamy, i cili mbante postin e sekretarit të Jashtëm, u emërua nga kryeministri Strarmer si zëvendëskryeministër, duke zëvendësuar kështu Rayner.
    Yvette Cooper është emëruar sekretare e Jashtme. Steve Reed është emëruar sekretari i ri për çështjet e Strehimit.
    Angela Rayner është ministrja e pestë që largohet nga qeveria e Keir Starmer./vizionplus.tv

  • Projekti i fundit i David Bowie, një muzikal i shekullit XVIII

    Projekti i fundit i David Bowie, një muzikal i shekullit XVIII

    Kur këngëtari britanik, David Bowie, vdiq në 2016, ai la pas albumin e fundit “Blackstar”, por pak veta e dinin se ai kishte nisur edhe një projekt tjetër, një muzikal i quajtur “The Spectator”, sipas BBC.

    Ky projekt ishte i bazuar në Londrën e shekullit XVIII dhe kishte si subjekt krimin, satirën dhe artin e kohës.

    Shënimet për “The Spectator” u gjetën të mbyllura në studion e Bowies në Nju Jork, të ruajtura në arkivat e tij personale. Vetëm Bowie dhe asistenti i tij kishin çelësin e dhomës. Tani ato janë dhuruar në  “V&A museum” dhe do të jenë të hapura për publikun në “Qendrën David Bowie” e cila çelet 13 shtator.

    Bowie ishte i tërhequr nga krimi dhe personazhe të njohur si hajduti Jack Sheppard.

    Ai gjithashtu analizoi kulturën dhe artin e kohës, duke përfshirë piktorë si Joshua Reynolds dhe William Hogarth, dhe zhvillimin e muzikaleve si formë satire politike.

    “Bowie ishte i interesuar në rolin e artistit si komentues i shoqërisë, dhe mund të shihnim paralelizma me ditët e sotme. Ai ishte gjithmonë një pionier që nuk donte të kufizohej nga një gjini e vetme”, thotë Madeleine Haddon, kuratore e koleksionit

    Rreth 200 objekte do të jenë në ekspozitë, nga kostume skenike deri tek tekstet e shkruara me dorë dhe vizitorët mund të rezervojnë takime për të parë pjesë të tjera të koleksionit.

  • Projekti i fundit sekret i David Bowie-t zbulohet i mbyllur në studion e tij

    Projekti i fundit sekret i David Bowie-t zbulohet i mbyllur në studion e tij

    Kur David Bowie ndërroi jetë në vitin 2016, ai la pas albumin Blackstar, një vepër e fundit e formësuar nga diagnoza e kancerit dhe përballja me vdekshmërinë.Por gjatë muajve të tij të fundit, ai kishte nisur edhe një projekt tjetër: një “musikal i shekullit të 18-të”, që mbeti i panjohur për publikun dhe bashkëpunëtorët e tij më të afërt, deri sa u gjet i mbyllur në studion e tij.

    Projekti, i quajtur “The Spectator”, u zbulua në një dhomë që ishte gjithmonë e mbyllur me çelës, ku vetëm Bowie dhe asistenti i tij personal kishin akses.Arkivistët e zbuluan ndërsa katalogonin sendet e tij. Tani, ky material i është dhuruar Muzeut V&A dhe do të jetë i qasshëm për publikun në David Bowie Centre që hapet më 13 shtator në Hackney Wick, Londër.

    Në dhomën e punës u gjetën:

    Dhjetëra shënime me ngjitës, me ide që mund të zhvendoseshin për të krijuar një strukturë të muzikës.

    Një fletore spirale, ku Bowie kishte analizuar dhe vlerësuar artikuj nga revista “The Spectator” (botuar në 1711-1712).

    Komente si “mund të jetë një nënshtresë e mirë” ose “8/10 – interesante”.

    Bowie kishte shprehur më parë dëshirën për të shkruar për teatër. Në një intervistë në 2002, ai tha:

    “Që në fillim, doja vërtet të shkruaja për teatër… me qëllimin për të pasur një audiencë të madhe.”

    Ky projekt do të kishte realizuar një nga ambiciet e tij të hershme, por mbeti i papërfunduar për shkak të sëmundjes.

    Rreth 90,000 objekte janë ruajtur në arkivin e tij, nga kostume skenike dhe tekste të shkruara me dorë, deri te lista të koncerteve dhe skica të ndryshme.Rreth 200 prej tyre do të jenë në ekspozitë, por studiuesit dhe fansat mund të kërkojnë të shohin çdo objekt duke plotësuar një formular online.

    Kuratorja Madeleine Haddon thotë:

    “Bowie ishte një pionier për ata që nuk duan të kufizohen në një zhanër të vetëm. Shpresoj që vizitorët të mësojnë jo vetëm ndikimin e tij në kulturën pop, por edhe proceset krijuese që mund të përdorin vetë në punën e tyre.”

    Bowie u magjeps nga jeta kulturore, krimi dhe satira në Londrën e shekullit të 18-të. Ai shqyrtoi:

    Historinë e kriminelit “Honest” Jack Sheppard dhe “kapësi i hajdutëve” Jonathan Wild.

    Sulme nga bandat famëkeqe Mohocks, që përndiqnin qytetarët natën.

    Pasojat e ekzekutimeve publike: “kirurgë që zihen për kufoma”.

    Artistë si William Hogarth dhe Joshua Reynolds dhe krijimi i Akademisë Mbretërore.

    Roli i muzikës dhe artit si formë satire politike, veçanërisht kundër qeverisë së Robert Walpole./BBC/KultPlus.com

  • “Juventusi ka humbur identitetin e vet, gati të rikthehem bashkë me Del Pieron”

    “Juventusi ka humbur identitetin e vet, gati të rikthehem bashkë me Del Pieron”

    3 Shtator 2025

    11:20

    Alfred Lleshi

    David Trezeguet analizoi situatën që po kalon “Zonja e Vjetër”, ku vetë ka shkëlqyer si sulmues: “Juventusi po punon fort për t’u rikthyer te trofetë. Shumë gjëra kanë ndryshuar, përfshirë drejtuesit, me kohën klubi ka humbur identitetin e tij.
    Gjatë viteve në Argjentinë kam studiuar për të qenë drejtor sportiv. Jam gati dhe pres një mundësi. Të kthehem te Juve? Absolutisht po, ashtu sikurse do të bënte edhe Alex Del Piero. Më pëlqen kur klubi përfshin ish-lojtarët që kanë bërë historinë e tij”.
    Për ekipin aktual: “Në sulm kanë ardhur David, Openda dhe Zhegrova, lojtarë interesantë dhe teknikisht të mirë, por te Juve nuk mjafton vetëm kjo. Vlahovic? Prisnim më shumë, por të luash te Fiorentina nuk është si te Juve. Tani duket më i qetë dhe, paradoksalisht, ka rifilluar të shënojë me rregullsi. Ndoshta ky është dimensioni i tij, një lojtar konkret në ndeshje”.

  • Akuza të rënda ndaj David Luiz, ish-partnerja: Më kërcënon, kam frikë për jetën

    Akuza të rënda ndaj David Luiz, ish-partnerja: Më kërcënon, kam frikë për jetën

    3 Shtator 2025

    7:57

    Alfred Lleshi

    David Luiz, ish-mbrojtësi i Chelsea, PSG dhe Arsenalit, sot te Pafos në Qipro, është përfshirë në një skandal të rëndë. Një grua, Francisca Karollainy Barbosa Cavalcante, e njohur si Karol, e akuzon për kërcënime me vdekje dhe dhunë psikologjike pas një lidhjeje jashtëmartesore që, sipas saj, ndodhi gjatë periudhës së tij te Fortaleza.
    Gjykata në Cearà i dha asaj masa mbrojtëse, duke pranuar si prova edhe bisedat në rrjetet sociale. Karol deklaron se Luiz e ka kërcënuar duke i thënë se ka “para e pushtet” dhe se mund ta zhdukë nga faqja e dheut, duke i shtuar frikën për jetën e saj dhe të djalit të vogël. Avokatët e saj pretendojnë gjithashtu se futbollisti i ka propozuar një marrëdhënie treshe dhe, pas refuzimit, kanë nisur kërcënimet.
    David Luiz reagoi me një video, ku mohoi çdo akuzë. Ai pranoi se ka shkëmbyer mesazhe, por theksoi se kurrë nuk e ka kërcënuar apo takuar personalisht gruan. Futbollisti brazilian theksoi se tashmë ka ndërmarrë hapa ligjorë dhe pret që drejtësia të zbulojë të vërtetën.