Aktori David Del Rio është shkarkuar nga sezoni i dytë i serisë televizive të CBS-it, Matlock, për shkak të një hetimi që po zhvillohet ndaj tij lidhur me një akuzë për sulm seksual.
Aktori u largua nga seti më 2 tetor, të njëjtën ditë kur u raportua incidenti. Ngjarja e dyshuar thuhet se ka ndodhur më 26 shtator dhe sipas raportimeve, në të ka qenë e përfshirë kolegia e tij në seri, aktorja Leah Lewis.
Pas publikimit të lajmit, Lewis reagoi në profilin e saj në Instagram me një mesazh mbështetës për veten:
“Po ecim përpara me dashuri dhe forcë. Jam në duar të mira. Faleminderit të gjithëve për mbështetjen dhe kujdesin. Fjala kyçe është forca. Le të jetë kjo mesazhi,”-shkroi ajo krah një fotografie të saj.
Përfaqësuesi i David Del Rio-s nuk ka dhënë ende ndonjë koment zyrtar. Ndërsa nga CBS Studios kanë konfirmuar largimin e aktorit nga seriali, por kanë refuzuar të japin detaje shtesë.
David Del Rio, i lindur në Florida, u bë i njohur përmes serialit të Nickelodeon “The Troop” (2009–2011). Ai ka luajtur gjithashtu në filmin “Pitch Perfect” dhe në serinë “Maggie”. Aktori është i martuar që nga viti 2018 dhe ka dy vajza.
Roli i tij si praktikant avokatie, Billy Martinez, në serinë Matlock konsiderohej një pikë e rëndësishme në karrierën e tij.
Seriali është një version modern i dramës së njohur ligjore me aktorin legjendar Andy Griffith, që u transmetua nga viti 1986 deri më 1995.
Në versionin e ri, rolin kryesor e mban Kathy Bates.
Që nga premiera e saj në vitin 2024, seria e re Matlock ka marrë vlerësime të shkëlqyera nga kritika, ndërsa Bates është nominuar për Çmimin “Golden Globe” dhe “Emmy” për interpretimin e saj.
Tag: david
-

SKANDALI në sheshxhirimin e filmit, aktori e PËSON KEQ!
-

Trezeguet: Me sulmuesit që ka në organikë, Juventusi nuk duhet të vuajë për gola
11 Tetor 2025
12:25
Alfred Lleshi
Kush më mirë se David Trezeguet mund të flasë për repartin ofensiv të Juventusit? Ish-sulmuesi francez analizoi për “Gazzetta dello Sport” momentin e skuadrës bardhezi, që megjithëse ka cilësi përpara me Vlahovic, Jonathan David dhe Lois Openda, po has vështirësi në konkretizim:
“Besoj se të gjitha skuadrat janë në një fazë përshtatjeje, kampionati sapo ka nisur dhe disa lojtarë duhet ende të kuptojnë se si funksionon Serie A. Ajo që bie më shumë në sy tani është vështirësia e Juves për të shfrytëzuar plotësisht potencialin e saj ofensiv, që është i madh”.
Trezeguet foli edhe për të ardhmen e Vlahovic: “Nuk jam i sigurt se Vlahovic do të largohet nga Juve. Gjithçka të bën ta mendosh këtë, por në futboll asgjë nuk është e sigurt. Edhe unë, gjatë 10 viteve në Torino, shpesh mendoja të largohesha, por nuk ndodhi kurrë, sepse te Juve ndihesha shumë mirë”. -

Pas David dhe Zhegrovës, Juventus hidhet në “sulm” edhe për yllin tjetër të Lille
3 Tetor 2025
18:49
Telesport
Pasi transferoi Jonathan David si lojtar i lirë dhe Edon Zhegrovën për 20 milionë euro, Juventus po përgatitet të “peshkojë” sërish te Lille.
Objektivi i radhës i bardhezinjve është Ayyoub Bouaddi, vetëm 17 vjeç, por që konsiderohet si një lojtar i ri me të ardhme të madhe. Pavarësisht moshës së re, Bouaddi ka fituar vendin e titullarit te Lille dhe ka treguar një nivel shumë të mirë.
Përveç Juventusit, për Bouaddi-n ka interes edhe nga Chelsea dhe Arsenal. 17-vjeçari është pjesë e Francë U21 dhe shumë shpejt pritet të bëjë debutimin me kombëtaren e madhe franceze. -

“Nuk ke çfarë mbiemri t’i vendosësh!” Jonathan David kryqëzohet në Itali
2 Tetor 2025
16:35
Telesport
Nëse nuk e dinte se ç’do të thotë të luash në Itali, vend me qindra gazeta dhe portale sportive, sot Jonathan David e di mirë.
Pas performancës zhgënjyese në Champions League kundër Villarreal-it, kanadezi sot po sulmohet tejmase nga mediat italiane.
Ai deri tani ka shënuar vetëm një gol me fanellën e Juventusit, i transferuar me parametra zero nga Lille në verë.
Në pjesën e dytë, kur “Zonja e vjetër” ishte në disavantazh 1-0, David humbi një rast të pastër, me portën bosh.
“Shaka është kjo?!” – shkruan sot Tuttosport, e cila e vlerësoi sulmuesin me notën 4/10.
“Është e pamundur t’i gjesh një mbiemër kësaj performance të tij. Nuk ke sesi ta mbrosh pas këtij momenti”, shkruan Gazzetta dello Sport. -

Enigma e David te Juventusi, nga super përforcimi veror në rezervë luksoze
Te Juventusi, sulmi i pasur me elementë cilësorë është armë e madhe, por edhe problem menaxhimi. Pavarësisht se u konsiderua si goditja e madhe e merkatos, Jonathan David kundër Atalantës e kaloi gjithë ndeshjen në stol. Trajneri Tudor shpjegoi pas sfidës: “Bremer pati një lodhje të lehtë. Më vjen keq që nuk pata mundësi ta shfrytëzoja zëvendësimin e fundit me David”.
Në fund, vendimi rezultoi fatlum, pasi pas daljes së brazilianit hyri Cabal, i cili shënoi golin e barazimit. Megjithatë, fakti mbetet: David, i ardhur nga Lille si titullar i pritshëm, ka luajtur vetëm 90 minuta në 4 ndeshjet e fundit, duke humbur rolin e të padiskutueshmit. Tudor duket ende në kërkim të formulës ideale për ofensivën.
Me Atalantën, përballë presionit një kundër një, ai zgjodhi një treshe pa pika fikse referimi (Adzic, Yildiz, Openda), ndërsa më pas futi Vlahovic dhe Zhegrova. Në këtë kuadër, David pritet të ketë hapësira, por konkurrenca është e madhe: nga sulmuesi klasik si Vlahovic, te lëvizësi si Openda, fantazistë si Yildiz e lojtarë polivalentë si vetë David. Për momentin, kanadezi mbetet alternativë luksi, në pritje të vendit që i takon.
-

Dua Lipa reagon kundër kësaj medie: “Histori plotësisht e rreme për klikime”
Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, ka reaguar publikisht përmes një InstaStory, lidhur me raportimet e fundit të mediave britanike që lidhnin emrin e saj me largimin nga puna të agjentit të saj, David Levy.
Në reagimin e saj, Dua shkruan: “Nuk miratoj veprimet e David Levy-t apo të drejtuesve të tjerë të industrisë muzikore ndaj një artisti që thotë të vërtetën e vet. Nuk mund të injoroj as mënyrën se si është trajtuar kjo çështje në media”.“Historia ishte plotësisht e rreme dhe gjuha që përdori Daily Mail ishte qëllimisht provokuese, e krijuar thjesht për klikime dhe për të nxitur ndasi online. Unë gjithmonë mbështes Palestinën, por shfrytëzimi i një tragjedie globale për të shitur gazeta më shqetëson thellësisht”, shkroi ndër të tjerash Dua.
Ky reagim vjen pak ditë pasi DailyMail raportoi se Dua Lipa kishte larguar nga puna agjentin e saj, David Levy, pasi ky i fundit kishte udhëhequr një fushatë për të ndaluar pjesëmarrjen e reperëve pro-Palestinian nga Belfast, të quajtur Kneecap, në festivalin ‘Glastonbury’, duke pretenduar se performancat e tyre po nxitnin antisemitizëm.
Emaili, i nënshkruar nga David Levy dhe disa figura të tjera të njohura të industrisë muzikore izraelite, ishte i etiketuari “private dhe konfidencial”, por më pas u rrjedh në publik, duke zbuluar veprimet e tyre ndaj artistëve që përfaqësonin.
Dua Lipa thekson se raportimi i mediave ishte i pavërtetë dhe i qëllimshëm për sensacion, duke dënuar përdorimin e situatave të ndjeshme globale për përfitime mediatike dhe klikime.
ObserverKult
Lexo edhe:
-

Toni për sulmuesit e Juventusit: Duhet të shënojnë së bashku 50 gola në sezon
26 Shtator 2025
10:30
Alfred Lleshi
Luca Toni, në një intervistë për “Gazzetta dello Sport”, ka analizuar treshe sulmuese të Juventusit; Vlahovic, Openda dhe David: “Janë tre qendërsulmues ndryshe. Vlahovic është një ‘killer’ në zonë, David shënon, por di edhe të lidhë lojën, ndërsa Openda është mes një 9-shi klasik dhe sulmuesi të dytë. Mua më pëlqen 9-shi që bën gjithmonë gol. Tudor do të ketë preferencat e tij, por duhet të jetë i zgjuar t’i alternojë sipas meritës”.
Toni thekson objektivin: “E rëndësishme është që të tre së bashku të arrijnë të paktën 50 gola. Jam optimist, sepse e pashë nga afër Juventusin dhe më impresionoi uniteti i grupit. Tudor ka rikthyer shpirtin juventin dhe ka bërë punë të madhe në dhomën e zhveshjes. Kush hyn në lojë jep maksimumin, kush del inkurajon shokët”.
Mbi presionin e golit: “Është thelbësore të ndjesh besimin, sidomos kur nuk shënon. Në vendin e Vlahovic, David e Openda do mendoja vetëm një gjë: të shënoj sa herë të kem rast. Më duket se Juve mori David e Openda si mbulim në rast largimi të Dusan, që në fund mbeti”. -

Si David Beckham me Inter Miami-n, Rei Manaj kërkon të blejë ekipin e Lushnjes në Shqipëri
Zakonisht jemi mësuar me shembuj dhe raste të njohur në botë dhe Europë, për ish-futbollistë të cilët blejnë ekipe futbolli. Një prej këtyre rasteve është padyshim ai i David Beckam te Inter Miami, ekip në të cilin luan edhe Lionel Mesi. Ndërkohë në emisionin “Procesi Sportiv”, Manushi ka zbuluar se të njëjtën rrugë do ta ndjek edhe Rei Manaj në Shqipëri.
“Moda e futbollistëve të rëndësishëm dhe të pasur që blejnë klube sportive ka arritur edhe në Shqipëri. Një futbollist i madh i Kombëtares është në tratativa për të blerë klubin e Lushnjës. Rey Manaj po blen ekipin e Lushnjës, duartrokitje për iniciativën. Ky model na duhet për të ecur përpara”, tha Ed Manushi.
Padyshim që kjo lëvizje është disi e çuditshme duke parë se Manaj nuk e ka mbyllur ende me futbollin e luajtur dhe ka vite përpara, por duket se kontratat e mira të firmosura në të kaluarën kanë bërë që Rei të hedh sytë edhe për investime të tilla. /Sport Ekspres/ -

U përfshi në fushatë kundër Palestinës/ Dua Lipa shkarkon menaxherin e saj
Këngëtarja, Dua Lipa, ka shkarkuar nga puna menaxherim e saj, David Levy, pas zbulimeve që e lidhin atë me një fushatë të fshehtë për të ndaluar grupin e repit nga Irlanda e Veriut, Kneecap, të performonte në Festivalin Glastonbury këtë vit, për shkak të pretendimeve se ata po nxitnin “antisemitizëm”.
Sipas mediave të huaja, Levy, së bashku me disa figura të tjera të industrisë muzikore, ishte nënshkruesi i parë i një letre “private dhe konfidenciale” dërguar themeluesit të festivalit, Michael Eavis, ku i kërkohej ndalimi i grupit pro-palestinez për akuza të pabazuara mbi lidhjet e tyre politike me disa organizata të armatosura.
Pas kësaj Dua Lipa siguroi që David Levy të mos merrej më me prodhimin e muzikës së saj, pasi këngëtarja është një mbështetëse e hapur e të drejtave të palestinezëve dhe nuk pranon një menaxher që është mbështetës i Izraelit.
“E sheh atë si një mbështetës të luftës së Izraelit në Gaza dhe trajtimit të tmerrshëm të palestinezëve. Kjo u bë shumë e qartë përmes letrës që ai nënshkroi,” tha burimi i industrisë muzikore për Daily Mail. -

Dua Lipa shkarkon menaxherin, pasi mbështeti luftën e Izraelit në Gaza
Showbiz E Hënë, 22 Shtator 2025 16:28
Dua Lipa ka ndërprerë bashkëpunimin me agjentin e saj, David Levy, pas një polemike që përfshiu grupin kontrovers irlandez “Kneecap”. Levy ishte nënshkruesi i parë i një letre dërguar themeluesit të festivalit Glastonbury, Michael Eavis, dhe vajzës së tij Emily, ku kërkohej që grupi të mos lejohej të performonte, duke argumentuar se ata nxisnin antisemitizmin dhe mbështesnin organizata si Hezbollah.
Letra, e cila ishte e shënuar “private dhe konfidenciale”, u botua në media, duke shkaktuar reagime në industrinë e muzikës. Një burim pranë këngëtares tha për gazetën britanike: ”Dua u sigurua që përmes stafit të saj, David Levy të mos merrej më me projektet e saj muzikore”.
Dua Lipa është hapur pro-Palestinës dhe kjo nuk përputhet me qëndrimin e Davidit. Ajo e sheh atë si mbështetës të luftës së Izraelit në Gaza dhe trajtimit të keq të palestinezëve”.