Tag: david

  • Tensionet e padisë nuk ndalojnë shfaqjen e David Harbour dhe Millie Bobby Brown së bashku në tapetin e kuq!

    Tensionet e padisë nuk ndalojnë shfaqjen e David Harbour dhe Millie Bobby Brown së bashku në tapetin e kuq!

    David Harbour dhe Millie Bobby Brown u panë së bashku në premierën e sezonit të pestë të “Stranger Things” në Los Angeles. Aktorët shfaqën një atmosferë miqësore, duke qeshur dhe përqafuar njëri-tjetrin në tapetin e kuq, dhe gjithashtu pozuan për fotografi. Netflix publikoi një video të mbërritjes së tyre, me mbishkrimin: “David Harbour dhe Millie Bobby Brown mbërrijnë së bashku për premierën e fundit të Stranger Things”.

    Ky takim publik vjen pas lajmeve të 1 nëntorit nga Daily Mail për padinë e Brown ndaj Harbour, e cila përfshin “faqe pas faqe akuzash”. Burime thanë se Brown kishte depozituar një kërkesë për ngacmim dhe bullizëm para se të fillonte xhirimi i sezonit të fundit, dhe hetimi zgjati muaj të tërë. Përfaqësues të Netflix, Brown dhe Harbour nuk kanë komentuar për PEOPLE.
    Aktorët kanë punuar së bashku që nga shtatori i 2015, kur filloi xhirimi i sezonit të parë në Atlanta. Brown ishte vetëm 11 vjeçe atëherë. Harbour ka folur më herët për marrëdhënien e veçantë me të, duke thënë se e njihte para se ajo të bëhej e famshme. Në serial, marrëdhënia e tyre prind–vajzë ka kaluar përmes shumë situatash dramatike, veçanërisht në sezonin e tretë.
    Së fundi, paraqitjet e tyre në publik dhe intervistat e kaluara kanë nxjerrë në pah momentet e sikletshme, përfshirë një intervistë të marsit 2024 me MTV, ku reagimi i Brown ndaj një shaka për martesën e saj me temë “Stranger Things” u duk i ngatërruar për shikuesit.

  • David Harbour reagon pasi Millie Bobby Brown e akuzoi për ngacmim: Nuk ishte qëllimi im

    David Harbour reagon pasi Millie Bobby Brown e akuzoi për ngacmim: Nuk ishte qëllimi im

    Asgjë që David Harbour kishte thënë në të kaluarën për vajzën e tij televizive në serialin “Stranger Things”, Millie Bobby Brown, nuk parashikonte zhvillimin që do të vinte më pas, me aktoren që do të vazhdonte të ngrinte një padi zyrtare kundër tij për ngacmim dhe bulizëm.
    Harbour kishte deklaruar më parë se ndjente dashuri të thellë për Brown, “vajzën” e tij televizive në serialin e njohur. Në një intervistë në vitin 2021, në podkastin “That Scene with Dan Patrick”, aktori kishte folur me emocion për marrëdhënien e tij “të veçantë” me kolegen e tij të re, duke theksuar se ndihej pothuajse si vajza e tij.
    “Gjithmonë kam ndjerë një ndjenjë të thellë atërore për të”, kishte thënë ai.
    David Harbour kujtoi se Brown ishte vetëm 12 vjeç kur filluan xhirimet e sezonit të parë të “Stranger Things”, i cili u shfaq premierë në Netflix në vitin 2016. “Unë dhe Millie kemi pasur gjithmonë një marrëdhënie të veçantë, sepse e takova kur ishte shumë e re, përpara se të vinte gjithë kjo famë e madhe”, tha ai. “Unë jam mbrojtës i saj. Shqetësohem shumë për të, për famën dhe gjithçka me të cilën duhet të përballet”, shtoi ai.
    Në serial, Harbour luan rolin e oficerit të policisë Jim Hopper Jr., i cili bëhet babai adoptues i personazhit Eleven të Brown. Marrëdhënia e tyre gjatë dhe jashtë sheshit të xhirimit është portretizuar si e ngrohtë dhe familjare për vite me radhë, por sipas raporteve të reja, klima thuhet se ka ndryshuar vitet e fundit.
    Sipas një burimi të cituar nga “Daily Mail”, aktorja 21-vjeçare paraqiti një raport të gjerë duke akuzuar Harbour për ngacmim dhe bullizëm, pak para se të fillonin xhirimet e sezonit të pestë dhe të fundit të serialit: “Millie Bobby Brown paraqiti një raport për ngacmim dhe bullizëm para se të fillonin xhirimet e sezonit të fundit. Kishte faqe mbi faqe me ankesa. Hetimi zgjati muaj të tërë.

  • David Harbour reflekton pas ndarjes nga Lily Allen: Do ndryshoja gjithçka ose asgjë!

    David Harbour reflekton pas ndarjes nga Lily Allen: Do ndryshoja gjithçka ose asgjë!

    Pas ndarjes nga Lily Allen, David Harbour ka hapur një kapitull të ri të jetës së tij. Në një intervistë të fundit për Esquire UK, aktori i njohur nga seriali Stranger Things ka reflektuar për jetën dhe gabimet e së kaluarës, duke theksuar se ato janë pjesë e procesit të rritjes. “Nëse do të mund të ndryshoja diçka, do të ndryshoja gjithçka ose asgjë,” tha Harbour. “Duhet ta pranosh rrugëtimin tënd plotësisht edhe dhimbjen, edhe gabimet. Sepse aty gjenden e vërteta, rritja dhe empatia.”
    Ai shtoi gjithashtu se gabimet janë thelbësore për krijimtarinë dhe jetën artistike: “Nëse nuk ke kaluar kurrë asgjë, çfarë ke për t’u ofruar të tjerëve? Po të kisha pasur një jetë të lehtë e të lumtur, ndoshta s’do të isha më artist.” Harbour ka shprehur dëshirën për të treguar histori më të thella në të ardhmen dhe për të qenë më i përkushtuar ndaj jetës personale, duke i dhënë përparësi njerëzve që i do.
    Në shtator, Lily Allen depozitoi kërkesën për divorc pas katër vitesh martesë me aktorin. Këngëtarja e njohur britanike ka përmendur disa tema delikate në albumin e saj të fundit, duke përfshirë akuza për tradhti dhe mungesë besimi në marrëdhënien e tyre. Në këngën “P–sy Palace” dhe “Tennis”, Allen tregon disa momente të dhimbshme dhe shkatërruese të lidhjes së tyre, përfshirë një histori lidhur me një stiliste kostumesh të quajtur Natalie Tippett, me të cilën Harbour kishte punuar më parë në filmin We Have a Ghost.
    David Harbour, përkundër sfidave, ka shprehur dëshirën për të mësuar dhe për të ndihmuar ata që i duan, duke u fokusuar më shumë në marrëdhëniet personale dhe artistike.

  • Transferimi i bujshëm i Juventusit drejt largimit, destinacioni i ri mund të jetë Bayern ose Tottenham

    Transferimi i bujshëm i Juventusit drejt largimit, destinacioni i ri mund të jetë Bayern ose Tottenham

    30 Tetor 2025

    20:39

    Telesport

    Jonathan David u transferua te Juventus si lojtar i lirë gjatë verës së fundit, por përshtatja e kanadezit në Serie A po rezulton më e ngadaltë nga sa pritej.
    Në 11 ndeshje këtë sezon, David ka shënuar vetëm 1 gol. Duke parë ecurinë e tij jo të mirë në Serie A, sulmuesi kanadez mund të largohet vetëm pas një sezoni te bardhezinjtë.
    Mediet italiane raportojnë se Bayern Munich dhe Tottenham po ndjekin me kujdes situatën dhe mund të provojnë transferimin e tij gjatë verës së ardhshme.
    Duke qenë se nuk pagoi asgjë për kartonin e tij, Juventus mund ta “përdorë” rastin e Jonathan David si një mundësi e mirë biznesi. Vlera e 25-vjeçarit në treg llogaritet te 45 milionë euro, shifër që mund ta joshë Juventusin të pranojë shitjen e tij.

  • Babai i pengut izraelit të liruar: Po rikthehet në veten e tij të vjetër, falë Zotit ja dolëm

    Babai i pengut izraelit të liruar: Po rikthehet në veten e tij të vjetër, falë Zotit ja dolëm

    Babai i një pengu izraelit të liruar, i cili u detyrua të hapte varrin e tij në një tunel në Gaza nga Hamasi, i ka thënë BBC-së se shëndeti i djalit të tij po “përmirësohet çdo ditë”.
    Sipas mediave të huaja, Avishai David foli pasi djali i tij 24-vjeçar, Evyatar David, dhe dy pengje të tjera të liruara, Guy Gilboa Dalal dhe Eitan Mor, u liruan nga spitali dhe u pritën si heronj në shtëpitë e tyre të dielën.
    “Nuk mund ta shpjegoj sa i lumtur ndihem kur e shoh duke u rikthyer në veten e tij të mëparshme”, shtoi babai.
    Në gusht, dy muaj para lirimit të Evyatar, Hamasi kishte postuar një video që e tregonte atë të dobësuar në një tunel të ngushtë betony, një veprim që u dënua nga Izraeli dhe shumë udhëheqës perëndimorë.
    Avishai David i tha BBC-së se ishte i lumtur që shihte “vitalitetin e të birit që përmirësohej çdo ditë, ngjyrën e fytyrës së tij duke iu rikthyer dhe faqet e tij duke u mbushur”.
    “Falë Zotit, ia doli mbanë dhe është i fortë”, tha ai më tej, shkruan A2 CNN.
    Babai tha se kishte vuajtur për muaj të tërë duke e ditur se djali i tij ishte vetëm “80 km larg… dhe se nuk mund ta ndihmoja”.
    “Më shkatërroi,” tha ai, duke shtuar se “nuk mund të flinte, të hante, të pinte siç duhet”.

  • Një pasqyrë intime: albumi i ri i Lily Allen pas marrëdhënies me David Harbour

    Një pasqyrë intime: albumi i ri i Lily Allen pas marrëdhënies me David Harbour

    Pas shtatë vjetësh, Lily Allen rikthehet me një album të ri që hapet me sinqeritet dhe pasion për jetën e saj personale. Projekti i ri përmban 14 këngë, të regjistruara brenda vetëm 10 ditësh, dhe rrëfen dhimbjen e këngëtares pas ndarjes nga aktori David Harbour.
    Albumi shpalos tradhtitë e ish-bashkëshortit, përfshirë marrëdhënie jashtëmartesore dhe përdorimin e punonjësve të seksit, si dhe momente shumë personale dhe intime. Kënga hapëse, “West End Girl”, portretizon një bisedë të njëanshme me Harbour, ku Allen përpiqet të pranojë propozimin për një marrëdhënie të hapur, duke treguar dëshpërimin dhe përpjekjen për të mbajtur qetësinë.
    Në “Madeline”, këngëtarja aludon për gratë me të cilat David kishte lidhje dhe për pagesat e përfshira, duke shfaqur zhgënjimin e saj nga dështimi i marrëdhënies monogame. Albumi përfshin gjithashtu reagimet e Allen ndaj situatave të dhimbshme, si mesazhet nga vajza misterioze dhe zbulimet në apartamentin e ish-bashkëshortit, përfshirë lodra seksi dhe prezervativë, të përshkruara në këngën “P***y Palace”.
    Gjatë gjithë projektit, Allen balancohet mes zemërimit, trishtimit dhe reflektimit, duke folur hapur për jetën e saj seksuale dhe për përpjekjet për të përballuar tradhtinë. Ky album shërben si një rrëfim i papërpunuar i dhimbjes, zhgënjimit dhe forcës personale pas një martese të shkatërruar, duke ofruar një pasqyrë të paparë në botën e saj private.

  • “Asist” i Jonathn David, Lazio e mbyll në avantazh pjesën e parë ndaj Juventusit (video)

    “Asist” i Jonathn David, Lazio e mbyll në avantazh pjesën e parë ndaj Juventusit (video)

    26 Tetor 2025

    21:32

    Telesport

    Lazio-Juventus është sfida përmbyllëse e javës së tetë në Serie A, e cila po luhet në “Olimpico”. Pjesa e parë është mbyllur 1-0 për bardhekaltrit e drejtuar nga Maruizio Sarri.
    Lazio gjeti avantazhin që në minutë e 9-të me Toma Basic, i cili shënoi një gol shumë të bukur me një goditje të fuqishme nga distanca, falë një topi të kthyer mbrapsh nga Jonathan David dhe asistit të Cataldi.
    Rezultati mbeti i pandryshuar deri në fund të pjesës së parë. Në rast humbjeje sot, Igor Tudor rrezikon shumë shkarkimin.
    SHIKOVIDEON

  • Victoria Beckham reagon ndaj akuzave për tradhti të David Beckham

    Victoria Beckham reagon ndaj akuzave për tradhti të David Beckham

    Victoria Beckham ka folur për herë të parë për pretendimet që David Beckham e ka tradhtuar atë me modelen holandeze Rebecca Loos, duke i cilësuar spekulimet si të pabaza dhe duke theksuar forcën e martesës së tyre. Në një intervistë për podkastin “Call Her Daddy”, stilistja britanike u shpreh:
    “A e dini që na shkaktuan kaq shumë telashe, dhe ne sapo festuam 26-vjetorin e martesës? Njerëzit thoshin se nuk do t’ia dilnim… Por ne kemi kaluar gjithçka dhe kemi dalë nga stuhia.”
    Lidhja e pretenduar nga Rebecca Loos daton në vitin 2004, ku ajo deklaroi se kishte pasur një lidhje katër mujore me David Beckham. Sipas saj, lidhja kishte nisur në një moment kur Victoria ishte jashtë qytetit dhe David e kishte ftuar atë në hotel. Këto akuza kanë shkaktuar polemika të shumta gjatë viteve.
    Në vitin 2023, ish-futbollisti i mohoi kategorikisht këto pretendime në dokumentarin Netflix “Beckham”, ku theksoi se i është dashur të përballet me shumë vështirësi duke parë Victorian të vuante për shkak të këtyre thashethemeve.
    Pavarësisht mohimeve, Rebecca Loos nuk ka ndryshuar qëndrim. Ajo u shfaq në emisionin australian “60 Minutes Australia” dhe përsëriti se nuk kishte gënjyer apo ekzagjeruar lidhur me marrëdhënien e saj me David Beckham.
    Martesa e çiftit Beckham është një nga lidhjet më të njohura dhe të ndjekura në botë, dhe historia e tyre vazhdon të tërheqë vëmendjen e mediave dhe publikut.

  • Sekreti që Victoria ia mbajti të fshehtë David Beckham

    Sekreti që Victoria ia mbajti të fshehtë David Beckham

    Çifti i përbërë nga Victoria dhe David Beckham është një nga më të njohurit në botën e argëtimit dhe sportit. Ata kanë formuar një familje shumë të mirë dhe kanë mbetur të qëndrueshëm para kamerave dhe opinionit publik. Megjithatë, në të gjitha marrëdhëniet ka probleme dhe sekrete që mbahen, dhe në këtë rast ishte Victoria ajo që komentoi se i kishte fshehur diçka të rëndësishme bashkëshortit të saj.
    Victoria Beckham ka zbuluar sekretin e dhimbshëm të luftës së saj të heshtur me një çrregullim të të ngrënit, një betejë që e përballoi krejtësisht e vetme, pa vetëbesimin për t’ia rrëfyer vuajtjet e saj as burrit të saj. Ajo e bëri këtë në një intervistë të kohëve të fundit, ku zbuloi më shumë detaje rreth problemit të disa viteve më parë.
    Gjatë një interviste të kohëve të fundit në podkastin “Call Her Daddy” me Alex Cooper, stilistja e modës dhe ish-anëtare e Spice Girl ndau detaje të kësaj periudhe të errët, duke shpjeguar se ndihej e paaftë t’i “besonte dikujt” për ta ndihmuar.
    Pavarësisht mbështetjes që ka pasur gjithmonë nga Davidi, Victoria zgjodhi të mos kërkonte këshillën e tij, duke nisur rrugën e saj për të shëruar marrëdhënien e saj me ushqimin dhe për të gjetur ekuilibrin.
    Victoria zbuloi gjithashtu se kishte shumë vështirësi me mendimet e saj kur u kritikua nga shtypi. Biznesmenja shpjegoi se kur ishte shtatzënë e etiketonin si “Porky Posh” ose “Skinny Posh” , gjë që i shkaktonte shumë dhimbje, por ajo arriti ta kapërcente atë.
    Përveç problemeve me peshën, Victoria kishte edhe një problem me implantet e gjoksit, pasi kur filloi të bëhej e famshme vendosi të bënte një ndërhyrje kirurgjikale, por më vonë u pendua. Në një bisedë për lançimin e serialit të ardhshëm dokumentar të Netflix, Victoria shpjegoi pse vendosi më në fund të hiqte implantet. “E gjitha erdhi nga nevoja për t’u marrë më seriozisht dhe nga mosdija se kush isha“, tha ajo.
    Pasi ka kaluar të gjitha këto probleme me fizikun e saj, Victoria duket më e sigurt në vetvete dhe ka rrëfyer se tashmë ka një ekuilibër të mirë të ushqimit, pasi edhe Davidi e ka ndihmuar me këtë dhe me ushtrimet.

  • “Jepi detajet tamam se s’ka ndonjë gjë bobe…”/ Video duke u puthur me një djalë, reagon Loredana Brati

    “Jepi detajet tamam se s’ka ndonjë gjë bobe…”/ Video duke u puthur me një djalë, reagon Loredana Brati

    Pas publikimit të një videoje që bëri xhiron e rrjeteve sociale, ku djali David Dano shihet pranë Loredana Bratit duke e puthur në faqe, ka ardhur sqarimi i shumëpërfolur nga vetë ajo.
    I ftuar në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, David Dano, i njohur për ngjarjen e bujshme në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Vlorës më 29 shtator, ku u fut me forcë për të kërkuar dëmshpërblim për banesën e prishur gjatë ndërtimit të rrugës Transballkanike foli edhe për videon që publikoi në Instagram me Loredanën, duke ngritur shumë pikëpyetje për marrëdhënien mes tyre.
    Mirëpo, reagimi i Loredanës nuk ka vonuar. Në një mesazh ne videon e ‘Top Albania Radio’, ajo ka sqaruar se takimi ka qenë krejt rastësor dhe se nuk ka pasur asnjë raport personal përtej një përshëndetjeje miqësore.
    “Isha e ftuar në një event në Vlorë më 14 gusht, ku ndodheshin edhe emra të tjerë si Laerti, Rizarta e Françeska Murati. Ishim në varkë dhe Davidi erdhi në momentin kur po zbrisnim, vetëm për disa minuta. Kishte edhe fansa të tjerë që kërkonin foto. Ai erdhi si fans për një përshëndetje dhe një video, madje i dridhej dora nga emocionet. Për të qenë njerëzore, pranova. Krejt papritur erdhi ajo puthje që më vuri në siklet,” – ka treguar Loredana.
    Në fund, ajo i ka bërë thirrje Davidit që të sqarojë të vërtetën e plotë:
    “David, jepi detajet tamam se s’ka ndonjë gjë bobe…”