Tag: david

  • Mbappe & Guler në stol, Alonso në “fije të perit”. Real Madrid-Man. City, formacionet zyrtare

    Mbappe & Guler në stol, Alonso në “fije të perit”. Real Madrid-Man. City, formacionet zyrtare

    Real Madrid-Manchester City është sfida kryesore për mbrëmjen e sotme në Champions League. Të dyja ekipet nuk kaanë pasur një sezon edhe aq të mirë deri tani. Real Madrid vjen nga humbja 0-2 në fundjavën e kaluar në shtëpi ndaj Celta Vigo,e cila ka trazuar jo pak situatën. Man. City po ashtu ka pasur luhatje të mëdha deri tani.
    Madrilenët vijnë me disa mungesa të rëndësishme në këtë takim për shkak dëmtimesh, ndërkohë që Kylian Mbappe do ta nisë nga stoli, bashkë me Arda Guler.
    REAL MADRID XI: Courtois; Valverde, Asencio, Rüdiger, Carreras; Tchouaméni, Ceballos, Bellincham; Vinicius, Gonzalo, Rodrygo. MANCHESTER CITY XI: Donnarumma; Nunes, Dias, Gvardiol, O’Reilly; Nico, Bernardo, Foden; Cherki, Doku, Haaland
    Jo më pak të rëndësishme janë edhe ndeshjet e tjera. Më në fund Edon Zhegrova do ta nisë si titullar sot për Juventusin, që pret Pafos.
    JUVENTUS XI: Di Gregorio; Kalulu, Kelly, Koopmeiners; Cambiaso, Locatelli, Miretti, McKennie; Zhegrova, Yildiz; DaviD PAFOS XI: Michael; Bruno, Luckassen, David Luiz, Goldar; Sunjic, Pêpê; Correia, Dragomir, Orsic; Anderson Silva
    ATHLETIC BILBAO XI: Unai Simón; Areso, Berchiche, Vivian, Adama Boiro; Jauregizar, Galarreta; Berenguer, Sancet, Nico Williams; Guruzeta. MANCHESTER CITY XI: Donnarumma; Nunes, Dias, Gvardiol, O’Reilly; Nico, Bernardo, Foden; Cherki, Doku, Haaland.
    CLUB BRUGGE XI: Mignolet; Siquet, Ordóñez, Mechele, Seys; Stankovic, Vanaken, Onyedika; Carlos Forbs, Tresoldi, Tzolis. ARSENAL XI: David Raya; White, Norgaard, Lewis-Skelly; Odegaard, Zubimendi, Rice, Madueke; Martinelli, Mikel Merino, Gyökeres.
    BENFICA XI: Trubin; Dedic, Otamendi, Tomás Araújo, Dahl; Barrenechea, Richard Ríos; Sudakov, Barreiro, Aursnes; Ivanovic. NAPOLI XI: Milinkovic-Savic; Beukema, Rrahmani, Buongiorno; Di Lorenzo, McTominay, Elmas, Olivera; Neres, Hojlund, Lang.

  • Vrau efektivin e FNSH-së / Kërkesa e David Qoses në gjykatë: Të shfuqizohet dënimi

    Vrau efektivin e FNSH-së / Kërkesa e David Qoses në gjykatë: Të shfuqizohet dënimi

    David Qosja, personi që vrau me armë zjarri efektivin e FNSH-së Adrian Kodra në vitin 2016, kërkon të lirohet nga burgu. 
    TCH raporton se Qosja ka bërë kërkesë në gjykatë, ku pretendon gjykim të padrejtë dhe kërkon shfuqizim të dënimit. 
    Ngjarja tronditëse ndodhi më 2 shtator 2016, Qosja terrorizoi me armë fshatin e tij në Torovicë të Lezhës ndërsa në operacionin për kapjen e tij humbi jetën dhe efektivi Ardian Kodra, ‘Dëshmor i Atdheut’. 

  • Vrau efektivin e FNSH-së në Lezhë/ David Qosja kërkesë në gjykatë: Kërkoj shfuqizimin e dënimit

    Vrau efektivin e FNSH-së në Lezhë/ David Qosja kërkesë në gjykatë: Kërkoj shfuqizimin e dënimit

    David Qosja, personi që vrau me armë zjarri efektivin e FNSH-së Adrian Kodra në vitin 2016, kërkon të lirohet nga burgu.

    Gazetarja Anila Hoxha raporton se Qosja ka bërë kërkesë në gjykatë, ku pretendon gjykim të padrejtë dhe kërkon shfuqizim të dënimit.
    Ngjarja tronditëse ndodhi më 2 shtator 2016, Qosja terrorizoi me armë fshatin e tij në Torovicë të Lezhës ndërsa në operacionin për kapjen e tij humbi jetën dhe efektivi Ardian Kodra, ‘Dëshmor i Atdheut’.

    Top Channel

  • (VIDEO) Juventusi siguron kualifikimin, VAR e bën “çorb”. Rikthehet Zhegrova me shkëndija magjike!

    (VIDEO) Juventusi siguron kualifikimin, VAR e bën “çorb”. Rikthehet Zhegrova me shkëndija magjike!

    Juventusi ka siguruar një kualifikim të rëndësishëm në çerekfinalet e Kupës së Italisë, pasi mposhti Udinesen me rezultat 0-2, në një sfidë ku ekipi i Luciano Spallettit ishte superior dhe e menaxhoi me qetësi ndeshjen nga fillimi deri në fund.
    Zonja e Vjetër kaloi në epërsi në minutën e 23-të, kur Jonathan David finalizoi me qetësi një pasim të saktë, duke goditur në këndin e poshtëm.
    VIDEO E GOLIT TE DAVID – VIDEO
    Vetëm pak minuta më vonë, David e dërgoi sërish topin në rrjetë (33’), por goli u anulua për pozicion jashtë loje – vendim i konfirmuar nga VAR-i qe gaboi pasi nuk mori lojtarin e duhur ne vijen kompjuterike te matjes.
    VIDEO
    Edhe Udinese pati një gol të anuluar për pozitë jashtëloje (30’), dhe pjesa e parë u mbyll me rezultatin 1-0.
    Në minutën e 56-të, Juventus u detyrua të kryente një ndërrim të detyruar, me Manuel Locatelli që zëvendësoi Federico Gattin e lënduar. Vetëm pak minuta më pas erdhi momenti vendimtar i ndeshjes: një ndërhyrje në zonë çoi në shqyrtim nga VAR-i, dhe në minutën e 67-të gjyqtari akordoi penallti.
    VIDEO E GOLIT LOCATELLI
    Manuel Locatelli mori përgjegjësinë dhe realizoi në mënyrë perfekte për 0-2, duke mbyllur praktikisht ndeshjen. Në minutën e 81-të, Luciano Spalletti hodhi në fushë Edon Zhegrovën, i cili luajti mbi dhjetë minuta dhe u përdor si zëvendësimi i fundit i Juventusit.
    VIDEO E ZHEGROVES
    Shqiptari ishte i pandalshëm për aq minuta sa luajti duke treguat uri dhe vendosmeri dhe duke i ngritur në këmbë tifozët në tribuna.
    Në kohën shtesë, Juventusi shënoi edhe një herë, kur Joao Mario asisoi te Lois Openda, që shënoi për 3-0. Por edhe ky gol u anulua nga VAR për pozitë jashtëloje milimetrik.

  • Xabi Alonso merr vendimin drastik: Ky lojtar nuk do të luajë më për Real Madridin

    Xabi Alonso merr vendimin drastik: Ky lojtar nuk do të luajë më për Real Madridin

    24 Nëntor 2025

    18:48

    Telesport

    Sipas asaj që raporton “El Nacional”, Xabi Alonso ka vendosur të mos i besojë më David Alaba, derisa austriaku të largohet. Kontrata e tij me klubin madrilen skadon në qershor, por në këtë situatë nuk përjashtohet largimi që në merkaton e janarit.
    Këtë sezon në drejtimin e Xabi Alonso-s, David Alaba është aktivizuar vetëm në 3 ndeshje dhe ka luajtur rreth 150 minuta, duke treguar besimin e paktë që Alonso ka tek ai.
    Trajneri bask mendon se Alaba nuk është në nivelin e duhur për të luajtur te Real Madrid dhe për të konkurruar për një vend titullari në mbrojtje. Në rast se nuk largohet në janar, për Alaba mund të ketë minuta në dispozicion gjatë ndeshjeve për Kupën e Mbretit, pasi në kampionat dhe Champions, Xabi Alosni ia ka bërë përfundimisht dalje.

  • David Cameron diagnostifikohet me kancer, tregon si e zbuloi sëmundjen

    David Cameron diagnostifikohet me kancer, tregon si e zbuloi sëmundjen

    Bota E Hënë, 24 Nëntor 2025 10:33
    Në një intervistë të fundit, David Cameron tregoi se si një mesazh nga gruaja e tij pas një interviste të Nick Jones, themelues i Soho House, e shtyu të bënte një test PSA në vitin 2022.
    Testi zbuloi shenja shqetësuese dhe më pas biopsia konfirmoi kancerin e prostatës. Cameron tregon se të dëgjonte për diagnozën ishte i vështirë, por vendosi të vepronte shpejt, sidomos pasi vëllai i tij kishte ndërruar jetë nga kanceri në pankreas në të njëjtën moshë.

    Ai zgjodhi një trajtim minimalisht invaziv të quajtur terapi fokale, e cila shkatërron qelizat kancerogjene pa dëmtuar zonat përreth. Sipas tij, trajtimi funksionoi dhe skanimi pasues tregoi rezultate shumë të mira.

    Cameron tani po i bashkohet thirrjes së “Prostate Cancer Research” që depistimi t’u ofrohet burrave me rrezik të lartë, pasi teknologjitë e reja – si MRI dhe testet gjenetike – e bëjnë depistimin më të saktë dhe me më pak rreziqe. Ai pranon se ka debate rreth testimit masiv, por mendon se koha ka ardhur për të rivlerësuar qasjen e NHS.

    Ai thekson se burrat shpesh shmangin bisedat për shëndetin e tyre, por shpreson se rrëfimi i tij do t’i nxisë të tjerët të informohen dhe, nëse duhet, të kontrollohen.

  • David Cameron diagnostifikohet me kancer të prostatës, tregon si e zbuloi sëmundjen

    David Cameron diagnostifikohet me kancer të prostatës, tregon si e zbuloi sëmundjen

    Në një intervistë të fundit, David Cameron tregoi se si një mesazh nga gruaja e tij pas një interviste të Nick Jones, themelues i Soho House, e shtyu të bënte një test PSA në vitin 2022.

    Testi zbuloi shenja shqetësuese dhe më pas biopsia konfirmoi kancerin e prostatës. Cameron tregon se të dëgjonte për diagnozën ishte i vështirë, por vendosi të vepronte shpejt, sidomos pasi vëllai i tij kishte ndërruar jetë nga kanceri në pankreas në të njëjtën moshë.
    Ai zgjodhi një trajtim minimalisht invaziv të quajtur terapi fokale, e cila shkatërron qelizat kancerogjene pa dëmtuar zonat përreth. Sipas tij, trajtimi funksionoi dhe skanimi pasues tregoi rezultate shumë të mira.
    Cameron tani po i bashkohet thirrjes së “Prostate Cancer Research” që depistimi t’u ofrohet burrave me rrezik të lartë, pasi teknologjitë e reja – si MRI dhe testet gjenetike – e bëjnë depistimin më të saktë dhe me më pak rreziqe. Ai pranon se ka debate rreth testimit masiv, por mendon se koha ka ardhur për të rivlerësuar qasjen e NHS.
    Ai thekson se burrat shpesh shmangin bisedat për shëndetin e tyre, por shpreson se rrëfimi i tij do t’i nxisë të tjerët të informohen dhe, nëse duhet, të kontrollohen.

    Top Channel

  • Shefi i Agjencisë Federale të Menaxhimit të Emergjencave dhe i zgjedhuri i Trump, David Richardson, jep dorëheqjen

    Shefi i Agjencisë Federale të Menaxhimit të Emergjencave dhe i zgjedhuri i Trump, David Richardson, jep dorëheqjen

    Kreu i Agjencisë Federale të Menaxhimit të Emergjencave ( FEMA ), David Richardson, dha dorëheqjen të hënën, raportoi Washington Post, duke cituar zyrtarë të njohur me çështjen.

    Një ish-Marins, Richardson, 60 vjeç, u emërua në këtë pozicion në maj, duke zëvendësuar Cameron Hamilton, i cili u shkarkua për kundërshtimin e planeve të administratës Trump për të shpërbërë FEMA-n.
    Ai po largohet pasi u përball me kritika për mënyrën se si i trajtoi përmbytjet vdekjeprurëse në Teksas në korrik, të cilat vranë më shumë se 130 persona. Në orët pas katastrofës, Richardson ishte me pushime dhe mungonte për orë të tëra, sipas CNN. Më vonë ai u tha ligjvënësve se kishte qenë gjatë gjithë kohës me telefonin e tij në vesh gjatë gjithë kohës së udhëtimit duke koordinuar përpjekjet e ndihmës.

    BREAKING: Acting FEMA Administrator David Richardson has resigned, according to sources familiar with the situation. https://t.co/R9I6kroFXA pic.twitter.com/3TstfCF1yw
    — ABC News (@ABC) November 17, 2025

    Ai vizitoi zonat e prekura rreth 10 ditë më vonë, pasi Presidenti i SHBA-së Donald Trump dhe Sekretarja e Sigurisë Kombëtare Christie Noem kishin vizituar. Më herët në qershor, ai shkaktoi trazira duke thënë se nuk e dinte se kishte një sezon uraganesh në Shtetet e Bashkuara. Departamenti i Sigurisë Kombëtare, i cili mbikëqyr FEMA-n, tha se Richardson e kishte bërë komentin me shaka.
    Kujtojmë se Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, e ka bërë të qartë se dëshiron të kufizojë kompetencat e FEMA-s, duke argumentuar se autoritetet shtetërore duhet të marrin përsipër menaxhimin e krizave.

    Top Channel

  • Nga Lewa te David, Tare në sulm, synon një “bomber” për Allegrin

    Nga Lewa te David, Tare në sulm, synon një “bomber” për Allegrin

    Në Milano, në këtë rikthim të tij të dytë, Allegri po has në një problem të papritur, mungesën e një finalizuesi. Të papritur, pasi në letër, Allegri ka në dispozicion lojtarë si Gimenez apo Nkunku, por “hallet” e tij në sulm i kanë zgjidhur gjithnjë lojtarë si Leao apo Pulisic, dy golashënuesit më të mirë, të dy në kuotën e 4 golave. Në kushte të tilla, Igli Tare pritet të vihet në lëvizje për t’i vendosur në dispozicion një “bomber” të ri.
    Nga Italia, mediat bëjnë me dije se Tare po përpiqet këtë periudhë të “josh” Robert Lewandowski-n, sulmuesin e Barcelonës. Lewa futet në vitin që i përfundon kontrata, qershor 2026, dhe Barça nuk ka bërë asnjë përpjekje për t’i ofruar një rinovim, edhe pse polaku u rikthye sërish të bëjë protagonistin me një “tripletë” ndaj Celta-s. Sipas Sportitalia, në janar është thuajse e pamundur për të arritur te polaku, por kjo pistë mund të ndizet në verë, kohë në të cilën edhe e ardhmja e tij do të jetë më e qartë pasi Lewandowski mbetet në pritje të një oferte nga ana e Barcelonës.

    Jo vetëm Lewandowski, gjithnjë sipas mediave italiane, në listën e Igli Tares ka përfunduar edhe sulmuesi i Juventus, Jonathan David. Ish sulmuesi i Lille, nuk po arrin të përshtatet në Torino, vetëm 1 gol i shënuar me fanellën bardhezi. David nuk shihet si preferencë e parë nga Spalletti dhe nga kjo situatë kërkon të përfitojë Igli Tare.
    TuttoSport shton se David është profili i lojtarit që Allegri pëlqen. Sigurisht, përpara se Tare të hidhet në sulm për të gjetur një sulmues të ri, më parë duhet të lirohet nga Gimenez. Nëse Tare arrin të shes meksikanin në janar, do të trokas në derën e “Zonjës së Vjetër” me një ofertë zyrtare për David, huazim me të drejtë blerje.
    ()

  • U bujshme! Te Juventus nuk po bind, Tare kërkon të sjellë në janar te Milan ish-sulmuesin e Lillë

    U bujshme! Te Juventus nuk po bind, Tare kërkon të sjellë në janar te Milan ish-sulmuesin e Lillë

    Jonathan David është ndoshta një pasqyrim i situatës aktuale të Juventus. Pasi mbërriti në Torino gjatë verës me bujë të madhe, kanadezi deri më tani ka shënuar vetëm një gol në debutimin e tij në Serie A kundër Parmës, përpara se të krijonte një sërë rastesh të humbura, shpesh të dukshme, para portës.
    Bardhezinjtë kanë vendosur të përqendrohen te Luciano Spalletti, që zuri vendin e Igor Tudor, por David nuk duket se ka ndryshuar aspak edhe me ndryshimin e trajnerëve. Ndaj, në Continassa po fillojnë të marrin në konsideratë një transferim të mundshëm të sulmuesit kanadez në merkaton e janarit.
    Për lojtarin nuk mungojnë admiruesit, veçanërisht në Premier League, ku Tottenham dhe Chelsea thuhet se janë gati ta mirëpresin atë. Por një ide mjaft interesante po del nga Italia. Sipas “Tuttosport”, Milan po hedh sytë nga ish-sulmuesi i Lille, duke synuar në mënyrë efektive të zëvendësojë Santiago Gimenez.
    David do t’i përshtatej në mënyrë të përkryer profilit të kërkuar nga Massimiliano Allegri, i cili është gjithnjë e më pak i bindur për meksikanin. Megjithatë, që marrëveshja të arrihet së pari duhet një shitje. Kështu, Milan pritet të gjejë një blerës për Gimenez që në janar dhe më pas të bisedojë me Juventus.
    Kushtet më të përshtatshme janë për një huazim 6-mujor me mundësi blerjeje në fund të sezonit. Për momentin, është vetëm një sugjerim, por nëse gjërat përmirësohen dhe David vazhdon spiralen e tij në rënie, gjërat mund të ndryshojnë shpejt.