Tag: dauti

  • Golaj në Has, The Sun: Fshati që “eksporton” në Angli emigrantë dhe kriminelë si 4 kushërinjtë Dauti

    Golaj në Has, The Sun: Fshati që “eksporton” në Angli emigrantë dhe kriminelë si 4 kushërinjtë Dauti

    Bashkia e Hasit vijon të jetë Meka e gazetarëve anglez, kjo pasi mijëra hasianë emigruan në Britaninë e Madhe prej vitit 1998.

    Gazetarja e reportazheve në The Sun, Grace Macaskill ka udhëtuar drejt fshatit Golaj me 4.000 banorë për të cilin në shkrim thotë se 60% e banorëve tashmë jetojnë në Angli.
    Thekson në shkrim të cilit i referohet Top Channel, se Golaj nuk ka eksportuar vetëm emigrantë të cilët me punë të ndershme në Angli sigurojnë jetesën por edhe persona të përfshirë në krimin e organizuar, siç janë katër kushërinjtë me mbiemrin Dauti.
    Sulejman Brati pronari një dyqani të vogël në Golaj ka thënë për The Sun se vetëm pak banorë vendas hyjnë në dyqanin e tij çdo ditë, ndërkohë që ai përpiqet me vështirësi të mbledhë para sa për të jetuar.
    67-vjeçari është i detyruar të mbështetet në ndihmat që i dërgojnë dy djemtë e tij, për të cilët pranon se jetojnë ilegalisht në Britani .
    Një banor i Golajt i tha gazetës The Sun: “S’ka më gangsterë këtu, janë të gjithë në Angli.”
    Në fakt, dy nga “eksportet” e Golajt janë vëllezërit që u dëbuan nga Britania pasi Agjencia Kombëtare e Krimeve — NCA versioni britanik i FBI-së, i akuzoi si figura kryesore në një rrjet të krimit të organizuar.
    Edhe pse zyrtarisht punonin në ndërtim dhe pastrim, Isuf dhe Fation Dauti jetonin në luks — shpenzonin para për rroba firmato në Harrods, ngisnin makina luksoze si Bentley dhe jetonin me qira 2,700 paund në muaj në lagjen Chelsea.
    “Nuk është për t’u habitur që të rinjtë shqiptarë tërhiqen nga krimi, kur familjet e dëshpëruara krenohen për “sukseset” e fëmijëve të tyre në Britani, pa bërë shumë pyetje se nga vjen ajo para”-thuhet në reportazhin e The Sun.
    Avoli Brati, 34 vjeç, thotë se gjashtë nga dymbëdhjetë anëtarët e familjes së tij jetojnë tani në Britani, pasi kaluan ilegalisht.
    Vëllai i tij, Festim Brati, 42 vjeç, pagoi 6,000 paund për të hyrë në Britani para 11 vitesh, duke u fshehur poshtë sediljes së një kamioni, ndërsa një vëlla tjetër ishte fshehur nën mushama në çati.Edhe pse shumë shqiptarë nga Hasi krenohen për punët e ndershme që bëjnë, lidhjet me bandat kriminale dhe trafikun e drogës janë të njohura.
    Megjithëse hynë ilegalisht, Isuf dhe Fation Dauti fillimisht u lejuan të qëndronin pasi u martuan me gra nga vende të BE-së — Letonia dhe Bullgaria. Sipas informacioneve të NCA-së në vitin 2021, Fationi, 40 vjeç, ishte pjesë e një bande shqiptare që merrej me drogë, trafik njerëzish dhe pastrim parash, dhe u cilësua si “rrezik për sigurinë kombëtare.”
    Isufi, 33 vjeç, thuhet se mori një rol më aktiv në rrjetin kriminal pas largimit të vëllait të tij nga Britania.Fationi në Shqipëri ishte personi që shkelmoi derën e selisë të PD kur kjo forcë politike drejtohej prej Lulëzim Bashës.
    Kushërinjtë e tyre Alket dhe Kujdesi Dauti po nga fshati Golaj, janë dënuar nga drejtësia belge për trafik njerëzish nga Belgjika drejt Anglisë. Disa ditë më parë kryeprokuroria e Kukësit Griselda Haxhiaj, çoi në gjykatë dhe iu pranua kërkesa për sekuestrimin e tre pronave në Tiranë, të Fation Dautit pas një kërkese ardhur nga autoritetet britanike.

    Top Channel

  • Britania dhe çështja shqiptare gjatë rënies së Perandorisë Osmane

    Britania dhe çështja shqiptare gjatë rënies së Perandorisë Osmane

    – Vështrim për librin e Daut Dautit Britain, the Albanian Question and the Fall of the Ottoman Empire, 1876-1914 [Britania dhe çështja shqiptare gjatë rënies së Perandorisë Osmane 1876-1914], botuar nga shtëpia e njohur botuese, Bloomsbury Academic – Nga: Robert C. Austin, profesor në Universitetin e Torontos / Canadian Slavonic Papers
    Përktheu: Agron Shala / Telegrafi.com

    Ky është një libër i shkëlqyer. Pikë. Dauti është një autor dhe studiues i jashtëzakonshëm, puna e të cilit për periudhën para shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë tashmë është e njohur gjerësisht. Ky botim, tejet i kuptueshëm dhe i lehtë për t’u lexuar, është plot me të xhevahire që na ndihmojnë të kuptojmë se si mbijetuan (por, rrallëherë lulëzuan) shtetet e vogla në fund të shekullit të nëntëmbëdhjetë dhe në fillim të shekullit të njëzetë.

    Fokusi te Britania është çelësi i origjinalitetit të librit. Dauti ka të drejtë kur thekson se Mbretëria e Bashkuar nuk kishte interesa të mëdha apo të drejtpërdrejta në Shqipëri, dhe pikërisht kjo ishte arsyeja se pse shqiptarët shpresuan për ndihmë prej saj. Kush më mirë sesa një fuqi e paanshme për t’i shpëtuar ata nga fqinjët e këqij? Sidoqoftë, aty ku Dauti pasuron njohurinë tonë për atë periudhë është pikërisht roli që luajti Mbretëria e Bashkuar në çështjet shqiptare.

    – Lexo po ashtu shkrimin e profesorit Andrew Thomas Park për veprën e Daut Dautit: Një vepër e vlefshme për procesin e krijimit të shtetit shqiptar dhe për rolin e shqiptarëve në rënien e Perandorisë Osmane
    Pasi përshkruan shqiptarët më 1878 me themelimin e Lidhjes së Prizrenit, Dauti analizon se si u pasqyrua e gjithë kjo në Londër dhe në Stamboll. Dauti e vendos politikën e jashtme britanike ndaj shqiptarëve brenda pozicioneve liberale dhe konservatore. Liberalët e shihnin fenë si “një element thelbësor në ngritjen e ndjenjës kombëtare në Ballkan” (32). Kjo qasje nuk paralajmëronte gjë të mirë për shqiptarët me shumicë myslimane, pasi Britania i paramendonte të krishterët si të jetonin në një shtet “barbar” mysliman. Për më tepër, siç shton Dauti, udhëtarët britanikë që kishin ndikim shpeshherë i kishin sharë shqiptarët.

    Sa për Britaninë, kur shpërtheu Lufta e Parë Ballkanike gjërat nuk u përmirësuan, pasi mbizotëroi qasja liberale dhe lufta u pa në thelb si një luftë e drejtë për të çliruar të krishterët.

    Duke parë se gjithçka ishte kundër shqiptarëve, është e jashtëzakonshme që ata arritën pavarësinë. Kjo histori, megjithëse e treguar mirë më parë, rrëfehet sërish me vështrime të reja nga Dauti. Përderisa Shqipëria dhe shqiptarët kishin qenë kryesisht dytësorë për Britaninë, më 1912 gjërat ishin ndryshe. Shqipëria nuk mund të injorohej.

    Në kapitullin 7, “Ballkani për popujt ballkanikë”, më pëlqeu shumë shkrimi i Dautit mbi kontributin e Edith Durhamit në çështjen shqiptare. Për të qenë i sinqertë, nuk lodhem kurrë nga analiza e saj shpesh therëse dhe e drejtpërdrejt për Ballkanin dhe shqiptarët në veçanti. Edhe pse fillimisht mendonte se rajoni kishte nevojë për një sundimtar të krishterë, më vonë u bë mbështetëse e kauzës kombëtare shqiptare, të cilën e shihte si qendrore për zgjidhjen e problemit ballkanik.
    Në fund, ishte Austro-Hungaria ajo që shpëtoi Shqipërinë dhe shqiptarët, pasi ishte e vetmja fuqi gjatë Konferencës së Londrës që tregoi se mund të shkonte në luftë për Shqipërinë.

    Në anën e shqiptarëve ishte parlamentari dhe diplomati i palodhur britanik, Aubrey Herbert, i cili me këmbëngulje mbrojti parimin etnik në përcaktimin e kufijve të rinj të Shqipërisë – kufij të cilët, në fund, sipas Herbertit, fatkeqësisht u dhanë atyre vetëm “shkëmbinj, gryka dhe përrenj malorë” (147). Britania, siç vëren Dauti, nuk kishte interes për një Shqipëri etnike që përfshinte të gjithë shqiptarët dhe qëndroi besnike ndaj synimeve të veta strategjike.

    Kur Konferenca e Londrës përfundoi punën në gusht të vitit 1913, gjithçka që i duhej ishte të gjente ndonjë princ të papunë gjerman për të sunduar vendin. Herberti paralajmëroi me zgjuarsi se gjetja e dikujt që ishte i përshtatshëm do të ishte punë e vështirë. Ai i shkroi vëllait të vet: “Çdo princ do të ishte budalla ta pranonte po ta dinte vështirësinë, dhe edhe më budalla po të mos e dinte” (151). Kështu filloi një varg i gjatë e budallenjve që sunduan Shqipërinë.

    E pavarur, por e privuar nga tokat e rëndësishme shqiptare, vendi pa të zbehej mbështetja për procesin e shtetndërtimit. Ana pozitive ishte se sovraniteti i shkurtër të cilin Shqipëria arriti më 1913, padyshim e shpëtoi nga zhdukja pas Luftës së Parë Botërore. /Telegrafi/

  • Kryebashkiaku i Hasit: S’kemi luksin për të bërë fshesë. Zbatojmë ligjin, por jo urdhrat pa shkresë

    Kryebashkiaku i Hasit: S’kemi luksin për të bërë fshesë. Zbatojmë ligjin, por jo urdhrat pa shkresë

    Kreu demokrat i Bashkisë së Hasit, Miftar Dauti ka reaguar pas urdhrit të kryeministrit Edi Rama për shkarkimin e nënkryetarëve dhe drejtuesve të njësive administrative në bashkitë me performancë të dobët. Ai tha se administrata e Hasit është e angazhuar seriozisht në ofrimin e shërbimeve për qytetarët, ndonëse përballet me mungesë të theksuar të burimeve njerëzore dhe kapaciteteve profesionale.
    ”Prej dy vitesh drejtoj këtë bashki dhe çdo muaj dërgojmë stafin në trajnime. Kemi mungesë të theksuar të kapaciteteve dhe nuk jemi në kushte komode për të larguar njerëzit që po i trajnojmë me fondet e taksapaguesve shqiptarë”, u shpreh Dauti.

    Ai nënvizoi se Bashkia e Hasit, e cila përfshin tre njësi administrative, ka arritur rezultate konkrete sidomos në menaxhimin e emergjencave dhe zjarreve, duke falenderuar kontributin e shërbimit pyjor, zjarrfikësve, njësive administrative dhe vullnetarëve.
    ”Ne jemi një Bashki me tre njësi administrative. Po përballemi me shumë sfida. Sepse kemi shërbime ndaj qytetarëve për vaditjen, zjarret. Ne jemi një bashki model që i kemi realizuar në kohë reale shuarjen e zjarreve. Në këtë aspekt është kontributi i madh i drejtorive të shërbimit pyjor, zjarrëfikëseve, njësive administrative, të forcave vullnetarëve. Mendoj që ne e kemi justifikuar vetën me punë në shërbim të komunitet”, tha Dauti në ”Report TV”.

  • “Nuk kemi luksin për të bërë fshesë, jo urdhra pa shkresë”, kryebashkiaku i Hasit del kundër Ramës për shkarkimet

    “Nuk kemi luksin për të bërë fshesë, jo urdhra pa shkresë”, kryebashkiaku i Hasit del kundër Ramës për shkarkimet

    Kryetari i Bashkisë së Hasit, Miftar Dauti, ka reaguar pas urdhrit të kryeministrit Edi Rama për shkarkimin e nënkryetarëve dhe drejtuesve të njësive administrative në bashkitë me performancë të dobët.
    Në një prononcim Dauti theksoi se administrata e Hasit është e angazhuar seriozisht në ofrimin e shërbimeve për qytetarët, ndonëse përballet me mungesë të theksuar të burimeve njerëzore dhe kapaciteteve profesionale.
    “Prej dy vitesh drejtoj këtë bashki dhe çdo muaj dërgojmë stafin në trajnime. Kemi mungesë të theksuar të kapaciteteve dhe nuk jemi në kushte komode për të larguar njerëzit që po i trajnojmë me fondet e taksapaguesve shqiptarë”, u shpreh Dauti.
    Duke komentuar aludimet në media se ai nuk po i bindet urdhrit të kryeministrit, Dauti sqaroi se: “Unë nuk jam për të mos iu përgjigjur urdhrit të Kryeministrit. Por jam për zbatimin e ligjit dhe vetëm ligjit si ndaj administratës, qytetarëve, Kryeministrit dhe Ministrisë që jemi në varësi”.
    I pyetur nëse do të zbatojë ose jo urdhrin për shkarkime, ai u përgjigj prerë.
    “Unë e kuptoj Kryeministrin sepse ka bashki që ka gati 20 vite që e drejtojnë të njëjtit njerëz. Është normale që ka vend për ndryshime. Ka vend për punë dhe angazhime më të mëdha. Unë jam i prirur që çdo njeri që është i punësuar dhe paguhet nga taksat e qytetarëve duhet ta justifikojë veten me punë. Dhe vetëm me punë të zbatojnë ligjin. Dhe jam i përkushtuar që çdo moment ai që nuk zbaton ligjin të ndëshkohet.
    Gjithmonë në kompetencat që kemi dhe angazhimet që kemi marrë ndaj qytetarëve. Jo se nuk do të zbatojmë urdhrin. Ne do të zbatojmë ligjin. Fatkeqësisht ne nuk kemi edhe një shkresë aty ku mund të mbështetemi. Sespe me çdo largim ne përballemi me pjesën e drejtësisë se ata që shkarkohen ankohen.
    Nuk kemi kushte komode që nesër apo pasnesër që gjykatat t’i japin drejt një personi të shkarkuar dhe ne të paguajmë dy paga për një vend pune. Ne do të zbatojmë ligjin. Fatkeqësisht nuk kemi një shkresë zyrtare për t’u mbështetur. Çdo largim duhet të ketë bazë ligjore për të shmangur pasoja financiare për bashkinë”, tha ai.
    Ai nënvizoi se Bashkia e Hasit, e cila përfshin tre njësi administrative, ka arritur rezultate konkrete sidomos në menaxhimin e emergjencave dhe zjarreve, duke falenderuar kontributin e shërbimit pyjor, zjarrfikësve, njësive administrative dhe vullnetarëve.
    “Ne jemi një Bashki me tre njësi administrative. Po përballemi me shumë sfida. Sepse kemi shërbime ndaj qytetarëve për vaditjen, zjarret. Ne jemi një bashki model që i kemi realizuar në kohë reale shuarjen e zjarreve.
    Në këtë aspekt është kontributi i madh i drejtorive të shërbimit pyjor, zjarrëfikëseve, njësive administrative, të forcave vullnetarëve. Mendoj që ne e kemi justifikuar vetën me punë në shërbim të komunitet”, tha Dauti.
    Kryebashkiaku Dauti ndau gjithashtu detaje nga takimi me Kryeministrin Rama, ku ky i fundit përmendi edhe Bashkinë e Hasit si një shembull pozitiv.
    “Kryeministri tha se nuk mund të vë fajin Bashkisë së Hasit, e cila nuk ka kapacitetet e mjaftueshme njerëzore, në një kohë kur bashki të mëdha me administratë të plotë nuk po e justifikojnë punën e tyre”.
    Në përfundim, Dauti falenderoi Kryeministrin për bashkëpunimin institucional dhe mbështetjen për projektet zhvillimore në Has, duke përmendur konkretisht një projekt për sistemimin e Lumit Krena.
    Ndërkohë, në të njëjtën kohë, Bashkia Kukës ka marrë masa konkrete duke shkarkuar të gjithë administratorët e njësive dhe dy nënkryetarët, për shkak të performancës së dobët.

  • Kryebashkiaku i Hasit: Nuk kemi luksin dhe as kapacitet për urdhrat e Ramës

    Kryebashkiaku i Hasit: Nuk kemi luksin dhe as kapacitet për urdhrat e Ramës

    I komentuar si kryebashkiaku që nuk po i bindet urdhrave verbalë të kryeministrit për të kërkuar dorëheqjet e vartësve, qytetari numër një i Hasit, Miftar Dauti, shprehet se bashkia që ai drejton, ndonëse me mangësi në kapacitetet njerëzore, është përpjekur të përmbushë të gjitha detyrimet e saj. Sipas tij, urdhrin e kryeministrit duhet ta zbatojnë ato bashki që ndjejnë se për vite me radhë nuk e kanë kryer siç duhet punën e tyre.
    “Jemi të angazhuar të respektojmë të gjitha angazhimet që kërkon qeveria për pushtetin vendor. Jemi të angazhuar të kryejmë të gjitha detyrimet që kemi”, thotë Dauti për A2 CNN. “Ai nuk ka folur konkretisht me emër për bashkitë. Ka bashki që ndoshta kanë 20 vite me të njëjtën administratë dhe ndoshta ka vend për ndryshime dhe detyrimisht ata që e ndjejnë që duhet zbatuar, duhet zbatuar”.
    Më tej, Dauti ka argumentuar se nuk e ka luksin dhe as kapacitetet njerëzore për të kryer rotacione të tilla, edhe për faktin se punonjësit aktualë janë trajnuar vazhdimisht për të përmirësuar shërbimin ndaj publikut.
    “Nuk jemi në ato kushte komode që të fillojmë nga e para, të bëjmë ndryshime që të vazhdojmë të trajnojmë prapë njerëz të tjerë, kur kemi 2 vjet që e trajnojmë administratën. Është kosto dhe nuk kemi njerëz të kualifikuar që të kryejmë ato detyrime”, thotë Dauti.
    Në fund, kryebashkiaku i Hasit, i pyetur nëse do të vijojë të mos zbatojë urdhrat verbalë të kryeministrit, është shprehur: “Nuk jemi për të mos i zbatuar, por jemi të përkushtuar të zbatojmë vetëm ligjin”.
    Bashkia e Hasit rezulton ndoshta e vetmja në vend që nuk ka ndërtime pa leje në hapësirat publike. Ndërkohë, ndërtimi pa leje i banesave në tokat e administruara nga vetë qytetarët është një problematikë që tashmë është referuar për zgjidhje ligjore.

  • Krybashkiaku i Hasit i del kundër Ramës: Nuk kam në plan të shkarkoj asnjë punonjës

    Krybashkiaku i Hasit i del kundër Ramës: Nuk kam në plan të shkarkoj asnjë punonjës

    Myftar Dauti

    HAS- Kryetari i Bashkisë Has, Miftar Dauti, u shpreh se nuk e ka në plan të shkarkojë asnjë punonjës, vetëm nëse shkelin ligjin.
    Ai pohoi në reagim për Top Channel se vetëm një javë më parë punonjësit e bashkisë Has bënë një punë kolosale duke shuar plotësisht vatrën e zjarrit në afërsi të malit të Pashtrikut.
    Ndërkohë Bashkia Kukës ka shkarkuar të gjithë administratorët dhe dy nënkryetarët e saj për performancë të dobët./Marrë nga TCH

  • S’kishte deklaruar dënimin politik gjatë diktaturës, GJKKO pushon çështjen ndaj kryebashkiakut të Hasit

    S’kishte deklaruar dënimin politik gjatë diktaturës, GJKKO pushon çështjen ndaj kryebashkiakut të Hasit

    Miftar Dauti

    TIRANË- Gjyqtarja Rudina Palloi vendosi të pushojë çështjen ndaj kryebashkiakut të Hasit, Miftar Dauti, që u denoncua se nuk shkruar në formularët e dekriminalizimit një dënim të dhënë gjatë diktaturës, raporton gazetarja e Top Channel Anila Hoxha. Gjykata u shpreh se dënimet politike të dhëna gjatë regjimit komunist konsiderohen inekzistente për legjislacionin aktual dhe se ligji i vitit 1991 nuk ka vetëm efekte ligjore, por edhe morale.
    Kryebashkiaku, i cili gjatë komunizmit ishte internuar bashkë me familjen në Berat, u largua nga qendra e internimit dhe kjo solli arrestimin e tij dhe dënimin me katër muaj burg në repartin e Martaneshit. Prokurori i çështjes, Elvin Gokaj, më herët kujtoi një ligj të vitit 1991 për pafajësinë dhe rehabilitimin e ish-të dënuarve dhe përndjekurve politikë, ku thuhet se “janë të pafajshëm dhe quhen të padënuar për efekte morale, politike dhe ekonomike të gjithë personat e dënuar për krime politike”.
    Dauti tregoi se ishte internuar në moshën 18-vjeçare familjarisht në vitin 1986, kohë gjatë të cilës ai i shkroi 19 letra Kuvendit Popullor me pyetjen: “Pse isha internuar?”. Dauti shprehej më tej para prokurorit se, në kushtet kur nuk mori përgjigje, vendosi të refuzojë zgjedhjet e përgjithshme të kohës në vitin 1987. Ndaj këtij veprimi, tha më tej kryebashkiaku, iu ngrit akuza e largimit nga vendi i internimit, sepse mosvotimi nuk parashikohej si krim në atë kohë.
    Më herët, prokurori kreu edhe kërkime të tjera duke pyetur përmes Interpolit nëse ky shtetas kishte apo jo dënime të tjera, prej nga ku ka marrë përgjigjen se 58-vjeçari nuk ka asnjë rekord kriminal./Top Channel

  • Nuk kishte deklaruar dënimin politik gjatë diktaturës, gjykata pushon çështjen ndaj kryebashkiakut të Hasit

    Nuk kishte deklaruar dënimin politik gjatë diktaturës, gjykata pushon çështjen ndaj kryebashkiakut të Hasit

    Gjyqtarja Rudina Palloi vendosi të pushojë çështjen ndaj kryebashkiakut të Hasit, Miftar Dauti, që u denoncua se nuk shkruar në formularët e dekriminalizimit një dënim të dhënë gjatë diktaturës, raporton gazetarja e Top Channel Anila Hoxha.

    Gjykata u shpreh se dënimet politike të dhëna gjatë regjimit komunist konsiderohen inekzistente për legjislacionin aktual dhe se ligji i vitit 1991 nuk ka vetëm efekte ligjore, por edhe morale.
    Kryebashkiaku, i cili gjatë komunizmit ishte internuar bashkë me familjen në Berat, u largua nga qendra e internimit dhe kjo solli arrestimin e tij dhe dënimin me katër muaj burg në repartin e Martaneshit. Prokurori i çështjes, Elvin Gokaj, më herët kujtoi një ligj të vitit 1991 për pafajësinë dhe rehabilitimin e ish-të dënuarve dhe përndjekurve politikë, ku thuhet se “janë të pafajshëm dhe quhen të padënuar për efekte morale, politike dhe ekonomike të gjithë personat e dënuar për krime politike”.
    Dauti tregoi se ishte internuar në moshën 18-vjeçare familjarisht në vitin 1986, kohë gjatë të cilës ai i shkroi 19 letra Kuvendit Popullor me pyetjen: “Pse isha internuar?”. Dauti shprehej më tej para prokurorit se, në kushtet kur nuk mori përgjigje, vendosi të refuzojë zgjedhjet e përgjithshme të kohës në vitin 1987. Ndaj këtij veprimi, tha më tej kryebashkiaku, iu ngrit akuza e largimit nga vendi i internimit, sepse mosvotimi nuk parashikohej si krim në atë kohë.
    Më herët, prokurori kreu edhe kërkime të tjera duke pyetur përmes Interpolit nëse ky shtetas kishte apo jo dënime të tjera, prej nga ku ka marrë përgjigjen se 58-vjeçari nuk ka asnjë rekord kriminal.

    Top Channel

  • Pushohet hetimi i kryebashkiakut, Miftar Dauti nuk kishte deklaruar dënimin gjatë diktaturës komuniste

    Pushohet hetimi i kryebashkiakut, Miftar Dauti nuk kishte deklaruar dënimin gjatë diktaturës komuniste

    SPAK pushoi hetimet ndaj kryebashkiakut të Hasit, Miftar Dauti, i cili ishte denoncuar nga dy kallëzues anonimë se nuk kishte shkruar në formularët e dekriminalizimit një dënim të dhënë gjatë diktaturës.

    Në aktet e dorëzuara Gjykatës së Posaçme, të cilat TCH i disponon, prokurori i çështjes, Elvin Gokaj, ndan të njëjtin qëndrim me Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, që gjatë vjeshtës 2024 refuzoi t’i heqë mandatin funksionarit të Bashkisë Has.
    Kryebashkiaku, i cili gjatë komunizmit ishte internuar bashkë me familjen në Berat, u largua nga qendra e internimit dhe kjo solli arrestimin e tij dhe dënimin me katër muaj burg në repartin e Martaneshit. Prokurori i çështjes, Elvin Gokaj, kujton një ligj të vitit 1991 për pafajësinë dhe rehabilitimin e ish-të dënuarve dhe përndjekurve politikë, ku thuhet se “janë të pafajshëm dhe quhen të padënuar për efekte morale, politike dhe ekonomike të gjithë personat e dënuar për krime politike”.
    I denoncuar në SPAK se kishte falsifikuar dokumentet duke mos treguar dënimin, kryebashkiaku megjithatë është pyetur nga SPAK, që njëherazi gjatë kësaj kohe ka administruar një sërë shkresash të tjera, të cilat i kanë krijuar bindjen se çështja duhet mbyllur pa akuzë dhe pa ndjekje penale.
    Dauti shprehet se ishte internuar në moshën 18-vjeçare familjarisht në vitin 1986, kohë gjatë të cilës ai i shkroi 19 letra Kuvendit Popullor me pyetjen: “Pse isha internuar?”. Dauti shprehet më tej para prokurorit se, në kushtet kur nuk mori përgjigje, vendosi të refuzojë zgjedhjet e përgjithshme të kohës në vitin 1987. Ndaj këtij veprimi, thotë më tej kryebashkiaku, iu ngrit akuza e largimit nga vendi i internimit, sepse mosvotimi nuk parashikohej si krim në atë kohë.
    Megjithatë, prokurori ka kryer edhe kërkime të tjera duke pyetur përmes Interpolit nëse ky shtetas kishte apo jo dënime të tjera, prej nga ku ka marrë përgjigjen se 58-vjeçari nuk ka asnjë rekord kriminal.
    Në përfundim, prokurori thotë se dënimet politike të dhëna gjatë regjimit komunist konsiderohen inekzistente për legjislacionin aktual dhe se ligji i vitit 1991 nuk ka vetëm efekte ligjore, por edhe morale. Kjo do të thotë, shton prokurori Gokaj, se “vendimet gjyqësore me karakter politik të dhëna nga një regjim diktatorial, despotik, totalitar dhe tiranik, konsiderohen të paqena për shtetin demokratik dhe të së drejtës. Sa më sipër, shtetasi Miftar Dauti nuk ka asnjë detyrim ligjor për të deklaruar një dënim të dhënë gjatë regjimit komunist.”

    Top Channel

  • Shkeli urdhrin e dëbimit, dënohet bosi i trafikut me pseudonimin “mjekra”. E zbuluan fotot në TikTok pas kthimit në Londër

    Shkeli urdhrin e dëbimit, dënohet bosi i trafikut me pseudonimin “mjekra”. E zbuluan fotot në TikTok pas kthimit në Londër

    Gjatë konferencës për shtyp në Tiranë, kryeministri Keir Starmer theksoi se gjatë qeverisjes së tij është shumëfishuar numri emigrantëve ilegal të dëbuar.
    Po ashtu ai tha se të gjithë ata që janë dëbuar dhe rikthehen duke shkelur urdhrin e dëbimit do të përballen me ligjin.
    Njëri prej tyre sipas gazetës Mail on Sunday të cilës i referohet Top Channel, është Alket Dauti i dënuar me 8 muaj burg javën e shkuar pasi hyri ilegalisht në Angli duke thyer urdhrin e dëbimit.
    Hyrja ilegale e Dautit u zbulua nga gazetarët britanik pasi shqiptari dikur mbret i trafikut të shqiptarëve me kamionë nga Belgjika, publikoi foto duke vozitur një makinë rrugëve të Londrës.
    Alket Dauti ishte ekstraduar nga Anglia në Belgjikë pasi ishte dënuar për trafik të qenieve njerëzore.
    Në grupin kriminal që drejtonte ai njihej me pseudonimin “mjekra”.
    Në përfundim të dënimit ai u dëbua nga Belgjika në Shqipëri por u rikthye përsëri ilegalisht në Londër ku kishte edhe familjen.
    Alket Dauti pranoi akuzat për hyrje ilegale në Angli.
    Ai përmes video nga burgu Thameside dëgjoi komentet e gjykatësit i cili i tha se “kam lexuar letrën shumë prekëse nga bashkëshortja juaj. Fatkeqësisht nuk mund ta injoroj faktin që ju u futën në Britaninë e Madhe ilegalisht”.
    Sipas Mail on Sunday të cilës i referohet Top Channel, pak përpara mbarimit të dënimit me 8 muaj burg, Alket Dauti do të vizitohet nga oficeret e Ministrisë së Punëve të Brendshme Home Office për të parë nëse ai mund të aplikojë për të qëndruar në Angli ku ka edhe familjen.
    Nëse nuk plotëson kriteret ligjore të emigracionit ai do të dëbohet përmes fluturimeve të përjavshme të Home Office, Londër-Tiranë.