Tag: datës

  • Prodhonin kanabis dhe i transportonin drejt Greqisë, zbulohen identitetet e 4 anëtarëve të grupit kriminal (Foto)

    Prodhonin kanabis dhe i transportonin drejt Greqisë, zbulohen identitetet e 4 anëtarëve të grupit kriminal (Foto)

    Janë zbuluar identitetet e 4 anëtarëve të grupit kriminal që u zbulua sot nga policia e Korçës, ku dy prej tyre Leonard Xhemollari dhe Gentian Muço u arrestuan nga policia ndërsa Rexhildo Berberi dhe Abidin Guraj janë shpallur në kërkim. Të 4 anëtarët dyshohet se kanë qenë të përfshirë në katër raste të mëparshme të trafikimit të drogës;

    1-Ngjarja e datës 08.06.2025, në Pikën e Kalimit Kufitar Kapshticë, ku u arrestua në flagrancë shtetasi Valmir Balliu, banues në Pogradec, me një sasi prej 6 kg lëndë narkotike të llojit heroinë, në një automjet të përshtatur për trafikim.
    2- Ngjarja e datës 27.11.2023, ku në shtetin grek u arrestua në flagrancë shtetasi Lorenco Lika, dhe në Korçë shtetasi Stiliano Pasho, me një sasi prej 26 kg lëndë narkotike Cannabis Sativa, të cilën e kishin trafikuar.
    3-Ngjarja e datës 25.04.2024, në qytetin e Korçës, ku u arrestuan shtetasit Klajdi Shaholli dhe Haxhi Mera, me një sasi prej 12.5 kg Cannabis Sativa, në një automjet të destinuar për trafikim.
    4-Ngjarja e datës 23.09.2023, në qytetin e Pogradecit, ku u arrestua në flagrancë shtetasi Klodian Kllomollari, me një sasi prej 52.6 kg lëndë narkotike Cannabis Sativa, në një automjet të përshtatur për trafikim.
    Gjatë kontrolleve u sekuestruan fenelina policie, pajisje GPS, kamera dhe pajisje regjistrimi të fshehta, targa automjetesh, USB, karta memorie, laptopë, dronë, si dhe kontrata shitblerjeje dhe përdorimi të automjeteve të ndryshme. Në banesën e njërit prej të shpallurve në kërkim u gjet edhe një ambient i modifikuar për punime mbi automjete.

  • Droga transportohej drejt Greqisë, identifikohen financuesit! Kush janë 4 krerët e grupit kriminal dhe rolet e tyre

    Droga transportohej drejt Greqisë, identifikohen financuesit! Kush janë 4 krerët e grupit kriminal dhe rolet e tyre

    Blutë kanë vendosur në pranga dy financuesit e kultivimit të kanabisit, Leonard Xhemollari, 45-vjeç, banues në Maliq, dhe Gentian Muço, 48 vjeç, banues në Korçë.
    Ndërsa u shpallën në kërkim shtetasit Rexhildo Berberi, 42 vjeç, dhe Abidin Guraj, 35 vjeç, banues në Korçë, të akuzuar si organizatorë të trafikimit të kanabisit në katër raste të goditura më parë nga Policia:

    Ngjarja e datës 08.06.2025, në Pikën e Kalimit Kufitar Kapshticë, ku u arrestua në flagrancë shtetasi Valmir Balliu, banues në Pogradec, me një sasi prej 6 kg lëndë narkotike të llojit heroinë, në një automjet të përshtatur për trafikim.
    Ngjarja e datës 27.11.2023, ku në shtetin grek u arrestua në flagrancë shtetasi Lorenco Lika, dhe në Korçë shtetasi Stiliano Pasho, me një sasi prej 26 kg lëndë narkotike Cannabis Sativa, të cilën e kishin trafikuar.
    Ngjarja e datës 25.04.2024, në qytetin e Korçës, ku u arrestuan shtetasit Klajdi Shaholli dhe Haxhi Mera, me një sasi prej 12.5 kg Cannabis Sativa, në një automjet të destinuar për trafikim.
    Ngjarja e datës 23.09.2023, në qytetin e Pogradecit, ku u arrestua në flagrancë shtetasi Klodian Kllomollari, me një sasi prej 52.6 kg lëndë narkotike Cannabis Sativa, në një automjet të përshtatur për trafikim.

    Të katër këta shtetas dyshohet se, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në fshatin Polovisht–Maliq, kanë kultivuar kanabis dhe e kanë magazinuar në fshatin Voskop, Korçë, ku kryhej procesi i tharjes dhe i përpunimit, e më pas do të bëhej transportimi i saj drejt shtetit grek.
    Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e 42-vjeçarit Rexhildo Berberi në katin e parë të banesës u zbulua një ambient i përshtatur për modifikimin e automjeteve.
    Në cilësinë e provës materiale, pjesëtarëve të grupit iu sekuestruan fenelina policie, pajisje GPS, pajisje gjurmimi, kamera dhe pajisje regjistrimi të fshehta, targa automjetesh, USB, karta memorie, DVR, laptop, dron, kontrata shitblerjeje dhe përdorimi të automjeteve të ndryshme.
    Njoftimi i policisë:
    Finalizohet operacioni policor i koduar “Grupi”, i zhvilluar nga specialistët për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Prokurorinë e Korçës.
    Pas hetimesh të thelluara me metoda proaktive, identifikohen financuesit dhe organizatorët e kultivimit, prodhimit dhe trafikimit të kanabisit në territorin e fshatit Polovisht, në Maliq.
    Lënda narkotike e prodhuar magazinohej në fshatin Voskop, Korçë, ku kryhej procesi i tharjes dhe i përpunimit, me qëllim transportimin e saj drejt shtetit grek.
    Vihen në pranga 2 financuesit e kultivimit, si dhe shpallen në kërkim 2 organizatorët e trafikimit, të katër krerët e një grupi kriminal.
    Dy shtetasit e shpallur në kërkim janë organizatorë të trafikimit të lëndëve narkotike në 4 raste të mëparshme, të goditura nga Policia.
    Në cilësinë e provës materiale, pjesëtarëve të grupit iu sekuestruan fenelina policie, pajisje GPS, pajisje gjurmimi, kamera dhe pajisje regjistrimi të fshehta, targa automjetesh, USB, karta memorie, DVR, laptop, dron, kontrata shitblerjeje dhe përdorimi të automjeteve të ndryshme.
    Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit R. B., të shpallur në kërkim, në katin e parë të banesës u zbulua një ambient i përshtatur për modifikimin e automjeteve.
    Në vijim të punës për zbardhjen dhe dokumentimin me prova ligjore të veprimtarisë kriminale të prodhimit, shitjes dhe trafikimit të lëndëve narkotike, të rasteve të ndodhura më parë dhe të goditura nga Policia, si rezultat i hetimeve të thelluara ku u siguruan prova për financuesit dhe organizatorët, specialistët për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Prokurorinë e Korçës, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Grupi”.
    Në kuadër të operacionit u kapën dy financuesit e kultivimit të kanabisit, konkretisht shtetasit L. XH., 45 vjeç, banues në Maliq, dhe G. M., 48 vjeç, banues në Korçë, si dhe u shpallën në kërkim shtetasit R. B., 42 vjeç, dhe A. G., 35 vjeç, banues në Korçë, organizatorë të trafikimit të kanabisit në katër raste të goditura më parë nga Policia:
    Ngjarja e datës 08.06.2025, ku u arrestua në flagrancë shtetasi V. B., që u kap me 6 kg lëndë narkotike të dyshuar heroinë, në PKK Kapështicë;
    Ngjarja e datës 25.04.2024, ku u arrestuan shtetasit K. SH. dhe H. M., të cilët u kapën me një sasi prej 12.5 kg lëndë narkotike, e dyshuar kanabis;
    Ngjarja e datës 23.09.2023, ku u arrestua shtetasi K. K., në qytetin e Pogradecit, me një sasi prej 52.6 kg lëndë narkotike, kanabis;
    Ngjarja e datës 27.11.2023, ku u arrestuan shtetasit L. L. dhe S. P., dhe u kap në shtetin grek një sasi prej 26 kg lëndë narkotike.
    Të katër këta shtetas dyshohet se, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në fshatin Polovisht–Maliq, kanë kultivuar bimë narkotike dhe e kanë magazinuar në fshatin Voskop, Korçë, ku kryhej procesi i tharjes dhe i përpunimit, dhe më pas do të bëhej transportimi i saj drejt shtetit grek.
    Operacioni vijon për identifikimin dhe dokumentimin e përfshirjes së personave të tjerë të implikuar në këtë ngjarje kriminale.
    Materialet procedurale u referuan në Prokurori për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Trafikimi i narkotikëve”.

  • Pjesë e grupit kriminal që trafikonin drogë drejt Greqisë, arrestohen dy persona në Korçë

    Pjesë e grupit kriminal që trafikonin drogë drejt Greqisë, arrestohen dy persona në Korçë

    Dy financuesit dhe organizatorët e kultivimit, prodhimit dhe trafikimit të kanabisit në territorin e fshatit Polovisht, në Maliq kanë rënë në pranga të policisë së Korçës.

    Në pranga ranë L. XH., 45 vjeç, banues në Maliq, dhe G. M., 48 vjeç, banues në Korçë, si dhe u shpallën në kërkim shtetasit R. B., 42 vjeç, dhe A. G., 35 vjeç, banues në Korçë.
    Lënda narkotike e prodhuar magazinohej në fshatin Voskop, Korçë, ku kryhej procesi i tharjes dhe i përpunimit, me qëllim transportimin e saj drejt shtetit grek.
    Në cilësinë e provës materiale, pjesëtarëve të grupit iu sekuestruan fenelina policie, pajisje GPS, pajisje gjurmimi, kamera dhe pajisje regjistrimi të fshehta, targa automjetesh, USB, karta memorie, DVR, laptop, dron, kontrata shitblerjeje dhe përdorimi të automjeteve të ndryshme.
    Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit R. B., të shpallur në kërkim, në katin e parë të banesës u zbulua një ambient i përshtatur për modifikimin e automjeteve.
    Dy shtetasit e shpallur në kërkim janë organizatorë të trafikimit të lëndëve narkotike në 4 raste të mëparshme, të goditura nga Policia.
    Ngjarja e datës 08.06.2025, ku u arrestua në flagrancë shtetasi V. B., që u kap me 6 kg lëndë narkotike të dyshuar heroinë, në PKK Kapështicë;
    Ngjarja e datës 25.04.2024, ku u arrestuan shtetasit K. SH. dhe H. M., të cilët u kapën me një sasi prej 12.5 kg lëndë narkotike, e dyshuar kanabis;
    Ngjarja e datës 23.09.2023, ku u arrestua shtetasi K. K., në qytetin e Pogradecit, me një sasi prej 52.6 kg lëndë narkotike, kanabis;
    Ngjarja e datës 27.11.2023, ku u arrestuan shtetasit L. L. dhe S. P., dhe u kap në shtetin grek një sasi prej 26 kg lëndë narkotike.
    Të katër këta shtetas dyshohet se, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në fshatin Polovisht–Maliq, kanë kultivuar bimë narkotike dhe e kanë magazinuar në fshatin Voskop, Korçë, ku kryhej procesi i tharjes dhe i përpunimit, dhe më pas do të bëhej transportimi i saj drejt shtetit grek.
    Policia thotë se operacioni vijon për identifikimin dhe dokumentimin e përfshirjes së personave të tjerë të implikuar në këtë ngjarje kriminale.

    Top Channel

  • I akuzuar nga SPAK për fshehje pasurie, shtyhet gjyqi ndaj Asllan Dogjanit, zbardhet arsyeja

    I akuzuar nga SPAK për fshehje pasurie, shtyhet gjyqi ndaj Asllan Dogjanit, zbardhet arsyeja

    Është shtyrë gjyqi ndaj deputetit të Partisë Demokratike, Asllan Dogjani, i cili akuzohet nga SPAK për fshehje pasurie. Mësohet se shkak është bërë angazhimi i deputetit në procesin e rinumërimit të votave për zgjedhjet e 11 majit, ku Dogjani nuk arrit të sigurojë një vend në Kuvendin e ri. Gjyqi ishte parashikuar të mbahej këtë të hënë në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, por avokatët e Dogjanit depozituan një kërkesë për shtyrje, për arsye të angazhimeve të demokratit.
    Sipas SPAK, Dogjani ka bërë deklarim të rremë për përfitimin e një apartamenti. Më 24 Mars 2010, në deklaratën e interesave private para fillimit të detyrës pranë ILDKPKI, deklaroi se kishte përfituar një apartament banimi me sipërfaqe 128.4 m2, i cili ndodhet në rrugën “Hamid Shijaku” në Tiranë, nga shoqëria e ndërtimit “Protial”, në këmbim të konsulencave juridike që i kishte ofruar dhe do t’i ofronte në të ardhmen.
    Në mbështetje të këtij deklarimi, ai paraqiti kontratën, tek e cila, i pandehuri u mbështet sërish edhe në deklarimin e datës 16 Qershor 2023, pas zgjedhjes së tij si deputet në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, thotë SPAK. Ndër të tjera, Prokuroria e Posaçme bën me dije se në ndryshim nga deklarimet e bëra, hetimet e këtij procedimi penal treguan Dogjani është bërë pronari i apartamentit të lartëpërmendur, në të cilën parashikohej se vlera e apartamentit do të ishte 121.980 euro, shumë të cilën i pandehuri ia ka likuiduar shoqërisë, përmes pagesave cash.
    “Nga provat shkresore dhe ato të paraqitura nga dëshmitarë, rezulton se kontrata e datës 6 dhjetor 2006 mban të njëjtin numër rep. dhe kol. si ajo e datës 6 shtator 2006, por me ndryshimin e mënyrës së përfitimit të këtij apartamenti. Kjo tregon se kontrata është hartuar në mënyrë fiktive me qëllim deklarimin e rremë të burimit të krijimit të pasurisë së paluajtshme”, thotë SPAK.
    Njoftimi i SPAK:
    Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, më datë 2 dhjetor 2024, përcolli pranë Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar kërkesën për gjykim ndaj të pandehurit Asllan Dogjani, deputet i Kuvendit të Republikës së Shqipërisë. I pandehuri Asllan Dogjani akuzohet për kryerjen e veprës penale deklarim i rremë i pasurisë, e parashikuar nga neni 257/a paragrafi i dytë i Kodit Penal.
    Deklarimi i rremë për përfitimin e një apartamenti
    Më 24 Mars 2010, në deklaratën e interesave private para fillimit të detyrës pranë ILDKPKI, deklaroi se kishte përfituar një apartament banimi me sipërfaqe 128.4 m2, i cili ndodhet në rrugën “Hamid Shijaku” në Tiranë, nga shoqëria e ndërtimit “Protial”, në këmbim të konsulencave juridike që i kishte ofruar dhe do t’i ofronte në të ardhmen. Në mbështetje të këtij deklarimi, ai paraqiti kontratën me nr.7030 rep. dhe 781 kol. të datës 6 dhjetor 2006, tek e cila, i pandehuri u mbështet sërish edhe në deklarimin e datës 16 Qershor 2023, pas zgjedhjes së tij si deputet në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë.
    Në ndryshim nga deklarimet e bëra, hetimet e këtij procedimi penal treguan se i pandehuri Asllan Dogjani është bërë pronari i apartamentit të lartëpërmendur, bazuar në kontratën me nr.7030 rep dhe 781 kol, dt.6 Shtator 2006, në të cilën parashikohej se vlera e apartamentit do të ishte 121.980 euro, shumë të cilën i pandehuri ia ka likuiduar shoqërisë, përmes pagesave cash. Nga provat shkresore dhe ato të paraqitura nga dëshmitarë, rezulton se kontrata e datës 6 dhjetor 2006 mban të njëjtin numër rep. dhe kol. si ajo e datës 6 shtator 2006, por me ndryshimin e mënyrës së përfitimit të këtij apartamenti. Kjo tregon se kontrata është hartuar në mënyrë fiktive me qëllim deklarimin e rremë të burimit të krijimit të pasurisë së paluajtshme.

  • Parashikimi i Horoskopit për muajin Qershor/ Meri Gjini: Këto 2 shenja do bëjnë kthesën e madhe!

    Parashikimi i Horoskopit për muajin Qershor/ Meri Gjini: Këto 2 shenja do bëjnë kthesën e madhe!

    Astrologe Meri Gjini ka bërë parashikimin e horoskopit për muajin Qershor, në studion e “7pa5” me moderatorët Alma Çelaj dhe Syrjan Rahova.

    Muajin e parë të verës e kemi nisur me hyrje shumë të bukur, 28 gradë të Uranit dhe të Jupiterit. Urani te Demat, Jupiteri te Binjakët kanë një hyrje të fortë pozitive.Kemi një vendosje të Venusit me Mërkurin dhe Uranin që bën të mundur që për pjesën emocionale dhe ndryshimin e humorit, pjesa e parë e muajit do na e japë me intensitet.
    Kemi një Venus te Dashi deri në datën 6. Duhet të kalojnë me lëvizje konkrete që i përkasin ekonomisë, shtëpisë dhe sidomos punës. 7 qershor–7 korrik puna do të jetë prioritet.

    Kemi edhe një hyrje që na këshillohet të bëjmë kujdes. Rreth datës 15 kemi një vendosje katërkëndore të Marsit dhe të Uranit. Këto lëvizje nuk janë shumë miqësore dhe duhet të jeni shumë të kujdesshëm. Shpërthimet mund të shkojnë në ekstrem. Më mirë hapni rrugë.
    DashiGjatë muajit qershor, deri në datën 16–17 vendosni maksimumin e mundshëm të vëmendjes në shërbim të zhvillimit të tyre. Në brendësi të muajit, duhet të mendojnë seriozisht si do të lëvizin për të ndërtuar struktura që do të sjellin maksimumin e mundshëm të karrierës dhe ekonomisë. Nisur që nga ky muaj deri në 2026, nuk duhet ta lënë ekonominë e tyre në dorë të fatit. Për strategët e Dashit do të arrihet më shumë seç mendojnë, nëse këmbëngulin. Gjithsesi, deri në datën 10 planeti i fatit ju buzëqesh.
    DemiKarriera do të jetë lehtësisht e mundshme për ta dërguar drejt pikës që keni projektuar. Nga dje deri në datën 7 korrik, Urani do të bëjë çfarë është e mundur të lërë qejfin limitin tuaj. Prioriteti i muajit mbetet pjesa emocionale dhe korrigjimi dhe ristrukturimi si nga fillimi i çështjeve të emocionit. Nga data 7–8 një nga detyrimet kryesore është qartësimi emocional i tyre.
    BinjakëtDeri në datën 9 qershor do të jetë periudha e tyre. Do të jetë periudhë shumë e mirë me Mërkurin te vetja. Do të kenë zhvillime shumë të mira në karrierë. Deri në datën 9 kanë hapësirën për të marrë rreziqe të sigurta, që kanë hezituar prej kohësh. Më pas do të merren me dashurinë. Do të flasim për Venusin te Demat që bën të mundur që çfarëdo lloj problematike dhe stresi që kanë kaluar me emocionin apo me vendimin për të marrë hapa më të mëdha, do të jenë më të sigurt. Është periudhë shumë e mirë për vendim fejese, martese, bashkëjetese.
    GaforrjaNdryshimi më i rëndësishëm është ardhja e Jupiterit te Gaforrja në datën 9 qershor. Për ata që kanë në plan të bëjnë investime, ata që kanë për të zgjidhur çdo lloj çështjeje, qoftë ligjore apo zyrtare, për ata që duan të nisin një cikël shkollor që duket i pamundur për t’u arritur, për çfarë ka të rëndësishme Gaforrja, të përgatisë veten për të marrë më të mirën. Jupiteri ndihmon maksimalisht ata që punojnë dhe guxojnë. Të tjerët që nuk do të marrin këto hapa, thjesht do të ndihen më mirë dhe më pozitivë.
    LuaniMe Marsin te vetja deri në datën 16 të qershorit do të ndihen me agjendë të ngjeshur dhe shumë detyrime. Kanë arsye pse të ankohen dhe të shprehin lodhjen. Është një periudhë që jep produkt në fund të udhëtimit. Kanë disa anulime planesh rreth datës 15, por nuk varen nga ata. Por e kanë të gjithë mundësinë që nga data 17 të bëjnë rivendosjen. Hyrja e Jupiterit te Gaforrja do të shërbejë për të mbyllur me lehtësinë më të madhe çështjet që duan të zgjidhin.
    VirgjëreshaVenusi te Demat është hyrja e parë pozitive. Ka lajme të jashtëzakonshme për sa i përket ekonomisë rreth datës 4. Jupiteri te Gaforrja favorizon shumë çështjet e punës dhe karrierës. Do të njihet si muaji me agjendë të ngjeshur, por shumë produktive. Kujdes në këmbimet ekonomike rreth datës 6–7.
    PeshorjaNjë muaj shumë i rëndësishëm për karrierën e Peshores. Do të ketë intensitet diskutimi për mënyrën si do të rrjedhë karriera. Ka zhvillime shumë të forta pozitive gjatë gjithë muajit qershor deri në 17. Venusi te Dashi ju jep pikën maksimale rreth datës 4 për pjesën e dashurisë.
    AkrepiJupiteri te Gaforrja do të ndihmojë shumë Akrepat. Është momenti juaj për të marrë seriozisht çështjet që kanë të bëjnë me ekuilibrin tuaj emocional. Për herë të parë që nga 2024, jo vetëm që do të jenë pa Plutonin, do të kenë mundësi të ndihmohen me atë që kanë të rëndësishme. Ekuilibër emocional dhe të ndihen të mirëpaguar dhe të vlerësuar me atë që bëjnë. Do të kenë zhvillime të forta nga data 7–8 qershor.
    ShigjetariNë pjesën e parë i përket dashurisë dhe në pjesën e fundit sërish me dashurinë. Në datën 11 ka një Hënë te vetja që do të nxjerrë në sipërfaqe çështje për korrigjim në çift. Por pjesa më e madhe do të ëndërrojë për udhëtime të gjata. Jupiteri i ndihmon në projektim dhe në lëvizjet e mëdha, ose në iniciativat e tyre deri në 10 qershor. Pas datës 10 privilegjohen ata Shigjetarë që i kanë marrë hapat.
    BricjapiJupiteri përballë ju favorizon shumë për bashkëpunime, iniciativa, për çështje letrash, toka, shkresa. Që nga 10 qershori deri në fund të verës së vitit që vjen. Ngjyrosja do të jetë shumë e fortë për të lindurit në fillim të shenjës. Data 17 deri në fillim të korrikut rezulton shumë periudhë e mirë në zhvillime të sigurisë materiale. Me Venusin te Demat ndihmohen shumë edhe në çështje emocionale. Do të duhet edhe pak kohë që të entuziazmohen beqarët e Bricjapit. Flirtet e reja nuk janë ende të dukshme.
    UjoriPlutoni është aty, por nuk ka asnjë ndikim. Ka një Hënë të plotë në datën 11 që e favorizon shumë. Dhe në datën 24 Hëna te Gaforrja do të jetë me ndikim të plotë te ju. Hëna e Plotë i ndihmon në çështjet emocionale apo me çështjet e humorit. Pas datës 11 dalin në pah çështjet e ekonomisë. Kujdes në këmbimet ekonomike rreth datës 15. Nuk ka vend për lëvizje të nxituara.
    PeshqitJupiteri te Gaforrja është favorizues, por për të mirëstrukturuarit. Projektimi i ekonomisë është çështja me të cilën duhet të mësohen. Nuk ka detyrime të reja, por duhet të menaxhojnë të ardhurat e tyre për t’ia dalë mbanë me projektimet që kanë marrë përsipër. Bëni llogari me laps e letër, për sa kohë Saturni është te Dashi. Venusi te Demat është hyrje shumë e mirë dhe shumë pozitive për ata që duan të ndryshojnë statusin, por edhe për ata që po kërkojnë gjysmën e tyre më të mirë.
    /vizionplus.tv

  • Giro d’Italia shkon sot në Vlorë, Policia: Ja rrugët që do të bllokohen deri në orën 23:00

    Giro d’Italia shkon sot në Vlorë, Policia: Ja rrugët që do të bllokohen deri në orën 23:00

    Etapa e tretë dhe e fundit e garës ndërkombëtare “Giro d’Italia 2025” në Shqipëri, do të zhvillohet në Vlorë.
    Çiklistët do të vijojnë itinerarin drejt Kotës, në Brataj, drejt Qeparos, më pas nga Porto Palermo në Himarë, e më pas do të kthehen nga Qafa e Llogarasë, drejt Orikumit, e nëpërmjet Rrugës “Murat Tërbaçi” do të kthehen në Vlorë. Përfundimi i garës parashikohet të jetë rreth orës 17:26 në Rrugën “Sadik Zotaj”.

    Policia informon qytetarët mbi kufizimet e mëposhtme:
    Ndalim parkimi dhe çdo lloj aktiviteti në Sheshin e Madh (fillimi i Lungomares), nga ora 15:00 e datës 10.05.2025 deri në ora 18:00 e datës 11.05.2025 (përfshirë zonën e diskut).Ndalim parkimi dhe qëndrimi i mjeteve në aksin Sheshi i Madh – kryqëzimi i rrugës “Shaban Demiraj”, nga ora 05:00 e datës 10.05.2025 deri në orën 15:00, të datës 11.05.2025.Ndalim qarkullimi në po të njëjtin segment, nga ora 07:00 – 14:15 të datës 11.05.2025.
    Devijimi i trafikut bëhet në rrugën “Pelivan Leskaj”.
    Ndalim parkimi në fushën para Shkollës së Marinës, nga ora 15:00 e datës 10.05.2025 deri në ora 17:00, datë 11.05.2025.Ndalim parkimi në rrugën “Reshat Osmani”, nga ora 15:00 e datës 10.05.2025 deri në ora 18:00, datë 11.05.2025.
    Ndalim parkimi në rrugën “Veledin Kollozi”, nga ora 14:00 e datës 10.05.2025 deri në ora 23:00, datë 11.05.2025.Ndalim qarkullimi në të njëjtin aks, nga ora 19:00 e datës 10.05.2025 deri në ora 23:00, datë 11.05.2025.
    Devijimi i trafikut bëhet në Bulevard dhe në rrugën “Gjergj Kastrioti”.
    Ndalim parkimi në aksin “Rrethi i Skelës – Kryqëzimi i rrugës Aleksandria”, nga ora 14:00 e datës 10.05.2025 deri në ora 23:00, datë 11.05.2025.Ndalim qarkullimi në të njëjtin aks, nga ora 19:00, datë 10.05.2025, deri në 23:00, datë 11.05.2025.
    Devijimi i trafikut bëhet në rrugët “Kosova” dhe “Perlat Rexhepi”.
    Ndalim parkimi në rrugën “Hajredin Haxhiraj”, segmenti kryqëzimi i rrugës “Onufri” – kryqëzimi i Bulevardit, nga ora 22:00 e datës 10.05.2025 deri në ora 23:00, datë 11.05.2025.Ndalim qarkullimi në të njëjtin segment nga ora 05:00, datë 11.05.2025 deri në 23:00.
    Devijimi i trafikut bëhet në Bulevard, në rrugën “Pilo Begaj” dhe “Fiqirete Musta”.
    Ndalim parkimi në rrugët “Veledin Kollozi” (segmenti Big Market – Alsa), në rrugën “Mustafa Bello” dhe “Laze Malo”, nga ora 20:00, datë 10.05.2025, deri në ora 23:00, datë 11.05.2025.Ndalim qarkullimi në këto segmente nga ora 22:00, datë 10.05.2025, deri në ora 23:00, datë 11.05.2025.
    Bllokim akseve rrugore “Aleksandër Moisiu” – Bulevardi “Ismail Qemali” – Rruga “Demokracia” – Rruga “Arben Zylyftari”Ora 05:00 – 10:00, datë 11.05.2025.
    Devijimi i trafikut bëhet në Bulevard, në rrugën “Pilo Begaj” dhe “Fiqirete Musta”.
    Ndalim parkimi në kryqëzimin e rrugës “Kosova” deri te Hotel Regina Garden dhe në Sheshin “Ismail Qemali”, nga ora 14:00, e datës 10.05.2025, deri në ora 23:00, e datës 11.05.2025.Ndalim qarkullimi në këto segmente nga ora 18:00, datë 10.05.2025 deri në ora 23:00, të datës 11.05.2025.
    Ndalim parkimi në rrugën “Sulejman Delvina” (segmenti Poliklinika – Dega Ushtarake), si dhe në territorin e Fakultetit të Shkencave Humane (konviktet), nga ora 14:00, datë 10.05.2025, deri në ora 23:00, datë 11.05.2025.Policia thekson se lejohet qarkullimi i mjeteve të emergjencës dhe Policisë së Shtetit.
    Akses i garantuar për raste emergjente
    Porti i Vlorës – Qarkullimi do të realizohet nëpërmjet rrugës Transballkanike, pa ndërprerje.Spitali Rajonal Vlorë – Gjatë orës 11:00 – 13:30, hyrja do të mundësohet përmes këtyre akseve:Transballkanike – Shtëpia e Oficerëve – Kapelja – SpitaliPusi i Mezinit – Rruga e Re – Kapelja – SpitaliUji i Ftohtë – Centrale – Fabrika e Çimentos – Kuzumbaba – Bashkia – SpitaliBllokimi i akseve interurbane – datë 11.05.2025:
    Vlorë – fshatrat e lumit të VlorësNdalohet qarkullimi nga ora 11:00 deri në orën 14:30
    Qeparo – Vlorë / fshatrat e lumit të VlorësNdalohet qarkullimi nga ora 10:30 deri në orën 15:45
    Vlorë – Himarë (deri në Qeparo)Ndalohet qarkullimi nga ora 12:30 deri në orën 17:30
    Qeparo – Himarë – VlorëNdalohet qarkullimi nga ora 13:30 deri në orën 16:00
    Të gjitha automjetet që do të jenë të parkuara në kundërshtim me masat e shpallura, dhe që nuk do të largohen nga vetë drejtuesit, do të transportohen me shërbimin e karotrecit, në përputhje me ligjin dhe për garantimin e sigurisë.
    Vendbazimi i mjeteve të lëvizura nga shërbimi i karotrecit, nëse do të ketë gjatë këtij procesi, do të jetë tek ish-fusha e aviacionit.
    Lutemi qytetarëve dhe drejtuesve të mjeteve për mirëkuptim dhe bashkëpunim. Këto masa janë të përkohshme dhe në funksion të sigurisë publike dhe organizimit të aktivitetit ndërkombëtar.

  • Etapa e III e Giro d’Italias/ Policia e Vlorës publikon masat: Ja rrugët që do të bllokohen

    Etapa e III e Giro d’Italias/ Policia e Vlorës publikon masat: Ja rrugët që do të bllokohen

    Në kuadër të zhvillimit të etapës së tretë dhe të fundit të “Giro d’Italia 2025” që do të mbahet në qytetin e Vlorës më 11 maj, Policia Vendore ka publikuar masat e veçanta të trafikut për garantimin e rendit dhe sigurisë publike.
    Këto masa përfshijnë kufizime në qarkullim dhe ndalim të parkimit në disa akse kryesore rrugore dhe sheshe publike, duke nisur nga data 10 maj deri në përfundim të aktivitetit. Policia apelon për mirëkuptim dhe bashkëpunim nga qytetarët, duke ofruar gjithashtu rrugë alternative për lëvizje dhe akses të garantuar për rastet emergjente.
    Njoftimi i policisë:
    Vlorë
    📌 Masat për qarkullimin dhe ndalimin e parkimit të automjeteve, në kuadër të etapës së III-të të “Giro d’Italia 2025” 🚴
    Në kuadër të organizimit të etapës së tretë dhe të fundit të garës ndërkombëtare “Giro d’Italia 2025”, që do të zhvillohet në qytetin e Vlorës, më datë 11.05.2025, informojmë qytetarët mbi kufizimet e mëposhtme:
    ⛔ Ndalim parkimi dhe çdo lloj aktiviteti në Sheshin e Madh (fillimi i Lungomares), nga ora 15:00 e datës 10.05.2025 deri në ora 18:00 e datës 11.05.2025 (përfshirë zonën e diskut).⛔ Ndalim parkimi dhe qëndrimi i mjeteve në aksin Sheshi i Madh – kryqëzimi i rrugës “Shaban Demiraj”, nga ora 05:00 e datës 10.05.2025 deri në orën 15:00, të datës 11.05.2025.🚧 Ndalim qarkullimi në po të njëjtin segment, nga ora 07:00 – 14:15 të datës 11.05.2025.
    ➡️ Devijimi i trafikut bëhet në rrugën “Pelivan Leskaj”.
    ⛔ Ndalim parkimi në fushën para Shkollës së Marinës, nga ora 15:00 e datës 10.05.2025 deri në ora 17:00, datë 11.05.2025.⛔ Ndalim parkimi në rrugën “Reshat Osmani”, nga ora 15:00 e datës 10.05.2025 deri në ora 18:00, datë 11.05.2025.
    ⛔ Ndalim parkimi në rrugën “Veledin Kollozi”, nga ora 14:00 e datës 10.05.2025 deri në ora 23:00, datë 11.05.2025.🚧 Ndalim qarkullimi në të njëjtin aks, nga ora 19:00 e datës 10.05.2025 deri në ora 23:00, datë 11.05.2025.
    ➡️ Devijimi i trafikut bëhet në Bulevard dhe në rrugën “Gjergj Kastrioti”.
    ⛔ Ndalim parkimi në aksin “Rrethi i Skelës – Kryqëzimi i rrugës Aleksandria”, nga ora 14:00 e datës 10.05.2025 deri në ora 23:00, datë 11.05.2025.🚧 Ndalim qarkullimi në të njëjtin aks, nga ora 19:00, datë 10.05.2025, deri në 23:00, datë 11.05.2025.
    ➡️ Devijimi i trafikut bëhet në rrugët “Kosova” dhe “Perlat Rexhepi”.
    ⛔ Ndalim parkimi në rrugën “Hajredin Haxhiraj”, segmenti kryqëzimi i rrugës “Onufri” – kryqëzimi i Bulevardit, nga ora 22:00 e datës 10.05.2025 deri në ora 23:00, datë 11.05.2025.🚧 Ndalim qarkullimi në të njëjtin segment nga ora 05:00, datë 11.05.2025 deri në 23:00.
    ➡️ Devijimi i trafikut bëhet në Bulevard, në rrugën “Pilo Begaj” dhe “Fiqirete Musta”.
    ⛔ Ndalim parkimi në rrugët “Veledin Kollozi” (segmenti Big Market – Alsa), në rrugën “Mustafa Bello” dhe “Laze Malo”, nga ora 20:00, datë 10.05.2025, deri në ora 23:00, datë 11.05.2025.🚧 Ndalim qarkullimi në këto segmente nga ora 22:00, datë 10.05.2025, deri në ora 23:00, datë 11.05.2025.
    ⛔ Bllokim akseve rrugore “Aleksandër Moisiu” – Bulevardi “Ismail Qemali” – Rruga “Demokracia” – Rruga “Arben Zylyftari”🕔 Ora 05:00 – 10:00, datë 11.05.2025.
    ➡️ Devijimi i trafikut bëhet në Bulevard, në rrugën “Pilo Begaj” dhe “Fiqirete Musta”.
    ⛔ Ndalim parkimi në kryqëzimin e rrugës “Kosova” deri te Hotel Regina Garden dhe në Sheshin “Ismail Qemali”, nga ora 14:00, e datës 10.05.2025, deri në ora 23:00, e datës 11.05.2025.🚧 Ndalim qarkullimi në këto segmente nga ora 18:00, datë 10.05.2025 deri në ora 23:00, të datës 11.05.2025.
    ⛔ Ndalim parkimi në rrugën “Sulejman Delvina” (segmenti Poliklinika – Dega Ushtarake), si dhe në territorin e Fakultetit të Shkencave Humane (konviktet), nga ora 14:00, datë 10.05.2025, deri në ora 23:00, datë 11.05.2025.✅ Theksojmë se lejohet qarkullimi i mjeteve të emergjencës dhe Policisë së Shtetit.
    Akses i garantuar për raste emergjente 🚑
    * Porti i Vlorës – Qarkullimi do të realizohet nëpërmjet rrugës Transballkanike, pa ndërprerje.
    * Spitali Rajonal Vlorë – Gjatë orës 11:00 – 13:30, hyrja do të mundësohet përmes këtyre akseve:
    Transballkanike – Shtëpia e Oficerëve – Kapelja – SpitaliPusi i Mezinit – Rruga e Re – Kapelja – SpitaliUji i Ftohtë – Centrale – Fabrika e Çimentos – Kuzumbaba – Bashkia – Spitali🚧 Bllokimi i akseve interurbane – datë 11.05.2025:
    * Vlorë – fshatrat e lumit të Vlorës
    ⛔ Ndalohet qarkullimi nga ora 11:00 deri në orën 14:30
    * Qeparo – Vlorë / fshatrat e lumit të Vlorës
    ⛔ Ndalohet qarkullimi nga ora 10:30 deri në orën 15:45
    * Vlorë – Himarë (deri në Qeparo)
    ⛔ Ndalohet qarkullimi nga ora 12:30 deri në orën 17:30
    * Qeparo – Himarë – Vlorë
    ⛔ Ndalohet qarkullimi nga ora 13:30 deri në orën 16:00
    ⚠️ Kujdes!
    Të gjitha automjetet që do të jenë të parkuara në kundërshtim me masat e shpallura, dhe që nuk do të largohen nga vetë drejtuesit, do të transportohen me shërbimin e karotrecit, në përputhje me ligjin dhe për garantimin e sigurisë.
    📍 Vendbazimi i mjeteve të lëvizura nga shërbimi i karotrecit, nëse do të ketë gjatë këtij procesi, do të jetë tek ish-fusha e aviacionit.
    🙏 Lutemi qytetarëve dhe drejtuesve të mjeteve për mirëkuptim dhe bashkëpunim. Këto masa janë të përkohshme dhe në funksion të sigurisë publike dhe organizimit të aktivitetit ndërkombëtar.
    Shprehim ndjesën tonë për çdo shqetësim të mundshëm, si dhe garantojmë qytetarët se nuk do të ndalohen në asnjë moment për të kryer aktivitetet e tyre, por luten që të përdorin rrugët alternative për të vijuar normalisht me angazhimet e tyre ditore.
    ☎️ Për çdo nevojë apo informacion shtesë, kontaktoni:
    * Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë 112 & 069 411 0242
    * Policia Bashkiake Vlorë 033404404 & 0697654802
    🚓 Shërbimet e Policisë do të jenë të pranishme në terren, të gatshme për të ndihmuar dhe orientuar qytetarët.

  • “Lulëzojnë” surprizat në Maj, Meri Shehu zbulon shenjën më me fat të muajit

    “Lulëzojnë” surprizat në Maj, Meri Shehu zbulon shenjën më me fat të muajit

    Fillimi i muajit nënkupton që në emisionin “Rudina” vjen astrologia Meri Shehu për të bërë renditjen e shenjave. Sipas parashikimit të saj, maji është me lajme të mira, data të rëndësishme që do të ndikojnë bukur në jetën e shenjave dhe ngjarje pozitive. Për secilën prej tyre, astrologia ka edhe një këshillë në parashikimin e saj.

    Meri Shehu: Muaji i luleve dhe besoj që edhe ne do ta shijojmë me dy eklipse shumë të fuqishme, një në Akrep dhe një në Binjak. Ky muaj na surprizon me futjen e Saturnit në Dash, do të shohim një ndryshim të  madh kozmik në mënyrën sesi do të ndikojë ky planet në një shenjë si Dashi. Data 10 futet Mërkuri në Dem, data 12 është shumë e mirë sepse është hëna e plotë në Akrep, data 14-15 janë nga ditët më  erotike sepse Afërdita bën një lidhje shumë të bukur, mesi i majit do të jetë shumë romantik, data 24 me futjen e Saturnit në Dash dhe data 26 me hënën e re në Binjak.
    12. Peshorja
    Shumë planetë janë në Dash: Mërkuri, Afërdita, Neptuni dhe Saturni që do të përballen me Peshoren.  Peshorja do të kalojë nga sfida në sfidë, por do të kenë edhe bashkëpunime shumë të rëndësishme. Shumë Peshore lajmërojnë për bashkëpunime të fuqishme me kushte të rëndësishme në afate kohore të mëdha sepse Saturni ua vë këtë tendencë. Saturni tregon lidhje shumëëvjeçare dhe përgjegjësi. Ndonjëherë gjërat e fuqishme vijnë për njerëz të fuqishëm.
    11. Gaforrja
    Do të kenë planetët në shtëpinë e 10-të, por duke qenë se Saturni futet në shtëpnë e 10-të të tyre, kjo do të thotë që kemi një hijezim të errët në këtë ndikim kaq energjik të shumë planetëve në Dash.  Gaforret aty ku kanë shpengimin, fluturimin, zjarrin e pakontrolluar, futet Saturni si një polic që u thotë ‘ndal’ dhe duhet të shohin diçka me kujdes. Do të tkurren pak në ecurinë e tyre.
    10. Bricjapi
    Do të marrin ndikimin e hënës së plotë në Akrep, por do të jenë në katërkëndësh me gjithë planetët në Dash, janë shenjat kardinale që duhet të kenë shumë kujdes këtë periudhë dhe do të përjetojnë tendencën e Saturnit në çështjet familjare. Dikush do u vërë detyrime familjare, do të marrin përgjegjësi për jetën familjare, të afërm të familjes ose do të bëjnë një biznes që do shumë përkushtim dhe do të mbyllen në këtë detyrim të tyre dhe pranverën e verën do ta kalojnë nën ndikimin e Saturnit. Kemi bashkëjetesa, flirte sepse Afërdita dhe Mërkuri janë në Dash dhe sot lidhet bukur me Jupiterin në Binjak. Sot ishte një ditë e mrekullueshme për lajme, takime dhe blerje mjetesh komunikimi, por edhe për të planifikuar udhëtime dhe ide shumë të zgjuara.
    9. Virgjëresha
    Do të kemi hënën e re në datën 26 në Binjak dhe atëherë do të çlirohen me punët apo një dritare të re në punë. Deri në atë datë do të merreni me gjërat që keni në duar. Hëna e plotë në Akrep është shumë e mirë. Do të mbyllni një projekt  dhe do të jeni gati për të tjera. Tregon një lloj plotësimi ose nostalgjie për diçka që merr fund dhe do të prisni datën 26 për fillime të reja. Çështjet ekonomike janë ato që do të futen në rendin më të madh, me shumë shpenzime por pas datës 24 duhet të vini një qëllim në to sepse hyn Saturni te paratë që ju detyohen apo detyroheni.
    10. Peshqit
    Çlirohen pak nga Saturni pas datës 24 dhe do të pyesin veten nëse janë vërtet të lirë. Do të marrin një lajm të mirë pas datës 24. Do të merren me çështjet ekonomike, udhëtim dhe kontakt me jashtë në datën 12. Në datën 26 do të fillojë një rutinë e re për Peshqit, një ndryshim shtëpie, vendi, ambienti.
    7. Demi
    Janë të fuqishëm dhe për ta vijnë edhe lajmet e rëndësishme sepse hëna e plotë është përballë shenjës së tyre dhe dielli është në Dem. Diellit takohet me Uranin rreth datës 12-13 dhe do të shohim një ndryshim shumë të madh. Hëna e plotë në datën 12 ku merr pjesë edhe Urani afër diellit, do të sjellë ndryshime në jetën personale, bashkëpunime, martesa. Me Mërkurin në datën 10 në shenjën e tyre do të bëhet një nga shenjat më komunikative dhe këmbëngulëse. Pas datës 10, jo çdo gjë do të ecë me ritme të shpejta dhe interesat, bashkëpunimet do të jenë kryesisht materiale.
    6. Akrepi
    Do të përjetojnë hënën e plotë në shenjën e tyre, shumë të bukur, pranverore, romantizëm. Shumë  planetë në Dash tregojnë punë, iniciativa, investime. Pas datës 24, çështjet e punës futen nën një kontroll  më të ashpër dhe kërkojnë kushte. Shumë Akrepë që nuk kanë pasur një punë stabël ose me rregulla siç i kanë dashur, pas datës 24 fillon kjo tendencë dhe do të shohim çfarë do të arrijnë.
    5. Luani
    Janë në një periudhë shumë të rëndësishme, është një ditë shumë e bukur për të kontaktuar, udhëtuar, për lajme të mira. Hëna e plotë në Akrep do t’i ndikojë shumë në çështjet familjare dhe futja e Mërkurit në Dem i ndikon në karrierë. Do të bëhen më materialistë, jo më kaq të zhurmshëm dhe do të duan gjëra konkrete. Do të kenë shumë takime pune pas datës 10. Udhëtime, kontakte, njohje pune të reja do të kenë me hënën e re në datën 26.
    4.  Ujori
    Hëna e plotë në Akrep do të jetë shumë e rëndëisshme në lidhje me çështjet e karrierës. Karriera dhe familja janë aspektet më të rëndësishme në këtë periudhë. Shumë planetë në Dash tregojnë që do të jenë vigjilentë në ide e kontakte. Futja e Saturnit në Dash tregon që do të marrin frenat në duar do të  vënë qëllime afatgjata dhe ky muaj pranveror për ta është dimër qëllimesh, duan të bëhen më seriozë nga sa kanë qenë. Mund të marrin vendime fejesash, martesash dhe kërkojnë marrëdhënie afatgjata.

    3. Shigjetari
    Shumë planetë në Dash tregojnë që po e shijojnë, nuk do të kenë fare përtesë për të shpenzuar  flirtuar apo rrezikuar. Pas datës 24  futet Saturni dhe u vë një pengesë serioze dhe qëllime. Do të bëhen më të përmbajtur, më të matur dhe do t’u përkushtohen gjërave që kanë më shumë gjërave që kanë vlerë në sytë e tyre. Do të marrin vendime fejesash e martesash, do t’i përkushtohen më shumë një marrëdhënieje, një pune, një situate ku nuk merrnin përgjegjësi. Edhe kontaktet me jashtë, çështjet ligjore apo vendimet për fëmijët janë të rëndësishme.
    2. Binjakët
    Sot ishte një ditë shumë e mirë sepse Mërkuri në Dash bën një lidhje shumë të bukur me Jupiterin në shenjën e tyre. Lajme, ide, kontakte, udhëtime, propozime  çfarëdo që kërkojnë mund ta gjejnë, gjërat që s’kanë mundur t’i thonë le t’i propozojnë sepse ka tendencë pozitive. Do të kenë hënën e re në shenjën e tyre pas datë 26 dhe shumë ndryshime të vrullshme fillojnë në atë periudhë. Shumë planetë në Dash janë përkrahje ekonomike, njohje, jetë sociale, dalje, hyrje, argëtime. Hëna e plotë në Akrep tregon që duhet të kenë kujdes me punën, të plotësojnë dëshirat, të mos bëhen shumë emocionalë dhe të kenë përgjegjësi në përfundimin e fillimin e një pune.
    1.Dashi
    4 planetë në Dash, do të shtohet edhe Saturni dhe bëjnë një ndikim energjie shumë të fuqishëm.  Iniciativa, dalje përpara, ndryshim jete. Kujdes me ekonominë në datën 12 sepse hëna e plotë në Akrep tregon pasiguritë ekonomike. Mund të emocionohen më shumë për pasiguritë që kanë pasur, nuk i   përmbyllin siç duhet kërkesat ekonomike. Pas datës 10, fillojnë komunikimet e mira për çështjet ekonomike sepse hyn Mërkuri në Dem.

  • Fletët e votimit për diasporën, Celibashi: Zarfi do u shkojë në banesë. Shpërndarja e fletëve, jo përtej datës 3 maj

    Fletët e votimit për diasporën, Celibashi: Zarfi do u shkojë në banesë. Shpërndarja e fletëve, jo përtej datës 3 maj

    Kryekomisioneri Shtetëror për Zgjedhjet, Ilirjan Celibashi thotë se emigrantëve, zarfi me fletën e votimit do t’u shkojë në banesë.
    Celibashi u shpreh se postieri do shkojë deri në 3 herë në adresën e banimit të emigrantët dhe nëse nuk e gjen aty, emigranti mund ta tërheqeë fletën në zyrën postare.
    Ndër të tjera, Celibashi deklaroi se shpërndarja e fletëve, nuk do të bëhet përtej datës 3 maj.
    “Koha që do kenë në dispozicion, nëse fillojmë shpërndarjen të hënën që vjen, brenda një dite, për Italinë, Greqinë, do e kenë zarfin në shtëpinë e tyre. Data 2-3 maj, të jetë data e fundit. Postieri do të shkojë herën e parë, nëse nuk e gjen, do i lërë shënim dhe një orar. Edhe nëse herën e tretë nuk realizohet, do i lihet shënim votuesit, që dokumentacioni zgjedhor ndodhet në zyrë postare, ku mund të paraqitet për ta tërhequr. Nëse deri në datën 3 maj, jo përtej një date të tillë, duhet llogaritur dhe koha që duhet të kthehet zarfi në Shqipëri. Do duhet 4-5 ditë për ta kthyer mbrapsht. Çdo zarf që ka vulën e hyrjes, pas datës 11 maj dhe orës 19:00, nuk i nënshtrohet procesit të numërimit”, theksoi ai.

  • Fletët e votimit për diasporën/ Celibashi: Zarfi do u shkojë në banesë, shpërndarja e fletëve, jo përtej datës 3 maj

    Fletët e votimit për diasporën/ Celibashi: Zarfi do u shkojë në banesë, shpërndarja e fletëve, jo përtej datës 3 maj

    Kryekomisioneri Shtetëror për Zgjedhjet, Ilirjan Celibashi thotë se emigrantëve, zarfi me fletën e votimit do t’u shkojë në banesë. Celibashi u shpreh se postieri do shkojë deri në 3 herë në adresën e banimit të emigrantët dhe nëse nuk e gjen aty, emigranti mund ta tërheqeë fletën në zyrën postare. Ndër të tjera, Celibashi deklaroi se shpërndarja e fletëve, nuk do të bëhet përtej datës 3 maj.
    “Koha që do kenë në dispozicion, nëse fillojmë shpërndarjen të hënën që vjen, brenda një dite, për Italinë, Greqinë, do e kenë zarfin në shtëpinë e tyre. Data 2-3 maj, të jetë data e fundit. Postieri do të shkojë herën e parë, nëse nuk e gjen, do i lërë shënim dhe një orar. Edhe nëse herën e tretë nuk realizohet, do i lihet shënim votuesit, që dokumentacioni zgjedhor ndodhet në zyrë postare, ku mund të paraqitet për ta tërhequr. Nëse deri në datën 3 maj, jo përtej një date të tillë, duhet llogaritur dhe koha që duhet të kthehet zarfi në Shqipëri. Do duhet 4-5 ditë për ta kthyer mbrapsht. Çdo zarf që ka vulën e hyrjes, pas datës 11 maj dhe orës 19:00, nuk i nënshtrohet procesit të numërimit”, theksoi ai.