Astrologia Meri Shehu ka zbuluar në emisionin “Rudina” në Tv Klan parashikimin e plotë të horoskopit për muajin nëntor, duke renditur shenjat nga më me pak fat deri tek ato që do të ndriçojnë më shumë këtë periudhë.
Një muaj me ndryshime të fuqishme, rikthime të papritura dhe emocione të zjarrta, ku ndikimi i Mërkurit të kundërt dhe Hënës së Plotë në Dem do të trazojë ujërat për shumë shenja.
Nga Bricjapët që duhet të ruajnë qetësinë pas datës 9, te Demi që shpallet “mbreti i fatit” për këtë muaj, Meri Shehu sjell një panoramë të plotë të energjive qiellore që do të ndikojnë në dashuri, para dhe karrierë.
12-Bricjapi: Rikthehet Mërkuri i kundërt në Shigjetar që për Bricjapët është në shtëpinë e 12-të. Do të rikthehen disa problem që mund të keni pasur me veten, familjen ose punën. Deri në datën 9 do të ecin gjërat/ do të përparojnë, por pas datës 9 e tutje duhet që të kenë shumë kujdes. Duhet të bëjnë kujdes me shpejtësinë e zhvillimit të disa situatave, por pas datës 9 do të kthehet Mërkuri i kundërt në Shigjetar dhe shumë Bricjapëve do u sjellë këto tentativa. Por na dashuri do të jenë detyrimisht mirë me Hënën e Plotë të paktën në datën 5, do të marrin një lajm pozitiv.
11-Peshorja: Duke qenë se janë që do të ketë ndikimet e Mërkurit të kundërt, nga data 9. Hëna e Plotë në Dem në datën 5 që për Peshoret nuk është simboli më i mirë, sidomos në çështjet ekonomike dhe në detyrimet që u kanë të tjerëve, ose u kanë të tjerët. Futen në një zmadhim të problematikës dhe ky muaj u jep një lloj presioni/trysnie psikologjike. Do të merren pak edhe me çështjet e tyre personale dhe erotike, ose me dëshirën e tyre të kompletuarit, ose mbyllet një cikël në jetën e tyre personale. Janë në një moment delikat sidomos rreth datës 5, por do të fillojnë që të çlirohen me Hënën e re, pas datës 20 dhe do marrin këndvështrime ekonomike të mira.
10-Dashi: Fillojnë me optimizëm dhe marrin një vrull më shumë se sa duhet. Hëna e Plotë në datën 5 i fut në udhëkryqe të fuqishme ekonomike dhe deri në datën 20 me Hënën e re me të cilën do të përballen me një ndryshim, do të futen në vendin që u takon. Pas datës 20 fillon një lloj përmirësimi. Në sferën erotike do të jenë mirë, shumë Dashë do të përjetojnë momente intime shumë të fuqishme.
9-Gaforrja: Me rikthimin e Mërkurit të kundërt në Shigjetar u hapen problematika në lidhje me punën, përditshmërinë, ligjin, me rutinën e jetës së përditshme dhe u përmbysen disa situata të cilat i kishin menduar si të rregullta. Shumë Gaforre do të shikojnë që nga data 9 gjërat do të marrin ndryshime të mëdha, sidomos çështjet që i takojnë punës, ose të stabilitetit të rutinës të paktën deri në datën 18. Në datën 18 e tutje pastaj u rikthehen ish-ët nga e kaluara, dhe u rikthehet një tendencë erotike. Nëntori është një nga muajt më erotike dhe Gaforret janë një nga shenjat më erotike të këtij muaji.
8-Binjakët: Duke qenë se kanë përballë Marsin futen në një tension të madh. Shumë Binjakë të lindur në dhjetë ditëshin e parë do të kenë një presion dhe një trysni shumë të madhe që do t’i sulmojë për t’i bërë ndryshime. Duke u kthyer Mërkuri i kundërt pas datës 9 do u rikthehen edhe një herë disa shanse për të bashkëpunuar, ose disa problematika në çift. Megjithatë do të qetësohen dhe në lidhje me punën do të marrin një lajm të mirë qoftë në datën 6.
7-Virgjëresha: Duhet të kenë shumë kujdes kryesisht në ditët e parë në lidhje me karrierën me marrëdhëniet në çift. Kanë një lloj dëshire dhe trysnie për të dominuar, por kthehet Mërkuri i kundërt dhe të gjitha këto gjëra që kanë bërë në këto nëntë ditët e para edhe mund t’i rregullojnë, por edhe mund të kemi një vështirësi. Mund të ketë edhe zgjidhje të disa konflikteve ose të problematikave që mund të kenë pasur me eprorët ose me marrëdhëniet në çift. Më Hënën e Re në Akrep gjërat fillojnë dhe marrin një pozitivitet dhe një ndryshim. Hëna e Plotë në Dem është një simbol pozitiv në datën 5.
6-Peshqit: Do të kenë tendenca me karrierën, ngrite në detyrë, apo konflikte me eprorët, apo edhe dëshirë për të dominuar. Pas datës 9 mund të ndryshojnë vendin e punës, ose të bëjnë disa llogari gabim. Kështu që nga data 9 deri në datën 18 duhet të kenë kujdes në mënyrën se si flasin, çfarë nënshkruajnë, sidomos në lidhje me punën. Pas datës 20 Hëna e Re në Akrep u jep një mundësi për të udhëtuar, për të kontaktuar dhe për ta parë jetën e tyre shumë më mirë. Hëna e Plotë në datën 5 është shumë pozitive, kështu që shfrytëzojeni për lajme të mira.
5-Ujori: Do llastohen, do argëtohen, do marrin dhurata, kështu është tendenca kryesisht. Pastaj do të fillojnë që të merren me çështjet e karrierës, të cilat do të jenë dominante, sidomos pas datës 20, ku do të ikin të gjitha këto ngatërresa. Pas datës 20 premtohet një punë e re, një pagë e re dhe një status i ri. Duhet të kenë shumë kujdes në datën 5. Do të plotësojnë dëshira të mëdha.
4-Luani: Do të kenë një moment erotik dhe romantik shumë të mirë në nëntë ditët e para të muajit, sepse Marsi në Shigjetar ua jep gjithë këtë tendencë, pastaj duhet të merren shumë me çështjet familjare. Rikthimi i Uranit në Dem tregon që ato mosmarrëveshje që kanë pasur me të afërmit rikthehen dhe e çorientojnë edhe një herë situatën. Kështu që shumë Luanë duhet të merren shumë me familjen dhe me çështje të punës. Nga data 9 deri në 18 këta do të vrapojnë dhe nuk do të arrijnë dot që të stabilizojnë punët dhe detyrimet që do të kenë. Megjithatë janë në pozicion të mirë erotik dhe romantik.
3-Shigjetari: Marsi është në shenjën e tyre. E kanë filluar muajin mirë. Megjithatë do të kemi përballjen e Uranit në Binjak që do i çorientojë pak, do të kemi disa përmbysje edhe me Hënën e Plotë në Dem. Megjithatë Marsi në shenjën e tyre premton shumë. Afërdita futet në shenjën e tyre në datën 30 premton dhe fundi i muajit, por Hëna e Re në datën 20 do të jetë shumë e mirë. Mërkuri i kundërt kthehet në shenjën e tyre dhe do të rregullojnë shumë gjëra, qoftë në lidhje me punën, qoftë personale.
2-Akrepi: Hëna e Plotë në datën 5 do të jetë në shenjën e Demit dhe do të ndikojë direkt te Akrepët, por dhe Hana e Re në datën 20 ndikon direkt te Akrepët. Jeta e tyre do të jetë më në ndikim dhe do jetë më e vrullshme dhe do të ketë shumë energji. Në çështjet ekonomike deri në datën 9 do të kenë shumë përmirësime. Nga data 9-18, që kthehet Mërkuri i kundërt duhet të shikojnë edhe një herë shpenzimet apo fitimet e tyre. Në datën 18 rikthehet Mërkuri i kundërt në shenjën e tyre, kështu që shumë problematika që kishin ngelur pa u zgjidhur do u japin zgjidhje.
1-Demi: Më në fund! Është një muaj shumë me fat, por edhe shumë i rëndësishëm, sepse ka shumë zhvillime. Demëve do u kthehet edhe një herë Urani në datën 7 në shenjën e tyre dhe mund t’i çorientojë disi. Kemi Hënën e Plotë në shenjën e tyre, e cila është shumë e fuqishme dhe ka shumë ndikime. Jeta e shumë Demëve do të ndryshojnë. Le të shpresojmë që ku ndryshim do të ketë shumë i mirë dhe ndryshime të mëdha të mëdha do të vijnë dhe në çështjet ekonomike, detyrime ose angazhime që kanë me të tjerët. Deri në datën 9 do të kthehen fuqishëm, mjafton të mos bëhen konfliktualë. Pas datës 9 Mërkuri tregon edhe një herë një ristart mbrapsht për rregullimin e çështjeve ekonomike.
Tag: datës
-

Nëntori mund të vulosë fatin tuaj! Meri Shehu: Mbani mend këto data
-

Fati përmbyset në nëntor! Astrologia rendit shenjat nga ato më pafat te sundimtari i muajit!

Konferenca e NATO-s për Mbrojtjen Kibernetike në Tiranë, cilat akse dhe sheshe do të bllokohen
FOTO ILUSTRUESE
TIRANË-Në kuadër të zhvillimit të Konferencës së NATO-s për Mbrojtjen Kibernetike, më datat 8–10 tetor 2025, në Pallatin e Kongreseve, Tiranë, Policia e Tiranës ka hartuar një plan të posaçëm masash, me qëllim garantimin e mbarëvajtjes së këtij aktiviteti. Masat prekin edhe bllokimin e disa akseve rrugore si dhe rrugë këmbësore, kryesisht përgjatë bulevardit “Dëshmorët e Kombit”. Kufizimet do të jenë në fuqi nga ora 07:00 e datës 9 tetor 2025, deri në orën 15:00 të datës 10 tetor 2025.
Njoftimi i Policisë Tiranë:
Në kuadër të zhvillimit të Konferencës së NATO-s për Mbrojtjen Kibernetike, më datat 8–10 tetor 2025, në Pallatin e Kongreseve, Tiranë, Policia e Tiranës ka hartuar një plan të posaçëm masash, me qëllim garantimin e mbarëvajtjes së këtij aktiviteti, si dhe garantimin e rendit dhe sigurisë publike gjatë tij.
Konkretisht, në funksion të përmbushjes së këtyre qëllimeve, janë ndërmarrë këto masa:
-Kufizimi i lëvizjes së automjeteve në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, nga semafori pranë Presidencës deri te sheshi “Nënë Tereza” (përfshirë sheshin), rrugën “Gjergj Filipi”, si dhe në aksin që lidh hotel “Marriott” me bulevardin “Dëshmorët e Kombit”;
-Për këmbësorët do të jetë i bllokuar gjatë gjithë periudhës së zhvillimit të konferencës, trotuari nga hyrja e hotel “Rogner” deri te Pallati i Kongreseve.
Kufizimet do të jenë në fuqi nga ora 07:00 e datës 9 tetor 2025, deri në orën 15:00 të datës 10 tetor 2025.
Policia e Tiranës iu bën thirrje qytetarëve, për mirëkuptim dhe bashkëpunim. Gjithashtu, ftojmë të shmangni lëvizjet e panevojshme në zonat e kufizuara, si dhe të respektoni sinjalistikën dhe udhëzimet e punonjësve të Policisë në terren. Për çdo rast nevojë për ndihmë ose orientim, drejtojuni punonjësve të Policisë ose telefononi në numrin pa pagesë 112. -

“Lufta” për Bashkinë e Tiranës, Rama nuk tërhiqet pas ankimimit të Veliajt, i çon Begajt vakancën
edi rama dhe erion veliaj
TIRANË- Kryeministri Edi Rama i ka kërkuar presidentit Bajram Begaj shpalljen e datës për zgjedhje të pjesshme lokale në 6 bashki të vendit, përfshirë dhe kryeqytetin, duke i dhënë 48 orë kohë. Në mesin e bashkive ku qeveria ka shpallur vakancën është edhe kryeqyteti, pavarësisht se Gjykata Kushtetuese mori në konsideratë ankimimin e Erion Veliajt, duke caktuar dhe relatoren që do të shqyrtojë padinë e tij. Në shkresën që mban datën 30 shtator, Presidenti Bajram Begaj njoftohet edhe për vakancat në 5 bashki të tjera të vendit, që janë: Vlora, Berati, Mati, Cërriku dhe Tepelena.
SHKRESA E KRYEMINISTRISË
INSTITUCIONIT TË PRESIDENTIT TË REPUBLIKËS
E nderuar, Në zbatim të detyrimeve ligjore që burojnë nga Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë, përkatësisht neni 10 i Kodit, si dhe referuar pikës 4, të nenit 61, të ligjit nr. 139/2015, “Për vetëqeverisjen vendore”, të ndryshuar, Këshilli i i Ministrave është vënë në dijeni për krjimin e vakancave për kryetar në disa bashki të vendit, përkatësisht, bashkitë Tiranë, Vlorë, Berat, Tepelenë, Mat dhe Cërrik, e si rrjedhim kërkohet caktimi i datës së zgjedhjeve të pjesshme për kryetar në këto bashki, brenda afateve që përcakton ligji zgjedhor.
Gjithashtu, bashkëlidhur lutem gjeni vendimin nr.539, datë 25.9.2025, të Këshillit të Ministrave
Duke ju falënderuar për bashkëpunimin, SEKRETARI I PERGJITHSHËM ËNGJËLL AGAÇI
Në padinë e avokatëve të Veliajt që u dorëzua të hënën në Gjykatën Kushtetuese (29 shtator), thuhej se neni 62 i ligji për vetëqeverisjen vendore, i përdorur si argument ligjor për shkarkimin e Veliajt, nuk mund të zëvendësojë nenin 115 të Kushtetutës, por interpretohet në pajtim me të. Sipas avokatëve mbrojtës të Veliajt, neni 115 i Kushtetutës është një filtër i nevojshëm për çdo vendim shkarkimi. Tashmë Gjykata Kushtetuese me gjasë do të vendosë për pezullimin e vendimit të shkarkimit të Veliajt, derisa të shprehet në themel për çështjen.Këshilli Bashkiak votoi kërkesën për shkarkimin e Veliajt, më 23 shtator, me 50 vota pro të PS-së dhe PD-së, duke iu referuar ligjit të vetëqeverisjes vendore, se shkarkimi i kryetarit mund të kërkohet pasi ai mungon për 3 muaj rresht në detyrë. Kërkesa e Këshillit Bashkiak u miratua dhe nga kryeministri Edi Rama, ndërsa vendimi i shkarkimit u publikua në Fletoren Zyrtare. Socialistët kanë zyrtaruar dhe kandidaten e tyre për Bashkinë e Tiranës, Ogerta Manastirliun, ndërsa Veliaj do të ketë sot seancën e parë në Gjykatën e Posaçme, ku do të vendoset nëse dosja e tij do të kalojë për gjykim.
Erion Veliaj mbahet nën masën e arrestit me burg që prej datës 10 Shkurt të këtij viti. Kryebashkiaku së bashku me bashkëshorten e tij Ajola Xoxa, akuzohen për korrupsion në 9 raste. Mbi Veliajn rëndon gjithashtu akuza për ‘shpërdorim detyre’, ‘pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale’, ‘futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në institucionin e ekzekutimit të vendimeve me burgim’ dhe refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim. /ZËRI -

Peshores i ikën ‘kurora’ e fatit nga duart, Meri Shehu ia kalon një tjetër shenje
Çdo avantazh që vjen gjatë muajit tetor do të shoqërohet edhe nga kundërshtime e sprova të ndryshme për shenjat e zodiakut. Në parashikimin për muajin dhe renditjen e fatit për shenjat, Meri Shehu zbulon edhe pse jemi në muajin e Peshores, çuditërisht nuk është ajo shenja më me fat. ‘Kurorën’ e merr njëra prej tri shenjave të ujit, të cilat janë edhe më të favorizuarat.
Për të gjitha shenjat, një ngjarje e rëndësishme do të jenë zhvillimet në aspektin ekonomik, i cili favorizohet më shumë rreth datave 21-22.Demi
Në datën 11 përballet Afërdita në Virgjëreshë me rikthimin e Saturnit në Peshk dhe shumë Demë që kanë arritur me sforcim të mbajnë një marrëdhënie, jepet goditja e fundit dhe nuk besoj që Demët mund të mbajnë një lidhje, një program pune të qëndrueshëm apo një çështje ekonomike nën kontroll. Hëna e plotë në Dash nuk është në pozicionin e mirë për ta, ngre pasiguritë, bëhen nervozë, duhet të merren me shëndetin dhe prapaskenat që mund t’u bëjnë të tjerët. Kemi një rifillim pune rreth datës 21-22 me hënën e re në Peshore që do t’u japë një tendencë të mirë.
Binjakët
E fillojnë muajin shumë keq sepse Mërkuri në Peshore përballet me Jupiterin në Gaforre dhe çështjet ekonomike, ligjore, erotike janë shumë të paqarta kështu që duhet të presin datën 15 kur Afërdita në Peshore do të bëjë një lidhje të bukur me Uranin në Binjak dhe Plutonin në Ujor. Këtu marrin çlirim në çështje pune e ligjore dhe një fillim ose rigjenerim i ri në jetën personale në datën 22.
Virgjëresha
Në datën 11, Afërdita në shenjën e tyre i ka ëmbëlsuar duke i vënë në gjumë, por zgjohen nga Saturni që është rikthyer në Peshk. Eklipsi i pjesshëm diellor riktheu ngjarjet që kanë ndodhur para 9 vjetësh, por rreth datës 11 do të vihen në një sprovë për disa vendime personale ose pune për të cilat kanë menduar shumë gjatë verës që kanë qenë në mëdyshje. Nga ana ekonomike, është një muaj që do të japin e marrin shumë ekonomisht, por fillimi i mbarë është pas datës 21-22 ku do të hapin një aspekt të mirë.
Shigjetari
Hëna e plotë në Dash i bën që të jenë optimistë, edhe pse ajo ka përballjet e veta. Ata do të lëvizin, do të marrin iniciativa e gjëra të mira. Duhet të kenë kujdes në punë në datën 10-11 sepse mund t’u shkurtohet një pagë, kanë një dëmtim në aspektin ekonomik. Do të fillojnë të rimarrin veten pas datës 22, do të ndihen shumë mirë me hënën e re në Peshore. Data 1 nuk do të jetë e mirë në anën ekonomike, në punë, projekte, diçka del jashtë kontrollit.
Bricjapi
Janë në pozicion relativisht të mirë duke përjashtuar datën 1 tetor ku do të kenë disa përballje në lidhje me karrierën ose ligjin. Data 11 do të jetë e vështirë sepse në një çështje ligjore nuk do të marrin atë që pretendojnë, mbështetjen nga një mik apo mund të kenë një humbje ekonomike. Fillojnë dhe çlirohen pas datës 21-22. Me futjen e Mërkurit në fund të muajit në Shigjetar, mund të pretendojnë për një çështje ekonomike ose rigjerenim në planin ekonomik. Pas datës 25 fillojnë ndihen mirë.
Luani
Është kënaqësi hëna e plotë në Dash sepse i vë përballë një situate ligjore më të mirë ose tregon problematikën e kundërshtimeve ligjore. Do të kenë prapaskena, debate me familjarë dhe duke qenë shenjë fikse, kundërshtimi i asteroidit merimangë do të sjellë problematika familjare ose të afërm që duan t’u bëjnë një prapaskenë të keqe, i kanë marrë inat, nuk ndihen mirë dhe nuk krijojnë kushtet e duhura që të ecin në një moment të vështirë ku ndodhen. Me futjen e Mërkurit në Shigjetar pas datës 25 do të fillojnë të gjejnë rrugën e tyre edhe pa mbështetjen e njerëzve të afërt.
Dashi
E fillojnë muajin me hënën e plotë në shenjën e tyre që u jep tonalitet, instinkte, diskutime, gjëra të rëndësishme, por edhe me debate. Mërkuri në Peshore përballet me Jupiterin në Gaforre, çështje familjare që asnjëherë s’po i diskutojnë siç duhet dhe dot’i preokupojnë në javën e parë. data 11 ka të bëjë me çështje pune, ngatërresa, mos investoni dhe debatoni. Nga data 14, çështjet në çift do të jenë shumë të ndërlikuara për të lindurit në 10-ditëshin e parë të shenjës së tyre kështu që kujdes sepse mund t’u jepet fund disa marrëdhënieve që ju kanë lodhur gjatë verës. Kini kujdes nga zhgënjimet ose mos merrni vendime drastike. Pas datës 21, me hënën e re në Peshore, hapen portat për bashkëpunime të reja.
Ujori
Janë shenja që asteroidi merimangë do t’i komplikojë për mirë në çështjet e karrierës sepse mund të kenë ndihmë sepse bëhen luftarakë. Ujorët mund të përdorin strategji e kurthe që janë pjesë e lojës, por vetë nuk do të bien në to sepse kanë armën. Mund të marrin gjatë fillimit të javës një pozicion me vlerat e tyre. Kujdes rreth datës 11, Afërdita në Virgjëreshë me Saturnin në Peshk u dalin në një çështje ekonomike apo në ndonjë llogari jo shumë të qartë. Pas datës 22 fillon një anë e mirë ekonomike, udhëtime, kontakte me jashtë e bashkëpunime.
Peshqit
Me hënën e plotë në Dash do të merren me çështjet ekonomike, por kujdes sepse tregon fitimet e humbjet. Nervat duhet të mbahen mirë sepse në datën 13-14 Neptuni rikthehet në shenjën e tyre dhe nxjerr jashtë loje disa situata që kanë të bëjnë me punën e ekonominë. Disa para që i kanë marrë apo një punë që e mendonin shumë fitimprurëse, nuk do të jetë ashtu. Është periudhë disi e çuditshme, por paratë do të jenë të rëndësishme për ta.
Peshorja
Mërkuri në shenjën e tyre i bën diplomatike, kanë mundësi komunikimi, e fillojnë muajin me debate e kundërshtime ligjore nga Jupiteri në Gaforre. Java e parë do të jetë e vështirë, por më vonë do ta marrin veten. Hëna e plotë në Dash do t’i bëjë të shohin luftën e plotë që duhet të bëjnë, strategjitë dhe duke marrë iniciativat e duhura do të kapërcejnë këtë moment të vështirë. çlirohen pas datës 21-22, dalin në breg dhe fundi do të jetë i mirë, mund të pretendojnë për ndryshime të mëdha nga fundi i muajit me Mërkurin në Shigjetar që do u japë potencë në komunikime e bashkëpunime të rëndësishme.
Gaforrja
Do ta tregojnë veten në fillim të tetorit, kundërshtohen bindshëm nga Mërkuri në Peshore që edhe pse është shumë diplomat, i bën të mbrojnë mirë njerëzit dhe synimet e tyre. Misioni i tyre do të jetë të dalin kundër çdo mendimi diplomatik. Do të marrin iniciativa shumë të fuqishme, me hënën e plotë në Dash është një moment triumfues në karrierë, por me një anë të errët që duhet ta kenë kujdes. Pas datës 22 fillojnë bashkëpunime shumë të mira dhe mund të pretendojnë për punë më të mira.
Akrepi
Shenjat e ujit, pavarësisht ngjyrimeve, vazhdojnë të jenë më të fuqizuara sepse mbrohen nga Jupiteri. Pavarësisht pengesave në fillim të javës, prapaskenave, Akrepi mbrohet nga Jupiteri dhe del një çështje e mirë ekonomike, bashkëpunim i rëndësishëm. Data 11 është pak e vështirë, por ai do që të luftojë për dashurinë, për një vend më të mirë pune apo vlerësim. Data 15 do të jetë perfekt sepse Afërdita u jep tendenca pozitive, Mërkuri do të futet në Akrep dhe do t’u japë tonalitet diskutimeve e kontakteve, do të jenë në front të parë për të bërë gjëra.
-

Java e parë e shtatorit nis me shpenzime! Meri Shehu zbulon renditjen e fatit për shenjat
Edhe këtë sezon të ri në programin “Rudina” në Tv Klan, e hëna do të sjellë gjithnjë parashikimin e yjeve nga astrologia Meri Shehu. Si çdo fillim muaji, ajo bën parashikimin e klimës kozmike duke na treguar se çfarë duhet të presim nga lëvizja e yjeve dhe planetëve. Njëkohësisht, nuk mungon as renditja e shenjave nga ajo më me pak fat te ajo që do të shkëlqejë këtë muaj, i cili ka plot surpriza.
Meri Shehu: Shtatori është muaj me dy eklipse shumë të mëdha, shumë të fuqishme. Më datë 7 shtator, i cili ndodh në shenjën e Virgjëreshës. Do t’i japin tonalitet të madh shtatorit, kanë filluar që më 23 gusht me hënën e re në Virgjëreshë, çfarë s’keni bërë! Pritet akoma të bëhen gjëra të mëdha. Kjo hënë e plotë është shumë e rëndësishme për 10-ditëshin e dytë të Virgjëreshave. Më vonë kemi eklipsin e pjesshëm diellor në datën 21 në shenjën e Virgjëreshës dhe do të përkojë edhe me hënën e re. Afërdita është në Luan, por do të kemi kujdes javën e parë sepse Marsi që është futur në Peshore bën një lidhje jo të mirë me Jupiterin në Gaforre. Gaforre, Peshore, Bricjap,Dash të lindur kryesisht në dhjetëditëshin e parë do të kenë kujdes në mënyrën si i trajtojnë bisedat, lëvizjet, harmonizimet, komunikimet, marrëdhëniet sepse jepen disa goditje të papritura. Në datën 19 Afërdita futet hyn prapë në Virgjëreshë. Do të përmend datën 19, me futjen e Afërditës në Virgjëreshë do të bëjë një katërkëndësh me Uranin në Binjak dhe ditët 19-21 do t’i keni pak kujdes në çështjet personale e ekonomike duke përfshirë Virgjëreshë, Binjak, Peshq dhe Shigjetar që do ta marrin direkt këtë ndërhyrje.
12. Dashi
Javën e parë të shtatorit duhet të kenë shumë kujdes sepse Marsi është përballë shenjës së tyre në Peshore, goditet me Jupiterin në Gaforre. Çështje familjare, bashkëpunimesh, në çift, javën e parë të muajit shtator janë pak të tensionuara. Dy eklipse shumë të mëdha në Virgjëreshë kështu që do të ndryshojë patjetër rutina e përditshme, do të gjejnë ose mbyllin një punë, do t’i hapin punë vetes apo të tjerëve. Do të bëhet një ngarkesë e madhe ose një furtunë në jetën e përditshme. Dielli mund të dalë pak me vonesë pas 22 shtatorit kur të futet Marsi në Akrep kur të gjejnë seksualitetin dhe energjinë e tyre të brendshme që i shtyn të forocojnë pozitat ekonomike sepse në datën 19 ekonomia nuk do të jetë shumë mirë.
11. Bricjapi
Janë shenjë kardinale ku përballet Marsi me Jupiterin në Gaforre. Gaforren e kanë përballë, bashkëpunime, kundërshtarë, opozitë nga të gjitha anët në javën e parë të shtatorit. Marsi në Peshore i bën që ta humbin disi kontrollin dhe të jenë nervozë në çështjet familjare në përgjithësi. Eklipset në Virgjëreshë kërkojnë t’i stabilizojnë në udhëtime, kontakte me jashtë, shanse të dyta në një marrëdhënie erotike ose nëse duan të gjejnë diçka të re. Duhet t’i japin fund një marrëdhënieje, një ndjenje rreth datës 7 dhe pastaj të fillojnë me hënën e re në datën 21 për diçka të re.
10. Binjakët
Në datën 19, Urani që është në shenjën e tyre dhe do të kthehet i kundërt, i komplikon disi marrëdhëniet dhe planet e tyre. Në datën 19 humbin sigurinë në çështjet ekonomike dhe sentimentale. Pa rregulluar këtë sigurinë bazë, nuk mund të jetë mirë data 19. Fillon dhe hapet pas datës 21 me hënën e re dhe duke i sqaruar mirë pikat e dobëta e të forta, mund të hapin një biznes të ri, veprimtari, të blejnë ose ndërrojnë shtëpi.
9. Gaforrja
Kanë Jupiterin në shenjën e tyre, por Marsi në Peshore i çukit në kokë, në çështje karriere do të ndiejnë pasiguri ose antagonizëm më të shtuara nga sa është në të vërtetë. Shumë Gaforre të lindura në 10-ditëshin e parë ta kenë kujdes këtë periudhë. Eklipset tregojnë që do të ndryshojnë mendësi, plane, projekte ose si do t’i shohin gjërat. Pas datës 21 shikojmë Gaforret në rrugën e re. Mund të ketë pasiguri në përditshmëri dhe debate me njerëzit e afërt.
8. Demi
Kanë humbur sigurinë për sa i përket punës dhe mbështetjes së të afërmve ose jetës personale erotike. Do të kenë një mbyllje rreth datës 7, i vënë pikat mbi “i, sikur i japin një vendim kësaj gjëje. Në datën 19 shikojnë ku kanë siguritë ekonomike, shpenzimet, pasiguritë, mbështetjet dhe pas datës 21 fillojnë një etapë të re dhe ndoshta më të sigurt në jetën personale dhe situata të tjera.
7. Luani
Kanë shpenzuar shumët ë gusht, morën një lajm të mirë ekonomik më 23 gusht, u qetësuan, por fillon edhe një fushatë e fuqishme ekonomike. Data 7 është eklips hënor, mund të kemi të papritura jo shumë të këndshme kështu që shumë Luanë që duan të investojnë duhet të kenë kujdes se do të kenë një takim jo shumë të mirë që do t’i ndikojë me energji jo pozitive dhe bëjnë gabim. Të presin edhe datën 19 dhe pas datës 23 fillon një hapje e mirë ekonomike.
6. Ujori
Do të ndryshojnë rutinën e jetës së përditshme, nuk kapen dot, shkojnë sa andej-këtej, udhëtime, kontakte, palestra, punë. Tashmë me Virgjëreshën do të duan diçka më konkrete ose më të saktë në lidhje me punën dhe ekonominë që pas datës 23 fillojnë të marrin një fuqizim dhe të qartësohen në planet e tyre. Do të kenë disa debate të vogla në jetën personale ose ndonjë projekt personal derisa të stabilizohen gjërat që më pas fillojnë dhe marrin tendenca shumë pozitive.
5. Akrepi
Duhet të presin datën 22 që futet Marsi në shenjën e tyre, u jep energji, bëhen protagonistë e sharmantë. Kanë ca prapaskena në lidhje me punën, ngatërresa me planet, por eklipset në Virgjëreshë i kanë në favor sepse shkojnë mirë me to. Mund të mbyllin një punë dhe të hapin një akoma më të madhe më 21 shtator. Vjeshta fillon të marrë hov pozitiv për ta.
4. Shigjetari
Eklipset janë shumë të rëndësishëm dhe Marsi në Peshore i ndihmon. Sado që Marsi goditet shumë me Jupiterin dhe kanë shumë shpenzime javën e parë, ana ekonomike fluturon, e mbledhin veten dhe gjithmonë gjejnë një burim dhe mbështetje. Do të vendosin për jetën personale, vendime të mëdha për një ndarje ose një fillim të ri rreth datës 21 por rreth datës 7 duhet folur për një marrëdhënie që duhet sqaruar deri në fund.
3. Peshorja
Kanë Marsin në shenjën e tyre, u ka dhënë energji e tonalitet. Do të bëjnë disa beteja deri në datën 7 që do t’i fitojnë. Nuk shpresoj të luftojnë me mullinjtë me erë sepse kanë në kundërshtim Jupiterin, por një Peshore e kualifikuar do ta shfrytëzojë Marsin për një luftë antagoniste, të bukur, të drejtë dhe që të arrijë një fitore. Eklipset në Virgjëreshë tregojnë ndikim psikologjik. Është shenjë e favorizuar dhe do të ecë shumë përpara që me Marsin në Akrep që do t’u japë tonalitet ekonomik pas datës 22.
2. Virgjëresha
Kemi dy eklipse, do të ndodhin shumë ngjarje dhe ndonjëherë lodhen, nuk kanë komoditetin. Eklipsi i plotë hënor dhe i pjesshëm diellor do të bëjë të përballen me ndryshime, vendime, situata të cilat do t’u japin përgjigje ata, bashkëpunëtorët e tyre, marrëdhënie në çift etj. Ka shpenzime javën e parë të shtatorit, pastaj më qetësi. Në datën 19 mos merrni vendime të mëdha, të kalojë dhe pas datës 22 jeni në formë.
1.Peshqit
Do të kenë disa shpenzime deri në datën 7, por do ta marrin veten, do të kenë bashkëpunime të rëndësishme, oferta, ndarje, guxim për t’u ndarë nga diçka e vështirë, kurajë për të filluar diçka të rëndësishme. Në datën 22 futet Marsi në Akrep dhe Akrepi është shenja më seksuale për Peshkun që do të gjejë fuqinë e vet, marrëdhëniet personale, projektet do të ecin shumë mirë. -

“Java e parë e shtatorit nis me shpenzime”/ Meri Shehu zbulon renditjen e fatit për shenjat
Edhe këtë sezon të ri në një emision televiziv, e hëna do të sjellë gjithnjë parashikimin e yjeve nga astrologia Meri Shehu. Si çdo fillim muaji, ajo bën parashikimin e klimës kozmike duke na treguar se çfarë duhet të presim nga lëvizja e yjeve dhe planetëve. Njëkohësisht, nuk mungon as renditja e shenjave nga ajo më me pak fat te ajo që do të shkëlqejë këtë muaj, i cili ka plot surpriza.
Meri Shehu: Shtatori është muaj me dy eklipse shumë të mëdha, shumë të fuqishme. Më datë 7 shtator, i cili ndodh në shenjën e Virgjëreshës. Do t’i japin tonalitet të madh shtatorit, kanë filluar që më 23 gusht me hënën e re në Virgjëreshë, çfarë s’keni bërë! Pritet akoma të bëhen gjëra të mëdha. Kjo hënë e plotë është shumë e rëndësishme për 10-ditëshin e dytë të Virgjëreshave. Më vonë kemi eklipsin e pjesshëm diellor në datën 21 në shenjën e Virgjëreshës dhe do të përkojë edhe me hënën e re. Afërdita është në Luan, por do të kemi kujdes javën e parë sepse Marsi që është futur në Peshore bën një lidhje jo të mirë me Jupiterin në Gaforre. Gaforre, Peshore, Bricjap,Dash të lindur kryesisht në dhjetëditëshin e parë do të kenë kujdes në mënyrën si i trajtojnë bisedat, lëvizjet, harmonizimet, komunikimet, marrëdhëniet sepse jepen disa goditje të papritura. Në datën 19 Afërdita futet hyn prapë në Virgjëreshë. Do të përmend datën 19, me futjen e Afërditës në Virgjëreshë do të bëjë një katërkëndësh me Uranin në Binjak dhe ditët 19-21 do t’i keni pak kujdes në çështjet personale e ekonomike duke përfshirë Virgjëreshë, Binjak, Peshq dhe Shigjetar që do ta marrin direkt këtë ndërhyrje.12. Dashi
Javën e parë të shtatorit duhet të kenë shumë kujdes sepse Marsi është përballë shenjës së tyre në Peshore, goditet me Jupiterin në Gaforre. Çështje familjare, bashkëpunimesh, në çift, javën e parë të muajit shtator janë pak të tensionuara. Dy eklipse shumë të mëdha në Virgjëreshë kështu që do të ndryshojë patjetër rutina e përditshme, do të gjejnë ose mbyllin një punë, do t’i hapin punë vetes apo të tjerëve. Do të bëhet një ngarkesë e madhe ose një furtunë në jetën e përditshme. Dielli mund të dalë pak me vonesë pas 22 shtatorit kur të futet Marsi në Akrep kur të gjejnë seksualitetin dhe energjinë e tyre të brendshme që i shtyn të forocojnë pozitat ekonomike sepse në datën 19 ekonomia nuk do të jetë shumë mirë.
11. Bricjapi
Janë shenjë kardinale ku përballet Marsi me Jupiterin në Gaforre. Gaforren e kanë përballë, bashkëpunime, kundërshtarë, opozitë nga të gjitha anët në javën e parë të shtatorit. Marsi në Peshore i bën që ta humbin disi kontrollin dhe të jenë nervozë në çështjet familjare në përgjithësi. Eklipset në Virgjëreshë kërkojnë t’i stabilizojnë në udhëtime, kontakte me jashtë, shanse të dyta në një marrëdhënie erotike ose nëse duan të gjejnë diçka të re. Duhet t’i japin fund një marrëdhënieje, një ndjenje rreth datës 7 dhe pastaj të fillojnë me hënën e re në datën 21 për diçka të re.
10. Binjakët
Në datën 19, Urani që është në shenjën e tyre dhe do të kthehet i kundërt, i komplikon disi marrëdhëniet dhe planet e tyre. Në datën 19 humbin sigurinë në çështjet ekonomike dhe sentimentale. Pa rregulluar këtë sigurinë bazë, nuk mund të jetë mirë data 19. Fillon dhe hapet pas datës 21 me hënën e re dhe duke i sqaruar mirë pikat e dobëta e të forta, mund të hapin një biznes të ri, veprimtari, të blejnë ose ndërrojnë shtëpi.
9. Gaforrja
Kanë Jupiterin në shenjën e tyre, por Marsi në Peshore i çukit në kokë, në çështje karriere do të ndiejnë pasiguri ose antagonizëm më të shtuara nga sa është në të vërtetë. Shumë Gaforre të lindura në 10-ditëshin e parë ta kenë kujdes këtë periudhë. Eklipset tregojnë që do të ndryshojnë mendësi, plane, projekte ose si do t’i shohin gjërat. Pas datës 21 shikojmë Gaforret në rrugën e re. Mund të ketë pasiguri në përditshmëri dhe debate me njerëzit e afërt.
8. Demi
Kanë humbur sigurinë për sa i përket punës dhe mbështetjes së të afërmve ose jetës personale erotike. Do të kenë një mbyllje rreth datës 7, i vënë pikat mbi “i, sikur i japin një vendim kësaj gjëje. Në datën 19 shikojnë ku kanë siguritë ekonomike, shpenzimet, pasiguritë, mbështetjet dhe pas datës 21 fillojnë një etapë të re dhe ndoshta më të sigurt në jetën personale dhe situata të tjera.
7. Luani
Kanë shpenzuar shumët ë gusht, morën një lajm të mirë ekonomik më 23 gusht, u qetësuan, por fillon edhe një fushatë e fuqishme ekonomike. Data 7 është eklips hënor, mund të kemi të papritura jo shumë të këndshme kështu që shumë Luanë që duan të investojnë duhet të kenë kujdes se do të kenë një takim jo shumë të mirë që do t’i ndikojë me energji jo pozitive dhe bëjnë gabim. Të presin edhe datën 19 dhe pas datës 23 fillon një hapje e mirë ekonomike.
6. Ujori
Do të ndryshojnë rutinën e jetës së përditshme, nuk kapen dot, shkojnë sa andej-këtej, udhëtime, kontakte, palestra, punë. Tashmë me Virgjëreshën do të duan diçka më konkrete ose më të saktë në lidhje me punën dhe ekonominë që pas datës 23 fillojnë të marrin një fuqizim dhe të qartësohen në planet e tyre. Do të kenë disa debate të vogla në jetën personale ose ndonjë projekt personal derisa të stabilizohen gjërat që më pas fillojnë dhe marrin tendenca shumë pozitive.
5. Akrepi
Duhet të presin datën 22 që futet Marsi në shenjën e tyre, u jep energji, bëhen protagonistë e sharmantë. Kanë ca prapaskena në lidhje me punën, ngatërresa me planet, por eklipset në Virgjëreshë i kanë në favor sepse shkojnë mirë me to. Mund të mbyllin një punë dhe të hapin një akoma më të madhe më 21 shtator. Vjeshta fillon të marrë hov pozitiv për ta.
4. Shigjetari
Eklipset janë shumë të rëndësishëm dhe Marsi në Peshore i ndihmon. Sado që Marsi goditet shumë me Jupiterin dhe kanë shumë shpenzime javën e parë, ana ekonomike fluturon, e mbledhin veten dhe gjithmonë gjejnë një burim dhe mbështetje. Do të vendosin për jetën personale, vendime të mëdha për një ndarje ose një fillim të ri rreth datës 21 por rreth datës 7 duhet folur për një marrëdhënie që duhet sqaruar deri në fund.
3. Peshorja
Kanë Marsin në shenjën e tyre, u ka dhënë energji e tonalitet. Do të bëjnë disa beteja deri në datën 7 që do t’i fitojnë. Nuk shpresoj të luftojnë me mullinjtë me erë sepse kanë në kundërshtim Jupiterin, por një Peshore e kualifikuar do ta shfrytëzojë Marsin për një luftë antagoniste, të bukur, të drejtë dhe që të arrijë një fitore. Eklipset në Virgjëreshë tregojnë ndikim psikologjik. Është shenjë e favorizuar dhe do të ecë shumë përpara që me Marsin në Akrep që do t’u japë tonalitet ekonomik pas datës 22.
2. Virgjëresha
Kemi dy eklipse, do të ndodhin shumë ngjarje dhe ndonjëherë lodhen, nuk kanë komoditetin. Eklipsi i plotë hënor dhe i pjesshëm diellor do të bëjë të përballen me ndryshime, vendime, situata të cilat do t’u japin përgjigje ata, bashkëpunëtorët e tyre, marrëdhënie në çift etj. Ka shpenzime javën e parë të shtatorit, pastaj më qetësi. Në datën 19 mos merrni vendime të mëdha, të kalojë dhe pas datës 22 jeni në formë.
1.Peshqit
Do të kenë disa shpenzime deri në datën 7, por do ta marrin veten, do të kenë bashkëpunime të rëndësishme, oferta, ndarje, guxim për t’u ndarë nga diçka e vështirë, kurajë për të filluar diçka të rëndësishme. Në datën 22 futet Marsi në Akrep dhe Akrepi është shenja më seksuale për Peshkun që do të gjejë fuqinë e vet, marrëdhëniet personale, projektet do të ecin shumë mirë. -

Mbi 5 orë në SPAK, del nga Prokuroria e Posaçme Arbër Veliaj: Erdha vullnetarisht të sqaroj pozicionin tim!
Pas më shumë se 5 orë në SPAK, Arbër Veliaj, vëllai I kryetarit të arrestuar të bashkisë së Tiranës kalënë ambientet e Prokurorisë së Posaçme.
Në një prononcim shkurt para mediave, Arbër Veliaj tha se kishte “ardhur vullnetarisht të sqaroj pozicionin tim”.
“Erdha vullnetarisht për të shprehur bashkëpunimin tim me institucionin”, tha Arbër Veliaj.
Kujtojme qe tre jave me pare Gjykata e Posaçme e Apelit rrezoi nje ankimim të Arbër Veliajt, vëllait të kryebashkiakut të arrestuar Erion Veliaj, i cili kundërshtonte kontrollet e SPAK që u kryen në dhjetor të 2024 në shtëpitë e tij dhe në ambientet e bizneseve.
Gjykata e Lartë, me një vendim të datës 25 Maj, pranoi rekursin e Arbër Veliaj dhe ktheu dosjen për rigjykim në Gjykatën e Apelit të Posaçëm tek i njëjti trup gjykues.
Por, togat e zeza vendosën mospranimin e ankimit të vëllait të kryebashkiakut kundër vendimit të datës 20 Dhjetor 2024 të Gjykatës së Posaçme për ushtrimin e kontrolleve.
Më 23 korrik, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, u shpall zyrtarisht i pandehur, nën akuzat për korrupsion, deklarim të rremë të pasurisë dhe pastrim parash. Bashkë me të, është përfshirë në hetime edhe bashkëshortja e tij, Ajola Xoxa.
Që prej datës 10 shkurt të këtij viti, Veliaj ndodhet në paraburgim. Ai po hetohet në bashkëpunim me Ajola Xoxën dhe gjashtë sipërmarrës, ndër të cilët ndodhet edhe biznesmeni Elman Abule, i cili aktualisht është nën masën e arrestit shtëpiak. -

Si porti i Durrësit u bë ‘han pa porta’ kur drejtohej nga Pirro Vengu! 6 mln euro të Ervis Çelës hynë në Shqipëri brenda 9 muajve
Gati 6 milionë euro cash, të ardhura nga trafiku i kokainës i nisur nga Paraguaj që ishte ‘kuzhina’ për tu shitur në tregjet europiane ka hyrë në Shqipëri brenda një periudhe të shkurtër prej më pak se një viti përmes portit të Durrësit.
E ndërsa kokaina, tregtimi i të cilës sillte miliarda euro zbarkonte në portet e Europës, në portin e Durrësit hynin milionat e fituara nga ky trafik. Tufat, 5 mijë apo 10 mijë euroshe mbështilleshin me kujdes e fshiheshin në kuti çereali, termuse plazhi e çanta dhe hynin në Shqipëri.
Në dosjen e hetimit të organizatës së kryesuar nga Franc Çopja dhe Ervis Çela zbulohet një nga linjat e transportit që janë përdorur nga grupi i trafikut të drogës për të sjell paratë e fituara.
Si futeshin paratë në Shqipëri?
Nga Porti I Durrësit, një detaj që nuk u përmend në asnjë resht në njoftimin zyrtar të SPAK, ndërkohë që autoritetet e huaja kanë vënë në dispozicion prova konkrete.
Grupi përdorte shoferë autobusësh kryesisht shqiptar të transportit ndërkombëtar të pasagjerëve. Ishin kryesisht ata që bënin rrugën Ancona dhe Bari për destinacion Durrësin.
Zbërthimi i komunikimeve të aplikacionit SkyECC ka zbuluar o vetëm bisedat ku flitej për shifrat e mëdha që transportoheshin një herësh, por dhe fotot që dërgonin. Trafikantët shkëmbenin foto të tufave me euro për tu siguruar që as një prerje e vogël, qoftë dhe 5 euro të mos mungonte dhe që shoferët nuk i kishin prekur.
Bisedat e SkyEcc që autoritetet e huaja I kanë vënë në dispozicion SPAK kanë zbuluar se porti i Durrësit, më i madhi në Shqipëri ka qenë ‘portë’ për futjen e milionave eurove cash në periudhën qershor 2020 dhe deri ne muajin shkurt të vitit 2021
“Nga kqyrja e aplikacionit Sky ECC është evidentuar se janë të paktën 40 episode në të cilat janë transferuar shuma monetare me një vlerë të përafërt të 6 milionë eurovve cash’ evidentohet në dosje.
Po kush ka qenë drejtor i portit në këtë kohë?
Pirro Vengu, aktualisht ministri i Mbrotjes, ‘Pirro kokaine’ siç e cilësonte Berisha në një deklaratë të tij më 28 korrik 2024 u emërua në tetor 2019 dhe mbajti këtë post për gati 5 vjet. Më pas u largua në korrik 2024 kur u emërua nga kryeministri Edi Rama në postin e Ministrit të Mbrojtjes.
Në kohën e emërimit të tij (tetor 2019) lideri i PD-së, Sali Berisha deklaroi se në krye të portit ishte vendosur ‘i besuari i ish-Sekretarit të Përgjithshëm në Kryeministri, Engjëll Agaçit’, dhe se Vengu ishte “ndërlidhës i grupit të Ndragetës në dy anët e Adriatikut”
Sipas prokurorisë së posaçme hyrja parave të pista nga porti rezulton në periudhën qershor 2020 dhe deri ne muajin shkurt të vitit 2021
Bëhet fjalë për shuma të mëdha eurosh të cilët variuan nga 25 deri në 500 mijë euro.
Në dosjen që ndërkombëtarët i dhanë të huajve evidentohen konkretisht shifrat dhe datat. Çdo muaj porti i Durrësit ishte i hapur për të futur paratë cash të ardhura nga droga, ngarkesa të cilat varionin nga 25 mijë më e vogla në 500 mijë më e madhja. Madje në një rast, konkretisht më 6 janar 2021 janë evidentuar 2 transferta, një e shumës 320 dhe tjetra 230 mijë euro, duke pasuar më pas me atë të 10 janarit ku në port hynë 231 mijë euro; 15 janar, 250 mijë euro, e dy ditë më pas 390 mijë euro. Pra porti kur ishte drejtor Pirro Vengu u bë ‘han pa porta’ për paratë e ardhura nga trafiku i drogës.
Episodet
1 – Episodi i datës 29.06.2020 transporti i shumës 65 mijë euro
2- Episodi i datës 03.07.2020 transporti i shumës 65 mijë euro
3- Episodi i datës 05.07.2020 transporti i shumës 90 mijë euro
4- Episodi i datës 10.07.2020 transporti i shumës 49 mijë euro
5- Episodi i datës 19.07.2020 transporti i shumës 40 mijë euro
6- Episodi i datës 19.07.2020 transporti i shumës 40 mijë euro
7- Episodi I datës 27/07.2020 transporti I shumës 260 mijë euro
8- Episodi i datës 30.07.2020 transporti i shumës 250 mijë euro
9 – Episodi i datës ….08.2020 transporti I shumës 90 mijë euro
10 – Episodi I datës 23.08.2020 trasnferta e shumës 115 mijë euro
11- Episodi I datës 27.08.2020 transferimi I shumës monetare 95 mijë euro
12 – Episodi I datës 04.09. 2020 transporti I shumës 505 mijë euro
—-
14 – Episodi i dates 11.09.2020, trasporti I shumës 300.000 euro
15- Episodi I datës 27.09.2020 transporti I shimës 323 mijë euro
16- Episodi I datës 29.09.2020 transferta e shumës 25 mijë euro
17 Episodi i datës 02.10.2020 transferta e shumës 70 mijë euro
18- Episodi I datës 11.10.2020 transferta e shumës monetare 175 mijë euro
19 Episodi I datës 19.10. 2020 transferta e shumës 100 mijë euro
20- Episodi i datës 24.10.2020 transferta e shumës 61.500 euro
21. Episodi i datës 25.10.2020, transferta e shumës monetare 100.000 euro;
22. Episodi i datës 02.11.2020, transferta e shumës monetare 135.000 euro;
23. Episodi i datës 09.11.2020, transferta e shumës monetare 60.000 euro;
24. Episodi i datës 15.11.2020, transferta e shumës moentare 60.000 euro;
25. Episodi i datës 24.11.2020, transferta e shumës monetare të 60.000 euro;
26. Episodi i datës 29.11.2020, transferta e shumës monetare 30.000 euro;
27. Episodi i datës 03.12.2020, transferta e shumës monetare 310.000 euro;
28. Episodi i datës 07.12.2020, transferta e shumës monetare 50.000 euro;
29. Episodi i datës 11.12.2020, transferta e shumës monetare 300.000 euro;
30. Episodi i datës 16.12.2020, trasnferta e shumës monetare të 75.000 eurove;
31. Episodi i datës 21.12.2020, tranferta e shumës monetare të 70.000 euro;
32. Episodi i datës 06.01.2021, transferta e shumës monetare 320.000 euro;
33. Episodi i datës 06.01.2021, transferta e shumës monetare 230.000 euro;
34. Episodi i datës 10.01.2021, transferta e shumës monetare të 231.000 euro;
35. Episodi i datës 15.01.2021, transferta e shumës monetare 250.000 euro;
36. Episodi i datës 17.01.2021, transferta e shumës monetare 390.000 euro;
37. Episodi i datës 21.01.2021, transferta e shumës monetare 250.000/300.000 euro;
38. Episodi i datës 25.01.2021, transferta e shumës monetare të 360.000 euro;
39. Episodi i datës 29.01.2021, transferta e shumës monetare 305.000 euro;
40. Episodi i datës 05.02.2021, transferta e shumës monetare 330.000 euro;
41. Episodi i datës 21.02.2021, transferta e shumës monetare 290.000 euro;
42. Episodi i datës 25.02.2021, trasnferta e shumës monetare 265.000 euro;
Kush i jepte paratë?
Soni Pepa, ortak me Ervis Çelën në trafikun e kokainës në Itali dhe në tregun europian sillte paratë në Shqipëri. Fitimet e Ervis Çelës ia dërgonte vëllait të Ervisit, Albin Çela, në Peqin ndërsa të vetat ia çonte të vëllait të vet, Ditjon Pepa. Soni në SkyECC ishte me nofkën ‘zhurma’ dhe Çela në përgjime shprehet se është ‘ai që dërgon paratë në Shqipëri “
Në datën 6.11.2020
Ervisi i shkruan Soni Pepës: Ke shofer gati?
Takimet me shoferët shqiptarë bëheshin në Ankona ose Bari. Shoferët udhëzoheshin qartë, ndërkohë që duhej të dorëzonin pakot në destinacion.
Kush e bënte transportin?
Shoferët të besueshëm të autobusëve të linjave të transportit ndërkombëtar të pasagjerëve. Ata kryenin transfertat e shumave monetare nëpërmjet pagesës së përqindjes. Deri tani SPAK ka identifikuar 3 dhe shuma që merrnin ishte 2% e parasë që fusnin në Shqipëi.
Një prej tyre është Elidon Çela, i arrestuar dhe në 24 tetor 2024 pasi në autobusin e tij që vinte nga Italia iu gjetën 522 mijë euro.
Në një bisedë të datës 22. 07. 2020 Elidoni i tregon Soni Pepës se ai dërgon vetëm lekë e merr porosi dhe i dërgon nga një vend në tjetrin ‘nuk ngatërrohet me mall’
Soni Pepa: Punon me mall ti apo me autobus?
Elidon Çela: Une vetëm lekë çojm nuk ngatërrohem me mall. I bëj tulla tulla.. Lidhem direkt me robin dhe ja dorëzoj në dorë.. se s’kan pa lekë me sy në Shqipëri.. I bie të fikët po panë thesin.
Evidentohet se ai “ka kryer lëvizjet nga Porti i Ankonës dhe i Barit me destinacion final portin e Durrësit’ evidentohet në dosje.
Shoferë të tjerë janë Kujtim Gjyli dhe Alfred Gjoni, ndaj të cilëve u është dhënë masa detyrim me paraqitje. Ka dhe disa persona të tjerë të paidentifikuar të cilat kanë kryer transferat e shumave monetare për llogari të Soni Pepës, por nuk evientohet nëse kanë marrë % për kalimin e shumave monetare.
Ku fshiheshin paratë?
Mënyra e trasnfertës kryesisht ka qenë nëpërmjet fshehjes së shumave monetare në objekte të ndryshme si kuti cereali, çanta, termusa plazhi etj. të vendosura në autobusë dhe furgona nëpërmjet linjës Ancona Durrës dhe Bari Durrës për periudhën kohore Qershor 2020- Shkurt 2021, evidentohet në dosje.
Më 26 korrik 2020 Soni Pepa i shkruan Albin Çelës se 260 (dyshohet 250 mijë euro) nisen me Kujtimin ndërsa 250 mijë të tjera me tjetrin.
Në një tjetër episod në shtator 2020 Elidon Çela fut në portin e Durrësit 505 mijë euro cash dhe ia dorëzon Ditjon Pepës
Këto pagesa bëheshin drejtpërdrejt nga anëtarët e grupit dhe garantoheshin nga personat përgjegjës për menaxhimin e logjistikës financiare.
Operacioni
Më 8 gusht 2025 Prokuroria e Posaçme deklaroi se goditi një ndër organizatat më të mëdha të trafikut të kokainës nga Amerika Latine në vendet e BE-së, e cila i pastronte paratë në Shqipëri me kompani biznesi, resorte dhe pasuri të patundshme. Në krye ishin Franc Çopjes, alias Franc Gergely, aktualisht i arrestuar në Belgjikë për vepra penale të trafikut të drogës dhe grupit të strukturuar kriminal dhe Ervis Çela i cili në atë kohë jetonte në Paraguaj
Organizata akuzohet si përgjegjëse për trafikimin e ndarë në disa ngarkesa të 28 tonëve kokainë nga Paraguaj në drejtim të Anversës në Belgjikë dhe Hamburgut në Gjermani. Nga këto sasi u sekuestruan 17 ton kokainë me një vlerë tregu të llogaritur deri në 3.5 miliardë euro