Tag: datën

  • Shtatori nis me “furtuna” në astrologji, Chrysanthi Kalogeri: Shenjat do të sfidohen nga dy eklipse…

    Shtatori nis me “furtuna” në astrologji, Chrysanthi Kalogeri: Shenjat do të sfidohen nga dy eklipse…

    Ndërsa vera i afrohet fundit, shtatori vjen jo vetëm me kthimin në rutinë, por edhe me një sërë trazirash astrologjike që pritet të lëkundin jo pak prej nesh. Dy eklipse të fuqishëm, eklipsi i Hënës në shenjën e Peshqve dhe ai i Diellit në shenjën e Virgjëreshës do të lëkundin stabilitetin e shenjave.
    Astrologia Chrysanthi Kalogeri e ftuar në emisionin “Shije Shtëpie” në Tv Klan paralajmëron një muaj të mbushur me sfida, mbyllje kapitujsh dhe fillime të reja që kërkojnë më shumë përgjegjësi dhe qartësi mendore për shenjat e zodiakut.
    Sipas astrologes periudha nga 21 deri më 24 shtator duhet trajtuar me kujdes të veçantë, për shkak të ndikimeve të forta të Marsit dhe Plutonit që mund të nxisin konflikte dhe tensione. Por përtej sfidave, qielli i këtij muaji fsheh edhe mundësi: kthjelltësi mendore, thellim në ndjenja dhe vendime që na ndihmojnë të riorientohemi drejt së ardhmes.
    “Shtatori do të jetë një muaj me sfidat e veta. Është një muaj me eklipse, kemi në datën 7 eklipsin e Hënës në shenjën e Peshqve. Ka shanse të mira ky eklips, megjithatë eklipset kanë të bëjnë me mbylljen e një kapitulli dhe sjelljen e disa ndryshimeve me qëllim që të bëjmë disa hapa më tutje. Eklipsi i dytë është eklipsi Diellor në shenjën e Virgjëreshës, në datën 21. Është pak më i vështirë, pasi premton fillime të reja dhe duhet të ngremë pak më shumë barrën e përgjegjësisë. Këto eklipse ndoshta për disa do të sjellin çështje që ishin më parë, por janë lënë pezull dhe nuk është mbyllur kapitulli.
    Këto çështje të lëna pezull mund të kenë nisur që na marsi i 2025, por mund të vijnë disa herë edhe nga shtatori i vitit të kaluar. Në datën 2 kalon Mërkuri në shenjën e Virgjëreshës, një pozicion shumë i mirë dhe i rëndësishëm këtë muaj pasi na jep një komunikim shumë të mirë, kthjelltësi mendore, mundësi për të bërë një analizë sa më të mirë të situatave dhe një angazhim sa më të mirë në punë. Afërdita vazhdon që të jetë në shenjën e Luanit në një pozicion shumë të mirë, ku dashuria ka vendin e saj në përditshmërinë tonë. Në datën 8 kalon Mërkuri në shenjën e Peshores, atje ku fjala ngjyroset më bukur, më me delikatesë dhe më me ndjenjë.
    Gjithashtu kalon Afërdita në shenjën e Virgjëreshës në datën 18-19, ku tashmë deri në fund të muajit, ndjenjat ngjyrosen më tepër nga logjika. Kryesorja e muajit është që Marsi pas eklipsit, në datën 22, kalon në shenjën e Akrepit. Duhet të jemi shumë të kujdesshëm nga data 21 e deri në datën 24, ku Marsi bën disa aspekte jo pozitive me Plutionin, ku do të ketë incidente dhe një tendencë për të hyrë më tepër në konflikte. Ruani gjakftohtësinë, mos e ekspozoni veten në rrezik. Shikojini “pengesat” e shtatorit si sfida të cilat do të na çojnë në rrugën ku duhet të gjendemi”, tha astrologia Chrysanthi Kalogeri.

  • Aida Hajnaj përfundon zyrtarisht mandatin si drejtoreshë e BKH-së, KLP e liron nga detyra

    Aida Hajnaj përfundon zyrtarisht mandatin si drejtoreshë e BKH-së, KLP e liron nga detyra

    Këshilli i Lartë i Prokurorisë u mblodh sot në orën 11:00 për të deklaruar mbarimin e mandatit dhe lirimin nga detyra të Aida Hajnaj, drejtoreshë e Byrosë Kombëtare të Hetimit.

    Siç raporton Anila Hoxha mbledhja u mbajt mbas kërkesës së Aida Hajnaj, e cila i ishte drejtuar KLP dy javë më patë për përfundimin e mandatit si shefe e BKH, një mandat pesë vjeçar qe mbaroi në datën 31 gusht. Gjashtë prej tyre votuan por dhe katër kundër.
    Por ndërsa duhej që SPAK të kishte dorëzuar në KLP gjatë gushtit emrin e kandidatit të propozuar për drejtorin e ri, kjo gjë nuk ka ndodhur ende, mbasi SPAK i nisi me vonesë procedurat për garën.
    Aktualisht komisioni i verifikimit të pasurisë dhe figurës ka dërguar shkresat pranë SHISH dhe institucioneve të tjera për kontrollin e e pasurive dhe figurës së shtatë kandidatëve konkurrentë.
    Ndërkohë burimet e Anila Hoxhës thonë se tre nga kandidatët nuk kanë marrë pikët e duhura në testin e poligrafit.
    Ndërkohë pritet, siç raporton Anila Hoxha, që ose në datën tre shtator ose në datën 15 KLP të hapë garën edhe për drejtimin e SPAK.

    Top Channel

  • Shtyhet shpallja e rezultatit, PD vendos të ankimojë në Kolegjin Zgjedhor rezultatin e 11 Majit

    Shtyhet shpallja e rezultatit, PD vendos të ankimojë në Kolegjin Zgjedhor rezultatin e 11 Majit

    Partia Demokratike ka vendosur të godasë në Kolegjin Zgjedhor vendimin për shpalljen e rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve parlamentare.

    Për këtë shkak, deri në vendimin e gjykatës, Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, nuk mund të dekretojë datën kur do të mblidhet Parlamenti i ri.
    Sipas Kodit Zgjedhor, gjykata ka 10 ditë afat për t’u shprehur në lidhje me ankimimin e Partisë Demokratike, por ky është afati maksimal që parashikon ligji.

    Në çdo skenar duket se nuk cenohet mbledhja e Parlamentit në datën 12 shtator, kur pritet të nisë legjislatura e re, sipas Partisë Socialiste.
    Burime pranë mazhorancës bëjnë me dije se në datën 11 shtator, kryeministri Edi Rama do të mbledhë Asamblenë Kombëtare e do të shpallë qeverinë me të cilën do të drejtojë vendin në 4 vitet e ardhshme.
    Ndërkohë që një ditë më pas, në 12 shtator do të zhvillohet edhe mbledhja e parë e Parlamentit të ri.
    Në këtë mandat të ri qeverisës, mazhoranca socialiste ka vendosur të bëjë disa ndryshime edhe në strukturën e Parlamentit, duke krijuar 11 komisione të përhershme nga 8 që ka aktualisht.

  • Edi Rama gati për të hapur zarfin/ Vendos datën e shpalljes së kabinetit të ri qeveritar

    Edi Rama gati për të hapur zarfin/ Vendos datën e shpalljes së kabinetit të ri qeveritar

    Kryeministri Edi Rama e ka gati për ta hapur zarfin e shumëpritur me emrat e skuadrës së tij të katërt, me të cilët do të qeverisë.
    Një burim i besueshëm në PS tha se kryeministri Edi Rama ka vendosur datën 11 shtator, ora 10:00 në Tiranë për anonçimin e ministrave të rinj.

    Prezantimi i emrave të ministrave të rinj, një ditë pas seancës së parë të Parlamentit shënon një ndryshim në traditën e shpalljes së qeverisë në këto 12 vite, kur deri tani fundi i gushtit ka qenë periudha kur Asambleja socialiste thirrej për t’u njohur me kabinetin e ri.
    Pra, kabineti Rama 4 do të mësohet një ditë pas betimit të deputetëve të rinj, dalë nga zgjedhjet e 11 Majit.
    E ndërsa askush nga ministrat aktualë nuk e di nëse do të qëndrojë në detyrë, dy duket se do të jenë parimet mbi të cilat Rama ka konturuar e ndërtuar skuadrën e re qeverisëse.
    Së pari do të ulë në tryezën e Këshillit të Ministrave, ministra me profil të lartë teknik, kjo në shërbim të procesit të mbylljes së kapitujve të hapur të anëtarësimit në BE.
    Së dyti, Edi Rama është kujdesur të ketë në skuadër ministra me sa më pak përballje të mundshme me SPAK gjatë katër viteve të ardhshme.
    Në mbledhjen e Asamblesë Socialiste të 11 shtatorit, po ashtu do të mësohet se kujt do t’ia besojë Rama postin e zëvendëskryeministrit, kryetarit të Parlamentit dhe kreun e Grupit Parlamentar.
    Krahas ministrave të rinj, pritet edhe riformatimi i disa ministrive, të cilët brenda vetes me strukturën e sotme përfshinë shumë dikastere.
    Numërimi drejt 11 shtatorit ka nisur ashtu si ethet për ministrat aktualë dhe aspirantët që duan të zënë vendet e tyre.
    Ama një gjë është e sigurt: Plot surpriza priten në përbërjen e Rama 4!

  • Ekskluzive/ Rama vendos datën e shpalljes së kabinetit të ri qeveritar

    Ekskluzive/ Rama vendos datën e shpalljes së kabinetit të ri qeveritar

    Kryeministri Edi Rama e ka gati për ta hapur zarfin e shumëpritur me emrat e skuadrës së tij të katërt, me të cilët do të qeverisë.

    Një burim i besueshëm në PS tha për gazetarin e Top Channel, Muhamed Veliu, se kryeministri Edi Rama ka vendosur datën 11 shtator, ora 10:00 në Tiranë për anonçimin e ministrave të rinj.
    Kjo do të thotë një ndryshim në traditën e shpalljes së tre kabineteve të shkuara qeverisëse, ndodhur përpara mbajtjes së seancës së parë konstituive.
    Pra, kabineti Rama 4 do të mësohet një ditë pas betimit të deputetëve të rinj, dalë nga zgjedhjet e 11 Majit.
    Askush nga ministrat aktualë nuk e di nëse do të qëndrojë në detyrë.
    Dy duket se do të jenë parimet mbi të cilat Rama ka konturuar e ndërtuar skuadrën e re qeverisëse.
    Së pari do të ulë në tryezën e Këshillit të Ministrave, ministra me profil të lartë teknik, kjo në shërbim të procesit të mbylljes së kapitujve të hapur.
    Së dyti, Edi Rama është kujdesur të ketë në skuadër ministra me sa më pak përballje të mundshme me SPAK gjatë katër viteve të ardhshme.
    Në mbledhjen e kryesisë socialiste të 11 shtatorit, po ashtu do të mësohet se kujt do t’ia besojë Rama postin e zëvendëskryeministrit, kryetarit të Parlamentit dhe kreun e Grupit Parlamentar.
    Krahas ministrave të rinj, pritet edhe riformatimi i disa ministrive, të cilët brenda vetes me strukturën e sotme përfshinë shumë dikastere.
    Numërimi drejt 11 shtatorit ka nisur ethe për ministrat aktualë dhe aspirantët që duan të zënë vendet e tyre.
    Ama një gjë është e sigurt: Plot surpriza priten në përbërjen e Rama 4!

    Top Channel

  • Kuvendi i Kosovës dështon sërish, seanca e radhës pritet të zhvillohet në datën 22 gusht

    Kuvendi i Kosovës dështon sërish, seanca e radhës pritet të zhvillohet në datën 22 gusht

    Kuvendi i Kosovës është mbledhur këtë të mërkurë për seancën konstituitive, në zbatim  të vendimit të Gjykatës Kushtetuese.

    Por edhe këtë radhë, parlamenti dështoi të zgjidhte drejtuesin e ri.
    Dy emrat e hedhur për votim, Albulena Haxhiu dhe Donika Gërvalla nuk siguruan dot shumicën e duhur. Në këto kushte, seanca është shtyrë për në datën 22 gusht.

    Seanca konstituive ka nisur më 15 prill. Por, ajo deri më tani nuk është përmbyllur me sukses, për shkak të mospajtimeve mes partive politike lidhur me formën e votimit të kryeparlamentarit./vizionplus.tv

  • Nën akuzë për CEZ-DIA, Gjykata Kushtetuese cakton datën për ankimimin e Kastriot Ismailajt

    Nën akuzë për CEZ-DIA, Gjykata Kushtetuese cakton datën për ankimimin e Kastriot Ismailajt

    Gjykata Kushtetuese ka caktuar datën 16 shtator për shqyrtimin e ankimit të biznesmenit Kastriot Ismailaj, i fajësuar për çështjen CEZ-DIA, një nga episodet që çoi në qeli edhe ish-presidentin, Ilir Meta.
    Në Kushtetuese Ismailaj, ish-administrator i DIA-s, kërkon shfuqizimin e dënimit me 11 vite burg të dhënë ndaj tij nga Gjykata e Tiranës në vitin 2017 për “mashtrim me pasoja të rënda” dhe “pastrim të parave”, si edhe vendimarrjet e Apelit dhe Gjykatës së Lartë, që e lanë në fuqim.
    Në të njëjtin ankim, Ismailaj kërkon nga Kushtetuesja shfuqizimim e konfiskumit të gati 4.2 mln USD, 450 mijë euro dhe 12 mln lekë të sekuestruara pas nisjes së hetimit ndaj tij.
    Në Kushtetuese çështja do të shqyrtohet mbi bazë dokumentesh.
    Ismailaj u fajësua për përvetësimin e gati 5 milionë euro gjatë marrëveshjes CEZ-DIA për mbledhjen e borxheve të CEZ. Në shtator 2023 Ismailaj përfundoi dënimin dhe u lirua nga burgu.

  • GJKKO cakton datën, kur do shqyrtohet kërkesa e Ilir Metës për liri

    GJKKO cakton datën, kur do shqyrtohet kërkesa e Ilir Metës për liri

    Gjykata e Posaçme ka caktuar datën 13 gusht, ora 10:00, për të shqyrtuar kërkesën e ish-presidentit Ilir Meta për heqjen e masës së sigurisë “arrest në burg”. Seanca do të mbahet përpara gjyqtarit Erion Çela, pasi gjyqtari paraprak Erion Bani shpalli mos kompetencën për të gjykuar këtë çështje.

    Meta, përmes avokatit të tij, ka këmbëngulur që kërkesa të shqyrtohet nga gjyqtari i çështjes dhe në prani të njërit prej prokurorëve të dosjes, duke ngritur pretendime për procedurë të rregullt ligjore.
    Vendimi i ardhshëm i GJKKO pritet me interes, pasi lidhet me masën e sigurisë më të rëndë të dhënë ndaj një ish-kreu shteti në Shqipëri.

    /vizionplus.tv

  • Historia e gjeneralit rus me origjinë shqiptare që rrëfeu vlerësimin për luftën në Ukrainë, letra nga Moska për Enverin: Jani ka tradhtuar, s’pranoi të kthehet

    Historia e gjeneralit rus me origjinë shqiptare që rrëfeu vlerësimin për luftën në Ukrainë, letra nga Moska për Enverin: Jani ka tradhtuar, s’pranoi të kthehet

    Historia e Jani Lufit, gjeneralit rus me origjinë shqiptare, që rrëfeu vlerësimet e tij për luftën në Ukrainë, është sa e veçantë, aq edhe e mistershme.

    E veçantë për nga fakti se emri i tij bëri bujë në një moment kritik historik, siç ishte divorci i Shqipërisë komuniste me Hurshovin dhe Bashkimin Sovjetik në fillimin e viteve ’60, me refuzimin që i bëri urdhrit për t’u kthyer në Atdhe. Misterioze për mënyrën si është përjetuar kjo ngjarje nga bashkëkohësit dhe shokët e Luftit, që nuk patën mundësi të komunikonin me të për gati gjysmë shekulli.

    Në intervistën e para disa viteve në “Panorama”, gjenerali ruso-shqiptar pohonte se arsyeja e mosriatdhesimit ka qenë fakti se në atë kohë ai ka qenë i shtruar në një spital shumë larg Moskës dhe me atë çfarë kishte ndodhur me studentët shqiptarë, ishte njohur kur ata kishin ditë e javë që kishin ndërprerë studimet dhe ishin larguar përfundimisht nga Moska. E papritura që ndodhi vetëm me studentin e “Frunze”-s, i cili guxoi të sfidojë urdhrin e Tiranës, kishte tronditur së pari personelin e Ambasadës shqiptare, mandej autoritetet e Tiranës, duke filluar nga maja e piramidës. Të parat që raportuan për aktin e paprecedent ishin shërbimet e fshehta.

    recommended byMgidMgid

    SAVE UKRAINEUkrainians Lose Children, Families, And Homes. SOS!LEARN MORE→Të dhënat e para të tyre fillonin me të njëjtin ritual “Jani Lufi u rekrutua nga KGB-ja”, “E rrëmbeu dashuria e vajzës së gjeneralit”, “E komprometuan me rubla dhe vodka”. Një mori versionesh për tradhti e veprimtari agjenturore u anatemuan për të, aq sa emri i Jani Lufit mori përmasat e një legjende të frikshme. Ndodhte kështu kur ai, ish-partizani i “Thanas Zikos”, komunisti nga Sofratika, oficeri madhor i akademisë “Skënderbej”, vazhdonte jetën larg familjes dhe shokëve të afërt, pa e ditur se ç’flitej për të. Sakaq, aparaçikët e shtetit arkivonin me fanatizëm praktikën e shkresave dhe dokumenteve me të dhënat e “tradhtisë së ushtarakut Jani Lufi”.

    “Panorama” ka mundur të zbulojë një letër autentike të Komitetit të Partisë së Ambasadës shqiptare në Moskë, drejtuar Komitetit Qendror të Partisë, me historinë e përmbledhur të asaj që ka ndodhur me akademistin që kundërshtoi urdhrin për t’u kthyer në Shqipëri.

    Ndërkohë, në një letër me shkrim dore, që mban datën 3 gusht 1961, akademisti i “Frunze”-s njofton Ambasadën shqiptare në Moskë se refuzon kategorikisht të kthehet në Shqipëri, sepse nuk pajtohet me politikën antimarksiste, antisovjetike, jointernacionaliste që ndjek KQ e Partisë së Punës së Shqipërisë.

    LETRA E AMBASADORIT

    Lënda: Mbi tradhtinë e ish-anëtarit të Partisë, Jani Lufi, Komitetit Qendror të Partisë (Drejtorisë së Jashtme) Në datën 3 gusht, së bashku me gjashtë shokët e tjerë që vazhdonin studimet në Akademinë “Frunze”, duhej të nisej për në Tiranë edhe Jani Lufi, por siç dihet, i përmenduri nuk u nis dhe u hodh në tradhti. Për të sqaruar çështjen me organet zyrtare, u ngarkua shoku Dilaver Poçi, i cili mori takim me zëvendëskomandantin e Akademisë në fjalë dhe më vonë me zëvendësministrin e Mbrojtjes, gjeneral Gusievin. Nga takimet që pati, si dhe nga bisedimet e zhvilluara, rezultoi se ata, me qëllim, nuk e treguan të vërtetën, por mundoheshin me fjalë “të mira” të na vinin në pasivitet.

    Gjeneral Gusievi, në takimin e fundit me Dilaverin, tha se Jani Lufi ka shkuar me pushime në Detin e Zi pa pyetur komandën e shkollës, e konsideroi këtë si mungesë disipline të Janit dhe të tjera pallavra. Në datën 10 gusht, shoku Nesti mori një letër nga Jani Lufi. Në këtë letër ai shkruan se ka vendosur të qëndrojë në Bashkimin Sovjetik, mbasi nuk është dakord me vijën “antimarksiste’, “antisovjetike” dhe “jointernacionale”, që, sipas tij, ndjek Partia jonë. Letra mbante datën 3 gusht 1961. Jani Lufi ishte kapiten i parë dhe mbaroi vitin e dytë të studimeve. Është minoritar grek. Na rezulton se nuk ka prindër apo familjen e vet. Shtojmë se organizata e Partisë nuk kishte mundur të krijonte ndonjë dyshim mbi qëndrimin e tij politik./m.j

  • Demonstrata studentore e 11 marsit

    Demonstrata studentore e 11 marsit

    Sot bëhen 42 vjet nga organizimi i demonstratës studentore, e cila është protesta e parë që u shtyp me dhunë nga policia dhe ushtria jugosllave.

    Me datën 4 mars të vitit 1981 studentët e Kosovës organizuan një protestë në Prishtinë për kushte më të mira në mensën e tyre dhe kjo protestë ishte shkëndija e demonstratës së organizuar nga studentët më datën 11 mars 1981.

    Si pasojë e demonstratave të studentëve erdhën tubimet e njohura si “Demonstratat e punëtorëve”, në të cilat kërkohej lirimi i studentëve të burgosur.

    Por përsëri, organet shtetërore ndërhyjnë me tërë brutalitetin e tyre gjatë tubimeve, dhe ish-armata jugosllave pushtoi rrugët e Kosovës, duke u vendos në tërë territorin u vendos gjendja e jashtëzakonshme, e më vonë edhe shtetrrethimi.

    Demonstratat gjithëpopullore të marsit dhe prillit të vitit, shënuan fillin e kthesës vendimtare të ndarjes definitive të shqiptarëve të robëruar nga ish-Jugosllavia.