Tag: datën

  • Zgjedhjet në Tiranë pezull, Çakaj jep datën e mundshme të garës: Mund të bëhen dy palë zgjedhje, në datën 9 do kemi..

    Zgjedhjet në Tiranë pezull, Çakaj jep datën e mundshme të garës: Mund të bëhen dy palë zgjedhje, në datën 9 do kemi..

    Gjykata Kushtetuese pezulloi dekretin e Presidentit të Republikës, Bajram Begaj, për zhvillimin e zgjedhjeve për Bashkinë e Tiranës në datën 9 nëntor. Me 8 vota pro dhe asnjë kundër, gjyqtarët vendosën si masë sigurie pezullimin e dekretit të kreut të shtetit për zgjedhjet në Tiranë.
    Anëtari i Komisionit Rregullator, Muharrem Çakaj, tha se zgjedhjet për kryetar të Bashkisë së Tiranës nuk do të vijojnë të ekzekutohen deri kur Gjykata Kushtetuese të marrë në shqyrtim kërkesën për shkarkimin e zotit Veliaj.
    Në një emision televiziv, Çakaj deklaroi se është absolutisht e pamundur që zgjedhjet e parakohshme për Tiranën të mbahen në datën 9 nëntor.
    Sa i përket pyetjes së moderatorit nëse mund të kemi dy palë zgjedhje në vend, anëtari i Komisionit Rregullator tha se nga ana ligjore nuk ka asnjë pengesë.
    Sipas tij, gara për 5 bashkitë mund të zhvillohet në 9 nëntor, ndërsa për Tiranën në dhjetor ose janar.
    INTERVISTA E PLOTË:
    A mund ta thoni se çfarë ndodh tani pas dekretit të Presidentit me procesin zgjedhor që ju po përgatisnit?
    Çakaj: Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, e cila ka vendosur ditën e sotme të pezullojë dekretin numër 350, të datës 1 tetor të vitit 2025 të Presidentit të Republikës për dekretimin e datës së zgjedhjeve të parakohshme në gjashtë bashki të vendit, përfshirë edhe Tiranën, automatikisht pezullohet pjesa e dekretit për sa i përket dekretimit të zgjedhjeve vetëm për bashkinë Tiranë. Dhe automatikisht, procesi zgjedhor për bashkinë Tiranë, për zgjedhjet për kryetarë të Bashkisë së Tiranës nuk do të vijojë të ekzekutohet deri kur Gjykata Kushtetuese do marri në shqyrtim kërkesën për shkarkimin e zotit Veliaj.
    Nëse Kushtetuesja e quan antikushtetues shkarkimin e zotit Veliaj, si procedohet?
    Çakaj: Në një situatë vendimmarrjeje të mundshme, ose si ta gjykojë Gjykata Kushtetuese që vendimi i Këshillit të Ministrave do të konsiderohet i ligjshëm: Së pari do të verifikohet momenti se kur do të merret kjo vendimmarrje nga Gjykata Kushtetuese. Në informacionin paraprak, bëhet me dije se seanca plenare e Gjykatës Kushtetuese do të zhvillohet në datën 31 tetor, që do të thotë, vendimmarrja e Gjykatës Kushtetuese do të jetë pas kësaj date, pra mbas datës 31 tetor e në vijim. Sa kohë do t’i duhet Gjykatës Kushtetuese për të bërë këtë vendimmarrje. Edhe në hipotezën se vendimi i Gjykatës Kushtetuese do të jetë pro vendimit të Këshillit të Ministrave për shkarkimin e Erjon Veliajt, është pak, por e sigurt, që zgjedhjet e parakohshme për bashkinë Tiranë nuk do të mbahen në datën 9 nëntor të vitit 2025, pasi praktikisht është e pamundur, qoftë edhe nga ana e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, të përgatisë gjithë infrastrukturën. Përpos kësaj, besoj se, në varësi të vendimmarrjes së Gjykatës Kushtetuese, do duhet që, në hipotezën se Gjykata Kushtetuese do ta konsiderojë antikushtetues vendimin e Këshillit të Ministrave, atëherë nuk ka më fuqi, s’ka zgjedhje në Tiranë.
    Ju thatë se do kemi zgjedhje në një datë tjetër përveç datës nëntë, sepse është praktikisht e pamundur. A mund të bëhen dy palë zgjedhje? Pra, në datën nëntë kemi zgjedhjet në pesë bashki dhe, në një datë tjetër përtej datës nëntë, zgjedhjet në bashkinë e Tiranës, potencialisht?
    Çakaj: Nuk ka asnjë pengesë ligjore, sepse bëhet fjalë për zgjedhje të parakohshme. Sigurisht, Bashkia Tiranë nuk bën pjesë në rangun e atyre bashkive të cilat kanë kushte të vështira të motit dhe efektive për zhvillimin e zgjedhjeve. Nuk ka asnjë lloj pengese, si nga Kodi Zgjedhor ashtu dhe nga situata faktike e Bashkisë Tiranë, për të zhvilluar zgjedhjet qoftë në muajin dhjetor apo janar, kur ta shikojë të arsyeshme organi i ngarkuar me ligj.

  • “Duhet të vdesin njerëz t’i zej paniku, kaq”/ Si Avdylajt vendosnin gjoba e terrorizonin Durrësin

    “Duhet të vdesin njerëz t’i zej paniku, kaq”/ Si Avdylajt vendosnin gjoba e terrorizonin Durrësin

    Në dosjen e SPAK dalin në pah pazaret e Avdylajve me shokë për të vrarë e terrorizuar persona në Durrës me qëllim që njerëzit t’ia kenë frikën.
    Nga bisedat e transkriptuara nga aplikacioni Sky Ecc, dokumentohen episode sesi Elidon alias Aldo Avdylaj në bashkëpunim me Ermir Dedjan dhe Astrit Balliun alias Astrit Avdylaj, sesi japin porosi e vendosin gjoba në zonë për të trembur të tjerët.
    Pjesë nga dosja hetimore:
    Në datën 27 korrik 2020, ora 10:03, Elidoni Avdyli ka biseduar me Astrit Balliun. Nga biseda rezulton se Elidoni i ka vendosur “gjobë një personi dhe Astriti për ketë i shkruan:
    “… Ke ven gioh. Bravo. I fort. Xhajt. Per kie ta vran cun e xhajt. Pse je me i fort. Ti si’un. Apo ca. Kur si vej un gjohat. Apo do me i vo ti…”
    Në datën 27 korrik, 2020, ora 21:26. Ermir Dedja, përdoruesi i SKYECC MG7639, i ka shkruajtur Elidon Avdyli se është me “Piratin” i dentifikuar si Alfred Doka. Nga biseda rezulton se Ermiri bashke me Altiredin e kane lene qe ne oren 6 te mengjesit t’i shkojne te shtëpia me personi të paidentifikuar dhe ta presin kur të dalë me qelllim për ta kërcënuar.
    Në datën 28 korrik 2020, ora 05:44, përdoruesi i SKYECC MG7G39, Ermir Dedja, i ka dërguar Elidonit një foto e cila është bërë brenda një makine. Ne foto paraqitet një makinë dhe një shtëpi me cati. Në orën 11:30, dërguesi i mesazheve i ka shkruajtur Eliderit: se “e kapëm vlla. O terrorizu fare vikja. E kena kap spektakel fare po u trem. Kur takojm pastaj, ta shpjegoj. Nga afer qysh e tek”
    Në datën 29 korrik 2020, ora 09:09, Elidon Avdyli ka biseduar me Astrit Balliun. Nga biseda del se Astriti interesohet për ata që ai i quan “durrsakë” dhe i shkruan Elidonin se duhet të vdesin njerëz që t’i zërë paniku të tjerët. Astriti e udhëzon se si të veprojë duke i shkruajtur:
    “Po cekja aty osht. Kil. Shi Ca ka bo. Ai e osht myll. Si nuk kuptova. Ca ka thon Kili. Spo kuptoj Asgje. Ca po luhet aty.
    Me kto durrsaket. Kaq. Kuptoj duet te vdesin njerz kaq. Ti ze paniku. Kaleshi. Sduet. Te gjuj. Mos haro. Se i niel baruti. Ok. Kaleshi. Jo. Ti do gjush. Me gencin. Ai ne timon. Do me ngjosh mua…. Hojvon. Budalla. I di un punet. Budalla. I cmen. Injorant. Do me na tregu gjojnat ti. Jo. Koleshi. Ne timon. Mos. Ti. Boj ca dush. Kupto. Der ne shpatell. Shikoje. Mir se ka spijuna. Dhum. Ke pakllat. Kamrat per qark. Kupto. Se japin info. Ne polici. Duet. Pallat i ri. Duet shum kujdes. Ta kapin shpin te kapin zon. Se osht karma gjall. Se karma te mer ne qaf. Zona plazhit osht e mir. Duet men. Shpi ke zona hasonve. Dhe nuk ka shtet. Se tirona problem. Kujdes cdo levizje.”
    Një tjetër bisedë e zhvilluar mes Ermir Dedjas dhe Elidon Avdylit, shihet sesi ky i fundit ka gjetur një arsenal armësh për shumën 1350 euro.
    “Në datën 6 gusht 2020, Ermir Dedja, përdoruesi i SkyEcc MG7G39, pasi e ka vënë në dijeni Elidon Avdylin se është takuar me një person i cili kërkon 2 mijë për bukë, i ka shkruajtur se ka gjetur pistoletë, katër kallashnikovë me tuba dhe dylbi dhe një snajper me tub dhe dyłbi etj., dhe konkretisht “Hekrat, sa do te thoja, i kam gjet, per momentin. dhe 1 25 c285. 4 kallasha, e furit. fare, me tuba, me dylbi me majtesi, me qyia kallcuku te funit. 2020. fare. dhe I snajper, me tub me dy dylbi, qe mat eren, dhe kallash gjith karikatore 40. kollcuku… 4 kallasha. Me tuba me te gjith. Pistoleta. Na i len te gjitha 1350 vlla. Na ka dal 4 mi euro… armet jan aty duhen leket ikim i morim direkt per snaipein kur takojm nga afer do te them”, thuhet në dosjen hetimore. (Shqiptarja.com)

  • “Duhet të vdesin njerëz ti zej paniku, kaq!”/ Zbardhen pazaret e Avdylajve, duke terrorizuar Durrësin: Pse je më i…

    “Duhet të vdesin njerëz ti zej paniku, kaq!”/ Zbardhen pazaret e Avdylajve, duke terrorizuar Durrësin: Pse je më i…

    Në dosjen e SPAK, dalin në pah pazaret e Avdylajve me shokë për të vrarë e terrorizuar persona në Durrës me qëllim që njerëzit t’ia kenë frikën.
    Nga bisedat e transkriptuara nga aplikacioni Sky Ecc, dokumentohen episode sesi Elidon alias Aldo Avdylaj në bashkëpunim me Ermir Dedjan dhe Astrit Balliun alias Astrit Avdylaj, sesi japin porosi e vendosin gjoba në zonë për të trembur të tjerët.
    Pjesë nga dosja hetimore:
    Në datën 27 korrik 2020, ora 10:03, Elidoni Avdyli ka biseduar me Astrit Balliun. Nga biseda rezulton se Elidoni i ka vendosur “gjobë një personi dhe Astriti për ketë i shkruan:
    “… Ke ven gioh. Bravo. I fort. Xhajt. Per kie ta vran cun e xhajt. Pse je me i fort. Ti si’un. Apo ca. Kur si vej un gjohat. Apo do me i vo ti…”
    Në datën 27 korrik, 2020, ora 21:26. Ermir Dedja, përdoruesi i SKYECC MG7639, i ka shkruajtur Elidon Avdyli se është me “Piratin” i dentifikuar si Alfred Doka. Nga biseda rezulton se Ermiri bashke me Altiredin e kane lene qe ne oren 6 te mengjesit t’i shkojne te shtëpia me personi të paidentifikuar dhe ta presin kur të dalë me qelllim për ta kërcënuar.
    Në datën 28 korrik 2020, ora 05:44, përdoruesi i SKYECC MG7G39, Ermir Dedja, i ka dërguar Elidonit një foto e cila është bërë brenda një makine. Ne foto paraqitet një makinë dhe një shtëpi me cati. Në orën 11:30, dërguesi i mesazheve i ka shkruajtur Eliderit: se “e kapëm vlla. O terrorizu fare vikja. E kena kap spektakel fare po u trem. Kur takojm pastaj, ta shpjegoj. Nga afer qysh e tek”
    Në datën 29 korrik 2020, ora 09:09, Elidon Avdyli ka biseduar me Astrit Balliun. Nga biseda del se Astriti interesohet për ata që ai i quan “durrsakë” dhe i shkruan Elidonin se duhet të vdesin njerëz që t’i zërë paniku të tjerët. Astriti e udhëzon se si të veprojë duke i shkruajtur:
    “Po cekja aty osht. Kil. Shi Ca ka bo. Ai e osht myll. Si nuk kuptova. Ca ka thon Kili. Spo kuptoj Asgje. Ca po luhet aty.
    Me kto durrsaket. Kaq. Kuptoj duet te vdesin njerz kaq. Ti ze paniku. Kaleshi. Sduet. Te gjuj. Mos haro. Se i niel baruti. Ok. Kaleshi. Jo. Ti do gjush. Me gencin. Ai ne timon. Do me ngjosh mua…. Hojvon. Budalla. I di un punet. Budalla. I cmen. Injorant. Do me na tregu gjojnat ti. Jo. Koleshi. Ne timon. Mos. Ti. Boj ca dush. Kupto. Der ne shpatell. Shikoje. Mir se ka spijuna. Dhum. Ke pakllat. Kamrat per qark. Kupto. Se japin info. Ne polici. Duet. Pallat i ri. Duet shum kujdes. Ta kapin shpin te kapin zon. Se osht karma gjall. Se karma te mer ne qaf. Zona plazhit osht e mir. Duet men. Shpi ke zona hasonve. Dhe nuk ka shtet. Se tirona problem. Kujdes cdo levizje.”
    Një tjetër bisedë e zhvilluar mes Ermir Dedjas dhe Elidon Avdylit, shihet sesi ky i fundit ka gjetur një arsenal armësh për shumën 1350 euro.
    “Në datën 6 gusht 2020, Ermir Dedja, përdoruesi i SkyEcc MG7G39, pasi e ka vënë në dijeni Elidon Avdylin se është takuar me një person i cili kërkon 2 mijë për bukë, i ka shkruajtur se ka gjetur pistoletë, katër kallashnikovë me tuba dhe dylbi dhe një snajper me tub dhe dyłbi etj., dhe konkretisht “Hekrat, sa do te thoja, i kam gjet, per momentin. dhe 1 25 c285. 4 kallasha, e furit. fare, me tuba, me dylbi me majtesi, me qyia kallcuku te funit. 2020. fare. dhe I snajper, me tub me dy dylbi, qe mat eren, dhe kallash gjith karikatore 40. kollcuku… 4 kallasha. Me tuba me te gjith. Pistoleta. Na i len te gjitha 1350 vlla. Na ka dal 4 mi euro… armet jan aty duhen leket ikim i morim direkt per snaipein kur takojm nga afer do te them”, thuhet në dosjen hetimore.

  • Zgjedhjet në Tiranë dhe 5 bashki të tjera, KQZ propozon datën për hapjen e fushatës

    Zgjedhjet në Tiranë dhe 5 bashki të tjera, KQZ propozon datën për hapjen e fushatës

    Komisioni Qendror Zgjedhor i ka propozuar Komisionit Rregullator datën 1 nëntor për çeljen e fushatës zgjedhore për garën në 6 bashkitë e vendit.

    Ky propozim mbetet ende në konsultim, ndërsa ende nuk është vendosur.
    Sipas këtij drafti të propozuar, për partitë politike që do të marrin pjesë në zgjedhje propozohet data 11 tetor si afati i fundit për dorëzimin e për të dorëzuar kërkesën për regjistrim, ndërsa për kandidatët data 19 tetor.
    Koalicionet kanë afat jo më vonë se data 16 tetor ndërsa Zyra e Gjendjes Civile propozohet të nisë hartimin listave zgjedhore jo më vonë se data 11 tetor.

    Top Channel

  • Nuk ka surpriza/ Begaj i bindet Rames, dekreton zgjedhjet

    Nuk ka surpriza/ Begaj i bindet Rames, dekreton zgjedhjet

    Nuk ka surpriza/ Begaj i bindet Rames, dekreton zgjedhjet
    Deri më sot Erion Veliaj është ankuar për metodat e hetuesve të SPAK, që i vunë prangat dhe e dërguan pas hekurave të qelisë, por Veliaj nuk e kishte provuar ende ç’të bëjnë shokët e partisë. Këta nuk po e lënë as të ankohet për shkarkimin si kryetar bashkie.
    Natyrisht, sipas një procesi të dirigjuar nga Edi Rama, presidenti Bajram Begaj e mbylli kapitullin “Veliaj” dhe shpalli datën e zgjedhjeve në Tiranë në datën 9 nëntor, bashkë me atë të 5 bashkive të tjera. Dekreti e hedh në koshin e plehrave ankimin që Erion Veliaj dorëzoi Gjykatën Kushtetuese. Në teori, ai mund të vlejë si precedent juridik, por praktikisht me caktimin e datës së zgjedhjeve dhe me zëvëndësimin e Veliajt në Bashki, vendimi i Kushtetueses zhvlerësohet dhe humbet efektin e menjëhershëm
    Edhe pse Veliaj i prishi planet treshes Rama-Balluku-Manastirliu, lideri duket se nuk heq dorë nga strategjia e tij. Ai vendosi të shfrytëzojë “gjeneral” Bajram Begajn, i cili është shndërruar në “ushtar” të kryeministrit, sapo ky e emëroi në krye të Shtetit.
    Begaj iu bind urdhërit të liderit dhe dekretoi datën e re të zgjedhjeve për Bashkinë e Tiranës. Duke bërë diçka të tillë, ndërkohë që ankimi i Erion Veliajt është në shqyrtim në Gjykatën Kushtetuese, atëherë Presidenti mund të shndërrohet vetë në subjekt të shkeljes kushtetuese dhe, rrjedhimisht, edhe subjekt i shkarkimit nga detyra.
    Njoftimi zyrtar i PresidencësPresidenti i Republikës dekretoi sot ditën e dielë, datë 9 nëntor 2025, si datën për zhvillimin e zgjedhjeve të pjesshme për kryetar bashkie për bashkitë Tiranë, Vlorë, Berat, Mat, Tepelenë dhe Cërrik, pas marrjes së njoftimit për vakancat nga Këshilli i Ministrave në datën 30 shtator 2025.
    Vakancat në bashkitë Vlorë, Berat, Mat, Tepelenë dhe Cërrik janë krijuar për shkak të dorëheqjes së kryetarëve të bashkive, kurse vakanca në Bashkinë Tiranë është krijuar për shkak të shkarkimit të kryetarit të bashkisë nga Këshilli i Ministrave, pas propozimit nga Këshilli Bashkiak Tiranë, i cili me votën e këshilltarëve të shumicës dhe të pakicës (50 vota pro dhe vetëm 1 kundër) kërkoi që t’i hapet rruga zgjedhjeve të parakohshme për kryetar bashkie në Tiranë.
    Për shkak të interesit të lartë publik, Institucioni i Presidentit të Republikës sqaron se për vakancën e krijuar në Tiranë, Presidenti shqyrtoi rregullshmërinë e procedurës së ndjekur, në këndvështrim të respektimit të pavarësisë dhe autoritetit propozues të këshillit bashkiak dhe konstatoi se deklarimi i vakancës është bërë në përfundim të një procesi konstatimi dhe verifikimi, të kryera sipas kompetencës nga Këshilli Bashkiak Tiranë dhe nga Këshilli i Ministrave.
    Në respekt të neutralitetit institucional, Presidenti i Republikës nuk shqyrton meritën e çështjes.
    Nga praktika dokumentare e çështjes rezulton, se Këshilli i Ministrave ka referuar tek kuadri ligjor, i cili përcakton se shkarkimi për “mosparaqitje në detyrë për një periudhë 3-mujore të pandërprerë” përbën rast të ndryshëm nga shkarkimi “për shkelje të rënda të Kushtetutës ose të ligjeve” që parashikon neni 115 i Kushtetutës, gjë që do të thotë se për VKM nr.539, datë 25.09.2025 nuk zbatohet juridiksioni kushtetues për të drejtën e ankimit, por juridiksioni gjyqësor administrativ.
    Vendimi i Këshillit të Ministrave që shkarkon kryetarin e bashkisë “për shkelje të rënda të Kushtetutës ose të ligjeve” pezullohet, në rastin kur ndaj tij paraqitet ankim në Gjykatën Kushtetuese. Çdo vendim tjetër që shkarkon kryetarin e bashkisë për shkakun, se ky i fundit “dënohet për kryerjen e një vepre penale, me vendim të formës së prerë, nga gjykata” ose se “propozohet për shkarkim nga këshilli bashkiak përkatës për mosparaqitje në detyrë për një periudhë 3-mujore të pandërprerë”, përveçse ankimohet në Gjykatën Administrative (jo në Gjykatën Kushtetuese), pezullohet vetëm nëse pezullimi urdhërohet posaçërisht nga Gjykata Administrative.
    Sikurse rezulton nga dokumentacioni shoqërues i VKM-së, ky sqarim ligjor ka qenë në dispozicion të palës dhe të publikut që në datën 25.09.2025.
    Presidenti i Republikës konstaton se në periudhën nga data e miratimit të VKM-së nuk është regjistruar ankim në organin kompetent gjyqësor dhe nuk ka një vendim pezullimi nga ana e tij, ndërkohë që afati i Presidentit të Republikës për shpalljen e zgjedhjeve është vetëm 48 orë nga marrja e njoftimit.
    Me daljen e dekretit, mjetet ligjore mbeten në dispozicion të palëve me qëllim që ato të realizojnë mbrojtjen e interesave të tyre të ligjshme.
    Duke shpallur zgjedhjet e pjesshme për bashkitë Tiranë, Vlorë, Berat, Mat, Tepelenë dhe Cërrik, Presidenti i Republikës bën thirrje për një fushatë konkurruese, etike dhe në respektim të plotë të Kodit Zgjedhor, sikurse shpreh dëshirën që qytetarët e këtyre bashkive të përfshihen gjerësisht dhe të votojnë masivisht në këto zgjedhje.

  • Presidenti Begaj dekreton datën për zgjedhjet e pjesshme vendore, ja kur do mbahen

    Presidenti Begaj dekreton datën për zgjedhjet e pjesshme vendore, ja kur do mbahen

    Presidenti Bajram Begaj ka caktuar datën 9 nëntor për zgjedhjet e pjesshme në 6 bashki të vendit, përfshirë edhe Tiranën.
    Begaj shpalli dekretin për zgjedhjet e pjesshme pasi një ditë më parë qeveria dërgoi në presidencë vakancën e krijuar në këto bashki, edhe pas shkarkimit të Erion Veliajt si kryebashkiak të Tiranës një javë më parë.Sakaq, me interes priten tashmë zgjedhjet e kryeqytetit, ku socialistët kanë zgjedhur Ogerta Manastirliun, ndërsa opozita është ende pa një emër konkret që do përballet me ish-ministren e Arsimit.
    Njoftimi i Presidencës:
    Presidenti i Republikës dekretoi sot ditën e dielë, datë 9 nëntor 2025, si datën për zhvillimin e zgjedhjeve të pjesshme për kryetar bashkie për bashkitë Tiranë, Vlorë, Berat, Mat, Tepelenë dhe Cërrik, pas marrjes së njoftimit për vakancat nga Këshilli i Ministrave në datën 30 shtator 2025.
    Vakancat në bashkitë Vlorë, Berat, Mat, Tepelenë dhe Cërrik janë krijuar për shkak të dorëheqjes së kryetarëve të bashkive, kurse vakanca në Bashkinë Tiranë është krijuar për shkak të shkarkimit të kryetarit të bashkisë nga Këshilli i Ministrave, pas propozimit nga Këshilli Bashkiak Tiranë, i cili me votën e këshilltarëve të shumicës dhe të pakicës (50 vota pro dhe vetëm 1 kundër) kërkoi që t’i hapet rruga zgjedhjeve të parakohshme për kryetar bashkie në Tiranë.
    Për shkak të interesit të lartë publik, Institucioni i Presidentit të Republikës sqaron se për vakancën e krijuar në Tiranë, Presidenti shqyrtoi rregullshmërinë e procedurës së ndjekur, në këndvështrim të respektimit të pavarësisë dhe autoritetit propozues të këshillit bashkiak dhe konstatoi se deklarimi i vakancës është bërë në përfundim të një procesi konstatimi dhe verifikimi, të kryera sipas kompetencës nga Këshilli Bashkiak Tiranë dhe nga Këshilli i Ministrave.
    Në respekt të neutralitetit institucional, Presidenti i Republikës nuk shqyrton meritën e çështjes.Nga praktika dokumentare e çështjes rezulton, se Këshilli i Ministrave ka referuar tek kuadri ligjor, i cili përcakton se shkarkimi për “mosparaqitje në detyrë për një periudhë 3-mujore të pandërprerë” përbën rast të ndryshëm nga shkarkimi “për shkelje të rënda të Kushtetutës ose të ligjeve” që parashikon neni 115 i Kushtetutës, gjë që do të thotë se për VKM nr.539, datë 25.09.2025 nuk zbatohet juridiksioni kushtetues për të drejtën e ankimit, por juridiksioni gjyqësor administrativ.

    Vendimi i Këshillit të Ministrave që shkarkon kryetarin e bashkisë “për shkelje të rënda të Kushtetutës ose të ligjeve” pezullohet, në rastin kur ndaj tij paraqitet ankim në Gjykatën Kushtetuese. Çdo vendim tjetër që shkarkon kryetarin e bashkisë për shkakun, se ky i fundit “dënohet për kryerjen e një vepre penale, me vendim të formës së prerë, nga gjykata” ose se “propozohet për shkarkim nga këshilli bashkiak përkatës për mosparaqitje në detyrë për një periudhë 3-mujore të pandërprerë”, përveçse ankimohet në Gjykatën Administrative (jo në Gjykatën Kushtetuese), pezullohet vetëm nëse pezullimi urdhërohet posaçërisht nga Gjykata Administrative.Sikurse rezulton nga dokumentacioni shoqërues i VKM-së, ky sqarim ligjor ka qenë në dispozicion të palës dhe të publikut që në datën 25.09.2025.
    Presidenti i Republikës konstaton se në periudhën nga data e miratimit të VKM-së nuk është regjistruar ankim në organin kompetent gjyqësor dhe nuk ka një vendim pezullimi nga ana e tij, ndërkohë që afati i Presidentit të Republikës për shpalljen e zgjedhjeve është vetëm 48 orë nga marrja e njoftimit.Me daljen e dekretit, mjetet ligjore mbeten në dispozicion të palëve me qëllim që ato të realizojnë mbrojtjen e interesave të tyre të ligjshme.
    Duke shpallur zgjedhjet e pjesshme për bashkitë Tiranë, Vlorë, Berat, Mat, Tepelenë dhe Cërrik, Presidenti i Republikës bën thirrje për një fushatë konkurruese, etike dhe në respektim të plotë të Kodit Zgjedhor, sikurse shpreh dëshirën që qytetarët e këtyre bashkive të përfshihen gjerësisht dhe të votojnë masivisht në këto zgjedhje.

  • Veliaj u shkarkua, Rama i çon Begajt vakancën. Presidenti gati të dekretojë datën e zgjedhjeve

    Veliaj u shkarkua, Rama i çon Begajt vakancën. Presidenti gati të dekretojë datën e zgjedhjeve

    Këshilli i Ministrave ka njoftuar Presidencën për vakancën në Bashkinë e Tiranës, pas shkarkimit të Erion Veliajt, edhe pse ky i fundit e ka ankimuar vendimin në Gjykatën Kushtetuese. Në shkresën që mban datën 30 shtator, Presidenti Bajram Begaj njoftohet edhe për vakancat në 5 bashki të tjera të vendit, Vlora, Berati, Mati, Cerriku dhe Tepelena.
    Presidenti Begaj ka në dispozicion 48 orë kohë për dekretimin e datës së zgjedhjeve të parakohshme.

  • Nga Tepelena në Mat, Rama i kërkon presidentit të shpallë datën e zgjedhjeve

    Nga Tepelena në Mat, Rama i kërkon presidentit të shpallë datën e zgjedhjeve

    Vetëm 5 ditë pas shkarkimit të Erion Veliajt, Këshilli i Ministrave ka njoftuar zyrtarisht Presidentin Bajram Begaj për vakancën në Bashkinë e Tiranës. Në shkresën që mban datën 30 shtator, kryeministri Edi Rama njofton kreun e shtetit edhe për vakancat në 5 bashkitë e tjera të vendit, Vlora, Berati, Mati, Cerriku dhe Tepelena.
    Nga ky moment, kur shkresa ka mbërritur në tavolinën e Begajt, ky i fundit ka afat 48 orë kohë për të nxjerrë dekretin për zgjedhjet.
    Pritet me interes vendimi i Begajt, në kushtet kur kryebashkiaku Erion Veliaj ka ankimuar në Gjykatën Kushtetuese vendimin e Këshillit të Ministrave për shkarkimin e tij.

  • “Keni vetëm 30 ditë fushatë”, gazatari zbulon detajet: Presidenti Begaj shpall nesër datën e zgjedhjeve të pjesshme

    “Keni vetëm 30 ditë fushatë”, gazatari zbulon detajet: Presidenti Begaj shpall nesër datën e zgjedhjeve të pjesshme

    Gazetari Ardit Rada tha se presidenti Bajram Begaj do të shpallë nesër datën e zgjedhjeve për bashkinë e Tiranës.
    Teksa iu drejtua deputetit demokrat Luan Baçi, gazetari tha se: “Keni 30 ditë kohë për fushatën ndërkohë që ju nuk keni takuar as gjysmën e partive të spektrit opozitar. Mediu, Dule e Meta nuk quhen parti opozitare me peshë. Ju keni sa e sa parti e shoqata për të pyetur kur do ti zhvilloni këto takime”.
    Ai i kërkoi deputeti demokrat që opozita t‘u flasë qytetarëve në këto zgjedhje për problemet e prekshme dhe jo për bandat.
    “Jemi para zgjedhjeve lokale dhe duhet t’i flisni njerëzve jo për banda, por çdo të bëni me ujin pijshëm, taksat vendore, pastrimin e gjelbërimin se kjo është çështja e zgjedhjeve lokale dhe ky është shqetësimi ynë si qytetar”, u shpreh Rama.

  • “Veliaj nuk e pranoi pazarin që i ofroi Rama”, Berisha: Kukulla në Presidencë do firmosë që sot datën e zgjedhjeve

    “Veliaj nuk e pranoi pazarin që i ofroi Rama”, Berisha: Kukulla në Presidencë do firmosë që sot datën e zgjedhjeve

    Kryetari i Partisë Demokratike e ka komentuar si një refuzim nga ana e Veliajt të paktit të ofruar nga Rama, faktin që kryebashkiaku i është drejtuar Kushtetueses.

    Duke folur në një konferencë me mediat, lideri i opozitës, Sali Berisha tha se ish-kryebashkiaku nuk pranoi që të linte në fuqi vendimin e shkarkimit, duke shtuar se kjo i ishte kërkuar nga Vangjush Dako në qeli.
    Sipas Berishës, pavarësisht se beteja do të vijojë në Kushtetuese, Presidenti Begaj do të firmosë që sot dekretin për datën e zgjedhjeve të pjesshme lokale në Tiranë.
    “Edi Rama pasi i futi Gjushin në qeli, pasi bëri çdo përpjekje për të bërë pazar me Veliajn që të pranojë shkarkimin dhe të mos i drejtohet Kushtetueses, duket se dështoi në këtë përpjekje. Veliaj nuk e pranoi marrëveshjen gjersa u ka kërkuar avokatëve t’i drejtohen Kushtetueses. Sot është e hënë, prisni nga ora 1, kur kukulla e Ramës në Presidencë do firmosë datën e zgjedhjeve”, tha Berisha.

    Top Channel