Sali Berisha u pyet 2 orë në SPAK për 21 janarin. Pasi doli nga SPAK Berisha ngatërroi 2 herë datën kur ndodhi krimi shtetëror, duke thënë më 11 janar, dhe jo 21 janar. Berisha sulmoi edhe SPAK dhe Altin Dumanin.
“Autoritetet ndërkombëtare, qeveria e SHBA ka deklaruar dhe rideklaruar se më 11 janar, PS kishte axhendën dhune, ku janë ata mbështetësit e saj, nuk janë këtu. Kishte axhendë dhune. Pikërisht kjo deklaratë është bërë shkak që të mos thirrem unë për tu pyetur për një ngjarje dramatike që i kushtoi jetën 4 proteuseve, plagosjen 120 policëve. Dëshminë time do gjeni ato që kam thënë.
Nëse këta që ishin aty zhvilluan procedurë me ligjin de rregullat, kjo s’mund të thuhet për Dumanin, që po pinte kafe me Kreshnik Farrukun. I shkoi dhe në Manzë. Ai hesht por unë s’do hesht. Thirrja për të dëshmuar është procedurë normale, por jo publike. Të thërret pyet shkon, kurse Troplini pa marrë un njoftimin ia shpërndau mediave në një akt të shëmtuar duke dëshmuar se institucioni i tij është banal propagande PS”, tha Berisha.
Tag: datën
-

U pyet 2 orë në SPAK për 21 Janarin/ Berisha i hutuar përballë gazetarëve, ngatërron datën e vrasjeve në bulevard
-

Mocion për krimin e organizuar, Konferenca e Kryetarëve cakton datën 18 dhjetor
Konferenca e Kryetarëve ka vendosur datën 18 dhjetor për të diskutuar kërkesën e Partisë Demokratike për zhvillimin e një mocioni me debat lidhur me situatën e krimit të organizuar në vend.
Mazhoranca propozoi që debati të shtyhet për një sesion tjetër parlamentar, por opozita e kundërshtoi me argumentin se rregullorja e Kuvendit nuk e lejon një gjë të tillë. Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, theksoi se mocioni duhet të zhvillohet brenda 30 ditëve nga paraqitja e kërkesës, duke propozuar datën 18 dhjetor.
“Ne nuk mund ta shtyjmë, sepse rregullorja përcakton që mocioni duhet të zhvillohet brenda 30 ditëve. Ne kemi dëgjuar institucionet e sigurisë, por mocioni lidhet me qeverinë. Pra, kërkon të njihet dhe të debatohet mbi masat që ka marrë qeveria. Kërkesa vjen në kuadër të raporteve ndërkombëtare që flasin për rritjen e fuqisë së krimit të organizuar dhe çmoj se është pikërisht momenti që të zhvillohet ky debat. Unë propozoj që debatit t’i caktohet data 18 dhjetor, sepse atë ditë parashikohet një seancë që ka vetëm njoftime dhe diskutime për çështje jashtë rendit të ditës. Shtoni një pikë në rendin e ditës, që të jetë pikërisht debati për masat e qeverisë në raport me krimin e organizuar”, tha Bardhi.
Pavarësisht kundërshtisë së mazhorancës u vendos data 18 dhjetor, ku parashikohet një seancë që ka vetëm njoftime dhe diskutime për çështje jashtë rendit të ditës. Mazhoranca kërkon që debati të jetë pika e fundit e seancës, ndërsa PD e kundërshton. -

SPAK cakton datën dhe orën kur do thirret Berisha për “21 janarin”
Pak orë pasi SPAK konfirmoi thirrjen e kreu të PD Sali Berisha për ta pyetur për dosjen e “21 janarit”, në dyert e prokurorisë është paraqitur avokati Genc Gjokutaj.
Jozyrtarisht mësohet se Berisha dorëzoi përmes avokatit kërkesën për afrimin e ditës se kur do të pyetet kreu i PD.
Ditën e premte Berisha ndodhet jashtë vendit, dhe kjo është arsyeja pse kanë kërkuar ndryshim.
Mësohet se Berisha do të paraqitet në SPAK për këtë çështje, ditën e mërkurë në orën 9:00.
Në një njoftim publik, Prokuroria e Posaçme tha se Berisha ka nënshkruar urdhër-thirrje teksa zbatoi sot masën e sigurisë ‘detyrim paraqitje’. -

Gjokutaj: Prokurori Alfred Shehu po gënjen, Sali Berisha ishte në SPAK pikërisht në datën e fletëthirrjes
Gjokutaj: Prokurori Alfred Shehu po gënjen, Sali Berisha ishte në SPAK pikërisht në datën e fletëthirrjes
Avokati i kryetarit të Partisë Demokratike të Shqipërisë, Sali Berisha, Genc Gjokutaj, ka reaguar ashpër, duke akuzuar SPAK për gënjeshtra, me pretendimin se i kishte dërguar dy fletëthirrje kryedemokratit për t’u paraqitur.
Me një postim në Facebook, Gjokutaj hedh poshtë versionin zyrtar të SPAK, duke theksuar se Presidenti i PD-së, Sali Berisha, ka qenë fizikisht në ambientet e institucionit pikërisht në datën 3 nëntor 2025, ditën kur SPAK pretendon se e ka thirrur për t’u pyetur.
Një sqarim për opinionin e interesuar! Tragji-komedia e SPAK për gjoja njoftimin e z. Sali Berisha për t’u pyetur së pari në datën 03.11.2025 dhe pastaj sot më datën 14.11.2025, si çdo gënjeshtër, i ka këmbët e shkurtëra!Zoti Prokuror SPAK-ist Alfred Shehu!
Ju e dini mjaft mirë që Sali Berisha paraqitet në SPAK të hënën e parë dhe të tretë të çdo muaji në funksion të ekzekutimit të vendimit gjyqësor për masën ‘detyrim për paraqitje’!’
Gjokutaj thekson se Berisha ka qenë prezent në SPAK më 3 nëntor, në orën 10:00, pikërisht në të njëjtën ditë dhe orë ku pretendohet se i është dërguar fletëthirrja për pyetje.
‘Për ironi të fatit, Sali Berisha është paraqitur ditën e hënë, datë 03.11.2025, ora 10.00, tek OPGj i SPAK, pikërisht në datën dhe orën që ju pretendoni se e keni thirrur për ta pyetur!
Pyetje: Përse nuk e ftuat për t’u pyetur atë ditë, pasi ai ishte në ambientet e SPAK?’
Gjokutaj ngre edhe një pikëpyetje të dytë mbi datën tjetër të përmendur nga SPAK.
‘Po për datën 14.11.2025, përse nuk ja komunikuat, meqë nuk ju dha ta realizonit pyetjen në datën 3? Që jeni të kapur politikisht, e dinim. Por që Prokurori i Shtetit të gënjejë për pushtetin, është kriminale, amorale dhe e padenjë institucionalisht!’
Avokati, në përfundim të reagimit, thekson se Berisha ndodhet në Tiranë, i gatshëm për t’u paraqitur sa herë kërkohet nga organet e drejtësisë.
‘Ndërkohë z. Sali Berisha ndodhet në Tiranë, i gatshëm për t’u paraqitur sipas ligjit dhe në adresat ku keni trokitur sa herë ju ka qenë nevoja.’, shkruan avokati Genc Gjokutaj në reagimin e tij në Facebook -

Rekursi i Ilir Metës/ Gjykata e Lartë cakton datën për zhvillimin e seancës
Gjykata e Lartë ka caktuar datën 27 nëntor për shqyrtimin e rekursit të ish presidentit Ilir Meta, i cili kërkon shfuqizimin e vendimit për caktimin e masës së sigurisë “arrest në burg” ndaj tij.
Gjykata e Lartë ka caktuar datën 27 nëntor për shqyrtimin e rekursit të ish presidentit Ilir Meta, i cili kërkon shfuqizimin e vendimit për caktimin e masës së sigurisë “arrest në burg” ndaj tij.
Seanca do të zhvillohet në orën 12:30 në dhomë këshillimi. Relator do të jetë Ilir Panda.
Ilir Meta akuzohet nga SPAK për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje të pasurisë, në bashkëpunim, së bashku me ish-bashkëshorten e tij Monika Kryemadhi, dhe 3 të tjerë. -

Tenderi ishte i Ballukut, Berberi mbylli pazarin me grekun, ja mesazhet e plota të supervizimit dhe ‘martesa’ me…
Inxhinieri Grek, Ioannis Kirkinezis, i cili rezulton të jetë në Shqipëri përfaqësuesi i degës së kompanisë hollandeze “Hill International N.V”, është një nga dëshmitarët “kyç” të SPAK-ut në formësimin e akuzave penale të korrupsionit, shkeljes së pabarazisë në tendera ndaj zyrtarëve të ARRSH-së dhe Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjetikës. Kirkinezis, ka bashkëpunuar në SPAK dhe ka treguar gjithçka mbi tenderin 2 milion euro të hapur nga ministria e Belinda Ballukut, ku sipas tij njeriu që ka bërë pazarin është vartësi i Belindës, Evis Berberi.
Sipas rrëfimit të inxhinierit Grek, Evis Berberi, është dhe njeriu që ka bërë shkesin për lidhjen e “martesës” mes kompanisë së tij “Hill International N.V” dhe kompanisë “Net-Group” të Valter Begaj. Sipas tij tenderi është paracaktuar gjatë diskutimeve në kafe.
Përmes takimeve mes inxhinierit grek dhe drejtorit të ARRSH-së Evis Berberi, ky i fundit është kujdesur në detaje për paracaktimin e garës së hapur nga Ministria e Infrastrukturës, dhe këtë gjë e ka bërë kundrejt një shpërblimi financiar prej më shumë se 170 milion euro. Ndërsa nga ana tjetër letrat studimore për vlerësimin e kostos së përgjithshme i ka bërë pikërisht Ioannis Kirkinezis.
Letrat i bënte Kirkinezi, pazarin dhe martesën me Valter Begaj, e ka bërë Berberi, i cili ka shërbyer dhe negociator direkt me ministren Belinda Balluku, e cila kishte ekskluzivitetin e tenderit, ku ka mesazhet mes tyre, duket që tenderi është paracaktuar me qëllim përfitimi. Gazetari Elton Qyno ka raportuar i pari për prezencën në dosje të rrëfimit të inxhinierit Grek, ndërsa sot gazetari zbardh dhjetëra mesazhe të shkëmbyera mes Ioannis Kirkinezis dhe Evis Berberit, për takimet para tenderit dhe problemet që lindën.
Në dosjen hetimore thuhet se sekretaria e Përgjithshme e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjitikës, Viola Haxhiademi me urdhrin Nr.2764 në datën 1 qershor 2021 ka ngritur njësinë e prokurimit për hartimin dhe administrimin e dokumenteve Genti Raça, Anila Luzi dhe Arlinda Gordani, Valbana Pepa (personi përgjegjës), Genti Raça dhe Adrian Kroi, për procedurën me objekt “Mbikëqyrës punimesh në objektin “Ndërtimin e Tunelit të Llogarasë” në seksionin rrugor Orikum-Himarë pjesë e Autostradës SH8 (Vlorë-Sarandë).
Në bazë të një akti-ekspertimi të kryer në një aparat telefonik “BlackBery” ka rezultuar se 3 muaj para hapjes së tenderit Berberi dhe inxhinieri Grek në datën 27 gusht 2021, në orën 12:22, zhvillojnë këtë bisedë si më poshtë vijon:
Ioannis Kirkinezis i dërgon sms shtetasit Evis Berberi, me përmbajtje: “Përshëndetje! A ke ndonjë lajm për ofertuesin për mbikëqyrjen/supervizimin e Llogarasë? E pashë që kriteret janë shumë të forta. A mund të diskutojmë?”.
Ndërkohë në orën 12:43, Evis Berberi: “..Ende jo, por së shpejti do të publikohet”.
Në orën 12:44, Ioannis Kirkinezis: “A mund të flasim PARA publikimit (për kriteret)”.
Në lidhje me këto mesazhe në SPAK është pyetur inxhinieri Grek, Ioannis Kirkinezis, i cili ka deklaruar se ka pasur dijeni se do të publikohej tenderi i tunelit të Llogarasë.
Ai deklaron se në këtë komunikim i ka kërkuar takim Evis Berberi për të diskutuar në lidhje me kriteret e tenderit të mbikëqyrjes së punimeve në tunelin e Llogarasë. Kjo, pasi shoqëria “Hill International NV” kishte interes që të merrte pjesë në këtë tender.
Ioannis Kirkinezis ka deklaruar se kërkonte informacion nga Evis Berberi në lidhje me kriteret e këtij tenderi, pasi gjatë qëndrimit në Ministri kishte kuptuar se Evis Berberi ishte përgjegjës përsa i përket tenderit të ndërtimit dhe tenderit të mbikëqyrjes së tunelit të Llogarasë.
Ioannis Kirkinezis, kujton se pas këtij komunikimi ka takuar Evis Berberi dhe i ka shprehur interesimin e shoqërisë “Hill International NV” për të marrë pjesë në këtë procedurë. Ai kujton se gjatë takimeve me këtë shtetas, përpara publikimit të procedurës, kanë diskutuar për kriteret e tenderit, si dhe i ka ofruar një panoramë të shoqërisë “Hill International NV”.
Inxhinieri Grek ka deklaruar se e ka vënë në dijeni shtetasin Evis Berberi se çfarë kriteresh plotësonte shoqëria “Hill International NV” dhe çfarë kriteresh nuk plotësonte. Qëllimi ishte që kriteret që do të publikoheshin, të ishin ato që plotësonte shoqëria “Hill International NV”.
Në datën 5 shtator 2021, në orën 18:14, Ioannis Kirkinezis i dërgon sms Evis Berberi: “…Përshëndetje Evis! Jam nga e hëna në të enjte në Tiranë. Nëse je i disponueshëm, mund të takohemi në një bisedë kafeje…”.
Në orën 18:15, Evis Berberi ia kthen: “…Të enjten…”.
Në orën 18:15, Ioannis Kirkinezis: “…Shkëlqyer. Më mirë mëngjes ose drekë Pasdite jam në fluturim…”.
Në orën 18:16, Evis Berberi: “Ok”.
Në orën 18:16, Ioannis Kirkinezis: “…Shihemi…”.
Në dosjen e SPAK thuhet se në lidhje me bisedat e mësipërme, rezulton se inxhinieri Grek Ioannis Kirkinezis ka hyrë në territorin e Republikës së Shqipërisë në datën 6 shtator 2021 dhe ka dalë në datën 9 shtator 2021.
Teksa ka mbëritur në Tiranë, në datën 8 shtator 2021, në orën 11:31, Ioannis Kirkinezis i dërgon sms Evis Berberi: “…Përshëndetje Evis! Si e ke ditën nesër…?”.
Në orën 11:35, Evis Berberi: “…Tani kam disa takime…”.
Në orën 11:36, Ioannis Kirkinezis: “…Nesër nëse je në dispozicion nga ora 12:00 deri në 15:00 mund të takohemi…për të enjten.Po është në rregull…”.
Në orën 11:36-11:37, Evis Berberi ia kthen: “…Të prisja dje, Shihemi nesër”.
Në orën 11:37, Ioannis Kirkinezis: “…Mendova se më ke thënë, Më vjen keq (i referohet mesazhit të shtetasit Evis Berberi me tekst “Isha duke të pritur dje”)
Evis Berberi dhe inxhinieri Grek janë takuar një ditë më pas në zyrën e tij në ARRSH, ku kanë përcaktuar modulitetet që do bëheshin dhe mblesërinë me kompaninë shqiptare “NET Group”. Mbi të gjitha greku duhet të dërgonte dhe dokumentat e planit të supervizimit, të cilat do ishin falso tërësisht. Pas takimit në muajit shtator, në datën 25 Tetor 2021, në orën 10:46, Ioannis Kirkinezis i dërgon sms Evis Berberi: “…Mirëmëngjesi! Kontrolloni emailin tuaj…” (i referohet mesazhit të shtetasit Evis Berberi të datës 29 korrik 2021, të orës 09:38, me tekst:”[email protected]”)”.
Nga këqyrja dhe marrja e të dhënave nga posta elektronike e Evis Berberi, rezulton se në datën 25 tetor 2021, në orën 10:45, është dërguar email nga adresa e postës elektronike “[email protected]” në drejtim të adresës së postës elektronike të shtetasit Evis Berberi, “Evis. [email protected]”. Në këtë email është bashkëlidhur dokumenti “Staffing Plan ik 2(EB).xlsx”, që është një tabelë e titulluar “Skeduli i stafit – Supervizioni i tunelit të Llogarasë”. Kjo tabelë përbëhet nga dy grupe ekspertësh, si më poshtë:
Ekspertët kryesor/Key Experts” të përbër nga: Drejtuesi i projektit, Inxhinier strukturist, Inxhinier Terreni, Inxhinier Gjeolog, Inxhinier Hidroteknik, Inxhinier Materialesh, Inxhinier Elektrik, Inxhinier Mekanik, Inxhinier për sigurinë rrugore/Auditues i sigurisë rrugore, Inxhinier Gjeodet, Inxhinier Mjedisi.
“Ekspertët jo kryesor/ Non-Key Experts” të përbërë nga: Inxhinier Strukturist, Inxhinier Terreni, Inxhinier Gjeolog, Inxhinier Hidroteknik, Inxhinier Materialesh, Inxhinier Gjeodet.
Nga verifikimi i rubrikës “Info” të materialit të dërguar në email, konstatohet se ky dokument është krijuar nga përdoruesi “Massimiliano Monetti”, ndërsa për herë të fundit është modifikuar nga përdoruesi “Kirkinezis, Ioannis”, me modifikim të fundit në datën 25 Tetor 2021 në orën 10:43. I pyetur në lidhje me email-in e mësipërm, Ioannis Kirkinezis deklaron se nga ana e tij është dërguar email në drejtim të shtetasit Evis Berberi. Ky email përmban të dhëna në lidhje me stafin që duhej për të realizuar shërbimin e mbikëqyrjes së tunelit të Llogarasë.
Këtë email ia ka dërguar Evis Berberi me kërkesë të tij, për ta përdorur për kriteret e tenderit që do të publikoheshin. Ndërkohë pasi njihet me këtë E-Mail në datën 25 Tetor 2021, në orën 14:38, Evis Berberi i dërgon sms Ioannis Kirkinezis: “…Përshëndetje do të vazhdoni me NET Group…”, si dhe i dërgon numrat celular të shtetasit Valter Begaj, +355694013591 dhe +355682020434.
Në orën 14:51, Ioannis Kirkinezis: “Ok faleminderit! Nuk Do t’a telefonoj”. Në orën 15:09, Evis Berberi: “Është në rregull”. Nga ana tjetër në orën 15:09, Ioannis Kirkinezis ia kthen Berberit: “…ok fola…ne do të shkëmbejmë disa e-maile me informacione dhe të martën do të takohemi personalisht për specifikat…”.
Në orën 15:39, Evis Berberi ia kthen: “Ok”.
Në lidhje me bisedat e mësipërme, nga hetimi ka rezultuar se shoqëria holandeze “Hill Interantional” NV, me përfaqësues Ioannis Kirkinezis, në datën 28 dhjetor 2021 ka lidhur marrëveshje bashkëpunimi me shoqërinë “Net Group” sh.p.k, me përfaqësues Valter Begaj, për të marrë pjesë së bashku në procedurën e prokurimit për mbikëqyrjen e punimeve në tunelin e Llogarasë, ku në përfundim të procedurës së prokurimit janë shpallur fitues të saj.
I pyetur në lidhje me komunikimin e mësipërm, Ioannis Kirkinezis deklaron se gjatë bisedave të bëra, Evis Berberi i ka sugjeruar atij që të bashkëpunonte me shoqërinë e Valter Begaj, “Net Group”, përsa i përket tenderit të mbikëqyrjes së punimeve në tunelin e Llogarasë.
Evis Berberi i ka dhënë numrin celular të Valter Begaj. Ioannis Kirkinezis deklaron se nuk e njihte më herët Valter Begaj dhe shoqërinë e tij “Net Group” sh.p.k. Por, pas sugjerimit që i bëri Evis Berberi, ai është interesuar për këtë shtetas dhe këtë shoqëri.
Pas sugjerimit të Evis Berberi ai ka vendosur të vazhdonte bashkëpunimin me shoqërinë “Net Group”. Në datën 26 Tetor 2021, në orën 16:21, Ioannis Kirkinezis i dërgon sms
shtetasit Evis Berberi: “Evis, Të mërkurën e ardhshme 3/11 Zëvendës Presidenti ynë i Parë dhe Drejtori Menaxhues për Evropën Z. Manolis Sigalas është në Tiranë. Do të ishte shumë mirë nëse keni ndopak kohë të lirë për të na takuar”.
Në orën 16:22, Evis Berberi: “Po sigurisht”. Në orën 16:22, Ioannis Kirkinezis: “Shkëlqyer Faleminderit Të hënën të dërgoj mesazh për ta vendosur. Meqë ra fjala: Të hënën jam në Tiranë për të takuar Valterin për të koordinuar bashkëpunimin tonë”. -

KUSH DO TA MARRË SPAK-UN? Takime të heshtura… MESAZHE QË S’DUAN TË DËGJOHEN!”
Kur anëtarët e KLP nuk e kanë vendosur ende datën zyrtare për të intervistuar 4 garuesit për drejtimin e SPAK, ndërkombëtarët po mbikëqyrin çdo sekondë që ikën dhe çdo lëvizje për procesin.
Burimet e TCH treguan se përfaqësues të delegacionit të Bashkimit Evropian në Tiranë kryen takime informale me secilin nga konkurrentët.
Bisedat janë zhvilluar në zyrat e prokurorëve të posaçëm që kanë dorëzuar platformat dhe siç mësohet ata janë pyetur për vizionin që kanë si liderë në hetimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit. Burimet treguan se takimet e mbajtura veçmas me prokurorin Klodian Braho, Adnand Xholi, Doloreza Musabelliu dhe Elvin Gokaj janë mbajtur gjatë javës së kaluar, mbasi secili prej tyre është kontaktuar dhe ju është kërkuar kohë nga axhenda.
Sakaq nuk mbeten pas as amerikanët, që prej shtatorit kur u hap gara kanë kryer vizita pranë Këshillit të Lartë të Prokurorisë dhe pranë SPAK, që megjithëse në formën e kortezisë përtej shtrëngimit të duarve kanë mesazhin për transparencë dhe distancim nga influencat.
Por ndërkohë në KLP nga hapja e garës për SPAK-un tonet po vërehen të larta mes 11 anëtarëve, që mbasi të bien dakord nëse takimi zyrtar do të jetë në datën katër apo në datën dhjetë dhjetor duhet të vënë në dijeni prokurorët e posaçëm, raporton gazetarja Anila Hoxha.
Brenda të njëjtës ditë që jo zyrtarisht përmendet se mund të jetë katër dhjetori prokurorët Adnand Xholi, Klodian Braho, Doloreza Musabelliu dhe Elvin Gokaj pasi të dëgjohen dhe të pyeten, do të votohen.
Natyrisht që ky proces që finalizohet me votimin do të ndodhë nën vështrimin e ndërkombëtarëve, për të cilën SPAK do të vijojë të jetë prioritet edhe mbas përfundimit të mandatit në 18 dhjetor të kryeprokurorit Altin Dumani që mbas kësaj dite do të vijojë të mbajë stafetën e prokurorit të posaçëm. -

Padia për masën e sigurimit, Gjykata Kushtetuese cakton datën e shqyrtimit për ish-ministrin Beqaj
ilir beqaj
TIRANË- Gjykata Kushtetuese ka caktuar seancën për ish-ministrin Ilir Beqaj, në datën 23 dhjetor, në orën 10:00. Ish-ministri Beqaj ka bërë padi për masën e sigurisë, ku kërkohet shfuqizimi si i papajtueshëm me Kushtetutën i disa vendimeve të mëparshme të GJKKO-së dhe kthimi i çështjes për rigjykim në shkallë të parë.
Çështja është regjistruar nga Prokuroria e Posaçme (SPAK) dhe pritet që seanca në dhjetor të jetë vendimtare për vijimin e procesit ndaj ish-ministrit.
Beqaj ndodhet në burg që prej 4 korrikut të 2024 për abuzimin me fondet e Agjencisë Shtetërore të Programimit Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës (SASPAC). Por po ashtu, po hetohet edhe lidhur me dy koncensionet në Shëndetësi, Sterilizminin dhe Chech-up. Ai u mor zyrtarisht i pandehur nga SPAK për koncesionin 100 milionë euro të sterilizimit./ZËRI -

Meta kërkon ndryshimin e masës, Apeli i GJKKO-së cakton datën 11 nëntor
Gjykata e Apelit të Posaçëm ka caktuar datën 11 nëntor për të shqyrtuar kërkesën e ish-presidentit Ilir Meta, pasi kërkon ndryshim të masës së sigurisë ‘në burg’.
Siç raporton gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha, në të njëjtën datë Meta ka edhe gjyqin paraprak.
Kreu i Partisë së Lirisë akuzohet për korrupsion, fshehje pasurie e pastrim parash, e po ashtu edhe ish bashkëshorten e tij Monika Kryemadhi dhe 3 persona të tjerë. -

Ish-presidenti Meta kërkon ndryshimin e masës ‘arrest në burg’, Apeli i Posaçëm cakton datën për shqyrtim
Gjykata e Apelit të Posaçëm ka caktuar datën 11 nëntor për të shqyrtuar kërkesën e ish-presidentit Ilir Meta, pasi kërkon ndryshim të masës së sigurisë ‘në burg’.
Në të njëjtën datë Meta ka edhe gjyqin paraprak.
Kreu i Partisë së Lirisë akuzohet për korrupsion, fshehje pasurie e pastrim parash, e po ashtu edhe ish bashkëshorten e tij Monika Kryemadhi dhe 3 persona të tjerë.