Tag: datën

  • Berisha sërish në Kushtetuese, kërkon shfuqizimin e masës ‘detyrim paraqitje’

    Berisha sërish në Kushtetuese, kërkon shfuqizimin e masës ‘detyrim paraqitje’

    Ish-kryeministri Sali Berisha i është drejtuar sërish Gjykatës Kushtetuese.
    Raportohet se në datën datën 20 nëntor, Berisha ka dorëzuar një kërkesë në Kushtetuese, përmes të cilës kërkon shfuqizimin, pra heqjen e masës së “detyrimit me paraqitje”, i cili referuar vendimit të Apelit të datë 3 janar 2025, po e zbaton prej pothuajse një viti.
    Berisha kërkon që kjo masë të shpallet si antikushtetuese dhe menjëherë pas dorëzimit të kërkesës, mësohet se është hedhur shorti në Kushtetuese dhe është caktuar si relatore Fjona Papajorgji.
    Sakaq, në Kushtetuese ka edhe një kërkesë të mëparshme të ish-kryeministrit nën akuzë nga SPAK për korrupsion.
    Padia për shpalljen antikushtetuese të caktimit të arrestit shtëpiak, shfuqizuar më vonë, do të shqyrtohet në datën 17 dhjetor, ora 10”00. Njëkohësisht, Gjykata Kushtetuese ka nxjerrë datën edhe për kërkesën e Jamarbër Malltezit, dhëndëri i ish-kryeministrit Berisha.
    Gazetarja Anila Hoxha raporton se seanca plenare, siç është njoftuar, do të mbahet më 15 janar 2026. Malltezi rikthehet në Kushtetuese me një kërkesë për shfuqizimin, si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, të vendimit nr. 400, datë 30.07.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, vendimit nr. 172 (87-2024-248), datë 13.09.2024 të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar dhe të vendimit nr. 00-2024-2076, datë 17.12.2024 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë (njoftuar në datën 24.02.2025).
    Këto vendime lidhen me masën e sigurisë ndaj Malltezit, ndaj të cilit u ngritën akuza nga SPAK, ku dhe është aktualisht nën gjykim.

  • “Prit Shtufin e…”, Bardhi zbardh sms-të e Ballukut me Berberin: Si u paracaktua fituesi i tenderit për Unazën e Madhe

    “Prit Shtufin e…”, Bardhi zbardh sms-të e Ballukut me Berberin: Si u paracaktua fituesi i tenderit për Unazën e Madhe

    Kryetari i Grupit të PD-së, Gazment Bardhi ka publikuar përgjimet e reja në dosjen e Belinda Ballukut dhe Evis Berberit në paracaktimin e fituesve të garës së Unazës së Madhe në Tiranë.
    Në mesazhe, Balluku urdhëron Evis Berberin të takojë biznesmenin Ilir Shtufi, i cili 4 ditë më pas fiton dhe garën bashkë me dy operatorë të tjerë, emrat e të cilëve i cakton ministrja e Infrastrukturës dhe Energjetikes.
    Bardhi shkruan se: “Çdo lot ka marrë kriteret e shtypura në letër pa emër”, kështu i ndante tenderat Belinda Balluku në qeverisjen e Edi Ramës, për një projekt në total 130 milion euro. Çfarë tmerri, çfarë korrupsioni. Më poshtë përgjimet sesi u caktuan fituesit në tenderat e Unazës së Tiranës! Nuk ka nevojë për asnjë koment!”.
    PERGJIMET SPAK PER BALLUKUN
    Nga akti i ekspertimit nr. 195, datë 26.09.2024, të aparatit celular “Blackberry”, model “BBF100-6”, të sekuestruar shtetasit Evis Berberi, nga nxjerrja e të dhënave teknike kompjuterike që përmban ky aparat celular kanë rezultuar komunikime ndërmjet shtetasve Belinda Balluku. Evis Berberi dhe Ilir Shtufi, si më poshtë:
    Në datën 10.09.2021, në orën 10:46, shtetasja Belinda Balluku i dërgon shtetasit Evis Berberi mesazhin: “Hajde tek unë ne 11”.Në orën 10:46, Evis Berberi: “Erdha”.Në orën 13:00-13:01. Belinda Balluku: “Çdo gje ok. Lenci me Pellumb. Prite pak Ilir Shtufin e Nova dhe beja te qarte qe shkon me EUT. Dhe mos ta shoh ne vend tjetër. Punët i ke me Gim thuaj, jo me mua”.Në orën 13:01. Evis Berberi: “Ok”.
    Menjëherë pas këtij komunikimi, po në datën 10.09.2021. shtetasi Evis Berberi komunikon me shtetasin Ilir Shtufi, ku në orën 13:54-13:55, shtetasi Ilir Shtufi i dërgon shtetasit Evis Berberi mesazhet “Persh si te kam.. Ilir Shtufi Nova jam. Te tak pak m’kan then kur mundesh”.
    Në orën 14:07, Evis Berberi: “Hajde kalo”.Në orën 14:07. Ilir Shtufi: “ok 10 min”.
    Menjëherë pas këtij komunikimi, po në datën 10.09.2021. shtetasi Evis Berberi komunikon me shtetasen Belinda Balluku, ku në orën 15:09, Evis Berberi: “E takova ok” (me këtë mesazh shtetasi Evis Berberi i referohet mesazhit të mëparshëm të shtetases Belinda Balluku me tekst “Prite pak ilir shtufin e nova dhe beja te qarte qe shkon me eut”).
    Në orën 21:44-21:45, Belinda Balluku: “Ke nje Miranda tek prokurimet. Pamfleti ka te gjithe listen e kompanive fituese tek U”.Në orën 21:47. Evis Berberi: “Miranda ka qene tere kohes te prokurimet. Miranda s’ka dijeni për emrat”.Në orën 21:49. Belinda Balluku: “Po mire, gjeje kush”.
    Në orën 22:13-22:14. Evis Berberi: “Asnje se ka listën, s’ka si ta kene. Pamfleti e ka nxjerre listen apo eshte info. Vetem po te kene qelluar ne shenje me hamendesim se dhe sot kishte ndryshime. Me duket e habitshme pasi vetem une e di. Per çdo lot kane marre kritere ne leter te shtypur pa emer”.
    Në lidhje me bisedat e mësipërme, nga hetimi rezulton se shoqëria “Nova Construction 2012” sh.p.k (me pronar shtetasin Ilir Shtufi), në datën 14.09.2021 (4 ditë pas komunikimeve të mësipërme). ka lidhur kontratë bashkëpunimi me shoqëritë “Euroteorema Peqin” sh.p.k dhe “PE-VLA-KU” sh.p.k. për të marrë pjesë në procedurën e prokurimit me nr. REF-02817-08-13-2021, me objekt “Ndërtim i Unazës së Jashtme Tiranë, Loti 4”, ku dhe janë shpallur fitues të kësaj procedure prokurimi.

  • Berisha kërkon t’i hiqet masa ‘detyrim paraqitje’, i drejtohet sërish Kushtetueses

    Berisha kërkon t’i hiqet masa ‘detyrim paraqitje’, i drejtohet sërish Kushtetueses

    Ish-kryeministri Sali Berisha i drejtohet sërish Gjykatës Kushtetuese.

    Anila Hoxha raporton se Berisha, në datën 20 nëntor, ka dorëzuar një kërkesë në gjykatën kushtetuese, përmes të cilës kërkon shfuqizimin, pra heqjen e masës së detyrimit me paraqitje, që, referuar vendimit të apelit datë 3 janar 2025, po e zbaton prej pothuajse një viti.
    Për rrjedhim, Berisha kërkon që kjo masë të shpallet si antikushtetuese dhe, menjëherë pas dorëzimit të kërkesës, Anila Hoxha raporton se është hedhur shorti në Kushtetuese dhe është caktuar si relatore Fjona Papajorgji. Sakaq, në Kushtetuese ka edhe një kërkesë të mëparshme të ish-kryeministrit nën akuzë nga SPAK për korrupsion.
    Padia për shpalljen antikushtetuese të caktimit të arrestit shtëpiak, shfuqizuar më vonë, do të shqyrtohet në datën 17 dhjetor, ora dhjetë. Njëkohësisht, gjykata kushtetuese ka nxjerrë datën edhe për kërkesën e Jamarbër Malltezit, dhëndëri i ish-kryeministrit Berisha.
    Gazetarja raporton se seanca plenare, siç është njoftuar, do të mbahet më 15 janar 2026. Malltezi rikthehet në Kushtetuese me një kërkesë për shfuqizimin, si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, të vendimit nr. 400, datë 30.07.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, vendimit nr. 172 (87-2024-248), datë 13.09.2024 të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, dhe të vendimit nr. 00-2024-2076, datë 17.12.2024 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë (njoftuar në datën 24.02.2025).
    Këto vendime lidhen me masën e sigurisë ndaj Malltezit, ndaj të cilit u ngritën akuza nga SPAK, ku dhe është aktualisht nën gjykim.

    Top Channel

  • Edhe Berisha i drejtohet Kushtetueses, kërkon shfuqizimin e masës ‘detyrim paraqitje’

    Edhe Berisha i drejtohet Kushtetueses, kërkon shfuqizimin e masës ‘detyrim paraqitje’

    Ish-kryeministri Sali Berisha i drejtohet sërish Gjykatës Kushtetuese.
    Mediat raportojnë se Berisha, në datën 20 nëntor, ka dorëzuar një kërkesë në Gjykatën Kushtetuese, përmes të cilës kërkon shfuqizimin, pra heqjen e masës së detyrimit me paraqitje, që, referuar vendimit të apelit datë 3 janar 2025, po e zbaton prej pothuajse një viti.
    Për rrjedhim, Berisha kërkon që kjo masë të shpallet si antikushtetuese dhe, menjëherë pas dorëzimit të kërkesës, raportohet se është hedhur shorti në Kushtetuese dhe është caktuar si relatore Fjona Papajorgji. Sakaq, në Kushtetuese ka edhe një kërkesë të mëparshme të ish-kryeministrit nën akuzë nga SPAK për korrupsion.
    Padia për shpalljen antikushtetuese të caktimit të arrestit shtëpiak, shfuqizuar më vonë, do të shqyrtohet në datën 17 dhjetor, ora dhjetë. Njëkohësisht, gjykata kushtetuese ka nxjerrë datën edhe për kërkesën e Jamarbër Malltezit, dhëndëri i ish-kryeministrit Berisha.
    Mediat raportojnë se seanca , siç është njoftuar, do të mbahet më 15 janar 2026. Malltezi rikthehet në Kushtetuese me një kërkesë për shfuqizimin, si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, të vendimit nr. 400, datë 30.07.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, vendimit nr. 172 (87-2024-248), datë 13.09.2024 të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, dhe të vendimit nr. 00-2024-2076, datë 17.12.2024 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë (njoftuar në datën 24.02.2025).
    Këto vendime lidhen me masën e sigurisë ndaj Malltezit, ndaj të cilit u ngritën akuza nga SPAK, ku dhe është aktualisht nën gjykim.

  • KQZ miraton afatet, 12 ditë fushatë elektorale në Kosovë

    KQZ miraton afatet, 12 ditë fushatë elektorale në Kosovë

    Kosova E Premte, 21 Nëntor 2025 20:36
    Dymbëdhjetë ditë do të ketë fushatë zgjedhore për zgjedhjet e parakohshme të 28 dhjetorit. Kështu është vendosur në mbledhjen e sotme të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, ku mes tjerash janë përcaktuar edhe afatet për aktivitetet e tjera për organizimin e këtyre zgjedhjeve. Fushata do të fillojë më 17 dhjetor deri më 28 dhjetor, ditën kur do të votohet dhe njëkohësisht do të ketë heshtje zgjedhore.
    Anëtari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) në KQZ, Arianit Elshani tha se afati i aplikimit të vëzhguesve fillon me datën 5 dhjetor dhe përfundon më 20 dhjetor. “Partitë politike të regjistruara të deklarohen për pjesëmarrje në zgjedhje përmes koalicioneve në periudhën kohore prej 24 nëntorit, deri më datën 30 nëntor. Periudha e aplikimit për certifikimin e subjekteve politike do të jetë nga data 24 nëntor deri më datën 30 nëntor, ky proces është ndryshe nga proceset tjera, është i ndarë në dy faza, bëhet fjalë për certifikimin e subjekteve politike dhe certifikimin e listave të kandidatëve të partive politike, ashtu siç e parasheh edhe ligji, pra janë dy afate të ndryshme.

    Çështja e listës së kandidatëve të subjekteve politike të certifikuara realizohet prej datës 24 nëntor deri më datën 7 dhjetor. Tërheqja e shortit bëhet më 8 dhjetor. KQZ merr vendimin për emërimin e anëtarëve të komisioneve komunale zgjedhore më 26 nëntor dhe periudha e shërbimit të votuesve për ndërrimin e qendrave të votimit fillon prej datës 26 nëntor deri më datën 6 dhjetor… Periudha e aplikimit për regjistrimin e votuesve jashtë Kosovës fillon më datën 26 nëntor dhe përfundon më datën 6 dhjetor. Periudha e votimit përmes postës fillon më 12 dhjetor dhe përfundon më datën 27 dhjetor të këtij viti. Dhe fushata zgjedhore që është e rëndësishme për subjektet politike dhe për gjithë vëzhguesit e mediat fillon më datën 17 dhjetor dhe përfundon më 28 dhjetor, pra është 12 ditë fushatë për subjektet politike”, tha Elshani.

    Në mbledhjen e sotme të KQZ-së janë certifikuar edhe rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve komunale. Kryesuesi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Kreshnik Radoniqi ka njoftuar fituesit e kryetarëve të komunave. Anëtari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Arianit Elshani ka reaguar për rezultatin në Mitrovicën e Jugut, megjithatë potencoi se do të votojnë pro miratimit të këtyre rezultateve. Anëtarë të Lëvizjes Vetëvendosje kanë qenë kundër certifikimit të rezultateve për kuvende komunale, ku Lista Serbe ka shumicë votash. Kryesuesi i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi tha se jashtë listës së certifikimit mbetet komuna e Istogut, ku theksoi se “çështja është kthyer në rivendosje në PZAP”.

  • Zgjedhjet e parakohshme të 28 dhjetorit në Kosovë, KQZ-ja vendos 12 ditë fushatë

    Zgjedhjet e parakohshme të 28 dhjetorit në Kosovë, KQZ-ja vendos 12 ditë fushatë

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë ka vendosur që fushata zgjedhore për zgjedhjet e parakohshme të 28 dhjetorit të zgjasë 12 ditë, nga 17 dhjetori deri më 28 dhjetor, ditë kjo kur do të mbahet votimi dhe njëkohësisht do të ketë heshtje zgjedhore.
    Anëtari i Partisë Demokratike të Kosovës në KQZ, Arianit Elshani, bëri me dije datat për aplikimin e vëzhguesve dhe certifikimin e subjekteve politike. Ai tha se periudha e aplikimit për vëzhgues fillon më 5 dhjetor dhe përfundon më 20 dhjetor.
    “Partitë politike të regjistruara të deklarohen për pjesëmarrje në zgjedhje përmes koalicioneve në periudhën kohore prej 24 nëntorit, deri më datën 30 nëntor. Periudha e aplikimit për certifikimin e subjekteve politike do të jetë nga data 24 nëntor deri më datën 30 nëntor, ky proces është ndryshe nga proceset tjera, është i ndarë në dy faza, bëhet fjalë për certifikimin e subjekteve politike dhe certifikimin e listave të kandidatëve të partive politike, ashtu siç e parasheh edhe ligji, pra janë dy afate të ndryshme.
    Dhe çështja e listës së kandidatëve të subjekteve politike të certifikuara realizohet prej datës 24 nëntor deri më datën 7 dhjetor. Tërheqja e shortit bëhet më 8 dhjetor. KQZ merr vendimin për emërimin e anëtarëve të komisioneve komunale zgjedhore më 26 nëntor dhe periudha e shërbimit të votuesve për ndërrimin e qendrave të votimit fillon prej datës 26 nëntor deri më datën 6 dhjetor… Periudha e aplikimit për regjistrimin e votuesve jashtë Kosovës fillon më datën 26 nëntor dhe përfundon më datën 6 dhjetor.
    Periudha e votimit përmes postës fillon më 12 dhjetor dhe përfundon më datën 27 dhjetor të këtij viti. Dhe fushata zgjedhore që është e rëndësishme për subjektet politike dhe për gjithë vëzhguesit e mediat fillon më datën 17 dhjetor dhe përfundon më 28 dhjetor, pra është 12 ditë fushatë për subjektet politike”, tha Elshani.
    Në mbledhjen e sotme të KQZ-së janë certifikuar gjithashtu rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve komunale, ndërsa kryesuesi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi, njoftoi fituesit e kryetarëve të komunave.
    Elshani reagoi për rezultatin në Mitrovicën e Jugut, megjithatë potencoi se do të votojnë pro miratimit të rezultateve. Anëtarë të Lëvizjes Vetëvendosje kanë qenë kundër certifikimit të rezultateve për kuvendet komunale, ku Lista Serbe ka shumicë votash.
    Radoniqi theksoi se jashtë listës së certifikimit mbetet komuna e Istogut, ku çështja është kthyer në rivendosje në PZAP.

  • Zgjedhjet në Kosovë, KQZ miraton afatet, 12 ditë fushatë elektorale

    Zgjedhjet në Kosovë, KQZ miraton afatet, 12 ditë fushatë elektorale

    Dymbëdhjetë ditë do të ketë fushatë zgjedhore për zgjedhjet e parakohshme të 28 dhjetorit.
    Kështu është vendosur në mbledhjen e sotme të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, ku mes tjerash janë përcaktuar edhe afatet për aktivitetet e tjera për organizimin e këtyre zgjedhjeve. Fushata do të fillojë më 17 dhjetor deri më 28 dhjetor, ditën kur do të votohet dhe njëkohësisht do të ketë heshtje zgjedhore.
    Anëtari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) në KQZ, Arianit Elshani tha se afati i aplikimit të vëzhguesve fillon me datën 5 dhjetor dhe përfundon më 20 dhjetor.

    “Partitë politike të regjistruara të deklarohen për pjesëmarrje në zgjedhje përmes koalicioneve në periudhën kohore prej 24 nëntorit, deri më datën 30 nëntor. Periudha e aplikimit për certifikimin e subjekteve politike do të jetë nga data 24 nëntor deri më datën 30 nëntor, ky proces është ndryshe nga proceset tjera, është i ndarë në dy faza, bëhet fjalë për certifikimin e subjekteve politike dhe certifikimin e listave të kandidatëve të partive politike, ashtu siç e parasheh edhe ligji, pra janë dy afate të ndryshme.
    Dhe çështja e listës së kandidatëve të subjekteve politike të certifikuara realizohet prej datës 24 nëntor deri më datën 7 dhjetor. Tërheqja e shortit bëhet më 8 dhjetor. KQZ merr vendimin për emërimin e anëtarëve të komisioneve komunale zgjedhore më 26 nëntor dhe periudha e shërbimit të votuesve për ndërrimin e qendrave të votimit fillon prej datës 26 nëntor deri më datën 6 dhjetor… Periudha e aplikimit për regjistrimin e votuesve jashtë Kosovës fillon më datën 26 nëntor dhe përfundon më datën 6 dhjetor. Periudha e votimit përmes postës fillon më 12 dhjetor dhe përfundon më datën 27 dhjetor të këtij viti. Dhe fushata zgjedhore që është e rëndësishme për subjektet politike dhe për gjithë vëzhguesit e mediat fillon më datën 17 dhjetor dhe përfundon më 28 dhjetor, pra është 12 ditë fushatë për subjektet politike”, tha Elshani.
    Në mbledhjen e sotme të KQZ-së janë certifikuar edhe rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve komunale.
    Kryesuesi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Kreshnik Radoniqi ka njoftuar fituesit e kryetarëve të komunave.
    Anëtari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Arianit Elshani ka reaguar për rezultatin në Mitrovicën e Jugut, megjithatë potencoi se do të votojnë pro miratimit të këtyre rezultateve.
    Anëtarë të Lëvizjes Vetëvendosje kanë qenë kundër certifikimit të rezultateve për kuvende komunale, ku Lista Serbe ka shumicë votash.
    Kryesuesi i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi tha se jashtë listës së certifikimit mbetet komuna e Istogut, ku theksoi se “çështja është kthyer në rivendosje në PZAP”.

  • Kosova drejt zgjedhjeve të 28 dhjetorit, KQZ cakton afatet zyrtare

    Kosova drejt zgjedhjeve të 28 dhjetorit, KQZ cakton afatet zyrtare

    Dymbëdhjetë ditë do të ketë fushatë zgjedhore për zgjedhjet e parakohshme të 28 dhjetorit.
    Kështu është vendosur në mbledhjen e sotme të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, ku mes tjerash janë përcaktuar edhe afatet për aktivitetet e tjera për organizimin e këtyre zgjedhjeve. Fushata do të fillojë më 17 dhjetor deri më 28 dhjetor, ditën kur do të votohet dhe njëkohësisht do të ketë heshtje zgjedhore.
    Anëtari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) në KQZ, Arianit Elshani tha se afati i aplikimit të vëzhguesve fillon me datën 5 dhjetor dhe përfundon më 20 dhjetor.
    “Partitë politike të regjistruara të deklarohen për pjesëmarrje në zgjedhje përmes koalicioneve në periudhën kohore prej 24 nëntorit, deri më datën 30 nëntor. Periudha e aplikimit për certifikimin e subjekteve politike do të jetë nga data 24 nëntor deri më datën 30 nëntor, ky proces është ndryshe nga proceset tjera, është i ndarë në dy faza, bëhet fjalë për certifikimin e subjekteve politike dhe certifikimin e listave të kandidatëve të partive politike, ashtu siç e parasheh edhe ligji, pra janë dy afate të ndryshme.
    Dhe çështja e listës së kandidatëve të subjekteve politike të certifikuara realizohet prej datës 24 nëntor deri më datën 7 dhjetor. Tërheqja e shortit bëhet më 8 dhjetor. KQZ merr vendimin për emërimin e anëtarëve të komisioneve komunale zgjedhore më 26 nëntor dhe periudha e shërbimit të votuesve për ndërrimin e qendrave të votimit fillon prej datës 26 nëntor deri më datën 6 dhjetor… Periudha e aplikimit për regjistrimin e votuesve jashtë Kosovës fillon më datën 26 nëntor dhe përfundon më datën 6 dhjetor. Periudha e votimit përmes postës fillon më 12 dhjetor dhe përfundon më datën 27 dhjetor të këtij viti. Dhe fushata zgjedhore që është e rëndësishme për subjektet politike dhe për gjithë vëzhguesit e mediat fillon më datën 17 dhjetor dhe përfundon më 28 dhjetor, pra është 12 ditë fushatë për subjektet politike”, tha Elshani.
    Në mbledhjen e sotme të KQZ-së janë certifikuar edhe rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve komunale.
    Kryesuesi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Kreshnik Radoniqi ka njoftuar fituesit e kryetarëve të komunave.
    Anëtari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Arianit Elshani ka reaguar për rezultatin në Mitrovicën e Jugut, megjithatë potencoi se do të votojnë pro miratimit të këtyre rezultateve.
    Anëtarë të Lëvizjes Vetëvendosje kanë qenë kundër certifikimit të rezultateve për kuvende komunale, ku Lista Serbe ka shumicë votash.
    Kryesuesi i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi tha se jashtë listës së certifikimit mbetet komuna e Istogut, ku theksoi se “çështja është kthyer në rivendosje në PZAP”.

  • Presidentja Vjosa Osmani njofton datën e zgjedhjeve të jashtëzakonshme në Kosovë

    Presidentja Vjosa Osmani njofton datën e zgjedhjeve të jashtëzakonshme në Kosovë

    Data 28 dhjetor është caktuar për mbajtjen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme në Kosovë.
    Shpallja e kësaj date u bë nga presidentja e vendit, Vjosa Osmani në një konferencë për media.
    Kjo ditë për mbajtjen e zgjedhjeve të përgjithshme u vendos pas konsultimeve të të parës së shtetit me krerët e partive politike.

    Presidentja Osmani këtë të enjte mblodhi krerët e partive politike me të cilët diskutoi për datën e zgjedhjeve.
    Kryetari i Partisë Demokratike, Bedri Hamza, tha pak para nisjes së takimit se partia e tij preferon datën 21 dhjetor ndërsa kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka përmendur dy data: 21 dhjetor ose 11 janar.
    Megjithatë Presidentja ka vendosur që zgjedhjet të zhvillohen më 28 dhjetor.
    Takimi erdhi pasi i mandaturi për qeverinë e re, Glauk Konjufca nga Vetevendosje, nuk arriti të merrte votat e nevojshme në seancën e një dite më parë.
    Zgjedhjet e jashtëzakonshme që do të mbahen në dhjetor, do të jenë të tretat në vend brenda më pak se 12 muajsh, përfshirë zgjedhjet lokale me dy raunde të muajit të kaluar./vizionplus.tv

  • ‘Do i çoj fjalë atij k*rvës që kërcënon’/ Përgjimet e SPAK që fundosën Ballukun, ja si u manipulua tenderi i Llogarasë

    ‘Do i çoj fjalë atij k*rvës që kërcënon’/ Përgjimet e SPAK që fundosën Ballukun, ja si u manipulua tenderi i Llogarasë

    Belinda Balluku, zyrtarja më e pushtetshme e qeverisë Rama, është pezulluar ditën e sotme me vendim të Gjykatës së Posaçme Anti-Korrupsion.
    Gjyqtari i GJKKO, Erion Çela ka vendosur sot që Balluku të mos ushtrojë më detyrën e zv.kryeministres dhe të Ministres së Infrastrukturës.
    Po ashtu ndaj Ballukut është caktuar dhe masa e sekuestrimit të pasaportës dhe ndalimit të largimit jashtë vendit.
    Kjo është hera e parë që SPAK dhe GJKKO caktojnë masa ndaj një zyrtari të lartë që është ende në detyrë. Veç Ballukut jane dhene masa arresti shtepie edhe per dy zyrtarët, Erald Elezi te KESH dhe Gentian Gjylit te ARRSH.
    Kujtojmë që kryeministri Rama në ato pak dalje për media ka thënë se për rastin Balluku: “drejtësia ka punën e saj”.
    Por çfarë zbuloi SPAK dhe caktoi si të pandehur numrin dy të qeverisë, njeriun e dytë më të pushtetshëm pas Edi Ramës.
    Më poshtë do të lexoni transkriptimet e bisedave të Ballukut dhe vartësve të saj dhe provat e forta të SPAK.
    ****
    “Do vijë Plaku i ASL?”- “Gjallë e ka akoma nënën?”- Ironia e Ballukut me Berberin! Si u organizua takimi me pronarët turq që fituan garën për Llogaranë: E hapën kompaninë? Dua të vë para përgjegjësisë “mustaqen”!
    Në dosjen e SPAK, lidhur me aferën e tunelit të Llogarasë ku është marrë e pandehur zv.kryeministrja Belinda Balluku, Panorama.al ka zbardhur mesazhe të saj me vartësin, ish-drejtorin e ARRSH-së, Evis Berberi ku ironizojnë një nga biznesmenët turq, fitues të tenderit, Abdulkadir Kart, pronar i shoqërisë “ASL”.
    Në bisedat mes tyre, kreu i ARRSH-se, Evis Berberi i kërkon, ministres se Infrastruktures, Belinda Ballukut që të lërë një datë fikse për të zhvilluar takimin me turkun Abdulkadir Kart, të cilit i drejtohet si “plaku i ASL”, që të firmosë, duke shtuar se ky i fundit kishte nënën e tij në intubim.
    “Pse gjalle e ka nënën ai?”, i drejtohet ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku, ndërsa Evis Beberi i përgjigjet: “Po hë pra gjallë e paska”, por më pas e lajmëron që “Vdiq e ëma e ASL, me shumë mundësi vjen të hënën”.
    Ndërsa, Belinda Balluku i kthen mesazh: “Të rrojmë vetë, ca të them”. Ndërsa më datën 5 nëntor, Evis Beberi e njofton “Turqit vine te henen dhe ikin te marten dhe jane dakort me draft kontraten”, referuar Abdulkadir Kart dhe Serkan Çam, pronar i shoqërisë turke tjetër fituese të tenderit të Llogarasë, “Intekar”.
    Në komunikime flitet edhe për regjistrimin e kompanisë “Shoqëri e Thjeshtë INTEKAR – ASL” në QKB.
    “Kur do ta bëjnë kompaninë”, i dërgon SMS Belinda Balluku vartësit të saj.
    “Po pret letrat e ASL dhe do e regjistojë. Po tha vendoseni si kusht në kontratë që do paguhen në kompanine që do hapet e regjistrohet në Shqipëri që ta firmosë të hënën”, i shprehet Evis Berberi.
    Ky i fundit bisedon me Ballukun edhe detajet lidhur me vendin se ku do të firmoset kontratat me turqit, orarin dhe nëse duhet të jetë vetë i pranishëm kur ministrja të takohej me Abdulkadir Kart.
    “Turqit vine te henen ne 8 te mgjs dhe ikin ne 18.00 po te henen. Kontraten te firmosim ne ARRSH? Ne cfare ore do qe te vi Plaku ASL te takoj?”, i shkruan ai.
    Kurse, Balluku i përgjigjet: “Turqit e lashe ne 10 per kontraten pastaj shkoj atje Ok. Mbaro kontraten se eshte super e rendesishme, me lajmeroni kur te mbyllet procesi Beni 5 foto Por mos I publikoni”.
    “Une duhet te vi bashke me ASL ne 14.30 ?”, i drejtohet ish-kreu i ARRSH-së.
    “Jo jo e kam vetem qe te ve para pergjegjesise mustaqen”, shprehet Belinda Balluku në bisedat.
    Pjesë nga dosja: 
    Nga akti i ekspertimit nr. 195, datë 26.09.2024, të aparatit celular “Blackberry”, model “BBF100-6”, të sekuestruar shtetasit Evis Berberi, nga nxjerrja e të dhënava teknike kompjuterike që përmban ky aparat celular, kanë rezultuar komunikime në aplikacionin “Signal Private Messenger” ndërmjet shtetasve Belinda Balluku dhe Evis Berberi, si më poshtë:
    Në datën 02.11.2021, në orën 15:57, shtetasi Evis Berberi i dërgon shtetases Belinda Balluku mesazhin: “Kur e ke per mbare te takosh plakun e ASL qe ti them te vi, se te emen ne intubim. Ti them te enjten?”.
    Në orën 16:06, Belinda Balluku: “Diten qe do firmosi, pra neser ose pasneser Pse gjalle e ka nenen ai ?”.
    Në orën 16:06-16:07, Evis Berberi: “Ok Po he pra Gjalle e paska”.
    Në orën 16:53, Evis Berberi: “Vdiq e ema ASL me shume mundesi vjen te henen mgith do lajmeroj prape”.
    Në orën 16:54, Belinda Balluku: “Te rrojme vete, ca te them”.
    Në datën 05.11.2021, në orën 14:18, shtetasi Evis Berberi i dërgon shtetases Belinda Balluku mesazhin: “Turqit vine te henen dhe ikin te marten dhe jane dakort me draft kontraten”.
    Në orën 14:29, Belinda Balluku: “Suuuuper.. Kur do ta bejne kompanine”.
    Në orën 14:29-14:32, Evis Berberi: “Po pret letrat e ASL dhe do e regjisto, Rregjistroj. Po tha vendoseni si kusht ne kontrate qe do paguhen ne kompanine qe do hapet dhe rregjistrohet ne Shqiperi. Qe ta firmose te henen”.
    Në orën 16:45, Belinda Balluku: “Sigurishť”.
    Në lidhje me këtë komunikim nga këqyrja e bërë në faqen ëeb të Qendres Kombëtare të Biznesit, rezulton se në datën 08.11.2021, është themeluar Operatori ekonomik “Shoqëri e Thjeshtë INTEKAR – ASL”, me nr NIPT, M173232028.
    Me shkresën nr. 4061/12 prot., datë 05.11.2021, të Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, shtetases Viola Haxhiademi, drejtuar Autoritetit Rrugor Shqiptar, është përcjellë për zbatim autorizimi i Ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë nr. 4061/11 prot., datë 25.10.2021.
    ******
    Nga akti i ekspertimit nr. 195, datë 26.09.2024, të aparatit celular “Blackberry”, model “BBF100-6”, të sekuestruar shtetasit Evis Berberi, nga nxjerrja e të dhënava teknike kompjuterike që përmban ky aparat celular, kanë rezultuar komunikime në aplikacionin “Signal Private Messenger” ndërmjet shtetasve Belinda Balluku dhe Evis Berberi, si më poshtë:
    Në datën 06.11.2021, në orën 14:18, shtetasi Evis Berberi i dërgon shtetases Belinda Balluku mesazhin: “Turqit vine te henen ne 8 te mgjs dhe ikin ne 18.00 po te henen. Kontraten te firmosim ne ARRSH? Ne cfare ore do qe te vi Plaku ASL te takoj?”.
    Në datën 08.11.2021, në orën 08:44, shtetasi Evis Berberi i dërgon shtetases Belinda Balluku mesazhin: “Turqit e lashe ne 10 per kontraten pastaj shkoj atje Ok”.
    Në orën 08:45, Belinda Balluku: “Po po, mbaro kontraten se eshte super e rendesishme, me lajmeroni kur te mbyllet procesi Beni 5 foto Por mos I publikoni”.
    Në orën 08:45, Evis Berberi: “Ok”.
    Në orën 08:46, Belinda Balluku: “Kemi”.
    Në orën 08:46, Evis Berberi: “?”.
    Në orën 13:35, Evis Berberi: “Une duhet te vi bashke me ASL ne 14.30 ?”.
    Në orën 13:42, Belinda Balluku: “Jo jo e kam vetem qe te ve para pergjegjesise mustaqen”.
    Në orën 13:42, Evis Berberi: “Ok”.
    Në lidhje me këto komunikime, nga këqyrja e sistemit TIMS rezulton se shtetasit turq Serkan Çam (pronar i shoqërisë fituese turke “Intekar Yapi Turizm Elektrik Insaat Sanayi Ve Ticaret Limited Sirketi”) dhe Abdulkadir Kart (pronar i shoqërisë fituese turke “ASL Insaat Taahhut Ve Sanayi Ticaret Limited Sirketi”) kanë hyrë në territorin e Republikës së Shqipërisë në datën 08.11.2021, respektivisht në orën 09:19 dhe 09:17, si dhe kanë dalë po në datën 08.11.2021, respektivisht në orën 15:26 dhe 15:25.
    Në një pjesë të dosjes hetimore që po shqyrton SPAK, janë zbardhur mesazhet e shkëmbyera midis ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, dhe bashkëpunëtorit të saj, Evis Berberi.  
    ***“Kur do ta hapësh Llogaranë se plasa?!”- Zbardhen bisedat! Balluku urdhër Berberit: Hermetizëm, asnjë takim! Të mos marrësh vendime pa konsultim
    Nga bisedat zbulohen diskutime lidhur me procedura administrative dhe menaxhimin e detyrave.
    Në një nga bisedat, Balluku i thotë Berberit “kur do ta hapësh Llogaranësë së plasa”.
    Ndërsa në një tjetër moment, konkretisht në datën 28.05.2021, në orën 15:03, Balluku i dërgon Berberit një mesazh më të gjatë, duke i kërkuar që të jetë sa më shumë hermetik.
    Ky ishte edhe momenti, kur Balluku emeroi Evis Berberin si kreun e ARRSH, duke i kerkuar qe te mos e zhgenjente.
    “I dashur Visi, marrëdhënia jonë ka kaluar ups and doëns shumë herë, por e rëndësishme është që unë ty të konsideroj një nga personat më të afërt… Dua ta marrësh shumë seriozisht, të reflektosh mbi të dhe e hëna të jetë një stage i ri i jetës tende profesionale. Hermetizëm, asnjë takim, asnjë premtim, të jesh prezent në çdo kantier, të mos marrësh vendime pa konsultim. Mos më zhgënje! Ta gëzosh, sapo e more emërimin.”
    Pjese nga dosja
    Në datën 23.05.2021, në orën 11:30, shtetasja Belinda Balluku i dërgon shtetasit Evis Berberi mesazhin: “Kur do ta hapesh llogarane se plasa”.
    Në orën 22:52-22:56, Evis Berberi: “Kur te miratoje Reida formatin e DST te reja ne perputhje me ndryshimet e vkm. Se varianti yne ska dst tip Ste ka thene gje Arta se I kam thene qe para 10 ditesh qe nuk publikojme dot gje pa DST Por mesa di as Vkm nuk eshte miratuar”.
    Në datën 28.05.2021, në orën 15:03, shtetasja Belinda Balluku i dërgon shtetasit Evis Berberi mesazhin: “I dashur Visi, marredhenia jone ka kaluar ups and doëns shume here, por e rendesishme eshte qe une ty te konsideroj nje nga personat me te afert. Ndryshe nga heret e tjera, kete here po te jap dicka nga e cila varet e ardhmja ime, e jotja dhe e shume te tjereve qe ndodhen perqark nesh. Ne rast se do te deshtoje ne kete detyre te re, te siguroj qe do ishte nje goditje e madhe per mua dhe deshtimi ka te bej me punet, deadlines dhe deri tek marredheniet me njerezit dhe fjalet qe do qarkullojne. Dua ta marresh shume seriozisht, dua te reflektosh mbi te dhe e hena te jete nje stage I ri Ijetes tende profesionale. Hermetizem, asnje takim, asnje premtim, te jesh prezent ne cdo kantier, te mos marresh vendime pa konsultim. Mos me zhgenje! Ta gezosh, sapo e more emerimin”.
    Në orën 15:03, Evis Berberi: “Faleminderit. Me ke vleresuar gjithmone me shume se sa kam pasur mundesi ta kthej. Nuk do te zhgenjej perkrundrazi.”
    ***“Prit t’i çoj fjalën atij k*rvës që kërcënon me SMS”- Mesazhi që Balluku shkëmben me Berberin! Jep urdhra kur të bëjë publik fituesin e tenderit për Llogaranë
    Në dosjen hetimore të SPAK për Belinda Ballukun janë bërë publike udhëzimet që ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë jep urdhra se kur duhet të publikohet fituesi i tenderit për tunelin e Llogarasë.
    Balluku dhe Berberi komunikojnë përmes aplikacionit “Signal Private Messenger” lidhur me vlerësimin e ofertave për projektin e tunelit të Llogarasë.
    Në një moment, kreu i ARRSH në atë kohë Ervis Berberi njofton Ballukun se do te beje publik tenderin e Llogarasë, por ministrja i thote te presë pasi do të njoftojë një person, që siç thote ajo “e kërcënon”.
    “Ok Per pak nxjerr tunelin”, i shkruan Berberi, Belinda Ballukut. Kjo e fundit i kthen pergjigje, duke i thene: “Po po, prit ti coj fjalen atij kurves qe kercenon me sms”.
    Me pas Belinda Balluku i kërkon kreut të ARRSH, që te beje publike tenderin dhe me pas ai i pergjigjet, “ok per pak”.
    Pjese e dosjes 
    Në datën 28.08.2021, në orën 09:07 – 09:08, shtetasja Belinda Balluku i dërgon shtetasit Evis Berberi mesazhet: “E shpeton Erind situaten? Ben sens apo jo?”.
    Në orën 09:08-09:12, Evis Berberi: “Sens ben po mos na hidhen ne fyt pala tjeter Si fillim ta shtyme qe ti japim kohe vetes, “.
    Në orën 09:29, Belinda Balluku: “Neser ne 8 tek unë ne perballe me zyren tende”. Në datën 29.08.2021, në orën 07:54, shtetasi Evis Berberi i dërgon shtetases Belinda Balluku mesazhin: “Mgjs te Toni u ula”.
    Në orën 07:54, Belinda Balluku: “Ne darke o zemer. Në orën 07:54, Evis Berberi: “Hahahaahaahha”. Në orën 07:54-07:55, Belinda Balluku: “Une jam ne Viene Po le colin ne shkolle Kthem ne dreke”.
    Në orën 07:55, Evis Berberi: “Ok”. Në orën 19:56, Evis Berberi: “Une mberrita te Toni brenda u ula”.
    Në orën 20:26, Belinda Balluku: “Erdha per pak”. Në orën 20:26, Evis Berberi: “Ok”.
    Në orën 20:26, Belinda Balluku: “Sorry se isha pak tek babi”.
    Në orën 20:27, Evis Berberi: “Pa prob”. Në orën 21:03, Belinda Balluku: “Po futem ne garazh 23 Hajde lart me mire Shkalla H’.Në orën 21:03, Evis Berberi: “Ketu jam Ok”. Më pas, në orën 22:07, shtetasi Evis Berberi telefonon shtetasen Arta Gurabardhi.
    Në datën 30.08.2021, në orën 12:08, Belinda Balluku i dërgon shtetasit Evis Berberi mesazhin: “Ke kane me vete ?”. Në orën 12:11, Evis Berberi: “Vetem tre turqit”. Në orën 12:17, Belinda Balluku: “Ok”
    ****
    Në datën 07.09.2021, në orën 12:04, shtetasi Evis Berberi i dërgon shtetases Belinda Balluku fotografi nga sistemi elektronik i prokurimeve, ku vihen re emrat e operatorëve ekonomikë që kanë ofertuar në procedurën e prokurimit.
    Në orën 12:20, Belinda Balluku: “Po oferta”.
    Në orën 12:26, Evis Berberi: “Kinezi 185 754 927 ml euro mbi 200 miliard lek, Limak 18 690 597 185, Albania Glob affaire 18 000 000 000 lek, inter 17 036 526 000 lek dhe Albbuilding 15 848 808 298”.
    Në orën 12:27, Belinda Balluku: “Oenkemi shkelqyer me pak fſale”.
    Në orën 12:28-12:29, Evis Berberi: “I pari me te dytin 10 milion euro diference super fare Po I shohim me detaje dhe te bej nje permbledhje”.
    Në orën 12:34, Belinda Balluku: “Sigurisht ka hyre skandal poshte, por nuk ploteson kushtet sigurishf’.
    Në orën 12:37, Evis Berberi: “Eshte afersisht me te njejten oferte”.
    Në orën 13:57, Belinda Balluku: “Si jane ndare ne %Asl me intercar”.
    Në orën 13:58, Evis Berberi: “70 me 30”. Në orën 13:59, Belinda Balluku: “Kur mbyllet vleresimi”.
    Në orën 14:00, Evis Berberi: “Po them ta leme mbi 10 dite se heren e pare e mbajtem mbi 15 dite dhe 5 kompani kishim te duket qe po vleresojme Nese duhet shpejt e bejme”.
    Në orën 14:02, Belinda Balluku: “Ok lere 15 dite po me jep dt e sakte”. Në orën 14:03, Evis Berberi: “Dt 22 behen 15 dite”.
    Në orën 14:03, Belinda Balluku: 24 “Ca te ndodh me afatet? Po ta mbyllim ne dt 16?”.
    Në orën 14:04, Evis Berberi: “Asgje E kemi me afer kontraten Jemi ok me 16. 9 dite vleresim mjaftueshem”
    Në datën 01.10.2021, në orën 10:52, Berberi i shkruan Ballukut: “Ok Per pak nxjerr tunelin”.
    Në orën 10:53, Balluku i përgjigjet: “Prit dhe pak”, duke ndjekur më pas një bisedë të shkurtër për procedurat.
    Në orën 10:54, Balluku i shkruan Berberit: “Po po, prit ti coj fjalen atij kurves qe kercenon me sms”, me përgjigjen e Berberit: “Ok”.
    Në orën 13:37, Balluku i kërkon: “Nxirre tunelin”, dhe Berberi përgjigjet në 13:43: “Ok Per pak”.
    Më pas, në orën 16:06, Berberi konfirmon: “Tuneli u nxorr Sapo”.