Tag: datën

  • Anulohen fluturimet drejt dhe nga aeroportet greke për datën 9 prill, shkak greva e…

    Anulohen fluturimet drejt dhe nga aeroportet greke për datën 9 prill, shkak greva e…

    Të gjitha fluturimet drejt dhe nga aeroportet greke për datën 9 prill janë anuluar.
    Sipas burimeve, bëhet me dije se ky vendim ka ardhur për shkak të grevës 24-orëshe të shërbimit civil në Greqi.
    Po ashtu, ACAA këshillon të gjithë pasagjerët të kontaktojnë kompanitë ajrore përkatëse për më shumë informacion.
    Kujtojmë se grevat e shërbimit civil në Greqi kanë qenë të shpeshta dhe kanë përfshirë sektorë kyc të transportit.

  • Sali Berisha zbulon datën dhe orën kur do të çelë zyrtarisht fushatën

    Sali Berisha zbulon datën dhe orën kur do të çelë zyrtarisht fushatën

    Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka zbuluar datën dhe orën e hapjes së fushatës për zgjedhjet e 11 Majit. Kryedemokrati u shpreh se, në 11 prill ora 19:00 fushata do të hapet në Sheshin ‘Nënë Tereza’ në Tiranë, në hapjen me të bukur dhe për këtë ka kërkuar angazhimin e maksimal të të gjithëve.
    “Edhe njëherë, është një program që nuk është paraqitur kurrë në historinë e vendit. Por kjo kërkon takime intensive. Secili nga ju punën duhet ta masë sa njerëz do të takojë ai dhe stafi i tij.
    I gjithë stafi, i gjithë drejtimi i partisë është në takim për programin. Me 11 është data zyrtare ligjore që mund të hapim fushatën elektorale. Dhe ne do hapim me datë 11 në Tiranë në ora 7 të darkës. Programin do e paraqesim në një mjedis të mbyllur të nesërmen, por kjo do jetë edhe programi këtu, edhe hapja e fushatës.
    Ndaj dhe secili nga ju duhet të bëjë më të mirën që të bëhet edhe hapja më e bukur dhe më e mirë që kemi bërë ndonjëherë në Shqipëri. Do vijnë edhe përfaqësues nga diaspora, do jetë një hapje madhështore”, tha ai në një takim me drejtuesit politikë.

  • Hëna rozë në Peshore “marros” shenjat në dashuri, Meri Shehu tregon më fatlumët e Prillit

    Hëna rozë në Peshore “marros” shenjat në dashuri, Meri Shehu tregon më fatlumët e Prillit

    Astrologia Meri Shehu në një studio televizive tha se muaji do të jetë i mbushur me shumë zhvillime.
    Në datën 13 do të jetë Hëna e plotë në Peshore, ose siç quhet ndryshe Hëna rozë, e cila do të sjellë shumë ngjarje erotike për 12-të shenjat e horoskopit.

    Ndërkohë në datën 27 në shenjën e Demit do të jetë Hëna e plotë e cila simbolizon ndryshimet.

    Si çdo fillim muaji astrologia bëri rendeitjen për shenjat e zodiakut, nga ajo më me pak fat përgjatë muajit Prill e deri tek ajo që do të jetë më e përkëdhelura e astrologjisë. Kësaj here fati qëndron krah Peshqve.
    “Prilli është muaji që fillon me gënjeshtra, por nuk besoj që të kemi gënjeshtra.

    Prilli është një muaj i bukur në fakt. Mërkuri nga i kundërt do të kthehet i drejtë, kështu që do të çlirohen komunikimet. Do të jetë në Peshk deri në datën 14, pastaj kthehet në shenjën e Dashit, kështu që aty do marrë zjarr shenja e Dashit.
    Por, kemi Hënën e plotë në datën 13 në Peshore. Një Hënë e plotë shumë e bukur, shumë romantike, quhet Hëna rozë dhe bazohet tek “uni” apo “ne”.

    Kush do të mbizotërojë mes këtyre të dyjave?! Prandaj duhet që të gjejmë një ekuilibër midis të bërit gjërave bashkë, ose me të tjerët dhe të bërit të gjerave vetëm.
    Dhe Hëna e plotë në Peshore do të ndikojë tek Dashët, Peshoret, Bricjapët dhe Gaforret, që do të marrin një ndriçim të bukur në këtë periudhë. Kemi dhe një lajm shumë të mirë, që në datën 18 Marsi kalon në shenjën e zjarrit, në Luan, që do i bëjë Luanët të marrin flatra, por dhe Shigjetarët e vetë Dashët. Kemi Hënën e re në fund të muajit, në datën 27 në Dem, ku fillojnë ndryshime e fillime të reja për Demët, Akrepët, Ujorët dhe Luanët, të cilët do të lënë një herë e përgjithmonë të kaluarën”, tha Meri Shehu.
    12. Bricjapi – Do të merren shumë më ekonominë. Hëna e plotë i kap në çështje familjare, kështu që shumë Bricjapë duhet të tentojnë që të qetësohen në çështje që kanë të bëjnë me familjen, apo dhe me projekte. Plus shpenzimet janë ato që do i lënë në këtë kategori. Megjithatë nga data 27 fillimi i Hënës së re në Dem do u japë një tendencë për të lëvizur, për të udhëtuar, për të kontaktuar me jashtë dhe pse jo për të bërë gjëra të reja. Fillimisht do të kemi një presion në çështjet ekonomike dhe shëndetësore, duke filluar që nga mesi i muajit.
    11. Peshorja – Hëna e plotë rozë u takon Peshoreve. Ngjyra rozë përfaqëson Peshoret, bashkëpunimet, martesat, por do kenë pak konflikte me Dashin dhe Marsin derisa të futet në Luan në datën 18. Shumë Peshore nuk do të ndjehen nëse janë ato vetë të parat, apo dhe duhet të bashkëpunojnë, prandaj dhe do të kenë një konflikt të tillë. Ky konflikt i lë në këtë pozicion dhe me çështjet ekonomike do të hasen shumë në fund të muajit pas datës 27. Rikthimi i Mërkurit në Dash në datën 14 i bën disi më të vështira marrëdhëniet e tyre me të tjerët dhe i fut pak në antagonizëm.
    10. Demi – Duhet të presin fundin e muajit, Hënën e re në shenjën e tyre, që të bëjnë një fillim të ri dhe t’i mbyllin derën njëherë e përgjithmonë të së kaluarës. Por, deri atëherë Marsi iu ushtron presion që do të futet në Luan në datën 18. Është në kuadrat me ata dhe u jep presion në çështjet familjare, antagonizma të ndryshme, por mund të kemi dhe çështje ekonomike që do të marrin përpjesëtime të mëdha në datën 13 me Hënën e plotë në shenjën e Peshores. Por, dhe puna nuk ngelet mbrapa. Prandaj këto janë data që shumë Demë do i shikojnë me qetësi, derisa Mërkuri të kthehet i drejtë në Dash dhe të paktën t’i çlirojë psikologjikisht pas datës 14.
    9. Gaforrja – Katërkëndëshi që preket nga Hëna e plotë në Peshore, e cila në rastin e Gaforres është një kuadrat pozitiv, që lidhet me karrierën, kështu që shumë Gaforre do të kenë një hap në karrierë në mënyrë që do të mbyllin një herë diçka, pastaj do të tentojnë drejt hapjes. Prandaj ky bumi që do të bëhet, Gaforret duhet ta kenë kujdes sepse mund të jetë një mik, i cili mund të jetë jo shumë në favor të tyre dhe mund t’i nxjerrë nga qëllimi final. Mund të dalin nga milimetri i gjërave ekzakte të tyre, prandaj janë në këtë pozicion. Megjithatë çështjet ekonomike të Gaforreve do të marrin epërsi pas datës 18 dhe kjo tregon që Gaforret aty do të fillojnë të stimulohen, mbështetja dhe përkrahja në datën 18 do të jetë shumë pozitive.
    8. Akrepi – Do të kenë një status pozitiv muajin Prill, sepse Afërdita do të qëndrojë në shenjën e Peshqve, një shenjë uji. Duke qenë në një shenjë uji e ndihmon në çështjet emocionale dhe erotike. Kështu që qetësinë bazë do e ruajnë, nuk do të kenë strese dhe nervozizma të mëdha. Pas datës 14 duhet të rigjenerojë edhe një herë çështjet e punës, duhen ide të reja, kontakte të reja, nuk do të merren shumë me punën dhe kjo sikur bllokon iniciativën kryesore të tyre. Por, do të bëjnë një karrierë të fuqishme pas datës 18. Marsi në shenjën e Luanit jep një tendencë ngritjen më të mirë të tyre, kështu që shumë Akrepë do të shikojnë një ndryshim jete. Edhe pas datës 27 bashkëpunime të reja i presin Akrepët me Hënën e re në shenjën e Demit përballë shenjës së tyre.
    7. Luani – Duhet të marrin një lajm pozitiv këtë muaj, e kanë të nevojshme. Shumë planetë në peshë i kanë zhytur në ujërat sentimentalë, rrotullohen pas disa njerëzve dhe situatave të cilat nuk i kapin dot. Nuk është e natyrës së tyre kjo periudhë dhe kanë dalë pak jashtë loje. Pas datës 18 Luanët futen në qendër të vëmendjes, futet Marsi në shenjën e tyre dhe u jep dominancë, u jep krahë mund të themi dhe më në fund do të kuptojmë se ku do të jenë Luanët. Por, me ndryshime pune dhe situata të reja ekonomike mbas datës 27 me Hënën e re në Dem, që është në kuadrat me Luanin. Presupozohet një fillim i ri gjithsesi, qoftë në punë apo dhe në investime ekonomike. Nuk mbeten mbrapa as çështjet erotike, ku Luanët mund të marrin një tendencë pozitive.
    6. Dashi – Dashët deri tani kanë ndenjur nën hijen e shumë planetëve në Peshk. Ka qenë dhe Afërdita në Peshk, kështu që shumë ndjenja nuk i kanë shprehur dhe nuk i kanë përjetuar. Por, kanë kaluar shumë momente sentimentale, ëndërrime dhe gjëra të tilla. Me Hënën e plotë në Peshore, që është Hëna e plotë do u jepet mundësia e një bashkëpunimi të madh, ose të shikojnë se ku janë me veten e tyre dhe me të tjerët. Të bëjnë bilancin e vetes. Pas datës 14 me futjen e Mërkurit që ishte i kundërt dhe çlirohet nga kundërshtimi dhe futet në shenjën e Dashit shumë persona të kësaj shenje do të marrin hov, komunikim, ide, takime, udhëtime, çështje studimore dhe intelektuale. Të gjitha këto gjëra do të ecin në mënyrë perfekte.
    5. Ujori – Janë në një fazë shumë pozitive duke qenë se Mërkuri kthehet në shenjën e Dashit, pas datën 14. Hëna e plotë në Peshore u jep dashuri, komunikime me jashtë dhe bashkëpunime shumë të mira. Marsi futet në datën 18 në shenjën e tyre dhe duket sikur i fut në prizë në kuptimin e mirë, që i kujton kush janë dhe se me çfarë sfida mund të përballen. Me sfida që mund të jenë në lartësinë e tyre, prandaj shumë Ujorë do të gjejnë njeriun e duhur, kundërshtarin e duhur për të treguar vlerat e tyre. Të mos harrojmë që ky është një nga muajt më erotikë dhe më të favorshëm për ta. Mund të ishin në një pozicion shumë të mirë, por do e shohim që pas datës 14 do të kthehen akoma më fuqishëm, por kjo Hënë e plotë në Peshore është si një simfoni, por në rrafshin më të bukur, tregon se kush janë në të vërtetë ata. Pra shumë ndryshime ndodhin në jetën e tyre.
    4. Shigjetari – Kanë një muaj pozitiv duke filluar më Hënën e plotë në Peshore dhe Marsi në Luan që futet në datën 18 i ndihmon shumë Luanët, këtu do të ketë vetëm lekë dhe erotizëm. Shigjetarët në këtë periudhë të mos pretendojnë gjëra të tjera veçse lekë, flirte dhe çdo gjë vjen nga fati. Megjithatë në datën 27 Hëna e re në Dem tregon se mund të bëni një ndryshim pune të rëndësishëm, mund të jetë pak i çuditshëm, megjithatë mbetet i rëndësishëm.
    3. Binjakët – Edhe për 2-3 muaj e kanë stafetën sepse Jupiteri në shenjën e tyre po bën namin. Por, Hëna e plotë në Peshore do i ndihmojë shumë në dashuri, marrëdhënie me jashtë, në punë me ligjin dhe shtetin, kështu që le ta shfrytëzojnë sa më shumë të munden. Pas datës 14 rifutet Mërkuri në Dash, kështu që jep komunikimet e duhura, takimet e duhura, aleancat e duhura dhe shumë Binjakë do të zënë një pozicion komod. Vetëm një problem psikologjik ose një humbje me punën në datën 27 me Hënën e re në Dem, ose një reflektim i tyre i brendshëm nuk do i lërë shumë të qetë.
    2 . Virgjëresha – Do merren shumë me ekonominë dhe erotizmin, namin do ta bëjnë Virgjëreshët. Mund të themi është rast i Virgjëreshës për të treguar talentet e brendshme menaxhuese në flirte, por edhe në punë. Kështu që do ta shikojmë që Hëna e plotë në Peshore do u japë një plotësim dëshire nga ana ekonomike, një investim të rëndësishëm, ose përfundimin e një investimi të rëndësishëm dhe aty do të duket se sa madhështore ka qenë kjo gjë. Edhe Mërkuri që do të kthehet në Dash në datën 14 u jep gjithmonë ide të reja për të investuar. Duhet të kenë kujdes në futjen e Marsit në Luan që është në shtëpinë e tyre të 12-të dhe ndoshta do i bëjë shumë antagonistë, por nuk do e nxjerrin dot së jashtmi këtë antagonizëm dhe mund të hahen me veten. Këtë duhet ta shikojnë me kujdes në muajt në vazhdim.
    1. Peshqit – Kryesojnë gjatë muajit Prill, sepse Afërdita do të rrijë gjithë muajin në shenjën e tyre. Është futur dhe Neptuni në Dash dhe u jep disa tendenca të mira ekonomike. Do të kenë disa shpenzime kuptohet pas datës 18 me Marsin në Luan, ose do të hahen me njerëz të fuqishëm që dinë më shumë, por do të dinë ta “dredhin” muhabetin ashtu siç duan ata. Me Hënë e re në Dem në datën 27 gjithçka do të shkojë shumë mirë për Peshqit.

  • “Situatë shpërthyese”, astrologia parashikon periudhën e vështirë për shenjat gjatë prillit

    “Situatë shpërthyese”, astrologia parashikon periudhën e vështirë për shenjat gjatë prillit

    Prilli sjell energji pak më pozitive nga ana astrologjike. Ditët e para të tij, ndodh kthimi në vijë të drejtë i  planetëve që deri më tani ishin në prapavijë (Mërkuri, Afërdita) duke na dhënë një hov të ri. Gjithsesi,  vështirësitë dhe pengesat do të vijojnë të jenë  të pranishme, paralajmëron astrologia Chrysanthi Kalogeri në programin “Shije Shtëpie” në Tv Klan.
    Sipas astrologes, ngjarjet e marsit do të ndikojnë edhe këtë muaj. Situatat ndërlikohen paksa nga data 19-25 prill dhe mund të përshkallëzojnë në konflikte.
    Chrysanthi Kalogeri: Muaji prill nuk është aq i ngarkuar sa marsi. Do të kthehet Mërkuri në datën 7 në kurs të drejtë, do të kthehet Afërdita kështu që mbarojnë problemet në prapavijë që kemi filluar që nga nëntori dhe na kanë lodhur dhe kanë sjellë pengesa e vështirësi. Nga ana tjetër nuk përjashtohet mundësia që disa nga aspektet që do të shohim në muajin prill, do t’i kenë bazat e rrënjët në muajin mars sepse hëna e plotë në Peshore në datën 13, na sjell përballë konflikteve, pengesave, prishjeve të  marrëdhënieve që i kanë rrënjët te planetët në prapavijë, eklipset dhe sidomos të atij të datës 29 mars.  Një periudhë e vështirë vjen nga data 19-25 me Marsin në Luan që takon Plutonin ku do të ketë një situatë pak shpërthyese, një luftë të hapur. Gjatë prillit, do të kemi kontradikta për pretendime territoriale në nivel botëror, por edhe konflikte në nivel social, politik apo personal ku qëllimi i tyre është në interesa financiare. Kjo kryesisht me kalimin e planetëve në shenjën e Demit pas datës 20 dhe hënën e re më 27 prill dhe rezultatet do t’i shohim në maj. Brenda prillit mund të kemi fenomene natyrore sepse implikohet Marsi me Plutonin. Vazhdoni të jeni të kujdesshëm sidomos rreth datës 13 dhe 19-25 prill, por edhe me hënën e re në Dem ku do t’i shohim rezultatet më pas.
    Dashi – Gjatë këtij muaji do të jeni shumë aktivë deri në datën 20-25, përqendrohuni  në marrëdhënie e bashkëpunime. Mos u nxitoni, mos merrni mendime të nxituara para datës 25. Do të zgjidhni probleme lidhur me punën, familjen, pronën gjatë kësaj periudhe. Pas kësaj date, fokusohuni në sferën financiare dhe sigurinë e brendshme.
    Demi – Gjatë muajit prill e deri në datën 20 veproni më të tërhequr, në intimitet, rishikoni planet tuaja,  gjeni kohë të çlodheni, shikoni një film me të dashurin tuaj, bëni planet për hapat e menjëhershëm pas  kësaj date. Jini të kujdesshëm nga data 19-24 të lindurit në 3-4 ditët e para të shenjës. Mbroni marrëdhëniet personale e profesionale dhe do të keni mbështetje e mundësi të realizoni ndryshimet që doni. Ndoshta këto ndryshime mund të vijnë të detyruara sesi është momenti të përshtateni.
    Binjakët – Është një periudhë ku akoma keni probleme nga e kaluara, probleme në jetën profesionale, sociale ose personale dhe për momentin, të lindurit në 10-ditëshin e tretë,  merrini me qetësi këto   çështje. Do ta gjeni veten më mirë pas datës 7 dhe kryesorja, kapni shanset që ju paraqiten dhe përfitoni nga to. Periudha është erotike për ju në datën 25, por mos u nxitoni dhe mos merrni vendime  përfundimtare. Pas datës 25, fokusohuni në jetën intime që do t’i vini në zbatim pas datës 20 maj.
    Gaforrja – Është një periudhë pozitive 10-ditëshi i parë i muajit sepse mund të rishikoni gjërat për të ardhmen, të udhëtoni, të arrini dhe të përforconi pozitat dhe arritjet tuaja. Të lindurit në 10-ditëshin e tretë të shenjës, por edhe të tjerët, duhet të përpiqen të kenë një ekuilibër midis karrierës, jetës sociale  e familjes. Mos i acaroni gjërat, mos u bëni gërnjarë dhe pas datës  24-25, fokusohuni  në sferën financiare ku do të keni të ardhura, por duhet të jeni edhe parashikues sepse do të dalin shpenzime aty ku s’e prisni. Mbështetuni në forcat tuaja sepse të tjerët jo se nuk duan t’ju ndihmojnë, por ndoshta s’do të kenë mundësi.
    Luani – Në 10-ditëshin e parë mund t’ju preokupojnë çështje që kanë të bëjnë me sferën financiare dhe mbështetjen që kërkoni për të bërë ndryshime në jetën sociale ose sferën profesionale. Me pak punë e vështirësi, nëse do të insistoni do të gjeni mbështetje. Kryesorja është që në datën 11, Marsi kalon në shenjën tuaj dhe do tëjetë një periudhë shumë aktive për ju, do të krijoni, do të realizoni dyfishin e punës në krahasim me një periudhë tjetër. Jini shumë të kujdesshëm nga data 19-25 të lindurit në 10-ditëshin e parë dhe në 5-6 ditët e para të shenjës. Jini të kujdesshëm me hënën e re në Dem në datën 27 ku duhet të mbroni marrëdhëniet që ju interesojnë. Përgjithësisht periudha deri në datën 19-20 është e mirë për ju, hapen horizonte të reja. Përpara se të merrni vendime përfundimtare për planet afatshkurtër, mirë është t’i hetoni edhe njëherë dhe të mos nxitoheni për fillimet që doni të bëni.
    Virgjëresha – 10-ditëshi i parë i muajit është shumë i rëndësishëm për marrëdhëniet tuaja personale,  profesionale, një bashkëpunim financiar që donni të bëni. Do të spastroni marrëdhëniet tuaja, disa do  të forcohen, do të shkojnë në një hap tjetër, për disa të tjera do të merrni vendime përfundimtare. Në pjesën e parë të muajit dhe në datën 20-25, fokusohuni më tepër në sferën financiare, jini të kujdesshëm e parashikues, të kujdesshëm në detyrimin ndaj të tjerëve dhe të fokusuar në mënyrën sesi do të menaxhoni xhepin tuaj. Pas datës 20, periudha është shumë e mirë për ju dhe sidomos pas datës 25 ku do të keni ndryshime në lidhje me planet për të ardhmen.
    Peshorja – Është një muaj shumë i rëndësishëm ku vëmendja juaj do të jetë te marrëdhëniet, bashkëpunimet dhe do të keni disa ndryshime. Duhet të përqendroheni te vetja dhe të shikoni çfarë doni, të kujdeseni më tepër për veten. Do të gjeni, ndryshoni punë dhe të keni arritje. Pas datës 25,  fokusohuni në sferën financiare dhe bëni një menaxhim të mirë aty.
    Akrepi – Periudha është shumë e ngarkuar në përditshmëri e punë ku duhet të jeni të kujdesshëm, por duhet të kujdeseni edhe për shëndetin, të çlodheni, të evitoni prapaskenat nëse keni probleme që mund t’ju ekspozojnë. Pas datës 20-24, vëmendja duhet të jetë te marrëdhëniet e bashkëpunimet ku do të ketë ndryshime. Kini kujdes nga data 19-24 të lindurit në 10-ditëshin e parë dhe në 4-5 ditët e para të shenjës.
    Shigjetari – Është periudhë shumë aktive, do të jeni shumë sociale, por pengesat mund të ndikojnë në anën psikologjike. Mos e lini veten të bjerë, por fokusohuni  në jetën tuaj personale, erotike, çështje që kanë të bëjnë me fëmijët dhe zgjidhini me qetësi. Pas datës 25, fokusohuni te përditshmëria dhe  ndryshimet në punë.
    Bricjapi – Muaji  është shumë aktiv sidomos në 10-ditëshin e parë të tij ku jeni në lëvizje, me kontakte, me udhëtime të vogla ku doni të promovoni punën, veten e planet. Muaji prill kërkon përkushtim në një ekuilibër mes sferës sociale, punës dhe familjes. Kini kujdes në presionet që do të keni nga të tjerët, bashkëshorti,  bashkëpunëtorët apo familja dhe trajtoni me qetësi presionet. Periudha do të jetë më e mirë nga data 20-25 që do të jetë erotike e krijuese.
    Ujori – Është një periudhë me fat, fokusi në 11 ditët e para është sfera financiare. Mund të keni një përfitim që s’e prisni. Në pjesën e parë të muajit, foksuohuni në plane që keni për të ardhmen, por mos  merrrni vendime përfundimtare. Nga data 19-24, shumë të kujdesshëm të lindurit në 3-4 ditët e para të shenjës. Nga data 20, foksuohuni në shtëpi e familje ku mund të ndryshoni vendbanimin.
    Peshqit – Një periudhë shumë e mirë për ju, Neptuni ka ikur, por prekeni nga probleme personale e familjare. Do të keni zhvillime shumë të mira. Gjatë muajit prill, fokusi do të jetë në sferën financiare, në  iniciativat që doni të merrni të cilat duhet të jenë shumë të kujdesshme. Pas datës  20, do të udhëtoni, komunikoni, lëvizni e bëni kontakte që do të ndikojnë në cilësinë e jetës.

  • “Shkunden” gjigantët e qiellit! Meri Gjini bën parashikimin e Horoskopit për muajin Prill: Ndryshime të mëdha të papritura

    “Shkunden” gjigantët e qiellit! Meri Gjini bën parashikimin e Horoskopit për muajin Prill: Ndryshime të mëdha të papritura

    Astrologe Meri Gjini ka bërë parashikimin e Horoskopit për muajin prill, në studion e “7pa5” në Vizion Plus me moderatorët Alma Çelaj dhe Syrjan Rahova.
    Marsi ka qenë një muaj me ngarkesa të mëdha emocionale. Ishte muaji më i vështirë i 2025 dhe më i vështiri që nga tetori i 2023.
    Muaji prill nuk ka ndyrshim nga marsi, deri në datën 7. Jemi me hënën në mbushje dhe emocioni do jetë shumë i mirë. Kemi një hyrje shumë të rëndësishme në Prill. Neptuni te Dashi, deri në Janar 2026.

    Ky Neptun si ndikim te individ nuk e prek shumë. Më të privilegjuarit janë Dashi dhe Peshorja.
    Do ketë ndikim shumë të fortë në kushtet ekonomike, politike dhe klimatike të vendeve dhe botës.
    DashiËshtë një muaj që qëllimi dhe kryefjala është kontrolli i ekonomisë. Ndikimi i Neptunit do të ndihet vetëm te të lindurit në ditën e parë të shenjës. Marsi te Lunaët favorizon ndryshimet, pavarësisht se deri në datën 19 vazhdojnë të kenë vonesa. Periudha më e gëzuar dhe më e shpejtë dhe me ndryshime thelbësore nis me 19 prill. Kujdes me risqet ekonomike në ditët e fundit prill.
    DemiMarsi te Gaforrja, në momentin që kthehet mërkuri dhe venusi në të drejtë, është shumë më favorizues se Marsi te Luanët. Në prill do ndihen mirë me veten dhe më të kthjellët, pavarësisht vështirësive të marsit. Do jeni produktiv dhe me rezultate të mira, por ndjesia e muajit është që bie ritmi i punës. Emocionet dhe familja janë çështjet kryesor të muajit. Mund të dali në mes të muajit tematikë një çështje leku.
    BinjakëtJupiterin e kanë në të drejtë dhe këtë herë jo me ndikime negative. Janë vendosur në të drejtë njëri në datën 8 dhe tjetri në datën 13. Janë në një pozicion jo shumë komod për binjakun në vetvete, por do i zotërojnë mirë. Neptuni te Dashi, të lindurit në ditët e para të shenjës duhet të nisin të mendojnë si do ishte e përditshmja e tyre nëse do kenë ndryshime të mëdha të papritura, në aspektin e punës. Shija e prillit është e mirë për ata që merren me sporte dhe me gazetarinë.
    GaforrjaMë në fund do largohet Marsi nga Gaforrja. Kjo do ndihmojë dhe lehtësoje shumë Gaforren. 13-19 prill do jetë periudha më e rëndësishme për ju. Do vendosin në agjendën e tyre detyrime që mezi i pret. Humori, energjia dhe ritmi do jenë shumë më mirë nga periudha shkurt-mars.
    LuaniMarsi te Luanët bën që të veshin atletet dhe të nisin vrapin. Ndryshon ritmi dhe agjenda. Do ndihen ndryshe në raport me të tjerët. Do mund të shijojnë vëmendjen në të gjitha ambjentet. Prilli do jetë i ndarë në 2 pjesë. 8-16 jep shije të mirë për çështje që i keni nga nëntori 2023. Pjesa e dytë do merren intensivisht në karrierë dhe me zhvillime të rëndësishme.
    VirgjëreshaMërkur-Venus te Peshqit përballë tyre. Sqarime, rregullime, korigjime, riorganizime do ndodhin në çdo lloj fushe që bashkëpunojnë dhe veprojnë. Vendosini në agjendë, shfrytëzoni maksimalisht këtë moment për të korigjuar çfarë është e mundur. Marsi te Lunaët shënon mbylljen e disa detyrimeve për të hapur vend për detyrime të tjera.
    PeshorjaMarsi te Lunaët ju shkon shumë. Minimalisht e zotëroni mirë dhe impenjimet do i shijoni shumë më tepër. Me çështjet që i përkasin familjes nuk ju gjen shumë komod. Me çështjet që i përkasin profesionit është ajo që ju gëzon shumë dhe e shijoni gjatë gjithë muajit. Agjenda e Peshores shtohet, rregullohet dhe vendoset në qendër të vëmendjes. Mos harroni që me neptunin ballë për ballë, keni kohën dhe momentin tuaj. Kjo vazhdon nga sot deri në 2039. Tregohuni të guximshëm.
    AkrepiPër sa kohë mërkuri dhe venusi janë te peshqit, do kenë një shije më të mirë në ambjentet familjare. Beqarët e akrepave është një muaj që do rezultojë shumë i ngrohte dhe me pasion. Marsi te Luanët do lehtësojë të lindurit në 10 ditëshin e parë dhe të dytë, por do ngatërrojë të lindurit në 10 ditëshin e 3. Këtë muaj do e shijojnë maksimalisht të lindurit në 10 ditëshin e parë dhe të dytë. Pjesa tjetër duhet të presin pak për t’i çuar gjërat ekonomike aty ku duan.
    ShigjetariMë në fund Mërkuri dhe Venusi në të drejtë me Diellin e vet. Kjo dmth që minimalisht dinë çfarë duan dhe çfarë duhet ndryshuar. Ëështë e sigurt që që nga sot ndryshon shija e të përditshmes. Do jetë shumë e këndshme dhe me shumë optimizëm. Do përmirësohet energjia e tyre sa më shumë i afrohemi datës 19. Pas 19 Prillit kthehet në nivelin më të mirë të mundshëm. Marsi te Luanët është një hyrje shumë e favorshme dhe me punë që përshpejtohen.
    BricjapiNë pjesën e parë mbyllin të gjitha çështjet që i përkasin dimrit. Mund të jetë ndryshim zyre, shtëpie, pune. Çfarë ndryshimesh kanë marrë përsipër nga mesi i vjeshtës vjet do i përshpejtojnë dhe do i realizojnë me sukses. Marsi te Luanët të Bricjapët favorizon ata që janë të qartë me gjërat e tyre. Ka që në mesin e dhjetorit vjet dhe deri tani që duket sikur vrapon dhe nuk njeh formë tjetër të funksionuari. Do të ndryshojë dhe do të lehtësohet agjenda e tyre duke lënë hapsirë edhe për gjëra emocionuese dhe argëtuese.
    UjoriU shkon shumë Marsi ballë për ballë. Ka zhvillime dhe bashkëpunime të reja. Ka habitat të ri profesional. Shija e të resë në punën e tyre do jetë prezent patjetër pas datës 19. Deri në datën 19 duhet të jenë të kujdesshëm nëse kanë detyrime me shtetin, me të tretët, dokumenta zyrtare. Plutoni është aty dhe në lëvizjet e pa menduara do përballen me korigjime që marrin kohë dhe para.
    PeshqitMërkuri në të drejtë do i lehtësojë minimalisht me një agjendë pa anulime dhe pa vonesa. E dyta do sjelli qartësim në situata të ngarkuara emocionale që mund të kenë patur në familje nga mesi i shkurtit. E treta një bilanc më i qartë dhe më i sigurt në lëvizjet ekonomike. Është muaji i parë që Peshqit do mund të shijojë pranverë në mënyrën si ëndërron në pjesën e parë të muajit. Në pjesën e dytë të prillit do shijoj shumë pranverë në mënyrën si jeton dhe në të përditshmen. Kalimi i Neptunit te Dashi, do duhet të jeni racional.
    /vizionplus.tv

  • Sherifi do vije/ Berisha: Datën e ardhjes së Chris LaCivitta po e lë si surprizë për Edi Ramën!

    Sherifi do vije/ Berisha: Datën e ardhjes së Chris LaCivitta po e lë si surprizë për Edi Ramën!

    Gazeta Standard është portali zyrtar i gazetës se përditshme “Standard”. Parimi ynë është informimi i thelluar i mbeshtetur ne objektivitet dhe investigim. “Behu pjese e lajmit”- eshte motoja jone kryesore qe fton lexuesit te jene pjese e jona

  • Zgjedhjet e 11 majit/ Berisha: La Civita po vjen në Shqipëri, data surprizë për Ramën

    Zgjedhjet e 11 majit/ Berisha: La Civita po vjen në Shqipëri, data surprizë për Ramën

    Kryetari i PD-së, Sali Berisha deklaroi se shumë shpejt në Tiranë do të vijë strategu i fushatës, Cris La Civita. Nuk e zbuloi datën. Tha se do ta lërë surprizë për Edi Ramën.
    “Sherifi do të vijë, Cris do të vijë. Nuk po e them datën për t’ja lënë surprizë Ramës. Çdo shpenzim për kontratën do të jetë transparent.
    Cris do të jetë edhe në zyrë, por edhe online, që e kemi cdo ditë që komunikojmë. Do të ketë një njeri të kompanisë së tyre të instaluar këtu, kurse ai (Cris) do të shkojë dhe do të vijë” tha ai.

  • “Sherifi do të vijë”, Berisha: Data e ardhjes së Chris LaCivita surprizë për Ramën që t’i bjerë kokës në tavolinë kur të vijë

    “Sherifi do të vijë”, Berisha: Data e ardhjes së Chris LaCivita surprizë për Ramën që t’i bjerë kokës në tavolinë kur të vijë

    Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha në një konferencë për mediet ditën e sotme tha se Chris LaCivita do të vijë në Tiranë, por nuk pranoi të bzulonte datën.
    Strategu i fushatës elektorale të Presidentitn amerikan Donald Trump, do të udhëheqë fushatën elektorale të opozitës për zgjedhjet e 11 majit.
    Berisha tha se datën e mbërritjes së tij në Tiranë do t’ia lërë surprizëkryeministrit të vendit, Edi Ramës.

    Berisha: Datën e ardhjes, unë u garantoj që do të vijë, por po e lë si surprizë për Edi Ramën që t’i bjerë kokës në tavolinë kur të vijë. Nuk po ua them se duhet ta ketë surprizë ai. Do vijë. Sherifi do vijë. Chris do vijë.
    Më tej, Berisha theksoi se shpenzimet e partisë opozitare do të jenë transparente dhe në përputhje me ligjet.
    Berisha: Çdo gjë, ju siguroj se çdo shpenzim i kësaj partie, do të jetë transparent dhe në përputhje me ligjet e Shqipërisë dhe ligjet e vendit tjetër. Prandaj këtu nuk mund të ketë asnjë lloj aludimi tjetër. Do jetë edhe në zyrë, edhe online. Tani online e kemi çdo ditë sa për dijeni. Çdo ditë punojmë me të, funksionon me këshilla, me probleme. Do ketë një njeri të kompanisë së tyre të instaluar përfundimisht. Ai do shkojë, do vijë. Kjo është praktika e punës me këto kompani konsultative elektorale.