Gazeta Standard është portali zyrtar i gazetës se përditshme “Standard”. Parimi ynë është informimi i thelluar i mbeshtetur ne objektivitet dhe investigim. “Behu pjese e lajmit”- eshte motoja jone kryesore qe fton lexuesit te jene pjese e jona
Tag: datën
-

Berisha harroi datën e zgjedhjeve/ Kryeministri Rama ironizon sërish: A dihet gjë ça u thotë këtyre shokëve?
Kryeministri Edi Rama ka ironizuar sërish Sali Berishën pasi ditën e djeshme, gjatë konferencës për mediat, harroi datën e zgjedhjeve më 11 Maj.
“Atje ku e meritojnë pas datës 14…pas datës 11….11…dhe të garantoj sapo të mësoj emrin e personit”, dëgjohet duke thënë Berisha në video. Ndërsa kryeministri e shoqëron videon me fjalët: “A dihet gjë ça u thotë këtyre shokëve? -

Mosha bën të vetën, Berisha ngatërron datën e zgjedhjeve në një deklaratë publike (Video)
Gjatë një prej konferencave të fundit për shtyp, Berisha harroi datën e zgjedhjeve dhe nuk kujtonte dot as se me kë ishte takuar disa orë para konferencës. Për cilëndo parti, kjo do të ngrinte pikëpyetje serioze për gjendjen mendore të një lideri që kërkon të rikthehet në pushtet.
Në këtë moshë, duket se problemi nuk është se Berisha nuk i mban dot premtimet, por që nuk i mban mend fare. -

Video/ Berisha harron edhe datën e zgjedhjeve
Gjatë një prej konferencave të fundit për shtyp, Berisha harroi datën e zgjedhjeve dhe nuk kujtonte dot as se me kë ishte takuar disa orë para konferencës. Për cilëndo parti, kjo do të ngrinte pikëpyetje serioze për gjendjen mendore të një lideri që kërkon të rikthehet në pushtet.
Në këtë moshë, duket se problemi nuk është se Berisha nuk i mban dot premtimet, por që nuk i mban mend fare. -

Referencat për hotelet, Tatimet dërgojnë formularin: Deklaroni kapacitetin dhe shfrytëzueshmërinë
Të gjithë strukturat akomoduese në vend do të duhet të plotësojnë formularin ku deklarojnë kapacitetin e tyre si dhe nivelin e shfrytëzimit. Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve dërgoi pranë bizneseve formularin përkatës duke kërkuar që strukturat akomoduese pasi ta plotësojnë atë ta dërgojnë pranë Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit.“Në zbatim Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 160 datë 12.03.2025” Për përcaktimin e periudhës së shfrytëzimit të nivelit minimal të kapacitetit të shfrytëzimit të strukturave akomoduese” subjektet që ushtrojnë veprimtari si strukturë akomoduese duhet të deklarojnë për vitin 2025 kapacitetin dhe nivelin e shfrytëzueshmërisë brenda 30 ditëve nga data 13 mars 2025, data e botimit të VKM në fletoren zyrtare sipas formularit të parashikuar në këtë VKM.Deklarimi mund të dërgohet në formë shkresore në adresën e Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit ose në mënyrë elektronike në adresën e emailit: [email protected] sipas formularit të deklaratës bashkëlidhur. Formulari i deklaratës është bashkëngjitur këtij njoftimi dhe mund të shkarkohet për plotësim. Ju kujtojmë se plotësimi dhe dorëzimi i formularit është detyrim ligjor për të gjitha strukturat akomoduese” thuhet në njoftimin e Tatimeve.Referenca për hoteletQeveria synon që të taksimi i hoteleve të bëhet mbi bazë të vlerave referencë llogaritur në dy periudha të ndryshme. Vendimi që specifikon detajet e kësaj praktike u miratua në datë 12 mars në mbledhjen e Këshillit të Ministrave. Pjesë e kësaj forme deklarimi do të jenë të gjithë strukturat akomoduese sipas kategorisë: “Bujtinë”; b) “Bllok apartamentesh”; c) “Motel”;ç) “Fjetje dhe mëngjes”; d) “Hotel”;dh) “Hotel i shpërndarë”; e) “Resort”;ë) “Strukture akomoduese e trashëgimisë kulturore”.Periudha e shfrytëzimit është ndarë në dy të tilla duke parashikuar pjesën më të mirë të vitit kur është dhe piku dhe atë më më të dobët që kryesisht përfshin muajt e ftohte. Kështu përkatësisht, nga data 1 maj deri në datën 30 shtator dhe nga data 1 tetor deri në datën 30 prill të çdo viti.Konkretisht niveli minimal i shfrytëzimit të strukturës akomoduese është: a) jo më pak se 65 % e kapacitetit të strukturës akomoduese për periudhën nga data 1 maj deri në datën 30 shtator; b) jo më pak se 30 % e kapacitetit të strukturës akomoduese për periudhën nga data 1 tetor deri në datën 30 prill.Vendimi përcakton se sipërmarrësit mund të zgjedhin të deklarojnë këtë nivel minimal shfrytëzimi i cili në sitën e Tatimeve vlerësohet nga zyra ose të deklarojë një tjetër që e parashikojnë vetë që në rast se është më i ulët se minimali do të bëhet objekt vlerësimi nga ana e autoriteteve për të parë saktësinë duke përfshirë të dhëna alternative nga terreni.Biznesi nuk është dakord me referencënPak ditë pasi qeveria njoftoi vendosjen e referencës bizneset e sektorit deklaruan se ajo nuk ishte reale dhe se sidomos gjatë muajve jashtë pikut niveli 30 për qind i shfytzueshmërisë është i paarritshëm.Për rajone të caktuara ky nivel luhatet mes 10-15 për qind. Sipas tyre vendosja e një reference përveçse do të detyrojë strukturat të mbyllin aktivitetin gjatë periudhës jashtë sezonit do të sjellë edhe një rrezik të shtuar për humbjen e fuqisë punëtore. Kjo e fundit do të kërkojë punë me stabilitet më të lartë ndërkohë që do ta vërë nën presion biznesin e turizmit gjatë sezonit të pikut për të ofruar një shërbim cilësor./ N.Maho https://monitor.al/qeveria-u-futet-turisteve-ne-shtrat-si-referenca-po-corodit-turizmin/ Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gezon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetm duke cituar “Revista Monitor” shogëruar me linkun e artikullit origjinal.
-

Damian Gjiknuri: “Në datën 12 prill nga 12 qarqe të vendit rreth 12 yjeve të Europës në orën 12:00, te sheshi “Skënderbej”!
Damian Gjiknuri, deputet aktual dhe kandidat për deputet i ardhshëm te lista e hapur e PS në qarkun e Vlorës, shkruan: “Në datën 12 prill nga 12 qarqe të vendit rreth 12 yjeve të Europës në orën 12:00, familja jonë e madhe politike, mblidhet në Sheshin Skënderbej për takimin festiv Shqipëria 2030 në BE”.
Gjiknuri duhet dhe do të fitojë si deputet në Vlorë, sepse mbetet djalë i Vlorës dhe që si ai, askush, nuk është interesuar për qarkun e Vlorës. -

Zbulohet një anije e mbytur 2,300-vjeçare në Qipro
Në vitin 1965, një instruktor zhytjeje , Andreas Cariolu, zbuloi një anije të mbytur në brigjet e Qipros që më vonë do të bëhej një nga gjetjet më të rëndësishme arkeologjike në histori. Ky zbulim, i njohur tani si Anija e mbytur në Kyrenia , ka magjepsur arkeologët për dekada. Kohët e fundit, një ekip shkencëtarësh ka përdorur teknika të avancuara për të përcaktuar moshën e saktë të anijes, duke zbuluar se ajo u mbyt rreth 2,300 vjet më parë , duke ofruar njohuri të reja mbi detarinë e lashtë dhe tregtinë mesdhetare .
Ky zhvillim emocionues u përshkrua në një studim të botuar në PLOS ONE , i cili përdori metoda më të avancuara si datimi me radiokarbon dhe dendrokronologjia . Këto teknika jo vetëm që kanë konfirmuar datën e përafërt të mbytjes, por gjithashtu kanë kapërcyer shumë sfida që më parë kishin penguar datimin e saktë. Zbulimi i anijes dhe përmbajtja e saj na japin një pamje unike të teknologjisë së lashtë detare dhe llojeve të mallrave që tregtoheshin në të gjithë Mesdheun e lashtë.
Anija Kyrenia, e cila fillimisht ishte 14 metra e gjatë, besohet të ketë qenë një anije tregtare, që transportonte mallra si verë, vaj ulliri dhe bajame – produkte thelbësore për jetën e përditshme dhe tregtinë e botës mesdhetare. Studiuesit gjetën pothuajse 400 amfora – kavanoza të mëdha magazinimi të përdorura në kohët e lashta për të transportuar lëngje dhe mallra të thata – në bordin e rrënojave. Këto produkte të përditshme tregojnë një histori të tregtarëve të përulur, jo të elitave mbretërore, që transportojnë mallra nëpër distanca të mëdha.
Vendndodhja e anijes së mbytur në brigjet e Qipros, e kombinuar me llojet e ngarkesave që transportonte, ofron gjithashtu të dhëna të vlefshme për rrugët e lashta tregtare. Vera dhe vaji i ullirit, në veçanti, ishin mallrat kryesore të kohës, duke sugjeruar se anija Kyrenia ishte pjesë e rrjetit të lulëzuar tregtar mesdhetar.
Studimi i ri që rishikoi moshën dhe përmbajtjen e mbytjes përdori metoda shkencore më të fundit për të përmirësuar datën e fundosjes së anijes. Ndërsa vlerësimet e mëparshme vendosën mbytjen e anijes rreth vitit 300 para Krishtit, teknikat e reja kanë ngushtuar afatin kohor, duke siguruar një datë më të saktë.
“Ne jemi të ngazëllyer për të aplikuar teknika shkencore për datën e anijes së famshme Kyrenia pak më shumë se 2,300 vjet më parë,” thanë autorët. “Në qendër të historisë së teknologjisë së anijeve dhe tregtisë detare në Mesdheun klasik, metodat që përdorim për të datuar anijen – dhe zgjidhjet e sfidave të ndryshme teknike që duhej të kapërcenim – tani do të ndihmojnë në datën e mbytjeve të tjera të anijeve dhe do të informojnë më mirë historinë e lundrimit të lashtë detar.”
Këto përparime në datimet shkencore ofrojnë jo vetëm një pamje më të qartë të vetë mbytjes së Kyrenia-s, por gjithashtu hapin dyert për eksplorimin e mëtejshëm të mbytjeve të tjera të lashta në Mesdhe, duke ndihmuar në rindërtimin e historisë më të gjerë të tregtisë, teknologjisë dhe kulturave të lashta detare.
-

Kryeministri Rama zyrtarizon datën e fillimit zyrtar të fushatës së PS- së, zgjedh ti besojë numerologjisë
Kryeministri Edi Rama ka zbuluar datën e çeljes së fushatës për zgjedhjet parlamentare të 11 Majit.
Rama shkruan se fushata do të hapet në orën 12:00 më 12 Prill, teksa shprehet se “familja jonë e madhe politike, mblidhet në Sheshin Skënderbej”.
“12 prill nga 12 qarqe rreth 12 yjeve të Europës në 12.00, familja jonë e madhe politike, mblidhet në Sheshin Skënderbej për takimin festiv Shqipëria 2030 në BE”, shkruan Kryeministri.Mund të udhëtosh me qerre, Fiat ose Ferrari. Zgjedhja është në dorën tuaj! Lidhu me SHKODRAWEB, mjafton të klikoni Kontaktoni për të mësuar më shumë.
Ju mirëpresim!


