Tag: datën

  • Zbulohet data kur Real Madrid do të prezatojë zyrtarisht Xabi Alonso-n

    Zbulohet data kur Real Madrid do të prezatojë zyrtarisht Xabi Alonso-n

    19 Maj 2025

    19:07

    Telesport

    Real Madrid e ka shënuar tashmë datën në kalendar për zyrtarizimin e trajnerit të ri. Florentino Pérez ka vendosur që nënshkrimi i Xabi Alonsos do të bëhet zyrtar midis 27 dhe 28 majit, menjëherë pas ndeshjes së fundit të ligës kundër Real Sociedadit.
    Qëllimi i klubit madrilen është të hënën më 26 maj të bëjë një ceremoni falënderimi për Carlo Ancelotti-n, i cili absolutisht nuk e meriton largimin thjesht me një njoftim në rrjetet sociale zyrtare të klubit, por meriton shumë më shumë.
    Ndërsa më 27 maj, është dita e zgjedhur nga klubi madrilen për të prezantuar trajnerin e tyre të ri, por DefensaCental raporton se mund të ketë edhe ndryshim planesh, duke e shtyrë ceremoninë për në datë 28, por nëse vendoset për në datën 28, atë ditë do të bëhet prezantimi edhe i Xabi Alonso-s edhe i Alexander-Arnold. Deri sot, është vendosur që më datë 27 të prezantohet Xabi Alonso dhe një ditë pas tij, Alexander Arnold.

  • Marrëveshja e pensioneve me Italinë/ Kryeministri Rama jep datën zyrtare mbi zbatimin e pensioneve: Nga data…

    Marrëveshja e pensioneve me Italinë/ Kryeministri Rama jep datën zyrtare mbi zbatimin e pensioneve: Nga data…

    Do të nisin të përfitojnë nga marrëveshja dypalëshe e nënshkruar dhe dakordësuar për pensionet, nga 1 qershori i këtij viti. Lajmin e konfirmoi vetë kryeministri Edi Rama ditën e sotme (18 maj) me anë të një postimi në llogarinë personale në rrjetin social Facebook, duke e cilësuar edhe si “Lajm i mirë”.

  • Fshehu dënimin me burg”/ PD kallëzon në Prokurorinë e Tiranës kandidatin e PS në Shkodër, Ervin Doda

    Fshehu dënimin me burg”/ PD kallëzon në Prokurorinë e Tiranës kandidatin e PS në Shkodër, Ervin Doda

    Partia Demokratike ka depozituar një kallëzim në Prokurorinë e Tiranës ndaj kandidatit për deputet të PS, Ervin Doda për zonën e Fushë-Arrëzit për veprën penale “Falsifikimi i vulave, stampave ose i formularëve”.
    Në kallëzimin e dorëzuar, PD pretendon se Ervin Doda ka paraqitur të dhëna të rreme në ‘Formularët e Vetëdeklarimit’ të dorëzuar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, si në vitin 2023 kur kandidoi për anëtar të Këshillit Bashkiak të Fushë Arrëzit, ashtu edhe në vitin 2025 si kandidat për deputet në zgjedhjet parlamentare.
    PD thotë në kallëzim se më 23 mars 2023, Ervin Doda ka deklaruar në Formularin e Vetëdeklarimit se nuk ka qenë asnjëherë i ndaluar nga organet ligjzbatuese për kryerjen e një vepre penale dhe nuk i është caktuar asnjëherë masë shtrënguese personale.
    Ndërkohë, më 12 mars 2025, kur kandidoi si deputet, PD thotë se ai ka pranuar se i është caktuar masa e arrestit në burg nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Pukë për veprat penale të “Kanosjes” dhe “Mbajtjes pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit” por “në seksionin «Periudha, data» ka shënuar datën «07.07.2026»”, thuhet në kallëzim, ndërsa PD shton se nga data 23.02.2016 deri në datën 07.07.2016, për rreth 5 (pesë) muaj, ai ka qenë nën masën arrest në burg.
    Në të dy formularët, duke iu referuar pyetjes nr. 4, Doda ka deklaruar se nuk ka qenë ndonjëherë i arrestuar për ndonjë vepër penale. Sipas kallëzimit të PD, përbën një deklarim të rremë dhe përmban elementët e veprës penale të “Falsifikimit të vulave, stampave ose formularëve”, e parashikuar nga neni 190, paragrafi i dytë i Kodit Penal.
    PD kërkon që Prokuroria të nisë hetimet për këtë rast dhe të verifikojë të dhënat që ka deklaruar kandidati socialist.
    Kallzimi penal për Dodën nga PD:
    “Në datën 23.03.2023, shtetasi Ervin Doda, kandidat i Partisë Socialiste për anëtar i Këshillit Bashkiak Fushë Arrëz, ka dorëzuar Formularin e Vetëdeklarimit në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve. Në pyetjen nr. 4 «A keni qenë ndonjëherë i ndaluar nga organet ligjzbatuese për kryerjen e një vepre penale?», ka deklaruar «JO». Po ashtu, në pyetjen nr. 5 «A është caktuar ndonjëherë masë shtrënguese e sigurisë personale, në fuqi ose jo?», ka deklaruar «JO».
    Në datën 12.03.2025, shtetasi Ervin Doda, kandidat i Partisë Socialiste për deputet i Kuvendit të Shqipërisë në Qarkun Shkodër, ka dorëzuar Formularin e Vetëdeklarimin në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve. Në pyetjen nr. 4, me përmbajtje cituar si më lart ka deklaruar «JO». Ndërsa, në pyetjen nr. 5, ka deklaruar «PO», me masë shtrënguese «arrest në burg», nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Pukë për veprat penale të «Kanosjes» dhe «Mbajtjes pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit», të parashikuara nga nenet 84 dhe 278 të Kodit Penal. Në seksionin «Periudha, data» ka shënuar datën «07.07.2026»”, thuhet në kallëzim.
    3. Nga verifikimet e kryera nga ana jonë rezulton e provuar në të dy formularët e vetëdeklarimit, në përgjigje të pyetjeve me nr. 4 dhe nr. 5, shtetasi Ervin Doda ka paraqitur rrethana të rreme, pasi rezulton se nga data 23.02.2016 deri në datën 07.07.2016, për rreth 5 (pesë) muaj, ai ka qenë nën masën arrest në burg, i dyshuar për kryerjen e veprave penale të kanosjes dhe armëmbajtjes pa leje, të parashikuar nga nenet 84 dhe 278 të Kodit Penal. Në të dy formularët në përgjigje të pyetjes nr. 4, ai ka deklaruar se nuk ka qenë i arrestuar ndonjëherë për kryerjen e një vepre penale, ndërkohë që rezulton se ka qenë i arrestuar dhe ka qëndruar nën masë arresti pesë muaj. Në formularin e vitin 2023, në përgjigje të pyetjes nr. 5, nuk ka deklaruar asnjë të dhënë, ndërsa në formularin e vitit 2025 ka deklaruar të dhëna të paplota lidhur me periudhën e qëndrimit të tij me masën shtrënguese arrest në burg.
    4. Në këto kushte, ekziston dyshimi i arsyeshëm, i bazuar në prova, se shtetasi Ervin Doda, kandidat për deputet në Qarkun Shkodër nga lista shumëemërore e Partisë Socialiste që i nënshtrohet votimit parapëlqyes, ka kryer veprën penale të “Falsifikimit të vulave, stampave ose formularëve”, më shumë se një herë, të parashikuar nga neni 190, paragrafi i dytë, i Kodit Penal.

  • “Ishte në burg për 5 muaj, por nuk e deklaroi”,”/ PD kallëzon në Prokurorinë e Tiranës kandidatin e PS në Shkodër, Ervin Doda

    “Ishte në burg për 5 muaj, por nuk e deklaroi”,”/ PD kallëzon në Prokurorinë e Tiranës kandidatin e PS në Shkodër, Ervin Doda

  • Zgjedhja e Papës së ri/ Kardinalët caktojnë datën, Konklava mblidhet më 7 maj

    Zgjedhja e Papës së ri/ Kardinalët caktojnë datën, Konklava mblidhet më 7 maj

    Pas vdekjes së Papa Françeskut, kardinalët katolikë kanë caktuar datën e nisjes së konklavës për zgjedhjen e Papës së ri. Raportohet se kardinalët katolikë kanë caktuar datë 7 maj për nisjen e konklavës për zgjedhjen e Papës së ri. Mbledhja e kardinalëve u zhvillua këtë të hënë për të diskutuat hyrjen në konklavën sekrete dhe për të zgjedhur liderin e ri të Kishës. Kapela Sistine, që daton nga shekulli i 16-të, ku mbahen konklavat, u mbyll për turistët të hënën për t’u mundësuar përgatitjet për votimin.
    Papa i ri duhet të zgjidhet nga zyrtarët më të lartë të Kishës Katolike, të njohur si Kolegji i Kardinalëve. Aktualisht janë 252 kardinalë katolikë, 135 prej të cilëve kanë të drejtë të votojnë për Papën e ri.
    Të tjerët janë mbi 80 vjeç, që do të thotë se nuk mund të marrin pjesë në zgjedhje, edhe pse mund të bashkohen në debatin se kush duhet të zgjidhet.
    Kardinalët do të qëndrojnë në një shtëpi mysafirësh brenda mureve të Vatikanit të njohur si Shtëpia e Shën Martës, ku do të kenë shërbimet e kuzhinierëve dhe pastruesve të shtëpisë plus dy mjekëve, njëri prej të cilëve është kirurg.

  • Hëna e re në Dem ndryshon “lojën astrologjike”, Chrysanthi Kalogeri paralajmëron shenjat

    Hëna e re në Dem ndryshon “lojën astrologjike”, Chrysanthi Kalogeri paralajmëron shenjat

    Sipas saj Hëna e re në Dem mund të jetë deri në datën 12 Maj dhe më të ndikuarit do të jenë shenjat e zjarrit dhe ujit. Ajo lajmëroi shenjat në bazë të karakteristikave të secilës që të bëjnë kujdes në veprimet e tyre, marrëdhëniet profesionale, por dhe ato personale. Ndërkohë në datën 30 Prill, Afërdita do të hyjë në shenjën e Dashit. Dhe si planeti i dashurisë ndikimet në sferën erotike nuk do të mungojnë.
    “Java që vjen fillon me ndikimin e Hënës së re, e cila fillon në datën 27 në shenjën e Demit. Kjo Hëna e re në shenjën e Demit nxjerr në pah akoma dhe njëherë sferën financiare, ku do të kemi vendime që do të merren në botë. Në jetën tonë private dhe profesionale duhet të fokusohemi në një organizim sa më të mirë të sferës tonë financiare dhe duhet që të bëhemi parashikues. Të bëjmë një organizim më të mirë dhe të fokusohemi tek vlerat tona. Të gjejmë se çfarë është ajo që na bën ne të ndjehemi të sigurt. Hëna e re në shenjën e Demit vë pak në provë bashkëpunimet dhe marrëdhëniet financiare.
    Kemi një tendencë për konflikte, bëhemi fanatikë, insistojmë në vendimet tona dhe kjo na udhëheq në konflikt. Ndikimi i kësaj do të jetë kryesisht deri në datën 12 maj, por dhe në Hënën tjetër të re e cila do të bëhet në datën 26-27 Maj. Nga enjtja e deri në fund të javës, por kryesisht në datën 1 dhe 2, janë dy ditë ku mund të kalojmë shumë bukur, të krijojmë dhe promovojmë. Ndërkohë që gjatë këtyre 2 ditëve duhet të qëndroni larg investimeve financiare. Në bisedat personale do të kemi një idealizim, do të mbivlerësojmë njerëzit që do të takojmë, do mendojmë se takuam dashurinë tonë, ndërkohë mund të përfundojë në një zhgënjim. Kalon në datën 30 Afërdita në shenjën e Dashit, ku favorizohen shenjat kardinale dhe shenjat e zjarrit dhe ajrit. Në datën 4-5 Maj, Plutoni kalon në prapavijë kështu që kemi një ndalesë ose një ngadalësim të zhvillimeve politike”, tha astrologia.
    Dashi –  Do duhet që të mbroni më tepër arritjet tuaja financiare dhe të gjitha këto që ju i keni arritur dhe që ju bëjnë të ndjeheni të sigurt, por rruga për t’i mbrojtur ato është vetëm strategjia dhe jo konflikti. Nga e enjtja dhe deri në fund të javës do të keni takime me bashkëpunëtorë ose takime në jetën tuaj personale dhe erotike. Kujdes se si do të vlerësoni situatat ju të lindurit në dy ditët e parë të shenjës. Afërdita në datën 30 kalon në shenjën tuaj, ku do të qëndrojë deri në datën 6 Qershor dhe do të jetë një periudhë e mirë dhe shumë e dobishme. Çdo gjë do ta arrini më me lehtësi se sa herët e tjera, do të jeni më parashikues në sferën financiare, duke e organizuar atë sa më mirë, që tani e deri në mes të Tetorit.
    Demi – Hëna e re, e cila zhvillohet në shenjën tuaj në datën 27 vendos fokusin tek vetja juaj, tek ju dhe tek marrëdhëniet dhe të gjitha ato që ju shënjojnë. Do të përballeni me sfida, provokime dhe ngjarje të papritura. Mirë është që të jeni sa më praktikë dhe sa më të qetë, gjë që ju e keni. Por në këtë “recetë” shtoni pak dhe frymën tuaj analitike, të gjeni pak një shpirt analitik me qëllim që të çoni përpara qëllimet. Në fund të kësaj jave do të keni takime të fshehta intime qoftë për jetën tuaj personale dhe atë profesionale. Kujdes se kujt i besoni dhe çfarë besoni. Nëse krijoni një marrëdhënie, mirë është që ta mbani të fshehtë nga fundi i Majit e deri në Qershor.
    Binjakët – Duket se diçka ndryshon në planet tuaja për të ardhmen, për studimet, udhëtimet dhe nëse dikush nga ju ka një çështje ligjore. Edhe pse këto çështje mund që të bllokohen dhe të marrin një ngadalësim, të hasin pengesa, mos u dorëzoni pasi rruga e zgjidhjes do të vijë më vonë. Nëse në punë ose karrierë do të keni një prishje të një marrëveshjeje, një ndryshim në punë, duhet të dini që kjo është një shenjë që duhet të gjendeni në rrugën e zhvillimit dhe atë që vërtetë meritoni. Gjeni guximin dhe sigurinë tek universi, pasi ai do i sjellë gjërat në favorin tuaj. Keni shanse shumë të mira për të shkuar përpara deri në fund të Majit.
    Gaforrja – Punët dhe arritjet tuaja janë në rritje, bëni një organizim më të mirë të financave, të dini se ku të mbështeteni dhe se çfarë kërkoni dhe sidomos kur bëhet fjalë për plane afatgjata. Afërdita e cila kalon në shenjën e Dashit në datë 30 të këtij muaji dhe deri në fillim të Qershorit do u japë shanse dhe avantazhe në sferën profesionale dhe atë sociale. Do të lini mbresa shumë të mira. Kujdes këtë javë ju të lindurit në ditët e para të shenjës, mos tregoni planet tuaja tek të tjerët, sidomos nga e hëna e deri të dielën. Mos i bëni të ditura planet tek të tjerët dhe mos flisni për jetën personale pasi ata mund që të përfitojnë nga kjo për favorin e tyre dhe në disfavorin tuaj.
    Luani – Është një periudhë ku duhet të fokusoheni në jetën sociale dhe karrierë. Më gjithë këtë aktivitet që ju do të keni duhet që të punoni me strategji, të jeni krijues, por pa treguar ankth, pa insistuar dhe pa i çuar gjërat në limit, duke krijuar konflikte me bashkëpunëtorët, të dashurit apo dhe familjarët. Një fillim të ri mund ta bëni përmes ndryshimeve që do të keni në jetën personale dhe profesionale. Afërdita që kalon në shenjën e Dashit nga data 30 sjell shanse shumë të mira për karrierën e studimet tuaja. Do promovoni punën përmes reklamës dhe ekspozimit në rrjetet sociale. Organizoni sa më mirë hapat tuaj të mëtejshme në lidhjen me të ardhmen afatshkurtër.
    Virgjëresha –  Do keni mundësi që ta sillni situatën në favorin tuaj, mjafton që të lini mënjanë çdo gjë që ju ka shqetësuar, apo ju ka krijuar një mërzitje. Duhet të evitoni stresin dhe të organizoni sa më mirë përditshmërinë. Një fillim të ri mund ta bëni në sajë të ndryshimeve të planeve që keni, këto plane që kanë të bëjnë me të ardhmen dhe studimet. Paralelisht fillon një periudhë e mirë për ju në sferën financiare, ku do të keni ndihmën dhe mbështetjen e duhur.
    Peshorja – Lërini mënjanë çështjet financiare, mos insistoni në disa gjëra, që të mos duket sikur kërkesat tuaja janë pretendime. Lërini investimet sidomos gjatë kësaj periudhe, nëse keni një plan financiar duhet të dini ta menaxhoni dhe ta keni sa më të organizuar. Duhet të jeni të kujdesshëm në marrëdhëniet tuaja, personale dhe erotike, por dhe në lidhje me miqtë tuaj, sepse dëshirat tuaja mund të vijnë në kundërshtim me ato të atyre. Nga e hëna në të premten kujdes kë takoni dhe se çfarë ju premtojnë dhe si i idealizoni gjërat ju të lindurit në dy ditët e para të shenjës, ndërkohë që është një periudhë ideale për të kaluar bukur, ose për të krijuar diçka artistike.
    Akrepi – Diçka e re vjen në jetën tuaj dhe për këtë ju duhet që të bëni vend. Duhet të pranojmë ndryshimet që kanë ndodhur dhe të vazhdojmë të ecim përpara për të gjetur diçka të re. Ndryshime do të keni në marrëdhëniet, në bashkëpunime ku do të keni gjithë forcën për të arritur fitoren në karrierën dhe jetën tuaj sociale, mjafton që të mos hyni në konflikte me të tjerët dhe të mos i lini vend uljes dhe ngritjes suaj psikologjike. Ktheni një faqe, ndryshoni një kapitull dhe gjithë këtë do e bëni kryesisht për të gjetur stabilitet në jetën tuaj. Fokusohuni më tepër tek përditshmëria, sepse do të ketë kërkesa më të larta, por dhe do të jetë më e mirë nga fundi i muajit e deri në periudhën në vazhdim.
    Shigjetari –  Duhet të jeni të dobishëm në punë dhe aktivitetin tuaj të përditshëm. Atje do të keni disa ndryshime që ndonjëherë nuk janë të planifikuara. Mirëpo ky fokusim në përditshmërinë tuja ka një kosto. Ka disa pasoja dhe këto pasoja janë akthi. Prandaj evitoni ankthin dhe bëni ndryshimet me qetësi dhe me strategji. Nga ana tjetër një periudhë shumë e mirë fillon. Nga njëra anë Marsi në shenjën e Luanit dhe nga tjetër Afërdita në shenjën e Dashit fillon krijon për ju një atmosferë shumë erotike, me peripeci dhe udhëtime dhe që do të fillojë që në fund të muajit e do të vazhdojë gjatë Majit.
    Bricjapi – Vazhdoni që të jeni realistë dhe të organizuar. Mos hezitoni të thoni hapur mendimet tuaja dhe të vendosni të tjerët atje ku u takon. Vendosni “pikat mbi i” në mënyrë që gjërat të shkojnë atje ku duhet të shkojnë. Më të kujdesshëm duhet të tregoheni ju të lindurit në ditët e para të shenjës dhe ekziston mundësia që këtë sensin e realitetit dhe të qëndruarit në tokë mund ta humbisni në periudhën nga e enjtja e deri në fund të javës. Gjithsesi evitoni konfliktet dhe kujdesuni për shëndetin. Fillon një periudhë ku do të fokusoheni më tepër në jetën personale dhe tek e gjithë pjesa tjetër që ka të bëjë me investimet dhe krijimtarinë.
    Ujori – Do të keni një projekt lidhur me shtëpinë, pronën dhe familjen. Ndryshimet që ju kërkoni të realizoni mund të krijojnë një situatë tensionuese me shumë konflikte ose thjesht një situatë që mund t’iu stresojë për realizmin e saj. Kujdesuni më tepër për shëndetin dhe fokusohuni më tepër tek njerëzit që ju rrethojnë tek familja dhe tek të dashurit tuaj. Kujdes në marrëdhëniet e bashkëpunimet dhe evitoni konfliktet.
    Peshqit – Një lajm i mirë mund t’iu qetësojë dhe t’iu nxjerrë nga një periudhë ku keni qenë shumë të shqetësuar dhe me “fronte” të hapura. Mos humbisni besimin sidomos tek vetvetja dhe mos harroni që gjërat janë në dorën tuaj. Pra ju jeni në një pozitë të tillë që mund të merrni vetë vendime për jetën. Do të udhëtoni. Kujdes në përditshmëri dhe në udhëtimet që mund të bëni. Nga e enjtja e deri në fund të javës bëni kujdes me vendimet që mund të merrni në lidhje me financat. Ka filluar një periudhë për ju që këtej e tutje duhet të fokusoheni më tepër në sferën financiare.

  • Vatikani njofton datën e funeralit të Papës

    Vatikani njofton datën e funeralit të Papës

    Vatikani ka njoftuar se varrimi i Papës do të bëhet të shtunën, më 26 prill në orën 10:00 me orën lokale. Njëkohësisht zyrtarët e Vatikanit kanë njoftuar se arkivoli i Papa Françeskut do të do të transferohet në Basilikën e Shën Pjetrit ditën e nesërme.

  • Vatikani njofton datën e funeralit të Papës, ja kur do i japë lamtumirën bota Atit të Shenjtë

    Vatikani njofton datën e funeralit të Papës, ja kur do i japë lamtumirën bota Atit të Shenjtë

    Vatikani ka njoftuar se varrimi i Papës do të bëhet të shtunën, më 26 prill në orën 10:00 me orën lokale.

    Njëkohësisht zyrtarët e Vatikanit kanë njoftuar se arkivoli i Papa Françeskut do të do të transferohet në Basilikën e Shën Pjetrit ditën e nesërme.

    Top Channel

  • Berishës i cedon sërish memoria, edhe në Pukë ngatërron datën e zgjedhjeve

    Berishës i cedon sërish memoria, edhe në Pukë ngatërron datën e zgjedhjeve

    Nuk kanë fund gafat e Sali Berishës. Kryetari i Partisë Demokratike gjatë në Pukë, u kërkoi grave e vajzave që të ndëshkojnë me votë Edi Ramën, më 12 maj. Duke ngatërruar kështu sërish datën e zgjedhjeve parlamentare që mbahen më 11 maj.
    “Pukjane të mençura dhe shqiptare të mençura, dëgjojeni se si shkon, kalon nga takimi në takim me një gjuhë që nuk po e them më, por e dini vetë ju, në të cilat përpiqet të denigrojë familjen shqiptare. Atë thirrje të tij nuk e pranon asnjë burrë, asnjë grua. Jam i bindur që nënat, motrat, gratë shqiptare do i japin atij më 12 maj atë që meriton më shumë se kushdo tjetër”, tha Berisha.

  • Video-lajm! Pasi ngatërroi datën e zgjedhjeve, Berisha harron edhe në cilin vit jemi

    Video-lajm! Pasi ngatërroi datën e zgjedhjeve, Berisha harron edhe në cilin vit jemi

    Gafat nga mosha nuk kanë fund për ish-kryeministrin Sali Berisha në fushatën për zgjedhjet e 11 majit.
    Këtë herë nuk mban mend në cilin vit jemi.
    Gjatë një prej konferencave të fundit për shtyp, Berisha harroi edhe datën e zgjedhjeve dhe nuk kujtonte dot as se me kë ishte takuar disa orë para konferencës.
    Në këtë moshë, duket se problemi nuk është se Berisha nuk i mban dot premtimet, por që nuk i mban mend fare.