Tag: datën

  • ‘Lëvizje të forta, ndarje dhe dashuri me shikim të parë…’, Korriku muaj befasues për shenjat

    ‘Lëvizje të forta, ndarje dhe dashuri me shikim të parë…’, Korriku muaj befasues për shenjat

    Muaji korrik do të jetë një periudhë mjaft interesante për të gjitha shenjat e horoskopit që do të gjenden para kapitujve të rinj.

    Sipas parashikimit të Chrysanthi Kalogerit në një studio televizive, klima yjore e korrikut ndikohet nga disa lëvizje të forta të planetëve që krijojnë mundësi për të papritura.

    Kalimi i Uranit në shenjën e Binjakëve më 7 korrik do të ndikojë deri në nëntor. Ky kalim do të sjellë një atmosferë plot ndryshime për disa shenja. Me hënën e plotë në Bricjap më 10 korrik, shumë shenja do të përballen me përgjegjësi dhe do të duhet të bëjnë zgjedhje të rëndësishme për të ardhmen e tyre.Ndërkohë, hëna e re në Luan më 24 korrik do të hapë mundësi për rifillime dhe baza të reja. Përveç klimës së përgjithshme, astrologia ndau parashikimin për çdo shenjë duke na udhëzuar si të shfrytëzojmë sa më mirë këtë muaj.

    Chrysanthi Kalogeri: Është një muaj i rëndësishëm. Kryesorja është që në datën 7 Urani kalon në shenjën e Binjakëve. Më në fund, Demi që e kishte kaq kohë çlirohet nga një stres ku gjërat e papritura befasojnë në përditshmëri, në jetën e tij. Të lindurit në ditët e fundit do të kenë një rikthim të vogël, por më 7 korrik do të kalojë në shenjën e Binjakëve ku do të qëndrojë deri më 7 nëntor ku do të qëndrojë në gradat e fundit të Demit dhe në 2026 kalon përfundimisht në shenjën e Binjakëve. Kalon Afërdita në Binjak në datën 4 ku do të qëndrojë thuajse gjatë gjithë muajit, por më parë do të takohet me Uranin kështu që do të kemi përfitime në fillim të muajit, të papritura, takime interesante të papritura dhe dashuri me shikim të parë, por edhe ndarje, prandaj kujdes si do ta përdorni energjinë në fillim të muajit. Nga ana tjetër kemi hënën e plotë në shenjën e Bricjapit në datën 10 korrik që na vë përpara përgjegjësisë ku përmes punës, disiplinës dhe organizimit sa më të mirë të vetes, përditshmërisë, do të kemi rezultatet që duam. Në datën 18 Mërkuri kthehet në prapavijë. Kujdes që në datën 16-17 sepse kur Mërkuri është në ndalesë për t’u kthyer në prapavijë, janë ditë më të vështira sesa kur zmbrapset dhe vazhdon kursin. Komunikimet, marrëveshjet, kontratat, bëjini deri në datën 18. Kujdes deri në datën 22, klima është më e acaruar për ndarje. Hëna e re në Luan në datën 24 korrik është totalisht transformuese. Do të kemi mbylljen e një kapitulli që nuk vjen në mënyrën më ideale, por kemi ripërtëritje, ndryshim thelbësor. Mund të dëgjojmë për udhëheqës apo ngjarje më të vështira në botë.

    Dashi – Korriku, një muaj shumë i rëndësishëm ku duhet të vendosni një ekuilibër midis jetës familjare, personale, karrierës dhe jetës sociale që do të jetë me kërkesa të larta me hënën e plotë më 10 korrik. Organizoni punën e përditshmërisë dhe do të shpërbleheni, madje disa nga ju mund të kenë ngritje në detyrë ose arritje të larta. Jeta personale, dashuria, krijimtaria, iniciativat, me hënën e re në datën 24 korrik janë në një klimë erotike, transformuese, mund të filloni një lidhje shumë pasionante dhe nëse doni një fëmijë, është periudha shumë e mirë. Afërdita në shtëpinë e tretë në Binjak, krijon shanse për kontakte, takime dhe promovimin e punës. Përfitoni deri në datën 18 sepse pas saj mund të hasni pengesa dhe deri në gusht do të keni rikthimin e personave nga e kaluara
    Demi – Në datën 7 korrik, çliroheni nga prania e Uranit që ju stresoi sepse doni të dini çfarë ndodh nesër, keni rutinën tuaj dhe e keni të vështirë kur prishet. Të lindurit në ditët e fundit të shenjës, para largimit përfundimtar të Uranit, në ditët e para të muajit mund të keni shanse shumë të mira në jetën tuaj erotike, personale, mund të keni dashuri me shikim të parë, përfitime financiare, të bëni një revolucion të vogël, të çliroheni nga prangat e marrëdhënies ku gjendeni. Gjatë gjithë muajit fokusohuni në sferën financiare, ku do të keni përfitime dhe shpenzime. Në datën 7 nis një fazë ku duhet të jeni parashikues sepse s’do të keni stabilitet. Hëna e plotë në Bricjap është shumë e mirë, ju afron me të dashurit, mund të udhëtoni, të jeni më largpamës. Hëna e re në Luan në datën 24 sjell ndryshime rrënjësore për të lindurit në ditët e para të shenjës. Nëse ndryshimet vijnë nga faktorë të jashtëm duhet të ruani gjakftohtësinë, ndërsa nëse vijnë nga ju, mund të ndërroni shtëpinë, por sido të jetë, ka rinovim në jetën tuaj.

    Binjakët – Kalimi i Uranit në shenjën tuaj në datën 7 shënon fillimin e një periudhe 7-vjeçare për ju, për momentin do ta ndiejnë të lindurit në tri ditët e para të shenjës gjatë gjithë verës deri në fillim të nëntorit. Do të keni ndryshime në akset kryesore të jetës, por ndoshta do të ndieni nevojën për të qenë më të lirë. Nga data 4 deri në fund të muajit, Afërdita sjell shanse ideale për të arritur me lehtësi ato që ju doni të realizoni, mirëpo nga data 19-22 kujdes në marrëdhëniet personale, në problemet që mund të paraqiten në familje, akset kryesore të jetës. Mos hyni në konflikte sepse mund të keni ndarje të përkohshme. Muaji është i përshtatshëm për t’u fokusuar në sferën financiare, ku do të keni të ardhura por duhet të jeni parashikues për detyrimet. Kujdes me hënën e re në datë 24 në shenjën e Luanit, me mënyrën si gjykoni mund të ndryshoni disa plane për të ardhmen, por kujdes në vendimet që do të merrni sepse mund të jenë përfundimtare dhe duhet të dini nëse përputhen me ju.
    Gaforrja – Jeni në një periudhë shumë të mirë sepse keni edhe Jupiterin, përfitoni deri vitin që vjen. Ky muaj dhe sidomos me hënën e plotë përballë jush në datën 10 sjell probleme, shanse në marrëdhënie e bashkëpunime. Nëse është momenti të merrni vendime për jetën personale, marrëdhënie e bashkëpunim, s’është koha e duhur. Duhet të fokusoheni në sferën financiare ku do të keni përfitime, por me hënën e re në Luan keni hapje, iniciativë që sjell transformim, ndaj kujdes me lëvizjet që do të bëni, të jenë të matura dhe të parashikuara. Do të keni ndihmë dhe mbështetje nga të afërmit, familja gjatë korrikut. Shfrytëzoni periudhën deri në datën 18 sepse pas saj mund të keni pengesa e vonesa.
    Luani – Hëna e plotë në datën 10 vendos fokusin në planet e punës, përditshmërisë, jini korrektë, të organizuar sepse do të shpërbleheni në sferën financiare. Gjeni kohën për të çlodhur dhe për të vendosur një ekuilibër. Kryesore është hëna e re që në shenjën tuaj në datën 24, ku do të bëni një fillim të ri që do të sjellë rinovim, ndryshime kryesore në jetë, marrëdhënie dhe bashkëpunime për të lindurit në ditët e para të shenjës. Ndryshimet mund të vijnë nga faktorë të jashtëm, nga të tjerët, nga marrëdhënia, bashkëpunimet, por mund të hyjnë njerëz të rinj në jetën tuaj që do ju ndryshojnë këndvështrimin apo të ardhmen. Jeni në prag të një fillimi të ri. Keni mbështetje nga miqtë e rrethit social dhe futeni në një periudhë ku do të gjeni njerëz që i mbështesin këto synime.

    Virgjëresha – Korriku është shumë pozitiv dhe Marsi në shenjën tuaj ju krijon situata stresuese, jeni më aktivë, do të realizoni shumë gjëra nëse tregoni kujdes nga data 20-22 për të lindurit në fund të 10-ditëshit të dytë dhe në fillim të të tretit. Mbroni marrëdhëniet tuaja dhe mos hyni në konflikte. Në jetën sociale, Afërdita dhe Urani sjellin suksese, nënvizon puna, vlera juaj, jeni njerëz punëtorë, por të lindurit në ditët e para kalojnë ndryshime në punë, karrierë dhe në akset kryesore të jetës. Hëna e plotë në Bricjap ju sjell shanse në jetën erotike, krijuese dhe mundësi për zhvillim social, personal e profesional. Me hënën e re në datën 24 veproni në prapavijë dhe bëni ndryshimet që i shihni të nevojshme.
    Peshorja – Është një periudhë ku do të jeni të aktivizuar në jetën sociale, profesionale, karrierë, do të shkoni në evente dhe jeni të favorizuar me Jupiterin në shtëpinë e dhjetë. Hëna e plotë në Bricjap në datën 10 ju sjell përballë me probleme ose shqetësime në jetën personale dhe kjo sjell shqetësime në psikologjinë tuaj apo me pronën e shtëpinë. Një ekuilibër mes jetës personale, familjare e karrierës do të ishte ideale në korrik. Shumë pozitive për ju do të jetë hëna e plotë në Luan në datën 24, ku do të keni njohje të rëndësishme në rrjetin social që do të ndryshojë jetën personale, planet, synimet. Të lindurit në ditët e para të shenjës, jeni në fazë ndryshimi total ku mund të zhgënjeheni, por do të ndodhë për të mirën tuaj që të keni një fillim të ri pozitiv. Kujdes me personat që zgjidhni dhe hyjnë në jetën tuaj. Me Afërditën në Binjak në datën 4 ka një muaj interesant, me plane të mira për të ardhmen, me afrimitet ndaj të dashurve, do të udhëtoni dhe fillon një periudhë që do ta shihni të ardhmen me sy tjetër, madje mund të mendoni për zhvendosje jashtë shtetit.
    Akrepi – Fillimi i muajit është i bukur, me shanse në marrëdhënie e bashkëpunime, do të keni takime të papritura me njerëz që do t’ju ndryshojnë jetën. Kini kujdes dhe mbroni marrëdhëniet ekzistuese, ku më të ndikuarit janë të lindurit në ditët e fundit të shenjës që duhet të kenë vëmendjen edhe në iniciativat financiare. Periudha është favorizuese në jetën profesionale e sociale, do të keni mundësi të udhëtoni. Kini kujdes në çështjet ligjore. Mund të bëni një ndryshim total të lindurit në ditët e para të shenjës në jetën sociale, karrierë. Me hënën e re në Luan në datën 24, mbyllet një kapitull dhe hapet një i ri pasi mund të ndryshoni punë apo karrierë. Çështjet që kanë të bëjnë me jetën sociale, punën, ekspozimin, kini kujdes nga data 18 dhe vendosni përpara gjërat që duhet të firmosni. Hëna e plotë në datën 10 ju jep shanse të rishikoni synimet e qëllimet, t’i organizoni, të gjeni mbështetje dhe të jeni të programuar.
    Shigjetari – Një periudhë e re fillon për ju me Uranin përballë, kështu që të lindurit në ditët e para të shenjës që nga fillimi i muajit, jeni në fazë ndryshimi pozitiv në jetën personale dhe planet për të ardhmen. Me hënën e re në datën 24 jeni të ndikuar drejtpërdrejt dhe mund të bëni ndryshime në planet tuaja, të jeni më largpamës, të bëni një udhëtim që mund të jetë kryesor për të sjellë ndryshime në jetën tuaj dhe të takoni njerëz. Jini të fokusuar në sferën financiare ku do të dilni të fituar nëse jeni më parashikues. Kini kujdes nga data 20-22 me marrëdhëniet personale, shoqërore e profesionale, mos hyni në konflikte dhe kontradikta me eprorët.
    Bricjapi – Një periudhë shumë e mirë për marrëdhëniet tuaja dhe me hënën e plotë në shenjën tuaj duhet të fokusoheni në jetën personale. Jeni shumë të mirë në organizim ndaj merruni me punën e përditshmërinë. Bëni një udhëtim ku do të afroheni me të dashurit tuaj. Me hënën e re në datën 24 kujdes në iniciativat që do të ndërmerrni pasi do të përcaktojnë ndryshime në portofolin tuaj, duhet të jeni shumë të kujdesshëm dhe parashikues. Me këto duhet të merreni deri në datën 18 sepse më vonë duhet t’i rishikoni dhe të rregulloni gjërat që keni lënë varur. Përditshmëria juaj do të ketë ndryshime, por do të jetë e këndshme dhe do ta shijoni.
    Ujori – Kryesore për ju është hëna e re në Luan në datën 24 ku të lindurit në ditët e para të shenjës do të kenë transformim rrënjësor në marrëdhënie, bashkëpunime dhe akset kryesore të jetës. Në disa raste, këto do të vijnë nga iniciativat tuaja sepse gjendeni përpara vendimeve serioze për të ndryshuar jetën. Korriku është muaj shumë erotik, mund të afroheni me të dashurin, fëmijët apo të realizoni planet tuaja krijuese. Jini më parashikues dhe të kujdesshëm me financat dhe më të qetë nga ana psikologjike, s’ka nevojë t’i mendoni thellë gjërat. Gjatë gjithë pjesës së parë të korrikut, duhet të gjeni kohën të çlodheni, të merreni me jetën intime, shëndetin dhe të shmangni prapaskenat.
    Peshqit – Korriku është shumë i mirë për ju me diellin, Jupiterin në shtëpinë e pestë, mund të kaloni bukur, afroheni me njerëzit e dashur dhe të keni shanse për krijimtarinë, jetën erotike e personale. Me hënën e plotë në Bricjap, duhet të jeni të kujdesshëm në rrjetin social, shoqëror, të pranoni ftesat, të evitoni keqkuptimet dhe të afroheni njerëzit e dobishëm për të realizuar qëllimet tuaja. Një mik mund të bëhet njeriu i zemrës. Me hënën e re në Luan do të keni ndryshime në punë, prandaj në fund të korrikut mund të pushoni dhe kur të ktheheni të gjendeni në një fillim të ri në përditshmëri. Kujdesuni për shëndetin dhe mos kini frikë.

  • Përkon me trofeun e njohur, Barcelona njofton datën e rikthimit në “Camp Nou” e rikonstruktuar

    Përkon me trofeun e njohur, Barcelona njofton datën e rikthimit në “Camp Nou” e rikonstruktuar

    Një ditë më pak për rikthimin e blaugranëve në shtëpi. Klubi katalanas ka caktuar zyrtarisht datën e rikthimit të ekipit të parë dhe tifozëve në “Spotify Camp Nou”; më 10 gusht. Arsyeja e veçantë për këtë datë është zhvillimi i trofeut “Joan Gamper”, i cili si çdo vit është një pikë kyçe në kalendarin veror të Barcelonës.
    Nën moton “Kthehemi në shtëpi, vibrojmë”, Barcelona ka nisur një fushatë “epike dhe të mbushur me emocion”, siç e përshkruan vetë klubi. Në të vërtetë, bëhet fjalë për disa iniciativa që do të zhvillohen në qytetin e Barcelonës, të menduara për të forcuar edhe më tej lidhjen mes tifozëve dhe klubit.

    Megjithatë, duhet pasur parasysh se rihapja e stadiumit do të jetë vetëm e pjesshme. Aktualisht mbetet ende për t’u përfunduar ndërtimi i tribunës së tretë të re, unazës VIP të dyfishtë, instalimi i çatisë, si dhe përshtatja përfundimtare e disa hapësirave të brendshme dhe urbanizimi i zonës së jashtme të stadiumit, siç njofton vetë klubi.
    Barcelona iu jep kështu fund më shumë se dy viteve në stadiumin “Lluís Companys”. Me rikthimin në zonën “Les Corts”, klubi paralajmëron se, ndonëse punimet do të vazhdojnë ende, do të bëhet çmos që ambienti të përshtatet në mënyrë që anëtarët dhe të pranishmit në stadium të ndihen sërish si në shtëpi.

    Coming back home, feel the vibe pic.twitter.com/5IXYs2RFvW
    — FC Barcelona (@FCBarcelona) June 25, 2025

     
     

  • Provokon sërish “Charlie Hebdo”: I pari që zbulon datën e vdekjes së Khameneit fiton udhëtim në Teheran

    Provokon sërish “Charlie Hebdo”: I pari që zbulon datën e vdekjes së Khameneit fiton udhëtim në Teheran

    “Charlie Hebdo”

    FRANCË- Në stilin e saj të njohur, revista satirike “Charlie Hebdo” po komenton konfliktin midis Izraelit dhe Iranit. Në kopertinën e saj të re, shfaqet udhëheqësi suprem fetar i Iranit, Ajatollah Ali Khamenei. Në karikaturën, në krah është paraqitur dita e tij e lindjes. Ndërsa një pikëpyetje shfaqet në vend të datës së vdekjes së tij.
    Me satirë, titulli i revistës shkruan: Personi i parë që gjen datën e vdekjes së Khameneit fiton një udhëtim në Teheran!
    Kopertina e tyre vjen pas një sërë deklaratash, si nga Izraeli, edhe nga presidenti amerikan Donald Trump. Ky i fundit tha dje se ishin në dijeni të vendndodhjes së liderit islamik, por shtoi nuk kanë ndërmend që ta vrasin ende./ZËRI

  • Dosja “Partizani”/ Gjykata e Posaçme cakton datën e nisjes së gjyqit

    Dosja “Partizani”/ Gjykata e Posaçme cakton datën e nisjes së gjyqit

    Gjykata e Posaçme cakton datën e parë të nisjes së gjyqit në dosjen “Partizani”.

    Siç raporton gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha gjykata ka vendosur datën 30 qershor ora 10:00.
    Të akuzuar për çështjen janë  ish kryeministri Sali Berisha, biznesmeni Fatmir Bektashi dhe Jamarbër Malltezi.
    Gjyjata ka dërguar fletëthirrjet për të njofruar palët midis tyre avokatët dhe të akuzuarit për caktimin e datës  të gjyqit të themelit.

    Top Channel

  • Presidentja Vjosa Osmani cakton datën e zgjedhjeve lokale në Kosovë

    Presidentja Vjosa Osmani cakton datën e zgjedhjeve lokale në Kosovë

    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka caktuar 12 tetorin si datën për mbajtjen e zgjedhjeve të rregullta lokale.
    Vendimi erdhi pas shqyrtimit të propozimeve nga subjektet politike dhe analizës së plotë në përputhje me afatet kushtetuese dhe ligjore.
    Ky hap ka për qëllim përgatitjen e plotë të procesit zgjedhor, duke garantuar administrimin e standardeve të larta nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve dhe institucionet përkatëse.

  • Osmani cakton datën për mbajtjen e zgjedhjeve lokale, Kosova voton në 12 Tetor

    Osmani cakton datën për mbajtjen e zgjedhjeve lokale, Kosova voton në 12 Tetor

    Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka caktuar datën 12 tetor 2025 për mbajtjen e zgjedhjeve të rregullta lokale në Republikën e Kosovës.
    Ky vendim është marrë pas shqyrtimit të kujdesshëm të propozimeve të subjekteve politike, si dhe pas një analize të plotë, në përputhje me afatet kushtetuese dhe ligjore.
    Caktimi i kësaj date synon të mundësojë përgatitje të plotë të procesit zgjedhor nga institucionet përgjegjëse, përfshirë Komisionin Qendror të Zgjedhjeve dhe institucionet e tjera relevante, me qëllim të respektimit të standardeve më të larta të administrimit zgjedhor.
    Kjo datë siguron hapësirën e nevojshme për organizimin teknik dhe logjistik për të gjitha format dhe procedurat e votimit sipas përcaktimit ligjor.
    Presidentja Osmani u ka bërë thirrje të gjitha subjekteve politike, organizatave të shoqërisë civile dhe qytetarëve që t’i qasen këtij procesi me përgjegjësi të plotë në funksion të garantimit të një procesi gjithëpërfshirës, të rregullt dhe të drejtë.

  • Parashikimi i Horoskopit për muajin Qershor/ Meri Gjini: Këto 2 shenja do bëjnë kthesën e madhe!

    Parashikimi i Horoskopit për muajin Qershor/ Meri Gjini: Këto 2 shenja do bëjnë kthesën e madhe!

    Astrologe Meri Gjini ka bërë parashikimin e horoskopit për muajin Qershor, në studion e “7pa5” me moderatorët Alma Çelaj dhe Syrjan Rahova.

    Muajin e parë të verës e kemi nisur me hyrje shumë të bukur, 28 gradë të Uranit dhe të Jupiterit. Urani te Demat, Jupiteri te Binjakët kanë një hyrje të fortë pozitive.Kemi një vendosje të Venusit me Mërkurin dhe Uranin që bën të mundur që për pjesën emocionale dhe ndryshimin e humorit, pjesa e parë e muajit do na e japë me intensitet.
    Kemi një Venus te Dashi deri në datën 6. Duhet të kalojnë me lëvizje konkrete që i përkasin ekonomisë, shtëpisë dhe sidomos punës. 7 qershor–7 korrik puna do të jetë prioritet.

    Kemi edhe një hyrje që na këshillohet të bëjmë kujdes. Rreth datës 15 kemi një vendosje katërkëndore të Marsit dhe të Uranit. Këto lëvizje nuk janë shumë miqësore dhe duhet të jeni shumë të kujdesshëm. Shpërthimet mund të shkojnë në ekstrem. Më mirë hapni rrugë.
    DashiGjatë muajit qershor, deri në datën 16–17 vendosni maksimumin e mundshëm të vëmendjes në shërbim të zhvillimit të tyre. Në brendësi të muajit, duhet të mendojnë seriozisht si do të lëvizin për të ndërtuar struktura që do të sjellin maksimumin e mundshëm të karrierës dhe ekonomisë. Nisur që nga ky muaj deri në 2026, nuk duhet ta lënë ekonominë e tyre në dorë të fatit. Për strategët e Dashit do të arrihet më shumë seç mendojnë, nëse këmbëngulin. Gjithsesi, deri në datën 10 planeti i fatit ju buzëqesh.
    DemiKarriera do të jetë lehtësisht e mundshme për ta dërguar drejt pikës që keni projektuar. Nga dje deri në datën 7 korrik, Urani do të bëjë çfarë është e mundur të lërë qejfin limitin tuaj. Prioriteti i muajit mbetet pjesa emocionale dhe korrigjimi dhe ristrukturimi si nga fillimi i çështjeve të emocionit. Nga data 7–8 një nga detyrimet kryesore është qartësimi emocional i tyre.
    BinjakëtDeri në datën 9 qershor do të jetë periudha e tyre. Do të jetë periudhë shumë e mirë me Mërkurin te vetja. Do të kenë zhvillime shumë të mira në karrierë. Deri në datën 9 kanë hapësirën për të marrë rreziqe të sigurta, që kanë hezituar prej kohësh. Më pas do të merren me dashurinë. Do të flasim për Venusin te Demat që bën të mundur që çfarëdo lloj problematike dhe stresi që kanë kaluar me emocionin apo me vendimin për të marrë hapa më të mëdha, do të jenë më të sigurt. Është periudhë shumë e mirë për vendim fejese, martese, bashkëjetese.
    GaforrjaNdryshimi më i rëndësishëm është ardhja e Jupiterit te Gaforrja në datën 9 qershor. Për ata që kanë në plan të bëjnë investime, ata që kanë për të zgjidhur çdo lloj çështjeje, qoftë ligjore apo zyrtare, për ata që duan të nisin një cikël shkollor që duket i pamundur për t’u arritur, për çfarë ka të rëndësishme Gaforrja, të përgatisë veten për të marrë më të mirën. Jupiteri ndihmon maksimalisht ata që punojnë dhe guxojnë. Të tjerët që nuk do të marrin këto hapa, thjesht do të ndihen më mirë dhe më pozitivë.
    LuaniMe Marsin te vetja deri në datën 16 të qershorit do të ndihen me agjendë të ngjeshur dhe shumë detyrime. Kanë arsye pse të ankohen dhe të shprehin lodhjen. Është një periudhë që jep produkt në fund të udhëtimit. Kanë disa anulime planesh rreth datës 15, por nuk varen nga ata. Por e kanë të gjithë mundësinë që nga data 17 të bëjnë rivendosjen. Hyrja e Jupiterit te Gaforrja do të shërbejë për të mbyllur me lehtësinë më të madhe çështjet që duan të zgjidhin.
    VirgjëreshaVenusi te Demat është hyrja e parë pozitive. Ka lajme të jashtëzakonshme për sa i përket ekonomisë rreth datës 4. Jupiteri te Gaforrja favorizon shumë çështjet e punës dhe karrierës. Do të njihet si muaji me agjendë të ngjeshur, por shumë produktive. Kujdes në këmbimet ekonomike rreth datës 6–7.
    PeshorjaNjë muaj shumë i rëndësishëm për karrierën e Peshores. Do të ketë intensitet diskutimi për mënyrën si do të rrjedhë karriera. Ka zhvillime shumë të forta pozitive gjatë gjithë muajit qershor deri në 17. Venusi te Dashi ju jep pikën maksimale rreth datës 4 për pjesën e dashurisë.
    AkrepiJupiteri te Gaforrja do të ndihmojë shumë Akrepat. Është momenti juaj për të marrë seriozisht çështjet që kanë të bëjnë me ekuilibrin tuaj emocional. Për herë të parë që nga 2024, jo vetëm që do të jenë pa Plutonin, do të kenë mundësi të ndihmohen me atë që kanë të rëndësishme. Ekuilibër emocional dhe të ndihen të mirëpaguar dhe të vlerësuar me atë që bëjnë. Do të kenë zhvillime të forta nga data 7–8 qershor.
    ShigjetariNë pjesën e parë i përket dashurisë dhe në pjesën e fundit sërish me dashurinë. Në datën 11 ka një Hënë te vetja që do të nxjerrë në sipërfaqe çështje për korrigjim në çift. Por pjesa më e madhe do të ëndërrojë për udhëtime të gjata. Jupiteri i ndihmon në projektim dhe në lëvizjet e mëdha, ose në iniciativat e tyre deri në 10 qershor. Pas datës 10 privilegjohen ata Shigjetarë që i kanë marrë hapat.
    BricjapiJupiteri përballë ju favorizon shumë për bashkëpunime, iniciativa, për çështje letrash, toka, shkresa. Që nga 10 qershori deri në fund të verës së vitit që vjen. Ngjyrosja do të jetë shumë e fortë për të lindurit në fillim të shenjës. Data 17 deri në fillim të korrikut rezulton shumë periudhë e mirë në zhvillime të sigurisë materiale. Me Venusin te Demat ndihmohen shumë edhe në çështje emocionale. Do të duhet edhe pak kohë që të entuziazmohen beqarët e Bricjapit. Flirtet e reja nuk janë ende të dukshme.
    UjoriPlutoni është aty, por nuk ka asnjë ndikim. Ka një Hënë të plotë në datën 11 që e favorizon shumë. Dhe në datën 24 Hëna te Gaforrja do të jetë me ndikim të plotë te ju. Hëna e Plotë i ndihmon në çështjet emocionale apo me çështjet e humorit. Pas datës 11 dalin në pah çështjet e ekonomisë. Kujdes në këmbimet ekonomike rreth datës 15. Nuk ka vend për lëvizje të nxituara.
    PeshqitJupiteri te Gaforrja është favorizues, por për të mirëstrukturuarit. Projektimi i ekonomisë është çështja me të cilën duhet të mësohen. Nuk ka detyrime të reja, por duhet të menaxhojnë të ardhurat e tyre për t’ia dalë mbanë me projektimet që kanë marrë përsipër. Bëni llogari me laps e letër, për sa kohë Saturni është te Dashi. Venusi te Demat është hyrje shumë e mirë dhe shumë pozitive për ata që duan të ndryshojnë statusin, por edhe për ata që po kërkojnë gjysmën e tyre më të mirë.
    /vizionplus.tv

  • Parashikimi i astrologës së njohur ‘trondit’ këto shenja: Muaj Qershor do të jetë bombastik me vendime…

    Parashikimi i astrologës së njohur ‘trondit’ këto shenja: Muaj Qershor do të jetë bombastik me vendime…

    Çdo fillim muaji na bën kureshtarë për mesazhin e yjeve, paralajmërimet e tyre apo edhe surprizat që kanë rezervuar.Chrysanthi Kalogeri, astrologia e programit “Shije Shtëpie” është gjithnjë e gatshme për të na zbuluar se çfarë na pret çdo muaj e në këtë rast, në qershor.
    Kjo është një periudhë ku do të shkojmë drejt vendimeve të mëdha dhe kapitujve të rinj. Do të ndiejmë ndikimin e bukur të Jupiterit, begatinë që sjell, forcimin e lidhjeve familjare dhe rritjen e financave. Rreth mesit të muajit nuk mungojnë tensionet, por gjithçka na çon drejt fillimeve të reja. Planetët kanë rezervuar dhurata dhe më poshtë mund të zbuloni tuajën.
    Chrysanthi Kalogeri: Vera që vjen në vija të përgjithshme është pozitive. Nuk përjashtohen gjërat që do të na befasojnë në jetën sociale, politike, në gjëra që kanë të bëjnë me fenomene natyrore, bota është në ndryshim dhe në zhvillim. Fillimi i ri është bërë në 2020, por 2025 përbën një faktor vendimtar për zhvillimet tona ku do të mbyllim disa kapituj për fillime të reja. Edhe pse pritshmëritë tona mund të zhgënjehen, asgjë nuk na nxjerr nga rruga e zhvillimit dhe përparimit. Është një periudhë me zhvendosje të planetëve, ka ndryshuar Neptuni, Saturni ka kaluar në Dash në datën 25 dhe më 9 qershor kalon Jupiteri në Gaforre, në një vend shumë të mirë e të përshtatshëm. Jupiteri do të na bëjë shumë dhurata, por në momentin që hyn, ka një lidhje jo harmonike me Saturnin kështu që pritshmëritë dhe probleme me ligjet, pronën mund të dalin sërish në pah. Gjithsesi, do të na bëjë shumë dhurata pasi do të qëndrojë një vit aty nga qershori deri në verën 2026. Ndjenja e patriotizmit do të jetë shumë e theksuar, ka rëndësi që mos të kalojë në nacionalizëm. Do të kemi ndryshime në vlerën e pasurisë së patundshme dhe do të gjejmë mbështetje nga të afërmit, familja etj. Nuk është muaj i keq. Duhet të jemi të kujdesshëm në reagime, tensione në një situatë shpërthyese në mes të qershorit ku Marsi takon Uranin. Ka një hënë të plotë në datën 11, pozitive që do të na mbushë me vetëbesim e entuziazëm ku s’duhet të nxitohemi. Hëna e re në datën 25 në Gaforre do të ketë zhgënjime, por edhe gjëra pozitive dhe mund të vendosim jetën në themele të reja. Në qershor dhe gjatë verës, shumë të ndikuar janë të lindurit në ditët e para të shenjave ose të 10-ditëshit të parë.
    Dashi – Qershori është shumë i rëndësishëm sepse do të merrni vendime serioze për jetën personale e profesionale. Një kapitull i ri ka nisur për ju, sidomos për të lindurit në ditët e para të shenjës dhe kjo do të përforcohet me hënën e re në Gaforre në datën 25. Përgjegjësitë do të jenë më të mëdha dhe rruga për realizimin e planeve kërkon disiplinë, diçka që do ju krijojë më shumë lodhje se herët e tjera. Me hënën e plotë më 11 qershor, hapen horizonte të reja. Favorizohen çështje që kanë të bëjnë me fëmijët, dashurinë, të ardhmen e afërt. Një udhëtim do ju ripërtërijë dhe do ju japë atë që ju nevojitet. Jupiteri që hyn në Gaforre në datën 9 sjell fat në çështjet e lidhura me familjen, pasuritë e patundshme. Kujdesuni më tepër për jetën shpirtërore. Nga 17 qershori fillon një fazë shumë aktive, organizojeni sa më mirë përditshmërinë. Sektori financiar premton zhvillime, shmangni teprimet dhe përshtatuni me një filozofi të re jete.

    Demi – Qershori në pjesën më të madhe të tij ofron shanse në jetën financiare. Prania e Afërditës në shtëpinë tuaj krijon mundësi për të arritur me lehtësi ato që dëshironi. Me hënën e re më 25 qershor, do të zgjidhni çështje që lidhen me pronat, pasurinë e patundshme, akomodimin dhe çdo gjë që ju shqetëson. Do të përfitoni në një shitblerje, favorizohen kontaktet, udhëtimet dhe veprimtaria juaj. Këto do të jenë fitimprurëse, por kujdes nga presioni që mund t’ju ushtrojë mjedisi dhe mos i ekzagjeroni shqetësimet brenda jush. Jupiteri në Gaforre do të bëjë që për një vit të keni ndihmë, mbështetje dhe mund të promovoni jetën. Do të nisë një periudhë shumë aktive, do të shijoni dashurinë, do të flirtoni dhe do të shpreheni përmes krijimtarisë. Shmangni prapaskenat.

    Binjakët – Qershori kërkon përqendrim në fushën e marrëdhënieve dhe bashkëpunimeve për shkak të hënës së plotë përballë jush në Shigjetar. Do të keni shanse në fushën e marrëdhënieve dhe do të favorizoheni në jetën emocionale, sidomos të lindurit në 10-ditëshin e tretë. Me hënën e re më 25 qershor dhe Jupiterin në Gaforre, do të keni shanse në sferën financiare dhe përveç ndihmës, do të shpërbleheni për sakrificat që keni bërë. Kërkohet organizim në sektorin financiar që duhet t’i shërbejë qëllimeve dhe synimeve tuaja. Mbështetuni në forcat tuaja sepse mund të zhgënjeheni nga pritshmëritë. Nga 17 qershori e deri më 7 gusht është një periudhë që duhet të fokusoheni te jeta personale, të mos krijoni probleme dhe të realizoni ndryshimet që doni.
    Gaforrja – Keni arsye të ndiheni të kënaqur, me vetëbesim të plotë, nga data 9 kur Jupiteri kalon në shenjën tuaj kështu që planeti i fatit, zgjerimit, bollëkut do të sjellë dhurata shumë të mira. Pjesa më e madhe e qershorit kërkon të përvishni mëngët, të përqendroheni në përditshmëri dhe të kujdeseni për shëndetin. Hëna e re në datën 25 ju fton të vendosni themele të reja edhe pse në jetën profesionale e sociale mund të zhgënjeheni. Merrni përsipër përgjegjësinë, siguroni disiplinën e duhur, veçanërisht në iniciativat personale.
    Luani – Qershori fillon pozitivisht, edhe pse intensiv dhe tensioni mund të mbizotërojë rreth jush. Jini të kujdesshëm rreth datës 15 qershor, evitoni konfliktet me eprorët, prindërit, mos ekspozoni veten në rrezik, kryesisht të lindurit në ditët e fundit të shenjës. Hëna e plotë në datën 11 është pozitive në jetën erotike, për një përparim, vendime që doni të merrni. Jeta sociale do të jetë shumë aktive. Me hënën e re në datën 25 jini më të tërhequr, rishikoni planet për të ardhmen, hapin e mëtejshëm. Lidhur me to, favorizoheni edhe pse disa nga pritshmëritë mund të mos jenë siç dëshironi. Rezistenca dhe këmbëngulja juaj do të jenë përgjigjja pozitive në këto fillime të reja që do të jenë pak të penguara. Shumë të ndikuar janë të lindurit në ditët e para të shenjës.

    Virgjëresha – Qershori ju gjen aktivë në sferën sociale, profesionale, diçka që ju mbush dhe pëlqen, por duhet të vendosni një ekuilibër mes jetës personale, familjare, profesionale e sociale, sidomos me hënën e plotë në Shigjetar në datën 11. Prania e Afërditës në Dem krijon kushte shumë të mira financiare, për të udhëtuar, për jetën, planet e së ardhmes. Jupiteri në Gaforre do të sjellë shanse në zgjerimin e rrjetit social që do të mbështesin synimet tuaja. Hëna e re në datën 25 kërkon që në fillimet e reja për qëllimet tuaja, të mbështeteni në forcat tuaja dhe të ndani dëshirat dhe nevojat. Marsi do të kalojë në shenjën tuaj në datën 17 dhe shënon një periudhë shumë aktive deri në gusht ku do të realizoni shumë gjëra. Mos jini impulsivë dhe mbroni marrëdhëniet e interesat tuaja duke mos u konfliktuar me të tjerët.
    Peshorja – Keni hyrë në një fazë të re në aspektin e marrëdhënieve dhe bashkëpunimeve, por Jupiteri në Gaforre shënon një cikël të ri shoqëror, me interesa të reja dhe plane të freskëta. Me hënën e re në datën 25, pritet ngritje, vlerësim i personalitetit tuaj, ndryshime në jetën tuaj sociale që do të jenë pozitive. Të ndikuar do të jenë të lindurit në ditët e para të shenjës që janë të detyruar për të ndërmarrë vendime për jetën sociale, profesionale dhe kjo ka ndikim, është e lidhur me bashkëpunimet dhe lidhjet personale. I gjithë qershori ofron fillime pozitive, sidomos me hënën e plotë që krijon kushte për promovimin e jetës dhe planeve. Do të takoni njerëz shumë të rëndësishëm që do ju ndihmojnë, nuk ka nevojë të nxitoheni.
    Akrepi – Qershori nis me shanse në fushën e marrëdhënieve dhe bashkëpunimeve, për shkak të Afërditës në Dem. Fusha e jetës së përditshme dhe punës do të jetë shumë kërkuese në përgjithësi e deri në vitet e ardhshme dhe duhet të siguroni një mënyrë jetese që i shërben shëndetit dhe mirëqenies. Shmangni konfliktet në punë, marrëdhënie e bashkëpunime që mund të sjellë çarje rreth mesit të qershorit. Kini kujdes të lindurit në ditët e fundit të shenjës. Jupiteri në Gaforre dhe hëna e re premtojnë zhvillime të reja e pozitive që do të hapin horizonte për jetën tuaj dhe një ripërcaktim të saj mund ta bëni, sidomos të lindurit në ditët e para të shenjës. Nga data 17 deri më 7 gusht do të keni një aktivitet të fortë shoqëror. Përdorni diplomacinë për realizimin e qëllimeve dhe synimeve.
    Shigjetari – Qershori ju gjen me sytë drejt marrëdhënieve e bashkëpunimeve, por duhet të fokusoheni te vetja. Mos qëndroni në sipërfaqe të gjërave. Një cikël i ri, i këndshëm jete fillon për ju, sidomos të lindurit në ditët e para të shenjës. Jeta personale, dashuria, jeta krijuese hyn në një trajektore të re, edhe pse disa pritshmëri mund të mos shkojnë siç mendoni. Hyrja e Jupiterit në Gaforre dhe hëna e re më 25 qershor, sjell zhvillime pozitive, mbështetje financiare nëse s’bëni lëvizje të nxituara dhe iniciativa që ju ekspozojnë. Keni shanse e fuqi në sferën profesionale nga data 17.
    Bricjapi – Qershori në pjesën më të madhe ju fton të vendoni një ekuilibër mes punës, përditshmërisë dhe çlodhjes në jetën private duke evituar gabimet. Jupiteri në Gaforre dhe hëna e re në datën 25 është një fillim i ri në marrëdhënie e bashkëpunime. Është momenti të vendosni për shtëpinë, familjen.
    Ujori – Qershori fillon pozitivisht, veçanërisht në jetën erotike e krijuese do të favorizoheni. Kjo do të ndodhë me hënën e plotë më 11 qershor, ku do të jeni shumë socialë. Jupiteri në Gaforre më 9 qershor dhe hëna në datën 25 do të kontribuojë në një organizim më të mirë të jetës, sjell përmirësime në punë e shëndet. Nga data 17 qershor e deri në fillim të gushtit do të keni libido të fortë dhe duhet të përqendroheni në iniciativat financiare.
    Peshqit – Qershori ju fton të përqendroheni në karrierë, jetën sociale por duke mos lënë pas dore familjen. Hyrja e Jupiterit në Gaforre dhe hëna e re në datën 25 krijon shanse për jetën personale, erotike, për krijimtarinë, për fëmijët. Prania e Jupiterit në shtëpinë tuaj të pestë do të sjellë fat për 1 vit. Mos nënvlerësoni situatat dhe kujdes me iniciativat në sferën financiare. Mund t’i lini për më vonë pasi do të përcaktojnë të ardhmen tuaj dhe duhet të jeni shumë të kujdesshëm nga data 17 e deri në gusht në bashkëpunimet e çdo lloji. Do të jeni shumë aktivë, por do të keni edhe provokime ku duhet të reagoni me takt e diplomaci që të mbroni interesat tuaja.

  • Qershori vjen i ngarkuar për Horoskopin, Chrysanthi Kalogeri përçon mesazhin e yjeve

    Qershori vjen i ngarkuar për Horoskopin, Chrysanthi Kalogeri përçon mesazhin e yjeve

    Çdo fillim muaji na bën kureshtarë për mesazhin e yjeve, paralajmërimet e  tyre apo edhe surprizat që kanë rezervuar. Chrysanthi Kalogeri, astrologia e programit “Shije Shtëpie” në Tv Klan ëshytë gjithnjë e gatshme për të na zbuluar se çfarë na pret çdo muaj e në këtë rast, në qershor.
    Kjo është një periudhë ku do të  shkojmë drejt vendimeve të mëdha dhe kapitujve të rinj. Do të ndiejmë ndikimin e  bukur të Jupiterit, begatinë që sjell, forcimin e lidhjeve familjare dhe rritjen e financave. Rreth mesit të muajit nuk mungojnë tensionet, por gjithçka na çon drejt fillimeve të reja. Planetët kanë rezervuar dhurata dhe më poshtë mund të zbuloni tuajën.
    Chrysanthi Kalogeri:Vera që vjen në vija të përgjithshme është pozitive. Nuk përjashtohen gjërat që do të na befasojnë në jetën sociale, politike, në gjëra që kanë të bëjnë me fenomene natyrore, bota është në ndryshim dhe në zhvillim. Fillimi i ri është bërë në 2020, por 2025 përbën një faktor vendimtar për zhvillimet tona ku do të mbyllim disa kapituj për fillime të reja. Edhe pse pritshmëritë tona mund të zhgënjehen, asgjë nuk na nxjerr nga rruga e zhvillimit dhe përparimit. Është një periudhë me zhvendosje të planetëve, ka ndryshuar Neptuni, Saturni ka kaluar në Dash në datën 25 dhe më 9 qershor kalon Jupiteri në Gaforre, në një vend shumë të mirë e të përshtatshëm. Jupiteri do të na bëjë shumë dhurata, por në momentin që hyn, ka një lidhje jo harmonike me Saturnin kështu që pritshmëritë dhe probleme me ligjet, pronën mund të dalin sërish në pah. Gjithsesi, do të na bëjë shumë dhurata  pasi do të qëndrojë një vit aty nga qershori deri në verën 2026. Ndjenja e patriotizmit do të jetë shumë e theksuar, ka  rëndësi që mos të kalojë në nacionalizëm. Do të kemi ndryshime në vlerën e pasurisë së patundshme dhe do të gjejmë mbështetje nga të afërmit, familja etj. Nuk është muaj i keq. Duhet të jemi të kujdesshëm  në reagime, tensione në një situatë shpërthyese në mes të qershorit ku Marsi takon Uranin. Ka një hënë të plotë në datën 11, pozitive që do të na mbushë me vetëbesim e entuziazëm ku s’duhet të nxitohemi. Hëna e re në datën 25 në Gaforre do të ketë zhgënjime, por edhe gjëra pozitive dhe mund të vendosim jetën në themele të reja. Në qershor dhe gjatë verës, shumë të ndikuar janë të lindurit në ditët e para të shenjave ose të 10-ditëshit të parë.
    Dashi – Qershori është shumë i rëndësishëm sepse do të merrni vendime serioze për jetën personale e profesionale. Një kapitull i ri ka nisur për ju, sidomos për të lindurit në ditët e para të shenjës dhe kjo do  të përforcohet me hënën e re në Gaforre në datën 25. Përgjegjësitë do të jenë më të mëdha dhe rruga  për realizimin e planeve kërkon disiplinë, diçka që do ju krijojë më shumë lodhje se herët e tjera. Me hënën e plotë më 11 qershor, hapen horizonte të reja. Favorizohen çështje që kanë të bëjnë me fëmijët, dashurinë, të ardhmen e afërt. Një udhëtim do ju ripërtërijë dhe do ju japë atë që ju nevojitet. Jupiteri që hyn në Gaforre në datën 9 sjell fat në çështjet e lidhura me familjen, pasuritë e patundshme. Kujdesuni më tepër për jetën shpirtërore. Nga 17 qershori fillon një fazë shumë aktive, organizojeni sa më mirë përditshmërinë. Sektori financiar premton zhvillime, shmangni teprimet dhe përshtatuni me një filozofi të re jete.
    Demi – Qershori në pjesën më të madhe të tij ofron shanse në jetën financiare. Prania e Afërditës në shtëpinë tuaj krijon mundësi për të arritur me lehtësi ato që dëshironi. Me hënën e re më 25 qershor, do të zgjidhni çështje që lidhen me pronat, pasurinë e patundshme, akomodimin dhe çdo gjë që ju shqetëson. Do të përfitoni në një shitblerje, favorizohen kontaktet, udhëtimet dhe veprimtaria juaj.  Këto do të jenë fitimprurëse, por kujdes nga presioni që mund t’ju ushtrojë mjedisi dhe mos i ekzagjeroni shqetësimet brenda jush. Jupiteri në Gaforre do të bëjë që për një vit të keni ndihmë, mbështetje dhe mund të promovoni jetën. Do të nisë një perudhë shumë aktive, do të shijoni dashurinë, do të flirtoni dhe do të shpreheni përmes krijimtarisë. Shmangni prapaskenat.
    Binjakët – Qershori kërkon përqendrim në fushën e marrëdhënieve dhe bashkëpunimeve për shkak të  hënës së plotë përballë jush në Shigjetar. Do  të keni shanse në fushën e marrëdhënieve dhe do të favorizoheni në jetën emocionalee, sidomos të lindurit në 10-ditëshin e tretë. Me hënën e re më 25 qershor dhe Jupiterin në Gaforre, do të keni shanse në sferën financiare dhe përveç ndihmës, do të shpërbleheni për sakrificat  që keni bërë. Kërkohet organizim në sektorin financiar që duhet t’i shërbejë qëllimeve dhe synimeve tuaja. Mbështetuni në forcat tuaja sepse mund të zhgënjeheni nga  pritshmëritë. Nga 17 qershori e deri më 7 gusht është një periudhë që duhet të fokusoheni te jeta personale, të mos krijoni probleme dhe të realizoni ndryshimet që doni.
    Gaforrja – Keni arsye të ndiheni të kënaqur, me vetëbesim të plotë, nga data 9 kur Jupiteri kalon në shenjën tuaj kështu që planeti i fatit, zgjerimit, bollëkut do të sjellë dhurata shumë të mira. Pjesa më e madhe e qershorit kërkon të përvishni mëngët, të përqendroheni në përditshmëri dhe të kujdeseni për shëndetin. Hëna e re në datën 25 ju fton të vendosni themele të reja edhe pse në jetën profesionale e sociale mund të zhgënjeheni. Merrni përsipër përgjegjësinë, siguroni disiplinën e duhur, veçanërisht në iniciativat personale.
    Luani – Qershori fillon pozitivisht, edhe pse intensiv dhe tensioni mund të mbizotërojë rreth jush. Jini të kujdesshëm rreth datës 15 qershor, evitoni konfliktet me eprorët, prindërit, mos ekspozoni veten në rrezik, kryesisht të lindurit në ditët e fundit të shenjës. Hëna e plotë në datën 11 është pozitive në jetën erotike, për një përparim, vendime që doni të merrni. Jeta sociale do të jetë shumë aktive. Me hënën e re në datën 25 jini më të tërhequr, rishikoni planet për të ardhemen, hapin e mëtejshëm. Lidhur me to, favorizoheni edhe pse disa nga pritshmëritë mund të mos jenë siç dëshironi. Rezistenca dhe këmbëngulja juaj do të jenë përgjigjja pozitive në këto fillme të reja që do të jenë pak të penguara. Shumë të ndikuar janë të lindurit në ditët e para të shenjës.
    Virgjëresha – Qershori ju gjen aktivë në sferën sociale, profesionale, diçka që ju mbush dhe pëlqen, por duhet të vendosni një ekuilibër mes jetës personale, familjare, profesionale e sociale, sidomos me hënën  e plotë në Shigjetar në datën 11. Prania e Afërditës në Dem krijon kushte shumë të mira financiare, për të udhëtuar, për jetën, planet e së ardhmes. Jupiteri në Gaforre do të sjellë shanse në zgjerimin e rrjetit social që do të mbështesin synimet tuaja. Hëna e re në datën 25 kërkon që në fillimet e reja për  qëllimet tuaja, të mbështeteni në forcat tuaja dhe të ndani dëshirat dhe nevojat. Marsi do të kalojë në shenjën tuaj në datën 17 dhe shënon një periudhë shumë aktive deri në gusht ku do të realizoni shumë gjëra. Mos jini impulsivë dhe mbroni marrëdhëniet e interesat tuaja duke mos u konfliktuar me të tjerët.
    Peshorja – Keni hyrë në një fazë të re në aspektin e marrëdhëniëve dhe bashkëpunimeve, por Jupiteri në Gaforre shënon një cikël të ri shoqëror, me interesa të reja dhe plane të freskëta. Me hënën e re në datën 25, pritet ngritje, vlerësim i personalitetit tuaj, ndryshime në jetën tuaj sociale që do të jenë  pozitive. Të ndikuar do të jenë të lindurit në ditët e para të shenjës që janë të detyruar për të ndërmarrë vendime për jetën sociale, profesionale dhe kjo ka ndikim, është e lidhur me  bashkëpunimet dhe lidhjet  personale. I gjithë qershori ofron fillime pozitive, sidomos me hënën e plotë që krijon kushte për promovimin e jetës dhe planeve. Do të takoni njerëz shumë të rëndësishëm që do ju ndihmojnë, nuk ka nevojë të nxitoheni.
    Akrepi – Qershori nis me shanse në fushën e marrëdhënieve dhe bashkëpunimeve, për shkak të  Afërditës në Dem. Fusha e jetës së përditshme dhe punës do të jetë shumë kërkuese në përgjithësi e deri në vitet e ardhshme dhe duhet të siguroni një mënyrë jetese që i shërben shëndetit dhe mirëqenies. Shmangni konfliktet në punë, marrëdhënie e bashkëpunime që mund të sjellë çarje rreth mesit të qershorit. Kini  kujdes të lindurit në ditët e fundit të shenjës. Jupiteri në Gaforre dhe hëna e re premtojnë zhvillime të reja e pozitive qqë do të hapin horizonte për jetën tuaj dhe një ripërcaktim të saj mund ta bëni, sidomos të lindurit në ditët e para të shenjës. Nga data 17 deri më 7 gusht do të keni një aktivitet të fortë shoqëror. Përdorni diplomacinë për realizimin e qëllimeve dhe synimeve.
    Shigjetari – Qershori ju gjen me sytë drejt marrëdhënieve e bashkëpunimeve, por duhet të fokusoheni te vetja. Mos qëndroni në sipërfaqe të gjërave. Një cikël i ri, i këndshëm jete fillon për ju, sidomos të lindurit në ditët e para të shenjës. Jeta personale, dashuria, jeta krijuese hyn në një trajektore të re, edhe pse disa pritshmëri mund të mos shkojnë siç mendoni. Hyrja e Jupiterit në Gaforre dhe hëna e re më 25 qershor, sjell zhvillime pozitivee, mbështetje financiare nëse s’bëni lëvizje të nxituara dhe iniciativa që ju ekspozojnë. Keni shanse e fuqi në sferën profesionale nga data 17.
    Bricjapi – Qershori në pjesën më të madhe ju fton të vendoni një ekuilibër mes punës, përditshëmrisë dhe çlodhjes në jetën private duke evituar gabimet. Jupiteri në Gaforre dhe hëna e re në datën 25 është një fillim i ri në marrëdhënie e bashkëpunime. Është momenti të vendosni për shtëpinë, familjen.
    Ujori – Qershori fillon pozitivisht, veçanërisht në jetën erotike e krijuese do të favorizoheni. Kjo do të ndodhë me hënën e plotë më 11 qershor, ku do të jeni shumë socialë. Jupiteri në Gaforre më 9 qershor dhe hëna në datën 25 do të kontribuojë në një organizim më të mirë të jetës, sjell përmirësime në punë e shëndet. Nga data 17 qershor e deri në fillim të gushtit do të keni libido të fortë dhe duhet të përqendroheni në iniciativat financiare.
    Peshqit – Qershori ju fton të përqendroheni në karrierë, jetën sociale por duke mos lënë pas dore familjen. Hyrja e Jupiterit në Gaforre dhe hëna e re në datën 25 krijon shanse për jetën personale, erotike, për krijimtarinë, për fëmijët. Prania e Jupiterit në shtëpinë tuaj të pestë do të sjellë fat për 1 vit. Mos nënvlerësoni  situatat dhe kujdes me iniciativat në sferën financiare. Mund t’i lini për më vonë pasi do të përcaktojnë të ardhmen tuaj dhe duhet të jeni shumë të kujdesshëm nga data 17 e deri në gusht në bashkëpunimet e çdo lloji. Do të jeni shumë aktivë, por do të keni edhe provokime ku duhet të reagoni me takt e diplomaci që të mbroni interesat tuaja.

  • OPERACIONI “URA”/ “Shok, mpate pyt iher për çokollat”, si u kapën 275 kg drogë me stampën e “Dragon Ball” në Rimini. Pjesë nga përgjimi në SkyECC…

    OPERACIONI “URA”/ “Shok, mpate pyt iher për çokollat”, si u kapën 275 kg drogë me stampën e “Dragon Ball” në Rimini. Pjesë nga përgjimi në SkyECC…

    Mega-operacioni “Ura” mes Italisë dhe Shqipërisë çoi në 52 urdhër arreste për shtetas italianë dhe shqiptarë. Janë zbardhur shumë përgjime të të akuzuarve, që lidhen me dërgesa të ndryshme të drogës nga Shqipëria drejt Italisë.
    Siç shihet edhe nga komunikimi i pesë viteve më parë, autorët flasin hapur me njëri-tjetrin, duke përdorur edhe disa kode për llojin e drogës, me epitete si “Dragon Ball”, ku shoqërohen edhe me foto.
    Përmes këqyrjes dhe analizimit të të dhënave të administruara nga kërkesa për ndihmë juridike, është bërë e mundur administrimi i kopjes së dosjes hetimore.
    Për interesa të dokumentimit të faktit penal të mësipërm, janë këqyrur dhe analizuar komunikimet e kryera në aplikacionin e enkriptuar të komunikimeve SkyECC të dërguara nga autoritetet franceze të drejtësisë.
    Në analizë të bisedave në aplikacionin SkyECC, në datën 03 dhjetor 2020, në orën përdoruesi i SkyECC 5PNNS9, i identifikuar si Ekil Nderjaku zhvillon një bisedë me përdoruesin e SkyECC HPUTP2, i paidentifikuar, të cilin e informon se ai disponon lëndë narkotike, e cila ndodhet ne Rimini, Itali si dhe i dërgon fotografi ku stampuar imazhi i Gokut, personazhi vizatimor i Dragon Ball.
    Foto E UraKonkretisht biseda si vijon:“5PNNS9—Shok mpate pyt iher per cokollat ne it ti mu….Kam ne rimni…Aha….Ardala kam…4…Ta lej iqet me 4.3…4.3….Ok…Jojo… Folti…
    Po në datën 03 dhjetor 2020, në orën 18:51 përdoruesi i SkyECC 5PNNS9, i identifikuar si Ekil Nderjaku zhvillon një bisedë me përdoruesin e SkyECC QAEJ40, i paidentifikuar, ku Ekil Nderjaku i dërgon një fotografi në dukje lëndë narkotike, ku stampuar është imazhi i Gokut, personazhi vizatimor i Dragon Ball:
    “5PNNS9–foto…QAEJ40-–Me sa eshte kjo shok…5PNNS9-–Me 4 shok…4.3 hiqet…Ardala…QAEJ40-–Po spo gjej dot nji shofer”.
    Në datën 04 dhjetor 2020, në orën 19:02, përdoruesi i SkyECC QAEJ40, i paidentifikuar, komunikon me përdoruesin e SkyECC 5PNNS9, i identifikuar si Ekil Nderjaku, ku ky i fundit e informon se i është sekuestruar një sasi lënde narkotike:“QAEJ40—O shok…Ca bon…Po me gjet nji shof na nimon dot me na nji 10 pa likujdim…5PNNS9-–O shok mi kapn mrom gjith 150 coko e 150 bar…Ne rimini…QAEJ40-–Boh ca te paskan bo mer shok..Prapp…SPNNS9–Po i q… ropt…”.
    Itali: 275 kg drogë me stampen “Dragon Ball”, 3 shqiptarë në pranga
    Biseda vijon në datën 05 dhjetor 2020, në orën 14:43 përdoruesi i SkyECC HPUTP2, i paidentifikuar i dërgon fotografi përdoruesit të SkyECC 5PNNS9, i identifikuar si Ekil Nderjaku, me përmbajtje të një lajmi në lidhje me sekuestrimin e një sasi lendë narkotike në Itali prej 275 kg drogë me stampën “Dragon Ball”, si vijon: “HPUTP2— Foto5PNNS9-— He shok….He shok…Po na u kap ne rimn…Parmrom….HPUTP2-–A i q… ropt…SPNNS9-–Ee na bon dom kurvat… Leje mo shok as vet spo e kuptoj…”./ BW