Tag: dasmës

  • “Të qara me ulërima”… si bëhej dasma shqiptare në vitet e ’80-të

    “Të qara me ulërima”… si bëhej dasma shqiptare në vitet e ’80-të

    Foto ilustrim

    “Të qara me ulërima deri sa të dëgjonte i fundi i katundit ose i lagjes…, se kështu e donte zakoni”.

    Media franceze e përshkruante ceremoninë e dasmës, të qarat e nuses si të ishte dita e saj më e tmerrshme.

    Gazetari shqiptar, Ilir Seci, e ka publikuar kohë më parë foton e faqes së parë të njërës prej tyre, ku shfaqet nusja në ditën e saj më të lumtur duke qarë me sa fuqi ka.

    Në krah të saj është i vëllai, i larë me lot gjithashtu, pasi po përcjell nga dera motrën e tij nuse. Një pamje “tmerri” të ditës së dasmës e përcjell në vitin 1980 një media franceze në faqen e parë të saj.

    Më poshtë mund të lexoni një pjesë të tekstit të përkthyer në shqip:

    “Të qara me ulërima deri sa të dëgjonte i fundit i katundit ose i lagjes…, se kështu e donte zakoni. 

    Kjo është një ndër detajet e rëndësishme të ceremonisë së dasmave të vajzave shqiptare në komunizëm. Është një zakon që në fakt është trashëguar më herët. Nuk ishte reflektim i emocionit të ditës, kur vajza lë shtëpinë e prindërve, por se përmes të qarave duhet të tregojë se sa shumë i doje prindërit e sa e “fisme” ishe, se nuk dëshiron të lije prindërit “për të shkuar të burri”.

    Këtë adet duhet ta respektonin të gjitha nuset, në momentin kur vëllai apo një i afërm tjetër i familjes, i merrte prej krahu për t’i përcjellë tek pragu i derës, atje ku ishin krushqit duke pritur ta marrin në dorëzim.

    Në të shumtën e rasteve dhëndri mungonte mes krushqve. Nusja e dhëndëri shiheshin në fund të ceremonisë në shtëpinë e dhëndrit, madje të hënën, një ditë pas dasmës, sepse nusja merrte me vete një krushkë, e cila flinte atë natë me nusen në shtëpinë e dhëndrit”, këto zakone të ceremonisë martesore shqiptare janë përcjellë në mediet franceze në vitin 1980.

    ObserverKult

    ——————–

    Lexo edhe:

    Si bëheshin dasmat në Tiranë, pse goditej dhëndri me shuplakë…

    ObserverKult

  • Tregim nga Mitrush Kuteli: I vdekuri dhe i gjalli

    Tregim nga Mitrush Kuteli: I vdekuri dhe i gjalli

    Na ish njëherë një i mirë me mall e gjë shumë e na bënte dasmën e të birt. E si e kish gaz të parë në derë na çoi e dërgoi mushtullukë më të katër anët, për të ftuar botën. Pa na janë nisur këta mushtullukë, të gjithë trima e të pamartuar, kaluar mbi kuaj të bardhë, nisur e stolisur, me këto kësula mbi sy, me këto riza të gjata varur kuajve, e me këto opinga me xhufka, me nga dy plloska për shoq, në kocaqe, na janë nisur fshat më fshat e derë më derë duke thirrur me gaz të madh:

    -Hej! Dëgjoni mbani vesh: Im zot bën dasmën e bandillit e fton të madh e të vogël të vijë e të gëzohet në shtëpinë e tij!Edhe gjithë kjo botë-i mirë e i lig, i madh e i vogël, burrë e grua-ngrinte nj’ato plloska të rënda, mbështjellë me borzilok e me trëndelinë të thatë edhe uronte:-Hej! Na u trashëgofshin e na u mplakshin si zgjoi i bletës! Edhe të zon’ e dasmës e paçim sa malet!Pinte pastaj dëng e dëng, me sytë në qiell, që t’i zihet urimi, dhe kur mbaronte fshinte buzët me rizën e qafës edhe rishtas uronte bandillë dhe mushtullukun bashkë:

    -Bandilli na u trashëgoftë, Zoti na e bëftë kral e mbret! E me gaz tënd, o trim!Edhe kështu: fshat më fshat e shtëpi më shtëpi sa s’mbeti njeri pa ftuar në dasmë.

    Kur po na ktheheshin këta mushtullukë me zhurmë e gaz te i zoti i dasmës, me arra e gështjenja në torba, njëri që i kish mbetur një pikë verë në plloskë e mbajti kalin pranë një varri, aty mb’udhë, (ku a pat zënë vdekja njerinë) i derdhi verën e i tha këto fjalë, si me të qeshur:-Pi edhe ti, o i vdekur, një pikë verë se imzot marton bandillë e të fton për dasmë!E si i derdhi verën e i foli kështu, si me të qeshur, i ra kalit e iku. E si i ra kalit ktheu kokën e thirri:-O i vdekur! Mos harro se je i ftuar në dasmë!

    Pastaj shtrëngoi mamuzet e këmbës dhe hopa-hopa! Arriu në shtëpi të dasmës, ku gazi ish në valomë, si lëmi në mes të Korrikut.

    Dasma ish në valomë po dasmorët gjith rridhnin e rridhnin që nga an’e anës ku kishin shkuar e ftuar mushtullukët. E jo vetëm dasmorët por edhe kanisqet: kush me këta deshinj arrokë, me brirë tri herí përdredhur e me mollë të kuqe në majë; kush me këta qype me mjaltë e kush me këto shkel me gjalp’ e djathë-sikujt ia deshi puna e radha.

    E na ish një gaz e një bukuri e madhe si s’kish parë që shumë kjo botë e murrme! Zjente kjo këngë e kjo valle, majë më majë-burra e gra bashkë, djem e vasha bashkë, si ka qenë nër ato kohë të lashta kur bota s’ish e përçarë. E jo vetëm të rinjtë po edhe pleqtë me xhoke të bardha edhe plakat me linjë të gjata hidheshin e kërcenin si pa gjë të keq, për gazin e bandillit.Po hidhërime e mëndje të ligë s’kish njeri, se ay që ngre plloskën me gjakun e Tënëzotit edhe që vështron qiellë kur pi verën shikon me vetë sytë e tij Zotin e madh (hej, vëntë dorë e na shpëtoftë!) që kurdisi këtë botë.Edhe sa për verë gjer aty e ktheu prapë, sa butet ishin ne dera edhe plloskat ne goja: me trëndelinë, me borzilok-e lehtë a e rëndë-si ta desh e bardha zemër.

    E sa për të ngrënë, s’ka si bëhet më mirë, se qengjet e buta edhe gjahu i egër ish në heje-si ta deshe.Pa vetë ky i zoti i dasmës shkonte oborr më oborr e odë më odë që të vështrojë me syt’ e tij si gëzohen dasmorët e të japë urdhërata për mirë e më mirë.Kur u ngrys e doli ylli na hapet ky varri që ish atje mb’udhë, ku derdhi mushtulluku plloskën, e na ngrihet ky i vdekuri që ish brenda e na niset për në dasmë. Kish hedhur edhe ay një gunë krahëve, si gjithë bota, e kish vënë një rizë qafës, si dasmor që ish. Na vajti më parë në qilar e na la dhuratën (një trëmbë linjë të hollë si drita e hënës, të nedur në atë jetë-dhe na u ngjit pastaj shkallëve përpjetë.-Mirëmbrëma, o të mirë!-Misardhe, të lumtë këmba!Vajti pastaj drejt ne i zoti i dasmës-sikur e kish të njohur prej njëqind vjet-edhe e uroi t’i trashëgohet gazi e t’i shtohet fara sa yjt’ e qiellit e sa rrër’ e detit. Ndenj pastaj, si më një anë, pranë dasmorëve. Për të ngrënë nuk hëngri gjë as për të pirë nuk piu gjë, po për të gëzuar u gëzua fort kur pa të rinj e pleq që luanin me shami në dorë.

    Të tjerët nuk e vinin fare re, se ata kishin gazin e tyre, po ky zot i dasmës e mirrte mëndjen si belcat në dërstilë në e kish parë e në s’e kish parë këtë dasmor që i shkonte drita tej për tej nëpër trup e që binte pak si erë dhé e myk. Tha se pishtari nuk djeg mirë dhe bëri emër që të sillet një krah pishë me shirë shumë, sa u bë kjo botë drit’ e gjallë e u mbush me erë shire. Si nuk mundi ta shëmbëllejë as tanithi mblodhi e pyeti gjithë mushtullukët, kur doli të shikojë si vete dasma.Asnjëri nga mushtullukët nuk e njojti atë mikun se e kish fytyrën si ndryshe e të folurit si ata të vjetrit. Pyeti pastaj i zoti i dasmës:-Kujt i dhatë plloskën e parë?-Këtij e këtij,-thanë ata.-Po të fundit?-Atij e atij.

    Atëherë u hodh e foli një mushtulluk:-Mua më kish mbetur një pikë verë në fund të plloskës edhe e derdha mbi një varr, aty mbi udhë.I zoti i dasmës e kuptoi tani se i kish ardhur i vdekuri në dasmë; po si burrë që ish e mbajti veten e nuk prishi zemrën. Se për të ftuar e kish ftuar të vdekurin si çdo tjetër dasmor dhe puna ia donte ta nderojë. Edhe kështu dasma e gazi shkuan përpara, me të vdekurin aty në mes, që s’hante gjë e s’pinte gjë, po vetëm gëzohej.Përpara se të këndojë këndezi ay miku me gunë e me rizë në qafë, u ngrit e i dha dorën të zot të dasmës (një dorë si të butë) edhe e uroi:-Gazi t’u trashëgoftë, or mik, ti që më nderove i nderuar qofsh në këtë e nd’atë jetë. Gazi mos t’u largoftë nga dera! Binte pak erë dhé e myk, si i vdekur që ish, po fjalët e tij ishin të mira si prej njeriu të urtë.-Unë jam, tha, filani biri i filanit, që kam rrojtur tash e një qind vjet, po tani m’u shua fara e nami. Rri në filan vënd, ku më dërgove mushtullukun që më ftoi për në dasmë. Aty më ka zënë vdekja një natë, se vuanja nga zemra e më pat dhembur fort kur më pat humbur djali në luftë. Kur do kem edhe unë gaz që të gëzohem, do të të ftoj të më vish. Tashi ri me shëndet edhe gazi t’u trashëgoftë. Si tha këto fjalë miku u bë erë e u firos. Edhe sapo iku, këndoi këndezi i parë.

    -Ki-ki-ki!Pastaj i dyti dhe i treti.Po kur këndoi i treti, ay i vdekuri kish gjetur vendin e tij e kish hyrë brenda. Dasmorët e tjerë as që u muarr vesh se kish qënë i vdekuri aty në mes edh e mbajtnë xhengun majë më majë, gjer më të gdhirë, e kur nisnë radhë të re për gaze. Kur të shikojnë në mëngjes kaniskun e atij dasmorit që pat ardhur e ikur natën panë me të vërtetë një gjë që s’e ka bërë dorë njeriu në këtë botë. Se kjo trëmba e linjtë ish kaq e hollë sa ia shkonte merimnagës edh e qëndisur me fije të arta e me thërrime gurë që ndritin si dielli.Shkoi sa shkoi edhe këtij të mirit puna na i vinte bukuri, sikur gjithë urimet e botës i pat dëgjuar me vesh vetë Zoti. E si i dëgjoi i plotësoi jo me thërrime po me grushte plot. Kish mall e gjë të gjallë sa s’ia dinte numurin. Këtu arat e tij-një kalli një killë grurë-aty stanet e tij, përtje të gjithë të tijat, me këto pëlleja qumështore e lesh të rudë si jo tjetër. Edhe kaq s’ish asgjë. Po i kish falur Zoti kësaj bote një dashuri, një duajmë të të dua!-si nuk ka patur në botë. Atyre moteve s’kish pasur e të vobektë veçse me fjalë, se për të rrojtur gjith’ bota rronte si në gji të Perëndisë e me vëllazëri si një një.Ky i miri, i zënë nanithi me punë, si rob, e harron atë mikun e dasmës që e pat ftuar përtej.. E si na e harron, më t’ngrihet e i dërgon ay vetë një mushtulluk natën e i thotë: -Filani, bir’ i filanit, që e ka varrë mbi udhë, të fton t’i vesh për gëzim si mik, ashtu si e kini bërë me fjalë natën e dasmës.

    Tha të vejë ky i miri, po prapë e vonoi se kish punë shumë: kur të korra, kur të shira, kur të mbjella e kur me gjë të gjallë. Nisi e i çoi ay miku një tjetër mushtulluk që t’i thotë se po e presin. Po ky nuk vajti as kësaj radhe. Shkoi sa shkoi kështu nër të mira gjera namëta ardh e u ndryshua moti se zunë luftëra të mëdha e gjaku u derdh si lumë. Se njerëz të ligj me sy të vegjël si të uriqit e shpata dhimisqi në dorë, u derdhnë mbi këto vise, sa buçiste bot’ e tërë nga ulërimat e nga vajet.Bandilli e fëmija ishin mirë, po dhembja e botës e madhe fort. Shkoi pastaj edhe vetë në luftë ky imzot edhe si i theu të ligjtë u kthye për në shtëpi. Ka qenë asohere një natë me hënë të plotë e një bukuri e madhe, lart mbi këto male e poshtë mbi fushë. Po të gjitha këto s’kish si i shikonte imzot se e kish shpirtin të helmuar fort e trupin të lodhur.

    E di shkonte kaluar, me hijen aty pranë, ja se ku arriti ne varri që ish aty mb’udhë, ku rrinte ay miku i dasmës. -S’bëra mirë, foli vetë, s’bëra mirë që s’i ardha këtij miku kur më ftoi në gazet e tij. -S’bëre mirë vërtet..sikur i foli dikush aty pranë. Ktheu kokën të shikojë kush foli, po nuk pa njeri. Vetëm një hije shpeshi-si hije bufi-shkiti me të nxituar aty përsipër. Ky i miri nisi të përtypë tani mendime të shumta: mos këto të liga i ardhë se nuk i vajti mikut, mos i ngjasë gjësend bandillit e sa e sa të tjera.Aty për aty kuturisi: i zbriti kalit edhe vajti drejt e ne varri. Cicërinin gjihtë këta shpesë nëpër degë edhe gjithë bulkëzat e karkalecët e barishtave u mbanin zënë:U mbanin zënë e flisnin kur e kur, në gjuhë të tyre: -Kriu, po shkon i gjalli ne i vdekuri!-Fiu! Po pret i vdekuri të gjallin!

    Po ky i miri frikë s’kish, se kish luftuar si burrë me hark e me shpatë e se ay vetë kish vendosur të vejë ne miku që e kish ftuar.Edhe trupi e shpirti i tij ishin të brengosur fort. Kur hëna ish ngritur lart në kuben e qiellit, shërëmtiu edhe i ra gurit tri herë me shkop edhe foli: -Dëgjo vëlla! Unë të ardha tani, si e patmë fjalën. Menjëherë hëna u shua e varri u hap. E si u hap varri u kurdisnë tatëpjetë ca shkallë të bukura-mermer i bardhë i shtruar me qilime-edhe i doli ay miku përpara edhe i foli:-Misardhe, o vëlla.Rrodhë pastaj të tjerë të mirë që anembanë, duke shkitur lehtë mbi barin e gjelbër edhe i thanë fjalë të mira në gjuhë të ndryshme. Vëndi ku rrinin ish fushë e bleruar, me pemë të luklëzuara për gjithmonë e me ujra që ndritnin si engjervia. Fluturuan së bashku, të lehtë, si mëndja, përmbi degët e qershive të ngarkuara me lule, gjer lart në qiellin e kaltërt.

    Zbritën pastaj poshtë e shëtitën-krua më krua, ajazmë më ajazmë, hije më hije. Ishin të lumtur fort edhe i kishin zemrat fort mbushur me aq gaz, sa kurrë s’i shkonte ndër mënd se do të ketë ky njeri.

    I vajti në mëndja një grimë për bagëti e stane, si në botën e të gjallëve dhe, namëta, u gjend në pyje të veshur e që atje në ca stane bukuri e madhe. Blegërinin këto bagëti e tingëllonin këto zile-si falë i qofshim Zotit që na i fali!

    Ndenji këtu ditë pas dite e nuk ndahej dot. Sepse koha rridhte pa vënë re, si uji ndënë ujë. E duke u sjellë në fluturime arrinë, së bashku me atë mikun, në një si lumë të klatër si s’kish parë kurrë në botën e këtejme. Shpirtet e lumtur që silleshin mbi të ishin të bardhë si argjendi i larë, e gjith’ të bardhë ishin edhe ata që shkuan nëpër ujë. Qëndruan që të dy anës edhe vështruan bukurinë që buronte atje ku Zoti ka stisur fronë e tij. Miku i foli:

    -Që të shkojmë përtej ti duhet të lësh trupin këtu anës. E la edhe u ndje aq herë i lumtur sa fletë kishin të gjitha pemët e atij vëndi. I tha këto mikut e ay foli:

    -Kur do kalojmë përtej do jesh aq herë më i lumtur sa yjëz ka qielli. Edhe qielli kish me të vërtet mizëri yje…U suall edhe këtu mbu jërat e klatra e brenda tyre. Edhe trupat e trye ndriçonin si argjendi i kulluar. Pastaj me të vërtetë u shtuan përtej gazet edhe lumtëritë. Shkuan kështu shumë ditë gjersa u kthyen prapë mbi lumë, ku ky i miri kish lënë trupin.

    -Ç’është kjo gjë e shtrirë aty mbi barishte?- e pyeti atë vëllanë.-Ky është trupi yt, që të lidh me tokë e që të errëson lumtëritë.S’di si u bë pastaj edhe u gjend i veshur me trupin e tij. Ish edhe tani i lumtur, po si pat qënë nër ato ujra e fusha përtej, jo. Ndenj sa ndenj edhe atje pastaj i ra nër mënt kjo botë këndej-bandilli edhe shtëpia-edhe tha të niset.-Rri ore, atje më s’ka as gjurmë nga jeta që di ti, se u ndryshua krejt bota qëkur ke ikur.-Si kështu, unë pak ditë kam që ika….-Puna s’është me ditë. Ti pas atij vëndi ke pesëqind vjet që ke ikur. Këtu koha rrjedh shpejt se jemi të lumtur, atje ngadalë se jini të mjerë.Sado që i foli, sado që iu lut,-ky nguli këmbë të kthehet, nga malli i kësaj bote me helme dhe u kthye. Ka qënë asohere gjith një natë me hënë të plotë edhe si dikur bulkëzat edhe karkalecët cicërinin në gjuhën e tyre.-Kriu! Del i gjalli nga i vdekuri.-Fiu! S’e njohin të gjallët të gjallin.Si doli nga varri e ndjeu veten të rëndë fort, se e lidhte të rëndët e tokës.

    I ardhi keq, po s’kishte ç’të bënte. Kërkoi kalin që kishte lënë kur hyri në varr, po nuk e gjeti.

    -Kali, tha me vete, ka marrë udhën e shtëpisë. I dukej sikur e pat ndarë dje prej kësaj bote, se hëna ish gjith’ po ajo hënë e mali po ay mal. U nis për në shtëpi, me mallë e njeriut të mërguar. Kur shkrepi dielli mbi male u gjend në një vend të panjojtur. As gjurmë nga shtëpia e tij e nga muret që e rrethonin. Tani atje ku kish patur arat e vreshtat kish mizëri shtëpi, me rrugë të shumta e me njerëz të veshur ndryshe. Edhe jo vetëm të veshurit po edhe të folurit ish ndryshuar. Ay çuditej me ta edhe ata çuditeshin me të.-Dua, tha, shtëpinë time.-So ta thonë emrin ty?-Ja, kështu më thonë, edhe u tregoi emrin.-Ne njeri me këtë emër s’kemi, po haj të vemë të pyesim një plak. As plaku s’i kish dëgjuar emrin. Vajtnë në një tjetër e pastaj në një tejtër gjersa gjetnë një që mbante mënd që nga gjyshi.-Ay tha plaku, nuk rron më, ka pesëqind vjet që ka vdekur në luftë duke mbrojtur vëndin.

    Pyet këtej, pyet andej, gjeti gjurma nga nipstërnipët e tij. Të tjerë ishin ngritur nga ky vend e kishin kaluar male e dete, që të mbeten të lirë.

    Ata që kishin mbetur, ishin ndarë e përçarë e vriteshin shoq me shoq. As gjurmë nga gazet e lumtërit’ e së kaluarës. U thye prapë ne varri i atij mikut, gjithë në një natë me hënë plot po varri nuk u hap si u pat hapur dikur. Shërëmtiu e qau, qau e shërëmtiu-po asnjë nuk do ta ngushëllojë.I lodhur e i kapitur ra në tokë me një gur ndënë krye edhe fjeti. Natën e bardhë iu qas edhe i foli:Nuk të pata thënë, o vëlla, mos kthehesh në këtë botë të lotëve?Dhe zëri i tij ish i trishtmë dhe të pamët e tij të brengosur.-Më merr,vëlla,atje ku je ti-I foli ky. Bëmë atje shërbëtorin e shërbëtorëve, po vetëm të shoh edhe një herë me sy ujin e kaltër të atij lumit. Edhe miku i foli:-Vëlla, atje s’ka zotër e shërbëtorë. Atje ka vetëm shpirta të lumtur. Unë, për atë pikë vere që i derdhi mushtulluku këtij varrit tim të grisha. Po të kishe dashur do të kishe mbetur përgjithmonë. Tani s’ke se qysh kthehesh përveç se me rrugën e së mirës. Ngrehu e hyr në jetë dhe më vonë kam për të ardhur të të marr.Kur u zgjua, kish rënë dielli mbi male. U ngrit e zbriti tatëpjetë, i huaj midis të huajsh. Dalngadal filloi ta dashurojë përsëri këtë jetë kaq të hidhur e kaq të ëmbël! Dhe u martua përsëri e nisi radhë të re. / ObserverKult

    Lexo edhe:

    TAKIMI I FUNDIT ME DRITËRO AGOLLIN, JA ÇKA DISKUTUAM

  • ‘Dita e pajës’, tradita shkodrane e përgatitjeve një ditë para dasmës

    ‘Dita e pajës’, tradita shkodrane e përgatitjeve një ditë para dasmës

    Qyteti i Shkodrës, përveç vlerave historike, shoqërore e ekonomike, ruan me krenari edhe trashëgiminë shpirtërore, ku një vend të veçantë zë ceremonia e dasmës shkodrane me gjithë ritualet e saj.

    Pikërisht për këtë arsye, në Muzeun Historik të qytetit u organizua aktiviteti “Dita e Pajes”, ku u sollën me detaje traditat e përgatitjeve që nisnin një ditë para dasmës.
    Ky rikthim pas në kohë, tek zakonet e bukura, emocionoi edhe vetë shkodranët që i kanë përjetuar këto momente dekada më parë.
    Magjia e dasmës shkodrane tërhoqi vëmendjen edhe të vizitorëve të huaj, të cilët, pavarësisht se është fund shtatori, janë të shumtë në Shkodër.
    Një turist francez shprehet: “Janë veshje shumë të veçanta, të gjeneratave të ndryshme. Kjo shtëpi-muze është gjithashtu shumë e rrallë dhe ceremonia e dasmës është krejt ndryshe nga sa kam parë. Për ne të huajt është interesante në çdo detaj, që nga dhëndri e nusja deri tek muzika.”
    “‘Dita e Pajes’ dëshmoi se dasma shkodrane mbetet një simbol i veçante i trashëgimisë kulturore, që bashkon të shkuarën e Shkodrës me të sotmen.

    Top Channel

  • Lana Del Rey feston përvjetorin e parë të martesës, ndan për herë të parë foto nga dasma!

    Lana Del Rey feston përvjetorin e parë të martesës, ndan për herë të parë foto nga dasma!

    Lana Del Rey po feston vitin e parë të martesës me Jeremy Dufrene. Këngëtarja 40-vjeçare shënoi përvjetorin e parë me bashkëshortin e saj, një udhërrëfyes turistik me varkë në kënetat e Louisianës. Me këtë rast, Del Rey publikoi në Instagram një karusel fotosh që ofrojnë një pamje intime nga dita e tyre e dasmës.
    Postimi nisi me foto të Del Rey dhe Dufrene duke pozuar e duke u puthur në një airboat. Më pas shfaqeshin miqtë e ftuar, mes tyre Jack Antonoff dhe Margaret Qualley, duke brohoritur për çiftin. Del Rey ndau gjithashtu detaje të tortës së dasmës, e pikturuar me një kabinë brenda një kornize të artë, si dhe një moment ku çifti i ushqente njëri-tjetrit copëza torte.
    Karuseli përfshinte edhe një shishe parfumi të gdhendur me “Love on the Bayou” dhe datën e dasmës “26.9.24”, bashkë me enë argjendi antike. Del Rey,  emri i vërtetë i së cilës është Elizabeth Woolridge Grant  dhe Dufrene u martuan në Des Allemandes, Louisiana, pikërisht në kënetën ku Jeremy drejton turizmin me varkë. “Ky është vendi ku janë njohur,” tha një burim për People. “Dasma ishte e bukur, e qetë dhe familjare, gjithçka u përqendrua te historia e tyre e dashurisë.”
    Një tjetër burim e quajti marrëdhënien e tyre “romancë rrufe”, por miqtë e afërt të Lana-s shpresonin që lidhja të bëhej serioze. “Jeremy është ndryshe nga burrat e botës së spektaklit,” shtoi burimi. “Ai është një zotëri jugor, karizmatik dhe e trajton Lana-n shumë mirë. Ajo është një shpirt i vjetër.”

  • Eva Murati “shpërthen” pas dasmës së ish të dashurit, Genar Topallit djalit të Jozefina Topallit.

    Eva Murati “shpërthen” pas dasmës së ish të dashurit, Genar Topallit djalit të Jozefina Topallit.

    Moderatorja e njohur sportive, Eva Murati, e cila ka qenë në një lidhje disavjeçare me Genar Topallin, djalin e ish-kryeparlamentares Jozefina Topalli, ka shpërthyer në rrjete sociale pas dasmës së ish-it të saj.Reklama në FieriWeb – “Oazi i Pishave”

    Teksa dasma e Genarit me moderatoren tjetër sportive, Cindy Marina në Romë bëri bujë në mediat sociale dhe u cilësua si “përrallore”, Eva Murati ka “shpërthyer” në Tik Tok pas një komenti që mori në një prej videove të saj të publikuara së fundimi. Reklama në FieriWeb – “KETU MUND TE JETË REKLAMA JUAJ”

    “Pra, po përpiqesh të na thuash që nuk e doje atë dasmë përrallore dhe një djalë të pashëm e të pasur. Gjithsesi kjo nuk është më pak në botën time”, iu drejtua një përdorues i medias sociale.Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

    Reklama në FieriWeb – “BREGU CLIMA”

    “Nuk dua që miliona shqiptarë të më urojnë vdekjen sepse po mburrem me para që mund të jenë të vjedhura nga fondet publike. E di që më përndjek çdo ditë, por ta bësh këtë një ditë pas dasmës tënde është më shumë se patetike”, iu përgjigj prezantuesja, koment i cili tashmë është fshirë.Reklama në FieriWeb – “REKLAMO KËTU”

    /Boldnews

  • “Lekë të vjedhura nga paratë publike”, Eva Murati “shpërthen” pas dasmës së djalit të Jozefina Topallit

    “Lekë të vjedhura nga paratë publike”, Eva Murati “shpërthen” pas dasmës së djalit të Jozefina Topallit

    Moderatorja sportive, Eva Murati, ka reaguar ndaj dasmës më të përfolur gjatë këtyre ditëve, atë mes prezantueses Cindy Marina dhe djalit të Jozefina Topallit, Genar Topalli. Ceremonia e veçantë, po aq edhe luksoze në Romë, tërhoqi jo pak vëmendjen e ndjekësve në rrjetet sociale me vidoet që qarkullojnë pa fund.
    Ndjekës të shumtë kanë reaguar duke komentuar luksin që ‘veshi’ dasmën, ku ishin të ftuar yje të ekranit dhe figura të politikës. Reagimeve nuk i shpëtoi as Eva Murati, e cila dikur ka qenë në një lidhje me Genar Topallin. Një video e saj në TikTok ra menjëherë në syrin e ndjekësve, të cilët nuk vonuan që t’i komentonin duke për xhelozi e për zili, e të tjerë që thejsht e komplimentonit.
    Komenti: Pra, po përpiqesh të na thuash që nuk e doje atë dasmë përrallore dhe një djalë të pashëm e të pasur. Gjithsesi kjo nuk është më pak në botën time.
    “Nuk dua që milione shqiptarë të më dëshirojnë të vdekur sepse po mburrem me para që mund të jenë të vjedhura nga fondet publike. E di që më ndjek çdo ditë, por ta bësh këtë një ditë pas dasmës tënde është më shumë se patetike.”, përgjigjet moderatorja.
    “Lekë të vjedhura nga paratë publike”, Eva Murati
    E megjithatë, ajo zgjodhi t’i përgjigjej një komenti në anglisht, sipas të cilit, moderatorja do ta donte vetë një dasmë të tillë përrallorë. Murati ka ka shpërthyer ndaj këtij komenti, duke thënë se nuk do të donte asgjë që vjen nga lekë të vjedhura nga para publike.
    Modelja dhe prezantuesja sportive Cindy Marina dhe djali i Jozefina Topallit, Genar Topalli, kanë kurorëzuar dashurinë e tyre në martesë. Modelja dhe moderatorja sportive, Cindy Marina, kishte organizuar në shkurt të këtij viti një festë të madhe beqarie në Shtetet e Bashkuara të Amerikës./ZËRI

  • Kambanat e dasmës po bien! Selena Gomez feston festën e beqarisë

    Kambanat e dasmës po bien! Selena Gomez feston festën e beqarisë

    Kambanat e dasmës po bien për Selena Gomez dhe Benny Blanco! Sipas një raporti në Deuxmoi, çifti duket se po e feston dasmën e tyre të ardhshme me festa të ndara beqarie.
    Gomez i nisi festimet para dasmës me stil, duke fluturuar për në Cabo San Lucas me rrethin e saj të ngushtë për një festë beqarie. Ylli 33-vjeçar i “Only Murders in the Building” u pa në një jaht luksoz, duke qeshur, duke kërcyer dhe duke bërë selfie me miqtë.

    selena gomez enjoying herself on her bachelorette party in mexico! AS SHE SHOULD! pic.twitter.com/5e6paBSOHF
    — ‏ً (@ClNEMADDlCT) August 24, 2025

    Këngëtarja mbante veshur një kostum banje të zi elegant pa rripa dhe syze dielli, ndërsa pushonte pranë ujit, përpara se më vonë të vishte pantallona të bardha për një shëtitje të rastësishme nëpër qytet.
    Ndërsa Gomez festonte në Meksikë, Benny Blanco u nis për në Las Vegas me rreth 20 miq, përfshirë reperin Lil Dicky, për festën e tij të beqarisë. TMZ raportoi se producenti 37-vjeçar qëndroi në vilën në Resorts World, të vendosur 65 kate mbi Rrugën e Las Vegasit.
    Gomez dhe Blanco njoftuan fejesën e tyre në dhjetor pas më shumë se një viti lidhjeje. Gomez e ndau lajmin me foto të unazës së saj dhe një mbishkrim, “Përgjithmonë fillon tani”. 

  • Shpat Kasapi sulmohet brutalisht në mes të dasmës nga dhëndri dhe dasmorët

    Shpat Kasapi sulmohet brutalisht në mes të dasmës nga dhëndri dhe dasmorët

    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një festë familjare në restorantin “Grand Events” në fshatin Shkabaj, në rrugën Prishtinë–Mitrovicë, ku këngëtari i njohur Shpat Kasapi dhe vëllai i tij janë dhunuar brutalisht para dhjetëra të ftuarve.
    Sipas dëshmive, incidenti shpërtheu pasi Kasapi, i ftuar për të kënduar në dasmë, mbërriti me vonesë. Raportohet se ai ka qenë edhe në gjendje të dehur, çka ka shkaktuar pakënaqësi te dhëndri dhe disa nga të ftuarit. Ajo që nisi si një debat verbal u kthye shpejt në një përleshje fizike.
    Kasapi dhe vëllai i tij dyshohet se janë sulmuar nga disa persona, mes tyre edhe vetë dhëndri i dasmës. Sulmuesit kanë goditur këngëtarin me grushte e shkelma, duke i shkaktuar lëndime, ndërsa skena e dhunës është zhvilluar para syve të dasmorëve.
    Policia ka ndërhyrë menjëherë dhe ka arrestuar tre persona të dyshuar për ngjarjen. Njëri prej tyre është dërguar në paraburgim, ndërsa dy të tjerë janë liruar në procedurë të rregullt, teksa hetimet për rastin vijojnë.

  • Ditën e dasmës u vranë krushqit dhe nuset, historia e vërtetë e një fshati në Ferizaj (Video)

    Ditën e dasmës u vranë krushqit dhe nuset, historia e vërtetë e një fshati në Ferizaj (Video)

    Disa kilometra larg qytetit të Ferizajt, ndodhet njëri nga fshatrat më të thella malore.

    Bëhet fjalë për fshatin Pleshinë, i cili është i pasur me komplekse të bukura malore, atraktive dhe me natyrë magjepsëse.

    Por, ajo se çfarë e bën të veçantë e të padëgjuar më parë, janë emërtimet e zonave, bazuar në histori të vërteta.

    Njëra nga historitë e ndodhura në këtë fshat është ajo e “Varreve të krushqve”.

    Rexhep Hoxha, banor i këtij fshati, kohë më parë, ka rrëfyer se si në ditën e dasmës janë vrarë krushqit ndërmjet vete, por edhe nuset!

    Ai rrëfen se si i kanë parë pjesët e trupit të tyre.

    Ndryshe, ky fshat paraqet një thesar të pasur të trashëgimisë kulturore, të periudhave të ndryshme historike dhe ka një popullsi të dendur./ATV

    Lexo edhe:

    LEGJENDA POPULLORE: ÇKA BANI DJALI PËR CUCËN QË E DONTE…

    ObserverKult