Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka reaguar pas protestës së thirrur këtë mbrëmje nga Partia Demokratike para Kryeministrisë, pjesë e nismës “Foltorja 2” të Sali Berishës.
Në një postim në rrjetet sociale, Balla ka zgjedhur ta shoqërojë reagimin me nota ironie.
“Dita e Rinisë”/ Berisha: Studentët e Dhjetorit hapën dyert e lirisë për ShqipërinëAi publikoi një foto nga protesta, duke e krahasuar tubimin me një dasmë të dështuar.
“Si mos më keq dasma këtë javë. Edhe më keq duket se do shkojë dhe ki parasysh që ishte dhe 8 Dhjetor. Po mirë të paktën që foli i pari i dasmës për gjeneratën Z Më thoni një emër që fillon me këtë shkronjë?”, shkroi Balla.
Tag: dasmë
-

“Ku vajtën krushqit?”, Balla s’kursen ironinë ndaj PD: Dasmë si mos më keq këtë javë
-

“Më shumë njerëz mblidhen në një dasmë, sesa në protestat e tij”/ Rrëfehet Dashnor Sula: Berisha më përplasi derën në fytyrë
Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula tha se pavarësisht se kishte fituar primaret në qarkun e Elbasanit dhe ishte në kulmin e aktivitetit të tij politik, ai u përjashtua nga listat për të kandiduar në zgjedhjet e 11 majit.
Ai theksoi se dëshira e tij ishte që të futej edhe në listën e hapur për të treguar fuqinë e tij politike brenda partisë.
“Aty ka përfunduar çdo gjë dhe mua m’u mbyll dera e shtëpisë, ku unë isha prej shumë vitesh dhe mu përplas dera në fytyrë nga Berisha. Berisha ka thënë kujt si pëlqen kjo shtëpi mund të ketë shtëpi më vete. Partia Demokratike edhe të tjera janë si një shoqëri aksionere që ke aksionet e tua, kontributet e tua dhe nëse nuk respektohen këto nuk ka rregulla loje.
Unë isha në kulmin tim politikë sepse në qarkun Elbasan fitova primaret dhe u hodha në rrugë dhe s’më vunë as në listë të hapur për të kandiduar. Unë doja të isha edhe në listë të hapur për të mbledhur vota dhe për t’i treguar Berishën kjo është fuqia ime këto janë votat që kam unë. Dhe pastaj u katandisën me aq mandate sa s’ka bërë vaki ndonjëherë”, tha ai në emisionin ‘Studio Live’ në Report Tv.
Sula mohoi se ai mund të ketë një rikthim në Partinë Demokratike, sa kohë në krye të asaj partie është Sali Berisha.
“Unë isha aty ku isha po performoja pozitivisht po jepja kontribute, çfarë duhet që të bëja më shumë unë. Aty nuk respektohen kontributet dhe vlerat, jo se më zuri vendin një person tjetër, se kjo do të ishte e kuptueshme. Sa kohë do të jetë Berisha atje, unë nuk mund të jem më në atë parti. Në një kohë që PS merr 83 mandate, PD ra shumë, pasi mori pak mandate. Berisha lufton për numrin dy. Kur ai hyn në zgjedhje me mendjen se ne do jemi numri dy dhe jo njësh, çfarë pret”, tha ai.
Teksa u ndal tek protestat që po zhvillon PD para Kryeministrisë, Sula tha se pjesëmarrja është e ulët pasi Berishës nuk i shkon më njeri nga pas. Ish-deputeti ka ironziuar duke thënë se më shumë njerëz mblidhen në një dasmë se në protestat e PD.
“Mirë votat i vjedh Rama po ata njerëzit që vijnë tek foltorja kush i vjedh. Ja merr Rama? Berisha nuk mbledh dot as sa për një dasmë. Edhe në një dasmë shkojnë më shumë njerëz. Nuk i vijnë njerëzit atij, nuk e ndjekin më, sepse ata e dinë për çfarë bëhet ajo foltore. Për çfarë do të vijë tjetri nga pas kur e di që ti je i humbur. Unë vlerësojë çdo kontribut të çdo demokrati të thjesht, por një parti duhet që të këtë njerëz që frymëzojnë, me kontribute dhe njerëz që dinë të flasin”, tha ai. -

Lindita Ahmeti: Dasmë në burimet e Shën Naumit
Lindita Ahmeti: Dasmë në burimet e Shën Naumit – ObserverKult
Lindita Ahmeti
dy kuaj të bardhë porsi dritaling më shkojnë përmbi ujët e blertëmbi syprinën e magjishmeç’e tërheqin koçinë ngjyrë vjollcezanën e malit nuse ta marrinkrushku i parë i biri i diellitpas i shkojnë zogjtë e kaltërç’më kërcëllon uji mbi burimexixa nxjerrin potkonjtë e kuajverrotat e qerres shkëlqejnë prej aritmbi gurrënajën e shën naumitecin kuajt me qëndrim të fismëvrundujve të kuq drejt kah ëndrraecin ecin e s’arrijnë dotse del hija e drurit të zii gëlltit kuajt e bardhëmbetet prapa zbrazëti e verdhëç’e kap flaka çunin e pikëlluarçunin yll që e pret nusenduke shikuar prej resë së kuqegjithë çka ndodh përmbi ujëmbi burimet e shën naumitkëtë lojë të dhembshme dritashkëtë lojë të hidhur hijeshenjt o enjt i madhi enjtkush do të ma sjellëtash mua nusenqë ka mbetur e magjepsurposhtë te frombi ndër korale
ObserverKult
-

Gjokutaj për shkarkimin e Veliajt: Luftuam shumë për këtë dasmë dhe një ditë e gjetëm shtruar
Një votim i këshillit bashkiak për shkarkimin e Erion Veliajt si kryetar bashkie ka sjellë në qendër të debatit një nga çështjet më të ndërlikuara të qeverisjes vendore të viteve të fundit. Vetë Kryeministri Rama bëri të ditur nisjen e punës për zgjedhjet e reja.Avokati Genc Gjokutaj, i cili ishte dhe pjesë e Këshillit Bashiak, foli sa i përket vendimit për të shkarkuar Veliajn, duke u thënë se bashkimi i votave me PS-në nuk ishte për interesa të njëjtë.“Dita e funeralit politik të Erion Veliajt normalisht që do kishte këtë prezencë. Shumë ishin të dëshiruar dhe prisnin që të vinte Erion Veliaj, mirëpo ai nuk erdhi. Unë mendoj që dhe mënyra e kërkimit dhe investimit të tij për t’u paraqitur seriozisht nuk ishte në nivelin e duhur. Unë personalisht, isha në orën 10:00 në Komisionin e Ligjeve dhe thashë që duhej dëgjuar. Mund të zgjidhej dhe me një videokonferencë online. Ai nuk mund të paraqitej, sepse ishte dita e tij e fundit në Bashki dhe nuk mund të vinte. Ai mund të ikte dhe në zyrë atë ditë. Mbledhja nuk zgjati shumë.Unë u bëra sebep në fund. Mediat thonë që bashkuan votat. Votat ishin pro, por prapa kuintave nuk ishin për të njëjtën arsye. Ne ishim dëshmitar okular të një atentati politik të Edi Ramës ndaj kryetarit të Bashkisë. Ne luftuam shumë për këtë dasmë dhe një ditë e gjetëm këtë dasmë të shtruar. Është atentat politik, jo ligjor”, tha Gjokutaj.
-

“Luftuam shumë për këtë dasmë”/ Shkarkimi i Veliaj, ironizon avokati: Dita e funeralit politik, kishte prezencë
Një votim i këshillit bashkiak për shkarkimin e Erion Veliajt si kryetar bashkie ka sjellë në qendër të debatit një nga çështjet më të ndërlikuara të qeverisjes vendore të viteve të fundit. Vetë Kryeministri Rama bëri të ditur nisjen e punës për zgjedhjet e reja.
Avokati Genc Gjokutaj, i cili ishte dhe pjesë e Këshillit Bashiak, foli në një studio televizive sa i përket vendimit për të shkarkuar Veliajn, duke u thënë se bashkimi i votave me PS-në nuk ishte për interesa të njëjtë.
“Dita e funeralit politik të Erion Veliajt normalisht që do kishte këtë prezencë. Shumë ishin të dëshiruar dhe prisnin që të vinte Erion Veliaj, mirëpo ai nuk erdhi. Unë mendoj që dhe mënyra e kërkimit dhe investimit të tij për t’u paraqitur seriozisht nuk ishte në nivelin e duhur. Unë personalisht, isha në orën 10:00 në Komisionin e Ligjeve dhe thashë që duhej dëgjuar. Mund të zgjidhej dhe me një videokonferencë online. Ai nuk mund të paraqitej, sepse ishte dita e tij e fundit në Bashki dhe nuk mund të vinte. Ai mund të ikte dhe në zyrë atë ditë. Mbledhja nuk zgjati shumë.
Unë u bëra sebep në fund. Mediat thonë që bashkuan votat. Votat ishin pro, por prapa kuintave nuk ishin për të njëjtën arsye.
Ne ishim dëshmitar okular të një atentati politik të Edi Ramës ndaj kryetarit të Bashkisë. Ne luftuam shumë për këtë dasmë dhe një ditë e gjetëm këtë dasmë të shtruar. Është atentat politik, jo ligjor”, tha Gjokutaj. -

“Votat pro për interesa të ndryshme”, Gjokutaj për shkarkimin e Veliajt: Luftuam shumë për këtë dasmë dhe një ditë e gjetëm shtruar
Një votim i këshillit bashkiak për shkarkimin e Erion Veliajt si kryetar bashkie ka sjellë në qendër të debatit një nga çështjet më të ndërlikuara të qeverisjes vendore të viteve të fundit. Vetë Kryeministri Rama bëri të ditur nisjen e punës për zgjedhjet e reja.
Avokati Genc Gjokutaj, i cili ishte dhe pjesë e Këshillit Bashiak, foli në Top Story sa i përket vendimit për të shkarkuar Veliajn, duke u thënë se bashkimi i votave me PS-në nuk ishte për interesa të njëjtë.
“Dita e funeralit politik të Erion Veliajt normalisht që do kishte këtë prezencë. Shumë ishin të dëshiruar dhe prisnin që të vinte Erion Veliaj, mirëpo ai nuk erdhi. Unë mendoj që dhe mënyra e kërkimit dhe investimit të tij për t’u paraqitur seriozisht nuk ishte në nivelin e duhur. Unë personalisht, isha në orën 10:00 në Komisionin e Ligjeve dhe thashë që duhej dëgjuar. Mund të zgjidhej dhe me një videokonferencë online. Ai nuk mund të paraqitej, sepse ishte dita e tij e fundit në Bashki dhe nuk mund të vinte. Ai mund të ikte dhe në zyrë atë ditë. Mbledhja nuk zgjati shumë.
Unë u bëra sebep në fund. Mediat thonë që bashkuan votat. Votat ishin pro, por prapa kuintave nuk ishin për të njëjtën arsye.
Ne ishim dëshmitar okular të një atentati politik të Edi Ramës ndaj kryetarit të Bashkisë. Ne luftuam shumë për këtë dasmë dhe një ditë e gjetëm këtë dasmë të shtruar. Është atentat politik, jo ligjor”, tha Gjokutaj.
-

Jozin e mbulojnë me para në dasmë
Gazeta “KOHA JONË” themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga “Sami Frasheri”, Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA – ALBANIA -

Dasmë e përgjakshme në Turqi! Kunata vret dhëndrin 23 vjeç
Një ngjarje tragjike ka ndodhur në provincën veriore të Giresunit në Turqi, ku një 23-vjeçar humbi jetën aksidentalisht gjatë dasmës së tij, pasi një i ftuar hapi zjarr për të festuar.
Sipas agjencisë shtetërore Anadolu, dhëndri ndërroi jetë këtë mëngjes, një ditë pas ceremonisë martesore. Për të shtënat fatale dyshohet motra e nuses, kunata e tij e cila është arrestuar nga autoritetet.
Ngjarjet e ngjashme nuk janë të rralla në Turqi, ku tradita e përdorimit të armëve gjatë festimeve ka sjellë shpesh pasoja tragjike. Sipas të dhënave nga një organizatë lokale, në vend qarkullojnë rreth 40 milionë armë zjarri, shumica e tyre të paligjshme.Vetëm një javë më parë, në një dasmë në provincën fqinje të Trabzonit, një person humbi jetën dhe dy të tjerë u plagosën si pasojë e të shtënave gjatë festimeve. Autoritetet vazhdojnë të bëjnë thirrje për ndërprerjen e kësaj praktike të rrezikshme.
/vizionplus.tv -

Pas 9 vitesh lidhje, Ronaldo dhe Georgina gati për dasmë
Pas nëntë vitesh lidhje, Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodriguez kanë marrë një hap tjetër në marrëdhënien e tyre. Influencuesja ndau në rrjetet sociale momentin e fejesës, duke treguar unazën mbresëlënëse të vlerësuar të paktën 6 milionë euro. Georgina shkroi: “Po, po. Në këtë dhe në të gjitha jetët e mia”.
Gazetari Alberto Guzman zbuloi se dhurata nuk ishte vetëm unaza, por edhe një Porsche, dy ora luksoze dhe rroba nga dy stilistë të njohur, me vlerë mbi 80 mijë euro gjithsej. Sipas burimeve të afërta me çiftin, data e dasmës nuk është caktuar ende, por pritet të ndodhë pas 19 korrikut 2026, pas përfundimit të Kupës së Botës, të cilën Ronaldo dëshiron ta luajë para tërheqjes nga futbolli në moshën 41-vjeçare. -

‘Shqiptarët nuk po martohen më’/ Noka: Presim Ramaduron të nxjerrë ndonjë dasmë të mbështetur nga qeveria…
Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka ka reaguar në lidhje me një studim të fundit, ku theksohet se ‘shqiptarët nuk po martohen më, pasi celebrimet kanë zbritur në minimumin historik, 7.7%.
Në postimin e tij në Facebook, Noka ka ironizuar kryeministrin Edi Rama, duke theksuar se ‘tani presim që Ramaduro të na nxjerrë për kundërpeshë ndonjë dasmë të mbështetur nga qeveria’.
Postimi i plotë:
Tani presim që Ramaduro të na nxjerrë për kundërpeshë ndonjë dasmë të mbështetur nga qeveria, ashtu siç publikoi fotografinë e dy foshnjave të porsalindura si sukses në një vend ku lindshmëria ka rënë dramatikisht në 35%.
Meqënëse ka ende që nuk kanë të ngopur me lugën bosh të propagandës, #Rama është gjithmonë gati