Tag: dasma

  • Balla ironizon foltoren e PD-së: Si mos më keq dasma këtë javë

    Balla ironizon foltoren e PD-së: Si mos më keq dasma këtë javë

    Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, ka ironizuar foltoren e kësaj jave të Partisë Demokratike, duke e krahasuar atë me një “dasmë si mos më keq”.
    Në një reagim në rrjetet sociale, Balla theksoi se situata duket se do të shkojë edhe më keq, pavarësisht se aktivitetet përkonin me 8 Dhjetorin, ditën simbol të Lëvizjes Studentore të vitit 1990.
    “Si mos më keq dasma këtë javë. Edhe më keq duket se do shkojë dhe ki parasysh që ishte dhe 8 Dhjetor”, shkruan Balla.
    Në reagimin e tij, Balla u ndal edhe te deklaratat e Sali Berishës për gjeneratën Z, duke thumbuar: “Po mirë, të paktën që foli i pari i dasmës për gjeneratën Z. Më thoni një emër që fillon me këtë shkronjë?”
    Reagimi i kreut të grupit socialist vjen pas deklaratave të Berishës, gjatë ditës së sotme, i cili kërkoi  nisjen e protestave të fuqishme kundër qeverisë Rama, duke përmendur rolin e gjeneratës Z në ndryshimet politike në botë.

  • Sot do të ndajmë me ju një nga traditat e vjetra të anës së Hasit

    Sot do të ndajmë me ju një nga traditat e vjetra të anës së Hasit

    Sot do të ndajmë me ju një nga traditat e vjetra të anës së Hasit.

    Ka shumë legjenda, sipas së cilave, në disa fshatra në këtë anë si Romaja, Rogovë e Hasit ekzistonin disa varre, të cilat quhen “Varret e Krushqve”. Sipas të moshuarve të fshatit, kur ndodhte që të kishte dy dasma në të njëjtën ditë dhe karvanët e krushqve, bashkë me nusen kryqëzoheshin me njëri-tjetrin, askush prej tyre nuk hapte rrugë, se dasma i vinte ters, e veç të tjerash, hapja e rrugës do të ishte dhe një ulje për fiset që lëshonin pe në këtë mes. Sipas gojëdhënës, thuhet se kishte ndodhur në një ditë të bukur, kur dy karvanë dasmorësh, që çonin nuset për në shtëpinë e dhëndrit, janë përballur dhe asnjëra palë nuk ishte tërhequr prapa, askush nuk donte të hapte rrugë, gjë që solli një tragjedi dhe i ktheu dy dasma në dy varreza të mëdha.

    Tashmë ato varre janë zhdukur dhe kanë mbetur vetëm si pjesë e dikurshme e historisë së kësaj pjesë të fshatit.———————–Today we will share with you one of the old traditions of the area of Has.According to many legends, in some villages on this area, such as Romaja, Rogova of Has, there are several graves, which are called “Graves of wedding guests.” According to the elderly of the village, where it happened to have two weddings on the same day and caravans of the wedding guests, together with the bride intersected with each other, none of them opened the way, because the wedding brought bad luck, and among others, opening the way was considered as an underestimation for the tribe willing to do so. According to the legend, it is said that there had been a beautiful day, when two caravans of wedding guests, bringing the bride to the groom’s house, faced each other and neither side opened the way, which led to a tragedy by turning two weddings in two large graves.
    Those graves have already disappeared and have only remained as part of the history of this part of the village.

  • Dasma me 6.7 milionë njerëz në Indi/ Shfaqja e Lopez, torta e famshme 5 metra e lartë dhe të ftuarit e zgjedhur

    Dasma me 6.7 milionë njerëz në Indi/ Shfaqja e Lopez, torta e famshme 5 metra e lartë dhe të ftuarit e zgjedhur

    Një dasmë madhështore, që tashmë ka bërë xhiron e botës, u zhvillua në qytetin piktoresk të Udaipur në Indi, ku miliarderi Vamsi Ganhirju dhe Netra Madena – vajza e Rama Raju Madena, një figure të njohur në industrinë farmaceutike kurorëzuan dashurinë e tyre në një ceremoni që rivalizon edhe skenat e filmave të Bollywood-it.
    Dasma, e mbajtur në një nga pallatet më të famshme të rajonit, i cili njihet edhe si skenografia e filmit të James Bond “Octopussy” (1983), u shndërrua në një spektakël të vërtetë luksi. Sipas “Daily Mail”, kostoja totale kap shifrën e rreth 6.7 milionë dollarëve, një detaj që ka shkaktuar debat të fortë midis banorëve vendas, të cilët kritikojnë shpenzimet marramendëse në një vend ku kontrastet ekonomike janë të theksuara.
    Pallati i ndriçuar, dekorimet ekstravagante dhe një tortë gjigante 4.5 metra e lartë e dizajnuar në formën e një pallati ishin vetëm disa prej elementëve që e kthyen festën në një event të paprecedentë. Nëpër rrjetet sociale janë shpërndarë foto dhe video që tregojnë çdo detaj, nga zbukurimet mbresëlënëse te performancat e artistëve botërorë.
    E veçanta e kësaj nate ishte prania e yllit ndërkombëtar Jennifer Lopez, e cila performoi hitet e saj të njohura si “Waiting for Tonight” dhe “Get Right”. Këngëtarja, e veshur me krijime të Elie Saab – të njëjtin stilist që kishte veshur edhe nusen “ndezu” skenën mes duartrokitjeve të të ftuarve. Në festë ishte i pranishëm edhe DJ Tiësto, i cili kujdesi për atmosferën e muzikës dhe ndau momente ekskluzive në llogaritë e tij në rrjetet sociale.
    Lista e të ftuarve ishte po aq impresionuese: ndër ta, Donald Trump Jr. i shoqëruar nga e dashura e tij Bettina Anderson, së bashku me personalitete të tjera të botës së biznesit dhe politikës.
    Megjithëse dasma u vlerësua për shkëlqimin dhe organizimin perfekt, ajo ndezi edhe diskutime për pabarazinë ekonomike dhe shpenzimet e tepruara. Por pa dyshim, mbetet një nga eventet më të komentuara të vitit një përzierje e luksit ekstrem, traditës indiane dhe spektaklit global.

     

  • 2026 është viti i dashurisë! Dasma shumë afër për këto shenja të horoskopit

    2026 është viti i dashurisë! Dasma shumë afër për këto shenja të horoskopit

    Viti 2026 parashikohet të sjellë momente të lumtura dhe ndryshime të mëdha për disa shenja të horoskopit, veçanërisht në dashuri dhe marrëdhënie.
    Ata që kanë kaluar periudha të vështira mund të presin lajme të mira, me dasma, fejesa ose zyrtarizime të bashkëjetesës.
    Bricjapi është një nga shenjat me më shumë fat këtë vit. Jupiteri në Gaforre do të hapë mundësi të reja në fushën e dashurisë. Disa Bricjapë mund të takojnë dashurinë e jetës së tyre dhe nuk përjashtohet mundësia e martesës.

    Ujori nuk mbetet pas. Kur Jupiteri të kalojë në Luan dhe të ndikojë në shtëpinë e 7-të, kjo shenjë mund të presë një ngjarje të rëndësishme në marrëdhëniet e tyre. Nuk është e pamundur që të ketë martesë ose të zyrtarizohet një marrëdhënie e re, duke sjellë stabilitet dhe lumturi.
    Demi është shenja e tretë që pritet të ketë ndryshime të mëdha në 2026. Me kalimin e Jupiterit në Luan dhe ndikimin në shtëpinë e 4-t, përfaqësuesit e Demit do të ndihen të gatshëm për seriozitet dhe për të hapur një familje. Ky vit është i favorshëm për zyrtarizimin e marrëdhënieve dhe vendosjen e themeleve për të ardhmen.
    Pra, për Bricjapin, Ujorin dhe Demin, 2026 duket se është viti i dashurisë dhe angazhimeve serioze. Ata që kanë marrëdhënie të rëndësishme mund të shohin një hap të madh përpara, ndërsa të tjerët mund të takojnë personin që do t’i ndryshojë jetën.

  • 2026 është viti i DASHURISË/ Dasma shumë afër për këto shenja të horoskopit

    2026 është viti i DASHURISË/ Dasma shumë afër për këto shenja të horoskopit

    Viti 2026 parashikohet të sjellë momente të lumtura dhe ndryshime të mëdha për disa shenja të horoskopit, veçanërisht në dashuri dhe marrëdhënie.
    Ata që kanë kaluar periudha të vështira mund të presin lajme të mira, me dasma, fejesa ose zyrtarizime të bashkëjetesës.
    Bricjapi është një nga shenjat me më shumë fat këtë vit. Jupiteri në Gaforre do të hapë mundësi të reja në fushën e dashurisë.
    Disa Bricjapë mund të takojnë dashurinë e jetës së tyre dhe nuk përjashtohet mundësia e martesës.
    Ujori nuk mbetet pas. Kur Jupiteri të kalojë në Luan dhe të ndikojë në shtëpinë e 7-të, kjo shenjë mund të presë një ngjarje të rëndësishme në marrëdhëniet e tyre. Nuk është e pamundur që të ketë martesë ose të zyrtarizohet një marrëdhënie e re, duke sjellë stabilitet dhe lumturi.
    Demi është shenja e tretë që pritet të ketë ndryshime të mëdha në 2026.
    Me kalimin e Jupiterit në Luan dhe ndikimin në shtëpinë e 4-t, përfaqësuesit e Demit do të ndihen të gatshëm për seriozitet dhe për të hapur një familje. Ky vit është i favorshëm për zyrtarizimin e marrëdhënieve dhe vendosjen e themeleve për të ardhmen.
    Pra, për Bricjapin, Ujorin dhe Demin, 2026 duket se është viti i dashurisë dhe angazhimeve serioze.
    Ata që kanë marrëdhënie të rëndësishme mund të shohin një hap të madh përpara, ndërsa të tjerët mund të takojnë personin që do t’i ndryshojë jetën.

  • Grekët “kursejnë” orizin, në dasma, do hidhet oriz i dëmtuar

    Grekët “kursejnë” orizin, në dasma, do hidhet oriz i dëmtuar

    Si në shumë vende të Mesdheut, edhe në Greqi, hedhja e orizit mbi të sapomartuarit pas ceremonisë është një zakon tradicional që simbolizon urimet për begatinë dhe pjellorinë. Por çdo vit, kjo traditë çon në humbje të mëdha.

    Fermerët grekë llogarisin se rreth 200-300 tonë oriz i ngrënshëm përfundojnë në tokë gjatë muajve të verës, kur zhvillohen shumica e rreth 53.000 dasmave në gjithë vendin.
    Pas thatësirave dhe ndryshimeve klimatike, por edhe si rezultat I konkurrencës së fortë nga importet me çmim të ulët prej vendeve aziatike , fermerët grekë gjetën një zgjidhje racionale dhe ekonomike: të shesin orizin e thyer për dasma, në vend që ta hedhin ose ta përdorin për ushqim kafshësh.
    “Ideja e përdorimit të orizit të thyer në dasma lindi sepse është një traditë këtu në vendin tonë”, shprehet fermeri Christos Gatzaras .
    Shembullin po e japin prej disa muajsh disa partneritete bujqësore në Halastra ,pranë Selanikut një nga zonat kryesore të kultivimit të orizit, që kanë shitur tonelata me oriz të thyer të ridizenjuar në çanta të bardha me etiketen-orizi I dasmave “THE WEDDING RICE”, duke dhënë mesazhin se orizi nuk është për tu hedhur. Produkti i ri tregtohet tashmë  në pako prej 25, 10 dhe ndoshta më pak kilogramësh. Është vlerësuar se 3-5 kilogramë oriz hidhen në çdo dasmë.
    “Çdo vit, kryesisht gjatë muajve të verës kur zhvillohen shumica e dasmave, hidhen rreth 200 ton oriz i ngrënshëm. Kështu që menduam, pse duhet të përfundojë një produkt i ngrënshëm në tokë kur mund të përdorim një produkt të ngjashëm në vend të tij?”, shton më tej ai.
    Greqia është prodhuesi i tretë më i madh i orizit në BE, duke eksportuar pjesën më të madhe të 250,000 tonëve prodhim vjetor. Orizi i thyer përbën rreth 9% të eksporteve, dhe përdorimi i tij në dasma ndihmon fermerët, kursen burime natyrore dhe jep një zgjidhje të zgjuar për një zakon tradicional.
    Tani, çdo ton orizi i shitur për dasma është fitim për fermerët dhe një shembull sesi tradita mund të kthehet në mundësi ekonomike.
     
     
     

    Top Channel

  • Dasma e Genar Topallit ndez sherrin në emision / I ftuari nuk përmbahet: Të më hash…; Grida Duma: Të nxjerr përjashta

    Dasma e Genar Topallit ndez sherrin në emision / I ftuari nuk përmbahet: Të më hash…; Grida Duma: Të nxjerr përjashta

    Armand Peza dhe Enida Bozhegu janë të ftuar në emisionin “Top Story” të drejtuar nga Grida Duma. Një nga temat që po trajtohet është dasma e Genar Topallit me Cindy Marinën, që ka nxitur debat të madh për shumën e madhe të pretenduar që ka kushtuar.
    Peza, një biznesmen i suksesshëm në organizimin e eventeve të tilla u përplas me Bozhegun pikërisht prej dasmës.
    Ai tha fillimisht: “Jozefina ka qenë e ftuar në dasmën e të birit. Edhe unë e kam ftuar tim atë”. Në këtë moment ndërhyri Bozhegu duke u shprehur: “Kjo është lojë fjalësh. Nuk e pranoj këtë”.
    Por Peza këmbënguli sërish: “Po e them unë që kam ftuar babain në dasmën time”.
    Bozhegu, e irrituar iu drejtua: “Atëherë nuk je shqiptar”. Në këtë çast, biznesmeni nuk u përmbajt: “Të hash të pangrënshmen“.
    E ndodhur në këtë situatë, ndërhyri edhe Grida Duma duke i tërhequr vëmendjen Pezës: “Unë nuk do të kisha lënë në studio nëse ti do e kishe përdorur atë shprehje ndryshe, por zgjodhe metaforën. E the të pangrënshmen, por të gjithë e dinë se për çfarë e kishe”.

  • Dasma e djalit të Jozefina Topallit shkakton debat në studio, gazetari përplaset me Armand Pezën: Trego kush të pagoi, mos i mbro kaq shumë

    Dasma e djalit të Jozefina Topallit shkakton debat në studio, gazetari përplaset me Armand Pezën: Trego kush të pagoi, mos i mbro kaq shumë

    Dasma e djalit të ish-kryetares së Kuvendit, Jozefina Topalli, vijon të jetë në qendër të vëmendjes mediatike dhe të provokojë debate të nxehta.

    Gjatë emisionit “Top Story”, gazetari Ronaldo Sharka dhe analisti Armando Peza janë përplasur në studio, në një debat të drejtpërdrejtë mbi simbolikën dhe vendin ku u mbajt ceremonia martesore.
    Sharka, duke komentuar ngjarjen, tha se dasma ishte një mënyrë për të treguar pozicionin e familjes Topalli si pjesë e elitave ndërkombëtare.
    “Jam i bindur që dasma është bërë aty për të treguar se ne jemi një familje që i përkasim elitave ndërkombëtare, aty ku martohen më të mirët, në Vatikan,” deklaroi ai.

  • Ndodh edhe kështu/ Nusja vonohet në dasmën e saj, prifti nis procedurat e celebrimit pa të

    Ndodh edhe kështu/ Nusja vonohet në dasmën e saj, prifti nis procedurat e celebrimit pa të

    Në kishën e Sant’Ambrogio-s në Itali, dasma e një çifti të ri u bë një nga ngjarjet më të përfolura, pasi prifti I famullisë vendosi të fillonte ceremoninë e dasmës pa pritur nusen, e cila ishte ende jashtë kishës. 

    “E kisha njoftuar tashmë se do të filloja kur të binin kambanat. Nuk ishte e mundur të mbaja një grup të tërë besimtarësh në pritje”, shpjegoi Ati Doglio.
    Prifti, për të cilin thuhet se nuk ishte hera e parë që tregohej i përpikte më orarin, nuk e priti nusen as 15 minuta zyrtare dhe e filloj shërbesën vetëm pas tri minutash.
    “Nuk është çështje dasmash apo pagëzimesh, por respekti për të pranishmit”, deklaroi prifti.
    Kur shërbesa filloi pa nusen, një ndjenjë sikleti thuhet se u përhap mes të ftuarve dhe atmosfera u bë edhe më e tensionuar për shkak të mungesës së këngës tradicionale Ave Maria, që këndohet shpesh në dasma.
     

    Top Channel

  • Fotot/ Topalli nga dasma “500 mijë euro” në Kuvend, Mesila Doda mes dy ish-ministrave të PS. Çfarë nuk u pa nga seanca që zgjati më pak se 5 minuta

    Fotot/ Topalli nga dasma “500 mijë euro” në Kuvend, Mesila Doda mes dy ish-ministrave të PS. Çfarë nuk u pa nga seanca që zgjati më pak se 5 minuta

    Deputetët iu drejtuan sërish Kuvendit të Shqipërisë për të dytën herë për këtë të martë, për të votuar Kryesitë e Komisioneve Parlamentare.

    Seanca, ku me 77 votat pro të mazhorancës, u votuan Kryesitë e Komisioneve zgjati më pak se pesë minuta dhe menjëherë më pas ligjvënësit lanë ambientet e Kuvendit të relaksuar.
    Fotografët e LSA-së kanë shkrepur momente nga batutat që deputetët kanë shkëmbyer me kolegët. Mes fotove, ra në sy deputetja demokrate Mesila Doda, që bisedon me dy deputetë socialistë, Ulsi Manjën dhe Igli Hasanin.
    Ndërkohë, deputetja e PD-së, Jozefina Topalli, kishte sot seancën e saj të parë parlamentare, pasi u rikthye nga dasma e djalit të saj, Genar Topallit me moderatoren Cindy Marina në Itali.
    Si gjithnjë, shkallët drejt godinës së Kuvendit kthehet në një ‘pasarelë’ me veshjet plot ngjyra e stil të burrave dhe grave, pjesë të legjislaturës së XI-të të Kuvendit të Shqipërisë.

    Top Channel