Tag: dashurie

  • Heidi Baci: Këshilla dashurie nuk jap shumë, se vetë e kam ndritur

    Heidi Baci: Këshilla dashurie nuk jap shumë, se vetë e kam ndritur

    Heidi Baci ka bërë një deklaratë të sinqertë dhe me nota ironie lidhur me jetën e saj sentimentale gjatë pjesëmarrjes në emisionin “Wake Up”.
    Ish-banorja e “Big Brother VIP 3”, e cila u bë protagoniste e një romance shumë të përfolur me aktorin Romeo Veshaj, i dha fund lidhjes pak muaj pas daljes nga shtëpia, një ndarje që ndodhi në heshtje, por që tërhoqi vëmendjen e mediave.
    Tashmë në krah të Blendi Salajt, Heidi tregoi se ka ndryshuar qasje ndaj dashurisë dhe nuk jep më shumë opinione për çështjet e zemrës. Ajo shprehu se përvoja personale e ka mësuar ta pranojë gabimet e së shkuarës pa stres dhe me një frymë sportive.
    “Këshilla dashurie nuk jap shumë, se vetë e kam ndritur. Ndonjëherë njerëzit duhet të gabojnë, që pastaj të mësojnë,” tha ajo, duke iu referuar indirekt eksperiencave të saj personale.
    Deklarata e saj tregon pjekurinë dhe reflektimin mbi marrëdhëniet e mëparshme, duke i parë gabimet si një proces të domosdoshëm mësimi dhe jo si dështime. Heidi duket e qartë se ka gjetur një mënyrë për të përballuar të shkuarën dhe për të ecur përpara në jetën sentimentale.
    Me këtë qasje të re, ish-banorja e Big Brother VIP duket e vendosur të përqendrohet tek vetja dhe të shijojë momentin, duke marrë mësime nga eksperiencat e kaluara dhe duke ndarë një mesazh të rëndësishëm për ndjekësit e saj.

  • Petrit Ruka: Në të bëfsha një libër dashurie

    Petrit Ruka: Në të bëfsha një libër dashurie

    Petrit Ruka

    Nëse ty do të të bëja një libër dashurie,sytë do të t’i vijambi kopertinën e gjerë,bojës do t’i jepja aromën e frymësparfumet e tërë botëstë ndjeheshin të mjerë.

    Në faqen e parë do të shkruaja si fëmijë:“…Të dua shumë,që ti më do mua!”

    Pastaj nëpër faqet e tjera…

    Kjo dihet,dashuri dhe shto dashuripër një grua…

    Nga mesi i atij librica faqe të tëra bosh,shkruar me bojë të padukshmefjalë nga ato që lexuesi i merr vetë me mend.

    Për dreq nuk botohense quhen të “turpshme.”

    Ato fletë të bardha, të bardha sa atodhe dehja e rënkimiqë rrjedh mes për mes,dy kryqet prej mishiqë mbushen me gjemba,e asnjeri nuk vdes.

    Tirazhi?

    Kjo dihet, do jetë vetëm një kopjedhe letra, ah letra e rubintë dhe mat.*

    Çmimi?

    Ajo puthja e fundit që s’bëmë,pa numër, pa datë…

    Në të bëfsha një libër të madh dashurie,që do vdes në faqen e fundite di prej vjetësh,prandaj s’e shkruaj.Se cila shtëpi botimimerret me funerale poetësh?! 

    ObserverKult

  • Promovohet libri i ri me poezi “Stinë dashurie” i autorit Ibrahim Didani – VIDEO

    Promovohet libri i ri me poezi “Stinë dashurie” i autorit Ibrahim Didani – VIDEO

    Promovohet libri i ri me poezi “Stinë dashurie” i autorit Ibrahim Didani
     
    Sot paradite, Shoqata e Krijuesve Jonian “Sarandë”, në bashkëpunim me krijuesit e “Let–Art” Delvinë, organizoi një aktivitet të veçantë kulturor: promovimin e librit më të ri me poezi “Stinë dashurie”, të autorit sarandiot Ibrahim Didani. Në një atmosferë të mbushur me emocione, art dhe fjalë të bukura, të pranishmit përjetuan një takim të rrallë me vargun, frymëzimin dhe dashurinë për Sarandën.
     

     
    Aktivitetin e çeli Panajot Zoto, kryetar i krijuesve “Let–Art” Delvinë, i cili theksoi bashkëpunimin e frytshëm mes krijuesve të dy qyteteve dhe rëndësinë që mbart letërsia në ruajtjen e identitetit kulturor. Më pas, fjalën e mori redaktori i librit, Bekim Alizoti, i cili ndau me të pranishmit procesin e punës mbi poezitë dhe thellësinë ndjesore që karakterizon veprën e Ibrahim Didani.
     

    Gazetari Ermir Hoxha solli një moment të ngrohtë me recitimin e poezisë “Përshëndetje”, ndërsa më pas Anxhelo Nika recitoi poezinë prekëse “Iku dhe një artist”, kushtuar Anastas Nikës. Takimi vijoi me reflektimet e Behar Mazes, i cili foli me pasion për librin “Stinë dashurie” dhe për botën emocionale që autori ndërton përmes vargjeve të tij. 
     

     
     
    Në vijim, Ermir Hoxha recitoi poezinë “Më pëlqen”, duke ndarë gjithashtu një kritikë letrare për mënyrën sesi poezia mbyllet, ndërsa gazetarët Shkëlqim Hajno dhe Thoma Nika shtuan mendime dhe përshkrime mbi vlerat që sjell kjo vepër në peizazhin letrar të Sarandës.
     

    Një moment i veçantë i takimit ishte fjala e botuesit të Shtëpisë Botuese “2M”, Fatmir Minguli, i cili përgëzoi autorin për stilin e tij të ndjeshëm dhe origjinal. Në fund, Ermir Hoxha lexoi poezinë “Unë dhe babai”, një krijim me tone të thella emocionale që preku publikun.
     
    Në mbyllje, vetë autori Ibrahim Didani zgjodhi të ndajë me të pranishmit poezinë e tij më të dashur — “Nuk ka qytet si Saranda”, një himn poetik kushtuar qytetit që e ka frymëzuar në çdo varg e në çdo stinë dashurie.
     
    Një mëngjes poetik, një libër që flet me zemrën dhe për zemrën. “Stinë dashurie” i autorit Ibrahim Didani mbetet një dëshmi e bukur e shpirtit krijues të Sarandës, aty ku fjala bëhet ndjenjë dhe dashuria merr formën e vargut.
     
    Website Saranda Web
    Facebook Saranda Web
    Instagram saranda.web
    Youtube sarandaweb
    Tiktok saranda.web
    Pinterest sarandaweb
    in sarandaweb

  • Letër dashurie: Oh sa i ndjej vuajtjet tua…i ndjej thellë në zemër

    Letër dashurie: Oh sa i ndjej vuajtjet tua…i ndjej thellë në zemër

    Letër dashurie e Emma Darwin për Charles Darwin-in:

    Unë nuk mundem t’ju tregoj juve, gjithë dhimbjen që kam ndjerë për të gjitha vuajtjet tuaja gjatë javëve të fundit. Keni pasur kaq shumë kokëçarje.Nuk mundem t’jua tregoj as mirënjohjen që kam ndjerë për shikimet e ndjeshme dhe të qeshura që më keni dhënë, kur unë e dija që ju keni qenë në situata të pakëndshme.

    Unë jam e sigurt se ju e dini që unë ju dua aq shumë sa për të më besuar se i kam në mendje vuajtjet tuaja si të ishin të miat. Në mendjen time gjej lehtësim, vetëm kur mendoj se çdo gjë ka ardhur nga Zoti, dhe përpiqem të besoj se të gjitha sëmundjet dhe vuajtjet, do të na ndihmojnë për të lartësuar mendjet tona dhe të shikojmë përpara.

    Kur unë shoh durimin tuaj, dhembshurinë e thellë për të tjerët, vetëkontrollin dhe, mbi të gjitha, mirënjohje edhe për gjënë më të vogël të bërë për t’ju ndihmuar, unë nuk mund ta ndal dëshirën e madhe që këto ndjenja të çmuara duhet t’i ofrohen qiellit për hir të lumturisë suaj të përditshme. Por, e gjej shumë të vështirë në rastin tim.

    I ndjej thellë në zemër, cilësitë tuaja të admirueshme, ndjenjat. Unë do ta ruaj këtë pranë vetes…

    Por, këto më kanë shkuar në mendje shpesh këto kohë dhe mendova t’jua shkruaj, për të lehtësuar mendjen time.

    ObserverKult

    —————-

    Lexo edhe:

    Letër dashurie: Sonte kam ëndërruar të kthehem te ti…

    Shkrimtari amerikan Henri Miller dhe shkrimtarja franceze, Anais Nin, edhe pse të dy të martuar, asgjë nuk i ndali të përjetonin një romancë e cila i frymëzoi njëjtë.

    Ishte viti 1932 kur të dy u takuan në Paris. Një dashuri me shikim të parë… Lidhja e tyre intime zgjati disa vjet…

    Tekstin e plotë e gjeni KËTU

    ObserverKult

  • A jemi ende të aftë për të qenë në lartësinë e dashurisë? A kemi ende forcë…

    A jemi ende të aftë për të qenë në lartësinë e dashurisë? A kemi ende forcë…

    Nga Simone Regazzoni

    A jemi ende të aftë për të qenë në lartësinë e dashurisë? A kemi ende forcë? Sot në epokën e fundit të dashurisë, të këtij pasioni të vjetër, për të cilin duket se nuk ka më kohë? Vallë, cila është e vërteta për dashurinë sot?

    E vërteta është se ne jemi bërë frikacakë. Të aftë për të bërë seks, lirisht, dhe për kënaqësi ia ​​mbathim nga dashuria: kemi shumë aventura të thjeshta për të shmangur aventurën e dashurisë. Sepse dashuria kërkon shumë prej nesh. Më shumë sesa vetë subjekti mund të japë. Sepse dashuria na vendos përballë murit pa rrugë shpëtimi. Dashuria kërkon gjuhë, fjalë, rrëfime, të cilat duhen përsëritur; kërkon që të shpiket një përkohshmëri tjetër që i bën ballë asaj të jetës së përditshme; kërkon forcën e së pakthyeshmes “përgjithmonë”: një pikë përjetësie, një të shkuar që nuk largohet në rrjedhën e fundme të kohës; por mbi të gjitha na kërkon të braktisim egon: limanin e sigurt të ekzistencës sonë, të fuqisë sonë, të qenies sonë. Të humbasësh gjithçka, madje edhe botën, për t’u shfaqur ballë Tjetrit: pa ditur, pa parë, në zgrip të natës. Duke nisur me një rrëfim, Dashuria ekziston dhe nuk e lë veten të kapet nga asnjë abstraksion, të kuptohet nga asnjë mendim, të kapet nga asnjë logo: është lëkura, mishi dhe zëri; është frymimi yt, heshtja jote, mungesa jote, ky trupi yt që lëviz nën gishtat e mi, regëtima e zemrës sate. Dhe zhurma e shiut që bie tani – e dëgjon? – atomet në zbrazëti, një potere nga lart poshtë: dhe kjo shmangie e padukshme (clinamen) që shpërthen nga askund, që je ti. Ekziston hapësira e një pranie (nga “ex- sistere” në “të qenit jashtë”) përtej jetës së mbyllur në domenin e egos, përtej vetë jetës, që mbetet gjithmonë për t’u bërë. Nuk ka asgjë për të menduar këtu. Mendimet e mia janë lodhur për ty. Dashuria është gjithmonë diçka që duhet të bëjmë në mënyra të shumta. Dashuria bëhet: për shembull këtu, përmes tingëllimës dhe ritmit të fjalëve. Dhe ti e di më mirë se kushdo tjetër. Dëgjomë: nuk po flas për një dashuri të veçantë, pa fre, të jashtëzakonshme, aq më pak për një dashuri që jeton vetëm në fantazinë e filozofëve, poetëve, romancierëve, këngëtarëve, regjisorëve. Dua të vetmen dashuri të denjë për këtë emër, dashurinë time, për të cilën na mungon guximi: dua dashurinë si një ngjarje që na kapërcen dhe na kërkon ta jetojmë atë me forcën e një po-je. Dashuria nuk mund të mendohet apo thjesht të thuhet. Dashuria nuk mund të vihet në dyshim, të hetohet. Dashuria nuk është një temë e mundshme diskutimi filozofik. Dashuria nuk është një gjë që duhet vëzhguar apo shfaqur. Nuk ka filozofi dashurie, shkencë dashurie, diskurs dashurie. Dhe gjithçka që ju kanë thënë dhe treguar për dashurinë është vetëm mashtrim. Për shkak të dashurisë, kjo është ajo që dua t’ju them sonte, për dashurinë nuk ka njohuri. Prandaj Platoni, pasi e bëri Sokratin të thotë se nuk di asgjë, përveç gjërave të dashurisë, fjalimin më të bukur për dashurinë, në Simpozium, e la ta mbajë jo Sokrati, por një grua, Diotima, një priftëreshë e kualifikuar në misteret e dashurisë, ligjërimi i së cilës nuk ka vlerë filozofike, por MISTERIKE. Ligjërimi sokratik si ligjërim filozofik, ligjërim i vërtetë, episteme, nuk mund të vazhdojë rrugëtimin e vet kur është në lojë dashuria.

    “Të dashuroj”- Filozofia si një deklaratë dashurie Ujdisur shqip Rielna Paja

    Lexo edhe:

    KADRI ROSHI KA PUNUAR SI PASTRUES BANJOSH E HAMALL, SHKARKONTE THASË ME ÇIMENTO 13 ORË NË DITË…

  • ‘Trekëndësh dashurie’, të paktën 14 të vdekur në njësinë ushtarake të Sudanit të Jugut

    ‘Trekëndësh dashurie’, të paktën 14 të vdekur në njësinë ushtarake të Sudanit të Jugut

    Një “trekëndësh dashurie” i dyshuar që përfshin dy oficerë që kishin rënë në dashuri me të njëjtën grua është shndërruar në një masakër në Sudanin e Jugut, me 14 persona të vrarë në një shkëmbim zjarri, tha ushtria e Sudanit të Jugut.

    Sudani i Jugut, shteti më i ri në botë, ka luftuar me paqëndrueshmëri dhe nivele të larta varfërie për vite me radhë, pavarësisht eksplorimit të naftës në territorin e tij.
    Aktakuza e ngritur më 11 shtator ndaj zëvendëspresidentit Riek Machar, e ndjekur nga largimi i tij disa orë më vonë me dekret presidencial, nxit frikën e një lufte të re, pothuajse shtatë vjet pas përfundimit të një konflikti të përgjakshëm midis mbështetësve të tij dhe atyre të Presidentit Salva Kiir, i cili rezultoi në të paktën 400,000 vdekje midis viteve 2013 dhe 2018.
    Elementë të dy kampeve u përzien më pas në radhët e disa njësive, të tilla si Forcat e Përbashkëta të Mbrojtjes VIP, të cilat aktualisht janë të vendosura në kufirin e rajonit Abyei (veri), një zonë e pretenduar nga Sudani dhe Sudani i Jugut.
    Të hënën, dy ushtarë nga kjo njësi, njëri pro-Makar, tjetri pro-Kir, u grindën, me të parin që qëlloi të dytin përpara se të qëllohej për vdekje nga rojet. Dhuna u përhap midis shokëve të tyre.
    Në total, dy protagonistët kryesorë vdiqën, si dhe 12 ushtarë të tjerë, ndërsa pesë ushtarë u plagosën, tha sot gjeneralmajor Lul Ruai Koang, zëdhënës i ushtrisë së Sudanit të Jugut, gjatë një konference për shtyp në kryeqytetin Juba.
    “Mund të konfirmoj se incidenti nuk ishte i motivuar politikisht”, theksoi oficeri.
    “Një trekëndësh dashurie duket të jetë shkaku”, vazhdoi ai, duke shtuar se një hetim është duke u zhvilluar. “Të dy burrat ishin të përfshirë (…), me sa duket, në një marrëdhënie seksuale me të njëjtën grua”, shtoi ai.
    Një hipotezë tjetër do të ishte “një mosmarrëveshje” midis këtyre dy burrave, shtoi ai.

    Top Channel

  • Një dekadë dashurie, Vesa dhe Big Basta festojnë përvjetorin e martesës me surpriza romantike

    Një dekadë dashurie, Vesa dhe Big Basta festojnë përvjetorin e martesës me surpriza romantike

    Showbiz E Shtunë, 13 Shtator 2025 14:33
    Një nga çiftet më të dashura të showbiz-it shqiptar, këngëtarja Vesa Luma dhe reperi Big Basta, kanë shënuar një moment shumë të veçantë në jetën e tyre: 10-vjetorin e martesës.
    Për këtë ditë të rëndësishme, Big Basta zgjodhi të surprizojë partneren e tij me një buqetë të madhe me lule, një kartolinë me fjalë zemre dhe një unazë të veçantë, simbol i një dekade dashurie dhe bashkëjetese.

    Në kartolinë, reperi i shkruante: “Deri në përjetësi me ty. Të dua shumë. Gëzuar 10-vjetorin, mami dhe gruaja më e mirë në botë.”
    Ky gjest romantik u përshëndet edhe nga fansat e dy artistëve në rrjetet sociale, të cilët u kanë uruar dashuri jetëgjatë dhe lumturi së bashku.
    Vesa dhe Big Basta janë prindër të një djali, Lian, i cili është gjithashtu personazh në rrjet, meqenëse shpesh shfaqet në postimet e dy prindërve.

  • Pirro Çako: Letër dashurie (teksti dhe kënga)

    Pirro Çako: Letër dashurie (teksti dhe kënga)

    Pirro Çako është një këngëtar dhe autor këngësh shumë i njohur dhe muzika ku identifikohet më shumë është ajo pop.

    Pirro Çako lindi në një familje artistësh. Të dy prindërit e tij ishin këngëtarë, Gaqo dhe Luiza Çako, njëri tenor dhe tjetra soprano.

    Ambienti artistik familjar krijoi traditën që ndoqi më pas dhe Pirro… Por ai kish vendosur ndryshe, ëndrra e tij ishte të bëhej kompozitor e të shkruante muzikë dhe këtë e arriti me shumë sukses.

    Deri tani ka krijuar shumë hit-këngë, në mesin e të cilave edhe ajo e titulluar “Letër dashurie”.

    Tekstin e kësaj këngë e ka shkruar: Teodor Keko, kur muzikën e ka bërë Pirro Çako. Më këtë këngë Pirro ishte pjesëmarrës në Festivalin “Kënga Magjike” në vitin 2004.

    Në vazhdim e gjeni tekstin dhe këtë krijim të interpretuar mjeshtrisht nga Çako.

    Nën një hënë amerikane,Befas ti seç m’u ringjalleIronike, delikate,Sydremitur si një mace.

    Qetësisht e pyeta veten:Pse vazhdon ta dashuroshQë të shtosh vetminë, braktisjen?Ti ne djall të shkosh!

    Mua s’më dehu dashuriaPor një kokteil që piva kotBrenda gotës mbytet vetmiaDhe unë gotën s’e thyej dot.

    Me vonesë aty kuptovaSe ne djall ti s’kishe shkuarIshe ulur me cigareZemrës sime hidhje valle.

    Ndaj nga kontinenti tjetërNë mesnatëMe dhimbje shkrovaKatër vargje poezie mbi këtë letër:

    Mua s’më dehu dashuriaPor një kokteil qe piva kot!Brenda gotës mbytet vetmiaDhe unë gotën s’e thyej dot.

    Për herë të parë e pashë se dashuria,kjo fatkeqësi mbretërore nuk vjen vetëm.Ndaj të lutem, kthema zemrën!Por asnjëherë këto vargje s’t’i dërgovaNjë tjetër shans të fundit të afrova“Unë të dua!” Ty të shkrova…

    E përgatiti: A. S.- ObserverKult

    ———————————————————————————————-

    LEXO EDHE:

    Pirro Çako: Ndërmend e kam të të dua prapë… (teksti dhe kënga)

  • ‘Greensleeves’ – Një këngë dashurie nga shekujt e largët

    ‘Greensleeves’ – Një këngë dashurie nga shekujt e largët

    “Greensleeves” është një baladë tradicionale angleze që daton që nga fundi i shekullit të 16-të, me tekst dhe melodi që përcjellin një ndjenjë të thellë mallëngjimi dhe dashurie të pamundur. Melodia e saj është e butë, melankolike dhe mbresëlënëse, ndërsa tekstet flasin për një dashuri të braktisur, për një zemër të thyer dhe një mall të pashuar për një grua që nuk e kthen ndjenjën.

    Për shumë shekuj, është përfolur se kënga mund të jetë shkruar nga mbreti Henry VIII për Anne Boleyn, gruaja e tij e dytë, megjithëse nuk ka prova përfundimtare për këtë. Kjo legjendë i shton një tjetër shtresë romantike dhe dramatike baladës, duke e lidhur me një nga historitë më të trazuara të dashurisë në historinë britanike, transmeton KultPlus.

    Kënga përmend një grua me mëngë të gjelbra (“green sleeves”), simbol i pasionit dhe dashurisë në kulturën popullore të kohës. I dashuri i saj i refuzuar shpreh dhimbjen dhe habinë që dashuria e tij e sinqertë nuk u kthye kurrë.

    “Greensleeves” mbetet një kryevepër e thjeshtësisë muzikore dhe emocionale. Ajo ka frymëzuar kompozitorë klasikë, muzikantë modernë dhe është përdorur gjerësisht në filma, seriale dhe muzikë bashkëkohore. Ndikimi i saj është aq i fortë, sa që melodia është përdorur edhe për këngë të tjera, përfshirë dhe himnin e Krishtlindjes “What Child Is This?”.

    Në vijim KultPlus ua sjell një fragment të “Greensleeves”:

    “Alas, my love, you do me wrongTo cast me off discourteously;And I have loved you so long,Delighting in your company.”/KultPlus.com

  • Teodor Keko: Pastaj ti ike dhe atje mbeti një varr, varr dashurie

    Teodor Keko: Pastaj ti ike dhe atje mbeti një varr, varr dashurie

    Poezi nga Teodor Keko

    Nuk kishte drita dhe ishte natëdhe dhoma ishte gjithaq e ftohtë.Veç sytë e tu mbushur me flakëdhe trupi yt tmerrësisht i ngrohtë.Një dashuri të verbërish qeasgjë nuk pashë, as gjinj, as hije.Pastaj ti ike dhe atjembeti një varr, varr dashurie.Tani që erdhën dritat prapëti s’më përfill, ti nuk më njeh.Dhe unë si mashkull gjysmë i marrënë ëndrra veç të vesh e zhvesh.

    Sot gjinj e hije shoh, por s’prek,as ngrohtësia s’më vjen në gjoks.Pa drita keq, me drita keq,diçka na ishte, që kurrë nuk ndodh.

    *Titulli i origjinalit: “Fatkeqësia”

    ObserverKult

    Lexo edhe:

    TEODOR KEKO: Ç’KËRKON TANI PREJ MEJE…

    Teodor Keko është poet, tregimtar dhe gazetar i njohur.

    Shquhet për antikonformizmin e tij, mjeshtrinë dhe thjeshtësinë në rrëfim.

    Ndër librat e tij më të njohur është “Hollësira fatale”, i botuar në vitin 2000 dhe një fragment nga ky libër mund ta lexoni në vazhdim:

    Erioni i kundroi të gjitha këto, por ndjehej se pak përshtypje i bënin. Sic i rrinte mendja Jezusit të gozhduar te gozhdët, edhe atij i ishte fiksuar mendja te mënyra se si mund të bëhej realitet ajo ëndrra- seksi e magjike.-Gjoksin e kishe pa rrudha, -ia nisi si me vete ai,-numër tre , me një thithë të plotë…Vana qeshi lehtë. Tjetri i kishte rënë pikës. Ajo ishte e asaj mase!-Mos ke pirë?-nuhati ajo, duke u zgjatur drejt tij. Pastaj u tërhoq e shtoi qetësisht: Le që tani ty nuk të bën më dëm alkoli, i bën, ti, dëm atij!…

    Tekstin e plotë e gjeni KËTU