KOHA JONË SONDAZH
Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?
Ke arritur limitin e votimit.

KOHA JONË SONDAZH
Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?
Ke arritur limitin e votimit.

Të dashur vellezër e motra !
Sot në Shkodrën tonë të dashur qytetin e martirëve dhe të dritës përkujtohet me mirënjohje e me emocion të thellë 35-vjetorin e Meshës së Pare të kremtuar publikisht pas dekadash ndalimi të fesë, si dhe Faljes së Parë në Xhaminë e Plumbit, në dhjetorin e vitit 1990. Ishte momenti kur, pas një periudhe të gjatë heshtjeje e dhimbjeje, zëri i Zotit u dëgjua serish në Shkodër, dhe besimi i popullit tonë u ngrit si një flakë që nuk mundi ta shuante asnjë errësirë.
Në atë dite të Nëntori në varrezat e Rrmajit, Dom Simon Jubani, meshtar i Kishës martire shqiptare, ngriti për herë të parë pas shumë vitesh duart drejt qiellit dhe shqiptoi fjalët e shenjta të Meshës. Ishte një akt i madh guximi dhe feje, një dritë që ndriçoi jo vetëm Shkodrën, por mbarë Shqipërinë. Rreth tij, besimtarët qanin, luteshin, falenderonin. Ajo Meshë u bë fillimi i nje epoke të re lirie, deshmi se Zoti nuk harrohet dhe se besimi i popullit shqiptar është më i fortë se çdo zinxhir.
Në të njëjtën kohë, disa dite më pas, nga Hafiz Sabri Koçi në Xhaminë e Plumbit, vëllezerit tanë myslimanë ngritën duart në lutje, duke e bëre Shkodrën vendin ku për herë të parë pas dekadash u dëgjua sërish fjala “Zot” në dy forma të ndryshme, por me të njëjtën dashuri. Kështu, qyteti ynë u bë shenjë e bashkëjetesës, e paqess dhe e shpresës.
Sot, pas 35 vitesh, kujtojmë me mirënjohje Dom Simon Jubanin, këtë meshtar të pathyeshëm që nuk u përkul para frikës, por dëshmoi me jetën e tij se feja është më e fortë se burgu, më e fortë se vdekja. Kujtojmë gjithashtu të gjithë Martiret tanë, burra e gra që mbajten të gjallë flakën e Ungjillit në errësirën e ateizmit. Ata janë themeli mbi të cilin qendron sot Kisha jonë e lirë.
Të dashur vëllezer e motra, ky përvjetor, i cili nuk më gjen pranë Jush për shkak te angazhimeve jashtë vendit, është për ne një ditë falenderimi, por edhe një thirrje për përgjegjësi.
Falenderim ndaj Zotit që nuk na braktisi dhe përgjegjësi që ta ruajmë të gjallë këtë trashëgimi të shenjtë. Liria fetare që gëzojmë sot është dhuratë, por kërkon prej nesh besim të pastër, dashuri të sinqertë dhe dëshmi të përditshme.
Le të jemi bij dhe bija të dritës, që me jetën tonë dëshmojmë Ungjillin e Krishtit dhe ndërtojmë ura mirëkuptimi me çdo njeri vullnetmire. Le ta bëjmë Shkodrën tonë gjithnjë shembull të bashkëjetesës, respektit dhe vëllazërisë shpirtërore, ashtu siç ka qenë në historinë e saj.
Në fund, le të lutemi: që gjaku i martirëve të vazhdojë të jetë farë e re për besimin, që drita e Meshës së Dom Simon Jubanit të mos shuhet kurrë, dhe që Zoti të na japë forcën për të mbetur gjithmonë dëshmitarë të dashurisë së Tij.
Imzot Giovanni Peragine
Arqipeshkëv Metropolit Shkodër- Pult
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd.
Ju mirëpresim!

Të dashur miq të yjeve, kjo javë e re e nëntorit hapet me një qiell plot lëvizje dhe kontraste. Venusi sjell një përzierje pasioni dhe konfuzioni në ndjenja, ndërsa Marsi shtyn drejt veprimit – por vetëm për ata që dinë të dëgjojnë zemrën.
Po hyjmë në një periudhë ku emocionet, ëndrrat dhe vendimet e rëndësishme do të ndërthuren.
Le të shohim së bashku çfarë kanë rezervuar yjet për çdo shenjë të zodiakut.
♈ Dashi
Një javë plot energji, i dashur Dashi. Zjarri yt i brendshëm rikthehet me forcë falë ndikimit pozitiv të Marsit dhe Jupiterit. Në dashuri, pasioni rizgjohet dhe çiftet që kishin humbur besimin tek njëri-tjetri mund ta rifitojnë lidhjen. Beqarët do të ndjejnë një dëshirë të fortë për t’u hapur emocionalisht.
Në punë, sfidat nuk mungojnë, por vendosmëria jote do të hapë dyer që më parë dukeshin të mbyllura. Kujdes me nxitimin: jo çdo gjë mund të zgjidhet menjëherë.
Në fundjavë mund të marrësh një lajm të papritur që do të ndryshojë tonin e gjithë javës. Shëndeti është në përmirësim, por duhet më shumë pushim mendor. Beso tek forca jote.
♉ Demi
Një javë më e qetë dhe reflektuese për ty, i dashur Dem. Venusi të fton të qartësosh ndjenjat dhe marrëdhëniet që kanë mbetur pezull.
Në dashuri, çiftet duhet të shmangin xhelozitë, ndërsa beqarët mund të përballen me rikthimin e një personi nga e kaluara.
Në punë, një bashkëpunim i ri mund të hapë perspektiva të favorshme, por rezultatet do të kërkojnë durim. Lajme të mira priten drejt fundit të javës, sidomos rreth së enjtes. Mos e tepro me lodhjen dhe gjej kohë për qetësi. Kjo është një javë për të mbjellë, jo për të korrur.
♊ Binjakët
Yjet të vendosin në qendër të vëmendjes këtë javë, i dashur Binjak. Nën ndikimin e Mërkurit, mendja jote është më e mprehtë se kurrë, por Saturni të kujton të jesh praktik.
Në dashuri, komunikimi përmirësohet dhe më në fund mund të thuash atë që ke mbajtur brenda. Beqarët kanë mundësi për një takim të veçantë midis të mërkurës dhe të premtes.
Në punë, shmang shpërqendrimet – një gabim i vogël mund të kushtojë një mundësi të madhe.
Shëndeti përmirësohet nëse arrin të ruash ekuilibrin mes trupit dhe mendjes. Një javë shumë e mirë për studime, udhëtime dhe ide të reja.
♋ Gaforrja
Një javë e ndjeshme dhe introspektive për ty, e dashur Gaforre. Qielli të shtyn të shohësh brenda vetes dhe të largosh gjithçka që s’të shërben më.
Në dashuri ka mjegull, nostalgji dhe ndoshta keqkuptime. Çiftet duhet të gjejnë mënyra të reja për t’u kuptuar, ndërsa beqarët do ndjejnë luhatje emocionale.
Në punë, është më mirë të mos marrësh vendime të mëdha. E marta dhe e mërkura mund të sjellin tensione, prandaj mos u mbyll në vetvete – fol, shprehu.
Fundjava sjell një rreze drite: një ftesë, një takim ose një surprizë do të të ngrohë zemrën. Kujdes shëndetin emocional.
♌ Luani
Një javë triumfuese, i dashur Luan! Dielli dhe Marsi janë në anën tënde, duke të dhuruar magnetizëm, forcë dhe dëshirë për të dalë në pah.
Në dashuri, pasioni ndizet dhe çiftet që kanë pasur mosmarrëveshje do mund të pajtohen.
Në punë, vijnë mundësi të bukura dhe kontakte të vlefshme që mund të çojnë përpara projektet e tua.
Energjia jote joshëse i bind të tjerët me lehtësi – është momenti ideal për të vepruar e për të marrë atë që meriton.
Në fundjavë, lësho ritmin dhe gëzo momentet e lumturisë. Kjo javë është e jotja.
♍ Virgjëresha
Kjo javë kërkon ekuilibër dhe maturi, e dashur Virgjëreshë. Ke shumë ide dhe plane, por yjet të paralajmërojnë të lëvizësh me rend dhe qetësi.
Në dashuri, mund të ndihesh e pavlerësuar ose e distancuar, ndaj është momenti për një bisedë të sinqertë.
Në punë, rezultatet do të vijnë, por kërkojnë durim dhe më pak vetëkritikë.
Mos detyro gjërat të ndodhin para kohe – gjithçka ka ritmin e vet.
E enjtja dhe e premtja janë ditë të mira për sqarime, takime dhe vendime të mençura.
Kujdes me lodhjen, kujdes trupin dhe shpirtin.
♎ Peshorja
Javë rilindjeje për ty, e dashur Peshore. Pas një periudhe pasigurie, më në fund ndjen që gjërat po marrin drejtimin e duhur.
Venusi të mbështet në dashuri dhe sjell harmoni në marrëdhënie. Çiftet ndjejnë sërish afërsi dhe butësi, ndërsa beqarët kanë shanse për njohje magjike.
Në punë, mund të marrësh një lajm të mirë ose një vlerësim që ke pritur.
Sharmi yt dhe diplomacia do të të ndihmojnë të arrish qëllimet. Shëndeti është i mirë, mjafton të shmangësh streset e panevojshme. Një javë e mbushur me arritje dhe qetësi.
♏ Akrepi
Kjo është java jote, i dashur Akrep! Dielli në shenjën tënde të bën karizmatik dhe plot forcë.
Në dashuri je magnetik dhe i parezistueshëm – edhe dikush nga e kaluara mund të rikthehet në jetën tënde.
Çiftet rifitojnë pasionin, ndërsa beqarët tërheqin vëmendjen kudo që shkojnë.
Në punë, vendosmëria jote sjell rezultate të shkëlqyera, por mos e tepro me kontrollin dhe perfeksionizmin.
Fundjava do të jetë e zjarrtë dhe plot emocione. Kujdes vetëm me ushqimin dhe stresin. Yjet të vendosin në qendër të skenës.
♐ Shigjetari
Javë ndryshimesh dhe rifillimesh, i dashur Shigjetar. Ke nevojë për ajër, hapësirë dhe frymëzim të ri.
Në dashuri, mund të ndjesh nevojën për më shumë liri, por bëj kujdes të mos e ngatërrosh pavarësinë me distancën.
Në punë, parashikohen lajme shumë të mira, sidomos për ata që merren me krijimtari, komunikim ose punë ndërkombëtare.
Marsi të jep energji dhe guxim, por ruaju nga nxitimi – mund të bësh hapa të nxituar. Shëndeti është mesatar, por përmirësohet me pushim dhe natyrë. E shtuna mund të sjellë një fat të papritur.
♑ Bricjapi
Një javë e ngarkuar, i dashur Bricjap. Saturni të jep qartësi, por edhe ndjenjën e lodhjes.
Në dashuri, mund të përsëriten tema të vjetra apo debate që duken të pafundme. Durimi dhe maturia janë aleatët e tu.
Beqarët duhet të presin ende – universi nuk ka hapur ende dritën jeshile për fillime të reja.
Në punë, përgjegjësitë peshojnë, por puna jote do të shpërblehet së shpejti.
Shëndeti kërkon kujdes: mos neglizho pushimin dhe gjumin. Kjo është një javë që kërkon forcë, por s’është e dështimit – është provë e qëndrueshmërisë tënde.
♒ Ujori
Javë e mbushur me ide dhe frymëzim, i dashur Ujor. Mendja jote është aktive, kreative dhe plot risi.
Në dashuri, beqarët do përjetojnë flirtime të lehta, por intriguese, ndërsa çiftet do të forcojnë lidhjen përmes komunikimit.
Në punë, është momenti për të dalë në pah – yjet favorizojnë guximin dhe eksperimentimin.
Një mundësi interesante mund të shfaqet nga e enjtja deri të premten.
Shëndeti përmirësohet, por mos e tepro me orët e vona dhe stresin. Jepi hapësirë frymëzimit.
♓ Peshqit
Një javë e mbushur me ndjenja të forta. Emocionet janë të thella dhe ndoshta të paqarta, gjë që mund të sjellë pasiguri në dashuri.
Çiftet mund të kenë keqkuptime të vogla, ndërsa beqarët tërhiqen nga persona enigmatikë dhe të pazakontë.
Në punë, gjithçka varet nga besimi që ke tek vetja – mos dysho në aftësitë e tua.
Një ëndërr apo projekt që e ke menduar prej kohësh mund të fillojë të realizohet drejt fundit të javës.
Shëndeti kërkon kujdes: më shumë qetësi, më pak ngarkesë. Meditimi ose pushimet e shkurtra do të ndihmojnë shumë.
***
Këshilla e javës nga Paolo Fox:
Kjo është një periudhë që na mëson të dëgjojmë veten.
Yjet na japin mundësi, por është zemra ajo që na tregon rrugën e duhur.
Besoni në ndjesitë tuaja — sepse kur shpirti është gati, edhe koha bëhet e përsosur.

Pashko Vasa ishte njëri ndër rilindësit më të spikatur të Shqipërisë dhe njëri ndër iluministët e ndritur të kombit. Ai, tërë jetën dhe veprën ia kushtoi çështjes së çlirimit të Shqipërisë, arsimimit, kulturës, diturisë.
Janë të njohura letërkëmbimet e tij me familjarët dhe personalitetet e njohura vendore e ndërkombëtare të cilat “Rilindja” i pati përmbledhur dhe botuar në vitin 1989.
Më poshtë mund ta lexoni njërën nga këto letra e që ia kishte dërguar vëllait të tij, Nikollës.
Fort i dashur vëlla,
Sot kam marrë letrën tënde të dashur të 11 tetorit dhe gëzohem se je i kënaqur nga detyra dhe se punon me zell e këmbëngulje. Kështu duhet bërë për të hapur rrugën e së ardhmes në jetë. Kush punon me zellë, me nder dhe me besnikëri, gjen më në fund shpërblimin dhe e mira u vjen pak e nga pak atyre që dinë të sillen mirë dhe të jenë të durueshëm. Sot është ditë poste për Stambollin dhe nëse Mektubgi im do ta mbarojë me kohë postën zyrtare, do të ta dërgoj letrën e rekomandimit që më kërkoje për Bahri pashën; nëse jo, duhet pritur deri në mbarimin e javës tjetër.
Me kënaqësi të them se të gjithë ne këtu gëzojmë shëndet të plotë dhe unë të falënderoj për urimet që më bën. Shpresoj se edhe ju andej gëzoni shëndet të mirë.
Vogëlushet e Rozës sime të gjorë janë shëndoshë e mirë dhe po rriten të bukura e të hirshme. Ato nxënë me shumë zell dhe Silva, që është tetëvjeçare, njeh mirë deri tashti frëngjishten e anglishten dhe po përvetëson muzikën për mrekulli. Ato janë ngushëllimi im dhe shpresoj se Zoti do të më japë jetë deri sa t’i shoh të lumtura në këtë botë.Ime shoqe të përshëndet ty dhe gruan tënde. M’i puth fëmijët nga ana ime dhe ti vetë merr një përqafim zemre nga vëllai yt shumë i dashur, Pashkoja.
P. S. Më shkruaj, të lutem rreth motiveve për të cilat Ganxheja ankohet shpesh lidhur me gjendjen e mjerueshme. Unë besoj se atë që kam bërë për të, edhe vetë i jati nuk do ta kishte bërë.
Por në Shkodër njerëzit e paskan zakon të ankohen dhe të qahen gjithmonë. Edhe Ageja**) e Gjon Gjokë Vasës më shkruan që ta ndihmoj.
Po ajo e fitoi çështjen e shtëpisë; pra ajo e ka një shtëpi, ka burrin e vet dhe, megjithatë, lyp lëmoshë. Duhet t’i bëhet e ditur se, në qoftë se do të duhej të ndihmoja një batalion të tërë kushërinjsh nevojtarë dhe të varfër të tjerë të Shkodrës, do të ishte dashur të kisha thesaret e sulltanit në dorë ose të bëhesha edhe unë i varfër si ata. Dhe çfarë besojnë këta njerëz? Se unë duhet të punoj, të vuaj, dhe të rropatem nëpër këto male të Libanit për të ndarë pastaj rrogën time me ata? Me të vërtetë qenkan të pacipë dhe pa farë dinjiteti njerëzor”.
29 tetor 1888, Beitedin. Letër autografe e nënshkruar Pasco” dërguar të vëllait, Nikollës, në Shkodër.
Arkivi Qendror Historik i RPS të Shqipërisë, fondi 61, dosja 6, letra 1.
Përkthimi në gjuhën shqipe:– V. Bala, Letra të panjohura të Pashko Vasës…, Buletini shkencor, Instituti i lartë Pedagogjik, Shkodër, nr. 14, v. 1979, fq. 177.
“Beitedin”, 29 tetor 1888
*Shkëputur nga “Vepra 3” e Pashko Vasës, botuar nga Rilindja më 1989
Pashko Vasa shkroi një varg veprash të cilat i shërbenin zgjidhjes së çështjes së shkrimit dhe mësimit të shqipes; «Alfabeti latin i zbatuar në gjuhën shqipe» («L’alphabet latin appliqué à la langue albanaise», Constantinopole 1878, «Gramatika shqipe për të u përdorur nga ata që dëshirojnë ta nxënë këtë gjuhë pa ndihmën e një mësuesi» («Grammaire albanaise à l’usage de ceux qui désirent apprendre cette langue sans l’aide d’un maître», London 1887).
Ai zuri një vend edhe në historinë e letërsisë shqiptare që po krijohej; ai është autor i vjershës së njohur «Moj Shqypni, e mjera Shqypni!» (1880), e cila u botua si fletë fluturuese. Me dashurinë e flaktë për atdheun që dergjej nën thundrën e të huajit, me notën e dhimbjes për të, me grishjen drejtuar bashkatdhetarëve për të kapërcyer dasitë fetare dhe për t’u bashkuar në emër të çlirimit të vendit, vjersha luajti rol për zgjimin kombëtar të shqiptarëve. E vënë në muzikë, ajo u këndua si himn patriotik. Vepër tjetër e Pashko Vasës në lëmin e letërsisë është «Bardha e Temalit» («Barda de Témal», Paris 1890), një nga romanet e para në letërsinë shqiptare. Aty përshkruhet mjedisi shqiptar në Shkodër në vitet 40 të shek.XIX me doket dhe zakonet karakteristike. Botoi edhe një përmbledhje me vjersha italisht «Rose e spine» (1873).
Që nga viti 1883 e derisa vdiq, në qershor të vitit 1892, Pashko Vasa shërbeu si Guvernator i përgjithshëm i Libanit, ku edhe vdiq. Eshtrat tij u sollën në Atdhe në kohën e regjimit komunist të Shqipërisë.
E përgatiti: A. S.- ObserverKult
—————————————-
LEXO EDHE:
PASHKO VASA: O MOJ SHQYPNI, E MJERA SHQYPNI…

4 Nëntor 2025
8:05
Alfred Lleshi
Në rikthimin e tij në “Anfield”, ku luajti për 5 vite si mesfushor i Liverpool-it, Xabi Alonso u shpreh: “Është bukur të rikthehesh në një vend ku të kanë dashur kaq shumë. Përpiqem të përqendrohem, por në këto ndeshje është e vështirë”.
Sa iu përket penalltive, trajneri spanjoll tha: “Ne përcaktojmë se kush është gjuajtësi dhe më pas ata vendosin. Për sot, i pari në listë është Kylian”.
Për Trent Alexander-Arnold: “Është mirë dhe në dispozicion. Mund të luajë sot. Pas dëmtimit, kemi nevojë për cilësitë e tij; është në një fazë të re dhe duhet ta ndihmojmë të japë maksimumin”.
Duke kujtuar periudhën e tij në Liverpool: “Me Rafa Benítezin mësova shumë. Ishin vite shumë të mira, më ndihmojnë ende sot”.
Për atmosferën në “Anfield”: “Lojtarët e dinë tashmë si të përballen me presionin kur stadiumi ulëret”. Ai kujtoi gjithashtu: “Në finalen e Stambollit, gjuajtja e penalltisë prej meje ndryshoi historinë time”.

Në homazhet shtetërore për ndarjen nga jeta të ish-kryeministrit dhe liderit historik të Partisë Socialiste, Fatos Nano, kryeministri Edi Rama e kujtoi si mik, si udhëheqës dhe si njeri që la gjurmë të pashlyeshme në historinë politike të vendit.
Në fjalën e tij, Rama shtoi se Nano, pasi u nda nga jeta, u desh shumë nga ata që e kanë sulmuar dhe burgosur gjatë karrierës së tij politike.Lexo edhe :Related Posts
“I thonë një fjale, vdis pa të dua. Sa do doja i dashur fatos të uleshim sonte në një nga ato darkat tona të rralla të viteve të fundit plot me shijeni e ajrit të pastruar mes nesh dhe ti kalonim deri vonë në atë revistën tonë të ngjarjeve tërë ça u tha e ça shkrua për ty qysh se doli lajmoi se këtë herë ti ike përgjithmonë. Sa të paskan dashur e admiruar, edhe at që s’të lanë shkop ndër rrota pa të vënë dhe gurë kurrë pa të hedhur, mezi paskam pritur të të tregojnë dashurinë sapo të merrnin vesh që nuk do ti hapësh më sytë. Dhe ata që të kallën në burg duke të akuzuar si vjedhës dhe erdhën të vrasin në zyrë duke të mallkuar si vrasës e që të lëshuan mbi fytyrë për vite me radhe tërë të zezat e gjuhës shqipe, veç ta shihje se si ta kanë qëndisur aq bukur fjalët e admiratës së tyre. Plasja më vjen që s’jemi dot sonte për një darkë që s’do të kishte paguar”, tha Rama./vizionplus.tv

Edi Rama
TIRANË- Gjatë homazheve shtetërore për ndarjen nga jeta të ish-kryeministrit dhe liderit historik të Partisë Socialiste, Fatos Nano, kryeministri Edi Rama e kujtoi atë si mik, udhëheqës dhe njeri që la gjurmë të pashlyeshme në historinë politike të vendit, ndërkohë nuk la pa komentuar dhe kundërshtarët politikë të Nanos, që sipas tij ata që e burgosën, thurën lavdrime pas lajmit të trishtë.
“I thonë një fjale, vdis pa të dua. Sa do doja i dashur fatos të uleshim sonte në një nga ato darkat tona të rralla të viteve të fundit plot me shijeni e ajrit të pastruar mes nesh dhe ti kalonim deri vonë në atë revistën tonë të ngjarjeve tërë ça u tha e ça shkrua për ty qysh se doli lajmoi se këtë herë ti ike përgjithmonë. Sa të paskan dashur e admiruar, edhe at që s’të lanë shkop ndër rrota pa të vënë dhe gurë kurrë pa të hedhur, mezi paskam pritur të të tregojnë dashurinë sapo të merrnin vesh që nuk do ti hapësh më sytë. Dhe ata që të kallën në burg duke të akuzuar si vjedhës dhe erdhën të vrasin në zyrë duke të mallkuar si vrasës e që të lëshuan mbi fytyrë për vite me radhe tërë të zezat e gjuhës shqipe, veç ta shihje se si ta kanë qëndisur aq bukur fjalët e admiratës së tyre. Plasja më vjen që s’jemi dot sonte për një darkë që s’do të kishte paguar”, tha Rama.

Kryeministri Edi Rama po flet në ceremoninë shtetërore për përcjelljen e ish-kryeministrit Fatos Nano, duke shprehur trishtimin e tij për vdekjen e ish-liderit socialist.
“I thonë një fjalë, vdis pa të të dua. Sa do të doja i dashur Fatos, të uleshim sonte, në një nga ato darkat tona të rralla të viteve të fundit, plot me shijen e ajrit të pastruar mesh nesh dhe ti kalonim deri vonë në atë revistën tonë të ngjarave dhe të personazheve të ndryshme, ca u tha për ty që kur doli lajmi që ti këtë herë ike përgjithnjë. Po sa të pashkan dashur morë burrë i dheut. Po edhe ata që nuk të lanë shkop ndër rrota pa të vënë dhe gurë në kurriz pa të hedhur mezi kishin pritur të tregonin dashurinë dhe adhurimin sapo ta merrnin vesh që nuk do ti hapësh më sytë. Deri tek ata që të kallën në burg që të akuzuan si vjedhës dhe erdhën të të vrasin në zyrë dhe të lëshuan mbi fytyrë tërë të zezat e gjuhës shqipe vec ta shihje si ti kanë qëndisur aq bukur, fjalët e admiratës së tyre. Plasja me vjen që nuk do jemi sonte në një darke që nuk do kishte të paguar.
Në vend që të qeshja ca me ty sonte mua më duhet të rendis fjalët e një lamtumire që nuk e imagjonova dot as kur miku ynë Solis që më shkroi se kishe hyrë në një koma të parezistueshme.
Mendova gruan tënde Xhoin, por jo ty të shtrirë në një arkëmort për të ikur nga kjo jetë që e deshe dhe e jetove deri në fund”- tha Rama.

Në homazhet shtetërore për ndarjen nga jeta të ish-kryeministrit dhe liderit historik të Partisë Socialiste, Fatos Nano, kryeministri Edi Rama e kujtoi si mik, si udhëheqës dhe si njeri që la gjurmë të pashlyeshme në historinë politike të vendit.
“I thonë një fjale, vdis pa të dua. Sa do doja i dashur Fatos të uleshim sonte në një nga ato darkat tona të rralla të viteve të fundit plot me shijeni e ajrit të pastruar mes nesh dhe ti kalonim deri vonë në atë revistën tonë të ngjarjeve tërë ça u tha e ça shkrua për ty qysh se doli lajmoi se këtë herë ti ike përgjithmonë. Sa të paskan dashur e admiruar, edhe at që s’të lanë shkop ndër rrota pa të vënë dhe gurë kurrë pa të hedhur, mezi paskan pritur të të tregojnë dashurinë sapo të merrnin vesh që nuk do ti hapësh më sytë.
Dhe ata që të kallën në burg duke të akuzuar si vjedhës dhe erdhën të vrasin në zyrë duke të mallkuar si vrasës e që të lëshuan mbi fytyrë për vite me radhe tërë të zezat e gjuhës shqipe, veç ta shihje se si ta kanë qëndisur aq bukur fjalët e admiratës së tyre. Plasja më vjen që s’jemi dot sonte për një darkë që s’do të kishte paguar”, tha Rama.