Gushti nuk do të jetë thjesht një muaj vere për disa shenja të horoskopit, por një pikë kthese emocionale.
Sipas astrologëve, Dashi, Gaforrja dhe Shigjetari do të përballen me funde të rëndësishme në marrëdhëniet e tyre, teksa lidhjet që kanë arritur kufijtë e durimit të tyre do të marrin fund.
Dashi – Liria përpara gjithçkaje
Ky muaj zgjon te Dashi një nevojë të fuqishme për pavarësi. Nëse ndiejnë se marrëdhënia i kufizon, apo i imponon rregulla që nuk përputhen me natyrën e tyre impulsive, ata nuk do ta tolerojnë gjatë. Vendosmëria do t’i shtyjë të marrin hapa të papritur, deri në ndarje, shpesh pa sqarime të mëdha.
Gaforrja – Zbulimi i një të vërtete të dhimbshme
Për Gaforren, emocionet janë gjithçka. Kjo verë zbardh realitete që më parë janë injoruar: dhënia pa marrë, mungesa e reciprocitetit, ose ndjenja e zbrazëtisë në një lidhje që dikur kishte ngrohtësi. Edhe pse ndarja do të jetë e dhimbshme, ajo do të shërbejë si një hap drejt vetëkujdesit dhe shërimit personal.
Shigjetari – Liria mbi dashurinë
Shigjetari, i njohur për shpirtin e lirë, këtë gusht do ta ndiejë më fort se kurrë nevojën për të “marrë frymë”, nëse partneri/partnerja i kërkon angazhime që e kufizojnë, Shigjetari mund të zgjedhë të largohet pa konflikte të mëdha, thjesht nga nevoja për të qenë vetvetja.Për këto tre shenja, ndarja nuk është dështim, por një formë çlirimi. Ajo vjen si pasojë e vetëdijes, e lodhjes emocionale, apo e nevojës për të mos e humbur identitetin personal brenda një lidhjeje që nuk funksionon më.
Tag: dashi
-

Ju pret një muaj vendimesh të vështira, këto janë 3 shenjat e horoskopit që do të ndahen nga partnerët e tyre në Gusht
-

Suel Çela, sponsori gjeneral i krimit
Një person në kërkim, që zgjedh të jetojë në arrati, ka vetëm një synim. Të triumfojë mbi drejtësinë. Do provojë me çdo kusht të tregojë që është i pafajshëm, edhe atëherë kur nuk është. Në mënyra të ligjshme apo të paligjshme, liria është synimi i tij i vetëm.
Por arratia ka kostot e saj, qoftë edhe financiare. Për disa të tjerë, jeta në arrati vazhdon njësoj sikur të mos kenë asnjë problem me ligjin.
Statusi i tyre shoqëror është i ndryshëm. Ndonjëri njihet si biznesmen. Dikush tjetër si “i forti” i qytetit. Emri i dikujt lakohet si person i rëndësishëm e ndonjë tjetër si mjaft i rrezikshëm. E madje ca të tjerë mitizohen.
Por të gjithë kanë një të përbashkët. Janë persona në kërkim.
Përveç kësaj, kanë edhe të përbashkëtën tjetër. E sfidojnë herë pas here drejtësinë. Ndonëse në arrati, disa edhe prej vitesh, lëvizin lirshëm. Kryejnë veprime ligjore. Firmosin kontrata noteriale. I drejtohen edhe Gjykatës për lehtësim të masës së sigurisë që kanë marrë në mungesë. Madje kalojnë edhe kufirin, me dokumentet identifikimi origjinale.
Të tjerë kryejnë sërish krime. Në jo pak raste kemi dëgjuar nga Policia: Shpallet në kërkim i kërkuari…
Suel Çela është një prej tyre. Ai është një person që është shpallur e rishpallur në kërkim herë pas here. Por nuk është ndaluar asnjëherë.
Megjithëse duhet thënë se ka mbajtur një korrespondencë në distancë me gjykatat.
Ndonëse prej 3 vitesh është në arrati duke iu shmangur drejtësisë, sa herë ka pasur masa të dhëna në mungesë ndaj tij, ai i ka kundërshtuar. Më 28 shkurt 2023 i është drejtuar Gjykatës së Posaçme me një shkresë, përmes të cilës kërkonte t’i ndryshohej masa e sigurisë nga “arrest në burg”, në një masë më të lehtë.
E pas kërkesës së parë, më 23 maj 2023 Suel Çela reagoi sërish. Ai i bëri rekurs dosjes së tij në Gjykatën e Lartë, pasi Apeli i Gjykatës së Posaçme la në fuqi për të masën e sigurisë “arrest me burg” të marrë nga Shkalla e Parë. Çela kërkonte masë më të lehtë sigurie, megjithëse ai nuk ndodhej në burg, por në arrati.
Të njëjtin veprim, po nga arratia, e përsëriti edhe më 6 dhjetor 2024, kur Gjykata e Posaçme shqyrtoi kërkesën e tij.
Ndonëse në kërkim, dëshmitë e të penduarve dhe platforma SKY dëshmuan se 37-vjeçari Suel Çela, apo i njohur edhe si Marjus Lulaj, vit pas viti është fuqizuar edhe më shumë. Me miliardat e fituara nga trafiku ndërkombëtar i kokainës, financoi vrasjen e kundërshtarëve, madje në shumë raste bleu edhe drejtësinë. Bashkë më të vëllain, Mario Çelën, duket se kanë drejtuar një perandori krimi, tashmë e njohur si organizata kriminale “Çela”.
Por ndryshe nga ai, vëllai ndodhet i arrestuar në Belgjikë, ku u ndalua gjatë operacionit të nëntorit të vitit 2024, kur SPAK i dha goditjen më serioze kësaj organizate.
Ndërsa goditja e radhës erdhi më 3 korrik 2025, kur në Itali u sekuestruan prona të vëllezërve Çela, të llogaritura në vlerën e mbi 4 milionë eurove.
Prokuroria e Posaçme dhe Prokuroria e Veronës kryen një operacion të përbashkët kundër organizatës kriminale të vëllezërve Suel e Mario Çela, e cila vepronte në Verona të Italisë dhe ishte përgjegjëse për transportin e sasive të mëdha të kokainës nga Amerika e Jugut në tregun europian.
Hetimet e kryera nga SPAK, Byroja Kombëtare e Hetimit, Guardia di Finanza seksioni i hetuesve financiarë të Veronës, çuan në sekuestrimin preventiv të pasurive të luajtshme dhe të paluajtshme, burimeve financiare dhe aksioneve të pasurisë të një shoqërie tregtare, të cilat kalonin vlerën e 4 milionë eurove.
Sekuestrimi u ekzekutua më 3 korrik 2025 pas vendimit të Gjykatës së Veronës, si masë preventive, në kuadër të vijueshmërisë së hetimeve.
Pasuritë e sekuestruara janë:
Një ndërtesë, pasuri e paluajtshme në Nogarole Rocca, në Verona
Një ndërtesë, në vlerë rreth 3 milionë euro, e përbërë nga 30 njësi, zyra dhe dyqane, në Verona
Një llogari bankare ku depozitoheshin qiratë e zyrave dhe dyqaneve, rreth 400 mijë euro në vit
Një shoqëri tregtare që operonte në fushën e ndërtimit, me kuota 100% në Itali.
Prokuroria e Posaçme
Hetimet konstatuan se këto pasuri janë krijuar dhe financuar me përfitimet nga trafiku ndërkombëtar i lëndëve narkotike nga Amerika e Jugut në tregjet europiane. Vëmendja u përqendrua tek një shoqëri e pasurive të paluajtshme në Itali, të cilës i dërgoheshin shifra të mëdha parash, përmes sistemit bankar. Ka rezultuar se paratë vinin nga Shqipëria, pasi organizata kriminale i transferonte të ardhurat nga një shoqëri tregtare në Shqipëri, në pronësi të dy vëllezërve shqiptarë dhe këto shuma investoheshin në Itali në ndërtim, rikonstruksionin e ndërtesave, të cilat, më pas jepeshin me qira. Njëri prej dy vëllezërve është shpallur në kërkim ndërkombëtar, ndërsa tjetri ndodhet në një burg në Belgjikë. Ky i fundit u arrestua në Verona, në qershor të vitit 2024, pas ekzekutimit të një urdhër-arresti, të lëshuar nga autoritetet belge, mbi dyshimet për përfshirje në një vrasje mafioze në Antwerp, si pasojë e konflikteve mes grupeve rivale të trafikut të drogës.
Mario Çela tashmë është në pritje të përballjes me drejtësinë belge, por nga ana tjetër për të ka gjithashtu një vendim të lëshuar nga Gjykata e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, pas hetimeve të kryera nga SPAK, për veprat penale: “Vrasje me paramendim”, “Mbajtje dhe prodhim pa leje të armëve”, “Trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike” dhe “Pastrim të produkteve të veprës penale apo veprimtarisë kriminale”.
Falë skuadrës së përbashkët hetimore mes Prokurorisë së Veronës dhe SPAK u konstatua se përdorimi i burimeve të mëdha financiare që derdheshin nga Shqipëria në ekonominë italiane, përfaqësonte edhe hallkën përfundimtare të pastrimit të parave, të kryera nga jashtë vendit përmes një shoqërie tregtare në Shqipëri, në pronësi të organizatës kriminale.
Në Shqipëri, janë kryer transaksione të dyshimta të pasurive të paluajtshme, me qëllim pengimin e gjurmueshmërisë së origjinës së paligjshme të parave dhe në këtë mënyrë organizata përfitonte shërbime të “pastruara”, me fitimin e përftuar nga transaksionet e dyshuara, të cilat mund të ripërdoreshin në investime në prona të paluajtshme, në territorin italian.
Gjithashtu janë sekuestruar pasuritë e paluajtshme dhe burimet financiare që i përkasin administratorit të një shoqërie të pasurive të paluajtshme në Verona, në pronësi të një çifti shqiptarësh, të përfshirë në të kaluarën në trafikun e lëndëve narkotike. Ata konsideroheshin si njerëzit e besuar të dy vëllezërve dhe rezultuan të figuronin në listën e pagesave të organizatës kriminale.
Prokuroria e Posaçme
Kontrolle janë kryer edhe ndaj subjekteve kryesore dhe ndihmësve të tyre italianë, me qëllim gjetjen e provave të mëtejshme. Procedimi penal ndodhet në fazën e hetimeve paraprake. Për Prokurorinë e Veronës ky është rasti i parë i një organizate kriminale shqiptare, e cila investon në pasuri të paluajtshme në territorin e një shteti të Bashkimit Europian, në këtë rast, Italisë. Operacioni i kryer konfirmon rëndësinë e bashkëpunimit ndërkombëtar mes SPAK dhe autoriteteve italiane, në luftën kundër krimit të organizuar dhe pastrimit të parave.
SHPALLET NË KËRKIM I KËRKUARI
Suel Çela, i cili është një nga personat më të kërkuar nga Policia, fillimisht u shpall në kërkim nga SPAK pasi akuzohej se kishte porositur atentatin e dështuar të 29 marsit 2022, të cilin do ta kryente bashkëpunëtori i drejtësisë, Nuredin Dumani, i cili mbeti i plagosur rrugës dhe më pas u arrestua.
Në këtë datë kur u plagos, Nuredin Dumani ishte nisur për të vrarë Elton Kilën. Porosinë për vrasjen e Kilës ai ka pohuar se e kishte marrë nga Suel Çela. Në dosje jepen detaje të plota mbi këtë ngjarje.
Ka qenë dëshmitari tjetër i drejtësisë, Henrik Hoxha, që e ka rrëfyer të plotë këtë ngjarje për prokurorët e SPAK. Ai ka thënë se Nuredin Dumani ka ardhur nga Kosova që të mbaronin një punë, për të cilën e kishte porositur më parë. Më tej Henriku ka shpjeguar se ka shkuar disa herë në Elbasan që të vriste personin, foton e të cilit ia kishte dërguar Nuredini. Ai i kishte premtuar se do të paguhej 70 mijë euro. Pasi ka studiuar terrenin e ka parë të vështirë që ta vriste vetëm këtë person dhe në këtë mënyrë ka ardhur Nuredini që ta realizonin bashkë.
Por teksa janë nisur me makina të ndryshme, Henrik Hoxha tregon se në një moment ka marrë një mesazh nga Dumani që i ka thënë se e kanë plagosur. Më pas ai e ka marrë dhe e ka çuar në Fier dhe ka kërkuar ndihmë mjekësore.
Nuredin Dumani në lidhje me këtë ngjarje ndër të tjera ka shpjeguar se ka qenë Suel Çela që i ka kërkuar që të vrasë Elton Kilën. Sueli i çonte foton e Kilës në telefon.
Por kjo nuk ishte porosia e vetme që Dumani pretendon se kishte marrë nga Suel Çela. Një tjetër krim me kërkesë tij tij, Nuredin Dumani thotë se ka qenë edhe tentativa për të vrarë administratorin e shkollës private, Lulzim Masha. Në dëshminë e tij Dumani tregoi se kishte komunikuar me Çelën dhe i kishte dhënë kontaktin e një mikut të vet që ishte i interesuar për eliminimin e Mashës.
Pasi ka komunikuar me personin e interesuar, i ka ofruar shumën 150 mijë euro për vrasjen.
Suel Çela, që konsiderohet si “i paprekshmi” i Elbasanit, u vu në qendër të vëmendjes në një ngjarje të vitit 2017, për sulmin ndaj policisë tek tregu agro-ushqimor i Elbasanit. Në fillim të muajit shtator 2017, drejtori i Policisë së Elbasanit miratoi një plan masash për goditjen e grupeve kriminale, personave në kërkim dhe mjeteve të blinduara. Qëllimi i këtij plani ishte mbajtja nën kontroll i anëtarëve të grupeve kriminale të evidentuara në Elbasan, me tendencë kryerjen e krimeve kundër personit, parandalimin e ngjarjeve kriminale dhe dokumentimin ligjor.
Për bashkëpunim kërkohej rivlerësim i situatës dhe marrja e masave të menjëhershme me shërbime të hapura dhe të fshehta të strukturave të Policisë në vend, duke kryer disa detyra. Konkretisht, pika e parë e këtij plani masash, shpjegonte arsyen kryesore të përplasjeve të vazhdueshme që po ndodhnin në atë kohë në Elbasan. Në bazë të ngjarjeve të rënda kriminale të ndodhura gjatë vitit 2016-2017 në qytetin e Elbasanit, në lidhje me personat me precedentë kriminal e penal të fiseve Çapja, Çela, etj, kërkohej që të gjitha strukturat e Policisë së Shtetit të mbajnë nën kontroll anëtarët e këtyre fiseve, lëvizjet që ata bëjnë, mjetet me të cilat lëvizin, numrat e telefonave që ata përdorin, si dhe ambientet që frekuentonin.
Pas këtij plani masash ndodh incidenti në tregun Agro-Ushqimor, për të cilin u akuzua dhe u shpall në kërkim Suel Çela. Por në nëntor të vitit 2019, Gjykata e Elbasanit vendosi ta shpallë të pafajshëm në lidhje me këtë ngjarje. Incidenti mori përmasa edhe më të rënda kur dolën pamjet e “Audi”-t të zi, të blinduar, që përplasi makinën zëvendësdrejtorit të policisë Gjergj Oshafi. Edhe pse prokuroria kërkoi 7 vite burg, gjykata vendosi ta shpallë të pafajshëm Çelën për mungesë provash, ndërsa dënoi shokun e tij si autor të ngjarjes.
Në të njëjtën ditë ku në Elbasan u lirua Florenc Çapja, Gjykata për Krimet e Rënda Tiranë, shpalli të pafajshëm edhe armikun e tij, Suel Çelën, të njohur edhe me emrin Marjus Lulaj. Sipas Policisë, Çela gjatë gjithë kohës i është shmangur këtij hetimi dhe është hetuar dhe gjykuar në mungesë. Policia e kishte shpallur atë në kërkim për ngjarjen e datës 10 shtator 2017, kur pranë derës së tregut agroushqimor në Kusarth, të Elbasanit, në bashkëpunim me dy persona të tjerë kishin goditur me makinë punonjësit e Policisë. Në seancën e datës 4 nëntor 2019, nga ana e Prokurorisë janë paraqitur konkluzionet përfundimtare. Akuza ka kërkuar dënimin e tij me 7 vjet burgim, por Gjykata ka vendosur ta shpallë të pafajshëm.
Policia e Shtetit
Ky shtetas, Suel Çela, është një person me rrezikshmëri të lartë shoqërore, drejtues i një grupi kriminal të rrezikshëm që operon në qarkun e Elbasanit, por edhe më gjerë, i hetuar dhe i arrestuar disa herë për një sërë veprash të rënda kriminale, por që dyshohet se me forma korruptive ka arritur të depërtojë në sistemin e drejtësisë dhe t’i shpëtojë ndëshkimit ligjor.
Por kjo nuk ishte vetmja ngjarje, për të cilën ai mori pafajësi, pa kaluar asnjë ditë në qeli. Në kohën kur incidenti me Policinë vazhdonte të hetohej nga Prokuroria, një dosje e vjetër, për një ngjarje të vitit 2013 u rihap nga Policia dhe kësaj here Suel Çela akuzohej për pengmarrje. Bashkë me Endri Çopjan, ai akuzohej se më 19 prill 2013, kishin rrëmbyer e më pas plagosur shtetasin Bledar Karaj.
Në datën 2 maj të atij viti, i dëmtuari është pyetur në cilësinë e personit që ka dijeni për hetimin nga drejtuesi i Prokurorisë Elbasan. Në këtë deklarim ai ndër të tjera është shprehur se personi, i cili e ka qëlluar me armë është shtetasi Suel Çela. Bledari në këtë deklarim është shprehur se me shtetasin Suel Çela e ka mbyllur konfliktin pasi babai i tij është takuar me xhaxhain dhe ka kërkuar falje në lidhje me veprimet e kryera nga Sueli. Po në datën 2 maj nga ana e drejtuesit të Prokurorisë është nxjerrë urdhër ndalimi ndaj Suel Çela. Pas kërkesave të bëra nga i dëmtuari Bledar Karaj, më datë 20 nëntor 2013 ai është pyetur nga policia gjyqësore dhe në deklarimin e kësaj date ai ka mohuar deklarimin e dhënë në maj, duke pretenduar se në atë deklarim ka dhënë të dhëna të rreme përpara prokurorit dhe se nuk i njeh autorët e kësaj ngjarje. Në këto rrethana, edhe për këtë ngjarje Suel Çela doli i pafajshëm.
Fakti që deri tani Suel Çela vijon të lëvizë lirshëm, tregon se ndalimi i tij nuk është marrë me seriozitet. Edhe atëherë kur duket se nisen grupe operacionale nga Tirana drejt Elbasanit, kthimi duarbosh komentohet si kontroll rutinë dhe jo si dështim për kapjen e tij.
FINANCIMI I VRASJEVE DHE TRAFIKU I KOKAINËS
Në dosjen e SPAK të nëntorit të vitit 2024, është arritur që të zbardhet edhe atentati ndaj Ardian Çapjas. Ndërsa rezulton se urdhri për ekzekutimin e tij është dhënë nga Suel Çela. Ka qenë snajperisti nga Shkodra, Prekë Kodra i cili është urdhëruar të qëllojë mbi të. Kodra është në mesin e 21 personave ndaj të cilëve Prokuroria e Posaçme ka lëshuar urdhër arrest pas megaoperacionit që u zhvillua më 24 nëntor të vitit 2024.
Bisedat e zbardhura në platformën SKY kanë zbuluar tentativën e dështuar për të vrarë Çapjan. Nga biseda dyshohet se Suel Çela, i njohur edhe si Marjus Lulaj, ka kontraktuar me Prekë Kodrën për realizimin e vrasjes dhe se e ka provuar 5 herë, por nuk i ka ecur. Snajperisti nuk arriti ta vriste Ardian Çapjan, i cili mori një plumb dhe arriti të shpëtonte në atentatin e tretë ndaj tij.
Personat e përfshirë në atentatin ndaj Çapjas janë Suel Çela, i cili ishte porositësi, organizatori dhe financuesi, vëllai i tij Mario Çela, i cili monitoroi situatën pas ngjarjes, Xhino Roka, i cili koordinoi veprimet në terren, Prekë Kodra personi që qëlloi me snajper, si dhe 6 persona të tjerë.
Më 22 janar të vitit 2022 vritet në Belgjikë Bledar Muça. Miku i ngushtë i Florenc Çapjas, gjendet i pajetë në Antwerp. Ai kishte qenë i dyshuar dhe ishte shoqëruar disa herë për ngjarje kriminale në Elbasan, të kryera për llogari të familjes Çapja, por gjithmonë ishte lënë i lirë. Muça është qëlluar me armë zjarri në brendësi të automjetit të tij, sapo ka mbërritur në afërsi të pallatit ku jetonte. Dy persona që po e prisnin në rrugë, kanë qëlluar me breshëri kallashnikovi ndaj 39-vjecarit dhe më pas janë larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes.
“Pushteti” që Suel Çela kishte fituar ndër vite, del edhe gjatë rrëfimeve të një tjetër bashkëpunëtori të drejtësisë në procesin e dosjes “Plumbi i artë” që po zhvillohet në Gjykatën e Posaçme.
Seancë pas seance, Erion Alibej ka treguar gjithçka ka bërë vetë por edhe çdo bisedë me persona të tjerë, që e orientuan drejt atyre që i vranë vëllain, Endrit Alibej në atë që njihet si “masakra e Bradasheshit”. E po aq sa vrasja e vëllait, një tjetër peshë e rëndë për Erion Alibejn është përhapja me shpejtësi e një të pavërtete siç e quan ai, që është “humbja” e 50 kilogramëve kokainë në Angli. Një informacion që ai e dëgjoi nga Suel Çela, por që këmbëngul se nuk është i vërtetë.
E megjithatë, në një kohë kur shumë mistere ende mbeten të pazbardhura në një histori intrigash të thurura nga grupet kriminale, ka dhe një të vërtetë.
Të katër grupet e Elbasanit u goditën nga SPAK dhe Policia. Çapjat, Çopjat, Alibej dhe Çelët. Por teksa drejtuesit dhe disa prej anëtarëve të këtyre grupeve kriminale janë në burg, vetëm Suel Çela vijon të jetë i lirë, ndonëse në arrati.
Mes dilemave të herë pas hershme se kush e organizoi vrasjen e trefishtë në Bradashesh, grupi Çopja apo Çela, Erion Alibej ka vijuar rrëfimin e tij në gjykatë, duke dhënë detaje për çdo krim që ka porositur dhe çdo njeri që ka paguar për t’u hakmarrë. Teksa dëshmon, Alibej nxjerr Suel Çelën si njeri që e ka nxitur, ndoshta jo pa qëllim, që të ndodhte ajo që ndodhi.
Sipas tij, Suel Çela nuk ka qenë në mënyrë direkte përgjegjës për çfarë ndodhi në familjen e tij, por në mënyrë indirekte po, duke e nxitur, duke folur për 50 kg drogë që kishte humbur, të cilën Alibej e mohon.
Mes të tjerash, Alibej përmend edhe Suel Çelën dhe konfliktin e hapur që ai kishte me Ardian e Florenc Çapjan. Por nga ana tjetër, edhe një hatërmbetje që ka pasur vetë me Suel Çelën, që pranon që e ka pasur shok fëmijërie. Marrëdhënien që ka pasur me të dhë familjen e tij dhe si e ka ndihmuar kur ai ishte arrestuar në Itali.
ERION ALIBEJ
Në qytet filluan intrigat, fjalët sikur Sueli kishte shtyrë një person për të plagosur dajën tim. Sueli është marrë gjithmonë me aktivitet kriminal, përveçse me drogë dhe në këtë periudhë kishin përplasje me grupin Çapja. Një konflikt i hapur i fiseve, me Ardian Çapjan, Florenc Çapjan, Bledar Muçën. Pasi erdha në Shqipëri, ishim tek lokali i dajës, kaluan me “Range Rover” Sueli, i ati i tij dhe Sokol Sanxhaktari. Sueli hapi xhamin dhe i tha Endritit: “Hajde pak tek tregu..” I thashë Suelit: “S’ke turp që drejton gishtin?” I fola rëndë. Doli Sokol Sanxhaktari dhe me tha: “O Erion ç’a po flet…” Ishte koha që ky merrte njerëz e i dhunonte te tregu. Shkuam tek shtëpia e Suelit. Ishte dhe e ëma e vet aty. Pasi u ulëm, Sueli i tha Endritit: “Na ka ndodh një problem me punën e rrugës që kishim për një ngarkesë. Na e kanë bërë ca rumunë që janë të Hajdar Çopjas, po ai e mohon dhe thotë që ka lidhje Endriti dhe për këtë dosja të të pyesja”. Endriti qeshi me ironi dhe i tha: “S’kam lidhje me këtë punë”. Ndërhyri Sokoli Sanxhaktari dhe i tha Suelit: “Hë e dak, a të thash që ata quksat…”, për Çopjat. Shkova takova të ëmën e Suelit, Hanën, u përlot e më përqafoi, se kam pasë shkuar te shtëpia kur Sueli ishte në burg në Itali.
Gjatë rrëfimeve të Erion Alibejt, konfirmohet edhe fakti se ndonëse kërkohet nga drejtësia shqiptare, Suel Çela ka udhëtuar edhe jashtë vendit. Madje në një periudhë kohe ai ka qëndruar në Holandë.
Për një periudhë të gjatë, Erion Alibej është interesuar nëpërmjet lidhjeve shoqërore të tij e të vëllait të vrarë, Endritit, për të gjetur informacione për personat e përfshirë në atentat. Në një periudhë ka nisur të përflitet se vrasjen e kishin bërë vëllezërit Hajdar dhe Franc Çopja. Në këtë kohë, Erion Alibej deklaron se ka shkuar në Holandë për të takuar Suel Çelën. Ai ka qëndruar gjatë kësaj kohe në Roterdam, ndërsa Suel Çela ndodhej në Den Haag, në Hagë, aty ku edhe e ka takuar, në shtëpinë e tij. Alibej tregon bisedën që ka bërë me Suel Çelën. Gjatë asaj bisede ka dalë edhe emri i Talo Çelës, që sipas Erion Alibejt, nuk e kishte njohur as ai, as i vëllai, edhe pse fliste gjithë qyteti për të.
ERION ALIBEJ
Kam shkuar në Holandë klandestin. Në fillim kam kaluar nga rruga tokësore afër doganës së Qafë Botës, në Sarandë, sepse isha në kërkim. Më pas shkova në Greqi dhe udhëtova në Holandë me avion për të takuar Suel Çelën. Sueli në atë kohë ishte personi më shumë i përfolur si i përfshirë në vrasjen e vëllait. Flas në Enchro me Suelin dhe më sjell një person, Shkëlzen Hasanpapën, për të më marrë dhe u takuam në Hagë. Bëj bisedë të gjatë me Suelin dhe më tha që janë ata, Hajdar e Franc Çopja. Më tha: “Këta ta kanë bërë. Dhe flitet për vjedhjen e 50 kile kokainë”. I thashë Suelit që një nga gjuajtësit është ushtari jot, një shkodran që thirrej “Naqo”. Sueli i shkruajti direkt atij. Pastaj në bisedë i thash: “Po me avokat Ravikun ç’a patët?”. Me tha: “I futi hundët shumë tek ‘Maçi’”. Kam folur shumë aty me Suelin dhe më garantoi se në vrasjen e familjarëve të mi janë Çopjat.
Suel Çela duket se kishte informacion për gjithçka ndodhte në Elbasan. Kjo jo vetëm për shkak të lidhjeve që ai kishte në Polici e në sistemin e drejtësisë, por edhe për shkak se kishte kontroll absolut mbi të gjitha kamerat që monitoronin qytetin.
Gjatë rrëfimit të tij, Erion Alibej në një formë hedh dyshimet e tij se mund të jetë shitur edhe nga vetë autoritetet shtetërore, të cilëve tregon se herë pas here u ka dhënë informacione për vendndodhjen e Talo Çelës, që në atë kohë ishte një nga personat më të kërkuar nga Policia. E megjithatë ai thotë që jo vetëm nuk u veprua për kapjen e tij, por gjithçka po i kthehej kundër. Nisën të vriteshin njerëzit e tij, madje edhe djali i dajës, Andi Zylyfi. Kjo ishte arsyeja pse Alibej, ndonëse ishte person në kërkim, u investua të siguria e tij, i bindur tashmë që do ishte radha e tij për t’u vrarë. Shpjegon se Suel Çela kontrollonte kamerat e gjithë qytetit, ndërsa vetë ai kishte akses në disa prej tyre.
NDIHMA NGA DREJTËSIA
I konsideruar sot si drejtuesi i një prej organizatave kriminale në Elbasan, Suel Çelës në vitin 2020 nuk iu desh shumë që të kërkonte për hapësira në sistemin e drejtësisë që të shpëtonte pasurinë e tij.
Platforma SKY tregoi se Eriona Daupaj, i kërkonte vetë lidhjet me të, nëpërmjet avoktit Radovan Çela.
Sipas SPAK, nga bisedat e zhvilluara në SKY, duke i vlerësuar edhe në raport me aktet e procedimit pasuror ndaj Suel Çelës, krijohet dyshimi i arsyeshëm se Eriona Daupaj ka kërkuar përfitime të parregullta për të ndikuar në vendimmarrjen e prokurorit të çështjes. Nga ana tjetër, Radovan Çela ka pranuar se do të ndërmjetësojë në këtë rast në këmbim për marrjen e përfitimeve të parregullta monetare. Duke vlerësuar mënyrën e komunikimit mes tyre dhe sjelljen e tyre në raste të ngjashme, sipas SPAK flitet për 35 mijë euro, shumë kjo që është kërkuar për të ndikuar te prokurori i çështjes, për të mos vendosur masë sekuestro për pasuritë e Suel Çelës dhe familjarëve të tij. Mënyra e favorizimit do të ishte duke kthyer serish materialin në Drejtorinë e Policisë së Shtetit, me qëllim që kërkesa për sekuestrimin të nxirrej jashtë afatit të veprimit të aktit normativ.
GODITJA E ORGANIZATËS “ÇELA”
Në vitin 2024, Prokuroria e Posaçme firmosi 21 urdhër arreste për organizatën kriminale të drejtuar nga Suel Çela dhe masat u vendosën nga Gjykata e Posaçme më 22 nëntor 2024. Në krye të listës, ishte masa “arrest në burg” e dhënë në mungesë edhe për Suel Çelën, i cili akuzohet nga SPAK për:
Tentativën e vrasjes së Ardian Çapjas, e ndodhur më 8 qershor 2020, në Elbasan; Sigurimin e kushteve dhe mjeteve materiale për të vrarë Bledar Muçën dhe Elvis Koçin; Organizatë kriminale; Armëmbajtje pa leje; Trafik droge; Korrupsion aktiv i gjyqtarit, prokurorit dhe funksionarëve të tjerë të drejtësisë; Korrupsion aktiv në sektorin privat; Pastrim i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale, të gjitha vepra të kryera në kuadër të organizatës kriminale ose grupit të strukturuar kriminal.
Në dosjen e SPAK renditen të gjitha episodet kriminale që i atribuohen kësaj organizate, për të cilat janë siguruar prova edhe përmes mesazheve të shkëmbyera në SKY. Sipas të dhënave hetimore, rezulton se Suel Çela kishte paguar Prekë Kodrën për të realizuar vrasjen me Snajper të Ardian Çapjas, plan që në fakt dështoi, pasi ai mbeti i plagosur. Por ndër të tjera, mes tyre ka dhe biseda që zbulojnë lidhjet kriminale edhe përtej Elbasanit.
Nga komunikimet e zhvilluara më 9 gusht të viti 2020, në Enchrochat dhe Sky, Prekë Kodra i tregon planin, por nuk i zbulon emrin e shënjestrës së radhës në Shkodër. Por sapo i përmend emrin e fisit nga Shkodra, Suel Çela e këshillon që të mos ketë besim tek ata.
Suel Çela: Amanet aty mos u përzi…t’jesh i sigurt do marësh fun me ata aty… Bajrit s’jan t’mir, ti i ke provu e un i kam provu. Me ata je o nburg o nvarr. Ma nigjo fjalën. Për buk nuk ngel, s’kam vdek akoma un… Shok as mos e meno me u përzi me ta, s’je budalla… Ato dy rrug ke me ata, ma nigjo fjalën… Do merrje fun me ata ktë koh… Ti je përfol direkt kan me ardh te ty sa t’nodhi ngjarja. Bajrit flasin gjitha muhabetet nuk i … Mrapa te ty koha e ka tregu… Po i di dhe kto, i kam nigju… Shok, zhytja me ata asht çelsat në oqean. Po e lëmë të qetësohet ca ditë e po të them të vish të flasim gojarisht… .
Më tej, më 27 gusht e fton për ta takuar, si dhe e informon se telefonat që kanë në përdorim nuk janë të sigurt, pasi ka gjasa që platforma e enkriptuar e komunikimeve Enchrochat janë hapur në Holandë dhe Angli, por ka menduar se ata që përdoren në Shqipëri janë të sigurt.
Suel Çela: Pranaj tkam shkru… Kur tbahesh marë nfund të javës hajde, po të pres… Se as këto telefona s’jan shum të sigurt…mir mir…po po flitet se i kan hap dhe kto si enkrot…por jo ktu, Holandë, Angli… Mir ash mos me fol me detaje dhe ktu… desha me ba i pun u organizum…e anolova…s’kam pa kaq shum civila e polic ne qytet…ktu ktu…kam ba hyrje na mrapa…
Përgjatë gjithë komunikimeve në SKY, që janë pjesë e dosjes së SPAK, Prekë Kodrës i referohen me pseudonimet “gjahtari”, “gjuetari”, dhe “mjeshtri”. Dyshohet se është pikërisht ky personi që ka qëlluar ndaj Ardjan Çapjas, të cilin e la të plagosur në oborrin e banesës së tij. Gjuajtja u bë nga kodra përballë shtëpisë dhe po në dosje, rivalët shkruanin se “xhindi”, emër me të cilin e thërrisnin Çapjan, u kishte shpëtuar për 1 milimetër, pasi aq larg e kishte pasur plumbin nga zemra.
Pjesë e dosjes së SPAK janë edhe fotografi të bisedave që Suel Çela ka zhvilluar në SKY, po ashtu edhe të Bledar Muçës, njeriut më të afërt të armiqve të tij, familjes Çapja, të cilin e mbanin në vëzhgim për ta vrarë, derisa në fund e realizuan vrasjen e tij. Po kështu, ka edhe fotografi të armëve që Prekë Kodra i dërgonte në SKY Suel Çelës, përveç snajperit që do të përdorte për realizimin e vrasjes së Ardian Çapjas. Por edhe fotografi të Ardian Çapjas gjatë kohës që e monitoronin nga larg për ta vrarë në oborrin e shtëpisë së tij.
Po në SKY anëtarët e organizatës dërgonin edhe foto të ngarkesave me kokainë që niseshin nga Ekuadori, por edhe të lajmeve që kishin publikuar mediat belge, pas sekuestrimit të një sasie kokaine në portin e Antwerpit.
Në lidhje me aktivitetin e trafikimit të lëndës narkotike, në dosjen e SPAK zbardhen komunikimet mes Suel Çelës, me biznesmenin Marsel Shega, ku nga konteksi i bisedës kuptohet që grupi ka organizuar një ngarkesë me kokainë që nga Amerika e Jugut në Europë, e cila dyshohet se nuk është marrë. Suel Çela insiston se duhet të bëhen verifikime pasi ka dyshime se persona që e kishin marrë përsipër nxjerrjen e lëndës narkotike nga porti mund ta kenë vjedhur. Suel Çela i shkruan Marsel Sheges se nëse rezulton se grupi i daljes e ka vjedhur, apo i ka mashtruar atëherë ai duhet ekzekutuar, pasi dikush duhet te bëhet shembull.
Suel Çela: Po të çoj dy stampa, çoja njerëzve tuj kë njeh, po ju doli në ndonjë vend më njofto. Na doli bosh kutia sot, s’po marrim vesh ç’a … po ndodh…
Marsel Shega: Ja vlla sa u ndava nga takimi. Po atë uroj edhe unë. Me vjedh ky thotë me argumente, me kohë, s’ka pasë shans me e vjedh kush. Kam pyt pak si funksionon dhe gjasat janë që ka pisllëk te dalja. Ky mendon se do jetë kap, ose në ndonjë tranzit, Kartagjen apo Roterdam, apo Angli. Po të ishte kap, i venë drynin e vet ata, se bëka i tuf tranzite…
Suel Çela: Ti shikoje me dyshim, hetoje tamam…
Marsel Shega: Po ka raste që nuk venë gjë. Kjo ndodh kur kapet tranzit. Tashi thashë unë kush vë gisht. Kjo punë duhet zgjidh. Duhen gjet letrat nëse është kap. Dhe do më bosh kamerat e sigurisë në port. Po më tha me atë po merrem.
Suel Çela: O ishalla s’ka hile. Hetoje me dyshim. Po pat hile do ta … hilsin para se ta fusim në dhe.
Marsel Shega: Do ta zbardh këtë punë tha se s’bën. Jo se mendoj kur të kenë dorë këta. Po i thashë unë nuk përjashtoj asnjë dhe asgjë. Në këtë moment jemi bashkë dhe të gjejmë ku na ka çalu puna.
Suel Çela: S’di ç’a të menoj. Ësht ky shoku që ësht marrë me detajet, ia kam çu të gjithëve kë njoh. Çoja stampat njerëzve tuj po dolën diku më njofto. Ç’a me ba, shnosh të tjerat., Ishalla s’ka hile, të paktën duhet me i … këtyre të daljes.
Në bazë të komunikimeve, SPAK ka zbardhur edhe skemën se si Suel Çela me disa anëtare të tjerë kishin organizuar trafikimin e një sasie prej rreth 446 kg kokainë nga Ekuadori në drejtim të Holandës. Sipas komunikimeve ka rezultuar se Ergys Dashi, të cilit i referohen me pseudonimin “Pika”, i vrarë në Ekuador, ka pasur rolin e bashkëfinancuesit dhe organizatorit të transportit nga Ekuadori në drejtim të Holandës të 446 kilogramëve lënde të dyshuar kokaine. Suel Çela ka pasur rolin e bashkëfinancuesit për blerjen e rreth 100 kilogramëve lëndë narkotike e dyshuar me qëllim të trafikimit të saj nga Ekuadori ne Holandë dhe shitjen e saj në tregun europian. Në një moment, Suel Çela komunikon edhe me Ervin Matën, kushëriri i Ergys Dashit, i cili po ashtu është në kërkim nga SPAK për trafik kokaine nga Brazili.
Ergys Dashi: Si kalove plako. Na shkoftë mbar. Mirë je, ç’a ke bo? Jam me bolin po s’ka bateri. Sot mora 235 ke ai shoku. Tani për punën e Maersk me dysheme që folëm, sa doni me investu ju dhe dalja se po fillojmë përgatitjet?
Suel Çela: Mir shoku si kalove ti? Po më tha shoku për transfertën.
Ergys Dashi: Po mendonim me e bo me 400.
Suel Çela: Boli do jetë te pjesa jon, pyte?
Ergys Dashi: Jo, do jet ke pjesa nisjes.
Ervin Mata flet nga telefoni i Ergys Dashit: Si je vllai? Po dush ti hy ke dy pjesët un.
Suel Çela: Mir vlla ç’a bone ti, si je?
Ervin Mata: Po flisni vetë tani që të fillojë dhe Pika punën.
Suel Çcela: Po flasim vetë pa merak. Shiko që mos ta bëni punën pa qef, 50 po fusim ne. Dalja mer atë përqindjen mrapa te puna e paletave i fusim dhe ata të investojnë.
Ergys Dashi: Merr fol me ta. 100 është ok. Dhe 150 nëse don. S’ka ktu pa qef. Po e bëjm me shumë qef.
Suel Çela: Ok vlla, në rregull 100.
Ergys Dashi: Thjesht sa dush ti.
Suel Çela: Jemi ok.
Ergys Dashi: Mos e vrit mendjen fare ti për ne. Po dalja, a je i sigurt që nuk don?
Suel Çela: Jemi ok me 100 pa merak. S’ka shum rëndësi kjo. Tani mthuj për lekët. Unë kam fol e kam nda punën me ata.
Ergys Dashi: Ok, në rregull. Shitjen e merrni ju.
Suel Çela: Po e marr unë shitjen të gjith. Dhe pagesat në Shqipëri shumica.
Ergys Dashi: Kurse përqindja s’ka problem në Shqipëri i marrim. Ok në rregull. Sa ishte?
Suel Çela: Nëse ju intereson, 20, te punët e mëdha 15 %. Për ktë rast 20 %. Për investimin total me transfert me gjitha ësht 5500 euro një.
Ergys Dashi: Në rregull, ok.
Suel Çela: Lekët ku dohet t’i çojm?
Ergys Dashi: Kurse në fillim do jepet 2500.
Suel Çela: Kuptova. Mthuj ku duhen lekët?
Ergys Dashi: Ditën që do bëjm punën do pagujm kusurin.
Suel Çela: Ok pra, në rregull.
Ergys Dashi: Plako puna do bëhet me shtet.
Suel Çela: Ma ke shpjegu atë ditë ktë, i kam të qarta.
Ergys Dashi: Edhe kur të hyj mren puna me ardhë shteti i Kuitos. Kemi rrezik të dy palët. Kurse me policët e Guajakil s’ka rrezik. Jo të gjitha. Edhe nëse humbim do humbin 2500.
Suel Çela: I kam të qarta të gjitha, pa merak.
Ergys Dashi: Ngaqë jam me bolin (Ervin Matën), me tha shpjegoja edhe iher.
Suel Çela: Jo, i kam fiksu të gjitha kur folëm ktu. Ma maj pak mir bolin mos e le pa buk…
Ergys Dashi: Ok, po fillojm përgatitjet.
Suel Çela: Na priftë e mbara.
Për vite me radhë emrat e drejtuesve të katër grupeve kriminale të Elbasanit lakoheshin pambarimisht nga media, nga Policia e Prokuroria. Të njëjtët emra u përballën disa herë me drejtësinë e përfunduan duke u lënë të lirë nga Gjykatat. Disa të tjerë madje nuk u arrit të kapeshin asnjëherë.
Por duket se fundi i tyre erdhi nga bashkëpunëtorët e drejtësisë. Fillimisht Elvis Bardhi, më tej Nuredin Dumani që kishte “firmosur” kontrata vdekjeje pothuajse për të gjithë e më tej edhe nga Erion Alibej, që ishte vetë në krye të një prej grupeve kriminale të Elbasanit. Ishin ata që zbërthyen gjithçka e që më tej u vulos nga platforma SKY, ku të gjithë, nga Franc Çopja te Suel Çela kishin folur të shpenguar për të gjitha krimet që askush nuk kishte arritur t’i dokumentonte me prova më parë. Dhjetëra persona janë arrestuar e dënuar. Të tjerë janë në gjykim. Ndërsa i vetmi që vijon të jetojë i lirë por në arrati mbetet Suel Çela./Gjerat tona -

Hëna e Re te Binjakët! Meri Gjini bën parashikimin e Horoskopit javor: Para “nga qielli” për 4 shenja
Parashikimi i Horoskopit javor nga astrologe Meri Gjini në emisionin 7pa5 në Vizion Plus.
Sot kemi një Hënë të re, sonte në darkë. Është Hëna e re te Binjakët, ku sapo është futur edhe Mërkuri. Fillon vera! Është Hënë e rinisë, për nga energjia, lëvizjet, mendimi, zhvillimi dhe mënyra si ëndërrojmë.
Mërkuri te Binjakët ka të bëjë edhe me pjesën e diskutimeve në shërbim të punëve dhe për ata që kanë plan për bashkëpunime.Saturni te Dashi do të qëndrojë deri në shtator.
Katër shenja favorizohen ekonomikisht me këtë Hënë të re: Binjakët, Bricjapi, Akrepi dhe Virgjëresha.
DashiSaturni u fut te Dashi, bashkë me Neptunin, ka edhe Venusin. Kjo do të thotë zgjerim ekonomik dhe do të jetë shenja më e privilegjuar në këtë aspekt. Është muaj shumë i rëndësishëm për lëvizje ekonomike. Planeti i fatit te Binjakët i favorizon. Shfrytëzojeni këtë javë dhe këtë Hënë të re në këtë drejtim.
DemiTë liruar nga Mërkuri, por jo ende nga Urani. Projektimin te vetja e bëjnë serioz dhe të maturuar. Gradualisht ndihen se po strukturojnë nga fillimi territorin e tyre. Hëna e re lidhet me dashurinë dhe raportet njerëzore. Pra, ka vend për t’u marrë edhe me ristrukturimin e punës, por edhe me çështjet njerëzore.
BinjakëtMërkuri te vetja. Hëna e re sot në darkë te ata. Jupiteri te ata. Me këtë Hënë të re jeni në vend të parë të lëvizjeve ekonomike apo çfarë është në shërbim të ekonomisë. Vazhdon periudha e lëvizjeve dhe diskutimeve sociale. Është një periudhë që ju shkon për shtat, me komunikim dhe nuk ju mban vendi nisur nga sot.
GaforrjaProjektimet e tyre do të kenë një fazë pak më të vonshme në hapa konkrete. Marsin e patën te vetja për një kohë shumë të gjatë. U duhet energji për të rimbushur bateritë e tyre që kur Jupiteri të shkojë te ata, të nisin shpirtin e fortë.
LuaniHëna e re i favorizon shumë për udhëtime, për provime apo diplomime, por është një Hënë e re shumë e mirë edhe për ata që duan ndihmë për dokumentet për çështjet e lëvizjeve.
VirgjëreshaKjo Hënë e re rezulton një Hënë shumë e mirë në shërbimin e lekut. Është një nga katër shenjat e favorizuara në këtë aspekt me Hënën e re. Prioritet i ditëve të para duhet të jetë ekonomia, por prioritet do të dalin zgjidhjet e problematikave në dashuri.
PeshorjaKemi Venusin te Dashi dhe Marsin te Luanët. Kemi hyrje të forta që bëjnë një trekëndësh shumë të bukur për të sjellë zhvillimin. Te Dashi kemi Saturnin, është momenti që të nisin të lobojnë për madhështinë e tyre, statusin dhe karrierën tuaj. Do të kenë zhvillime të forta dhe emri i tyre do të shkëlqejë më shumë.
AkrepiMe këtë Hënë të re janë një nga përfituesit e mëdhenj të lëvizjeve ekonomike që kjo Hënë do të sjellë. Çfarëdo lloj e papriture të vijë, vjen shumë për mirë nga ky moment që flasim.
ShigjetariRitmin e ngadaltë në profesionin e tyre e kanë ndjerë shumë. Kështu që me këtë Hënë të re dhe me Mërkurin përballë tyre dhe Saturnin te Dashi, sjell përshpejtim të çështjeve profesionale.
BricjapiShenja e katërt që përfiton ekonomikisht nga Hëna e re te Binjakët. Do të ketë zhvillime të forta në shërbim të karrierës dhe për të mbyllur çështje që duan lekë në lidhje me shtëpinë. Sepse është shenjë që ka marrë përsipër impenjime për shtëpinë.
UjoriJanë të favorizuar për bashkëpunime apo për të riformatuar statusin tuaj personal. Por një pjesë e mirë do ta shfrytëzojë për lëvizje konkrete dhe dalje sociale.
PeshqitMe Saturnin në familje të dytë, tashmë është momenti të merren me dashurinë. Sot është momenti i nisjes së verës së bukur. Detyrimet e shtëpisë dhe familjes ende nuk i lënë të jenë entuziastë. Por me kalimin e Venusit te Demat për shumë pak ditë, do të dalin ngjyrat e bukura të erosit.
/vizionplus.tv -

Nis epoka e re astrologjike, Meri Shehu rendit shenjat që do të ngadalësojnë ritmin
Një epokë e re astrologjike është në prag, me ndikim të fuqishëm e ndryshime rrënjësore. Në parashikimin e javës në emisionin “Rudina”, Meri Shehu paralajmëron se me datën 24 që Saturni kalon në Dash, do të na duhet të mundohemi ca më shumë. Saturni, i cili është planeti i rregullit dhe disiplinës vendoset në një shenjë kardinale si Dashi, e cila ka në thelb iniciativën dhe energjinë.
Kjo do të thotë se ritmi do të ngadalësohet paksa, do të marrim më shumë kohë për vendimet dhe ky planet do të jetë një “dorë e hekurt”. Ndikimi më i fortë do të jetë te Dashi dhe shenjat e tjera kardinale si Gaforrja, Peshorja dhe Bricjapi.
Meri Shehu: Çfarë jave e fuqishme që është sepse Saturni përfundimisht pas 3 vjetësh qëndrimi në Peshk kalon në datën 24 në shenjën e Dashit. Kjo do të thotë që ngrihet një tabelë shumë e fuqishme për shenjën e Dashit, Gaforres, Bricjapit dhe Peshores, është si një tabelë polici që i drejton në rrugëtimet e tyre. Duke qenë se Dashi është shenjë kardinale, shumë e rrëmbyeshme, shumë energjike futet një lloj serioziteti që do t’i lërë të ndalur në kohë, si një film që fillon dhe nuk ecën sipas ritmit të tyre. Shenjave do t’u marrë më shumë kohë për të vendosur, do të vërë shumë rregulla, seriozitet, ndonjëherë do të vërë diktatin e vet që kjo gjë nuk do të bëhet nëse nuk e them unë ose nuk është në rregull, ka një lloj ashpërsie, një lloj ligji të fortë pa të cilin nuk mund të bëjmë dot gjë. Do të ndikojë në çështje sociale shumë të rëndësishme dhe në çështje shëndetësore që do të prekë te Dashi shumë.
Dashi – 3 yje
Jemi afër një kombinimi të bukur të Afërditës në shenjën e tyre me Marsin në Luan dhe mund të jetë një javë erotike, por futet Saturni në shenjën e tyre dhe Dashi bën një lëvizje më mbrapa ose do të kërkojë më shumë kohë të marrë një vendim. Futet një rregull, dominancë, përgjegjësi e madhe. Në çështjet shëndetësore duhet të kenë kujdes nga sëmundjet e lëkurës, dhimbjet e kokës, aksidentet, trombozat.Do ta kenë me proces psikologjik futjen e Saturnit në Dash që do të jetë shumë i fuqishëm për këtë 3-vjeçar, do të merren shumë me botën e tyre, të rregullojnë kaosin që ka ndodhur me Uranin në shenjën e tyre, ka 7 vjet që janë në një kaos, sa ndryshon një gjë, s’ka asgjë stabël dhe Saturni vjen për ta rregulluar kaosin e brendshëm psikologjik. Do të jetë një periudhë e vështirë dhe vendimmarrje të vështira për Demët. Këtë javë do të kenë ndryshime ekonomike të mira.
Binjakët – 2 yje
Parapërgatiten për hënën e re në shenjën e tyre por do të ndikohen fuqishëm nga futja e Saturnit në Dash ku Binjakët do të pozicionohen në një përgjegjësi ose do të mbajnë një anë. Nuk do të luajnë dot me dy porta dhe do të luajnë vetëm me një drejtim.
Gaforrja – 4 yje
Do të ndikohen fuqishëm nga Saturni në Dash, mund të vënë diktatin e tyre, mund të fillojnë një punë me shumë përgjegjësi, mund të jetë edhe shumë e vështirë, të bëhen diktatorë të punës ose marrëdhënies së tyre ose të bëjnë një martesë shumë të fuqishme apo të planifikojnë një gjë që do të shihet, adhurohet dhe do të ketë përgjegjësi të mëdha. Do të kenë një ndryshim të madh në jetën e tyre dhe do të vendoset në një prizëm shumë të ndryshëm nga ai që është tani.
Luani – 3 yje
Kanë ndikim në çështjet ligjore, pra ata që duan të udhëtojnë, të studiojnë jashtë mund të marrin një vendim të prerë e të bukur, por udhëtimi i tyre do të jetë me shumë përgjegjësi. Çdo detaj do të kontrollohet jashtë mase mirë dhe do të kenë një polic në rrugën e tyre. Një gabim i vogël, një dokument do të jetë i vështirë, kujdes në çështjet ligjore.
Virgjëresha – 4 yje
Do të përpiqen që nga mesi i kësaj jave të rregullojnë borxhe, para të prapambetura për të marrë, detyrime që kanë ndaj pasurive të patundshme, trashëgimi. Do të duan të rregullojnë gjërat që kanë ngelur në kohë, shitblerje, prapaskena që janë bërë me njerëz të ndryshëm që duan t’i sqarojnë.
Peshorja – 2 yje
Do të marrin shumë përgjegjësi sa u përket bashkëpunimeve, marrëdhënieve me të tjerët, do të kenë antagonizëm në jetën e tyre, përballje shumë të fuqishme, por edhe marrje përgjegjësish që shkojnë në martesa ose më shumë na sa kanë menduar deri më tani. Do të kuptojnë sa mundet partneri ose bashkëpunëtori përballë që të durojë këtë veprimtari ose një punë të vështirë që kanë me ta.
Akrepi – 1 yll
Jemi përballë hënës së re dhe duhet të kuptojnë mirë me intuitë një ndryshim të madh në çështjet ekonomike. Futja e Saturnit në Dash do të thotë që duhet të marrin seriozisht një çështje pune, një kontratë, një mundësi që mund të mbartë shumë përgjegjësi në kohë, por nuk duhet ta marrin në mënyrë të menjëhershme. Duhet ta studiojnë mirë propozimin para se ta marrin.
Shigjetari – 3 yjeShigjetari më aventurier do të fillojë të mendojë për një marrëdhënie më të sigurt, më të qetë, më të stabilizuar dhe do të kërkojë një njeri që ia jep këtë mundësi apo të zgjedhë me kë do të përfundojë. Mund të mendojë për një ndarje nga një marrëdhënie që nuk ka shkuar shumë mirë. Do të shkojnë shumë mirë në fushën e talenteve.
Bricjapi – 2 yje
Do të kenë një goditje të çuditshme, do të bëhen gati të mendojnë të blejnë një shtëpi, të krijojnë një bazë tyren ose të sqarojnë marrëdhëniet familjare të ndërlikuara, të destabilizuara ose që kanë pasur konflikte dhe do të largohen nga fantazitë.
Ujori – 3 yje
E kanë me shumë fat ndikimin e Saturnit në Dash dhe po përgatiten për një 3- vjeçar shumë të fuqishëm sepse do të kenë ide të reja, të qëndrueshme, shumë marrëdhënie pozitive, do të merren shumë parasysh pozicionet dhe talentet e tyre. Do të bëjnë udhëtime dhe veprimtari të rëndësishme që s’i kanë marrë me mend që do të vijnë në jetën e tyre. Njerëzit do t’i marrin më seriozisht.
Peshqit – 2 yje
Do të bëhen gati për një finalizim të rëndësishëm sa u përket çështjeve ekonomike. Janë një shenjë që duhet patjetër të rregullojnë çështjet ekonomike, huatë, prapambetjet që mund të kenë pasur. Duhet të kenë kujdes në marrëdhëniet personale sepse del një njeri nga lista në këtë periudhë. -

Nis epoka e re astrologjike, ja shenjat që do të ngadalësojnë ritmin
Një epokë e re astrologjike është në prag, me ndikim të fuqishëm e ndryshime rrënjësore. Në parashikimin e javës në “Rudina” në Tv Klan, Meri Shehu paralajmëron se me datën 24 që Saturni kalon në Dash, do të na duhet të mundohemi ca më shumë. Saturni, i cili është planeti i rregullit dhe disiplinës vendoset në një shenjë kardinale si Dashi, e cila ka në thelb iniciativën dhe energjinë.
Kjo do të thotë se ritmi do të ngadalësohet paksa, do të marrim më shumë kohë për vendimet dhe ky planet do të jetë një “dorë e hekurt”. Ndikimi më i fortë do të jetë te Dashi dhe shenjat e tjera kardinale si Gaforrja, Peshorja dhe Bricjapi.
Meri Shehu: Çfarë jave e fuqishme që është sepse Saturni përfundimisht pas 3 vjetësh qëndrimi në Peshk kalon në datën 24 në shenjën e Dashit. Kjo do të thotë që ngrihet një tabelë shumë e fuqishme për shenjën e Dashit, Gaforres, Bricjapit dhe Peshores, është si një tabelë polici që i drejton në rrugëtimet e tyre. Duke qenë se Dashi është shenjë kardinale, shumë e rrëmbyeshme, shumë energjike futet një lloj serioziteti që do t’i lërë të ndalur në kohë, si një film që fillon dhe nuk ecën sipas ritmit të tyre. Shenjave do t’u marrë më shumë kohë për të vendosur, do të vërë shumë rregulla, seriozitet, ndonjëherë do të vërë diktatin e vet që kjo gjë nuk do të bëhet nëse nuk e them unë ose nuk është në rregull, ka një lloj ashpërsie, një lloj ligji të fortë pa të cilin nuk mund të bëjmë dot gjë. Do të ndikojë në çështje sociale shumë të rëndësishme dhe në çështje shëndetësore që do të prekë te Dashi shumë.
Dashi – 3 yje
Jemi afër një kombinimi të bukur të Afërditës në shenjën e tyre me Marsin në Luan dhe mund të jetë një javë erotike, por futet Saturni në shenjën e tyre dhe Dashi bën një lëvizje më mbrapa ose do të kërkojë më shumë kohë të marrë një vendim. Futet një rregull, dominancë, përgjegjësi e madhe. Në çështjet shëndetësore duhet të kenë kujdes nga sëmundjet e lëkurës, dhimbjet e kokës, aksidentet, trombozat.
Demi – 3 yje
Do ta kenë me proces psikologjik futjen e Saturnit në Dash që do të jetë shumë i fuqishëm për këtë 3-vjeçar, do të merren shumë me botën e tyre, të rregullojnë kaosin që ka ndodhur me Uranin në shenjën e tyre, ka 7 vjet që janë në një kaos, sa ndryshon një gjë, s’ka asgjë stabël dhe Saturni vjen për ta rregulluar kaosin e brendshëm psikologjik. Do të jetë një periudhë e vështirë dhe vendimmarrje të vështira për Demët. Këtë javë do të kenë ndryshime ekonomike të mira.
Binjakët – 2 yje
Parapërgatiten për hënën e re në shenjën e tyre por do të ndikohen fuqishëm nga futja e Saturnit në Dash ku Binjakët do të pozicionohen në një përgjegjësi ose do të mbajnë një anë. Nuk do të luajnë dot me dy porta dhe do të luajnë vetëm me një drejtim.
Gaforrja – 4 yje
Do të ndikohen fuqishëm nga Saturni në Dash, mund të vënë diktatin e tyre, mund të fillojnë një punë me shumë përgjegjësi, mund të jetë edhe shumë e vështirë, të bëhen diktatorë të punës ose marrëdhënies së tyre ose të bëjnë një martesë shumë të fuqishme apo të planifikojnë një gjë që do të shihet, adhurohet dhe do të ketë përgjegjësi të mëdha. Do të kenë një ndryshim të madh në jetën e tyre dhe do të vendoset në një prizëm shumë të ndryshëm nga ai që është tani.
Luani – 3 yje
Kanë ndikim në çështjet ligjore, pra ata që duan të udhëtojnë, të studiojnë jashtë mund të marrin një vendim të prerë e të bukur, por udhëtimi i tyre do të jetë me shumë përgjegjësi. Çdo detaj do të kontrollohet jashtë mase mirë dhe do të kenë një polic në rrugën e tyre. Një gabim i vogël, një dokument do të jetë i vështirë, kujdes në çështjet ligjore.
Virgjëresha – 4 yje
Do të përpiqen që nga mesi i kësaj jave të rregullojnë borxhe, para të prapambetura për të marrë, detyrime që kanë ndaj pasurive të patundshme, trashëgimi. Do të duan të rregullojnë gjërat që kanë ngelur në kohë, shitblerje, prapaskena që janë bërë me njerëz të ndryshëm që duan t’i sqarojnë.
Peshorja – 2 yje
Do të marrin shumë përgjegjësi sa u përket bashkëpunimeve, marrëdhënieve me të tjerët, do të kenë antagonizëm në jetën e tyre, përballje shumë të fuqishme, por edhe marrje përgjegjësish që shkojnë në martesa ose më shumë na sa kanë menduar deri më tani. Do të kuptojnë sa mundet partneri ose bashkëpunëtori përballë që të durojë këtë veprimtari ose një punë të vështirë që kanë me ta.
Akrepi – 1 yll
Jemi përballë hënës së re dhe duhet të kuptojnë mirë me intuitë një ndryshim të madh në çështjet ekonomike. Futja e Saturnit në Dash do të thotë që duhet të marrin seriozisht një çështje pune, një kontratë, një mundësi që mund të mbartë shumë përgjegjësi në kohë, por nuk duhet ta marrin në mënyrë të menjëhershme. Duhet ta studiojnë mirë propozimin para se ta marrin.
Shigjetari – 3 yje
Shigjetari më aventurier do të fillojë të mendojë për një marrëdhënie më të sigurt, më të qetë, më të stabilizuar dhe do të kërkojë një njeri që ia jep këtë mundësi apo të zgjedhë me kë do të përfundojë. Mund të mendojë për një ndarje nga një marrëdhënie që nuk ka shkuar shumë mirë. Do të shkojnë shumë mirë në fushën e talenteve.
Bricjapi – 2 yje
Do të kenë një goditje të çuditshme, do të bëhen gati të mendojnë të blejnë një shtëpi, të krijojnë një bazë tyren ose të sqarojnë marrëdhëniet familjare të ndërlikuara, të destabilizuara ose që kanë pasur konflikte dhe do të largohen nga fantazitë.
Ujori – 3 yje
E kanë me shumë fat ndikimin e Saturnit në Dash dhe po përgatiten për një 3- vjeçar shumë të fuqishëm sepse do të kenë ide të reja, të qëndrueshme, shumë marrëdhënie pozitive, do të merren shumë parasysh pozicionet dhe talentet e tyre. Do të bëjnë udhëtime dhe veprimtari të rëndësishme që s’i kanë marrë me mend që do të vijnë në jetën e tyre. Njerëzit do t’i marrin më seriozisht.
Peshqit – 2 yje
Do të bëhen gati për një finalizim të rëndësishëm sa u përket çështjeve ekonomike. Janë një shenjë që duhet patjetër të rregullojnë çështjet ekonomike, huatë, prapambetjet që mund të kenë pasur. Duhet të kenë kujdes në marrëdhëniet personale sepse del një njeri nga lista në këtë periudhë. -

Pas divorcit 5 muaj pa takuar fëmijët, djemtë e urrejnë: Nuk e quajmë për mami!
Emisioni “Stop” në Tv Klan ka shkuar në Përrenjas, ku takoi zotin Pasho Dashi, i cili nga një martesë 13 vjeçare me Zamirën, ka 3 djem 13, 11 dhe 3 vjeç.
Bashkëshortët u ndanë dhe gjykata i la 2 djemtë më të rritur babait dhe djalin 3 vjeç nënës. Takimi i fundit, që kanë pasur me njëri-tjetrin, ka qenë në Dhjetor të vitit 2024 dhe prej 5 muajsh babai nuk e ka parë djalin e vogël, ndërsa nëna nuk ka parë dy djemtë e tjerë.
“Jam i martuar para 12 vjetësh dhe nga kjo martesë kam 3 djem. I madhi është 13 vjeç, tjetri nesër mbush 12 vjeç, kurse i vogli mbush 3 vjeç. Kam 3 vjet pa ua takuar me djalin e vogël. Para disa kohësh më thoshte ‘ta harrosh Roanin, po s’u bashkuam’, kurse tani më thotë ‘ta harrosh djalin e vogël’, po s’mi solle ti mua i pari. Takimi i fundit që kam bërë me djalin e vogël ka qenë në Dhjetor të vitit 2024, atëherë ka takuar edhe ajo 2 djemtë më të rritur. Nuk jemi takuar, komunikim kemi, por për fëmijët nuk më jep as të flas në telefon. Nuk i kërkon fare 2 djemtë e tjerë”, tha për mikrofonin e emisionit “Stop” denoncuesi.
Si të mos mjaftonte kjo situatë e rëndë, 2 djemtë e rritur i thërrasin në emër të ëmën dhe ushqejnë inat e urrejtje ndaj saj.
“Kemi dhe një vëlla tjetër, por vëllai është me Zamirën (e ëma). Ne nuk e quajmë për mami atë, sepse ne nuk e duam atë. Ne mami i thërrasim njerkës së dytë. Nuk i thërrasim mami sepse na ka bërë gjithë të këqijat, kur ishim fëmijë ne dhe bënim gabime, nuk na fliste, por na rrihte. Më ka marrë malli shumë për vëllain, por për mamin jo”, tha njëri nga djemtë.
“Stop” shkoi në fshatinRodokal të Pogradecit, ku kishte të dhëna, se në këtë fshat jetonte Zamira Dashi me djalin e vogël, por e ëma tha që ajo jeton në Tiranë.
Pas interesimit të gazetares së emisionit “Stop”, u bë e mundur gjetja e vendndodhjes së zonjës Dashi e pas negociatave me të dy prindërit, u bë i mundur edhe bashkimi i fëmijëve dhe takimi i tyre me prindërit./tvklan.al -

“Më kapi frika se po më ha të gjallë Tomor Alizoti”, Rama nga Elbasani: Fitoi primaret Dashi, por “këneta” e theri dhe e hëngri
Kryeministri dhe njëkohësisht kryesocialisti Edi Rama po zhvillon këtë të hënë fushatën përmbyllëse në qytetin e Elbasanit.
Në fjalën e tij, Rama nuk i kurseu ironitë ndaj kundërshtrëve politik, duke u ndalur konkretisht tek drejtuesi politik i PD-së për qarkun Elbasan, Tomor Alizotin.
Kryeministri iu referua deklaratës së këtij të fundit, se opozita do i ha të gjallë patronazhistët dhe socialistët.“Më kapi frika se po më ha të gjallë Tomor Alizot. Shkova dhe gjeta lum njerëzish dhe nuk e pashë gjëkundi Ludoviku. Tomor, ke gjet njerëzit më të gabuar, forcën më të gabuar që po ngatërrohesh Tomor. Tomori nuk e mendoi dy herë kur e sollën. Këtu ishte Luçiano fake Pavaroti, edhe iku. Kur thoshte i erdhi fundi edhe pak ditë. Edhe pastaj goxha burrë dhe tha na i vodhi votat elektronika. Dhe e kanë çuar në Shkodër. Çuan Luciano fake Pavaroti. Këtu sollën Tomor Alizoti. Ky shesh është dëshmitar i therjes së gjelit të Peqinit. Fluturoi lart, fitoi primaret Dashi dhe nuk është në asnjë vend, e hëngrën e therën. Dashi nuk është zog kënete, ka 7 shpirtra”, deklaroi ndër të tjera Rama.
/vizionplus.tv -

“Leku letër”/ Këto janë dy shenjat e horoskopit që do të kenë rritje të ardhurash gjatë muajit Maj
Dashi
Dashi ka hyrë në muajin Maj me energji të mira dhe me një këndvështrim nga e ardhmja. Bollëku është fjala kyçe e këtij muaji. Me Merkurin në Dem nga data 10 e muajit, bëheni më të qartë në financat tuaja, ndërsa mundësi të reja për të ardhura – apo edhe investime – shfaqen aty ku ju nuk i prisni.
Hëna e Plotë në Akrep më 12 Maj ju ndihmon të lini pas frikërat e vjetra dhe të rilidheni me fuqinë tuaj më të thellë. Epoka e artë po vjen për ju. Dielli në Binjakë nga 20 Maji dhe hyrja e Saturnit në shenjën tuaj më 24 maj ju ofrojnë stabilitet dhe mundësi të mira financiare. Hëna e Re më 26 Maj përbën një rinisje ‘kozmike’, ideale për fillime të reja, marrëveshje dhe qëllime që favorizojnë pasurinë – materiale dhe shpirtërore.Binjakët
Jeni në qendër të vëmendjes. Shkëlqimi juaj është i pa rezistueshëm dhe kjo ju sjell mundësi të reja, njerëzit dhe sugjerimet e duhura. Mërkuri, sundimtari juaj, hyn në shenjën tuaj më 25 Maj dhe rrit inteligjencën dhe aftësitë sipërmarrëse. Mendoni për ide, marrëveshje apo edhe studime të reja që mund të zhvillohen në zgjedhje fitimprurëse në jetë.
Hëna e Re më 26 Maj është magji e pastër. Ju, Universi dhe Jupiteri rreshtoheni për të hapur një cikël të ri suksesi. Përqendrohuni te qëllimet. Çfarëdo që të filloni tani do të ketë potencialin të zhvillohet në një projekt madhor me fitime të konsiderueshme. -

“Leku letër”/ Zbuloni dy shenjat e horoskopit që do të kenë rritje financiare gjatë muajit maj
Dashi
Dashi ka hyrë në muajin maj me energji të mira dhe me një këndvështrim nga e ardhmja. Bollëku është fjala kyçe e këtij muaji.Me Merkurin në Dem nga data 10 e muajit, bëheni më të qartë në financat tuaja, ndërsa mundësi të reja për të ardhura – apo edhe investime – shfaqen aty ku ju nuk i prisni.
Hëna e Plotë në Akrep më 12 maj ju ndihmon të lini pas frikërat e vjetra dhe të rilidheni me fuqinë tuaj më të thellë. Epoka e artë po vjen për ju. Dielli në Binjakë nga 20 maji dhe hyrja e Saturnit në shenjën tuaj më 24 maj ju ofrojnë stabilitet dhe mundësi të mira financiare.
Hëna e Re më 26 maj përbën një rinisje ‘kozmike’, ideale për fillime të reja, marrëveshje dhe qëllime që favorizojnë pasurinë – materiale dhe shpirtërore.
Binjakët
Jeni në qendër të vëmendjes. Shkëlqimi juaj është i pa rezistueshëm dhe kjo ju sjell mundësi të reja, njerëzit dhe sugjerimet e duhura.
Mërkuri, sundimtari juaj, hyn në shenjën tuaj më 25 maj dhe rrit inteligjencën dhe aftësitë sipërmarrëse. Mendoni për ide, marrëveshje apo edhe studime të reja që mund të zhvillohen në zgjedhje fitimprurëse në jetë.
Hëna e Re më 26 maj është magji e pastër. Ju, Universi dhe Jupiteri rreshtoheni për të hapur një cikël të ri suksesi. Përqendrohuni te qëllimet. -

“Leku letër”/ Këto janë dy shenjat e horoskopit që do të kenë rritje të ardhurash gjatë muajit Maj, ja fokusi
Dashi
Dashi ka hyrë në muajin Maj me energji të mira dhe me një këndvështrim nga e ardhmja. Bollëku është fjala kyçe e këtij muaji. Me Merkurin në Dem nga data 10 e muajit, bëheni më të qartë në financat tuaja, ndërsa mundësi të reja për të ardhura – apo edhe investime – shfaqen aty ku ju nuk i prisni.
Hëna e Plotë në Akrep më 12 Maj ju ndihmon të lini pas frikërat e vjetra dhe të rilidheni me fuqinë tuaj më të thellë. Epoka e artë po vjen për ju. Dielli në Binjakë nga 20 Maji dhe hyrja e Saturnit në shenjën tuaj më 24 maj ju ofrojnë stabilitet dhe mundësi të mira financiare. Hëna e Re më 26 Maj përbën një rinisje ‘kozmike’, ideale për fillime të reja, marrëveshje dhe qëllime që favorizojnë pasurinë – materiale dhe shpirtërore.
Binjakët
Jeni në qendër të vëmendjes. Shkëlqimi juaj është i pa rezistueshëm dhe kjo ju sjell mundësi të reja, njerëzit dhe sugjerimet e duhura. Mërkuri, sundimtari juaj, hyn në shenjën tuaj më 25 Maj dhe rrit inteligjencën dhe aftësitë sipërmarrëse. Mendoni për ide, marrëveshje apo edhe studime të reja që mund të zhvillohen në zgjedhje fitimprurëse në jetë.
Hëna e Re më 26 Maj është magji e pastër. Ju, Universi dhe Jupiteri rreshtoheni për të hapur një cikël të ri suksesi. Përqendrohuni te qëllimet. Çfarëdo që të filloni tani do të ketë potencialin të zhvillohet në një projekt madhor me fitime të konsiderueshme.