Tag: darzezës

  • Delfinët vizitojnë bregdetin e Darzezës, pushuesit surprizohen nga pamjet e rralla

    Delfinët vizitojnë bregdetin e Darzezës, pushuesit surprizohen nga pamjet e rralla

    Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur sot në plazhin e Darzezës, ku disa delfinë janë shfaqur shumë pranë vijës bregdetare.

    Pushuesit u surprizuan nga pamjet e rralla dhe nuk ngurruan t’i filmojnë teksa lëviznin lirshëm mes dallgëve.
    Skena ka krijuar emocion dhe entuziazëm tek të pranishmit, të cilët i duartrokitën delfinët për “shfaqjen” e tyre të papritur. Sipas njohësve të faunës detare, prania e delfinëve në këto ujëra tregon një ekosistem të pastër dhe të shëndetshëm, duke e kthyer këtë episod në një lajm pozitiv për zonën bregdetare.

    Top Channel

  • Delfinët shfaqen në plazhin e Darzezës, surprizojnë pushuesit

    Delfinët shfaqen në plazhin e Darzezës, surprizojnë pushuesit

    Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur sot në plazhin e Darzezës, ku disa delfinë janë shfaqur shumë pranë vijës bregdetare.

    Pushuesit u surprizuan nga pamjet e rralla dhe nuk ngurruan t’i filmojnë teksa lëviznin lirshëm mes dallgëve.

    Skena ka krijuar emocion dhe entuziazëm tek të pranishmit, të cilët i duartrokitën delfinët për “shfaqjen” e tyre të papritur.

    Sipas njohësve të faunës detare, prania e delfinëve në këto ujëra tregon një ekosistem të pastër dhe të shëndetshëm, duke e kthyer këtë episod në një lajm pozitiv për zonën bregdetare.

  • Rama: Plazhi i Darzezës, çdo vit e më shumë destinacion veror

    Rama: Plazhi i Darzezës, çdo vit e më shumë destinacion veror

    Plazhi i Darzezës, vetëm 20 kilometra larg qytetit të Fierit, po tërheq çdo vit gjithnjë e më shumë pushues, si vendas ashtu edhe turistë të huaj.
    Kryeministri Edi Rama publikoi sot pamje nga ky plazh, ku shihet një numër i madh pushuesish nga të gjitha grupmoshat që shijojnë bukuritë natyrore të zonës.

    Me një shtrirje prej 13.7 km², Darzeza është e njohur për rërën e saj të imët dhe ujërat e kristalta. Ky plazh i veçantë nuk dallon vetëm për bukurinë natyrore, por edhe për pastërtinë dhe pyllin shekullor që e rrethon.

    Zona ofron kushte ideale për sportet e ujit, si kitesurfing, windsurf, dhe wakeboard, falë dallgëve të forta që krijohen nga era – një fenomen unik për bregdetin e Ballkanit.
    Në fundjavë, Darzeza është një nga destinacionet më të preferuara të fierakëve dhe vizitorëve të tjerë, me mbrëmje të freskëta dhe atmosferë relaksuese, që e bëjnë këtë plazh një perlë të vërtetë bregdetare.

  • Zjarri në masivin pyjor të Darzezës, pas disa orësh përpjekje neutralizohen flakët

    Zjarri në masivin pyjor të Darzezës, pas disa orësh përpjekje neutralizohen flakët

    Zjarri i cili përfshiu mesditën e sotme masivin pyjor të Darzezës është drejt shuarjes.
    Flakët pas disa orë përpjekjesh të shërbimeve zjarrfikëse, punonjësve të pyjores dhe banorëve të zonës, janë neutralizuar.
    Ndërkohë dy mjete zjarrfikëse dhe tre grupe do të qëndrojnë në gatishmëri në rast të riaktivizimit të vatrave të zjarrit.
    Ndërkohë do ngrihet edhe një grup pune për verifikimin e dëmeve, ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të rënies së zjarrit.

  • Zjarri në pyjet e Darzezës, pas disa orësh përpjekje neutralizohen flakët!

    Zjarri në pyjet e Darzezës, pas disa orësh përpjekje neutralizohen flakët!

    Zjarri i cili përfshiu mesditën e sotme masivin pyjor të Darzezës është drejt shuarjes.

    Flakët pas disa orë përpjekjesh të shërbimeve zjarrfikëse, punonjësve të pyjores dhe banorëve të zonës, janë neutralizuar.
    Ndërkohë dy mjete zjarrfikëse dhe tre grupe do të qëndrojnë në gatishmëri në rast të riaktivizimit të vatrave të zjarrit.
    Ndërkohë do ngrihet edhe një grup pune për verifikimin e dëmeve, ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të rënies së zjarrit.

    Top Channel

  • Zjarr në pyjet e Darzezës, zjarrfikësit në ‘luftë’ për shuarjen e flakëve

    Zjarr në pyjet e Darzezës, zjarrfikësit në ‘luftë’ për shuarjen e flakëve

    Një zjarr masiv ka përfshirë mesditën e sotme masivin pyjor të Darzezës.

    Të favorizuara nga era e fortë flakët janë përhapur me shpejtësi duke përfshirë një sipërfaqe të konsiderueshme.
    Në vendngjarje kanë mbërritur 4 mjete zjarrfikëse të cilat po punojnë për shuarjen e flakëve ndërsa fillimisht janë vënë nën kontroll bizneset që operojnë në zonë.

    Top Channel

  • Zjarr masiv në pyllin e Darzezës, ndërhyjnë zjarrfikëset

    Zjarr masiv në pyllin e Darzezës, ndërhyjnë zjarrfikëset

    Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë mesditën e sotme pyllin me pisha në zonën e Darzezës në Fier, duke shkaktuar shqetësim për përhapjen e flakëve dhe rrezikun për mjedisin përreth.

    Sipas burimeve, në vendngjarje janë dërguar tre mjete zjarrfikëse, të cilat po punojnë për vënien nën kontroll të flakëve. Era dhe terreni i vështirë kanë vështirësuar ndërhyrjen për shuarjen e tyre.

    Deri më tani nuk raportohet për rrezik banesat, por autoritetet po monitorojnë nga afër situatën për çdo zhvillim të mundshëm.

    Ende nuk janë bërë të ditura shkaqet e zjarrit.

     

  • Digjet lokali në bregdetin e Darzezës

    Digjet lokali në bregdetin e Darzezës

    Një lokal është përfshirl nga zjarri pasditen e kësaj të diele në bregdetin e Darzezës në Fier.
    Mësohet se si pasojë e zjarrit, lokali është djegur tërësisht, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.
    Ende nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit, teksa siç shihet edhe në foton e mësipërme, tymi i zi masiv ka përfshirë zonën.

  • Digjet një lokal në bregdetin e Darzezës

    Digjet një lokal në bregdetin e Darzezës

    Pamje nga zjarri

    FIER- Një lokal në bregdetin e Darzezës është përfshirë nga flakët. Si pasojë e zjarrit, i gjithë lokali i ndërtuar me materiale druri është shkrumbuar totalisht. Ende nuk dihen shkaqet që kanë sjellë rënien e zjarrit, ndërsa tymi ka përfshirë zonën.
    Pas marrjes së njoftimit për zjarrin, zjarrfikësit kanë ndërhyrë për të bërë të mundur shuarjen e flakëve. Pritet që hetimet të zbulojnë shkakun e vërtetë të rënies së zjarrit.
    Fier/Informacion paraprak
    Rreth orës 18:50, në Darëzezë, ka rënë zjarr në një subjekt tregtar (lokal veror), në pronësi të shtetases M. B., duke shkaktuar vetëm dëme materiale.Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe shkakun e rënies së zjarrit./ZËRI