Tag: darka

  • “Kështu do të kujtoj gjithmonë”- Ndan momentet e fundit me Shpat Kasapin, ish-banori i BBV4: Darka jonë e fundit vëlla..

    “Kështu do të kujtoj gjithmonë”- Ndan momentet e fundit me Shpat Kasapin, ish-banori i BBV4: Darka jonë e fundit vëlla..

    Këngëtari dhe njëherazi ish-banori i BBV4, Klajdi Musabelliu ka ndarë një video në kujtim të këngëtarit Shpat Kasapi që ndërroi jetë ditën e sotme.

    Klajdi ka postuar një moment nga darka e tyre e fundit, ku Shpati shfaqet i buzëqeshur, duke kërcyer dhe kënduar.

    “Ishte darka jon e fundit vëlla, kështu do të kujtojë gjithmonë, duke kënduar e me buzëqeshjen tënde”, ka shkruar Klajdi Musabelliu në Instagram.

    Këngëtari i njohur ka ndërruar jetë në moshën 40-vjeçare, si pasojë e një ataku në zemër, ndërsa ndodhej në Itali me familjen për një vizitë për djalin.

    Kasapi ka qenë një nga emrat më të njohur dhe më të dashur të skenës muzikore shqiptare.

    Artisti dibran, i cili prej më shumë se dy dekadash ishte një nga emrat më të dashur të skenës shqiptare, nuk ka arritur t’i mbijetojë sulmit kardiak, ndonëse nuk raportohej të kishte pasur probleme të mëparshme shëndetësore.

  • Nëse keni pyetur ndonjëherë/ Këto janë pesë pikturat më të kërkuara në botë!

    Nëse keni pyetur ndonjëherë/ Këto janë pesë pikturat më të kërkuara në botë!

    CNN Style iu drejtua Google-it për të parë se cilat piktura kanë kryesuar kërkimet në internet anekënd globit gjatë pesë vjetëve të fundit. Bazuar në këto rezultate, më poshtë janë 5 pikturat më të kërkuara në botë.

    1. “Mona Lisa” kryeson renditjen dhe nuk ka përse çuditemi: është piktura më e famshme në botë e gruas misterioze me buzëqeshjen enigmatike. Dhe, të mendosh që përpara shekullit XX, siç thonë historianët, “ Mona Lisa“ njihej shumë pak jashtë rretheve të artistëve.

    2. “Darka e fundit” bën që Leonardo të jetë i vetmi artist i cili shfaqet dy herë në këtë listë. E pikturuar në një epokë kur imazhet fetare ishin ende një temë artistike mbizotëruese, “Darka e Fundit” përshkruan herën e fundit kur Jezusi ndau bukën me dishepujt e tij përpara kryqëzimit. Piktura është një afresk i madh – 4.6 metra i lartë dhe 8.8 metra i gjerë, gjë që e bën pamjen e tij të paharrueshme.

    3. “Nata me yje” e Van Goghut – një prej pikturave më të bukura të mjeshtrit të madh, e cila përcjell të gjithë stilin e rrallë të tij përmes penelatave të trasha, të guximshme dhe inovative. Format dhe ngjyrat e jashtëzakonshme të saj i kanë intriguar artdashësit për dekada të tëra.

    4. “Ulërima” e Eduard Munch-it, një vepër që nuk harrohet lehtë, e që ka dhe një karakteristikë: sipas blogut të Muzeut Britanik, ekzistojnë dy piktura, dy pastele dhe më pas një numër i papërcaktuar skicash për të. Në vitin 2012, një nga pastelet u shit për gati 120 milionë dollarë në ankand.

    5. “Guernica” e Pablo Picasso-s është një prej punëve më madhështore të piktorit gjenial dhe tregon bombardimin e qytetit bask me të njëjtin emër gjatë Luftës Civile në Spanjë.

    Lexo edhe:

    “DARKA E FUNDIT”, PIKTURA QË FSHEH BRENDA VETES SHUMË MISTERE

    ObserverKult

  • Keqpërdori fondet e BE-së për darka luksoze, dënohet ish-ministrja kroate

    Keqpërdori fondet e BE-së për darka luksoze, dënohet ish-ministrja kroate

    Një ish-ministre kroate, e cila pëveç se ishte dënuar për korrupsion, iu shqiptua një dënim tjetër më 2 shtator për shpenzim të mijëra eurove nga fondet e Bashkimit Evropian për darka luksoze.
    Gabrijela Zalac, e cila u shkarkua nga posti i saj si ministre e fondeve të BE-së në Kroaci në mes të vitit 2019, u dënua me shtatë muaj burg për keqpërdorim të detyrës dhe autoritetit zyrtar, njoftoi Zyra Evropiane e Prokurorit Publik (EPPO) përmes një njoftimi.
    Disa ministra nga partia konservatore HDZ e kryeministrit Andrej Pllenkoviq, janë dorëhequr për shkak të akuzave për korrupsion, që kur ai mori pushtetin më 2016.
    Sipas njoftimit të EPPO-së, që ka kompetencë hetimin e keqpërdorimeve të fondeve të BE-së, Zalac shpenzoi pothuajse 10.000 euro në restorante gjatë të paktën nëntë rasteve.
    Mediat lokale raportuan se ajo përdori fonde të BE-së për të mbuluar shpenzimet e festimit të ditëlindjes së saj të 40-të.
    Zalac, e cila u arrestua për herë të parë në vitin 2021, pranoi fajësinë për akuzat dhe rimbursoi shumën e plotë.
    Në qershor, ajo gjithashtu pranoi fajin për keqpërdorim të detyrës dhe ndikim të paligjshëm lidhur me blerjen e një sistemi të ri IT-së për ministrinë që udhëhiqte.
    Ajo u dënua me dy vjet burg për rolin e saj në keqpërdorimin e më shumë se 1.3 milion eurove dhe u pajtua të paguajë 200.000 euro si kompensim të pjesshëm./ REL

  • Keqpërdoroi fondet e BE për darka luksoze, dënohet ish-ministrja kroate

    Keqpërdoroi fondet e BE për darka luksoze, dënohet ish-ministrja kroate

    Ish-ministrja kroate dënohet për keqpërdorim të fondeve të BE-së për darka luksoze

    Një ish-ministre kroate, e cila veçse ishte dënuar për korrupsion, iu shqiptua një dënim tjetër më 2 shtator për shpenzim të mijëra eurove nga fondet e Bashkimit Evropian për darka luksoze.
    Gabrijela Zalac, e cila u shkarkua nga posti i saj si ministre e fondeve të BE-së në Kroaci në mes të vitit 2019, u dënua me shtatë muaj burg për keqpërdorim të detyrës dhe autoritetit zyrtar, njoftoi Zyra Evropiane e Prokurorit Publik (EPPO) përmes një njoftimi.

    Disa ministra nga partia konservatore HDZ e kryeministrit Andrej Pllenkoviq, janë dorëhequr për shkak të akuzave për korrupsion, që kur ai mori pushtetin më 2016.
    Sipas njoftimit të EPPO-së, që ka kompetencë hetimin e keqpërdorimeve të fondeve të BE-së, Zalac shpenzoi pothuajse 10.000 euro në restorante gjatë të paktën nëntë rasteve.
    Mediat lokale raportuan se ajo përdori fonde të BE-së për të mbuluar shpenzimet e festimit të ditëlindjes së saj të 40-të.
    Zalac, e cila u arrestua për herë të parë në vitin 2021, pranoi fajësinë për akuzat dhe rimbursoi shumën e plotë.
    Në qershor, ajo gjithashtu pranoi fajin për keqpërdorim të detyrës dhe ndikim të paligjshëm lidhur me blerjen e një sistemi të ri IT-së për ministrinë që udhëhiqte.
    Ajo u dënua me dy vjet burg për rolin e saj në keqpërdorimin e më shumë se 1.3 milion eurove dhe u pajtua të paguajë 200.000 euro si kompensim të pjesshëm. /REL/

  • Ish-ministrja kroate dënohet me burg për keqpërdorim të 1.3 mln eurove të BE-së dhe darka luksoze

    Ish-ministrja kroate dënohet me burg për keqpërdorim të 1.3 mln eurove të BE-së dhe darka luksoze

    Një ish-ministre kroate, e cila ishte dënuar për korrupsion, iu shqiptua dhe një dënim tjetër më 2 shtator për shpenzim të mijëra eurove nga fondet e Bashkimit Evropian për darka luksoze.

    Gabrijela Zalac, e cila u shkarkua nga posti i saj si ministre e fondeve të BE-së në Kroaci në mes të vitit 2019, u dënua me shtatë muaj burg për keqpërdorim të detyrës dhe autoritetit zyrtar, njoftoi Zyra Evropiane e Prokurorit Publik (EPPO) përmes një njoftimi.

    Disa ministra nga partia konservatore HDZ e kryeministrit Andrej Pllenkoviç, janë dorëhequr për shkak të akuzave për korrupsion, që kur ai mori pushtetin më 2016.

    Sipas njoftimit të EPPO-së, që ka kompetencë hetimin e keqpërdorimeve të fondeve të BE-së, Zalac shpenzoi pothuajse 10.000 euro në restorante gjatë të paktën nëntë rasteve.

    Mediat lokale raportuan se ajo përdori fonde të BE-së për të mbuluar shpenzimet e festimit të ditëlindjes së saj të 40-të.

    Zalac, e cila u arrestua për herë të parë në vitin 2021, pranoi fajësinë për akuzat dhe rimbursoi shumën e plotë.

    Në qershor, ajo gjithashtu pranoi fajin për keqpërdorim të detyrës dhe ndikim të paligjshëm lidhur me blerjen e një sistemi të ri IT-së për ministrinë që udhëhiqte.

    Ajo u dënua me dy vjet burg për rolin e saj në keqpërdorimin e më shumë se 1.3 milion eurove dhe u pajtua të paguajë 200.000 euro si kompensim të pjesshëm.

  • Darka në Kriso /Titulli i plotë i kësaj pikture është “Dinner at Crisso in the house of the Bishop of Salona.”

    Daut Dauti

    Darka në Kriso

    Titulli i plotë i kësaj pikture është”Dinner at Crisso in the house of the Bishop of Salona.” (Darka në Kriso në shtëpinë e peshkopit të Salonës). Autori është Edward Dodwell, pikor irlandez, i cili e vizitoi Shqipërinë dhe Greqinë në vitin 1801 dhe ka bërë disa piktura dhe shënime të rëndësishme për këto dy vende.

    Në këtë pikturë dominon ambienti oriental apo islamik, siç do të thoshin disa, edhepse vendi është në Greqinë e sotme qendrore. Njerëzit janë ulur për të ngrënë rreth sofrës dhe para bukës i lajnë duart në legen, e cila gjë ka qenë prezente edhe te ne deri para pak vitesh. Me përjashtim të njërit, burrat janë të veshur me shallvare dhe në kokë kanë çallma. Të gjithë janë të zbathur. Njëri prej tyre duket se ka rënë në sexhde për ta përshëndetur peshkopin, i cili është ulur në shilte. Pamje vërtetë islamike, por, të gjithë janë të krishterë. Kjo është gjë normale për shkak se aristokracia gjithmonë identifikohet me kulturën sipërore apo sunduese.

    Piktura është e veçantë edhe për shkak të prapavijës ku shihet natyra nga dritarja e madhe e dhomës. Por, një gjë tjetër që e bënë këtë pikturë edhe më karakteristike është fakti se aty janë dy shqiptarë dhe që të dytë janë shërbëtorë. Njeriu, i cili në njerën dorë e mban legenin dhe në tjetrën ibrigun ku myafirët i lajnë duart, është shqiptar dhe kjo shihet nga veshja e tij. Shqiptare është edhe gruaja, e cila në sofër është duke e sjellë një pulë të pjekur, që në fakt është fëllënzë sipas autorit. Megjithatë, për shkak të veshjes (shqiptare), këta dy dallohen nga tjerët.

    Shqiptarët gjithmonë kanë qenë atraktivë për piktorët. Kjo ka qenë për shkak të pamjes së tyre fizike, rolit të rëndësishëm shoqëror dhe më shumë për shkak të veshjes karakteristike dhe armëve që kanë bartur. Shqiptari i kohës otomane sot qëndron stoik në shumë piktura si aristokrat, luftëtar, kryengritës, rojtar, truproje, etj, por jo si shërbëtor në shtëpi të joshqiptarit në Ballkan. Por, në këtë rast, që është përjashtim, ka kuptim pasi që gruaja dhe burri shërbëtor (shqiptarë), janë të krishterë dhe të shërbesh në shtëpinë e peshkopit grek nuk ka qenë nënçmim.

  • FOTOLAJM/ Darka e mikpritjes së liderëve të NATO-s nga familja mbretërore holandeze, Rama dhe Zelensky ‘marrin’ vëmendjen

    FOTOLAJM/ Darka e mikpritjes së liderëve të NATO-s nga familja mbretërore holandeze, Rama dhe Zelensky ‘marrin’ vëmendjen

    Publikohet fotoja familjare nga darka në pallatin mbretëror holandez Huis Den Bosch, me çiftin mbretëror si pritës, ku ishin të pranishëm liderët e vendeve anëtare të NATO-s në kuadër të samitit që po mbahet në Hagë. Fotoja është ndarë edhe nga kryeministri Edi Rama në rrjete sociale.Reklama në FieriWeb – “Oazi i Pishave”

    “FOTO FAMILJARE e darkës së mikpritjes së Familjes Mbretërore për liderët e NATO-s”, shkruan Rama. Reklama në FieriWeb – “CAPRICCIOSA LALI”

    Presidenti amerikan, Donald Trump shfaqet me një kostum në nuanca blu, krah të cilit ndodhet homologu turk Rexhep Tayip Erdogan. Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, i cili që kur Rusia nisi luftën është shfaqur me veshje në ngjyrë ushtarake,  ka “thyer” rregullin dhe është shfaqur me kostum.Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

    Reklama në FieriWeb – “BREGU CLIMA”

    Kreu i qeverisë shqiptare ‘spikat’ me kostumin në bezhë, ndërsa është i pozicionuar në fund të radhës për shkak edhe të gjatësisë së tij. Ai shfaqet krah të homologut të tij hungarez, Victor Orban.Reklama në FieriWeb – “COVIM CAFFE”

  • Spiropali publikon foton nga darka e zhvilluar me Macron dhe Zonjën e Parë të Francës: Mbrëmje e veçantë

    Spiropali publikon foton nga darka e zhvilluar me Macron dhe Zonjën e Parë të Francës: Mbrëmje e veçantë

    Kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali ka ndarë në rrjetet sociale pamje nga darka e mbajtur dje në Pallatin e Brigadave, ku të pranishëm ishin edhe presidenti francez Emmanuel Macron dhe Zonja e Parë, Brigitte Macron.
    Spiroapli e ka quajtur atë një mbrëmje të veçantë, ndërsa pjesë e darkës duhet se ka qenë veç kryeministrit dhe bashkëshortes së tij Linda Rama, edhe personalitete të shquara nga politika, kultura dhe jeta publike.
    “Pallati i Brigadave.Një mbrëmje e veçantë në praninë e Presidentit të Francës Emmanuel Macron, Zonjës së Parë Brigitte Macron, Kryeministrit Edi Rama dhe Zonjës Linda Rama, si dhe personaliteteve të shquara nga politika, kultura dhe jeta publike”-shkruan Spiropali.

  • Spiropali ndan pamje nga darka e zhvilluar te Pallati i Brigadave, të pranishëm Emmanuel Macron dhe Zonja e Parë e Francës

    Spiropali ndan pamje nga darka e zhvilluar te Pallati i Brigadave, të pranishëm Emmanuel Macron dhe Zonja e Parë e Francës

    Kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali ka ndarë në rrjetet sociale pamje nga darka e mbajtur dje në Pallatin e Brigadave, ku të pranishëm ishin edhe presidenti francez Emmanuel Macron dhe Zonja e Parë, Brigitte Macron.
    Spiropali e ka quajtur atë një mbrëmje të veçantë, ndërsa pjesë e darkës duhet se ka qenë veç kryeministrit dhe bashkëshortes së tij Linda Rama, edhe personalitete të shquara nga politika, kultura dhe jeta publike.

    Një mbrëmje e veçantë në praninë e Presidentit të Francës Emmanuel Macron, Zonjës së Parë Brigitte Macron, Kryeministrit Edi Rama dhe Zonjës Linda Rama, si dhe personaliteteve të shquara nga politika, kultura dhe jeta publike”, shkruan kryeparlamentarja.

  • Darka private në Pallatin e Brigadave/ Spiropali publikon fotot e pritjes së Presidentit Emmanuel Macron

    Darka private në Pallatin e Brigadave/ Spiropali publikon fotot e pritjes së Presidentit Emmanuel Macron

    Kryeparlamentarja Elisa Spiropali, ka publikuar foto nga darka private e pritjes së Presidentit të Francës, Emmanuel Macron së bashku me Zonjën e Parë Brigitte Macron, në Pallatin e Brigadave. Siç shkruan Spiropali, në darkë morën pjesë dhe figura të njohura të politikës, artit dhe shoqërisë shqiptare.

    “Një mbrëmje e veçantë✨ në praninë e Presidentit të Francës 🇫🇷 Emmanuel Macron, Zonjës së Parë Brigitte Macron, Kryeministrit Edi Rama dhe Zonjës Linda Rama, si dhe personaliteteve të shquara nga politika, kultura dhe jeta publike 🇦🇱.”, shkruan Spiropali në postimin e saj.

    Kujtojmë se Macron ka ardhur në Shqipëri për të marrë pjesë në Samitin e Komunitetet Politik Evropian, i cili u zhvillua ditën e djeshme, ndërsa ditën e sotme ai zhvilloi takime bilaterale me kryeministrin Rama.