Tag: dardanët

  • Kosova thyhet nga 4 gola në Bazel, Dardanët në një pozitë të vështirë

    Kosova thyhet nga 4 gola në Bazel, Dardanët në një pozitë të vështirë

    Kombëtarja e Kosovës ka pësuar një humbje të thellë prej 4-0 ndaj Zvicrës, në ndeshjen e parë kualifikuese për Kupën e Botës 2026, e zhvilluar në qytetin e Bazelit.
    Që nga fillimi i takimit, Zvicra e dominoi ndeshjen si në posedim ashtu edhe në krijimin e rasteve të rrezikshme. Epërsia u vendos në minutën e 22-të kur mbrojtësi Manuel Akanji realizoi me kokë pas një goditje nga këndi, duke kaluar vendasit në avantazh.

    Vetëm tre minuta më vonë, në të 25-ën, Breel Embolo dyfishoi shifrat pas një asistimi nga Dan Ndoye, duke e vendosur Kosovën në një pozitë të vështirë.
    Dominimi i helvetikëve vazhdoi edhe më tej, dhe në minutën e 39-të, Silvan Widmer shtoi golin e tretë për Zvicrën, duke përfituar nga një tjetër pasiguri në mbrojtjen e Kosovës.
    Turpi për ‘Dardanët’ u vulos në sekondat e fundit të pjesës së parë, kur Breel Embolo realizoi golin e tij të dytë personal dhe të katërtin për skuadrën zvicerane, duke e çuar rezultatin në 4-0 para pushimit.

    Në pjesën e dytë, Zvicra uli ritmin dhe menaxhoi rezultatin, ndërsa Kosova, edhe pse kreu disa zëvendësime, nuk arriti të bëjë ndonjë ndryshim domethënës në lojë apo në rezultat.

    Pas kësaj disfate të rëndë, Kosova do të përpiqet ta lërë pas këtë ndeshje dhe të rikthehet më e përqendruar në sfidën e radhës, ku më 8 shtator në ‘Fadil Vokrri’ do të përballet me Suedinë, në një tjetër ndeshje të vështirë kualifikuese.

  • Zvicra “i fsheh” portën Kosovës, dardanët largohen me goleadë nga Bazeli

    Zvicra “i fsheh” portën Kosovës, dardanët largohen me goleadë nga Bazeli

    Kosova e ka nisur në mënyrën më të keqe të mundshme fushatën kualifikuese për Kupën e Botës 2026. Dardanët janë larguar me goleadë nga Bazeli, ku u mundën me shifrat e thella 4-0 nga Zvicra. Helvetët e shkruajtën historinë e këtij takimi brenda 45 minutave të para.
    Akanzhi (22′), Emboloja (25′, 45′) dhe Vidmeri (39′) ishin autorët e golave për skuadrën zvicerane. Në krahun tjetër, porta kundërshtare dukej shumë larg për Kosovën. Muriqi realizoi të vetmen goditje brenda katërkëndëshit, por e cila ishte qendrore dhe nuk paraqiti asnjë kërcënim për portierin. Ndeshja e radhës për dardanët do të jetë ajo e 8 shtatorit kundër Suedisë në “Fadil Vokrri”./Sport Ekspres/

  • “Dardanët” mbërrijnë në Bazel, synojnë fitore në nisje të kualifikimeve

    “Dardanët” mbërrijnë në Bazel, synojnë fitore në nisje të kualifikimeve

    Përfaqësuesja e Kosovës në futboll ka mbërritur në Bazel të Zvicrës, ku të premten do të zhvillojë ndeshjen e parë të ciklit kualifikues për Kampionatin Botëror 2026.Ekipi i drejtuar nga selektori Franco Foda synon të nisë me fitore këtë rrugëtim të rëndësishëm, për të mbajtur gjallë shpresat për një kualifikim historik.Ndeshja kundër Zvicrës pritet të tërheqë vëmendje të madhe, për shkak të rivalitetit sportiv dhe lidhjeve të veçanta mes dy vendeve./KultPlus.com

  • Dardanët – Epiqendër e botës ilire në antikitet

    Dardanët – Epiqendër e botës ilire në antikitet

    DARDANËT – EPIQENDËR E BOTËS ILIRE NË ANTIKITET

    -Luan Përzhita: “DARDANËT”, botoi Akademia e Studimeve Albanologjike – Instituti i Arkeologjisë, Tiranë 2022.

    Nga Jusuf Buxhovi

    Vepra “Dardanët” e arkeologut Luan Përzhita, që doli së voni nga shtypi dhe para pak ditësh pati promovimin në Prishtinë, shënon një kapërcim të rëdësishëm nga ajo e çasjes së deritanishme hipotetike dhe e ngushtuar të problematikës dardane, tek ajo identifikuese në kohë dhe në hapërsirë, gjë që Dardanët si popull dhe Dardaninë si mbretëri të njohur historikisht nga shekulli IV para erës sonë e deri te involvimi i saj në strukturat peranandorake (romake dhe bizantike), i nxjerr në dritën e atyre kundrimeve ku ata përbëjnë njëri ndër faktorët më të rëndësishëm politik, shoqëror dhe kulturor të botës ilire në antikitet, në mos edhe si qendër e një graviteti të përmasave determinonte të qytetërimit të antikit nga koha e bronzit e deri te e hekurit për t’u shtrire edhe në epokat e mëvonshme.

    Duke u nisur nga aspekti arkeologjik, si njëri ndër faktorët kryesor që nxjerr në pah themelet e një ngrehine etnike në kontekstin shoqëror, kulturor dhe politik, Përzhita arrin te përfundimi se “kultura ilire është formuar në këtë truall në në bazë të kulturave më të vjetra të epokës së bronzit (2100-1200 para Kr.), që ka qenë po aty edhe në epokat pararendëse. Me këtë rast konstatohet “se ata janë pasardhës të drejtpërdrejtë të grupeve etnike që populluan këtë pjesë të Evropës që në perudhën e neolitit (6000-4000 para Kr.).

    Natyrisht se këtu dhe me këtë konstatim, që faktimet arkeologjike nga koha e bronzit (shumë prej tyre të dokumentuara nga hulumtimi i zellshëm disavjeçarë i autorit në fushën e trashëgimisë materiale në këto hapësira) të ndërlidhen me atë të neolitit (pjesërisht të identifikuara nga gjetjet arekeologjike të rrënojave të vendbanimeve në formën e fortifikimeve dhe të kështellave të hershme në pjesën e Kosovës dhe të Maqedonisë nga shtrihej mbretëria Dardane), qëndron edhe vlera e këtij studimi, ngaqë shënon gamën e një kapërcimi tejet të rëndësishëm nga ai, ku Dardanët dhe Dardania janë parë si periferi e botës pellazgo-ilire në antikitet dhe mesjetën e hershme, të shumtën si pjesë e etnive të tjera, tek qendra ndikuese që në njëfarë mënyre del edhe nga studimi kompeks i F. Papazogllut. Pra, studimi i Përzhitës për Dardanët dhe Dardaninë, bashkë me atë të Edi Shkriut “Ancient Kosova” (Kosova Antike), nga pikëpamja arkeolgjike e njohur deri më tani, përpiqet që diskursin e deritanishëm të parjes fragmentare të Dardanëve dhe Dardanisë nga shkollat tradicionale të shekullit të kaluar (asaj të sllaviste të Vjenës dhe ilirie – jugosllavë) ta zhvendos te opcioni i faktorit determinues, me çka edhe historiografisë së deritanishme shqiptare (asaj institucionale në Tiranë dhe Prishtinë) i krijohen mundësitë që atë ta redifinojë, mbi rolin dhe rëndësinë që e kishte në atë kohë, pikërisht siç konstaton edhe arkeologu i njohur Neritan Ceka në studimin e tij tejet komplet “Ilirët deri te shqiptarët”, me ç’rast ai, duke u mbështetur mbi të arriturat e deritanishme të arkeologjisë shqiptare dhe asaj përreth, qytetërimin dardan e nxjerr si qendër të botës ilire në antikitet nga koha e neolitit e tutje.

    Studimi i Përzhitës “Dardanët”, kryesisht i mbështetur në hulumtimet shumëvjeçare të autorit në hapësirën e Kosovës dhe atë të Maqedonisë, ikorporon edhe hulumtimet paraprake të arkeologëve të njohur jugosllavë dhe ndërkombëtarë nga vitet e pesëdhjeta deri në ato të tetëdhejta të shekullit të kaluar, ndër të cilat duhet dalluar ato të E. Çeshkovit, të cilat, ndonëse fragmentare përnga shtrirja hapsinore, ndihmojnë nxjerrjen e konstatimeve që autori sjell në këtë libër për pamjen e gjithëmbarshme historike të Dardanëve dhe të Dardanisë në hapësirat e shtrirjes së saj (Kosovë, Maqedoni dhe Serbi qendrore dhe lindore). Në këtë aspekt, hartës së qyteteve dardane nga antikiteti si dhe tërësisë së saj, i mungon një pjesë e mirë e tyre, veçmas ato jashtë kufinjve shtetërorë të Kosovës, në Serbi, siç janë vendbanimet dhe fortifikimet e njohura nga ato të Damastionit (sipas të gjitha gjaseve në pjesën e Medvegjës), të Naisusit, në Nish dhe të kështjellave të tjera në pjesën e Rashës, të cilat filologu i njohur Budimir i quan “Kështjella të fundit në Bizantin ilir”.

    Natyrisht se mungesa e hulumtimeve arkeologjike e hapësirës jashtë asaj të shtetit të Kosovës (në Serbi), studimin e privon nga pamja e saj komplekse, kur dihet roli dhe rëndësia e tyre në antikitet në kuadër të rrethanave shoqërore, politike, kulturore dhe ekonomike, megjithatë atë nuk e hendikepon konceptualisht, ngaqë inkororimi i hulumtimeve të shumta të arkeologëve jugosllavë, ndonëse indikativë, nuk janë në shpërputhje me të. Përkundrazi, shfrytëzimi i tyre i drejtë brenda për brenda një tërësie çfarë ishte ajo e kulturës dardane dhe qytetërimit të saj edhe në rrethanat e mesjetës së hershme e të vonë (krishterimit ku edhe në shekulli e parë të epokës së re shfaqet dhe në atë katër nga perandori dardan, Kontantin i Madh edhe zyrtarizohet), jo vetëm që ndihmon tezën e shtruar nga Përzhita, konforme edhe me atë të N. Cekës te “Ilirët”, por edhe e ndihmojnë atë. Autorit, pra, si dhe arkeologjisë shqiptare, i mbetët që, në kuadër të hulumtimeve arkeologjike, të gjejë forma të bashkëpunimit me institucionet përkatëse të Serbisë për ekzaminimin e plotë të qyteteve dhe lokaliteteve dardane në këtë pjesë, nga Prokupja, Rasha e deri në Nish, veçmas të identifikimit të Damastionit tashmë të identifikuar në hapësirën pranë Medvegjës, meqë aty gjendet edhe enigma e faktorëve kulturor dhe politik në trekëndëshin midis Dardanëve, Pajonëve dhe Maqedonasve. Ndërsa te Nishi e deri në Timok, gjenden ato të raporteve me shumë paqartësi midis Dardanëve dhe Tribalëve dhe Thrakasve, mbi të cilat mbështeten edhe spekulimet e formacioneve politike në mesjetë, veçmas atyre gjatë kohës së Bizantit, kur ato dalin në skenë, e që historiografia serbe, të shumtën, i ka interpretuar për qëlline hegjemoniste.

    Në këtë aspekt, studimi i Përzhitës “Dardanët” duhet vlerësuar si një punë tejet të rëndësishme, që duhet vazhduar dhe sforcuar gjithandej hapësirës gjeografike dardane, në mënyrë që binarët e tanishëm në të cilat po vendoset parja arkeologjike e Dardanëve dhe e Dardanisë, si qendër e botës atike ilire, të bartet edhe në planin e githmbarshëm historik.

    ….

  • Çfarë etniciteti kanë pasur trojanët

    Çfarë etniciteti kanë pasur trojanët

    Prof. as. Dr. Elena Kocaqi

    Qytetërimi trojano-dardan, është një nga qytetërimet më të lashtadhe më të ndritura që ka njohur njerëzimi dhe së bashku me qytetërimete Kretës dhe atë etrusk përbëjnë bazën e atij që quhet qytetërimievropian, apo Perëndimor, pasi si qytetërimi grek, dhe ai romak nuk janëgjë tjetër veçse derivate të këtij qytetërimi.Populli dardano-trojan i Azisë së Vogël është quajtur nga autorët eantikitetit si populli i parë që ka banuar atë vend, që pas përmbytjes sëmadhe dhe Dardani si i pari njeri që ka lindur në atë tokë. Për herë tëparë në histori, dardanët përmenden si aleatë të Hetëve në betejën eKadeshit në vitin 1272 p.k. kundër mbretit legjendar Ramses II i Egjiptit.Të dhënat e tjera rreth tyre jepen nga Homeri dhe më pas nga autorëtantikë. Dardanët e Trojës ishin qendra, ose kryeqyteti i Perandorisëtrojano-dardane që përfshinte të gjithë Azinë e Vogël me një influencë qështrihej nga Gadishulli Ilirik deri në Evropën Perëndimore. Troja ështëqytetërimi më i lavdishëm i racës evropiane.Nga Troja dhe rrethinat si Thraka, Iliria, dëshmohet se e kanëorigjinën pothuajse të gjitha dinastitë dhe kombet e EvropësPerëndimore, kështu që, është e rëndësishme të përcaktohet se cilët ishintrojanët dhe çfarë etniciteti kanë pasur ata.Popullsia trojane e Azisë së Vogël, ishte dardano-albaneAutorët antikë kanë sjellë një numër të madh faktesh direkt apoindirekt, të cilat, po të lexohen me pak vëmendje, nxjerrin në pahorigjinën e trojanëve. Kur flasim për trojan kemi parasysh të gjitha fisetqë popullonin Azinë e Vogël si lidët, frigët, myzët, dardanët, karianët,pellazgët, lelekët etj.Faktet që tregojnë se popullsia e Azisë së Vogël është e një fisi meilirët, dalin qartë nga të dhënat e historianëve antik. Le t’i marrim meradhë:1 – Paionët ishin një nga fiset më të mëdha ilire. Herodoti te vepra etijHistoria jep bisedën që zhvillohet midis disa paionëve dhe mbretit tëPersisë, Dari, në të cilën ai përcjell fjalët e paionëve kur tregojnë përorigjinën e popullit të tyre “Paionia në brigjet e Strymonit (nëMaqedoninë bregdetare) dhe se ky lum nuk ishte shumë largHelespontit, se ishin me prejardhje teukrase dhe koloni etrojanëve”2 – Straboni te Gjeografia thotë po të njëjtën gjë përpaionët “Paionët disa i quajnë koloni frigase disa të tjerëvendas”.Paionët një nga fiset më të rëndësishme të ilirëve quhen trojanë dhefrigas, nga Herodoti dhe Straboni.3 – Paionët Trojanë janë ilirë dhe këtë na e tregojnë autorët antikë,midis tyre Apiani, i cili thotë se “Paionët janë një fis i madh pranëIstrit dhe shtrihen për së gjati që nga Japodët deri te Dardanët.Prej helenëve ata quhen paionë, kurse prej romakëve quhenpanonë, të cilët përfshihen në Iliri”.Pra, paionët janë ilirë, por e konsiderojnë veten e tyre si trojanë,atëherë edhe trojanët janë i njëjti fis me ilirët. Nga këto fakte del se meqëpaionët ilirë, janë trojanë, atëherë ilirët dhe trojanët janë një etni. Ky fisi madh Ilir siç do e shohim, ka qenë shtrirë nga Maqedonia deri nëDanub dhe është ndarë në Panoninë e Sipërme dhe atë të Poshtme.4 – Trojanët janë quajtur Dardanë nga Homeri dhe, sipas tij, janë tëparët që kanë banuar në Azinë e Vogël pas përmbytjes së madhe. Pasrënies së Trojës ka fakte që një pjesë e tyre u shpërngulën për t’uvendosur në vende të tjera të botës pellazgo-ilire apo albane. Është faktqë ishte Ene Dardanidi ai që themeloi Romën. Është fakt që një fis ilir kapasur emrin dardan. Ata jetojnë ende dhe sot në ato troje dhe quhenshqiptarë.Çfarë kanë të përbashkët dardanët e Trojës me dardanët eIlirisë?E përbashkëta e tyre është se ata janë një popull dhe fakti që dhe sotflasin shqip, tregon që edhe Troja duhet të ketë folur këtë gjuhë.Dardanët e Ilirisë ndoshta u vendosën në Iliri tek ilirët që ishin të sënjëjtës kombësi me ta dhe i vunë vendit në Iliri emrin Dardani në kujtimtë atdheut të tyre. Por ka edhe mendime se Dardani nga Gadishulli Ilirikka shkuar në Trojë dhe ka themeluar aty qytetërimin trojan, dhe kjomund të jetë e mundur.5 – Straboni tek Gjeografia mban një qëndrim të tillë kur thotëse“Dardani dhe Jasoni ishin dy vëllezër që jetonin nëSamothrak (territori i Thrakisë së atëhershme) dhe pasvdekjes së Jasonit, Dardani shkon dhe themelon në rrëzë tëmalit Ide qytetin e quajtur sipas emrit të tij Dardania”.Straboni tregon se dardanët janë me origjinë Thrake. Pra, dardanëtilirë janë quajtur si ilirë, thrakas e trojanë në të njëjtën kohë,rrjedhimisht nuk ka asnjë dallim etnik midis thrakasve, ilirve dhetrojanëve.Por sido të jetë, edhe sikur ata të kenë ardhur nga Troja në Iliri, edhesikur të kenë ikur nga Iliria në Trojë, kjo nuk bën ndonjë ndryshim, pasibëhet fjalë për një popullsi të një gjaku dhe gjuhe që shtrihej nga Azia eVogël deri në Evropën Perëndimore. Sido të jetë padyshim që dardanët etrojës janë dardanët e sotëm alban apo shqiptarë.6 – Një fakt tepër interesant që tregon se dardanët e Ilirisë janë tënjë etniciteti me trojanët, është ai që jepet tek libri romak “Historia ePerandorëve”. Autori romak tregon për origjinën e perandorit ilir,Klaudi II dhe thotë se “Në këtë luftë që e udhëhiqte Klaudi, udallua shumë guximi i kalorësisë dalmate, pasi Klaudi linte tëkuptohej se ishte nga kjo provincë, megjithëse të tjerët thoshinse ishte dardan dhe rridhte nga mbreti i trojanëve Ili dhe ngaDardani vetë”.Dardanët e Ilirisë konsideroheshin nga autorët romakë siekzaktësisht i njëjti popull me dardanët e Trojës, madje disa me origjinëdhe nga vetë dinastia dardane e Trojës. Pra, sipas autorëve romak,dardanët e Ilirisë janë i njëjti komb me dardanët e Trojës. Dardanët eIlirisë mbajnë të njëjtin emër si dardanët e Trojës dhe kjo nuk ështëkoinçidencë por vazhdim i kujtimit të Trojës nga popullsia e saj.7 – Trojanët e kanë quajtur veten si dardanë dhe albanë dhe kjoduket tek emrat që u vunë vendeve të reja ku u vendosën, passhpërnguljes së një pjese të popullsisë nga Troja. Kështu, Ene Dardanidiqytetin që themeloi në Itali e quajti Alba. Nipi i tij Briti, pasi u vendos nëBritani e quajti një pjesë të saj Albani (Skocia emër që e ka trashëguarkryeqyteti i New Yorkut). Pra, ka fakte që ata e mbanin veten për albanëdhe dardanë, emra që dalin te dy fiset ilire të dardanëve dhe albanëve nëantikitet. Por edhe sot, të vetmit popuj që quhen albanë dhe dardanë,janë shqiptarët.Nuk është rastësi që populli shqiptar i sotëm quhet me emrin më tëvjetër të Evropës Alban, me të cilin janë quajtur tërë popujt e Evropës sëvjetër. Kështu, Britania është quajtur Albion dhe Skocia, Albani, fisetgjermane teutono-trojane janë quajtur nga Straboni me emrin Albane,në Itali trojanët ngritën qytet me emrin Alban, në Detin e Zi Skithët equanin veten Alban etj… Edhe dinastitë perëndimore, siç do e shohimmë vonë në këtë studim, së bashku me popullsitë e tyre, rrjedhin ngadardano-albanët. Albanët janë shumë të rëndësishëm për të përcaktuarhistorinë e Evropës dhe arkeologët, para se të merren me gërrmimearkeologjike, duhet të studiojnë albanët, të cilët me gjuhën dhe kulturëne tyre të lashtë tregojnë të gjitha misteret e botës së vjetër. Historianët eantikitetit duhet të mësojnë shqip për të kuptuar historinë botërore. Atakërkojnë të zbulojnë misteret me bijat e shqipes, si greqishtja dhelatinishtja, por nëse vazhdojnë kështu duke lënë nënën e tyre pa mësuar,nuk kanë për ta kuptuar kurrë historinë antike.8 – Emri alban sipas të gjitha burimeve historike dheshkencore, do të thotë I BARDHË. Skithët që banonin në veritë Detit të Zi të cilët ishin të së njëjtës racë me iliro-trojanët,thonë në kronikat e tyre se flokët tanë bjondë na vendosënemrin Alban”. Në të gjithë fjalorët fjala albino do të thotë njeri ibardhë. Me një fjalë, emri alban me të cilin njihen shqiptarët e sotëm ngabota, ka kuptimin i bardhë.9 – Fis tjetër trojanë është edhe ai i kaonëve, të cilët kanë bërë pjesënë shtetin e Epirit apo Ilirinë e Jugut. Homeri përmend kaonët si një fis irëndësishëm që banonte në Azinë e Vogël, por nga ana tjetër ka fakte qënjë pjesë e kaonëve të Trojës, pas luftës u vendos në Epir dhe në Itali,ashtu si dhe dardanët.Kaonët e Epirit janë po i njëjti popull me kaonët e Trojës dhe kaonëte fiseve ilire të Italisë. Kaoni ia vuri vendit emrin Heleni, i biri i mbretittë Trojës, Priamit, pasi erdhi në Epir. Kaonët e Italisë e kishin ruajturmirë origjinën e tyre dhe gjatë kohës së Pirros u erdhën në ndihmëkaonëve të tjerë që banonin në Korfuz dhe Epir, në luftë kundërMaqedonisë, edhe pse kishin kaluar 1000 vjet nga rënia e Trojës. Kaonëte sotëm që banojnë nga Llogaraja në lumin Cami, nuk janë gjë tjetërveçse trojanë të pastër të përzier me popullsinë vendase të së njëjtës etnieme ta.10 – Myzët janë një tjetër fis i rëndësishëm në Azinë e Vogël, dhe qëishin aleatë me trojanët, por myzia më vonë del si një fis ilir që ishtevendosur në verilindje të Paionëve apo Panonëve. Pas luftës së Trojës,krerët e këtij fisi duhet të jenë shpërngulur si dardanët dhe kaonët dhejanë vendosur pranë popullsisë që ishte e një etnie me ta. Straboni tregonse Mysët e Ilirisë dhe të Trojës janë të njëjtë, veçse ata të Trojës e kanëprejardhjen nga Mysët, që banonin në Gadishullin Ilirik.11 – “Mysët janë thrakë, dhe të njëjtë me njerëzit që taniquhen Moesi, nga këta mysë kanë dalë, gjithashtu, edhe mysëtqë jetojnë ndërmjet lidëve, frigasve dhe trojanëve”.Pra, mysët e Trojës janë një fis me mysët e Evropës dhe se këta tëEvropës kanë shkuar në Azi.12 – Por, nga ana tjetër, Apiani që ka shkruar një libër për Ilirinë,thotë se“Romakët, jo vetëm ilirët po edhe paionët që janë afërtyre, dhe Retet, Norikët dhe Myzet që janë në Evropë dhe tërëato fise që janë kufitare me to që banojnë nga e djathta e atij qëlundron nëpër Ister nga lart poshtë i dallojnë nga helenët sikundër bëjnë dhe helenët vetë dhe i quajnë secilin me emra tëveçantë, por viset e gjithë këtyre, i quajnë me emrin epërbashkët, “Ilir”.Pra, romakët mysët i quajnë ilirë, nga ku del se, përderisa mysët eEvropës janë të njëjtë me mysët e Trojës, atëherë trojanët janë ilirë.13 – Troja dardane ka një emër shqip pa i hequr asnjë gërmë, që dotë thotë Trojë vend ku ndërtohen shtëpi banimi, ndërsa të çdo lloji. Kyemër kështu përdoret edhe sot. Kur kërkon të ndërtosh, të duhen troje qëtë ngresh ndërtesa mbi të. Këtë emër Troja ndoshta e ka pasur, sepse ajoishte një vend i ngritur që ka shërbyer për ndërtimin e banesave.14 – Një fakt interesant është ai që trojanët kanë pasur si simbol tëtyre shqiponjën, e cila ka qenë simbol i Aleksandrit të Maqedonisë, iPirros, i perandorëve ilirë të Romës, Ptolemenjve, Skënderbeut dhe sotpopulli alban ose shqiptar është i vetmi që shqiponjën e ka në flamurin ekombit dhe veten e quan me emrin shqiptar.15 – Një fakt i rëndësishëm që tregon etnicitetin alban të Trojanëvedhe aleatëve të tyre, është vetë Iliada. Homeri jep emrat e vendeve,njerëzve, perëndive të asaj kohe, emrat e të cilëve janë shqip. Këtoemërtime nuk kanë nevojë për shpjegim, sepse vijnë në një variant tëpastër të shqipes së sotme.Festi ishte luftëtar i zoti nga Lidia që i përgjigjet fjalës në shqip fest.Arna Menesti, nga Beocia quhej kështu se luftonte me vegla tëvjetra që i përgjigjet fjalës shqip arna, gjë e vjetër dhe e arnuar.Soku që shqip do të thotë shoku, dhe ky ishte trojan.Alkatos, trojan emër që është përdorur dhe në Epir, përdoret edhesot tek ne për vajzat dhe djemtë.Kliti, trojan emër që është përdorur në Iliri, Maqedoni e Trojë. Këtëemër ka pasur dhe mbreti ilir që luftoi me Aleksandrin e Maqedonisë nëPelion. Ky emër i bukur përdoret edhe sot.Perifati, është në shqip shumë pastër perri-fati, pra fat të mirë etë bukur si perri. Edhe sot te ne përdoret në disa krahina dhe nuk thuhetmirë, por bukur p.sh. bukur mirë që ka kuptim shumë mirë, por bukurështë e njëjta gjë si perri, por kjo e fundit është një shkallë më e lartë se ebukur.Aise, perëndi që sheh veprimet e njeriut gjatë gjithë ditës, që nëshqip do të thotë Ai-se pra Ai-she, sheh se çfarë bën njeriu gjithë ditën.Aretyre, vend i zhvilluar që i përgjigjet fjalës në shqip aretyre dotë thotë arë-tyre, pra ara e tyre.Erinjet është perëndi që mbron jetën që i përgjigjet shqipfunksionit të saj.Ajo do të thotë Erinjet që është e-rin-jet, pra e rin epërtërin jetën.Haropi, që ishte trojan i pasur, në shqip do të thotë fjala ha-ro-pi,pra ha, rro dhe pi.Hypokanti, që është nga Thraka, në shqip hy-po-kan-ti, pra, që jesi hy i bukur.Hypodon, që është emër trojan në shqip do të thotë hy-po-don,pra që don të jetë si hy.Jadet quhej perëndesha e shirave që është në shqip ja-det, pra qëështë det me ujë.Menti nga Qipro që në shqip mendi ose menti, pra që është person imençur, ka mend gjithashtu ka emër trojan të tillë si Mentor, ka mend iditur. Pra, siç shihet këto emra dhe pothuaj se të gjitha emërtimet qëjepen në Iliadë janë shqip.Pra, popullsia që ka banuar në Azinë e Vogël ka qenë enjëjta popullsi nga etniciteti me atë që ka banuar në Iliri, përaq kohë sa fiset trojane quhen trojane dhe Ilire në të njëjtënkohë, dhe ka fakte historike që tregojnë se këto fise iliro-shqiptare e kanë origjinën nga Troja pellazgo-iliro-albane.Të dhënat e historianëve të antikitetit, vërtetojnë se pellazgët apotrojano-dardano-albanët kanë qenë të parët që kanë populluar territorete Azisë së Vogël, Evropës dhe ndoshta më gjerë. Ka dhe një numërfaktesh të cilat jepen më pas në studim (për të mos i përsëritur dy herë,janë tek kapitulli që flitet për origjinën e popullsisë së Thrakisë dhe racësgjermanike) që tregojnë qartë se Troja ka pasur të njëjtën etni me popujte tjerë që banonin në gadishullin Ilirik, si dhe me vet Mykenënkundërshtaren e saj politike.

    The Trojans Bring the Wooden Horse into Their City, print, Jean Mignon, after Luca Penni (MET, 32.92.9)

    Trojans around the body of Patroclus in the Trojan War. Hand-colored woodcut

  • Kush janë dardanët dhe ku shtrihej Mbretëria Dardane që është Kosova e sotme! Flet historiani Jusuf Buxhovi!

    Kush janë dardanët dhe ku shtrihej Mbretëria Dardane që është Kosova e sotme! Flet historiani Jusuf Buxhovi!

    Historiani dhe shkrimtari Jusuf Buxhovi ishte sot i ftuar në emisionin “Shqip” nga Dritan Hila në DritareTv, ku foli për dardanët që njihen sot dhe thirren shqiptarët e Kosovës. Historiani, i cili ka bërë edhe një libër për dardanët, “Dardania, Antika dhe Mesjeta” tregoi një pjesë të historisë së fiseve dardane, ndikimi i tyre, ku shtrihej Mbretëria Dardane në antikitet, etj.

    Dritan Hila: Ka qenë Dardania, iliro-shqiptare apo bën pjesë te mitologjia që neve ballkanasit siç thoshte Çërçilli, prodhojmë histori më shumë se sa jemi në gjendje të konsumojmë?Historiani Jusuf Buxhovi: “Jo nuk është mitologji. Dardania është një nga mbretëritë më të fuqishme të antikitetit. I takon trinomit të Mbretërisë Ilire në antikitet, bashkë me Maqedoninë dhe Epirin. Nëse merret etnikisht harta e kësaj pjesë, 80% janë popullatë shqiptare. 3000 vjet kanë kaluar prej kësaj kohe. Ne kemi në Epir, popullatë shqiptare, në Maqedoninë e Veriut dominon pjesa shqiptare. Mos flasim për pjesën e Kosovës ku shtrihet Dardania. Kufiri i saj antik është nga gjysma e Maqedonisë, vjen në Kosovë dhe shkon te Nishi. Historia merr një pozicion tjetër kur erdhi ndryshimi i madh i dhunshëm në vitet 1887-1888 kur ishte lufta serbo-ruse dhe ruso-osmane, kur dihet Serbia depërtoi territorin nga Nishi deri në Prokuplje, është një hapësirë shumë e madhe me 400 e ca vendbanime. U bë zhvendosja, shpopullimi i saj. Por pavarësisht kësaj, Dardania e ruajti fuqinë etnike. Dardania kalon përmes Kosovës, përfshin gjysmën e Maqedonisë, shkon nga Struga, kapërcen Velesin, pjesën e Pollogut, Shkupit, Kumanovën, madje shkon deri në Timok. Kufiri i saj është te Drina, lumi që kalon në Bosnjën e sotme, domethënë shkon matanë Nishit. Nishi ka qenë një qendër e fuqishme e antikitetit e Dardanisë. Por të flasim veçmas për dardanët si popull dhe dardanët si mbretëri. Si popull nga të dhënat rezulton se historia e tyre ka shkuar 13 shekuj më tutje. Shtrihen me qendër Trojën, në Azi të Vogël. Mbas luftës së Trojës ndikuan në krijimin e Romës. Sepse janë dy fise dardane që janë themelues, galabrat dhe teunatet. Galabrat qenë fis dardan dhe dihet pozicioni i tyre edhe teunatët po ashtu. Dardanët ishin sundues të Trojës. Mbretëria e Priamit konsiderohet si Mbretëri Dardane. Mbretëria Dardane dëshmohet prej shekullit të IV para erës sonë. Ka zgjatur nga shekulli i lV-t deri në vitin 21 të shekullit të ri, atëherë kur u asimilua nga Roma dhe u bë provincë romake. Një historiane shumë e rëndësishme jugosllave Papazoglu, thotë se dardanët kanë qenë fuqia kryesore që e ka mbajtur kohezionin e antikitetit në aspektin mbretëror, por edhe në aspekte të tjera, që ka shkuar edhe më tutje rrezes së mbretërisë së saj, pra që ka ndikuar edhe në qytetërime të tjera.”, u shpreh historiani ndër të tjera./K.C/dritare.net