Tag: dardanët

  • Dardanët e Trojës, të njëjtë me dardanët europianë, të gadishullit ilirik, fisi madhështor që themeloi Romën

    Dardanët e Trojës, të njëjtë me dardanët europianë, të gadishullit ilirik, fisi madhështor që themeloi Romën

    GRACE H. MACURDY: DARDANËT E TROJËS, TË NJËJTË ME DARDANËT EUROPIANË, TË GADISHULLIT ILIRIK, FISI MADHËSHTOR QË KRIJOI ROMËN

    Vështirë se mund të dyshohet që dega e fisit që u vendos në Trojë në mijëvjeçarin e dytë p.e.s. solli njohjen e një metode të luftimit masiv, si ajo që i bëri maqedonasit, pushtues të Greqisë, nën Filipin II, i cili futi falangën në taktikat maqedonase; dhe pushtues të Lindjes, nën Aleksandrin e Madh.

    Është gjithashtu e mundur që ata të kenë sjellë nga atdheu i tyre evropian, njohuri mbi minierat dhe metalet. Troja ngjan se e ka marrë metalin e saj fillimisht nga Lindja dhe më vonë nga Perëndimi. Paeonët dhe Dardanët, në vendin e të cilëve bakri, ari dhe argjendi ishin të bollshëm, pa dyshim që e furnizuan farefisin dhe aleatët e tyre në Troadë me metale. Arma e ndritshme e princit të ri të Paionisë, Asteropai nga Aksi, përshkruhet nga Akili në librin e njëzet e dytë të Iliadës: “Do të jap një pllakë gjoksore që ia zhvesha Asteropait të vrarë, — prej bronzi, dhe rreth anëve të saj është hedhur kallëp kallaji të shkrirë.” Dhe përsëri: “Do të jap një shpatë të stolisur me argjend, një gjë të bukur, bërë në Trakë, të cilën e mora nga Asteropai i vrarë.” Trakët kontribuuan te feja dhe poezia e grekëve me kultin dionisiak dhe mitet e Thamirit dhe Orfeut; Paeonët, fqinjët e Dardanëve, u dhanë grekëve njohuri për bimët dhe barishtet, dhe shprehjet e tyre kundër së keqes që mund t’u ndodhte të korrave dhe bagëtive, këngë drejtuar perëndisë së tyre Diell, të cilat, në formën paeane, u zhvilluan në letërsinë greke në një formë të bukurisë së lartë emocionale; Dardanët nuk lanë asnjë gjurmë në letërsinë e grekëve, përveç te Iliada e Homerit.
    Një kujtim i madhështisë së tyre të dikurshme mbetet në emrin e ngushticës që është quajtur “kanali më i rëndësishëm ujor në botë” — Dardanelet. Sipas miteve dhe legjendave të ndryshme, fisi endej larg, në Arkadi dhe në Itali. Kretschmeri flet për rolin ndërmjetësues që imigrantët ilirë luajtën midis gadishullit Ballkanik dhe atij Apenin. Një fis i rëndësishëm i Dardanëve ishin edhe fisi Galabri dhe ata, duket se i dhanë emrin Kalabrisë. Fisi, energjia e harbuar dhe forca e të cilit u nënshtruan deri pothuajse në shfarosje të plotë nga konsulli romak, kishte qenë i vendosur që në mijëvjeçarët e hershëm në Troadë, ku aftësia e tyre natyrore arriti lulëzimin më të plotë; dhe në gadishullin italik ata kishin pjesë në ngjizjen e një race madhështore.

    Fara e Priamit u zhduk, por ajo e Antenorit dhe e Eneas mbijetoi, për t’u bërë paraardhëse e një populli të ri, në një tokë të re. Dardanët e Europës nuk përmenden në literaturën greke, në kuptimin e mirëfilltë, dhe shfaqen për herë të parë në rrëfimin që Polienusi jep për arratisjen e paeonit Ariston, nga Lisimaku, në vitin 284 p.e.s., në Dardani, pasi kishte marrë shugurimin mbretëror, me pagëzim në lumin paeon Astib. Nuk është e çuditshme që emri i një fisi të ashpër danubian të mos shfaqet te autorët grekë para Polienusit, veçanërisht kur paeonët fqinjë (e me sa duket, të afërm me ta) kishin një territor të papërcaktuar dhe emri i tyre përdorej, ashtu si ai i Maqedonisë më vonë, për të nënkuptuar fise të ndryshme që ishin të lidhura me ta me gjak ose me kufij.
    Nuk mund të jetë rastësi që kemi Dardanë në Europë dhe në Troadë. Brigasit njihen universalisht si të së njëjtës prejardhje me frigasit e Azisë së Vogël; pranohet lidhja midis Mysëve në Europë dhe Mysëve në Troadë, dhe z. Arkwright ka dhënë prova filologjike për identitetin e emrave Paeonia dhe Maeonia. Dardanët e luginës së Danubit janë të së njëjtës rrënjë europiane si të tjerët, dhe vështirë se mund të argumentohet, bazuar te heshtja e literaturës greke, se ata nuk u shpërngulën në Azinë e Vogël ashtu si të tjerët, — duke u bërë, siç ndodhi edhe me ta, më të rëndësishëm në atdheun e ri sesa në vendbanimin e tyre të hershëm.
    Emri i kodrës që ishte vendgrumbullim për trojanët është provë bindëse për identitetin e dardanëve europianë dhe aziatikë. Quhej, ashtu si “e quante populli”, Batieia — një fjalë që dukshëm lidhet me emrin Baton, i cili është emri i një prijësi dardan europian, të përmendur nga Livi dhe një emërtim i zakonshëm i princave ilirë dhe paeonë. Gruaja e Dardanit quhej Bateia dhe “Etymologicum Magnum” e përkufizon këtë, si fjalë që shënon një derë mbretërore me prejardhje nga një princ Baton. Dy emrat, Dardanus dhe Batieia, duhet të kenë ardhur së bashku nga Dardania e Europës me pushtuesit dardanë para kohës së Homerit. FB: Thënie për shqiptarët ____________ Titulli: Troy and Paeonia, with glimpses of ancient Balkan history and religion. Autori: Grace Harriet Macurdy Botuesi: Columbia University Press, 1925

  • Ëndrra Botëror, Kosova njeh rivalët në fazën “play-off”, short i “hekurt” për “dardanët”

    Ëndrra Botëror, Kosova njeh rivalët në fazën “play-off”, short i “hekurt” për “dardanët”

    Kosova, ashtu si Shqipëria, për herë të parë në histori preku fazën “play-off” të një Botërori, një arritje e jashtëzakonshme në një kohë kaq të shkurtër. Dardanët zhvilluan një fushatë kualifikuese fantastike duke e mbyllur Grupin B në vendin e dytë me 11 pikë në 6 ndeshje, 3 fitore 2 barazime dhe 1 humbje.
    Këtë të enjte, përfaqësuesja e Kosovës njohu edhe rivalët në fazën “play-off”, dy pengesat e fundit për të shkruar historinë, për të synuar prezencën në Botërorin “FIFA2026”.

    Ashtu si Shqipëria, edhe Kosova bënte pjesë në vazon e tretë, ndërsa rivalin e parë e “peshkoi” nga vazo e dytë. Në fazën gjysmëfinale të “play-off”, goglat e vendosën përballë Sllovakisë.
    Kosova është e detyruar të luajë sfidën e parë në transfertë me 26 mars.
    Ndërkohë, në fazën finale, Kosova do të përballet me fituesin e çiftit Turqi-Rumani.

    © BalkanWeb

    Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.Grupi Balkanweb

  • Hoffenheim uron dardanët për kualifikimin në Play Off: Ëndrra është gjallë

    Hoffenheim uron dardanët për kualifikimin në Play Off: Ëndrra është gjallë

    Kosova siguroi një biletë për në Play off të Botërorit, pas triumfit 0-2 ndaj Sllovenisë. Klubi gjerman Hoffenheim ka uruar dardanët, përfaqësuese në të cilën luajnë lojtarë si Fisnik Asllani, Leon Avdullahu dhe Albian Hajdari.
    “Ëndrra e Kupës së Botës së tyre po vazhdon. Fis, Leon dhe Albi siguruan biletën për në play-offin e Kupës së Botës. Numri 11 i ynë e nisi këtë fitore me gol për ta bërë rezultatin 1-0 ndaj Sllovenisë”, shkroi ndër të tjera klubi gjerman.

     

  • Kosova shkruan historinë, shkon në Play Off të Botërorit 2026

    Kosova shkruan historinë, shkon në Play Off të Botërorit 2026

    Dardanët mundin 0-2 Slloveninë nën sytë e Presidentit të UEFA-s Aleksandër Ceferin.

    U luajtën sot dhjetë ndeshje për kualifikueset e Botërorit 2026. Në epiqendër ishte Kosova e trajnerit Franko Foda e cila kishte misionin minmal të mbante një barazim në Ljubljanë përballë Sllovenisë.

    Në fakt Dardanët shkëlqyen këtë mbrëmje pasi me Asllanin dhe një autogol të Karniçik arriti të fitojë 0-2 duke siguruar përfundimisht fazën play off. Fiton dhe Zvicëra në Grupin B 4-1 ndaj Suedisë duke marrë biletën amerikane. Sioqoftë matematika e mban ‘peng’ pasi nëse Kosova e mund pas tri ditëve në prishtinë me një rezultat me 6 gola diferencë i merr vendine parë….

    Fiton Spanja në Gjeorgji 0-4 dhe vetëm golaverazhi e mban larg zyrtarizimit.

    Rezultatet sot:

    15:00

    Kazakistan – Belgjikë 1-1

    18:00

    Qipro – Austri 0-2

    Gjeorgji – Spanjë 0-4

    Lihtenshtejn – Uells 0-1

    Turqi – Bullgari 2-0

    20:45

    Bosnjë Hercegovinë – Rumani 3-1

    Danimarkë – Bjellorusi 2-2

    Greqi – Skoci 3-2

    Zvicër – Suedi 4-1

    Slloveni – Kosovë 0-2/Sportiim.al/

    Vazhdo leximin

  • Kosova vazhdon “festën”, dardanët U21 fitojnë 7-0 në ndeshjen kualifikuese

    Kosova vazhdon “festën”, dardanët U21 fitojnë 7-0 në ndeshjen kualifikuese

    14 Tetor 2025

    20:06

    Telesport

    Pas fitores së Kosovës mbrëmë 0-1 në Goteborg në Suedi, sot ishte radha e Dardanëve U21, të cilët fituan 7-0 ndaj San Marinos, në sfidën kualifikuese për Euro U21, të luajtur në “Fadil Vokrri”.
    Golat për Dardanët u shënuan nga Eliot Bujupi 12′, Leon Frokaj 16′, 87′, Hekuran Berisha 20′, 59′, Lirim Jashari 62′ dhe Julind Selmonaj 75′.
    Kosova U21 renditet në vendin e katërt në grupin A, me 4 pikë në 3 ndeshje, 1 barazim ndaj Rumanisë, 1 humbje ndaj Spanjës dhe fitorja e sotme. E para gruoit kualifikohet direkt në Europianin e vitit 2027, ndërsa vendi i dytë shkon në play-off.

  • Është momenti i shqiptarëve! Kosova mund Suedinë, dardanët janë në garë për vendin e parë

    Është momenti i shqiptarëve! Kosova mund Suedinë, dardanët janë në garë për vendin e parë

    Duket se tashmë ka ardhur momenti i shqiptarëve në futboll. Pas suksesit historik të Shqipërisë, festa vazhdon me triumfin e Kosovës. Dardanët kanë marrë sot një fitore mjaft të vyer, teksa kanë mposhtur Suedinë në transfertë. Mjaftoi vetëm goli i Fisnik Asllanit në minutën e 32-të për t’i dhënë tre pikët Kosovës.
    Tashmë dardanët arrijnë kuotën e 7 pikëve dhe gjenden në vendin e dytë në grupin B. Ekipi i drejtuar nga Foda është vetëm 3 pikë larg kreut të grupit, që mbahet nga Zvicra. Ndërkohë në lojë kanë mbetur edhe dy ndeshje, pas të cilave do të përcaktohen edhe skuadrat që do të presin një biletë për në Kupën e Botës 2026./Sport Ekspres/

  • Dardanët në Goteborg, Zvicëra në Slloveni

    Dardanët në Goteborg, Zvicëra në Slloveni

    Pas Shqipërisë teksa mposhti 0-1 Serbinë në Leskovac, është radha e Kosovës për të lënë shenjë këtë mbrëmje në Goteborg. Dardanët e trajnerit Franko Foda pjesë e Grupir B kualifikues të zonës europiane për Botërorin 2026, mbajnë vendin e dytë me katër pikë pas tre ndeshjeve.

    Një grup i cili kryesohet nga Zvicëra ndërsa sot helvetët me Xhakën kapiten do të luajnë në Ljubjanë me Slloveninë në 20:45.

    Në fushë do të jenë të tjera kombëtare. Maqedonia e Veriut- Kazakistan (në Shkup) do të jetë me sytë nga Kardifi aty ku rivalët Uells- Belgjikë të arbitëruar nga gjermani Siebert kanë një takim deçiziv për fatet e grupit. Maqedonasit janë të parët me 12 pikë në Grupin J.

    Luajtur dje:

    Vazhdo leximin

  • Kosova e pathyeshme, Maqedonia surprizon Belgjikën, Ukraina shkrin Islandën

    Kosova e pathyeshme, Maqedonia surprizon Belgjikën, Ukraina shkrin Islandën

    Dardanët ruajnë vendin e dytë në Grupin B, Aron Muriç vendimtar ndaj sllovenëve të Sheshkos, Granit Xhaka udhëheq Zvcrën drejt Botërorit 2026.

    U zhvilluan të tjera ndeshje të tjera kualifikuese të zonës UEFA për Botërorin SHBA- Kanada- Meksikë 2026. Fillimisht në orën 16:00 Kazakistan- Lietenshtejn 4-0 ndërsa në orën 20:45 me 7 sfidat e tjera.

    Në krye ishte ndeshja Kosovë-Slloveni e cila me gjithë përpjekjet e dyanëshme përfundoi pa gola 0-0. Dardanët janë në Grupin B së bashku me Zvicrën e cila mposhti në Solna 0-2 Suedinë vendase. Aty ku Granit Xhaka shënoi me penallti të parin.

    Sidoqoftë, surprizën e madhe e bëri Maqedonia e Veriut me Bardhin, Aljoskin e Musliun në formacionin titullar. Ata ndalën në udhëtim Belgjikën me rezultatin 0-0.

    Ndeshjet sot:

    Kazakistan-Lietenshtejn 4-0

    Kosovë- Slloveni 0-0

    Suedi- Zvicër 0-2

    Francë-Azerbajxhan 3-0

    Gjermani- Luksemburg 4-0

    Belgjikë-Maqedoni e Veriut 0-0

    Islandë- Ukrainë 3-5

    Irlandë e Veriut-Sllovaki 2-0 /Sportiim.al/

    Vazhdo leximin

  • Plasin polemikat e mëdha te dardanët, Edon Zhegrova luan te Juventus-Milan, por nuk vjen për Kosovën

    Plasin polemikat e mëdha te dardanët, Edon Zhegrova luan te Juventus-Milan, por nuk vjen për Kosovën

    Një situatë e rrezikshme për atmosferën e Kosovës vjen pak ditë para ndeshjeve të tetorit. Dardanët arritën të mposhtin Suedinë në shtator pas humbjes me Zvicrën dhe në tetor do të luajnë dy finalet e fundit.
    Themi kështu pasi me siguri këto do të jenë vendimtaret për të përcaktuar përfundimisht rrugën e dardanëve. Në fillim Kosova pret Slloveninë në shtëpi atje ku hapi i gabuar është i ndaluar, kërkohet vetëm fitorja, por problemi më i madh qëndron në ndeshjen e pas tre ditëve, në 13 tetor kundër Suedisë.
    Nëse Suedia fiton pastër me Kosovën në shtëpi, atëherë shpresat për Kosovën shuhen. Nëse Kosova del me një pikë apo me një humbje minimale, lë të hapur rrugën deri në fund duke shpresuar edhe në disa kombinime rezultatesh. Por problemi qëndron në lajmin e publikuar nga Tuttosport.
    Sipas medias italiane, Edon Zhegrova është projektuar për titullar në ndeshjen Juventus-Milan që do të zhvillohet në këtë fundjavë. Por sipas tyre, Edon Zhegrova nuk do të grumbullohet nga Kosova pasi kërkon që të ambientohet më shumë te Juventus dhe të përfitojë nga pushimi i Kombëtareve për të qenë sa më në formë për Juventusin. Në një moment të tillë, nëse ndodh një gjë e tillë, atëherë do të prishte gjithë atmosferën mes polemikash te Kosova. /Sport Ekspres/

  • E pyetëm ChatGpt për lidhjen ndërmjet Dardanëve dhe Trojanëve dhe na dha këtë shpjegim!

    E pyetëm ChatGpt për lidhjen ndërmjet Dardanëve dhe Trojanëve dhe na dha këtë shpjegim!

    Trojanët dhe Dardanët: Mitologjia, Historia dhe Ilirët
    Hyrje
    Ngjashmëria e emrit mes Trojanëve, Dardanëve të Trojës dhe Dardanëve të Ilirisë ka ngjallur prej kohësh pyetje dhe hamendësime për një lidhje të lashtë. Ndërsa burimet antike përzien mitin me historinë, studimet moderne ofrojnë mundësinë e ndërlidhjes së këtyre popujve përmes traditave, kujtesës kolektive dhe simbolikës.

    Dardanët në Trojë
    Në Iliadën e Homerit, përmenden shpesh Dardanët, një fis i afërt me Trojanët, që rridhnin nga heroi mitologjik Dardani. Ai shihet si themelues i një linje mbretërore që çoi tek Priami, mbreti i Trojës. Në këtë mënyrë, vetë struktura mbretërore e Trojës e ka origjinën nga Dardani, duke e bërë këtë fis pjesë thelbësore të identitetit trojan.

    Dardanët në Ballkan
    Në anën tjetër, autorët grekë dhe romakë (Herodoti, Straboni, Tit Livi) përmendin një fis të fuqishëm të quajtur Dardanë në Ballkan. Ata jetonin në hapësirën e sotme të Kosovës dhe viseve përreth, të cilët njiheshin për luftërat me Maqedoninë dhe për rezistencën ndaj Romës. Këta Dardanë cilësohen si një ndër fiset më të rëndësishme të Ilirisë.

    Ndërlidhjet e mundshme
    Edhe pse arkeologjia nuk jep dëshmi të qarta për një migrim të drejtpërdrejtë nga Troja në Ballkan, ngjashmëria e emrit dhe prania e figurës mitologjike të Dardanit hap një dritare për ndërlidhje:

    Kujtesa mitologjike: Antikët shpesh përdornin emra të njëjtë për të treguar lidhje prestigjioze. Dardani i Trojës shihet si pararendës jo vetëm i Trojanëve, por edhe i popujve të tjerë të lashtë.
    Tradita e Eneasit: Në Eneidën e Virgjilit, Enea, një pasardhës i Dardanit trojan, pas shkatërrimit të Trojës niset drejt Italisë për të themeluar një dinasti të re. Kjo linjë legjendare tregon se Dardanët homerikë shiheshin si pararendës të shumë popujve mesdhetarë, përfshirë edhe ata të Ballkanit.
    Ilirët dhe mitet e përbashkëta: Popujt e Ballkanit shpesh lidhnin origjinën e tyre me figura të lashta mitologjike për të forcuar identitetin. Kështu, nuk përjashtohet që edhe Dardanët ilirë të përfshiheshin në këtë rrjet simbolik.

    Interpretimet Moderne
    Studiuesit bashkëkohorë theksojnë se, ndonëse Dardanët e Trojës dhe Dardanët e Ilirisë nuk mund të identifikohen si një popull i vetëm në kuptimin historik, ndërlidhja mes tyre ekziston nëpërmjet mitologjisë dhe kujtesës kulturore. Emri i përbashkët ka shërbyer si një urë që i ka bashkuar në imagjinatën kolektive, duke i dhënë Dardanëve ilirë një lidhje prestigjioze me botën heroike të Trojës.

    Përfundim
    Lidhja mes Trojanëve dhe Dardanëve të Ilirisë nuk duhet parë si një identitet i përbashkët etnik, por si një ndërlidhje mitologjike, kulturore dhe simbolike. Përmes emrit të përbashkët dhe figurës së Dardanit, krijohet një vijë që shtrihet nga Anadolli Perëndimor deri në zemër të Ballkanit, duke i bashkuar këta popuj në rrjetin e madh të miteve dhe traditave të lashta mesdhetare.

    Referenca për lexim të mëtejshëm

    Homer, Iliada
    Vergili, Eneida
    Herodoti, Historitë
    Straboni, Gjeografia
    Eric H. Cline, The Trojan War: A Very Short Introduction (2013)
    N.G.L. Hammond, Epirus: The Geography, the Ancient Remains, the History and Topography of Epirus and Adjacent Areas