Tag: danimarkës

  • Mbështetëse e Shqipërisë. Danimarka nis Presidencën e BE pas Polonisë

    Mbështetëse e Shqipërisë. Danimarka nis Presidencën e BE pas Polonisë

    Deri më 31 dhjetor, Danimarka do të përcaktojë axhendën për organet politike të BE-së dhe do të sigurojë funksionimin e tyre.
    Ursula von der Leyen postoi një video duke përshëndetur ngrohtësisht fillimin:

    “Një mirëseardhje shumë e ngrohtë Danimarkës. Me pragmatizmin dhe lidershipin danez, Evropa është në duar të sigurta”, shkruan Presidentja e Komisionit Evropian.
    Danimarka renditet tek vendet që e mbështesin Shqipërinë në rrugën e integrimit për anëtarësimin në BE. Në mars, kryeministrja e Danimarkës, Mette Frederiksen e shprehu këtë në krah të kreut të qeverisë shqiptare Edi Rama, ku tha ndër të tjera se do të punojë që mes dy vendeve, të rritet bashkëpunimi në arkitekturë, turizëm dhe rindërtim.
    Më 1 janar 2026, Presidenca e Këshillit të BE-së do t’i kalojë Qipros.

  • FOTO/ Ministri Hasani mirëpret ministren për Çështjet Evropiane të Danimarkës: Forcojmë bashkëpunimin

    FOTO/ Ministri Hasani mirëpret ministren për Çështjet Evropiane të Danimarkës: Forcojmë bashkëpunimin

    Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani ka mikpritur ministren për Çështjet Evropiane të Danimarkës, Marie Bjerre me të cilën ka diskutuar rreth konteksteve të reja gjeopolitike, sfidat e sigurisë dhe procesin e zgjerimit të Bashkimit Evropian. Vizita përkon dy ditë përpara Konferencës së Pestë Ndërqeveritare në Bruksel midis Bashkimit Evropian dhe Shqipërisë, ku parashikohet të çelet zyrtarisht Grup-Kapitulli 3, i cili lidhet me “Konkurrueshmërinë dhe Rritjen Gjithëpërfshirëse” dhe përfshin 8 kapituj të tjerë që hapen.
    ”Ky hap përbën një tjetër fazë të rëndësishme në procesin tonë të negociatave për anëtarësim në BE, një proces në të cilin Shqipëria jo vetëm po ecën në rrugën e duhur, por po shpejton me siguri, duke i qëndruar edhe objektivit madhor: që brenda këtij viti çelim edhe grup-kapitujt e mbetur, ndërsa brenda vitit 2027-të i përfundojmë negociatat duke pasur 2030-tën si pikën më të fundit kur Shqipëria ulet si e barabartë mes të barabartëve në tryezën e vlerave të Bashkimit Evropian”,-tha Hasani.

    Gjatë bashkëbisedimit, ministri ka shprehur gjithashtu mirënjohjen ndaj mbështetjes daneze për integrimin evropian të Shqipërisë, ndërsa ka nënvizuar gatishmërinë për të forcuar më tej bashkëpunimin pas marrjes më 1 Korrik të presidencës së BE-së nga Danimarka. “Ne jemi besimplotë se nën udhëheqjen e Danimarkës, procesi i zgjerimit do të vazhdojë të qëndrojë lart në agjendën e BE-së”,-është shprehur Hasani.

  • Gafë në konferencë/ Kryeministrja e Danimarkës nxjerr blof Ramën: Nuk jam socialiste

    Gafë në konferencë/ Kryeministrja e Danimarkës nxjerr blof Ramën: Nuk jam socialiste

    Gjatë konferencës së përbashkët për shtyp me kryeministren e Danimarkës, Mette Frederiksen, pas Samitit të Komunitetit Politik Evropian në Tiranë, kryeministri Edi Rama bëri një deklaratë që u korrigjua menjëherë nga homologia e tij.
    Rama, teksa fliste për afërsinë politike mes tyre, tha: “Të dy jemi socialistë. Ndoshta jo socialistët më të mirë, por ne fitojmë zgjedhjet.”
    Pas kësaj deklarate, Frederiksen e ndërpreu me një buzëqeshje dhe e korrigjoi duke thënë: “Unë nuk jam socialiste.”
    Rama, i habitur, reagoi duke pyetur: “Nuk jeni socialiste?”
    Frederiksen e ritheksoi se ajo është socialdemokrate, ndërsa situata u kalua me të qeshura dhe buzëqeshje nga të dy krerët e qeverive, përpara se konferenca të vazhdonte me temat e tjera të rëndësishme.

  • “Riarmatimi i Europës, prioritet”/ Kryeministrja e Danimarkës konferencë të përbashkët me Ramën: Siguria është çështja kryesore

    “Riarmatimi i Europës, prioritet”/ Kryeministrja e Danimarkës konferencë të përbashkët me Ramën: Siguria është çështja kryesore

    “Faleminderit për mikpritjen. Ishte mikpritje shumë e ngrohtë në Shqipëri sot. Europa po përballet me një sërë sfidash dhe na duhet ky format ku shtetet ulen në tryezë dhe diskutojnë çështje të rëndësishme. Siguria do jetë çështja jonë kryesore, pasi jetojmë në një botë të pasigurt. Rusia është një kërcënim i madh.
    Riartmatimi i Evropës duhet të jetë prioritet i ynë. Çështja nr.1 është siguria dhe kjo vlen edhe për Ukrainën. Ata janë angazhuar për armëpushim pro duhet të nxisim Rusinë duke shtuar sanksione. Ne jemi një treg vërtetë i madh. Duhet t’i japim fund karburantit dhe gazit nga Rusia. Duhet të jemi konkurrent që klientët të kenë energji me kosto të ulët dhe të gjelbër.
    Një çështje është edhe emigracioni, migracioni ka qenë i pakontrolluar deh pasojat janë të panumërta. Unë them që ju keni bërë një punë shumë të mirë dhe jemi gati për të marrë stafetën”-u shpreh kryeministrja e Danimarkës.

    Top Channel

  • Kryeministrja e Danimarkës: Armatimi i Europës detyrë e rëndësishme! Nëse nuk jemi të aftë të mbrojmë veten…

    Kryeministrja e Danimarkës: Armatimi i Europës detyrë e rëndësishme! Nëse nuk jemi të aftë të mbrojmë veten…

    Kryeministri Rama po mban një konferencë të përbashkët për shtyp me kryeministren e Danimarkës Mette Frederiksen që në vjeshtën e këtij viti do të mirëpres Samitin e ardhshëm të Komunitetit Politik Europian.
    “ Ka qenë një mikëpritje e ngrohtë këtu sot, mendoj që ky forum është i rëndësishëm sepse Euopa po përballet me shumë sfida. Kemi shtete anëtare dhe jo anëtare të BE që u ulën në tryeze. Dshiroj të theksoj që siguria do të jetë çështja jonë kryesore sepse jetojmë në një botë të pasigurt. Rusia është kërcënim i madh, për shkak të sulmeve kibernetik ata po përpiqen të dëmtojnë demokracvinë tonë. Riarmatimi i Europës do të jetë kryesorja.
    Ata janë angazhuar për një armëpushim 30 ditor pa kushet dhe nuk kemi parë sinjale, kështu që duhet të nxisim Rusinë me më shumë sanksione, ne jemi një treg i madh, ndaj konkurueshmëria është e rëndësishme dhe e lidh me tranzcionin e gjelbër. Duhet të jemi konkurent dhe klientët në Europë të kenë energji me kosto të ulët.Në pjesën tonë të Euopës, emigracioni ka qenë i pakontrolluar dhe pasojat janë të panumërta”, tha ajo.

  • LIVE/ Përfundon mbledhja e liderëve europianë, Rama konferencë për shtyp me kryeministren e Danimarkës: Samiti, ditë e frytshme

    LIVE/ Përfundon mbledhja e liderëve europianë, Rama konferencë për shtyp me kryeministren e Danimarkës: Samiti, ditë e frytshme

    Përfundon samiti i Komunitetit Politik Evropian në Tiranë.
    Kryeministri Edi Rama po mban konferencën për mediat me homologen e Danimarkës, Mette Frederiksen.
    “Unë kam nderin që jam këtu para jush, me kryeministren e Danimarkës, e cila po merr stafetën nga Tirana dhe do ta çojë atë në Kopenhagen. U bëmë bashkë 54 anëtarë, për të zhvilluar një diskutim të rëndësishëm intensiv dhe të hapur, për një Europë të re. Kam vërtet kënaqësi që të them që qysh prej fillimit, në Tiranë kemi një përkushtim për t’i mbajtur vlerat, parimet që udhëheqin shoqëritë tona. Ndërkohë, diskutuam edhe si do të ecim më tej, për të investuar më shumë në inovacion, në ato fusha të Europës që i përkasin këtij komuniteti politik, edhe në ato vende që nuk i përkasin komunitetit europian”, theksoi ai.

  • Negociatat me BE, Rama: Shqipëria konsiderohet surprizë, ja çfarë deklaruan kryeministri i Holandës dhe Danimarkës

    Negociatat me BE, Rama: Shqipëria konsiderohet surprizë, ja çfarë deklaruan kryeministri i Holandës dhe Danimarkës

    Katër të rinj të kthyer nga jashtë vendit, që sot mbajnë poste drejtuese në qeveri, Florian Semani, zëvendësministër i Financave, Blerina Abrazhda, zëvendësministre e Mbrojtjes, Andi Memeti, zëvendësministër i Financave dhe Erinda Aliaj, eksperte e teknologjisë në Kryeministri ishin të ftuarit e kësaj të shtune në podcastin e kryeministrit Edi Rama.
    Ata rrëfyen arsyet pse vendosën të riktheheshin në vendlindjen e tyre.
    Ndërkohë Rama foli me vlerësim për performancën e administratës shqiptare në procesin e screening-ut me Bashkimin Europian.

    Kryesocialisti ka ndarë për herë të parë se çfarë deklaruan kryeministri i Holandës, Spanjës dhe Danimarkës për ekipin shqiptar.
    Rama: Padiskutim që administrata ka hijet e veta, por unë vetë kam pasur më shumë stres nga hijet e administratës se sa kam pasur mjaftueshëm motivim për t’i dalë për zot. Por kjo është përmbysur komplet kur kemi bërë screening. Të gjithë bashkëpunëtorët e dinë shumë mirë që thosha e kam pasur si gozhdë çfarë do të ndodhë në orën e së vërtetës. Ora e së vërtetës për mua ishte kur negociatat do të fillonin me të gjithë diagnozën e shtetit shqiptar, ku faktikisht janë 1000 vetë nga ana andej dhe 100 vetë nga ana këtej që ulen përballë njëri-tjetrit me 36 grupe. Dhe që i hyjnë deri në qelizë shtetit shqiptar. Aty ka shumë rëndësi si e luan ti pjesën tënde.
    Kryeministri i Holandës më tha: Po dëgjoj shumë fjalë të mira për ekipin shqiptar. Kryeministri i Danimarkës u habit dhe pyeti: Çfarë ka ndodhur me administratën tuaj? Jeni on top!. Edhe kryeministri i Spanjës vuri re seriozitetin. Dhe kur procesi hyri më thellë, u tha qartë: Shqipëria është surpriza. Administrata shumë e përgatitur, negociatorët të saktë në çdo aspekt. Nuk kemi pse ta fshehim se ka edhe hije në administratë, por të përgjithësojmë duke i quajtur të gjithë hajdutë është padrejtësi. Ky proces e tregoi se kemi njerëz të përgatitur që dinë të përfaqësojnë Shqipërinë denjësisht.
    /vizionplus.tv

  • Kualifikueset e Futsallit / Shqipëria mbyll përgatitjet për ndeshjen e fundit ndaj Danimarkës

    Kualifikueset e Futsallit / Shqipëria mbyll përgatitjet për ndeshjen e fundit ndaj Danimarkës

    Kombëtarja shqiptare e Futsallit do të luajë nesër ndeshjen e fundit të fazës kualifikuese në Grupin B6, përballë Danimarkës, e vlefshme për Kampionatin Europian “Futsal Euro 2026”.
    Skuadra kuqezi është grumbulluar që prej së mërkurës në Prizren dhe ka vijuar përgatitjet për këtë sfidë të fundit, të cilat janë mbyllur sot.
    Të gjithë lojtarët janë në gjendje optimale dhe në dispozicion të stafit teknik për sfidën ndaj danezëve.
    Ndeshja Shqipëri – Danimarkë do të zhvillohet nesër, më 12 prill, në sallën e sportit “Mizahir Isma” në Rahovec, Kosovë, në ora 19:00.