Tag: danimarkës

  • Rama udhëton drejt Danimarkës për samitin e Komunitetit Politik, në fokus lufta në Ukrainë

    Rama udhëton drejt Danimarkës për samitin e Komunitetit Politik, në fokus lufta në Ukrainë

    Kryeministri Edi Rama do të udhëtojë sot drejt Danimarkës për të marrë pjesë në takimin e radhës të Komunitetit Politik Europian, i cili do të mbahet nesër në Kopenhagë.
    Liderët e vendeve të Bashkimit Europian dhe partnerëve të tjerë do të mblidhen për të diskutuar mbi mbrojtjen e Europës dhe sigurinë në rajon.
    Në qendër të diskutimeve që do të zhvillohet do të jetë në kuadër të luftës në Ukrainë dhe dhe synimi për paqen dhe kontinentin europian.

  • Rama udhëton drejt Danimarkës për takimin e Komunitetit Politik Europian

    Rama udhëton drejt Danimarkës për takimin e Komunitetit Politik Europian

    Kryeministri Edi Rama do të niset këtë të mërkurën drejt Danimarkës për të marrë pjesë nesër në takimin e radhës të Komunitetit Politik Europian.
    Liderët e Bashkimit Europian do të mblidhen në Kopenhagen për të diskutuar mbi mbrojtjen e Europës dhe sigurinë në rajon. Në fokus të takimit do të jenë zhvillimet në kuadrin e luftës në Ukrainë dhe synimi për paqen në kontinentin europian.

  • Sot Konferenca e 6-të Ndërqeveritare me BE-në, Shqipëria hap 4 grup-kapitujt e radhës

    Sot Konferenca e 6-të Ndërqeveritare me BE-në, Shqipëria hap 4 grup-kapitujt e radhës

    Shqipëria do të hapë sot katër kapituj të tjerë të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian.
    Vendi ynë, me ftesë të Danimarkës, do të zhvillojë ditën e sotme (16 shtator), Konferencën e 6-të Ndërqeveritare me BE-në.
    Takimi do të shërbejë për të hapur negociatat me Shqipërinë mbi Grupin 4 “Agjenda e Gjelbër dhe lidhshmëria e qëndrueshme”, duke përfshirë kapitujt 14 (Politika e Transportit), 15 (Energjia), 21 (Rrjetet transevropiane) dhe 27 (Mjedisi dhe ndryshimet klimatike).

    Takimi i sotshëm do të bashkëdrejtohet nga kryeministri Edi Rama dhe ministrja për Çështjet Evropiane të Danimarkës, Marie Bjerre.
    Sipas Agjendës, Konferenca Ndërqeveritare do të nisë në orën 08:00, ndërsa konferenca për shtyp është planifikuar në orën 09:15 dhe Këshilli i Çështjeve të Përgjithshme të BE-së do të pasojë në orën 10:00.
     
  • Rama nesër në Bruksel/ Mbahet Konferenca e 6-të Ndërqeveritare me BE, Shqipëria hap 4 grup-kapituj, axhenda

    Rama nesër në Bruksel/ Mbahet Konferenca e 6-të Ndërqeveritare me BE, Shqipëria hap 4 grup-kapituj, axhenda

    Shqipëria do të hapë nesër edhe katër kapituj të tjerë të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian.
    Vendi ynë do të mbajë më 16 shtator, me ftesë të Danimarkës, Konferencën e 6-të Ndërqeveritare me BE.
    Takimi do të shërbejë për të hapur negociatat me Shqipërinë mbi Grupin 4 “Agjenda e gjelbër dhe lidhshmëria e qëndrueshme”, duke përfshirë kapitujt 14 (Politika e transportit), 15 (Energjia), 21 (Rrjetet transevropiane) dhe 27 (Mjedisi dhe ndryshimet klimatike).
    Takimi i nesërm në Bruksel pritet të bashkëdrejtohet nga kryeministri Edi Rama dhe ministrja për Çështjet Evropiane të Danimarkës, Marie Bjerre.
    Sipas agjendës Konferenca Ndërqeveritare pritet të nisë në orën 08:00, teksa konferenca për shtyp është planifikuar rreth orës 09:15 dhe Këshilli i Çështjeve të Përgjithshme të BE-së do të pasojë në orën 10:00.
    “Palët do të fillojnë duke miratuar agjendën e takimit dhe duke miratuar procesverbalet e KNQ-ve të mëparshme të mbajtura në prill dhe maj të këtij viti. Kjo do të pasohet nga fjalimet hapëse, së pari nga ministrja e Danimarkës Bjerre në emër të presidencës së Këshillit të BE-së, pastaj nga kryeministri Rama dhe hapja e negociatave për grupin 4, bëri të ditur një zyrtar i BE për ATSH-në.
    Ministrja e Danimarkës do të paraqesë të ashtuquajturin “Qëndrim të Përbashkët të BE-së”, siç është rënë dakord nga BE-ja, dhe do t’i kërkojë kryeministrit Rama nëse Shqipëria mund të bjerë dakord me hapjen e këtij grupi.
    Komisionerja për Zgjerimin, Marta Kos do të japë gjithashtu vërejtjet e saj në këtë drejtim. Kryeministri Rama do të paraqesë qëndrimin e Shqipërisë.
    Në fund do të ketë disa fjalime të shkurtra përmbyllëse nga delegacioni i BE-së, ministrja e Danimarkës, Marie Bjerre dhe Komisionerja Marta Kos, si dhe nga kryeministri Rama, me të cilat takimi do të përfundojë zyrtarisht.
    Më 24 mars 2020 ministrat për Çështjet Evropiane dhanë miratimin politik për hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Ky vendim u miratua me procedurë të shkruar dhe u mbështet nga Këshilli Evropian.
    Më 19 korrik 2022 u mbajt Konferenca e parë Ndërqeveritare Shqipëri-BE, që shënoi zyrtarisht hapjen e negociatave me Shqipërinë.
    Më 15 tetor 2024 u mbajt Konferenca e dytë, ku u hapën negociatat për Grup-kapitullin 1 – Themeloret.
    Më 17 dhjetor 2024 u mbajt Konferenca e tretë, ku u hapën negociatat për Grup-kapitullin 6 – Marrëdhëniet e jashtme.
    Më 14 prill 2025 u mbajt Konferenca e katërt, e cila u fokusua në Grup-kapitullin 2 – Tregu i brendshëm, dhe ku BE vendosi gjithashtu kriteret për mbylljen e përkohshme të kapitujve të këtij grupi.
    Më 22 maj u mbajt në Bruksel Konferenca e pestë Ndërqeveritare për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian.
    Kjo konferencë shërbeu për të hapur negociatat me Shqipërinë mbi grup-kapitullin 3: “Konkurrueshmëria dhe rritja gjithëpërfshirëse”. Në këtë grup-kapitull përfshihen: Kapitulli 10 – Transformimi digjital dhe media; Kapitulli 16 – Taksat; Kapitulli 17 – Politika ekonomike dhe monetare; Kapitulli 19 – Politika sociale dhe punësimi; Kapitulli 20 – Politika për ndërmarrjet dhe industrinë; Kapitulli 25 – Shkenca dhe kërkimi; Kapitulli 26 – Arsimi dhe kultura; Kapitulli 29 – Bashkimi doganor./ ATSH

  • Shqipëria afër BE-së? Rama nesër në Bruksel, mbahet Konferenca e 6-të Ndërqeveritare me Bashkimin Europian

    Shqipëria afër BE-së? Rama nesër në Bruksel, mbahet Konferenca e 6-të Ndërqeveritare me Bashkimin Europian

  • Rama nesër në Bruksel, në Konferencën e 6 Ndërqeveritare me BE. Shqipëria hap 4 grupkapitujt e radhës. Zbardhet axhenda

    Rama nesër në Bruksel, në Konferencën e 6 Ndërqeveritare me BE. Shqipëria hap 4 grupkapitujt e radhës. Zbardhet axhenda

    Shqipëria do të hapë nesër edhe katër kapituj të tjerë të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian.
    Vendi ynë do të mbajë më 16 shtator, me ftesë të Danimarkës, Konferencën e 6-të Ndërqeveritare me BE.
    Takimi do të shërbejë për të hapur negociatat me Shqipërinë mbi Grupin 4 “Agjenda e gjelbër dhe lidhshmëria e qëndrueshme”, duke përfshirë kapitujt 14 (Politika e transportit), 15 (Energjia), 21 (Rrjetet transevropiane) dhe 27 (Mjedisi dhe ndryshimet klimatike).
    Takimi i nesërm në Bruksel pritet të bashkëdrejtohet nga kryeministri Edi Rama dhe ministrja për Çështjet Evropiane të Danimarkës, Marie Bjerre.
    Sipas agjendës Konferenca Ndërqeveritare pritet të nisë në orën 08:00, teksa konferenca për shtyp është planifikuar rreth orës 09:15 dhe Këshilli i Çështjeve të Përgjithshme të BE-së do të pasojë në orën 10:00.
    “Palët do të fillojnë duke miratuar agjendën e takimit dhe duke miratuar procesverbalet e KNQ-ve të mëparshme të mbajtura në prill dhe maj të këtij viti. Kjo do të pasohet nga fjalimet hapëse, së pari nga ministrja e Danimarkës Bjerre në emër të presidencës së Këshillit të BE-së, pastaj nga kryeministri Rama dhe hapja e negociatave për grupin 4, bëri të ditur një zyrtar i BE për ATSH-në.
    Ministrja e Danimarkës do të paraqesë të ashtuquajturin “Qëndrim të Përbashkët të BE-së”, siç është rënë dakord nga BE-ja, dhe do t’i kërkojë kryeministrit Rama nëse Shqipëria mund të bjerë dakord me hapjen e këtij grupi.
    Komisionerja për Zgjerimin, Marta Kos do të japë gjithashtu vërejtjet e saj në këtë drejtim. Kryeministri Rama do të paraqesë qëndrimin e Shqipërisë.
    Në fund do të ketë disa fjalime të shkurtra përmbyllëse nga delegacioni i BE-së, ministrja e Danimarkës, Marie Bjerre dhe Komisionerja Marta Kos, si dhe nga kryeministri Rama, me të cilat takimi do të përfundojë zyrtarisht.
    Më 24 mars 2020 ministrat për Çështjet Evropiane dhanë miratimin politik për hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Ky vendim u miratua me procedurë të shkruar dhe u mbështet nga Këshilli Evropian.
    Më 19 korrik 2022 u mbajt Konferenca e parë Ndërqeveritare Shqipëri-BE, që shënoi zyrtarisht hapjen e negociatave me Shqipërinë. Më 15 tetor 2024 u mbajt Konferenca e dytë, ku u hapën negociatat për Grup-kapitullin 1 – Themeloret.
    Më 17 dhjetor 2024 u mbajt Konferenca e tretë, ku u hapën negociatat për Grup-kapitullin 6 – Marrëdhëniet e jashtme. Më 14 prill 2025 u mbajt Konferenca e katërt, e cila u fokusua në Grup-kapitullin 2 – Tregu i brendshëm, dhe ku BE vendosi gjithashtu kriteret për mbylljen e përkohshme të kapitujve të këtij grupi.
    Më 22 maj u mbajt në Bruksel Konferenca e pestë Ndërqeveritare për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian.
    Kjo konferencë shërbeu për të hapur negociatat me Shqipërinë mbi grup-kapitullin 3: “Konkurrueshmëria dhe rritja gjithëpërfshirëse”. Në këtë grup-kapitull përfshihen: Kapitulli 10 – Transformimi digjital dhe media; Kapitulli 16 – Taksat; Kapitulli 17 – Politika ekonomike dhe monetare; Kapitulli 19 – Politika sociale dhe punësimi; Kapitulli 20 – Politika për ndërmarrjet dhe industrinë; Kapitulli 25 – Shkenca dhe kërkimi; Kapitulli 26 – Arsimi dhe kultura; Kapitulli 29 – Bashkimi doganor./ ATSH

  • Përplasje për Groenlandën, qeveria daneze thërret për sqarim ambasadorin amerikan

    Përplasje për Groenlandën, qeveria daneze thërret për sqarim ambasadorin amerikan

    Ministri i Jashtëm i Danimarkës ka thirrur për sqarime ambasadorin amerikan në Kopenhagë, pas të dhënave se shtetas amerikanë kishin kryer operacione të fshehta në Groenlandë.
    Transmetuesi publik danez “DR” citoi burime që thoshin se synimi i amerikanëve ishte të infiltroheshin në shoqërinë lokale dhe të promovonin shkëputjen e ishullit nga vendi nordik dhe bashkimin e tij me Shtetet e Bashkuara.

    Megjithatë, organi mediatik nuk ishte në gjendje të sqaronte se për cilin institucion punonin personat e infiltruar. Shërbimet sekrete daneze kanë paralajmëruar se Groenlanda është vënë në shënjestër të fushatave të shumta influencuese.
    Ministri i Jashtëm Lars Lokke Rasmussen deklaroi se çdo përpjekje për të ndërhyrë në punët e brendshme të Mbretërisë së Danimarkës do të jetë e papranueshme dhe kjo i është bërë e qartë ambasadorit amerikan.
    Megjithatë, presidenti Donald Trump ka deklaruar disa herë se synon ta aneksojë ishullin, që funksionon si pjesë autonome e Danimarkës dhe zëvendës presidenti JD Vance e ka akuzuar Kopenhagën se nuk po investon në territor.
    Gjatë një vizite të bërë pak muaj më parë, kryeministrja daneze Mette Frederiksen paralajmëroi Shtetet e Bashkuara se nuk mund të aneksojnë një vend tjetër.
    Danimarka është gjithashtu një vend anëtar i NATO-s dhe Bashkimit Evropian dhe e ka parë Amerikën si një aleat të ngushtë. Për pasojë, banorët e vendit nordik kanë mbetur të çuditur nga qasja e Trump, i cili nuk ka përjashtuar përdorimin e forcës.

  • Dyshime për operacione të fshehta për shkëputjen e Groenlandës nga Danimarka, Kopenhageni thërret diplomatin më të lartë amerikan

    Dyshime për operacione të fshehta për shkëputjen e Groenlandës nga Danimarka, Kopenhageni thërret diplomatin më të lartë amerikan

    Ministri i Jashtëm danez Lars Lokke Rasmussen ka thirrur diplomatin më të lartë amerikan në Kopenhagen, pas një raporti se qytetarët amerikanë kanë kryer “operacione të fshehta ndikimi” në Groenlandë.

    Transmetuesi publik i Danimarkës DR citoi burime të thoshin se qëllimi ishte të infiltrohej në shoqërinë e Groenlandës dhe të promovohej shkëputja e saj nga Danimarka në SHBA, megjithëse nuk ishte në gjendje të sqaronte nëse burrat po punonin vetë.
    Rasmussen tha në një deklaratë se “çdo përpjekje për të ndërhyrë në punët e brendshme të Mbretërisë së Danimarkës sigurisht që do të jetë e papranueshme”.
    Megjithatë, Presidenti i SHBA-së Trump ka thënë disa herë se dëshiron të aneksojë Groenlandën, një pjesë autonome e Mbretërisë së Danimarkës, dhe zëvendëspresidenti JD Vance ka akuzuar Kopenhagenin për investime të pamjaftueshme në territor.
    Gjatë një vizite në Groenlandë disa muaj më parë, kryeministrja daneze Mette Frederiksen paralajmëroi SHBA-në se “nuk mund të aneksohet një vend tjetër”.
    SHBA-të aktualisht nuk kanë ambasador në Kopenhagen, kështu që Rasmussen ka thirrur Mark Stroh, i cili si i ngarkuar me punë është diplomati më i lartë në kryeqytetin danez.
    Ministri i Jashtëm i Danimarkës tha në një deklaratë për BBC se qeveria ishte “e vetëdijshme se aktorët e huaj vazhdojnë të tregojnë interes për Groenlandën dhe pozicionin e saj në Mbretërinë e Danimarkës”.
    “Prandaj, nuk është për t’u habitur nëse përjetojmë përpjekje të jashtme për të ndikuar në të ardhmen e Mbretërisë në kohën që vjen”, shtoi ai.
    Danimarka është anëtare e NATO-s dhe Bashkimit Evropian dhe prej kohësh e ka parë SHBA-në si një nga aleatët e saj më të ngushtë, dhe danezët janë tronditur nga vendosmëria e Trump për të kontrolluar territorin e saj gjysmë-autonom. Presidenti amerikan tha këtë vit se nuk do ta përjashtonte pushtimin e tij me forcë.
    Lars Lokke Rasmussen e ka thirrur tashmë ambasadorin e SHBA-së në Danimarkë këtë vit në përgjigje të një raporti të veçantë në maj që sugjeronte se agjencive të spiunazhit amerikan u ishte thënë të përqendronin përpjekjet e tyre në Groenlandë.
    Raporti i DR të mërkurën dha detaje mbi një vizitë të një amerikani në kryeqytetin e Groenlandës, Nuuk, duke thënë se ai po kërkonte të përpilonte një listë të banorëve të Groenlandës që mbështesnin përpjekjet e SHBA-së për të marrë ishullin. Qëllimi do të ishte të përpiqej t’i rekrutonte ata për një lëvizje përçarjeje, tha DR.
    Raporti i mëparshëm i majit në Wall Street Journal iu referua gjithashtu të mësuarit më shumë rreth lëvizjes për pavarësi të Groenlandës, si dhe qëndrimeve ndaj nxjerrjes së mineraleve amerikane.
    Në atë kohë, Drejtoresha e Inteligjencës Kombëtare të SHBA-së, Tulsi Gabbard, nuk e mohoi raportin, por akuzoi Journal për “shkelje të ligjit dhe minimizimin e sigurisë dhe demokracisë së kombit tonë”.

    Top Channel

  • Danimarka nuk përjashton njohjen e shtetit palestinez, por ka një kusht!

    Danimarka nuk përjashton njohjen e shtetit palestinez, por ka një kusht!

    Kryeministrja e Danimarkës, Mette Frederiksen, deklaroi se vendi i saj nuk përjashton mundësinë e njohjes së shtetit palestinez.
    “Nuk po i themi jo njohjes së Palestinës si shtet. Jemi pro kësaj, prej kohësh. Kjo është ajo që duam. Por natyrisht duhet të sigurohemi që do të jetë një shtet demokratik”, u shpreh Frederiksen para gazetarëve.
    Deklarata e saj vjen pas një marshimi të madh të zhvilluar të dielën në qendër të Kopenhagës, ku mijëra qytetarë kërkuan t’i jepet fund luftës në Gaza dhe i bënë thirrje qeverisë daneze të ndërmarrë hapa konkretë drejt njohjes së shtetit palestinez.
    Pozicioni i Danimarkës pason diskutimet e fundit brenda vendeve evropiane mbi mundësinë e një njohjeje të përbashkët të Palestinës, si pjesë e përpjekjeve për një zgjidhje afatgjatë dhe të qëndrueshme të konfliktit izraelito-palestinez.
    Aktualisht, Palestina njihet nga 147 nga 193 shtetet anëtare të OKB-së. Në Kombet e Bashkuara, ajo ka statusin e “shtetit vëzhgues të përhershëm”, që i lejon pjesëmarrje, por jo të drejtë vote.

  • Mbështetëse e Shqipërisë në rrugën e integrimit/ Danimarka nis Presidencën e BE pas Polonisë

    Mbështetëse e Shqipërisë në rrugën e integrimit/ Danimarka nis Presidencën e BE pas Polonisë

    Deri më 31 dhjetor, Danimarka do të përcaktojë axhendën për organet politike të BE-së dhe do të sigurojë funksionimin e tyre.
    Ursula von der Leyen postoi një video duke përshëndetur ngrohtësisht fillimin:
    “Një mirëseardhje shumë e ngrohtë Danimarkës. Me pragmatizmin dhe lidershipin danez, Evropa është në duar të sigurta”, shkruan Presidentja e Komisionit Evropian.
    Danimarka renditet tek vendet që e mbështesin Shqipërinë në rrugën e integrimit për anëtarësimin në BE. Në muaj Mars, kryeministrja e Danimarkës, Mette Frederiksen e shprehu këtë në kraha të kreut të qeverisë shqiptare Edi Rama, ku tha ndër të tjera se do të punojë që mes dy vendeve, të rritet bashkëpunimi në arkitekturë, turizëm dhe rindërtim.
    Më 1 janar 2026, Presidenca e Këshillit të BE-së do t’i kalojë Qipros.