Tag: danimarkë

  • Kualifikuese Botërori/ Danimarkë- Greqi sfidë kryesore, Holanda pret Finlandën

    Kualifikuese Botërori/ Danimarkë- Greqi sfidë kryesore, Holanda pret Finlandën

    Të tjera ndeshje kualifikuese në grupet e UEFA-s për Botërorin 2026. Ato nisin në orën 15:00, tre të tjera në 18:00 dhe katër të fundit në orarin e zakonshëm 20:45.

    Spiaksin takimet Danimarkë- Greqi apo Rumani-Austri. Holanda takohet me Finlandën në orën 18:00 për llogari të Grupit G.

    Programi për sot:

    San Marino-Qipro 15:00

    Holandë- Finlandë 18:00

    Skoci- Bjellorusi 18:00

    Ishujt Faroe- Çeki 18:00

    20:45

    Kroaci- Gjibraltar

    Danimarkë- Greqi

    Lituani- Poloni

    Rumani- Austri /Sportiim.al/

    Vazhdo leximin

  • Rama “mbron” Diellën në Danimarkë: Përtej kritikave, po shërben shumë mirë. I shërben edhe integrimit

    Rama “mbron” Diellën në Danimarkë: Përtej kritikave, po shërben shumë mirë. I shërben edhe integrimit

    Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur kritikave lidhur me Diellën, Ministren e Inteligjencës Artificiale. Në Kopenhagen, ku po merr pjesë në Komunitetin Politik Europian, kreu i qeverisë sqaroi se me anë të Diellës, vendi ynë po përshpejton në disa sektorë, me në krye procesin e integrimit.
    “Kjo është diçka e re dhe si çdo gjë e re që është përballet me çdo kritikë, gjë që është gjë e mirë. Por kemi provuar se po funksionon dhe shumë mirë. Ka nisur si një asistente virtuale për shërbime publike për qytetarët dhe ka pasur interaktivitet për 1 milion njerëz, për 1 milion shërbime. Së dyti, ajo po punon për transferimin e legjislacionit të BE-së në legjislacionin tonë. Dhe së treti, tani për tenderat publikë që janë në zhvillim e sipër”, tha Rama.
    Procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në union e cilësoi të mbarë, por nuk harroi të theksonte se fjala e fundit i mbetet Bashkimit Europian.

     “Nuk po presim, po vrapojmë shumë shpejt dhe do të jemi gati shumë shpejt. Varet nga të mëdhenjtë në dhomë të mos presin më, por të na përqafojnë dhe të na marrin, sepse kjo do të jetë një Evropë e madhe dhe e vlerësuar”, tha Rama.
    Këtë të enjte, kreu i qeverisë do t’i bashkohet 27 liderëve të BE-së, si dhe 22 përfaqësuesve të vendeve të tjera, përfshirë dhe presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani. Samiti në Danimarkë ka në fokus forcimin e Ukrainës, situatën e sigurisë në Evropë dhe mënyrat për të përmirësuar stabilitetin dhe sigurinë e kontinentit./vizionplus.tv

  • Danimarkë/ Rama shfaqet pranë liderëve europianë! Batuta me Melonin dhe Macron (VIDEO)

    Danimarkë/ Rama shfaqet pranë liderëve europianë! Batuta me Melonin dhe Macron (VIDEO)

    Nesër në Danimarkë do të mbahet Samitit i Komunitetit Politik Evropian, ku do të marrin pjesë 47 kryetarë shtetesh dhe qeverish nga i gjithë kontinenti. 
    Sonte në Pallatin Amalienborg është mbajtur një darkë solene e organizuar nga Mbreti Frederiku X, dhe Mbretëresha Margrethe II, ku kanë marrë pjesë liderët europianë. 
    I pranishëm në këtë darkë është kryeministri shqiptar Edi Rama, i cili është shfaqur duke biseduar me liderët kryesorë europianë si kryeministrja italiane Girogia Meloni, presidenti francez Emmanuel Macron, presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, kryeministrin grek Kyriakos Mitsotakis dhe kryeministren daneze Mette Frederiksen. 
    Në pamje duket Rama duke shkëmbyer batuta me Melonin dhe presidentin francez Macroni. 
     
     
     
     
     

  • Rishfaqen Dronët e dyshimtë në Danimarkë, mbyllet sërish hapësira ajrore

    Rishfaqen Dronët e dyshimtë në Danimarkë, mbyllet sërish hapësira ajrore

    Në Danimarkë janë parë disa drona pranë objekteve ushtarake, përfshirë bazën ajrore Karup, duke shkaktuar mbylljen e përkohshme të hapësirës ajrore për trafikun civil.

    Ngjarjet vijnë pas një serie incidentesh të ngjashme në aeroporte daneze dhe në vende të tjera si Gjermania, Norvegjia dhe Lituania. Autoritetet daneze e kanë cilësuar këtë si një sulm hibrid, por nuk kanë dëshmi që të lidhin Moskën me këto inkursione.
    Dronët u panë në disa zona ushtarake gjatë natës, ndërsa hetimet vazhdojnë me bashkëpunimin e policisë dhe ushtrisë.Incidentet ngjallin dyshime për një strategji ruse të agresionit indirekt ndaj vendeve të NATO-s që mbështesin Ukrainën, edhe pse Moska e ka mohuar përfshirjen e saj, duke i cilësuar akuzat si të pabaza dhe provokime të inskenuara.
    Kryeministrja daneze nuk përjashton mundësinë e përfshirjes ruse, ndërsa Danimarka dhe vendet fqinje qëndrojnë në gatishmëri të lartë për sigurinë ajrore.

    Top Channel

  • Shqetësim edhe në Danimarkë, dronë të paidentifikuar janë parë pranë instalimeve ushtarake

    Shqetësim edhe në Danimarkë, dronë të paidentifikuar janë parë pranë instalimeve ushtarake

    Dronë të paidentifikuar janë parë pranë instalimeve ushtarake edhe në Danimarkë gjatë natës, thanë Forcat e Armatosura më 27 shtator.

    Ky njoftim vjen pasi disa inkursione afër aeroporteve dhe instrastrukturës kritike janë regjistruar gjatë kësaj jave në Danimarkë.

    “Mbrojtja daneze mund të konfirmojë se dronët u panë në disa lokacione të mbrojtjes së Danimarkës mbrëmë. Disa kapacitete të mbrojtjes u dislokuan”, tha një zëdhënës i Forcave të Armatosura të Danimarkës.

    Ushtria daneze nuk specifikoi se ku saktësisht u detektuan dronët.

    Policia tha se kishte parë dronë pranë bazës ajrore Karup, në perëndim të Danimarkës, raportoi agjencia e lajmeve Ritzau.

    Ndërkaq, policia norvegjeze tha të shtunën se po heton lëvizjen e mundshme të dronëve pranë bazës ajrore Oerland, që është baza kryesore për avionët luftarakë F-35 të Novergjisë.

    “Rojet në bazë kanë bërë disa vëzhgime në perimetrin jashtë bazës mëngjesin e së shtunës”, thanë Forcat e Armatosura të Norvegjisë për agjencinë Reuters.

    Aeroporti në Kopenhagë u mbyll për disa orë të hënën pasi disa dronë u panë në hapësirën ajrore. Pesë aeroporte të tjera, civile dhe ushtarake, po ashtu u mbyllën përkohësisht në ditët pasuese.

    Autoritetet daneze i ka quajtur inkursionet sulme hibride dhe kryeministri, Mette Frederiksen, ka thënë më herët gjatë kësaj jave se ishin “sulmet më serioze ndaj infrastrukturës kritike daneze deri më tani”./REL/

  • Rusia mohon përfshirjen në incidentet me dronë në Danimarke, ambasadori rus në Oslo: Akuza qesharake dhe të pabaza

    Rusia mohon përfshirjen në incidentet me dronë në Danimarke, ambasadori rus në Oslo: Akuza qesharake dhe të pabaza

    Moska i ka hedhur poshtë si “qesharake” spekulimet në lidhje me përfshirjen ruse në incidentet e fundit me dronë në Danimarkë, tha të martën ambasada ruse në Kopenhagen.

    Në një deklaratë në Telegram, ambasada i përshkroi ndërprerjet e raportuara në aeroportet daneze si një “provokim të inskenuar”, duke thënë se ato po përdoreshin si pretekst për të përshkallëzuar tensionet.
    Dronë me origjinë të panjohur fluturuan mbi një aeroport civil dhe ushtarak në Danimarkë për natën e dytë radhazi këtë javë, teksa ministri i Mbrojtjes vlerësoi se tani ekziston një “kërcënim sistematik” i shkaktuar nga një “lojtar profesional”.
    Aeroportet kryesore të prekura
    Kujtohet se për shkak të ndërprerjeve, Aeroporti i Aalborgut, i vendosur në Danimarkën veriore dhe një nga më të mëdhenjtë në vend, pasi përdoret si për fluturime komerciale ashtu edhe për ato ushtarake, u mbyll, njoftoi policia daneze. Dronët u larguan nga zona pas rreth tre orësh. Tre aeroportet e tjera nuk u mbyllën.
    Sulmi me dronë preku forcat e armatosura daneze dhe u përshkrua si “sulmi më serioz deri më sot ndaj infrastrukturës daneze” nga kryeministrja daneze Mette Frederiksen. Autoritetet norvegjeze mbyllën gjithashtu hapësirën ajrore të Aeroportit të Oslos për tre orë të hënën në mbrëmje, pasi u pa një dron afër tij.
    “Dronët që ndaluan fluturimet në Aeroportin e Kopenhagenit ishin pjesë e një modeli konfliktesh të vazhdueshme në kufijtë tanë”, tha të martën Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.
    Ambasadori i Rusisë në Danimarkë tha se dyshimet për përfshirjen e vendit të tij në incident ishin të pabaza, një karakterizim që zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov e kishte mbështetur gjithashtu.

    Top Channel

  • Shkallëzim i ri? Danimarka i quan dronët “sulm hibrid”

    Shkallëzim i ri? Danimarka i quan dronët “sulm hibrid”

    Konferencë shtypi mbi fluturimet me dronë në Danimarkë

    DANIMARKË- Mbi Danimarkë janë parë përsëri dronë mbi aeroporte, (25.09.)- këtë herë, u prekën edhe bazat ushtarake. Hapësira ajrore në Aalborg u mbyll përkohësisht dhe policia raportoi pamje dronësh në katër aeroporte. Dronë janë parë edhe në aeroportet Esbjerg dhe Sönderbirg, si edhe Skrydstrup. Aty janë stacionuar avionë luftarakë, F-16 dhe F-35. Edhe aeroporti në Aalborg përdoret nga ushtria.
    Ende nuk dihet qartë, kush fshihet pas dronëve
    Shumë detaje janë ende të paqarta. Gjithçka tregon se pas tyre qëndrojnë profesionistë, tha Ministri i Mbrojtjes Troels Lund Poulsen në një konferencë për shtyp në Kopenhagen këtë mëngjes. Numri i saktë i dronëve nuk dihet ende, as nuk ka pasur ndonjë informacion mbi madhësinë e tyre. “Është ende shumë herët për të thënë se cili është objektivi i dronëve ose kush është pas tyre”, tha një zyrtar  policie. Drejtori i Policisë Federale, Thorkild Fogde, tha në një konferencë për shtyp vonë natën se aktiviteti i dronëve në Aalborg ishte disi i ngjashëm me atë në Kopenhagen disa ditë më parë.
    Madje u vu re edhe një model i ngjashëm, me dronët të dukshëm dhe që vepronin me dritat e tyre të ndezura. Policia tha se nuk kishte rrezik për pasagjerët në Aeroportin e Aalborgut. Tre fluturime u devijuan në aeroporte të tjera. Një fluturim hyrës dhe dy lidhje dalëse u anuluan.
    Dy ditë më parë, aeroporti kryesor i vendit në Kopenhagen ishte mbyllur për katër orë për shkak të pamjeve të dronëve. Rreth 100 fluturime u anuluan dhe dhjetëra mijëra pasagjerë u prekën. Kryeministrja Mette Frederiksen e quajti këtë së fundmi si “sulmin më serioz ndaj infrastrukturës kritike daneze deri më sot”. Danimarka nuk e përjashton që Rusia është e përfshirë në këtë incident. por, mbetet e paqartë se kush qëndron pas dronëve. Aeroporti në kryeqytetin norvegjez, Oslo, gjithashtu u detyrua të mbyllej për shkak të pamjeve të dronëve./DW

  • Sërish dronë të huaj mbi Danimarkë, autoritetet në alarm, mbyllin përkohësisht dy aeroporte

    Sërish dronë të huaj mbi Danimarkë, autoritetet në alarm, mbyllin përkohësisht dy aeroporte

    Dy incidente me dronë të dyshimtë kanë alarmuar sërish Danimarkën gjatë orëve të natës duke u gdhirë e enjtja.
    Aeroporti i Billund, i dyti më i madh në vend, u mbyll për një orë, dhe Aalborg, i përdorur për fluturime tregtare dhe ushtarake, u mbyll për tre orë për shkak të ndërhyrjeve në hapësirën ajrore.
    Dronë u vunë re gjithashtu pranë aeroporteve në Esbjerg dhe Sonderborg, si dhe në bazën ajrore Skrydstrup, ku mbahen disa prej avionëve luftarakë F-16 dhe F-35 të Danimarkës.

    Që të pesta këto pika kritike ndodhen në gadishullin Jutland në perëndim të vendit.
    Dronët duket se potencialisht po lëshohen në afërsi të objektivave, duke ngritur pyetje shtesë rreth mënyrës së funksionimit të tyre dhe sigurisë së infrastrukturës kritike.
    Qeveria po shqyrton mundësinë e aktivizimit të nenit katër të NATOS për të thirrur një takim urgjent mbi kërcënimin. Kjo është hera e tretë brenda muajit pas rastit të Polonisë dhe Estonisë.
    “Nuk ka dyshim se gjithçka tregon se kjo është puna e një aktori profesionist kur flasim për një operacion kaq sistematik në kaq shumë vende në të njëjtën kohë. Kjo është ajo që unë do ta përkufizoja si një sulm hibrid duke përdorur lloje të ndryshme dronësh”, tha ministri i Mbrojtjes i Danimarkës, Troels Lund Poulsen.
    Ky është incideni i dytë brenda javës në Danimarkë dhe policia tha se dronët ndoqën një model të ngjashëm me ata që kishin ndalur fluturimet në aeroportin e Kopenhagenit të hënën natën dhe të martën në mëngjes.
    Ambasadori rus në kopenhagen ka mohuar cdo mundësi të përfshirjes ruse në incidente, ndërsa kryeministrja er vendit tha gjatë javës se asnjë pistë nuk është e përjashtuar.

  • Sërish alarm në Danimarkë! Dronët misterioz mbyllin aeroportin e Aalborgut, përdoret dhe nga ushtria

    Sërish alarm në Danimarkë! Dronët misterioz mbyllin aeroportin e Aalborgut, përdoret dhe nga ushtria

    Mbyllet aeroporti ne danimarke

    DANIMARKË- Aeroporti i Aalborgut në Danimarkë u mbyll përkohësisht pas shfaqjes së dronëve në hapësirën ajrore, vetëm dy ditë pas alarmit në aeroportin kryesor të vendit në Kopenhagen.
    Policia daneze tha se dronët e Aalborgut kishin një model të ngjashëm me ata që kishin ndalur fluturimet në Kopenhagen për katër orë të hënën, 22 shtator. Incidenti ndikoi edhe në forcat e armatosura, pasi aeroporti i Aalborgut përdoret si bazë ushtarake.
    Autoritetet daneze kishin paralajmëruar më parë se ngjarja në Kopenhagen ishte sulmi më serioz ndaj infrastrukturës kritike të vendit dhe e lidhën atë me një seri dyshimesh për ndërhyrje me dronë rusë dhe përplasje të tjera nëpër Evropë.
    Ngjarje të ngjashme ndodhën edhe në Oslo të Norvegjisë, ku hapësira ajrore u mbyll për tre orë pas shfaqjes së një droni të hënën në mbrëmje.
    Autoritetet raportojnë se disa dronë janë parë pranë aeroportit të Aalborgut, rreth orës 21:44 lokale të mërkurën, 24 shtator.
    “Është herët për të thënë cili është qëllimi i dronëve dhe kush qëndron pas tyre”, deklaroi një zyrtar i policisë, shkruan The Guardian.
    Eurocontrol, që mbikëqyr trafikun ajror në Evropë, ka njoftuar po ashtu se nuk ka pasur fluturime në aeroportin e Aalborgut deri në orën 04:00 të së enjtes, për shkak të aktivitetit të dronëve në zonë.
    Policia konfirmoi se po vijon me hetimet në terren dhe se nuk ka rrezik për pasagjerët apo banorët e zonës. Tre fluturime u devijuan drejt aeroporteve të tjera, ndërkohë që dyshimet janë se pas dronëve në qiellin e Europës veriore të fshihen forcat ruse.

  • Danimarka do prodhojë karburant për raketat ukrainase, Kremlini: Do përshkallëzojë konfliktin

    Danimarka do prodhojë karburant për raketat ukrainase, Kremlini: Do përshkallëzojë konfliktin

    Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova ka deklaruar se ndërtimi i një fabrike ukrainase në Danimarkë, e cila do të prodhojë karburant për raketat me rreze të gjatë Flamingo, do të çojë në një “përshkallëzim” të luftës në Ukrainë.
    Zakharova tha se vendimi i qeverisë daneze për të lejuar një fabrikë ushtarake ukrainase në territorin e saj rrit rrezikun e “përshkallëzimit” të konfliktit në Ukrainë dhe do të çojë në më shumë “gjakderdhje”.
    Ajo e quajti veprimin e qeverisë daneze një “aventurë”, duke pretenduar se kjo konfirmon qëndrimin armiqësor të Kopenhagenit ndaj Rusisë.
    Në fillim të shtatorit 2025, u bë e ditur se kompania ukrainase Fire Point do të nisë së shpejti prodhimin e karburantit në Danimarkë për raketat lundruese me rreze të gjatë Flamingo, duke zhvendosur prodhimin e saj jashtë Ukrainës.
    Ministri i Mbrojtjes i Danimarkës, Troels Lund Poulsen, shpalli planin.
    Sipas raportimeve, fabrika pritet të vendoset pranë bazës ajrore Skrydstrup në Danimarkën jugore, ku ndodhen avionët luftarakë danezë F-16.
    Zhvendosja e fabrikës së Fire Point nga Ukraina në Danimarkë do ta mbrojë atë nga sulmet ajrore të ushtrisë ruse.
    Ukraina zhvilloi raketën lundruese Flamingo në vetëm nëntë muaj. Në gusht, Presidenti Volodymyr Zelensky deklaroi se raketa kaloi me sukses testet.
    Sipas tij, Flamingo mund të godasë objektiva tokësorë në distanca deri në 3,000 km. Informacione jozyrtare thonë se shpejtësia maksimale e saj arrin 950 km/h dhe pesha e saj është 1 ton.
    Aktualisht, kjo është raketa me rrezen më të gjatë të Ukrainës. Zelensky tha se prodhimi serik i Flamingos do të fillojë në fund të vitit 2025 ose në fillim të 2026-ës.