Tag: daniela

  • Një humaniste mes Sarandës, parku i fëmijëve në lagjen “Kodër” merr emrin e Motër Daniela Silvestrinit

    Një humaniste mes Sarandës, parku i fëmijëve në lagjen “Kodër” merr emrin e Motër Daniela Silvestrinit

    Parku i fëmijëve në Lagjen “Kodër” të Sarandës tashmë mban emrin e humanistes italiane, Motër Daniela Silvestrini, në shenjë mirënjohjeje për 30 vite shërbim dhe kontribut në krye të Qendrës Sociale të Motrave Marcelina.

    Gjatë ceremonisë së emërtimit, ipeshkvi Xhovani Peraxhi theksoi se ky akt është më shumë se një homazh, është një mesazh kulturor, edukativ dhe shpirtëror për komunitetin.
    Nënkryetari i Bashkisë Sarandë, Florjan Sali, u shpreh se emri i Motër Danielës mban gjallë veprën dhe përkushtimin e saj të gjatë. Edhe konsulli i përgjithshëm i Italisë në Vlorë, Achille Provenzano, vlerësoi ndikimin e Qendrës Sociale në kujtesën kolektive të zonës.
    Kontributi 30-vjeçar i Qendrës Sociale u përshëndet edhe nga qytetarë të ndryshëm, ndërsa në nderim të Motër Danielës u mbajt një meshë e posaçme me pjesëmarrje të gjerë nga Saranda dhe Konispoli.
    Emri i saj, i gdhendur në hyrje të parkut, do t’u kujtojë brezave të rinj rëndësinë e mirësisë, përkujdesjes dhe dashurisë së pakushtëzuar.
    Më shumë se një hapësirë lojërash, Parku “Motër Daniela” kthehet kështu në një simbol të mirënjohjes dhe vlerave njerëzore.

    Top Channel

  • Saranda nderon Motër Danielën: Parku i Fëmijëve në Lagjen Nr. 4 do të mbajë emrin e saj

    Saranda nderon Motër Danielën: Parku i Fëmijëve në Lagjen Nr. 4 do të mbajë emrin e saj

    Saranda nderon Motër Danielën: Parku i Fëmijëve në Lagjen Nr. 4 do të mbajë emrin e saj
     
    Një vendim i Këshillit Bashkiak të Sarandës ka sjellë emocion dhe mirënjohje të thellë në qytet: parku i fëmijëve në Lagjen nr. 4 do të mbajë emrin e Motër Danielës – Daniela Silvestrini, një figurë që la gjurmë të pashlyeshme në jetën sociale e humane të komunitetit sarandiot.
     

     
     
    Një misionare që u bë pjesë e çdo shtëpie
     
    Me Qendrën Sociale “Motrat Marcelina”, të cilën e drejtoi me urtësi, durim dhe aktivizëm të pashembullt, Motër Daniela u bë simbol i humanizmit dhe kulturës qytetare në jug të Shqipërisë. Ajo nuk ishte thjesht një murgeshë e përkushtuar, por një burim shprese për shumë familje, që gjetën tek ajo ndihmë materiale, morale dhe shpirtërore.
    Në vitet e vështira të pasluftës në Kosovë, Motër Daniela do të kujtohet për pamjet e saj në sheshin qendror të Sarandës, teksa shkarkonte dhe shpërndante vetë ndihmat humanitare për familjet kosovare që kishin mbërritur pas eksodit tragjik. Ky do të ishte vetëm fillimi i një misioni 30-vjeçar në shërbim të njerëzve më në nevojë.

    Ajo nuk ofroi vetëm ndihma humanitare, por edukoi breza të tërë me kulturë dhe dinjitet. Qendra “Motrat Marcelina” në Sarandë, që funksionoi sipas modelit italian të edukimit, vazhdon të jetë frymë e gjallë e veprës së saj — një hapësirë që përçon dashuri për dijen, për gjuhën italiane dhe për solidaritetin njerëzor.
     
    Në kohët e errëta të pandemisë, Motër Daniela dhe motrat Marcelina shpërndanë mesazhin e shpresës: “Gjithçka do të shkojë mirë”. Në një periudhë kur frika dhe pasiguria kishin pushtuar botën, ajo solli dritë dhe optimizëm nga Shtëpia Sociale në periferi të Sarandës, ku çdo mur rrezatonte ngjyra, lule dhe frymë jetese.

    Motër Daniela u nda nga jeta më 31 dhjetor 2024, por vepra e saj frymon ende në çdo cep të qytetit. Nga qindra fëmijë që kanë marrë dashuri për kulturën dhe gjuhën italiane, te familjet që morën ndihmë në ditë të vështira, apo të moshuarit që gjetën kujdes e dinjitet — të gjithë e kujtojnë si një figurë të dritës dhe mirësisë.
    Në shumë lagje e fshatra, ndikimi i saj ndihet ende, sepse ajo dhe motrat e saj “kishin ngritur filiale të shpirtit të tyre në çdo shtëpi”.Sot, Saranda e nderon me mirënjohje, duke i dhënë emrin e saj parkut të fëmijëve – një hapësirë që simbolizon dashurinë, kujdesin dhe gëzimin që ajo u dhuroi brezave.
     
    Mbledhja e Këshillit Bashkiak Sarandë 31 Tetor 2025, live në Saranda Web: Diskutohen çështje të ndjeshme

     
    Website Saranda Web
    Facebook Saranda Web
    Instagram saranda.web
    Youtube sarandaweb
    Tiktok saranda.web
    Pinterest sarandaweb
    in sarandaweb

  • Daniela Chavez dhe Ronaldo: Historia që e bëri modelen yll ndërkombëtar

    Daniela Chavez dhe Ronaldo: Historia që e bëri modelen yll ndërkombëtar

    Modelja dhe influencuesja kiliane Daniela Chavez nuk pushon kurrë së surprizuari publikun. E njohur për lidhjen e saj të bujshme me futbollistin Cristiano Ronaldo, Chavez ka ndërtuar një karrierë të suksesshme duke shfrytëzuar famën dhe popullaritetin e saj. Me mbi 18 milionë ndjekës vetëm në Instagram dhe po aq shumë në TikTok, ajo konsiderohet një nga modelet më të ndjekura të rrjeteve sociale.
    Chavez ka filluar karrierën e saj si këngëtare dhe showgirl, ndërsa ka xhiruar edhe disa filma për të rritur. Ajo bëri bujë të madhe kur pranoi publikisht se kishte pasur një marrëdhënie intime me Ronaldo-n në vitin 2015, një episod që shkaktoi reagime të shumta pasi portugezi ishte në atë kohë në një lidhje serioze me modelen Irina Shayk.
    Përveç famës, Daniela Chavez ka treguar edhe talentin e saj në biznes. Ajo ka hapur një profil në platformën OnlyFans, ku publikon përmbajtje provokuese çdo ditë, dhe ka investuar në blerjen e klubit të divizionit të ulët Rancagua Sur në Kil. Chavez e ka përdorur famën e saj për të krijuar një imperium personal dhe për të zhvilluar karrierën e saj në mënyra të ndryshme, duke përfshirë pozat për revistën Playboy.
    Përveç suksesit profesional, Daniela është e përkushtuar ndaj stilit të jetesës së shëndetshme. Ajo shprehet se aktiviteti fizik i rregullt është kyç për mirëqenien dhe qëndrimin në formë, duke sugjeruar ushtrime të rregullta në palestër ose aktivitete të thjeshta gjatë ditës për të djegur kalori dhe për të ruajtur energjinë.
    Daniela Chavez vazhdon të jetë një figurë magnetike për publikun, duke kombinuar bukurinë, biznesin dhe influencën sociale në një mënyrë që rrallë shihet në industrinë e njohurive rozë.

  • “Omissis”, poezi nga Daniela Xhani

    “Omissis”, poezi nga Daniela Xhani

    Hiçgjë nuk mora vesh ngase me shumë rehatiasgjë qenkësh si më parë dhe asëll përndryshemë mirë ta dish e nesërmja tashmë ka kaluarmes formave delikate që të-shtijnë ndjeshmërimbrëmanet, çtrupëzim mandej krizë spekulativedhe zogëza e prerë në hise heksi, krahët, qafa.Po thoje që më doose diçka tjetërq’është e njëjta gjëpak para se t’ia krisje në kët’ pamje të manguttë botës së kthyer gjithnjë për merakun tim.Pjatën e fshiva me një kore bukë, shkundathërrimet nga logosi i gjunjëve dhe me të qetëia prita: sidoqoftë, të kuptoj.

    ObserverKult

    Lexo edhe:

    DANIELA XHANI: PAS TË BËRIT DASHURI, NJË GRUA…

  • Trajnerja e re e Kombëtares U-19 të vajzave, Daniela Kodra: Do të përgatitemi denjësisht për eliminatoret e Euro U-19, futbolli i vajzave ka bërë hapa të mëdhenj

    Trajnerja e re e Kombëtares U-19 të vajzave, Daniela Kodra: Do të përgatitemi denjësisht për eliminatoret e Euro U-19, futbolli i vajzave ka bërë hapa të mëdhenj

    Trajnerja e re e Kombëtares U-19 të vajzave, Daniela Kodra, ka dhënë një prononcim për fshf.org, ku ka ndarë emocionet dhe përgjegjësinë e marrjes së detyrës së re. Ajo theksoi se ndihet e lumtur dhe krenare për këtë hap të rëndësishëm në karrierë, duke falënderuar Presidentin Armand Duka dhe drejtuesit e FSHF-së për besimin e dhënë.
    “Jam shumë e lumtur dhe krenare. Njëkohësisht është një përgjegjësi shumë e madhe. Gjej rastin të falënderoj Presidentin e FSHF, Armand Duka. Gjithashtu edhe drejtorin teknik, Fulvio Pea për besimin që më kanë dhënë për të drejtuar Kombëtaren U-19 të vajzave. Emocionet janë të veçanta, pasi vij nga një eksperiencë fantastike nga Kombëtarja A e vajzave dhe Kombëtarja U-15. Eksperienca te Kombëtarja A më ka ndihmuar goxha shumë, duke parë mënyrën si menaxhohet dhe organizohet një ekip kombëtar. Gjej rastin të falënderoj shumë edhe Armir Grimën, ish-trajnerin tim dhe sot koleg, për mbështetjen dhe besimin që më ka dhënë gjatë gjithë kësaj kohe”, – tha trajnerja e Kombëtares U-19 për vajza.
    Më tej, Kodra theksoi rëndësinë e krijimit të një grupi harmonik për t’u përgatitur denjësisht për eliminatoret e Europianit U-19 në nëntor.
    “Do të mundohemi të krijojmë një grup sa më harmonik. Një grup ku fryma e bashkëpunimit do të jetë një nga tiparet kryesore. Presim me padurim ndeshjet që kemi në nëntor, eliminatoret e Kampionatit Europian U-19 për vajza. Do mundohemi të përgatitemi në mënyrë sa më dinjitoze nga ana tekniko–taktike dhe të përfaqësojmë kombin tonë, ngjyrat kuqezi në mënyrën më të mirë të mundshme”, – tha Daniela Kodra.
    Ajo vuri në dukje gjithashtu ndryshimet pozitive që ka pësuar futbolli i vajzave në Shqipëri falë investimeve të FSHF-së dhe mbështetjes nga UEFA e FIFA
    “Duke qenë pjesë e futbollit të vajzave që në fillimet e saj në Shqipëri mendoj se ka pasur ndryshime shumë pozitive, duke nisur që nga infrastruktura, që nga kampionati, që normalisht sa vjen edhe bëhet më konkurrues, duke shtuar kampionatet e moshave, projektet që vijnë nga UEFA dhe FIFA për futbollin e vajzave. Mendoj që çdo vajzë që në moshë të vogël ka mundësi ta ndjekë futbollin njëjtë si djemtë. Kjo falë investimeve që janë bërë nga Federata e Futbollit”, – përfundoi Daniela Kodra.

  • Daniela Kodra emërohet trajnere e ekipit kombëtar U-19 të vajzave

    Daniela Kodra emërohet trajnere e ekipit kombëtar U-19 të vajzave

    Daniela Kodra do te jete trajnerja e re e Kombëtares U-19 për vajza. Federata e Futbollit i ka besuar drejtimin e ekipit kombëtar U-19 për vajza teknikes nga Tirana, Daniela Kodra.
    Kodra ka qenë më herët zëvendës-trajnere në ekipin kombëtar A të vajzave, si dhe trajnere e Kombëtares U-15, duke deshmuar eksperience të vlefshme në zhvillimin e futbollit të vajzave.
    Ekipi kombëtar U-19 për vajza është drejtuar më parë nga Luccije Gjini, e cila tashmë i është bashkuar stafit teknik të ekipit A të vajzave në rolin e zëvendës-trajneres.