Pas përfundimit të Samitit të Komunitetit Politik Europian, kreu i qeverisë Edi Rama zhvilloi një konferencë për shtyp me honologen e tij, kryeministren daneze Mette Frederiksen.
Kryeministrja e Danimarkës deklaroi se Europa duhet të armatoset dhe të jetë e aftë për të mbrojtur veten.
Pjesë nga fjala e Frederiksen:
Ka qenë një mikpritje shumë e ngrohtë këtu, Evropa po përballet me një sërë sfidash, na duhet ky format ku ne kemi në këtë rast shtete që nuk janë vende anëtarë të BE që ulen në tryezë për të diskutuar çështje të rëndësishëm. Ne jemi të gatshëm të marrim stafetën dhe dua të theksoj se siguria do të jetë çështja jonë kryesore për përparësi, pasi jetojmë në një botë shumë të pasigurt sot. Rusia është një kërcenim i madh, jo vet për Ukrainën po për të gjithë ne. Për shkak të sulmeve kibernetike, keqinformimit, dhe ato po përpiqet të shkatërrojnë demokracine tona, ndaj riarmatimi i Evropës duhet të jetë prioriteti numër një i të gjatëve ne.
Nëse nuk jemi të gatshëm të mbrojmë njëri-tjetrin, si mund të ndihmojmë të tjerët. Çështja numër një është sigurua. Ukraina është angazhuar për një armëpushim 30 ditor pa kushte, por nuk kemi parë sinjale nga Rusie, kështu që duhet të nxisim Rusinë duke shtuar më shumë sanksione për ti dhënë fund luftës. Siç e thatë dhe ju, ne jemi një treg iu madh ndaj konkurrenca e kompanive , firmave tona, është e rëndësishme. Ne duhet t’i japim fund furnizimit me karburant, gaz, naftës nga Rusia. Duhet të jemi konkurrentë që dhe klientët në të gjithë Evropën të kenë energji me kosto të ulët dhe të gjelbër.
Tjetër temë e rëndësishme është emigracioni. Situata ndryshon nga vendi në vend, por ne Europë do të thosha që emigracioni pothuajse ka qenë i pakontrolluar dhe pasoja tani janë të panumërta. Dëshiroj të theksoj këto tre çështje kryesore.
Tag: daneze
-

Kryeministrja daneze në Tiranë: Riarmatimi i Evropës do jetë prioritet!
-

Danimarka: Përdhosja e Kuranit në gjykatë
Pas rasteve të shumta të djegies së Kuranit gjatë verës së vitit 2023, Danimarka e shtrëngoi legjislacionin e saj.
Tani për herë të parë filloi një proces kundër atyre që kanë përdhosur Kuranin.
Këtë të premte, vëmendja është përqendruar në ishullin danez Bornholm në Detin Baltik, ku fillon një gjykim që ka tërhequr shumë vëmendje publike. Dy burra akuzohen për “trajtim të papërshtatshëm të Kuranit”. Gjatë një festivali folklorik në qershor 2024, ata dogjën librin e shenjtë të myslimanëve para një publiku në një tendë dhe e transmetuan të gjithën drejtpërdrejt në Facebook.
Prokuroria daneze nuk i ka publikuar detajet rreth identitetit të të akuzuarve apo rrjedhës së saktë të ngjarjeve. Sipas deklaratave të tyre, vendimi pritet të jepet gjatë procesit.
Gjyqi i parë sipas ligjit të ri
Gjyqi në qytetin më të madh të Bornholmit, Rennes, është gjykimi i parë penal që kur hyri në fuqi një ligj i ri që kriminalizon “trajtimin e papërshtatshëm” të shkrimeve të shenjta fetare (si Bibla, Kurani ose Tora). Sipas këtij ligji, ndalohet jo vetëm djegia e shkrimeve të shenjta fetare, por edhe përdhosja, grisja ose shkelja e tyre. Shkeljet mund të ndëshkohen me gjobë, e në rastet më të rënda me dënim me burg deri në dy vjet.
Ligji hyri në fuqi më 7 dhjetor 2023, pasi disa raste të djegies së Kuranit në Danimarkë dhe Suedi shkaktuan tensione serioze ndërkombëtare. Në korrik të vitit 2023, anëtarët e grupit populist të krahut të djathtë “Patriotët Danezë” dogjën Kuranë përpara disa ambasadave të vendeve myslimane në Danimarkë.
Individë të tjerë kanë provokuar vazhdimisht reagime publike duke djegur Kuranin. Vetëm midis korrikut dhe tetorit 2023, policia daneze regjistroi më shumë se 480 raste të djegies së flamujve ose librave fetarë.
Djegia e Kuranit: Kërcënim për sigurinë e brendshme?
Këto akte provokuan reagime të nxehta, tensione diplomatike dhe protesta pjesërisht të dhunshme në botën myslimane. Ndër të tjera, u sulmua një organizatë humanitare daneze në Irak dhe pati protesta të dhunshme përpara ambasadës daneze në Bagdad.
Konsullata suedeze madje u sulmua dhe iu vu flaka. Rrjeti terrorist islamik Al Kaeda ka kërcënuar me sulme në të dy vendet, duke bërë që niveli i kërcënimit terrorist të rritet përkohësisht në nivelin e dytë më të lartë.
Në këtë kontekst, një ligj i ri në Danimarkë duhet të forcojë sigurinë kombëtare dhe të parandalojë provokime të mëtejshme. Kur prezantoi ligjin, ministri i atëhershëm danez i Drejtësisë, Peter Humelgard, theksoi se djegia e Kuranit “dëmton Danimarkën dhe interesat e saj”.
Megjithatë, futja e ligjit të ri nuk kaloi pa polemika. Miratimi i tij u parapri nga një debat katërorësh në parlamentin danez në dhjetor 2023. Opozita dhe disa intelektualë danezë shprehën shqetësime se kjo kufizonte lirinë e fjalës. Kritikët kanë dyshuar gjithashtu për motive politike, të tilla si sigurimi i votave myslimane për kandidaturën e Danimarkës për një vend në Këshillin e Sigurimit të OKB-së për vitet 2025/2026.
Është interesante që Danimarka e shfuqizoi ligjin mbi blasfeminë nga viti 1683 vetëm në vitin 2017 – dhe atëherë arsyeja ishte pikërisht djegia e Kuranit. Heqja e saj më pas u dërgoi një sinjal të qartë vendeve si Pakistani ose Arabia Saudite, të cilat ende e ndëshkojnë rëndë blasfeminë.
Edhe më parë, në Danimarkë pati disa debate rreth kufijve të lirisë së shprehjes. Në vitin 2005, gazeta daneze “Jyllands-Posten” botoi dymbëdhjetë karikatura të Profetit Muhamed, të cilat shkaktuan javë të tëra protestash në vendet myslimane.
Situatë e paqartë ligjore në Suedi
Diskutime të ngjashme po zhvillohen në Suedinë fqinje. Në dallim nga Danimarka, në Suedi djegia e Kuranit nuk është ndaluar shprehimisht deri më sot. Nëse kjo kualifikohet si nxitje e urrejtjes apo si një formë e lejuar e kritikës fetare nuk është përcaktuar ende qartë nga gjykatat suedeze.
Megjithatë, në disa raste, gjykatat suedeze kanë dhënë tashmë vendime – si ai kundër politikanit të ekstremit të djathtë danezo-suedez, Rasmus Paludan. Themeluesi i partisë anti-islamike, Stram Kurs, dogji disa herë Kurane në të dy vendet gjatë vitit 2023 dhe provokoi reagime të dhunshme. Në nëntor 2024, një gjykatë suedeze e dënoi atë me katër muaj burg për nxitje të urrejtjes.
Salvan Momika, që iku nga Iraku në Suedi, gjithashtu kontribuoi ndjeshëm në tensionet midis dy vendeve nordike dhe botës myslimane duke djegur një Kuran në Suedi në verën e vitit 2023.
Më vonë ai e përdhosi publikisht librin e shenjtë disa herë, gjë që shkaktoi protesta dhe trazira në Suedi dhe në mbarë botën. Më pas, ai u akuzua për “nxitje të urrejtjes”. Megjithatë, vetëm një ditë para dënimit të planifikuar, në shkurt 2025, persona të panjohur e vranë atë në ballkonin e shtëpisë së tij në Sedertelje. Menjëherë pas kësaj, një bashkëpunëtor i tij u dënua me disa muaj burg./DW -

Pas rasteve të shumta të djegies së Kuranit gjatë verës së vitit 2023, Danimarka e shtrëngoi legjislacionin e saj
Protest kundër djegies së KuranitFotografi: Loredana Sangiuliano/SOPA/ZUMA/picture alliance
Tani për herë të parë filloi një proces kundër atyre që kanë përdhosur Kuranin.
Këtë të premte, vëmendja është përqendruar në ishullin danezBornholm në Detin Baltik, ku fillon një gjykim që ka tërhequr shumë vëmendje publike. Dy burra akuzohen për “trajtim të papërshtatshëm të Kuranit”. Gjatë një festivali folklorik në qershor 2024, ata dogjën librin e shenjtë të myslimanëvepara një publiku në një tendë dhe e transmetuan të gjithën drejtpërdrejt në Facebook.Prokuroria daneze nuk i ka publikuar detajet rreth identitetit të të akuzuarve apo rrjedhës së saktë të ngjarjeve. Sipas deklaratave të tyre, vendimi pritet të jepet gjatë procesit.
Gjyqi i parë sipas ligjit të riGjyqi në qytetin më të madh të Bornholmit, Rennes, është gjykimi i parë penal që kur hyri në fuqi një ligj i ri që kriminalizon “trajtimin e papërshtatshëm” të shkrimeve të shenjta fetare (si Bibla, Kurani ose Tora). Sipas këtij ligji, ndalohet jo vetëm djegia e shkrimeve të shenjta fetare, por edhe përdhosja, grisja ose shkelja e tyre. Shkeljet mund të ndëshkohen me gjobë, e në rastet më të rënda me dënim me burg deri në dy vjet.
Ligji hyri në fuqi më 7 dhjetor 2023, pasi disa raste të djegies së Kuranit në Danimarkë dhe Suedi shkaktuan tensione serioze ndërkombëtare. Në korrik të vitit 2023, anëtarët e grupit populist të krahut të djathtë “Patriotët Danezë” dogjën Kuranë përpara disa ambasadave të vendeve myslimane në Danimarkë.
Individë të tjerë kanë provokuar vazhdimisht reagime publike duke djegur Kuranin. Vetëm midis korrikut dhe tetorit 2023, policia daneze regjistroi më shumë se 480 raste të djegies së flamujve ose librave fetarë.
Djegia e Kuranit: Kërcënim për sigurinë e brendshme?Këto akte provokuan reagime të nxehta, tensione diplomatike dhe protesta pjesërisht të dhunshme në botën myslimane. Ndër të tjera, u sulmua një organizatë humanitare daneze në Irak dhe pati protesta të dhunshme përpara ambasadës daneze në Bagdad.
Konsullata suedeze madje u sulmua dhe iu vu flaka. Rrjeti terrorist islamik Al Kaeda ka kërcënuar me sulme në të dy vendet, duke bërë që niveli i kërcënimit terrorist të rritet përkohësisht në nivelin e dytë më të lartë.
Në këtë kontekst, një ligj i ri në Danimarkë duhet të forcojë sigurinë kombëtare dhe të parandalojë provokime të mëtejshme. Kur prezantoi ligjin, ministri i atëhershëm danez i Drejtësisë, Peter Humelgard, theksoi se djegia e Kuranit “dëmton Danimarkën dhe interesat e saj”.
Megjithatë, futja e ligjit të ri nuk kaloi pa polemika. Miratimi i tij u parapri nga një debat katërorësh në parlamentin danez në dhjetor 2023. Opozita dhe disa intelektualë danezë shprehën shqetësime se kjo kufizonte lirinë e fjalës. Kritikët kanë dyshuar gjithashtu për motive politike, të tilla si sigurimi i votave myslimane për kandidaturën e Danimarkës për një vend në Këshillin e Sigurimit të OKB-së për vitet 2025/2026.
Është interesante që Danimarka e shfuqizoi ligjin mbi blasfeminë nga viti 1683 vetëm në vitin 2017 – dhe atëherë arsyeja ishte pikërisht djegia e Kuranit. Heqja e saj më pas u dërgoi një sinjal të qartë vendeve si Pakistani ose Arabia Saudite, të cilat ende e ndëshkojnë rëndë blasfeminë.
Edhe më parë, në Danimarkë pati disa debate rreth kufijve të lirisë së shprehjes. Në vitin 2005, gazeta daneze “Jyllands-Posten” botoi dymbëdhjetë karikatura të Profetit Muhamed, të cilat shkaktuan javë të tëra protestash në vendet myslimane.
Situatë e paqartë ligjore në SuediDiskutime të ngjashme po zhvillohen në Suedinë fqinje. Në dallim nga Danimarka, në Suedi djegia e Kuranit nuk është ndaluar shprehimisht deri më sot. Nëse kjo kualifikohet si nxitje e urrejtjes apo si një formë e lejuar e kritikës fetare nuk është përcaktuar ende qartë nga gjykatat suedeze.
Megjithatë, në disa raste, gjykatat suedeze kanë dhënë tashmë vendime – si ai kundër politikanit të ekstremit të djathtë danezo-suedez, Rasmus Paludan. Themeluesi i partisë anti-islamike, Stram Kurs, dogji disa herë Kurane në të dy vendet gjatë vitit 2023 dhe provokoi reagime të dhunshme. Në nëntor 2024, një gjykatë suedeze e dënoi atë me katër muaj burg për nxitje të urrejtjes.
Salvan Momika, që iku nga Iraku në Suedi, gjithashtu kontribuoi ndjeshëm në tensionet midis dy vendeve nordike dhe botës myslimane duke djegur një Kuran në Suedi në verën e vitit 2023.
Më vonë ai e përdhosi publikisht librin e shenjtë disa herë, gjë që shkaktoi protesta dhe trazira në Suedi dhe në mbarë botën. Më pas, ai u akuzua për “nxitje të urrejtjes”. Megjithatë, vetëm një ditë para dënimit të planifikuar, në shkurt 2025, persona të panjohur e vranë atë në ballkonin e shtëpisë së tij në Sedertelje. Menjëherë pas kësaj, një bashkëpunëtor i tij u dënua me disa muaj burg.DW -

Alarm në Kopenhagen/ SHBA po spiunon në Groenlandë? Qeveria daneze thërret për takim urgjent ambasadorin amerikan
Qeveria daneze ka bërë të ditur se do të thërrasë ambasadorin e Shteteve të Bashkuara në Kopenhagen, pas raportimeve se shërbimet amerikane të inteligjencës janë udhëzuar të rrisin aktivitetet e spiunazhit në territorin autonom të Groenlandës.
Ministri i Jashtëm i Danimarkës, Lars Løkke Rasmussen, u shpreh i shqetësuar pas publikimit të raportit nga Wall Street Journal, duke thënë për agjencinë daneze të lajmeve Ritzau: “Më shqetëson shumë, sepse ne nuk spiunojmë midis miqve.”
Duke folur për mediat teksa udhëtonte për në një takim në Varshavë, Rasmussen shtoi: “Nuk mund ta di nëse është e vërtetë sepse është shkruar në një gazetë. Por nuk duket se hidhet poshtë fuqimisht nga ata që flasin hapur. Kjo më shqetëson.”
Sipas WSJ, udhëzimi për rritjen e përpjekjeve të spiunazhit është dhënë nga zyrtarë të lartë të inteligjencës amerikane nën drejtimin e drejtoreshës së inteligjencës kombëtare, Tulsi Gabbard.
Agjencitë kryesore si CIA, DIA dhe NSA thuhet se janë udhëzuar të studiojnë lëvizjet për pavarësi në Groenlandë dhe qëndrimet ndaj përpjekjeve të SHBA për të shfrytëzuar burimet natyrore të ishullit.
Groenlanda, një territor arktik me rreth 56,000 banorë, ka status autonom brenda monarkisë kushtetuese të Danimarkës. Ndërkohë që Danimarka ka theksuar se ishulli nuk është për shitje apo aneksim, vendi ka planifikuar të shpenzojë 1.5 miliardë dollarë për të forcuar sigurinë e tij, shkruan Guardian.
Në sfond të këtyre zhvillimeve, deklaratat e fundit të ish-presidentit Donald Trump kanë shtuar tensionet. Në një intervistë për NBC fundjavën e kaluar, ai tha se nuk përjashton mundësinë që SHBA të ndërhyjë për të marrë kontrollin e Groenlandës: “Nuk them se do ta bëj, por nuk përjashtoj asgjë. Ne kemi shumë nevojë për Groenlandën.”
Deklaratat e Trump ndjekin një fjalim të mëparshëm në Kongres, ku ai tha: “Në një mënyrë ose në një tjetër, ne do ta arrijmë.”
Ndërkohë, këshilltari i sigurisë kombëtare të SHBA-së, James Hewitt, theksoi për WSJ se “Presidenti ka qenë shumë i qartë se SHBA-të janë të shqetësuara për sigurinë e Groenlandës dhe Arktikut,” por nuk pranoi të komentojë për zhvendosjen e fokusit të inteligjencës.
Nga ana tjetër, Tulsi Gabbard ka kritikuar raportimin mediatik, duke e quajtur një përpjekje për të politizuar inteligjencën dhe për të minuar presidentin përmes rrjedhjeve të informacionit të klasifikuar.
Vizita e fundit e zyrtarëve të lartë amerikanë në Groenlandë – përfshirë zëvendëspresidentin JD Vance dhe sekretarin e energjisë Chris Wright – është dënuar nga autoritetet daneze dhe politikanët vendas në Groenlandë. Kryeministrja Mette Frederiksen e quajti vizitën “presion të papranueshëm mbi Groenlandën, politikanët dhe popullsinë e saj,” duke shtuar: “Presidenti Trump është serioz. Ai dëshiron Groenlandën.”Top Channel