Tag: daneze

  • “Shqipëria nuk ndalet”/ Rama jep lajmin: Presidenca Daneze e BE-se na fton të martën të hapim 4 kapituj negociatash

    “Shqipëria nuk ndalet”/ Rama jep lajmin: Presidenca Daneze e BE-se na fton të martën të hapim 4 kapituj negociatash

    Të martën e 16 shtatorit, Presidenca Daneze e BE-se fton Shqipërinë që në praninë e Ministrave të Jashtëm të të gjitha vendeve anëtare, të hapen edhe 4 kapituj të tjerë negociatash.

    “TJETËR LAJM I MIRË – Shqipëria nuk ndaletTe martën, date 16 shtator, Presidenca Daneze e BE-se na fton që në praninë e Ministrave të Jashtëm të të gjitha vendeve anëtare, të hapim edhe 4 kapituj të tjerë negociatash, të cilët u shtohen 24 kapitujve që kemi hapur në vetëm 11 mujor – një rekord absolut për shpejtësinë e një procesi negociatash.Agjenda e Gjelbër dhe Ndërlidhja e Qendrueshme, mbi fusha te rendësisë jetike, si Transporti, Energjia, Rrjetet Transeuropiane dhe Mjedisi, janë tanimë në tryezë. U vendos edhe tjetër gur kilometrik në rrugën drejt majës së Shqipërisë 2030 në BE“-shkruan Rama.

    Top Channel

  • Përplasje për Groenlandën, qeveria daneze thërret për sqarim ambasadorin amerikan

    Përplasje për Groenlandën, qeveria daneze thërret për sqarim ambasadorin amerikan

    Ministri i Jashtëm i Danimarkës ka thirrur për sqarime ambasadorin amerikan në Kopenhagë, pas të dhënave se shtetas amerikanë kishin kryer operacione të fshehta në Groenlandë.
    Transmetuesi publik danez “DR” citoi burime që thoshin se synimi i amerikanëve ishte të infiltroheshin në shoqërinë lokale dhe të promovonin shkëputjen e ishullit nga vendi nordik dhe bashkimin e tij me Shtetet e Bashkuara.

    Megjithatë, organi mediatik nuk ishte në gjendje të sqaronte se për cilin institucion punonin personat e infiltruar. Shërbimet sekrete daneze kanë paralajmëruar se Groenlanda është vënë në shënjestër të fushatave të shumta influencuese.
    Ministri i Jashtëm Lars Lokke Rasmussen deklaroi se çdo përpjekje për të ndërhyrë në punët e brendshme të Mbretërisë së Danimarkës do të jetë e papranueshme dhe kjo i është bërë e qartë ambasadorit amerikan.
    Megjithatë, presidenti Donald Trump ka deklaruar disa herë se synon ta aneksojë ishullin, që funksionon si pjesë autonome e Danimarkës dhe zëvendës presidenti JD Vance e ka akuzuar Kopenhagën se nuk po investon në territor.
    Gjatë një vizite të bërë pak muaj më parë, kryeministrja daneze Mette Frederiksen paralajmëroi Shtetet e Bashkuara se nuk mund të aneksojnë një vend tjetër.
    Danimarka është gjithashtu një vend anëtar i NATO-s dhe Bashkimit Evropian dhe e ka parë Amerikën si një aleat të ngushtë. Për pasojë, banorët e vendit nordik kanë mbetur të çuditur nga qasja e Trump, i cili nuk ka përjashtuar përdorimin e forcës.

  • Foshnja merret nga e ëma sapo lind, testet e ndaluara për grenlandezët përdoren sërish në Danimarkë

    Foshnja merret nga e ëma sapo lind, testet e ndaluara për grenlandezët përdoren sërish në Danimarkë

     

    Ivana me te bijen

     
    Një nënë e re me prejardhje grenlandeze është ndarë nga foshnja e saj vetëm një orë pas lindjes, pasi autoritetet daneze e vlerësuan si të papërshtatshme për të qenë prind, bazuar në teste psikologjike që janë ligjërisht të ndaluara për njerëz me origjinë nga Grenlanda.
    Ivana Nikoline Brønlund, 18 vjeçe, lindur në Nuuk nga prindër grenlandezë dhe ish-lojtare e ekipit të hendbollit të Grenlandës, solli në jetë vajzën e saj, Aviaja-Luuna, më 11 gusht në një spital afër Kopenhagës, ku jeton me familjen.
    Vetëm një orë pas lindjes, autoritetet komunale e morën foshnjën në kujdestari, duke e vendosur në një familje tjetër. Që nga ajo ditë, Brønlund thotë se ka mundur ta shohë vajzën vetëm një herë, për një orë, pa leje për ta përqafuar apo për t’i ndërruar pelenën.
    Autoritetet e bazuan vendimin në rezultatet e një testi për vlerësimin e kompetencës prindërore (FKU) – një metodë standarde, por shumë e kontestuar, e cila është ndaluar që prej majit 2025 për personat me origjinë grenlandeze, për shkak se është vlerësuar si e padrejtë dhe kulturore e papërshtatshme për komunitetin inuit.
    Megjithatë, autoritetet i thanë Brønlund-it se ajo “nuk ishte mjaftueshëm grenlandeze” që ndalimi i ligjit të zbatohej në rastin e saj, pavarësisht se ajo ka lindur në Grenlandë dhe ka prindër grenlandezë.
    Ministrja daneze e Çështjeve Sociale, Sophie Hæstorp Andersen, reagoi ndaj rastit duke shprehur shqetësim të thellë dhe ka kërkuar një shpjegim urgjent nga komuna e Høje-Taastrup, e cila mori vendimin për ndarjen e foshnjës nga nëna. “Ligji është i qartë – testet standarde nuk duhet të përdoren në raste që përfshijnë familje me sfond grenlandez,” deklaroi ajo.
    Rasti ka shkaktuar protesta në Grenlandë, ndërkohë që tubime të tjera janë paralajmëruar në qytete si Nuuk, Kopenhagë, Reykjavík dhe Belfast, ku mbështetësit kërkojnë drejtësi për Brønlund dhe kthimin e vajzës së saj.
    Autoritetet lokale kanë pretenduar se ndarja ishte e nevojshme për shkak të traumës që Brønlund ka kaluar në të shkuarën, pasi është abuzuar seksualisht nga babai i saj adoptues, i cili tashmë ndodhet në burg. 
    Autoritetet lokale filluan testimin e saj në prill, pas një njoftimi të bërë në janar se ndalimi i këtyre testeve do të hynte në fuqi. Testet përfunduan në qershor, në një kohë kur ligji tashmë ishte në fuqi. Brønlund u informua tre javë para lindjes se fëmija i saj do t’i merrej.
    Komuna ka refuzuar të komentojë, duke thënë se është e detyruar të ruajë konfidencialitetin. Megjithatë, ka pranuar se ka pasur mangësi në procedurat e ndjekura dhe ka deklaruar se po përpiqet të sigurojë respektimin e të drejtave ligjore të familjes dhe të gjejë “zgjidhjen më të mirë të mundshme”.
    Brønlund i tha The Guardian:“Nuk doja të lindja, sepse e dija çfarë do të ndodhte më pas. E mbaja foshnjën pranë vetes kur ishte ende në bark, ishte mënyra e vetme për të qenë afër saj. Ishte një kohë jashtëzakonisht e vështirë dhe e tmerrshme.”
    Ajo tha se takimi i saj i parë me vajzën, këtë javë, u ndërpre para kohe, sepse foshnja dukej e lodhur dhe e mbistimuluar.
    “Zemra m’u thye kur punonjësja mbikëqyrëse ndaloi takimin. U ndjeva shumë keq, qava jashtë dhe në makinë. U desh të largoheshim shumë shpejt,” tha ajo me lot në sy. “Zemra ime është e thyer. Nuk e di çfarë të bëj pa të.”
    Brønlund lejohet ta shohë vajzën e saj vetëm një herë në dy javë, për dy orë, dhe gjithmonë nën mbikëqyrje. Apeli i saj do të dëgjohet më 16 shtator.
    Nëna adoptuese e Brønlund, Gitte, e cila është gjysmë grenlandeze dhe ka jetuar në Grenlandë deri në moshën 37-vjeçare, tha:“Ndihesh sikur nuk ke të drejtë të kesh një traumë nëse do të bëhesh nënë.”
    Aktivistët kanë bërë thirrje për ndërhyrje urgjente nga qeveria daneze për të ndihmuar Brønlund. Dida Pipaluk Jensen, një nga organizatoret e një proteste të planifikuar jashtë ambasadës daneze në kryeqytetin islandez më 18 shtator, e quajti përdorimin e këtyre testeve ndaj njerëzve me prejardhje grenlandeze si “tronditës”.
    Protestuesit kanë shprehur mbështetje edhe për një tjetër nënë grenlandeze, Keira Alexandra Kronvold, rasti i së cilës shkaktoi reagim të madh ndërkombëtar pasi autoritetet daneze i morën vajzën Zammi dy orë pas lindjes. Ato vazhdojnë të jenë të ndara edhe sot.
    Duke folur për rastin e Brønlund, Jensen tha: “Një nga arsyet që komuna dha për marrjen e vajzës ishte trauma e kaluar në jetën e Ivanës. Por kjo është kaq e padrejtë, nuk mund ta ndëshkosh për diçka që nuk është faji i saj.” 
    Në Danimarkë, testet për vlerësimin e kompetencës prindërore (Forældrekompetenceundersøgelse – FKU) përdoren nga autoritetet sociale për të vlerësuar nëse një prind është i aftë të kujdeset për fëmijën e tij. Këto teste përfshijnë intervista, vëzhgime, analizë të historikut personal dhe vlerësime psikologjike. Edhe pse synimi i tyre është mbrojtja e mirëqenies së fëmijës, ato janë kritikuar për mënyrën e përdorimit, sidomos ndaj prindërve me prejardhje grenlandeze, pasi nuk marrin parasysh sfondin kulturor dhe shpesh penalizojnë ata që kanë përjetuar trauma. Për këtë arsye, Danimarka ndaloi përdorimin e tyre në mënyrë standarde për qytetarët me sfond grenlandez, duke kërkuar që në këto raste të përdoret një njësi e veçantë këshilluese, e quajtur VISO./ZËRI

  • Ish-komisionerja daneze e BE-së prezanton linjën e saj të këpucëve

    Ish-komisionerja daneze e BE-së prezanton linjën e saj të këpucëve

    Ish-komisionerja daneze e BE-së ka prezantuar linjën e saj të këpucëve dhe është imazhi i një prej dizajneve, duke shënuar një kapitull të ri në karrierën e saj pas Brukselit.

    Vestager, e cila frymëzoi serialin televiziv “Borgen”, është rikthyer në qendër të vëmendjes si imazhi i koleksionit të këpucëve, të krijuara nga stilistja Frederikke Antonie Schmidt.

    E famshme për suksesin në sigurimin e një gjobe prej 14 miliardë dollarësh kundër “Apple” për lehtësime të paligjshme tatimore – dhe e etiketuar nga Trump si “Zonja e Taksave”, ajo është shfaqur së fundmi në tabela gjigante në rrugët e kryeqytetit danez, Kopenhagë – duke buzëqeshur me një fustan të rehatshëm, flokë të thinjur, çizme deri në kyçin e këmbës dhe sloganin “Kush e ka pushtetin?”

    BE shpjegoi se kompania që e zgjodhi atë, pavarësisht se është themeluar nga një stiliste daneze, Frederikke Antonie Schmidt, ka një stil italian, duke filluar me emrin e saj, Roccamore – një neologjizëm që kombinon “Roccaforte” dhe “Amore”, për të përmbledhur faktin se këpucët janë të rehatshme, të forta dhe gjithashtu femërore.

    Për më tepër, themeluesja e linjës së kepucëve studioi në Polimoda, shkolla e modës me qendër në Firence – e renditur ndër dhjetë institutet më të mira të modës në botë – dhe këpucët prodhohen në Itali dhe Portugali.

    Sipas njoftimit për shtyp të kompanisë, modeli i dedikuar Margrethe Vestager – u krijua si një homazh për të dhe për të gjitha gratë që përballen kur përgjegjësia është më e madhe.

    “Është për ato gra që guxojnë të qëndrojnë në syrin e stuhisë, që vendosin për një axhendë të re dhe e bëjnë të gjithën me stil dhe me kokën lart”, tha kompania.

    Çizmet e saj deri në kyçin e këmbës, të disponueshme në ngjyrë lisi dhe të zezë, shiten me pakicë për rreth 415 euro.

    Ato janë pjesë e “Power Collection” të Roccamore, që përfshin edhe këpucë të frymëzuara nga Camilla Ley Valentin, bashkëthemeluese e sistemit të menaxhimit të radhëve online Queue-it, dhe Marianne Dahl, shefja e Boston Consulting Group, Inc. (BCG) – një kompani amerikane globale konsulence menaxhimi e themeluar në vitin 1963. /atsh / KultPlus.com

  • Danimarka krah integrimit të Shqipërisë, ministrja e jashtme: Progres i madh! Gjatë presidencës daneze në BE hapim edhe 2 grupkapituj

    Danimarka krah integrimit të Shqipërisë, ministrja e jashtme: Progres i madh! Gjatë presidencës daneze në BE hapim edhe 2 grupkapituj

    Presidenca daneze e Bashkimit Evropian mbështet planin e Shqipërisë për negociatat me Brukselin. Ministrja daneze për Çështjet Evropiane, Marie Bjerre, tha se së shpejti do të hapen edhe dy grupkapitujt e mbetur të negociatave.

    “Shqipëria po bën përparim të madh, po zbaton reformat e kërkuara. Deri më tani kemi hapur katër grupkapituj. Besojmë se gjatë presidencës daneze mund të hapim një ose dy grupkapitujt e mbetur. Do të jetë një proces zgjerimi i bazuar në meritë, jo vetëm në rastin e Shqipërisë. Dua të them se Shqipëria është një nga vendet në Ballkanin Perëndimor që po tregon rezultate konkrete në këtë proces. Ne mbështesim objektivin e Shqipërisë për të vijuar në këtë rrugë dhe inkurajojmë të gjithë forcat politike të ndjekin planin ambicioz për mbylljen e procesit të negociatave”, tha Bjerre.
    Në një raportim në Komisionin e Jashtëm të Parlamentit Evropian, ministrja Bjerre tha se objektivi i Presidencës daneze është që të gjitha vendet kandidate të afrohen më shumë me Brukselin: “Objektivi i Presidencës daneze është që të avancojë me negociatat me të gjithë kandidatët. Presidenca do të vijojë gjithashtu të shohë mundësitë për integrimin gradual të kandidatëve dhe të rrisë bashkëpunimin me to”.
    Danimarka mori nga Polonia Presidencën e Bashkimit Evropian më 1 korrik dhe do ta mbajë deri në fund të vitit.

    Top Channel

  • Kryeministrja daneze reagon pas sulmit ajror rus në Ukrainë: Gjatë ditës Putin flet për negociata, pastaj bombardon ukrainasit gjatë natës

    Kryeministrja daneze reagon pas sulmit ajror rus në Ukrainë: Gjatë ditës Putin flet për negociata, pastaj bombardon ukrainasit gjatë natës

    Sulmet e fundit në Ukrainë gjatë fundjavës kanë treguar se Moska nuk është e interesuar për paqen, tha sot kryeministrja daneze, Mette Frederiksen.

    “Gjatë ditës Putin flet për negociata, pastaj bombardon Ukrainën gjatë natës”, u tha Frederiksen gazetarëve në një takim të liderëve nordikë në Finlandë.
    Të dielën Rusia nisi atë që forcat ajrore ukrainase e përshkruajtën si sulmin më të madh me dron të luftës deri më tani.
    Frederiksen tha se liderët nordikë ranë dakord që vendet e tyre do ta mbështesnin Ukrainën për aq kohë sa të ishte e nevojshme, duke shtuar se mbështetja mund të nënkuptojë ndihmë ushtarake, investime në industrinë mbrojtëse të Ukrainës dhe bashkëpunim me kompanitë ukrainase.
    Lidhur me Lindjen e Mesme, kryeministrja daneze tha se duhet të ushtrojnë presion mbi Izraelin, sipas saj është e papranueshme që ndihma humanitare nuk lejohet të futen në Rripin e Gazës. Frederiksen tha gjithashtu se tani nuk është koha e duhur për të njohur Palestinën si shtet.

    Top Channel

  • Danimarka pro integrimit / Hasani: 2 grupkapituj hapen në Presidencën daneze të BE

    Danimarka pro integrimit / Hasani: 2 grupkapituj hapen në Presidencën daneze të BE

    Kryediplomati Igli Hasani, në prag të konferencës së pestë ndërqeveritare që do të mbahet të enjten në Bruksel, mori mbështetjen e ministres daneze për Çështje Evropiane, Marie Bjerre.
    Qëllimi i qeverisë shqiptare është hapja e të gjithë kapitujve të negociatave këtë vit, gjatë presidencës daneze të BE-së
    “Vizita përkon për koincidencë pikërisht dy ditë para konferencës së pestë ndërqeveritare në Bruksel midis BE-së dhe Shqipërisë, ku parashikohet të çelet zyrtarisht grupkapitulli i tretë, i cili që lidhet me konkurrueshmërinë dhe rritjen gjithëpërfshirëse. Përfshin 8 kapituj të rinj që hapen. Brenda këtij viti çelim edhe grupkapitujt e mbetur, ndërsa brenda vitit 2027 i përfundojmë negociatat duke pasur 2030 si pikën më të fundit, ku Shqipëria ulet si e barabartë mes të barabartëve në tryezën e Bashkimit Europian. Danimarka merr presidencën e Bashkimit Europian me 1 Korrik. Ne kemi bindjen se nën udhëheqjen dhe me mbështetjen e presidencës daneze, Shqipëria do të përmbush edhe qëllimin e saj brenda gjysmës së dytë të këtij viti që të hapë për negociomin edhe dy grupkapitujt e tjerë të mbetur. Grupkapitulli mbi Axhendën e Gjelbër dhe Ndërlidhjet, si edhe grupkapitulli mbi Burimet, Bujqësinë dhe Kohezionin”, është shpehur Hasani.

  • Danimarka pro integrimit të Shqipërisë, Hasani: Dy grupkapituj hapen brenda presidencës daneze të BE

    Danimarka pro integrimit të Shqipërisë, Hasani: Dy grupkapituj hapen brenda presidencës daneze të BE

    Në prag të konferencës së pestë ndërqeveritare që do të mbahet të enjten në Bruksel, kryediplomati Igli Hasani mori mbështetjen e ministres daneze për Çështje Evropiane, Marie Bjerre.
    Qëllimi i qeverisë shqiptare është hapja e të gjithë kapitujve të negociatave këtë vit, gjatë presidencës daneze të BE-së
    “Vizita përkon për koinçidencë pikërisht dy ditë para konferencës së pestë ndërqeveritare në Bruksel midis BE-së dhe Shqipërisë, ku parashikohet të çelet zyrtarisht grupkapitulli i tretë, i cili që lidhet me konkurrueshmërinë dhe rritjen gjithëpërfshirëse. Përfshin 8 kapituj të rinj që hapen. Brenda këtij viti çelim edhe grupkapitujt e mbetur, ndërsa brenda vitit 2027 i përfundojmë negociatat duke pasur 2030 si pikën më të fundit, ku Shqipëria ulet si e barabartë mes të barabartëve në tryezën e Bashkimit Europian. Danimarka merr presidencën e Bashkimit Europian me 1 Korrik. Ne kemi bindjen se nën udhëheqjen dhe me mbështetjen e presidencës daneze, Shqipëria do të përmbush edhe qëllimin e saj brenda gjysmës së dytë të këtij viti që të hapë për negociomin edhe dy grupkapitujt e tjerë të mbetur.
    Grupkapitulli mbi Axhendën e Gjelbër dhe Ndërlidhjet, si edhe grupkapitulli mbi Burimet, Bujqësinë dhe Kohezionin”, është shpehur Hasani.

  • “Nuk u martuam sot” / Kryeministri Rama dhe homologia daneze përgjigjen për Top Channel se çfarë u diskutua për integrimin: Jemi gati të…

    “Nuk u martuam sot” / Kryeministri Rama dhe homologia daneze përgjigjen për Top Channel se çfarë u diskutua për integrimin: Jemi gati të…

    Gazetari i Top Channel Muhamed Veliu pyeti kryeministrin Edi Rama dhe homologen e tij daneze, Mette Frederiksen se çfarë u diskutua sot gjatë samitit lidhur me integrimin e rajonin e posaçërisht të Shqipërisë në një kohë kur kryeministri Rama e përsërit shpesh martesën e vonuar Shqipëri-BE.

    “Nuk u martuam sot”-tha Rama me batutë, ndërsa kryeministrja daneze tha se Europa është pro zgjerimit, por procesi varet në meritokraci.
    Gazetari Muhamed Veliu: A mund të ndani me ne çfarë u diskutua lidhur me integrimin e Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Europian, sidomos lidhur me Shqipërinë?
    Rama: Nuk u martuam sot.
    Frederiksen: Por shpresojmë që po ecim përpara dhe të gjithë e kuptojmë që është një detyrë e rëndësishme. Procesi duhet të vazhdojë. Nga këndvështrimi europian mund të zgjerohemi, por ky proces duhet të varet nga meritokracia. Nuk ishte pjesë e rendit të ditës sot, por të gjithë e kuptojnë rëndësinë e kësaj çështjeje.
    Rama: Ju dëgjuat dje Presidentin e KIE që shpjegoi gjatë e gjerë se çfarë është gati të bëjë BE. Por ne duhet të bëjmë atë që na takon. Është e bazuar në meritë dhe mbështetet në procesin me grupkapituj e kapituj, që ndjekin njëri-tjetrin. Është e rëndësishme për ne që kemi një sfidë në tryezë. Një agjendë për të përmbyllur negociatat, mendoj që mund ta bëjmë. Shtetet anëtare janë për të na vëzhguar dhe për t’u siguruar që gjithçka mbështetet në rezultat. Por ky moment është fantastik, na duhet të përfitojmë nga ky moment dhe të shkojmë më tej.

    Top Channel

  • Samiti në Tiranë, kryeministrja daneze zbulon çfarë kërkoi Zelensky: Rusia, kërcënim për të gjithë ne

    Samiti në Tiranë, kryeministrja daneze zbulon çfarë kërkoi Zelensky: Rusia, kërcënim për të gjithë ne

    Shefja e qeverisë daneze, Mette Frederiksen zbuloi gjatë konferencës për shtyp me Ramën, se çfarë kërkoi Presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky nga liderët që morën pjesë në samitin e Komunitetit Politik Europian.
    ”Unë mendoj që Ukraina është shumë e qartë për mënyrën që po trajtojnë situatën dhe mesazhet që po përçon nëpërmjet Europës. Do të ketë disa pengje që do të lirohen, por pritet që Rusia të kthehet dhe të jetë serioze në tryezë dhe sigurisht që Ukraina tha se ndërkohë që ne po përgatitemi me shpresën për një armëpushim, lufta ende po vazhdon. Mesazhi i Ukrainës që morëm sot është shumë i ngjashëm me ato që ka thënë më parë, ju lutem na jepni ato që na nevojiten për t’u mbrojtur”, zbuloi Frederiksen.

    Sa i përket marrëdhënies mes Bashkimit Europian dhe SHBA-ve në këtë drejtim, ajo tha se janë në unison sa i përket sanksioneve ndaj Rusisë. ”Ky forum është i rëndësishëm se Evropa po përballet me një sërë sfidash dhe na duhet ky format kur kemi shtete që nuk janë anëtare në BE. Ne jemi të gatshëm të marrim stafetën dhe dua të theksoj se siguria do të jetë përparësi, pasi jetojmë në një botë të pasigurt, Rusia është kërcënim i të gjithëve ne për shkak të sulmeve kibernetike dhe dezinformimit. Po përpiqen të shkatërrojnë demokracinë”, tha Frederikse.